Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 38 prej 38
  1. #31
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Po mire fakti qe zgjedhjet manipulohen nuk te ben pershtypje ty? ( zgjedhjet u manipuluan edhe ne Amerike, jo me ne Shqiperi) Populli do prese jo vetem 4 vjet po dhe 8 vjet sa t'i mbaroje mandati asaj partie.. Me sa di une, shqiptaret edhe vet jane te lekundur ne ato votime te shkreta.. 10% e tyre kane tamam bindje se per ke e japin voten, po 90% shkojne dhe e japin voten kot pasi asnje nga alternativat nuk iu pelqen dhe prape zgjedhin.. C'duhet bere ne kete rast, kur asnje s'te perngjan me botkuptimin tend?Mendimi im te lihet fleta bosh.. s'kane pse te votojne pasi me shum i prishin vetes pun.. si i kane prishur. Sa per intuiten normalisht qe e besoj intuiten time. Ne zgjedhjet per president te Bill Clinton (as e kam njohur por vetem nga lajmet qe kam degjuar ne ate kohe ndonese e vogel) i kam ndjekur ato lajme me shum deshire dhe intuita ime donte te zgjidhte Billin dhe me te vertet doli dikush qe ishte shum i mire. Thjesht nga mimika e nje politikani mund te zbulosh c'fare fshihet brenda tij.

    Me behet qejfi qe ke mesuar goxha gjera nga nje shkrim dhe nga nje pyetje . Megjithate nuk pashe te shprehesh deshiren tende se ke do doje te ishte aty ne krye.. mbase ai eshte aktualisht .. kjo do jet arsyeja..

    Zemrushja
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zemrushja : 26-04-2007 më 10:12
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  2. #32
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Citim Postuar më parë nga Zemrushja
    Kush duhet te drejtoje vendin tone?! Eshte nje pyetje qe deri tani akoma nuk i kam dhene dot zgjidhje.

    Binomi Sali-Nano nuk jane te denje per te drejtuar apo per te qene ne Krye te shtetit tone, madje do te thoja t'i hiqeshin fare politikes..

    Si mendoni ju.. Kush do jete i drejte te drejtoje vendin tone? Kush do mundet valle ta nxjerre vendin tone nga situata ne te cilen ndodhet?

    Mund te krijoni dhe nje list me ata politikane qe ju duken me te drejtet dhe qe vertet do te kontribojn per Shqiperine. Ata politikane qe nuk merren me mashtrime, qe duan te luftojne korrupsionin ne vend, ata qe ju mendoni se vertet do e "lulezojne" Shqiperine.

    Zemrushja


    Shqiptaret, pikerisht ata njerez qe vertete ja dine kuptimin e emrit Shqiperi.


    Dito.

  3. #33
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Vendi yne qeveriset dhe drejtohet nga vota e lire e zgjedhesve.
    Me lart u tha se vota korruptohet,e drejte.Vota jo vetem korruptohet,por edhe vritet me kallash si ne menxyren e 97.
    Sa me i vogel dhe i dobet nje komb aq me te medha e tragjike pasojat.
    Shqiperia do beje prokopi,kur interesat e saj te vihen mbi interesat e vetiake dhe karrierriste te cdo politikani.Kur dy partite e medha te njohin dhe respektojne njera-tjetren.
    Kur partia ne opozite te angazhohet e te ndihmoje ne nje qeverisje me te mire,e jo te punoje nate e dite si te rrezoje e si ti marri pushtetin asaj qe qeveris.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  4. #34
    knvb Maska e knvb
    Anëtarësuar
    09-07-2004
    Vendndodhja
    ne memke te dheut
    Postime
    10
    tema eshte shum interesante por mendimi im eshte qe ky ben seshte ber asnjeher pasi te tjeret na e kan punuar nga pas kraheve,ne kaq vite demokraci qe ka kaluar ktu ne shqiperi ne sjemi ber ansjeher si popull e jo me si shtet ne kemi arit aty sa urejm e veten ton sa her ka votime votojm e kte urejtje ne vetvete e kemi se themi pse votova per kta pasi te njejt duken e ata qe fitojn si ata qe ishin perpara tyre ne pushtet,mendimi im eshte ka shum politikan te njohur e ka shum figura ne shqiperi qe mund te behen 1 dor e mir por kta figura spin uj per aq koh sa mentaliteti i pushtetit eshte vetem karrigia,ne cdo qeveri qe kalon flitet per shuma maramendese qe investohen e kto shuma asnjeher ne si kemi par me sy se ku jan kto vepra e se ku jan kto investime qe flitet ne karieren e 1 qeverie qe eshte ne pushtet,mos mendoni se qeveritaret na e duan te miren mos mendoni se ne si popull duam te behemi me mir kot si thon nje shprehje cfar kerkon ate mer e ne si popull spo kerkojm me shum se kaq sa kemi ne realitetin e perditshem,dikur vendi yn u shit nga mbreti zog e tashme vendi yn po shitet perdit nga qeveritaret tan cdo gje e piset qe zbehet ne vendet e BE qeveritaret tan e komentojn si nje aritje investimi qe do bejn te huajt ne shqiperi,shqiperin se ka dashur asnjeher e zdo ta doj asnjeher europa flitet per te pakten 15 vite demokraci qe ka kaluar shqiperia e asnjeher seshte interesuar BE per shqiperin se po te ishte interesuar BE ndoshta ne do ishim ber,e them kte gje pas lajmit qe doli perpara ca ditesh qe Kosova pasi te mar pavarsin vendet e BE do e ndihmojn qe te arij sa me shpejt marveshjen e asocimit gje te cilen ne kemi kaq koh qe e kerkonim e kaq koh qe spo e realizojm dot mendoj qe Shqiperia ka per te ngelur gjithmon 1 Kolumbi e europes sic eshte cilesuar nga shum njerez e shum vende kjo per faktin se ashtu u interesn vendeve te BE me pak fjal Shqiperin skemi per ta ber dot ne shqiptaret por vetem BE nese e do qe ne te behemi jan shum arsye e shum fakte qe BE i intereson qe ne kshu te jetojm e kshu te jemi kshuqe e kot te mendojm se ne 1 dit do te behemi sa her mendojm se dikur ishim mir kishim disi kushte por tashme se kthejm me koken pas pasi ka arit puna secili shikon shpin e vet secili shikon se si te nxjer buken e gojes e jome te bej diqka te mir e per vendin e vet
    Ka arit shteti e qeveria qe flet per standarte europiane per cmime te kripura kur i msoj shteti e qeveria kto standarte kur rroga baz ne shqiperi eshte jo me shum se 150/200 euro me kte rrog baz shteti kerkon te bej stanadarte europiane me kte rrog shteti kerkon te luftoj korupsionin e me kte rrog shteti mendon se do bej diqka te mir per vendin kjo rrog nuk mjafton as per buk e jome te besh e 1 lek menjan per te ardhen tende te mevonshme apo per te ardhmen e femijeve

    Shkurt shqip vendi yn ska per tu ber asnjeher e zdo ket asnje burr shteti qe do e bej shqiperin te lulezoj nga te 14 anet apo te rilind 1 epok e re ndryshimi
    Do mendoja qe vendi yn do behej vetem nese neve si vend do na merte ndonje shtet tjeter e ne te ishim koloni e atyreve vetem ne kte rrug mund te behemi ne nese na drejton dikush i huaj e mendoj ke gje pasi ska burr nene qe ta bej shqiperin per aq koh sa secili pushtetar mendon vetem e vetem per karrigen e vetem e vetem per porofolin e tij

    Me vjen shum keq qe i kam then kto gjera por ky eshte realiteti ky eshte zhvillimi qe kemi e ky eshte fati qe ne si popull kemi kerkuar edhe po e kerkojm serisht

  5. #35
    knvb Maska e knvb
    Anëtarësuar
    09-07-2004
    Vendndodhja
    ne memke te dheut
    Postime
    10
    Vetem me Koloni shpetojm ne si popull e vetem atere kemi per tu ber sa per kta te vjetrit qe thoni jan ende me teserat e komunzimit mos haro qe e brezi i ri qe u rit e jeton ne demokraci teseret i ka te blera e aq me shum shkollen qe e ka ber e ka bler me lek kshuqe e te rinjt skan aq haber sa per te drejtuar pasi ska 1 person mos te ket bler shkollen ktu ne shqiperi kshuqe ska aq dije sa per te drejtuar 1 vend

    shikoni se cbehet kerkojm te hyjme ne NATO kur ne shqiperi ne vitin 2007 meren ende ushtaret me dhune kapen ne rrug kapen ne lokale apo me e keqja fare kapen ne shpi e meren me forc nga Forcat e rendit qe te krysesh detyrimin ushtarak, me ligj duhet kryer por asnjeri se kryen pasi shteti ska ofruar asgje per asnje person apo indivit

    serisht me vjen keq qe i them kto fjal pasi kto kerkojm e kto po marim populli vetem per votime ngrihet e leviz zihet e grindet me kedo qe kundershton idet apo partin e tij por mos te harojm qe per kushtet e jeteses sjemi cuar asnjeher nuk cohemi se kaq kerkojm nuk cohemi se kaq kemi nuk cohemi se kaq dim ska per tu ber asnjeher shqiperia e them me plot bindje kte gje si brezi i vjeter e si brezi i ri nuk mendon per kte SHQIPERI por vetem per karrigen e tyre

  6. #36
    Moderator Maska e Pratolini
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Citim Postuar më parë nga Borix
    Mendoj se drejtimi duhet te kete karaktere demokratike perendimore. Ne shumicen e rasteve, rregullat imponojne drejtimin. Kjo bashkesi rregullash eshte e nevojshme te formohet urgjentisht, sepse eshte e papranueshme kjo kapje e kote pas periudhes se tranzicionit (te tejzgjatur do te thoja).

    Njehere po bisedoja me nje profesor amerikan te shkencave ekonomike. Ai hodhi idene qe, per te asistuar ne drejtimin e vendit, duhen inkurajuar shqiptare te edukuar per nje kohe te gjate ne SHBA (pra, emigrante qe ne moshe te re). Kjo eshte e kuptueshme; ata shqiptare do te kene marre nje kulture perendimore dhe do te jene mbushur me parime te cilat nuk do te mund te crrenjoseshin nga cudia e mendjes shqiptare ne Shqiperi. Sa e realizueshme eshte kjo mbetet per t'u vezhguar, por dyshoj se sharlatanet aktuale do te lejonin dicka te tille.

    Uroj me te miren per vendin tone, uroj qe kjo e mire te vije sa me shpejt, sepse po ecim hapa prapa!
    Mund te rezultoje jashtezakonisht e rrezikshme ! Amerika me te vertete te jep nje kulture perendimore dhe te ben te afte te qeverrisesh dhe reformosh, por ne te njejten kohe ushqen tek individi nje ndjenje pro-amerikane te theksuar, dhe duke u shmangur te jem konspirativ apo delirues, kjo nuk eshjte nje gje e mire sepse ndikon ne menyren se si ky drejtues do konceptoje politiken e jashtme.

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Stefan07
    Anëtarësuar
    08-04-2007
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    140
    Citim Postuar më parë nga Zemrushja
    Kush duhet te drejtoje vendin tone?!
    nje zgjidhje e vetme eshte krijim e nje grupit-shtetforumues,a shtu si qe eshte ne SHBA(CİA) apo ne Iran(MOLLAR)-.
    DHe ky grup do e mbykqyr jo vetem kryetarin e shteti por do jete ne mbykqyrje ne çdo send te shtetit...
    DHe ateher,as Nano e as serbi me grek nuk kan me pase dore ne mbrendesin e shtetit shqiptare...!

    Me nje fajle,cdo kush qe eshte ne kundershtim me ideologjin e shtetit-formues do ekzekutohet,pamarre para syshe se kush eshte!
    Nano dhe shume te tjere duhen te ekzekutohen...

  8. #38
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Ma Mire Te Kesh Nje Mik !se Te Kesh Nje Qiflik!

    Presidenti amerikan, nota pozitive për pjesëmarrjen e trupave paqeruajtëse shqiptare


    Bush: Vlerësojmë reformat në Shqipëri


    Presidenti i SHBA-ve, Xhorxh W. Bush, ka vlerësuar maksimalisht pjesëmarrjen e trupave paqeruajtëse shqiptare në misionet e tyre në Irak, Afganistan dhe në pika të tjera të nxehta të botës, si dhe progresin e bërë në procesin e reformimit dhe transformimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë për integrimin në NATO. Zyra e Shtypit pranë Ministrisë së Mbrojtjes bëri të ditur dje, nëpërmjet një njoftimi, se në Tampa të Floridës të SHBA-ve, ku ndodhet Komanda Qendrore e Forcave të Armatosura Amerikane (CENTCOM), është zhvilluar Konferenca e Koalicionit të vendeve pjesëmarrëse në Operacionin "Liria e Irakut". Gjatë zhvillimit të Konferencës, Presidenti i SHBA-ve, Xhorxh W. Bush, ëshë takuar edhe me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneral major Luan Hoxha, i cili mori pjesë në këtë konferencë. Në këtë takim, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneral major Luan Hoxha, në emër të ministrit të Mbrojtjes dhe të qeverisë shqiptare, ka falenderuar Presidentin Bush për mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë SHBA-të dhe Presidenti Bush për Shqipërinë dhe Forcat e saj të Armatosura, duke nënvizuar sidomos mbështetjen me ligj të Rezolutës së Kongresit Amerikan për anëtarësimin e vendit tonë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Gjithashtu, gjeneral Hoxha, në emër të të gjithë popullit shqiptar, i ka shprehur Presidentit Bush mirëseardhjen në Tiranë me rastin e vizitës së tij më 10 qershor.





    Departamenti Amerikan i Shtetit vlerëson me nota pozitive hapat e ndërmarrë nga Tirana zyrtare


    SHBA: Progres në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit


    Departamenti Amerikan i Shtetit vlerëson me nota pozitive progresin që Shqipëria ka bërë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Gjithashtu, administrata amerikane vlerëson rolin e qeverisë shqiptare në luftën kundër terrorizmit dhe bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera kundër këtij fenomeni. Këto vlerësime u publikuan në një raport vjetor të Departamentit të Shtetit, i cili detajon veprimtarinë e të gjitha vendeve të botës ndaj këtyre fenomeneve. Raporti vlerëson në të njëjtën kohë edhe pjesëmarrjen e trupave ushtarake shqiptare në misionet paqëruajtëse në Afganistan dhe Irak. "Shqipëria kontribuon me trupat e saj ushtarake në Afganistan dhe Irak, ka ngrirë llogaritë bankare të lidhura me financimin e terrorizimit apo pastrimin e parave dhe ka punuar me Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera në luftën kundër terrorizimit. "Shqipëria ka bërë progres në identifikimin e cënimit të kufijve në det dhe në tokë, por qeveria dhe forcat e policisë janë përballur me sfida thelbësore në vendosjen e sigurisë kufitare dhe luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit", thekson raporti. Dokumenti vlerëson pozitivisht gjithashtu azilin politik që qeveria shqiptare u ofroi 5 të dënuarve të Gjirit të Guantanamos, pasi Shtetet e Bashkuara përcaktuan se ata nuk konsideroheshin luftëtarë armiq. "Shqipëria është angazhuar publikisht të mbajë prezencën e saj në Irak për aq kohë sa do të jetë e nevojshme, dhe ka një kontigjent me rreth 120 ushtarësh në këtë vend. Në Afganistan, Shqipëria dërgoi 26 trupa, përfshirë edhe anëtarët e njësisë së përbashkët mjekësore", nënvizon më tej raporti. Sipas dokumentit edhe pse nuk u ngrinë asete të tjera, qeveria shqiptare zbuloi shtatë prona të tjera të grupeve tashmë të identifikuara, të cilat u sekuestruan më pas. Ndërkohë, që Shërbimi Informativ Shtetëror është njësia më kryesore e kundërterrorizmit në qeverinë shqiptare, shumica e sukseseve të tij kaluan pa u vënë re për shkak të natyrës së fshehtë të punës së tij. Raporti vlerëson se efektiviteti i përpjekjeve të qeverisë kundër financimeve të terrorizmit u pengua nga burimet e pamjaftueshme financiare, komunikimi i varfër, mungesa e infrastrukturës në përpunimin e të dhënave dhe personelit të pa trajnuar.





    Raporti i Freedom House vlerëson ligjet e rëndësishme të mazhorancës


    Raporti: Qeveria "Berisha" po mban premtimet


    Reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare kanë filluar të japin efektet pozitive jo vetëm brenda vendit, por edhe tek partnerët dhe vëzhguesit ndërkombëtarë që monitorojnë implementimin e këtyre reformave. Në një raport të publikuar dje nga Freedom House vlerësohen me nota tejet optimiste zhvillimet në Shqipëri, pas ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike. Shumicën e vlerësimeve të raportit e zënë lufta kundër korrupsionit, ndërsa nuk mbeten pas edhe reformat e ndërmarra për përmirësimin e lirisë së medias dhe të drejtave të përgjithshme të qytetarëve shqiptarë. "Fitorja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e korrikut 2005, me platformën e antikorrupsionit, solli një fuqi të rinovuar në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri", vlerëson raporti. Megjithëse është ende shpejt për të vlerësuar rezultatet, vijon më tej dokumenti i Freedom House, qeveria ka ndërmarrë një sërë masash organizative, legjislative politike dhe financiare, për të vënë në jetë premtimet elektorale. "Administrata e re trashëgoi një sistem legjislacioni antikorrupsioni më të mirin në rajon, por implementimi i dobët i tij e kishte kthyer Shqipërinë në vendin më të korruptuar të Europës", pohon raporti. Më tej, ai nënvizon se lufta kundër korrupsionit dështoi për shkak të mungesës së vullnetit politik, ndërsa vlerëson se në vitin 2005, perceptimi i këtij fenomeni ra në 2.4, nga 2.5 që ishte në dy vitet e mëparshme. "Vendosmëria e përcaktimit të luftës kundër korrupsionit, si një prioritet kryesor, qeveria e re krijoi Task-Force Antikorrupsion, të krryesuar nga kryeministri Sali Berisha. Miratimi i ligjit për parandalimin e konfliktit të interesave dhe zgjerimi i mandatit të Inspektoriatit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive e forcuan më tej kuadrin ligjor", thuhet në raport. Më tej, dokumenti vlerëson edhe lejimin e monitorimit të qeverisë nga shoqëria civile si një nismë që do të rrisë jashtë mase nivelin e transparencës në punën e ekzekutivit. "Më 11 nëntor, kryeministri ra dakord që të lejojë ACAC të monitorojë implementimin e ligjit për parandalimin e konfliktit të interesave. Ai, gjithashtu, urdhëroi publikimin e plotë të transaksioneve financiare të institucioneve qeveritare, me qëllim thellimin e transparencës në institucioneve publike", saktëson raporti. Sipas këtij dokumenti, është e qartë se suksesi i iniciativave antikorrupsion të qeverisë do të jetë një nga çështjet kyçe mbi të cilën shqiptarët do të gjykojnë performancën e qeverisë së re. Raporti flet për një rënie drastike të presioneve politike ndaj medias, ndërsa vlerëson pozitivisht nismën e kryeministrit Berisha për të mos lejuar asnjë nga zyrtarët publikë të padisë përfaqësuesit e medias. Megjithatë, raporti shprehet se media vazhdon të vuajë nga përdorimi i saj për interesat e ngushta të pronarëve të saj. Duke u ndalur në sistemin gjyqësor, raporti shprehet se ky sistem vazhdon ende të vuajë nga korrupsioni dhe amullia. Raporti vlerëson gjithashtu me nota optimiste qeverisjen demokratike të qeverisë së koalicionit të djathtë, të drejtuar nga Partia Demokratike. "Pavarësisht se mbetet ende për t'u parë nëse qeveria e re do të mund të nxisë më tej atmosferën, metodat e deritanishme përbëjnë një trend inkurajuees për një qeverisje kombëtare demokratike", shprehet dokumenti i Freedom House.




    Qeveria

    Administrata e re erdhi në pushtet në një fushatë me premtimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, që është pengesa kryesore në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

    Administrata ka vepruar energjikisht për përmbushjen e premtimeve të saj, duke ndërmarrë nisma si lënia vullnetare e imunitetit parlamentar, vendosja e moratoriumit trevjeçar për skafet në ujërat shqiptare, me qëllim luftën ndaj trafikut, sekuestrimin e mallrave të kompanive që nuk kanë paguar detyrimet e tyre tatimore dhe shkurtimi i shpenzimeve operative dhe privilegjeve për politikanët e lartë dhe stafet zyrtare. Veçanërisht lëvizja e fundit ndihmoi në rivendosjen e idesë se fitorja e zgjedhjeve nuk nënkupton një kartë të bardhë për privilegje të pakufizuara dhe arrogancë.


    Parlamenti

    Meqenëse viti 2005 ishte një vit elektoral, politika dinamike e gjeneruar nga zgjedhjet pati përmirësime në qeverisjen demokratike. Miratimi i rregullores së re përforcoi kapacitetin e legjislativit për të mbikëqyrur punën e qeverisë dhe përmirësuar cilësinë e punës legjislative. Zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut 2005 i dhanë vendit një mundësi për të ecur përpara, në një demokraci më plurale dhe të konsoliduar. Për më tepër, drita jeshile që Komisioni Europian i hapi vendit për nënshkrimin e MSA-së në 2006, do t'i japë një shtytje të re reformave të domosdoshme për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.


    Sistemi gjyqësor dhe pavarësia

    Megjithëse Shqipëria ka bërë progres në përmirësimin e organizimit dhe transparencës së sistemit gjyqësor, ky sektor vazhdon të vuajë nga eficienca e ulët, ndërhyrjet politike dhe zbatimi sporadik i sistemit ligjor. Cilësia e gjyqtarëve është përmirësuar, por një punë e madhe mbetet ende për t'u bërë. E drejta e aksesit të plotë nga të gjithë qytetarët për të shkuar në gjykatë nuk respektohet plotësisht në praktikë. Qeveria e re ka qenë mjaft aktive në reformat e gjyqësorit, por rezultatet pozitive ende nuk janë materializuar. Shkalla e sistemit gjyqësor dhe pavarësisë përmirësohet nga 4.50 në 4.52 dhe kjo i dedikohet përmirësimit të transparencës dhe nismave të reformave nga qeveria e re.


    Korrupsioni

    Përpjekjet në luftën kundër korrupsionit janë shoqëruar me dy zhvillime pozitive: Së pari, fitorja e Partisë Demokratike dhe koalicionit të drejtuar prej saj, me platformën kundër korrupsionit, nxori në pah energjinë e shumëkërkuar të ekzekutivit për të luftuar korrupsionin. Së dyti, miratimi i Ligjit "për parandalimin e konfliktit të interesave" dhe një kalendar të detajuar për implementimin e tij dhe monitorimi i shoqërisë civile, ka rritur pritshmërinë se lufta kundër korrupsionit do të tregojë shumë shpejt rezultate konkrete.


    Media

    Media shqiptare filloi të rritej në numër gjatë vitit 2005. Vendimi për heqjen nga Kodi Penal të fyerjes dhe shpifjes ka ulur presionet e presionit politik. Megjithatë, mungesa e transparencës së pronësisë dhe audiencës vazhdojnë të karakterizojnë tregun mediatik. Një strukturë pronarësh, e përqëndruar në duart e grupeve të fuqishme të biznesit, e kanë shndërruar median në shërbëtor të interesave të veçanta, të bizneseve të pronarëve të tyre. Liria editoriale, profesionalizmi dhe tregu i deformuar nga çmimi nën kosto ende torturojnë median shqiptare. Në vitin 2005, shkalla e medias së pavarur u përmirësua nga 4.00 në 3.75, gjë që i dedikohet rënies së ndërhyrjes së politikës dhe përparimit të lehtë profesional. Megjithëse vazhdimi i përhapjes së medias dhe tregu sollën rritje të profesionalizmit të gazetarëve dhe botuesve, problemet qendrore strukturore që kanë penguar rritjen cilësore të medias në Shqipëri mbeten të pandryshuara. Megjithëse ka pasur më pak ndërhyrje politike në media, ato vazhdojnë t'iu shërbejnë interesave të biznesit të pronarëve të tyre. Pozicioni i dyshimtë i medias në shoqërinë shqiptare u reflektua gjithashtu në rënien me 12 vende në renditjen vjetore të zhvilluar nga "reporterët pa kufi". Në vitin 2004, Freedom House raportoi se Shqipëria ka numrin më të madh të medias së shkruar për frymë në Europë, por edhe qarkullimin me të ulët. Megjithatë, përhapja e mjeteve të medias vazhdoi e papakësuar edhe në vitin 2005. Numri i gazetave të përditshme u rrit, nga 19 në 2004, në 26 në vitin 2005, por tirazhi i të gjithave gazetave së bashku nuk e kalon atë të gazetës së parë opozitare në vitin 1991. Shumë pak nga këto gazeta (nëse ka) nxjerrin përfitime, meqenëse mungesa e vazhdueshme e të dhënave të besueshme për tirazhin e bën situatën të paqartë. Në median elektronike, Shqipëria ka tani 66 stacione televizive dhe 45 stacione radiofonike. Përhapja e medias në Shqipëri ka injektuar dinamizëm, diversitet informativ dhe profesionalizëm. Për më tepër, ndërhyrjet politike janë ulur. Më 13 tetor 2005, kryeministri Sali Berisha deklaroi se kishte urdhëruar zyrtarët e tij të përdornin vetëm të drejtën e përgjigjes publike, sesa proceset penale, kundër shpifjeve të bëra nga mediat. Ky vendim sinjalizoi qëllimin e administratës së re, të heqë dorë nga një prej mjeteve legjislative në dispozicion të saj për të influencuar në media. Rënia e ndërhyrjeve politike në media ka bërë që kontrolli editorial të bëhet nga disa grupe të fuqishme biznesi, me praktika të çmimeve të padrejta dhe një treg pune të parregullt, të cilat janë edhe sfidat më të mëdha me të cilat përballet media.

    Një strukturë pronarësh të përqëndruar karakterizojnë edhe tregun në median elektronike, edhe në atë të medias së shkruar. Pronarët përdorin bizneset e tjera të tyre për të financuar mediat e tyre, të cilat, në shkëmbim të kësaj, veprojnë si instrument i marrëdhënieve me publikun për interesat e mëtejshme të pronarëve të tyre. Edhe televizioni më popullor komercial që ka përfituar nga investime të mëdha, nuk ka mundur të mbahet me të ardhurat e tij. Vetëm gjysma e shumës totale të të ardhurave të tij vijnë nga reklamat. Çmimi për këtë varësi është një kontroll i fortë ndaj politikës editoriale, e cila është përkeqësuar nga mungesa e kontratave të punës dhe mungesës së stabilitetit në punë. Megjithëse nuk ka të dhëna të besueshme, sipas Institutit të Medias më shumë se 90% e gazetarëve punojnë pa kontrata. Rezultati përfundimtar është se krijohet një media e pashëndetshme që u përgjigjet vakët kërkesave të tregut dhe vuan nga mungesa e besueshmërisë së publikut. Megjithëse legjislacioni i medias konsiderohet se përmbush kërkesat bazë për një media të lirë dhe të pavarur, ai ka nevojë për rishikim, me qëllim mbrojtjen e gazetarëve nga botimi i shpifjeve dhe të sigurojë transparencën e pronës dhe financave. Edhe pse është amenduar katër herë që nga viti 1998, kur është miratuar Ligji "për Radion dhe Televizionin", ende nuk rregullon aktivitetin e medias elektronike, një realitet i konfirmuar nga lincimi i dy operatorëve dixhitalë, të cilët transmetojnë pa licencë, pasi KKRT-ja nuk ka autoritetin për t'i licencuar ata. Pavarësisht këtyre mangësive ligjore, pas fillimit të ndrojtur në vitin 2000, KKRT, që rregullon tregun e medias elektronike, ka përmirësuar punën e tij dhe ka detyruar operatorët të transmetojnë sipas ligjit.


    Administrata publike

    Rregullorja e brendshme e administratës publike në menaxhimin e burimeve njerëzore dhe procedurat u përmirësuan gjatë vitit 2005. Publikimi i vendeve të reja të punës është bërë një procedurë standarde, duke rritur numrin e aplikantëve për këto pozicione. Rezultati i konkurrencës së hapur publikohet në faqet zyrtare të internetit të departamentit të administratës publike, e cila, gjithashtu, ka hartuar një draft manual për rekrutimet, me qëllim reduktimin e ndërhyrjes politike. Rregullimi i avancuar i procedurave të karrierës, që përfshijnë ndarjen e niveleve të karrierës në shërbimin civil, gjithashtu është përgatitur.

    Ylber Drazhi





    Raporti i "Freedom House" vlerëson kryeparlamentaren


    Zgjedhja e Topallit rriti profilin e Kuvendit


    Raporti vjetor i organizatws prestigjioze tw tw Drejtave tw Njeriut i ka kushtuar njw rwndwsi tw veçantw zgjedhjes nw krye tw legjislativit shqiptar tw zonjws Topalli, ndwrsa e konsideron bojkotin e opozitws si njw platformw tw kwsaj tw fundit. "Ndryshimi i klimës në Parlament ka kontribuar gjithashtu në rritjen e performancës së punës së tij. Zgjedhja e një gruaje të re, të fuqishme politikisht si Kryetare e Parlamentit në shtator të vitit 2005, ka rritur profilin e Kuvendit në skenën politike shqiptare. Kryetarja energjike ka kërkuar rritjen e transparencës në punën e përditshme të Kuvendit, hartimin e strategjive të reja të komunikimit me publikun si dhe zvogëlimin e përfitimeve për deputetët (megjithëse këto masa të kohëve të fundit duhet të miratohen). Megjithë një bojkot të parëndësishëm në nëntor, Partia Socialiste, tashmë në opozitë, duket e vendosur ta përdorë Kuvendin si platformën e saj kryesore të komunikimit me publikun për sa kohë që mazhoranca demokrate nuk do t'ia vështirësojë ushtrimin e të drejtave të saj. Opozita ka treguar kapacitet të lartë në përdorimin e Rregullores së re të Kuvendit për interes të saj, duke përmirësuar kështu profilin e komisioneve të përhershme, duke i sjellë ministrat në raportim përpara këtyre komisioneve dhe duke rritur përfshirjen e grupeve të biznesit dhe shoqërisë civile në punën e legjislativit. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, në legjislaturën e re, ka përfituar gjithashtu nga zgjedhja e deputetëve që kanë kapacitete profesionale dhe teknike më të larta se në të kaluarën", thuhet nw raportin e Freedom House.

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Nena Tereze vleresohet per shpirtin e saj apo per famen e saj?
    Nga fisniku-student në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 19-03-2009, 20:47
  3. Shqipëria zë vendin e parë në botë për rryshfetet
    Nga Lioness në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-12-2006, 22:37
  4. Shqipëria në vendin e 62-të, sipas lirisë së mediumeve
    Nga Davius në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-10-2005, 10:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •