Close
Faqja 17 prej 19 FillimFillim ... 71516171819 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 188
  1. #161
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Tre dite ne ishullin e Mykonos Sarkozi dhe Karla Bruni.

    GREQI- Cifti presidencial i Frances do te vizitoje ishullin turistik grek te Mykonos ne daten 20 maj. Ky eshte informacioni qe japin mediat greke persa i perket vizites se presidentit francez duke ju referuar lajmeve nga faqja e internetit “backchich.info”. Sipas ketyre informacioneve cifti Sarkozi-Bruni ka mbyllur nje suite per tre dite ne nje hotel me 5 yje ne vendin e quajtur Plati-Gialo. Mund te flasim per nje muaj mjalti te dyte? -eshte pyejta retorike qe mbyll reportazhin e faqes ne internet. Mediat greke i kane dhene gjithashtu nje rendesi te madhe kesaj vizite edhe per arsye se Sarkozi eshte nje figure politike qe gezon simpatine e qytetareve greke sidomos pas mbrojtjes se flakte qe i beri ceshtjes se emrit te Maqedonise ne samitin e Bukureshtit. Padyshim rol te madh luan edhe pohimi i vete Nikola Sarkozi se ka origjine greke, por edhe fakti qe mediat greke i kane thurur elozhe gruas qe ai ka tashme ne krah, Karla Brunit, (e kush nuk e ka bere) jane ato qe kane ngjallur interes te jashtezakonshem per kete vizite.


    (a.r/balkanweb)
    Sui generis

  2. #162
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Shkelqimi i humbur i Sarkos

    Shkalla e popullaritetit po i bie. Arkat e shtetit jane bosh. Reformat qe nuk po marrin start. Humbja ne zgjedhjet administrative. Stina e hidhur e presidentit

    Po tani cfare do beje Sarko? Dite pas dite keshilltaret, miqte, agjentet publicitare, deputetet, keshillojne presidentin, ndonjehere ne menyre bashkepunuese, here te tjera me tone sfiduese. “Eshte zgjedhur per te kryer reforma? Le t’i beje pra”, i bejne te ditur nga partia e tij, UMP (Bashkimi per Levizje Popullore) me seli ne rrugen Boetie: “Pastaj nese i ben dhe ne menyre te oganizuar, akoma me mire”. “Presidenti duket se vuan nga paranoja post-presidenciale”, shprehet nje prej bashkepunetoreve te tij te nesermen e humbjes ne zgjedhjet administrative: “Te gjithe ata qe e keshillojne te jete me diskret, futen ne listen e zeze”. “Do te behet serish popullor. Do te jete e veshtire, do te duhen 2 vjet, por do ja dale mbane”, siguron Loran Vakie, zedhenesi i ri i qeverise, qe fale zgjedhjes se tij si kryetar bashkie, ne turin e pare ne Puy-en-Velay, mund te shpresoje per nje vend ne ekzekutivin e ardhshem kombetar. Por nga ana tjeter, ne UMP konsiderojne se me “hapjen”, pra me emerimin e ministrave te se majtes ne qeveri, “presidenti e ka percare mazhorancen dhe ka shkaktuar pakenaqesi”.

    “Pas periudhes se adhurimit eshte kaluar menjehere tek gjendja e emergjences, pa ndaluar tek gjendja e mesme, e cila zakonisht zgjat pak kohe”, analizon Zhan Pol Gurevic, i cili sapo ka firmosur “Profession Demago”. “Por Sarko do te qendroje aty edhe per 4 vite. Ne France nuk funksionon gjykimi dhe presidenti nuk pergjigjet para deputeteve. Per sa kohe eshte ai qe i merr goditjet, qeveria mund te punoje e qete”. “E ndoshta ai do te mund te rekuperoje ndonje pike ne sondazhe”, perfundon me kritike filozofi ish sarkozist, Paskal Brukner.

    Pas zgjedhjeve lokale, parashikohet nje rikthim ne politike, nje riorganizim i ekipit te Elizeut, ndonje ndryshim ne qeveri, marrja e presidences se Bashkimit Europian qe e rivendos Francen ne qender te botes, krijimi me pompozitet te madh te nje Bashkimi Mesdhetar konsensual, qe ben te mundur zgjerimin e ndikimit te Europes ne Afriken e veriut dhe ne Balltik. Levizjet e para per te qetesuar polemiken mbi renien e fuqise blerese, do te jene shperndarja e madhe mallrave te shumices per t’i ofruar konsumatorit ulje cmimesh dhe pastaj, duke rritur pensionet minimale prej 200 eurosh ne fund te muajit. Plani i ri i se majtes eshte perjashtuar nga presidenti Nikolas Sarkozi javen e kaluar, edhe pse per 2009 jane te shumte ata qe parashikojne nje rritje te tatimit mbi fitimin.

    Disa nga ekonomistet me te spikatur franceze, qe punojne me Elizeun ankohen se nuk degjohen nga presidenti, dhe si rezultat, akuzojne “se ka bere politiken e ofertes dhe jo te kerkeses”. Ne vecanti me paketen fiskale, qe perfshin taksimin per te pasurit dhe ulje te taksave per me pak te pasurit. Si mund te rregullohet kjo gjendje? Presidenti do te transformoje kursimin e pagave, sistem i vendosur nga gjenerali De Gol qe perfshin 8 milion e gjysem punonjes, ne nje bonus vjetor “nje vleresim per rezultatin ekonomik te kompanise, per te gjithe”, sipas deputetit Xherom Shartier, i cili po punon pikerisht per kete reforme me presidentin Sarkozi. Ende po studiohet nje plan per “industrine e ndertesave popullore”, e cila pritet te coje ne nje ulje te cmimit te apartamenteve.

    Ne qershor, me ardhjen e presidences franceze te Bashkimit Europian, Sarkozi ka ndermend te tregoje se Franca, ne drejtimin e Europes, mund te perballe si e barabarte e madje me sukses, me te gjithe partneret: Qe nga Afrika e Jugut tek Kina, nga Rusia tek India. Nderkohe, Bashkimi mesdhetar do te lancohet nga Parisi apo nga Nica me 12 korrik, pasi Franca te kete marre viston nga Gjermania nese Bashkimi i ri do te asociohet me te gjitha 27 shtetet e BE-se. Per detaje te tjera duhet pritur fundi i Keshillit europian, por duket tashme qe presidenca franceze do te gjeje dhe nje rast per manifestime te medha, si nje super feste ne Shamps Elize, me shume qirinj dhe nota tekno, nen vetratat e medha te Grand Palese.

    Dhe pastaj riorganizimi dhe permbysja: Zedhenesi i Elizeut, David Martinon, i perzene nga posti i kandidatit per kryebashkiak ne Neji pas perplasjes me djalin e presidentit, Zhan Sarkozi, do t’i kthehet shpejt diplomacise: ish gazetarja e “Le Point”, Katerina Pegard rrezikon postin e saj si keshilltare; drejtoresha e kabinetit, Emanuele Minjon “denimin” mbi bisedat kontroverse te Sarkozi mbi fene, te mbajtura ne Rome, Rijad apo perpara krereve te komunitetit hebraik francez, nuk hyn me tek te preferuarit e presidentit. Nuk jane pelqyer disa deklarime te sajat, si intervista e dhene per te perjavshmen “VSD” mbi boten ezoterike te sekteve, qe per te “jane nje problem”. Ne kete pike, Emanuela do te emigronte me shume deshire ne nje ministri. Ne qeveri eshte e veshtire te mendosh qe Sarkozi mund te lirohet shpejt nga kryeministri i tij, gjithnje e me pak i dashur Fransua Fijon, por ne riorganizimin qe ka ndermend te beje mund te fluturoje me shume se nje koke. Ne dyshim jane ministri i Mbrojtjes, ai i qendres Hervin Morin, ai i Ekonomise, Kristin Lagard, ajo e kultures Kristin Albanel. Nderkohe ndonje poltron me te ngrohte mund ta synoje Rama Jade, e lindur ne Senegal, nensekretare tek te Drejtat e Njeriut dhe Rashida Dati (Drejtesi), te mirepozicionuara ne krahet e presidentit.

    “Kini kujdes, francezet e adhurojne mbretin, por i presin koken”, thoshte Nikolas Sarkozi qe ne fillim te mandatit te tij. Duke degjuar bashkepunetoret e tij, ai e kishte parashikuar dhe renien ne sondazhe. Nje “rikthim i bastunit” pas nje fushate triumfuese.

    “Problemi i tij eshte qe ka dashur gjithmone te jete president, por nuk ka menduar ansjehere se si duhet ta jetoje kete funksion”, pohon Nina Mic, ish zedhenese e ministrise se Ekonomise, sot eshte ne krye te Financial Dynamics, lidere e konsulences ne marredhenie publike dhe finance. Sarkozi e di qe morali i vendit, i nxjerre nga Instituti i Statistikave nuk ka qene kurre kaq pertoke qe nga krijimi i treguesit ne vitin 1987. Popullariteti i presidentit ka rene nga 63 ne 35%. Nje rekord negativ. Madje dhe fama prej “Supermeni” qe ka shoqeruar Sarkozi ne ngritjet e tij, duket se eshte venitur. Dhe duket i larget kujtimi kur kryetari i ri i bashkise se qytetit te pasur te Nejise, hyri ne nje kopesht per te shpetuar femijte e sekuestruar nga Human Bomb.

    Ndarja e premtuar e Sarkozise me te shkuaren, nuk po duket. Mbi te gjitha ne nje fushe, ate te ekonomise qe ka qene dhe kali i tij i betejes. Rritja e fuqise blerese per te gjithe akoma nuk po regjistrohet. Rregullat e reja, te aplikuara nga korriku i kaluar, mbi mundesi per te punuar jashte orarit per t’u paguar me shume, ose me sakte domethenia e slloganit “Te punosh me shume, per te fituar me shume”, deri me tani sipas te dhenave me te fundit, te bera publike nga zyrat e punes, ka qene per nje minorance punonjesish.

    Ajo qe e ka perkeqesuar me tej situaten, pervec jetes private te presidentit, i cili eshte shfaqur me jaht, avione private, syze Ray-ban, ore Rolex, nje divorc dhe nje martese ne kater muaj, plus pushimet qe kane gezuar paparacet, eshte situata ekonomike boterore qe nuk po ndihmon, arkat e shtetit jane bosh, borxhi publik qe ka marre fluturimin dhe paketa fiskale, masa e pare e ndermarre nga qeveria, e pagezuar menjehere “Dhurata te pasurve”.

    Atehere nuk shtyhet me, ka mbaruar ylli i tij? Jo me kaq ngut. Sarkozi thote se “presidenca monarkike i perket se shkuares” dhe qe “Franca e re do nje president menaxher qe te zbrese ne fushe e te perveshe menget”. Do te shfaqet me pak si miqte e tij miliardere dhe Karla Bruni do te jete nje stjuardese e shkelqyer humanitare. Gjate javeve te fundit ka nisur dhe “mbyllja”: Ka pasur vetem disa dalje zyrtare per te takuar Anxhela Merkelin, Nelson Mandelen dhe Shimon Peresin, te cilit i ka premtuar se “Franca do te jete gjithnje ne krah te Izraelit”.

    Vendi i forte ne konservatorizmin e tij, eshte i shqetesuar edhe per faktin se po fillon te mendoje se Sarkozi eshte kaq totalisht i “cmendur” (e perjavshmja “Marianne” e ka shkruar disa here dhe per te analizuar politiken e tij, gazetaret keshillohen me psikoanaliste), saqe pasi ka reformuar privilegjet e regjimeve speciale te pensioneve, pasi ka paralizuar opoziten me “hapjen”, ne pritje qe ne vjeshte ne kongresin e Partise Socialiste Franceze te ricelet rindertimi i se majtes; ai mund te guxoje ate qe ne France askush me pare nuk ka mundur: Reformat strukturore qe i rekomandoi ekonomisti Zhak Atali per te rilancuar rritjen dhe per te ndryshuar Francen, ndoshta te lidhur me reformen e pensioneve per te gjithe dhe per ate te 35 kontratave te ndryshme te punes, per t’i bere ne nje te vetme, me elastike, me anglosaksone.


    Revista Klan
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Carpe Diem"

  3. #163
    i/e regjistruar Maska e Talkitna
    Anėtarėsuar
    10-06-2008
    Postime
    13
    Kur politika bie ne duart te aventuriereve maniak si fytyra e mesiperme e Berluskoni, popujt e ketyre vendeve jane te destinuar te paguajne pasojat e indiferences se tyre.

  4. #164
    i/e regjistruar Maska e pseudo
    Anėtarėsuar
    29-02-2008
    Postime
    366
    Ne finalin e vizites se Nicolas Sarkozy ne Izrael,ne momentin kur po hypnin ne avion u degjuan te shtena armesh.
    Nje trup roje izraelian GJOJA U VETEVRA, pikerisht ne ate moment.
    Ai gjendeshe , ushtari, ne 100 m nga avioni, sipas te dhenave te policise.
    Autoritetet izraeliene e refuzuan hipotezen e nje atentati perkundrejt Sarkozy.






    http://www.wat.tv/video/israel-sarko...m10_kcl5_.html
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  5. #165
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar mė parė nga Talkitna Lexo Postimin
    Kur politika bie ne duart te aventuriereve maniak si fytyra e mesiperme e Berluskoni, popujt e ketyre vendeve jane te destinuar te paguajne pasojat e indiferences se tyre.
    shum e vertet...
    per ate kam lexu librin

    "njerzit e smut qe na guvernojn"
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  6. #166
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Rrofte Sarkozy, nuk e di pse po e kam shume qef.

  7. #167
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Une e di vetem qe ka grun Top model ....
    pa lidhje mbas disa vite dot del e verteta pse la grun e mur Carlen.....democrat me zemer komuniste..
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  8. #168
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar mė parė nga pseudo Lexo Postimin
    Ne finalin e vizites se Nicolas Sarkozy ne Izrael,ne momentin kur po hypnin ne avion u degjuan te shtena armesh.
    Nje trup roje izraelian GJOJA U VETEVRA, pikerisht ne ate moment.
    Ai gjendeshe , ushtari, ne 100 m nga avioni, sipas te dhenave te policise.
    Autoritetet izraeliene e refuzuan hipotezen e nje atentati perkundrejt Sarkozy.






    http://www.wat.tv/video/israel-sarko...m10_kcl5_.html
    edhe ne video...

    http://video.planet.fr/channel/iLyRO...tml#a_playlist
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  9. #169
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Ketej jeta ka azhduar si te mos ndodhte asgje !
    kam pare nja 10 helikoptere ate dite mbi koken time dhe mendja me shkoi tek pergatitjet e festes 14 qerrshori mirepo ....
    ketej as ate dite as te nesermen as sot, sikur te mos kishte ndodhur fare asgje, asnje njeri rrethe meje qe njohe francez te punes nuke e ka hapūr kete bised, nje kollaps total, gati si e ndlueme apo si te themi njeriu vren se si nje popull i lire behet nje dite penge nga vetevehtja !
    Ketej eshte "mbyllur dosja"....
    Si eshte e mundur kjo ?
    Vertete Sarkozi ishte ne anen tone, e falenderojmi, eshte edhe per palestinezet qe edhe ketu ka folurbukur, duhet te kene edhe palestinezet shtetin e tyre,bravo Sarkozit...eshte nje trim i madh qe besa, nuke i trembet syri lehte....

  10. #170
    Citim Postuar mė parė nga Dorontina Lexo Postimin
    Une e di vetem qe ka grun Top model ....
    pa lidhje mbas disa vite dot del e verteta pse la grun e mur Carlen.....democrat me zemer komuniste..
    Kam pershtypjen se e la gruaja Sarkozin per nje tjeter pasanik. Carla, zuri vendin e zbrazur.

    Nicolas et Cecilia, kanė qenė nė krizė si ēift shumė muaj para zgjedhjes sė Sarkozit president.

    Sarkozi... s'di per momentin jam skeptike. Nuk arrij ta kuptoj si personazh. Herė mė duket simpatik, herė mė duket antipatik...?Ø

    Pėrshėndetje

    Elna.

Faqja 17 prej 19 FillimFillim ... 71516171819 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  2. Moisiu: Nuk nėnshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  3. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  4. Papa Gjon Pali II, ndėrron jetė
    Nga Brari nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 152
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 07:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •