une e dhashe mendimin tim, por arbereshi_niko di ta shprehi me bukur, se une kam pak terminologji vulgare dhe rraciste.
Po sikur te duartrokisja ty, do me shikoje si papagall?
Nuk kuptoj pse ma merr per personale, ne nje debat njerezit dhe kundershtohen , dhe nuk kane mendime te njejta, po nuk ka pse ta marrim personale.
Te falemnderit xfiles, qe perkrah nje mendim timin…, por per ata qe si filozofi te tyren kane bere fjalen barazi-vellazeri…, qe vazhdojne te vetzhgenjehen me parrulla te tjera si kjo, qe akoma edhe sot e kesaj dite mbajne lart idete utopike, jane tamam ata te paret qe braktisen vendin dhe qe dogjen testat e partise…, sot gjinden ne ato vende “ ku klasa puntore dhe proletariati vuan aq shume “…
Kur mberrita ketu ku jam, habitesha me pohimin e “ me son comunista “, pasi i pyesja sa shtepi dhe makina kishin …, arrita ne konkluzionin qe eshte shume komode te vet quhesh komunist-kapitalist.
Ne dolem fare nga tema...!
Fakti qe erdh ne fuqi Sarkozy, ishte nje shprese per tere Europen, qe tendenca dhe politika te merrte nje kurs tjeter…, por siē duket nuk ka ardhur koha, shpresoj te mos vij nje tjeter qe me politike ekstreme ( te djathte ), te imponoje nje kurs tjeter. Pasi kur arrihet kjo, ksenofobia behet pa dallim feje, lekure, kombesie…, neve jemi brenda!
Shiko se ēbehet ne Itali, as Papen nuk lene te vizitoj ate Universitet qe tamam nje paraardhes i tij e ka ndertuar, sheh se ēdo te thote “ te mengjert “, kurse per objektet e kultit jo-vendas, perleshen me policine dhe me peshqiret ne koke trumbetojne; Liri. Barazi. Vellazerim. – jane tamam ata qe me pretekste “paqesore dhe humanitare” heqin kryqet neper shkolla dhe spitale dhe imponojne qe te mos haet mishi i derrit ( ne shenje rrespekti ), etj etj etj.
Atehere une si i trashe, bej pyetjen automatikisht; po ata ne shenje rrespekti ndaj nesh, do te na servirin shishen e rakise, po te shokoj ne vendin ku ha pula gure dhe pluhur???
Ja pra ēfar nuk me pelqen nga politika aktuale e Sarkozy, prisnja me teper…
Ja qe ne fund te fundit ne rame dakort...
Pershendetje.![]()
Te drejten dhe detyren per te luftuar terrorizmin e ka dhe duhet ta kete c'do shtet , mbeshtetes apo jo i Amerikes. Me anti-terrorizem une kuptoj jo vetem luften , vrasjet , bombardimet dhe kontrollet e puseve te naftes por kuptoj edhe parandalimin e ketij terrorizmi. Duhet kuptuar terrorizmi para se te kuptohet lufta ndaj tij.
Shtete demokratike dhe te civilizuara... Demokracia nuk eshte ajo demokraci qe na paraqitet perdite ne lajme dhe ne media...
Nje shtet demokratik nuk ben lufte me te gjithe fqinjet ( si ben Izraeli ).
Nje shtet demokratik nuk shfaros nje Hiroshima apo nje Nagasaki te tere ne emer te "paqes".
Demokracia eshte nje aspekt i gjere qe le shume vend per komente , dhe nga shume skeptike thuhet se nuk mund te ekzistoje praktikisht , pavaresisht se cfare thote teoria.
Po civilizimin mos e ngaterron gje me zhvillimin ekonomik dhe ushtarak?
Nje pyetje: Sa eshte mosha minimale per te kryer sherbimin ushtarak ne USA dhe sa eshte mosha minimale qe duhet te kesh per te blere alkol e cigare? Une e di se eshte 18 ushtria dhe 21 cigaret me alkolin. Pra teorikisht ti vdes 18 vjec ne lufte po alkol e cigare nuk pi dot.
Si thash dhe me siper duhet ta kuptosh se cfare eshte terrorizmi qe te arrish ti afrohesh te kuptuarit te luftes kunder tij. Lufta ne Irak ishte per "rrezimin e regjimit te Sadamit". Irakenet nuk kane shkuar ne Amerike te vene bomba. Per sa u perket bombave qe degjojme ne lajme mos harro se ato vihen brenda ne Irak. Po si ka mundesi valle qe nuk shterokan terroristet atje , sa vriten perdite dhe prap vazhdojne? Mos valle eshte nje popull i tere qe i mbeshtet keta "terroristet". Deri ku arrin "zemergjeresia" apo "poshtersia" e qeverise amerikane qe ka lene mijera jete ushtaresh aty , dhe akoma nuk ka ndermend te terhiqet nga "lufta kunder terroristeve Irakene"? Si ka mundesi qe NATO nuk e mbeshteti luften ne Irak por dergoi trupa vetem kohet e fundit per te mbajtur paqen? Si ka mundesi qe shumica e kongresit te sotem amerikan jane kunder luftes ne Irak?Duhet theksuar qe Franca ndenji asnjanese ne luften kunder Irakut ( terrorizmit ),
per aresyet qe kam shkrojtur me lart ( furnizime me arme jokonvencionale ) kunderejt vendeve diktatoriale si edhe ishte qeveria e Sadamit..., nuk ishte nje politike mosnderhyrese por per aresye ējerrje maske, nuk nderhyri...
Te njejten gje beri edhe qeveria e Shnaijder-it, po ashtu Putin.
Shiko! Ndihma e Bullgarise , Rumanise , Armenise apo Gjeorgjise eshte komplet e paperfillshme. Nuk ma do mendja se beson se Amerika nuk e kishte fuqine e mjaftueshme per luften ne Irak dhe i duhej mbeshtetje.Perkrah Amerikes dolen pothuaj te gjitha vendet e Evropes Lindore, me gjithe veshtiresite qe kishin, dhe nuk zgjati shume dhe Bullgaria dhe Rumania sot jane ne BE. Dihet mire se kujt i takon merita. Edhe Ukrahina hodhi posht diktaturen, po ashtu edhe Armenia dhe Gjeorgjia, shih perkrahjen indirekte per Malin e Zi, shih perkrahjen direkte per pamvaresine e Kosoves, mos harro Shqiperine...
Fakti qe Turqia nuk dha dispozicion bazat per nderhyrje ne Irak, sot edhe mot nuk ka per te hyre ne BE..., megjiqe eshte vendi me i moderuar i botes islamike.
Mbeshtetjen e Gjeorgjise dhe Armenise do ta quaja me shume si nje fitore diplomatike kunder Rusise , sepse per shume kohe keto shtete kane qene te influencuara nga Rusia.
Amerika thjesht po mundohet te fitoje me shume influence ne Europe dhe Bote sesa Rusia. Per mendimin tim eshte nje vazhdim i luftes se ftohte , e cila vazhdon te kete si qellim fuqine ushtarake , por ka edhe nje shtese qe eshte influenca diplomatike ne shtetet e tjera.
Eshte fakt qe zgjedhjet ne Ukraine u ndikuan nga faktore te jashtem , dhe Yuschenkon nuk e donte shumica e popullit...
Per hir te se vertetes , Amerika po ndihmon me shume se shume ne procesin e pavaresise se Kosoves , pavaresisht qellimeve te influences qe permenda me lart.
Mua si shqiptar me pelqen fakti qe po na ndihmon dhe as me behet vone se perse e ben , por kur diskutojme per luftrat ne Afganistan e Irak ndryshon puna... aty me duhet te gjykoj si qenie njerezore qe deshiron te shohe nje bote ne paqe , dhe jo pseudo-argumenta per te nisur lufte me qellimin e vetem te zhvillimit te industrise se naftes dhe perfitimit prej saj.
Ps: Turqia nuk hyn sepse akoma nuk e njeh Qipron si shtet me vete , sepse e kundershton Greqia , sepse ka nje popullsi prej rreth 75 milion vetesh dhe 1/4 e popullsise do te dyndej ne Europe ( kujtoni cfare ndodhi pas anetaresimit te Bullgarise ne BE , si u turren per ne Britani kryesisht) , sepse Europa vuan nga muslimano-fobia dhe turqit jane muslimane etj etj etj...
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DoLpHiN : 17-01-2008 mė 17:06
`That` is good and `that` is funny...but it costs a lot of money...
Nuk e di pse eshte sjelle kjo "analize" ketu. Por meqe eshte sjelle, dy fjale.Postuar mė parė nga arbereshi
Eshte permendur anti-amerikanizmi lart e poshte, por duhet te shpjegohet qe ai sentiment, mjaft i larte gjate presidences se Bushit nuk i drejtohet popullit amerikan por politikes se Shtepise se Bardhe. Ketu mund te debatojme sa te duam, por do jete jashte teme.
Nje nga faktoret e ketyre ndjenjave, eshte lufta ne Irak.
Arberesh, sipas CIA-as, sipas zhvillimit te luftes, sipas opinionit amerikan sot, lufta ne Irak nuk eshte " = " me terrorizmin. Regjimi bathist i Sadam Hussein ishte sekular, nje nga arsyet qe Al Qaida (qe kerkon kthimin e kalifateve) e urrente Sadamin. Edhe pse u munduan shume, CIA e pranon boterisht tani qe Iraku nuk kishte asnje lidhje me Al Qaiden.
Armet e shkaterrimit ne mase nuk u gjenden. Por me e rendesishme, shkaterrimi i Irakut krijoi nje vakuum ne balancen e pushtetit ne Lindjen e Mesme, duke i dhene mundesi Iranit te levizi per ta plotesuar ate boshllek.
Sa per te drejtat e kurdeve (nje nga arsyet e denimit me vdekje te Hyseinit) SHBA ka luajtur gjithmone nje rol te dyfishte. Dhe vazhdon te luaj. Nje nga rastet e fundit me flagrante ishte leja qe iu dha ushtrise turke te bombardonte ne Veri te Irakut me preteksin e PKK.
Kjo lufte ka demtuar ne shume aspekte luften kunder terrorizmit, sepse burimet financiare dhe ushtarake u harxhuan ne Irak ne vend qe te perqendroheshin ne Afganistan dhe ne kufi te Pakistanit, apo me gjere. Levizja dhe sulmet e Talibanit jane ne rritje. Per me teper, lufta ne Irak ka qene dhe eshte force rekrutuese per Al Qaiden, nje tjeter thirrje duke iu shtuar asaj se problemit te pazgjidhur Izrael-Palestine.
Sa per Turqine dhe rolin qe luajti vs anetaresimit ne BE kendeveshtrimi yt eshte komplet pa vend. Por tjeter pune ajo.
Qe t'i kthehemi temes, Chirak dhe Shroeder bene shume mire qe s'iu perfshine kesaj aventure. Por Sarkozy, Merkel, Gordon etj i kane duart e zena me xhihadizmin europian. Mos te harrojme celulen e Hamburgut, apo Londistanin, apo "Al Qaida wanna be's" ne Spanje. Dhe jam mese e sigurt qe qeverite perkatese po merren me keto ceshtje. Para disa ditesh u publikua nje raport mbi rrezikun e terrorizmit "home-grown" ne Europe, si pasoje, nder te tjerash e mungeses se asimilimit te minoriteteve myslymane. Keshtu qe eshte shume naive te mendosh se keto qeveri nuk po luftojne apo nuk i kane duart e zena me te tilla probleme.
Sarkozi dhe Bruni, se shpejti prinder
Shtatzenia e Brunit shpjegohet edhe me faktin qe ēifti ka vendosur te martohet kaq shpejt, fill pas takimit te tyre
Presidenti francez Nikolas Sarkozi dhe e fejuara e tij, ish-modelja Karla Bruni, tashme e kane marre vesh zyrtarisht se do te behen prinder. Bruni eshte shtatzene gati dy muaj pas lidhjes se saj te pare me N. Sarkozi. Lajmi behet i ditur nga ish-gruaja e presidentit, Cecilia, e cila ka leshuar nje bombe qe ka rrethuar presidentin keto dite. Shtatzenia e Brunit eshte konfirmuar madje edhe nga mjeket ne nje klinike ne Paris. Sipas informacioneve te marra nga Spitali Amerikan i Parisit, theksohet se Bruni ka qene atje e shtruar per nje vizite disaminuteshe per ta konfirmuar vete kete gje. Ēifti eshte takuar ne nje mbremje me 23 nentor, nje muaj sapo presidenti francez eshte divorcuar nga ish-gruaja e tij Cecilia, duke theksuar se do te martohen me 9 shkurt. “Nese Bruni eshte vertet shtatzene, kjo shpjegohet edhe me faktin se kjo ka qene arsyeja qe ata vendosen te martohen kaq shpejt, fill pas takimit te tyre”. Nje drejtues spektaklesh ne nje tv francez thekson duke qeshur se “lidhja e tyre eshte me nje shpejtesi 100 milje ne ore”.
E.M.
Gazeta Albania
"Carpe Diem"
Krijoni Kontakt