Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 39
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283

    Serbizimi i trashëgimisë kishtare bizantine në Kosovë përfundoi në periudhën osmane

    Anëshkrim në artikullin: “Kush po e bënë Metohinë?” të pastorit të kishës protestante të Kosovës - Dr. Fehmi Cakolli, botuar në rubrikën “Shkurt e shqip” të gazetës “Express” të datës 9 dhjetor 2006, fq.4-5.



    “Edhe sikur e drejta të jetë një shpatë që po të zbret në zverk, mos u druaj t’i rrish nën të...!”

    M. Fethullah Gylen



    Prof. Dr. Muhamet PIRRAKU

    Shkrimi “Kush po e bënë Metohinë?” për shumë saktësi shkencore e mendim të
    qartë politik nuk duhet të mbetet e thënë “fushk në dushk...!” Kosova dhe kombi shqiptar në përgjithësi gjendet në një qark vicioz edhe me fajin e shërbyesve politikë shqiptarë, si gjithherë. Pastori Dr. Fehmi Cakolli ka shtënë në pikën e duhur. Të heqësh dorë nga e kaluara, për hire të allishverisheve politike të Fuqive të Mëdha me pushtuesin e Kosovës dhe veçmas të mos përfillësh trashëgiminë kulturore të identitetit të etërve që jeton në ne, e në themele të ardhmënisë shqiptare, është më shumë se tradhti para brezave paraardhës dhe pasardhës.

    E kam pëlqyer formimin e “Ekipit të Unitetit” për “bisedimet për Statusin e Kosovës” në Vjenë, për faktin se nuk e dëshiroja përsëritjen e marrisë shqiptare në Londër, më 1912/13. Kam shpresuar se “ekipi” do të bashkëpunojë me qarqet shkencore kombëtare e ndërkombëtare, dhe do të angazhohet për jetësimin në Kosovën e pavarur të përvojave shtetërore ekzistuese më demokratike në botë, por nuk kam mundur ta marrë me mend se ata që dukën në sipërfaqe të “Ekipit”, për aspirata egoiste apo partiake, do t’u hapin udhë eksperimenteve: multietnicitetit johistorik në Kosovën me mbi 98% të banorëve me civilizim të etnisë shqiptare historike. Turqit e Kosovës, boshnjakët e Kosovës, goranët e Kosovës janë etni iliro-shqiptare, pjesë e civilizimit të kombit shqiptar me gjuhë miras nga bashkëpunimi me pushtuesit, kurse “egjiptasit” dhe “hashkalinjët” tanimë janë pjesë e patjetërsueshme e civilizimit kombëtar shqiptar. Ata nuk kanë tjetër atdhe as tjetër komb. Mbi këto shtylla ka mbështetjen konstatimi shkencor i Profesor Miftar Spahisë - Thaçit, në Dosjen “Rreth Kosovës” të dërguar kryetarëve: Bill Klinton, Boris Jelcin, Xhon Mejxhër, Fransua Miteran dhe Filip Gonzales, më 25 korrik 1993: “Kosova i përket vetvetes, dmth., kombit shqiptar. Ky është fakt, jo foksion, jo mitologji”.

    Legalizimi i eksterritorialitetit të kishave (manastireve) ortodokse, të paqena serbe në gjenezën e tyre dhe pa asnjë shembull në botë, është ndarje e padrejtë e të kaluarës kolonialiste të Serbisë në Kosovë, dukuri e panjohur në historinë e shembjeve të fuqive kolonialiste evropiane në Ballkan, në Azi, në Afrikë, - kushti i parë për të mos pasur kurrë shtet as ligjshmëri në Kosovë. Kur kësaj t’i vije në krah decentralizimi vërtet anakronik territorial administrativ komunal të enklavave me shumicë serbe, ish-çifçinjë në tokat e bejlerëve shqiptarë nga mesi i shekullit XVIII dhe të kolonistëve serbë e malazias nga viti 1912, do të thotë robëri e re serbe mbi një të tretën e popullit etnikë të Kosovës, do të thotë Kosova lëmë e gjithkujt, tokë e askujt, me mina të kurdisura ndërkombëtarisht për shpërthim me teledirigjim sa herë që të kërkohet defaktorizimi i Kosovës dhe i kombit shqiptar në përgjithësi, për interesa të fqinjëve sllavë e grekë ortodoksë. Me fjalët e Profesorit të Univerzitetit Mansfild të Pensilvanisë, të madhit Miftar Spahija - Thaçi në Dosjen e cituar, do të thoshim: “U teprue shumë. Kupa u mbush (...). Serbët janë pushtuesit e Kosovës. Kosovarët janë në trojet e veta (...). Kosova nuk asht nji enklavë në territorin e Serbisë. Ajo është vazhdim gjeografik dhe gjuhësor i Shqipnisë. Atë e pushtoi Serbia më 1912, dhe Konferenca e Londrës 1912-1913 mori nji vendim të padrejtë dhe fyes, kur ia dha Kosovën Serbisë, tue pre, në këtë mënyrë, kombin shqiptar përgjysmë”.

    Konstatimet e pastorit Dr. Fehmi Cakolli:“Shqiptarët e Kosovës para islamizimit kanë qenë shumicë të krishterësh ortodoksë”, se “Kosova historikisht çdo herë ka qenë më shumë nën ndikimin e krishterimit lindor se sa atij perëndimor” janë konstatime shkencore të pamohueshme. Po kështu edhe konstatimi: “Shpeshherë nga intelektualë dhe islamistë të ndryshëm kur flasin për rolin e islamizmit të Kosovës ata pohojnë se pikërisht islami i ka ruajtur kosovarët nga shkrirja në serbë”- është plotësisht i mbështetur, por kërkon një zgjerim: Islami e ndërpreu serbizimin, malazezimin, bullgarizimin dhe greqizimin kryesisht në periferinë, në ledhin etnikë të njësisë etnokulturore të Shqipërisë dhe në mjediset shqiptare (ish Dardania dhe ish Maqedonia romako-bizantine, piemonti ku nisi ngjizja e kombit shqiptar dhe e njësisë së Shqipërisë etnike) të administruara nga kisha bullgare shënnaumiane - ekzarhiste osmane dhe kisha serbe shënsaviane-patriarkiste osmane në Mesjetën e vonë dhe në shekujt e parë të Kohës së re, pikërisht në periudhën e ngjizjes së gjymtyrëve të kategorisë historike shoqërore të kombeve ballkanike.

    Këto teza i kam mbështetur me fakte nga viti 1971, në luftë për tapinë shqiptare të Kosovës në mesjetë - kundër pseudoshkencës historiografike e etnografike serbe. Këtu, mendimet e fisme dhe konstatimet e drejta të Dr. F. Cakolli më duket më e udhës t’i mbështesë me konstatimet në natyrën e mendimit historiografik dhe diplomatik brilant dhe antologjik të Profesor Spahisë, në Skicën “Rreth Kosovës - Verë 1993”: “Turqit ishin komb islamik. Shqiptarët e kuptuan shpejt që nji tjetër rrugë fetare e ndryshme nga ortodoksia, mund t’ua shpëtonte shpirtin para Zotit, dhe, në të njejtën kohë, mund t’ua këpuste zinxhirët e serbianizimit ose të helenizimit. Ata e kapën momentin dhe nuk u luhatën gjatë çfarë me ba. Ishte nji moment unikal historik i nji rëndësie tejet të madhe. Dhe ata nuk e lanë t’u shpëtonte. Ata nisën me u konvertue në Islam për të qenë të ndryshëm, madje edhe në çështjet fetare, nga serbët dhe grekët e për të ruejtë kësisoj, individualitetin e vet si shqiptar. Islamizimi i tyne, ishte lëvizja ma racionale në historinë e tyne të gjatë të vuajtjeve nga invazionet sllave. Ata duhej të ndryshonin fenë, kjo ishte domosdoshmëri, sepse edhe nën zotnimin turk, përderisa ata nuk kishin kishën e vetë autoqefale, ata duhej të praktikonin fenë e tyne ortodokse në kishat serbe dhe greke. Si pasojë, ata ishin në rrezik me u asimilue nëpërmjet fesë, siç kishte ndodhë nën okupimin serb ose greko-bizantin. Shqiptarët nuk u luhatën, ata u konvertuen me mija, me qinda mija, së pari udhëheqësit e tyne, princat e tyne”.

    Uroj që këtë shkrim ta lexojnë intelektualët kadaristë dhe katedralistë aktualë! Hëpërhë, ndalemi këtu. Konstatimi politik i Pastorit protestant për konstatimin politik të “përgjegjësit për minoritete” në “Ekipin e Unitetit”, Z. Veton Surroi “se përderisa nuk ka asnjë shqiptar ortodoks në Kosovë prandaj edhe nuk mundet të quhet bashkësia fetare Kisha Ortodokse e Kosovës, por vetëm si Kisha Ortodokse Serbe (e Serbisë). Ky është kulmi rezonues i injorancës së një politikani që mbahet për lider në Kosovë (...). Ai e anashkalon aq keq historinë e Kosovës, sikur ai nuk e di se para islamizimit të Kosovarëve ata historikisht kanë qenë të krishterë ortodoksë; madje, çdoherë në Kosovë shqiptarët kanë qenë shumicë e të krishterëve të ritit lindor” - është kjo shprehje e integritetit dhe e guximit intelektual shqiptar të Z. Cakolli. E vetmja gjë që duhet të theksoj këtu është fakti se konstatimet e Z. Surroi dalin nga platforma politike e Qeverisë Çeku. Këtë e kam provuar vetë, në ditët sa po e mori postin e kryeministrit.

    Meqë midis punëtorëve shkencorë dhe qeveritarëve shqiptarë gjithandej në periudhën e tranzicionit nga komunizmi në demokraci dhe nga robëria në liri, është një gji deti pa trapa lidhës, në Të pamën për Nanën e një eprori të TMK-së, e para mësuese shqiptare në Drenicë, rastisi të takohem me Kryeministrin e sapofronsuar, i shoqëruar nga sfita. Dhe, sikur me ra radha t’ia uroj fronsimin, me pak rrotlla, dhe i shtrova një tufë kërkesa: “Po shkoni në Bisedimet në Vjenë. Mendoj se Ato duhet të paraqiten si bisedime kosovaro-ndërkombëtare dhe jo shqiptaro-serbe; të mos pranohen eksterritorialitete të manastireve, por manastiret dhe kishat ortodokse historike të trajtohen si pasuri ortodokse vendore, kosovare, jo nacionale serbe. Të mbështetet qëndrimi shkencor se nuk ka xhami shqiptare, as kishë katolike shqiptare dhe as kishë ortodokse serbe. Perceptimi nacional i tempujve fetar është edhe antibiblik dhe antikuranor...!”

    Kryeministri, Zoti Çeku, në mënyrën më lakonike, me një nënqeshje cinike, goditi këshillat e mia: “Vetëm edhe kjo na duhet...!”, kurse një sejmen i tij, me një arrogancë, shkoi edhe më larg. Ky ishte mësim për mua të ndjekë udhë të tjera, si në Kohën e Rugovës - Ndërkombëtarizimin e të vërtetave shkencore me Letra publike dhe me Letra interne - drejtuar personaliteteve ndërkombëtare dhe drejtuesve të UNMIK-ut.

    Nuk qëndron i plotë konstatimi i hirësisë Z. Cakolli: “Gjatë kohës së Perandorisë Osmane në Kosovë ka ndodhur rrënimi dhe prishja e shumë kishave katolike, por jo edhe atyre ortodokse”. E para, kisha katolike në Kosovë nuk është më e hershme se pushteti nemanjid. Kishat e para katolike në qendrat zejtare e xehetarie të Kosovës ishin faltore të elementit evropianë: xehehetarë, tregtarë, diplomatë etj. Këto kisha do të goditën me Krisobulat dhe Zakonikët e carëvet nemanjid, shumë para filleve të Islamit. Fillet e aktivitetit administrativ të Kishës romano-katolike në trojet shqiptare të Tivarit (në territorin e “Shqipërisë Venedikase”) nisen në fillim të shekullit XII, kurse konsolidimi i Administratës së kishës romano-katolike në Kosovë ndodhi në periudhën e lulëzimit të Perandorisë Osmane në Ballkan, pikërisht në shek. XVI/XVII, nën patronatin e Papatit dhe të Evropës. Kjo është edhe periudha më e fuqishme e autoqefalitetit të Patriarkisë Ortodokse të Pejës, që shënoi kurorëzimin e procesit të serbizimit të kishës bizantine në Kosovë dhe zyrtarizmin osman të përvetësimit të trashëgimisë fetare e kishtare shqiptare të ritit lindor në trevat shqiptare të administruara nga Patriarkana e Pejës.

    Të konstatojmë edhe këtë fakt: Deri në fund të shekullit XVII, kur në njëfarë dore mori fund kalimi masiv i shqiptarëve në Islam me ndërhyrje të Papatit, të Rusisë dhe të Evropës në çështjet fetare në Perandorinë Osmane, nuk pati as rrënime të kishave ortodokse. Tani, shqiptarët myslimanë ishin ata që i rrënuan kishat e tyre ortodokse, me gurtë e të cilave aty-këtu bënë xhami, kulla, mure oborresh ose mullinj. Kisha ortodokse institucionale osman, do të lulëzojë si kishë serbe pakthyeshëm nga pjesa e dytë e shekullit XVIII, përkatësisht gjatë shekullit XIX, gjithnjë nën mbrojtje të pushtetit osman dhe nën patronatin ndërkombëtar shtetëror dhe kishtar ruso-evropian.

    Këtu, tashti, e do nevoja t’ia ofrojmë fjalën Profesor Spahisë: “Konvertimi në islam u diktue nga nevoja për të ruejtë kombësinë shqiptare, për të qenë ndryshe nga serbët dhe grekët dhe jo nga nji krizë ndërgjegjeje në Jezu Krishtin. Ata ia kishin frikën dhe e urrenin popin, që serbizonte dhe papà-in që i helenizonte, por jo priftin katolik, sepse ky nuk rrekej me i latinizue. Gati gjithë populli shqiptar u ba mysliman. Ky konvertim masiv u dha mundësinë dhe lehtësinë atyne shqiptarëve, të cilët parapëlqyen me mbetë ortodoksë që të ruenin gjuhën dhe kombësinë shqiptare” - brenda ledhit territorial islam përkufizues të qenies Shqipëri Etnike.

    Në shkrimin e Pastorit të nderuar hasim, për të parën herë, një koncept shkencor filozofiko-historiografik lëndor: Metohizëm përdukurinë e pranimit të kantonizimit serb të Kosovës përmes decentralizimit komunal dhe eksterritorialitetit serb të mbi 35 manastireve dhe të kishave ortodokse të Kosovës. Konstatimet se “Metohizmi (është) strategjia serbe për t’i lënë shqiptarët ardhacakë dhe fundamentalistë” islamë, në trojet stërgjyshore, është gjedhë aktuale e mendimit politik dhe shkencor shqiptar. Do të mbetët në analet e mendimit shkencor dhe politik konstatimi i Dr. Fehmi Cakollit se koncepti “metohizëm” ngërthenë aspiratën serbe shekullore për përvetësimin e trashëgimisë bizantine-ortodokse në Kosovë dhe gjetkë në trojet shqiptare, por konstatimit se “Sot Veton Surroi dhe Lutfi Haziri, me dashje ose pa dashje, janë shndërruar në strategjinë serbe të bërjes së metoheve nëpër Kosovë (...), sufraganë (në kuptimin jo pezhurativ por atë klasik; d.m.th. ndihmës i klerit) e këtij procesi”, kur ti shtohet edhe konstatimi në vijim se “Trashëgimia kulturore është e gjithë atyre që e kanë krijuar, e gjithë atyre që e kanë zhvilluar, e gjithë atyre që e kanë përdorur dhe e gjithë atyre që e kanë zotëruar, apo pushtuar” është mendim politik, etnografik dhe historiografik antologjik.

    Mbi këtë amplitudë, Profesor Miftar Spahija - Thaçi, do t’i thërriste UNMIK-ut, Ahtisarit, Kofi Annanit, Grupit të Kontaktit, sot, me fjalët që ua kishte drejtuar, më 1993, burrave shtetëror më të rëndësishëm, për Krizën e Kosovës dhe Çështjen shqiptare të ndërlikuar me dhunë diplomatike ndërkombëtar në Kongresin e Berlinit, në Konferencën e Londrës, dhe në Konferencën e Versajës: “Shqiptarët nuk kishin një kishë të veten, autoqefale që të kujdesej për nevojat e tyne shpirtnore në gjuhën e tyre. Ata duhej t’i thithnin mësimet e Jezusit përmes popit serb ose papà-it grek. Nuk kishte rrugë tjetër. Feja ishte gjithçka në kohën bizantine, në qoftë se njeriu nuk donte të shkëputej nga Zoti dhe të përbuzej nga njerëzit. Shqiptarët duhej të shkonin në kishën serbe që të kuptoheshin prej Zotit. Zoti ishte nga ana e Serbisë. Ai nuk njihte shqipen, por njihte gjuhën greke, serbe, bullgare(...)! Grekët, bullgarët dhe serbët nuk kishin ndonjë arsye me u ba muslimanë. Turqit jo vetëm respektonin fenë e tyren ortodokse, por njihnin, gjithashtu, madje patriarkatet kombëtare respektive: prandaj, pse me u konvertue në Islam? Sot, mburren që kanë ruejtë fenë e vet ortodokse për të marrë lëvdata prej evropianëve dhe amerikanëve dhe, në të njejtën kohë, për të qortue e fajësue shqiptarët, si nji entitet fetar i huej brenda kristianitetit evropian! Si pasojë, ata presin të shpërblehen në dam të viseve shqiptare (...). Sot Serbia po i errëson problemet. Ajo po përzien politikën me fenë me qëllim që të grabisë tokë në dam ose ma fort me vrasjen e popujve dhe kombeve islamë (...). Serbët mburren se janë flamurtarët e kristianitetit evropian kundër Islamit. Sesa beson Evropa a sesa mashtrohet Evropa, kjo asht nji çeshtje e gjakut të përbashkët sllav me Rusinë, e miqësisë evropiane dhe amerikane, e bazueme në interesat strategjike (...). Miqësia me serbët asht nji njollë e zezë në ndërgjegjen e Evropës dhe t’Amerikës. Nuk e vlen të kesh nji mik të tillë, të zhytun në gjak dhe në turp.”

    Pastori protestant Dr. Fehmi Cakolli, me të drejtë dhe mbështetje logjike, politike dhe historike, proteston: “...nacionalizimi i asaj lloj trashëgimie kulturore që s’ka amësi, është vetëm akt i përvetësimit, ashtu sikur pandeh Serbia se të gjitha kishat ortodokse në Kosovë janë serbe (...). Nëse dikush synon që t’i mbrojë kishat ortodokse në Kosovë përmes eksterritorialiteti atëherë ky do të jetë dëmi më i madh për të ardhmen e këtyre kishave, pasi që përmes izolimit dhe pronësimit të dhunshëm do të krijojnë çdoherë ndjenja tunduese tek shumica e njerëzve që jetojnë këtu”.

    Hirësia e tij, Cakolli, e përmbylli shkrimin me plot mesazh që i shkon natyrës së pozitës së tij të udhëheqësit shpirtëror të ungjillorëve: “Kështu e shohim se çfarë politike po bëjnë sot liderët tanë të quajtur Veton Surroi dhe Lutfi Haziri. Le të lutemi për ta!” - Unë, megjithatë, do të kërkoja t’i ndalojmë jo vetëm ata, por Qeverinë kukull unmikiane, sepse dëmi i aminimeve të saj është më i pariparueshëm se sa shtyrjet e zgjidhjes së statusit konjuktural ndërkombëtar të Kosovës, dhunë kjo ndërkombëtare ndaj Çështjes shqiptare, e vetme e mundshme për zgjidhje të drejtë me Vetëvendosje të popullit. Profesor Miftar Spahija do të kërkonte: “Serbia le t’i sosë ditët e padenja në mënyrë paqësore, siç i kanë sosë përpara saj disa perandori të tjera!”

    Prishtinë, 13 dhjetor 2006



    Përgatiti:Sabri Selmani
    Gjermani

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-03-2006
    Postime
    74
    e cte thuash per Muhamet Pirrakun,arabofil i flakte dhe kete ai tregon me krenari ne shum libra te tij bashke me tartarin nga shqipria Abdi baleta.
    Rreziku me i madh qe ka qene dhe do te jete eshte dhe mbetet islamizmi ne viset shqiptare dhe per kete fushata gjoja patriotike te mveshura me islamizem skane qellim tjeter vecse ti jape opinionit nderkombetar te kuptoje se shqiptaret jane po ashtu sic dhe serbia dhe greqia gjithmone kane pohuar se ska shqiptare ne kosove dhe gjetiu por vetem ca muslimane ashkalinje qe gjoja per te arritur pamvarsine thone sa per sy dhe faqe qe jane shqiptare dhe se kur te marrin pamvarsine do ti versulen ballkanit qe te perhapin islamizmin.


    Eshte fatkeqsi qe ju zoti sabri selmani keni bere gjith kete mundim per dike qe me kohe ka rene ne koshin e plehrave historike pa marre parasysh se ai nuk e ka marr vesh akoma

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,340
    Postimet në Bllog
    22
    Konstatimet e pastorit Dr. Fehmi Cakolli:“Shqiptarët e Kosovës para islamizimit kanë qenë shumicë të krishterësh ortodoksë”, se “Kosova historikisht çdo herë ka qenë më shumë nën ndikimin e krishterimit lindor se sa atij perëndimor” janë konstatime shkencore të pamohueshme.
    Sabri, si te beri dora qe i shkruajte keto rreshta ne forum? Po mire ti qe vetem e hodhe ne forum, por Muhamet Pirakut te "katedrales politike" si i beri dora qe i shkruajti keto rreshta?! Po me habit me te vertete pasi kujtoja se vetem une e dija kete sekret historik. Por ja qe edhe Muhameti, ashtu si Haxhi Qamili ne Tirane, ka kurajon qe te pranoje qe Orthodhoksia eshte feja e te pareve tane.

    Po kështu edhe konstatimi: “Shpeshherë nga intelektualë dhe islamistë të ndryshëm kur flasin për rolin e islamizmit të Kosovës ata pohojnë se pikërisht islami i ka ruajtur kosovarët nga shkrirja në serbë”- është plotësisht i mbështetur, por kërkon një zgjerim: Islami e ndërpreu serbizimin, malazezimin, bullgarizimin dhe greqizimin kryesisht në periferinë, në ledhin etnikë të njësisë etnokulturore të Shqipërisë dhe në mjediset shqiptare...
    Domethene Muhamet, te paret tane per 1000 vjet ndiqnin traditen e krishtere orthodhokse dhe qe na shekulli i XIV e deri ne shekullin e XIX u kthyen te gjithe ne myslimane per ti shpetuar asimilimit serb/malazez/bullgar? Po mire ne qe shpetuam duke u bere myslimane, po ata te paret tane si i rezistuan valle atij asimilimit sllav ne ato 1000 vjetet qe ishin te krishtere orthodhokse si fqinjet?! Kaq te prapambetur te kene qene ata te paret tane sa dolen e luftuan krah per krah te gjithe popujve sllave ballkanike ne Fushe-Kosove kunder atij pushtuesit qe na solli ate fene qe ti na e quan "shpetim per kombin"?

    Gjon Kastrioti, kur djali i madh Stanishta u be mysliman ne oborrin e sulltanit dhe martoi edhe nje turke me te cilen lindi Hamzane, kur e pyesnin sa djem ke, thosh kam tre e jo kater. Kurse kur ai nipi turk i Gjergj Kastriotit e tradhetoi ungjin e vet duke u vene ne krye te ushtrise se sulltanit kunder shqiptareve, Gjergj Kastrioti e mposhti, e kapi rob, e internoi ne Napoli si te burgosur, dhe ne fund e shkembeu si rob lufte me Sulltanin.

    Tani po vras mendjen, sikur Gjergj Kastrioti te ishte ende gjalle e te vinte e te lexonte Muhamet Pirakun ne forumin shqiptar, si do te reagonte valle?!

    ...(ish Dardania dhe ish Maqedonia romako-bizantine, piemonti ku nisi ngjizja e kombit shqiptar dhe e njësisë së Shqipërisë etnike)
    Muhamet, mos ke qene pergjumesh kur i ke shkruajtur keto rreshta? Te krahasosh historine e Dardanise dhe Maqedonise me historine e Kosoves dhe FYROM sot, eshte njesoj si te krahasosh driten e diellit me driten e henes e te thuash qe ndricojne njesoj!!! Por ajo qe eshte akoma me e bukur, ajo qe me dhuroi nje buzeqeshje eshte kur thua se ideja e kombit shqiptar dhe Shqiperise etnike lindi ne Kosove e Maqedoni.

    Kombi shqiptar nuk u thye ndonjehere qe te ngjizej perseri me brumin e marre hua nga turqit o Muhamet, se jo te gjithe shqiptaret e nderruan fene e te pareve per nje ciflig apo per nje ofiq ne oborrin e sulltanit. Dhe sa per idene e kombit, djepi i rilindjes kombetare ishte po djepi i atyre krahinave qe mbajten te pacenuar fene, gjakun, traditen e amanetin e te pareve tane.

    Prandaj i dashur Muhamet, nese vertet deshiron qe tua kthesh manastiret shekullore orthodhokse qe te paret e tu ndertuan popullit te Kosoves, nuk eshte nevoja qe ti shpallesh lufte as botes e as Zotit, mjafton qe ti si shqiptar te zbulosh ate fene orthodhokse qe te paret e tu besonin.

    Manastiret dhe kishat shekullore qe te paret tane ndertuan ne Kosove nuk na i moren serbet me force, ne ua dhame vete o Muhamet, qe nga momenti qe ai babai tend zgjodhi qe djalit te tij te mos ia vere emrin Kristaq por Muhamet, mos ta rrisi si te krishtere por si mysliman. Keshtu qe perpara se te besh me faj serbet per pushtimin e kesaj pasurie te pacmuar shpirterore, ki kurajon qe te thuash me plot goje se ato manastiret jane sot ne duart e serbeve se ne braktisem besen e te pareve tane.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 12-01-2007 më 03:50

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-12-2006
    Postime
    27
    Mendoj qe shqiptaret e Kosoves para islamizimit te shumices atje, kane qene me shumice katolike, por ka pasur edhe nje perqindje te konsiderueshme shqiptaresh ortodokse. E them kete duke u bazuar ne faktin e ditur boterisht qe Kosova eshte udhehequr nga Dukagjinet (Pali, Nikolla, dhe Leka) qe kane qene katolike. Mirepo, ka pasur edhe nje perqindje te konsiderueshme shqiptaresh ortodokse dhe manastiret e vjetra ortodokse ne Kosove jane ndertuar nga shqiptaret, bile nder ikonografet ortodokse me te mire te asaj kohe mund ti permendim Llazovicet (vellezerit Llazaj ne Kosove), per te cilet shkruan edhe Skender Riza (historiani kosovar, ish-drejtor i nje prej arkivave me te medha ne bote historike, asaj te Stambollit) ne librin e tij "Shqiptaret e Serbet". Pra, keto monumente shikuar hollesisht jane monumente tona dhe pjese e pasurise sone kulturore kombetare. Per me shume, shqiptaret e kohes se Skenderbeut si ortodokse ashtu edhe katolike, kane qene me shume unitariste (njelloj bashkimi i ketyre dy sekteve kristiane) sesa katolik apo ortodoks.

    Shqiptaret e Kosoves, Maqedonise, dhe gjithe Shqiperise etnike, jane shume me shume ilire, dardane, maqedone, etj. se greket psh. qe jane helene, apo italianet qe jane romake, etj.

    Autori i ketij shkrimi ka bere nje gabim shume te madh para disa kohesh kur shkruajti librin kunder katedrales se madhe shqiptaro-katolike qe do filloj te ndertohet kete vit ne qender te Prishtines, mirepo shihet qe ka permiresime edhe tek ky doktor i shkencave, e jam i bindur qe do permiresohet akoma tani me kohe.

    Qe te gjithe duhet ta kemi shume te qarte se me fundamentalizma e ekstremizma fetare (musliman, katolik, ortodoks, protestan, ateist, etj.) jo vetem qe nuk mund te jemi shqiptare patriote te vertete por as humaniste e civilizues. Secili duhet te mbaj fene e tij qe deshiron por ne te njejten kohe te respektoj edhe fete e tjera e zgjedhjet fetare te te tjereve, pra duke pasur tolerance edhe per fete tjera, vetem keshtu mund te jemi shqiptare patriote te vertete e edhe humaniste e te civilizuar e perparuar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DardaniaRock : 12-01-2007 më 04:44

  5. #5
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Mendoj qe shqiptaret e Kosoves para islamizimit te shumices atje, kane qene me shumice katolike, por ka pasur edhe nje perqindje te konsiderueshme shqiptaresh ortodokse.
    Edhepse s'më pëllqen orthidoksia aspak, unë them se shumica ishin ortodoksë, meqenëse dhe Shëngjergji në Kosovë festohej më 6 maj (me kalendar lindor) e jo me 23 prill (kalendar lindor), pastaj dhe zakone të ndryshme të krishtlindjeve ortodokse fesotheshin në popull etj.

  6. #6
    satyr Maska e Gunnar
    Anëtarësuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490
    te paret tane para 100 vjtesh ishin me shumice muslimane, para 700 me shumice otodokse, para 2000 ishin pagane.

    Me duket se shume e paskemi shkel besen e te pareve tane..........
    To look life in the face....

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-03-2006
    Postime
    74
    Citim Postuar më parë nga Sabriu
    Anëshkrim në artikullin: “Kush po e bënë Metohinë?” të pastorit të kishës protestante të Kosovës - Dr. Fehmi Cakolli, botuar në rubrikën “Shkurt e shqip” të gazetës “Express” të datës 9 dhjetor 2006, fq.4-5.



    “Edhe sikur e drejta të jetë një shpatë që po të zbret në zverk, mos u druaj t’i rrish nën të...!”

    M. Fethullah Gylen



    Prof. Dr. Muhamet PIRRAKU

    Shkrimi “Kush po e bënë Metohinë?” për shumë saktësi shkencore e mendim të
    qartë politik nuk duhet të mbetet e thënë “fushk në dushk...!” Kosova dhe kombi shqiptar në përgjithësi gjendet në një qark vicioz edhe me fajin e shërbyesve politikë shqiptarë, si gjithherë. Pastori Dr. Fehmi Cakolli ka shtënë në pikën e duhur. Të heqësh dorë nga e kaluara, për hire të allishverisheve politike të Fuqive të Mëdha me pushtuesin e Kosovës dhe veçmas të mos përfillësh trashëgiminë kulturore të identitetit të etërve që jeton në ne, e në themele të ardhmënisë shqiptare, është më shumë se tradhti para brezave paraardhës dhe pasardhës.

    E kam pëlqyer formimin e “Ekipit të Unitetit” për “bisedimet për Statusin e Kosovës” në Vjenë, për faktin se nuk e dëshiroja përsëritjen e marrisë shqiptare në Londër, më 1912/13. Kam shpresuar se “ekipi” do të bashkëpunojë me qarqet shkencore kombëtare e ndërkombëtare, dhe do të angazhohet për jetësimin në Kosovën e pavarur të përvojave shtetërore ekzistuese më demokratike në botë, por nuk kam mundur ta marrë me mend se ata që dukën në sipërfaqe të “Ekipit”, për aspirata egoiste apo partiake, do t’u hapin udhë eksperimenteve: multietnicitetit johistorik në Kosovën me mbi 98% të banorëve me civilizim të etnisë shqiptare historike. Turqit e Kosovës, boshnjakët e Kosovës, goranët e Kosovës janë etni iliro-shqiptare, pjesë e civilizimit të kombit shqiptar me gjuhë miras nga bashkëpunimi me pushtuesit, kurse “egjiptasit” dhe “hashkalinjët” tanimë janë pjesë e patjetërsueshme e civilizimit kombëtar shqiptar. Ata nuk kanë tjetër atdhe as tjetër komb. Mbi këto shtylla ka mbështetjen konstatimi shkencor i Profesor Miftar Spahisë - Thaçit, në Dosjen “Rreth Kosovës” të dërguar kryetarëve: Bill Klinton, Boris Jelcin, Xhon Mejxhër, Fransua Miteran dhe Filip Gonzales, më 25 korrik 1993: “Kosova i përket vetvetes, dmth., kombit shqiptar. Ky është fakt, jo foksion, jo mitologji”.

    Legalizimi i eksterritorialitetit të kishave (manastireve) ortodokse, të paqena serbe në gjenezën e tyre dhe pa asnjë shembull në botë, është ndarje e padrejtë e të kaluarës kolonialiste të Serbisë në Kosovë, dukuri e panjohur në historinë e shembjeve të fuqive kolonialiste evropiane në Ballkan, në Azi, në Afrikë, - kushti i parë për të mos pasur kurrë shtet as ligjshmëri në Kosovë. Kur kësaj t’i vije në krah decentralizimi vërtet anakronik territorial administrativ komunal të enklavave me shumicë serbe, ish-çifçinjë në tokat e bejlerëve shqiptarë nga mesi i shekullit XVIII dhe të kolonistëve serbë e malazias nga viti 1912, do të thotë robëri e re serbe mbi një të tretën e popullit etnikë të Kosovës, do të thotë Kosova lëmë e gjithkujt, tokë e askujt, me mina të kurdisura ndërkombëtarisht për shpërthim me teledirigjim sa herë që të kërkohet defaktorizimi i Kosovës dhe i kombit shqiptar në përgjithësi, për interesa të fqinjëve sllavë e grekë ortodoksë. Me fjalët e Profesorit të Univerzitetit Mansfild të Pensilvanisë, të madhit Miftar Spahija - Thaçi në Dosjen e cituar, do të thoshim: “U teprue shumë. Kupa u mbush (...). Serbët janë pushtuesit e Kosovës. Kosovarët janë në trojet e veta (...). Kosova nuk asht nji enklavë në territorin e Serbisë. Ajo është vazhdim gjeografik dhe gjuhësor i Shqipnisë. Atë e pushtoi Serbia më 1912, dhe Konferenca e Londrës 1912-1913 mori nji vendim të padrejtë dhe fyes, kur ia dha Kosovën Serbisë, tue pre, në këtë mënyrë, kombin shqiptar përgjysmë”.

    Konstatimet e pastorit Dr. Fehmi Cakolli:“Shqiptarët e Kosovës para islamizimit kanë qenë shumicë të krishterësh ortodoksë”, se “Kosova historikisht çdo herë ka qenë më shumë nën ndikimin e krishterimit lindor se sa atij perëndimor” janë konstatime shkencore të pamohueshme. Po kështu edhe konstatimi: “Shpeshherë nga intelektualë dhe islamistë të ndryshëm kur flasin për rolin e islamizmit të Kosovës ata pohojnë se pikërisht islami i ka ruajtur kosovarët nga shkrirja në serbë”- është plotësisht i mbështetur, por kërkon një zgjerim: Islami e ndërpreu serbizimin, malazezimin, bullgarizimin dhe greqizimin kryesisht në periferinë, në ledhin etnikë të njësisë etnokulturore të Shqipërisë dhe në mjediset shqiptare (ish Dardania dhe ish Maqedonia romako-bizantine, piemonti ku nisi ngjizja e kombit shqiptar dhe e njësisë së Shqipërisë etnike) të administruara nga kisha bullgare shënnaumiane - ekzarhiste osmane dhe kisha serbe shënsaviane-patriarkiste osmane në Mesjetën e vonë dhe në shekujt e parë të Kohës së re, pikërisht në periudhën e ngjizjes së gjymtyrëve të kategorisë historike shoqërore të kombeve ballkanike.

    Këto teza i kam mbështetur me fakte nga viti 1971, në luftë për tapinë shqiptare të Kosovës në mesjetë - kundër pseudoshkencës historiografike e etnografike serbe. Këtu, mendimet e fisme dhe konstatimet e drejta të Dr. F. Cakolli më duket më e udhës t’i mbështesë me konstatimet në natyrën e mendimit historiografik dhe diplomatik brilant dhe antologjik të Profesor Spahisë, në Skicën “Rreth Kosovës - Verë 1993”: “Turqit ishin komb islamik. Shqiptarët e kuptuan shpejt që nji tjetër rrugë fetare e ndryshme nga ortodoksia, mund t’ua shpëtonte shpirtin para Zotit, dhe, në të njejtën kohë, mund t’ua këpuste zinxhirët e serbianizimit ose të helenizimit. Ata e kapën momentin dhe nuk u luhatën gjatë çfarë me ba. Ishte nji moment unikal historik i nji rëndësie tejet të madhe. Dhe ata nuk e lanë t’u shpëtonte. Ata nisën me u konvertue në Islam për të qenë të ndryshëm, madje edhe në çështjet fetare, nga serbët dhe grekët e për të ruejtë kësisoj, individualitetin e vet si shqiptar. Islamizimi i tyne, ishte lëvizja ma racionale në historinë e tyne të gjatë të vuajtjeve nga invazionet sllave. Ata duhej të ndryshonin fenë, kjo ishte domosdoshmëri, sepse edhe nën zotnimin turk, përderisa ata nuk kishin kishën e vetë autoqefale, ata duhej të praktikonin fenë e tyne ortodokse në kishat serbe dhe greke. Si pasojë, ata ishin në rrezik me u asimilue nëpërmjet fesë, siç kishte ndodhë nën okupimin serb ose greko-bizantin. Shqiptarët nuk u luhatën, ata u konvertuen me mija, me qinda mija, së pari udhëheqësit e tyne, princat e tyne”.

    Uroj që këtë shkrim ta lexojnë intelektualët kadaristë dhe katedralistë aktualë! Hëpërhë, ndalemi këtu. Konstatimi politik i Pastorit protestant për konstatimin politik të “përgjegjësit për minoritete” në “Ekipin e Unitetit”, Z. Veton Surroi “se përderisa nuk ka asnjë shqiptar ortodoks në Kosovë prandaj edhe nuk mundet të quhet bashkësia fetare Kisha Ortodokse e Kosovës, por vetëm si Kisha Ortodokse Serbe (e Serbisë). Ky është kulmi rezonues i injorancës së një politikani që mbahet për lider në Kosovë (...). Ai e anashkalon aq keq historinë e Kosovës, sikur ai nuk e di se para islamizimit të Kosovarëve ata historikisht kanë qenë të krishterë ortodoksë; madje, çdoherë në Kosovë shqiptarët kanë qenë shumicë e të krishterëve të ritit lindor” - është kjo shprehje e integritetit dhe e guximit intelektual shqiptar të Z. Cakolli. E vetmja gjë që duhet të theksoj këtu është fakti se konstatimet e Z. Surroi dalin nga platforma politike e Qeverisë Çeku. Këtë e kam provuar vetë, në ditët sa po e mori postin e kryeministrit.

    Meqë midis punëtorëve shkencorë dhe qeveritarëve shqiptarë gjithandej në periudhën e tranzicionit nga komunizmi në demokraci dhe nga robëria në liri, është një gji deti pa trapa lidhës, në Të pamën për Nanën e një eprori të TMK-së, e para mësuese shqiptare në Drenicë, rastisi të takohem me Kryeministrin e sapofronsuar, i shoqëruar nga sfita. Dhe, sikur me ra radha t’ia uroj fronsimin, me pak rrotlla, dhe i shtrova një tufë kërkesa: “Po shkoni në Bisedimet në Vjenë. Mendoj se Ato duhet të paraqiten si bisedime kosovaro-ndërkombëtare dhe jo shqiptaro-serbe; të mos pranohen eksterritorialitete të manastireve, por manastiret dhe kishat ortodokse historike të trajtohen si pasuri ortodokse vendore, kosovare, jo nacionale serbe. Të mbështetet qëndrimi shkencor se nuk ka xhami shqiptare, as kishë katolike shqiptare dhe as kishë ortodokse serbe. Perceptimi nacional i tempujve fetar është edhe antibiblik dhe antikuranor...!”

    Kryeministri, Zoti Çeku, në mënyrën më lakonike, me një nënqeshje cinike, goditi këshillat e mia: “Vetëm edhe kjo na duhet...!”, kurse një sejmen i tij, me një arrogancë, shkoi edhe më larg. Ky ishte mësim për mua të ndjekë udhë të tjera, si në Kohën e Rugovës - Ndërkombëtarizimin e të vërtetave shkencore me Letra publike dhe me Letra interne - drejtuar personaliteteve ndërkombëtare dhe drejtuesve të UNMIK-ut.

    Nuk qëndron i plotë konstatimi i hirësisë Z. Cakolli: “Gjatë kohës së Perandorisë Osmane në Kosovë ka ndodhur rrënimi dhe prishja e shumë kishave katolike, por jo edhe atyre ortodokse”. E para, kisha katolike në Kosovë nuk është më e hershme se pushteti nemanjid. Kishat e para katolike në qendrat zejtare e xehetarie të Kosovës ishin faltore të elementit evropianë: xehehetarë, tregtarë, diplomatë etj. Këto kisha do të goditën me Krisobulat dhe Zakonikët e carëvet nemanjid, shumë para filleve të Islamit. Fillet e aktivitetit administrativ të Kishës romano-katolike në trojet shqiptare të Tivarit (në territorin e “Shqipërisë Venedikase”) nisen në fillim të shekullit XII, kurse konsolidimi i Administratës së kishës romano-katolike në Kosovë ndodhi në periudhën e lulëzimit të Perandorisë Osmane në Ballkan, pikërisht në shek. XVI/XVII, nën patronatin e Papatit dhe të Evropës. Kjo është edhe periudha më e fuqishme e autoqefalitetit të Patriarkisë Ortodokse të Pejës, që shënoi kurorëzimin e procesit të serbizimit të kishës bizantine në Kosovë dhe zyrtarizmin osman të përvetësimit të trashëgimisë fetare e kishtare shqiptare të ritit lindor në trevat shqiptare të administruara nga Patriarkana e Pejës.

    Të konstatojmë edhe këtë fakt: Deri në fund të shekullit XVII, kur në njëfarë dore mori fund kalimi masiv i shqiptarëve në Islam me ndërhyrje të Papatit, të Rusisë dhe të Evropës në çështjet fetare në Perandorinë Osmane, nuk pati as rrënime të kishave ortodokse. Tani, shqiptarët myslimanë ishin ata që i rrënuan kishat e tyre ortodokse, me gurtë e të cilave aty-këtu bënë xhami, kulla, mure oborresh ose mullinj. Kisha ortodokse institucionale osman, do të lulëzojë si kishë serbe pakthyeshëm nga pjesa e dytë e shekullit XVIII, përkatësisht gjatë shekullit XIX, gjithnjë nën mbrojtje të pushtetit osman dhe nën patronatin ndërkombëtar shtetëror dhe kishtar ruso-evropian.

    Këtu, tashti, e do nevoja t’ia ofrojmë fjalën Profesor Spahisë: “Konvertimi në islam u diktue nga nevoja për të ruejtë kombësinë shqiptare, për të qenë ndryshe nga serbët dhe grekët dhe jo nga nji krizë ndërgjegjeje në Jezu Krishtin. Ata ia kishin frikën dhe e urrenin popin, që serbizonte dhe papà-in që i helenizonte, por jo priftin katolik, sepse ky nuk rrekej me i latinizue. Gati gjithë populli shqiptar u ba mysliman. Ky konvertim masiv u dha mundësinë dhe lehtësinë atyne shqiptarëve, të cilët parapëlqyen me mbetë ortodoksë që të ruenin gjuhën dhe kombësinë shqiptare” - brenda ledhit territorial islam përkufizues të qenies Shqipëri Etnike.

    Në shkrimin e Pastorit të nderuar hasim, për të parën herë, një koncept shkencor filozofiko-historiografik lëndor: Metohizëm përdukurinë e pranimit të kantonizimit serb të Kosovës përmes decentralizimit komunal dhe eksterritorialitetit serb të mbi 35 manastireve dhe të kishave ortodokse të Kosovës. Konstatimet se “Metohizmi (është) strategjia serbe për t’i lënë shqiptarët ardhacakë dhe fundamentalistë” islamë, në trojet stërgjyshore, është gjedhë aktuale e mendimit politik dhe shkencor shqiptar. Do të mbetët në analet e mendimit shkencor dhe politik konstatimi i Dr. Fehmi Cakollit se koncepti “metohizëm” ngërthenë aspiratën serbe shekullore për përvetësimin e trashëgimisë bizantine-ortodokse në Kosovë dhe gjetkë në trojet shqiptare, por konstatimit se “Sot Veton Surroi dhe Lutfi Haziri, me dashje ose pa dashje, janë shndërruar në strategjinë serbe të bërjes së metoheve nëpër Kosovë (...), sufraganë (në kuptimin jo pezhurativ por atë klasik; d.m.th. ndihmës i klerit) e këtij procesi”, kur ti shtohet edhe konstatimi në vijim se “Trashëgimia kulturore është e gjithë atyre që e kanë krijuar, e gjithë atyre që e kanë zhvilluar, e gjithë atyre që e kanë përdorur dhe e gjithë atyre që e kanë zotëruar, apo pushtuar” është mendim politik, etnografik dhe historiografik antologjik.

    Mbi këtë amplitudë, Profesor Miftar Spahija - Thaçi, do t’i thërriste UNMIK-ut, Ahtisarit, Kofi Annanit, Grupit të Kontaktit, sot, me fjalët që ua kishte drejtuar, më 1993, burrave shtetëror më të rëndësishëm, për Krizën e Kosovës dhe Çështjen shqiptare të ndërlikuar me dhunë diplomatike ndërkombëtar në Kongresin e Berlinit, në Konferencën e Londrës, dhe në Konferencën e Versajës: “Shqiptarët nuk kishin një kishë të veten, autoqefale që të kujdesej për nevojat e tyne shpirtnore në gjuhën e tyre. Ata duhej t’i thithnin mësimet e Jezusit përmes popit serb ose papà-it grek. Nuk kishte rrugë tjetër. Feja ishte gjithçka në kohën bizantine, në qoftë se njeriu nuk donte të shkëputej nga Zoti dhe të përbuzej nga njerëzit. Shqiptarët duhej të shkonin në kishën serbe që të kuptoheshin prej Zotit. Zoti ishte nga ana e Serbisë. Ai nuk njihte shqipen, por njihte gjuhën greke, serbe, bullgare(...)! Grekët, bullgarët dhe serbët nuk kishin ndonjë arsye me u ba muslimanë. Turqit jo vetëm respektonin fenë e tyren ortodokse, por njihnin, gjithashtu, madje patriarkatet kombëtare respektive: prandaj, pse me u konvertue në Islam? Sot, mburren që kanë ruejtë fenë e vet ortodokse për të marrë lëvdata prej evropianëve dhe amerikanëve dhe, në të njejtën kohë, për të qortue e fajësue shqiptarët, si nji entitet fetar i huej brenda kristianitetit evropian! Si pasojë, ata presin të shpërblehen në dam të viseve shqiptare (...). Sot Serbia po i errëson problemet. Ajo po përzien politikën me fenë me qëllim që të grabisë tokë në dam ose ma fort me vrasjen e popujve dhe kombeve islamë (...). Serbët mburren se janë flamurtarët e kristianitetit evropian kundër Islamit. Sesa beson Evropa a sesa mashtrohet Evropa, kjo asht nji çeshtje e gjakut të përbashkët sllav me Rusinë, e miqësisë evropiane dhe amerikane, e bazueme në interesat strategjike (...). Miqësia me serbët asht nji njollë e zezë në ndërgjegjen e Evropës dhe t’Amerikës. Nuk e vlen të kesh nji mik të tillë, të zhytun në gjak dhe në turp.”

    Pastori protestant Dr. Fehmi Cakolli, me të drejtë dhe mbështetje logjike, politike dhe historike, proteston: “...nacionalizimi i asaj lloj trashëgimie kulturore që s’ka amësi, është vetëm akt i përvetësimit, ashtu sikur pandeh Serbia se të gjitha kishat ortodokse në Kosovë janë serbe (...). Nëse dikush synon që t’i mbrojë kishat ortodokse në Kosovë përmes eksterritorialiteti atëherë ky do të jetë dëmi më i madh për të ardhmen e këtyre kishave, pasi që përmes izolimit dhe pronësimit të dhunshëm do të krijojnë çdoherë ndjenja tunduese tek shumica e njerëzve që jetojnë këtu”.

    Hirësia e tij, Cakolli, e përmbylli shkrimin me plot mesazh që i shkon natyrës së pozitës së tij të udhëheqësit shpirtëror të ungjillorëve: “Kështu e shohim se çfarë politike po bëjnë sot liderët tanë të quajtur Veton Surroi dhe Lutfi Haziri. Le të lutemi për ta!” - Unë, megjithatë, do të kërkoja t’i ndalojmë jo vetëm ata, por Qeverinë kukull unmikiane, sepse dëmi i aminimeve të saj është më i pariparueshëm se sa shtyrjet e zgjidhjes së statusit konjuktural ndërkombëtar të Kosovës, dhunë kjo ndërkombëtare ndaj Çështjes shqiptare, e vetme e mundshme për zgjidhje të drejtë me Vetëvendosje të popullit. Profesor Miftar Spahija do të kërkonte: “Serbia le t’i sosë ditët e padenja në mënyrë paqësore, siç i kanë sosë përpara saj disa perandori të tjera!”

    Prishtinë, 13 dhjetor 2006



    Përgatiti:Sabri Selmani
    Gjermani


    Mesa duket ketu mundohet te perqeshet ne menyre indirekte historia shqiptaro-dardane nga nje autor i cili me titullin e tij "profesor" pra M.Pirraku kerkon te manipuloje sipas situatave politike opinionin publik shqiptar.
    Ne kohen e jugosllavise ishte komunist ne fillimin e viteve 90-ta patriot shqiptar dhe pas clirimit te kosoves musliman fundamentalist.
    Ne vitin 1990 M.Pirraku doli ne fush-kosove per te pranuar faljen e gjakut nga familja e viktimes qe ja kish shkaktuar nje pjestar i familjes se M.Pirrakut.
    Aty Muhameti si profesor qe ishte nuk u bazua ne koran apo ne no nji ligj tjeter qe e kan sjell muslimant magjup me origjin gjys bangladeshi gjys mongolesh qe e qunin veten osman por ju kerkoj shqiptareve qe te shikonin dhe te mbronin traditen e forte shqiptare qe e ka origjinen qe ne antike, dhe te falnin gjakun atij sepse kshtu e don tradita shqiptare qe burrnia shqiptare asht me fale e jo me marr hak.
    Po te veresh librat e tij sidomos pas ardhjes se "skenderbeut"ne prishtin si "i madhi myderiz ymer prizreni" dhe kush e di se sa organizime per te kujtuar punen e madhe te kush e di se sa "hafuzash" qe ne perandorine osmane qe paskan arritur shum me studimin e kuranit apo te tradites aziatike
    mund te vijsh vetem ne n je konkluzion se Pr.M.Pirraku eshte nje sahanlepires lindor dhe se atij mund ti pershtatet vetem ky tekst i krist malokit si me poshte
    PERENDIMOR APO LINDOR



    Lindorizma shqiptare është një sistem mendimesh, ndjenjash dhe instinktesh, si çdo sistem tjetër jetese, me një botëkuptim të tijën.

    Si më të parën karakteristike të lindorit shqiptar marrim proverbin e çdo qelepirxhiu të pashpirt: “Haja qenit, pija qenit”. Lindori shqiptar

    i pret të gjitha të mirat për vete - qelepir - nga të tjerët; bota për të është një burim i pashterun mjetesh, qejfesh e lezetesh të cilët ai i

    shfrytëzon me çdo mënyrë e metodë, pa pyetur se ku nget e ku vret. Detyrë të ndershme apo sakrifica vetmohuese ndaj botës pranë nuk

    njeh kurrë lindori shqiptar. Përkundrazi ushujza lindore, e pangijshme, i ngjitet trupit të përbashkët dhe shoqëror dhe ia thith gjakun pa asnjë

    droje e kujdesje. Dhe në vend që të turpërohet për veprën shkatërrimtare të veten, lindori shqiptar bëhet edhe ma kryenalt, ma kapadai, ma qejfli.



    Lindori shqiptar nuk njeh turp, ai s’ka cipë që t’i nxihet. Lindori shqiptar është i zoti për të gjitha turpet. Shet babë e nane, besën e nderin e vet,

    për mos me thanë: shpirtin e trupin e vet; vetem e përvetëm që t’i shkojë kungulli mbi ujë. Idealet e lindorit shqiptar janë kolltuku e llokma; dhe për t’i

    siguruar vehtes këto të mira ai përdor çdo mjet: bëhet kur e do nevoja edhe patriot edhe tradhtar, monarkist e bolshevik, përparimtar e reaksionar,

    e bile edhe shok i fortë me të tjerë. Porse në shpirtin e vet është Lindori kryekëput rrënimtar, është shkatërrues dhe bashkohet me të tjerët si ato ujqt

    që vejnë së bashku në pre, por që e shqyjnë shokun e vet kur dobësohet apo plagoset udhës. Sepse Lindori shqiptar i ka instinktet e ujkut vetjak, të ujkut tek.

    Vendi ku ushqehet dhe majet Lindori shqiptar është atdhe për te. Jo sepse e don, por sepse e shfrytëzon; dhe e shfrytezon pa pikë turpi, dhimbje e kujdesje.



    Është gabim kur thuhet se Lindorizma na ka ardhur fillimisht nga Azia, apo nëpërmjet fesë mohamedane, apo edhe nga populli turk. Jo kurrsesi, Lindorizma e jonë

    është një dhanti fatale e krishterimit euro-aziatik. Po spjegohem! Ne shekullin VIII, aty kah viti 740 e.s., do me thanë 600 vjet para se me shkelë turku në Atdheun tonë,

    Shqipëria u bë province e Bizantit, nën Leonin III. të quajtur Isaurios. Dhe nga ky despot i tmerrshëm u ngushtuan të gjithë shqiptarët me u nda nga kisha romake

    (perendimore) e me u fundos ndër labirinthet e errta të kishës bizantine (Lindore) të atëherëshme. Por s’ishte aq fort ndamja (skizma) kishtare sesa ai shpirt i administrates

    bizantine, plot angth e myk, që u pllakos si një shpirtër i zi, si një hije murtaje mbi mbarë kombin shqiptar. Turqia ka qenë trashëgimtarja dhe kujdestarja e mirazit bizantin,

    dhe kësulja e kuqe - një krijesë greko-bizantine - u pranua si një simbol i atij trashëgimi.



    Se ç’don me thanë shpirt bizantin e di pothuaj secili që ka lexuar ndopak fletët e historisë së kulturës. Mjafton të përmendet se bizantizmi historik është po njëlloj

    me Lindorizmën shqiptare që u përshkrua më lart. Shqiptari i shkret ia ka thithur lëngun asaj bizantizme shkatërrimtare brenda 12 shekujve të kaluar - qysh nga viti 740 -

    dhe është kalbur dalëngadalë në trup e në shpirt të vet, duke iu shprishur kësodore fuqitë e tij më të thjeshtat e më fisnike bashkë-kombëtare. Shqiptari dikur ka pasur

    nje dashuri të përvlueme dhe një besim të pafund ndaj Zotat e qiellit e të tokës, ndaj vendit dhe trashigimit të të Parëve dhe ndaj vllezërve të vet shqiptare.

    Vala aristokratike dhe drita politike-filozofike që dridhen edhe sot në amanetet e pluhurosura të Kanunit të Lekë Dukagjinit dhe ndër sa e sa tradita malësore-shqiptare

    lenë me kuptuar lartësinë shpirtërore dhe heroizmën vetflijuese të të Parëve tonë dikur.



    Porse të gjitha ato veti të larta e bashkë-ndërtuese shkuan dëm e huq nëpër hejmin shkatërrues të bizantizmës. Sepse si në mbarështrimin shoqëror e politik,

    d.m.th. ndër marredhëniet e shqiptarit me shqiptarin dhe ndër marrëdhëniet e shqiptarit me shtetin e tij u fut e u përhap shpirti bizantin si një epidemi rrënimtare

    dhe e deformoi karakterin e drejtë të shqiptarit në një bollë amorfe. Si i tha nënprefekti djalit të ri që po hynte rishtas kryetar komuneje: “Biro, ato që ke mësuar

    në kurse e libra hidhi mënjëanë. Po deshe të jesh një nepunës i mirë, të lavdohesh dhe të nderohesh, mbaje popullin me premtime. Sille vërdallë nga një ditë në tjetren,

    deri sa të mërzitet dhe mos i kryej ndonjë punë”.



    Vet djelmnia e shkolluar e ka gabim kur kujton se perendimorja përmbahet vetëm ndër veshje e mbathje evropjane, apo në të ndëjunit plot kotësi nëpër sallone,

    apo edhe me kryerjen e ndonjë detyre sa për formë e për të rrëmbyer një rrogë të majme, etj. Perendimorja e vërtetë tregohet pikësepari në kryerjen e një detyre të ndershme,

    fund e majë për hatër të asaj detyre dhe pa qenë i shtyrë nga zori, nga ndonje dëshirë e prujtun apo nga shkëlqimi i ndonje fitimi marerial. Bile perendimori i vërtetë

    karakterizohet nga menyra se si ai i ngarkon vetes me vetdashje detyra të rënda, jashtë detyrave të zakonshme e të domosdoshme. Heroizëm s’kerkohet prej askujt,

    porse lartësia morale e një perendimori matet me graden e vetmohimit dhe vetflijimit rreth nje ideje të lartë, rreth nje ideje që s’ka punë me kolltuqe apo llokma.



    Detyra e përditshme e një perendimori është: Vepro gjithmonë në një mënyrë të atillë që sjellja jote të jetë shembull dhe rregull mbarëvajtjeje për të gjithë;

    sillu si njeri i butë me të tjerët, pa hile; pranoje, nderoje dhe çmoje çdo njeri pa qëllime dhe prapamendime lindore. Dhe këto të gjitha kërkohen dhe detyrohen tek çdo njeri

    - i madh a i vogel, pasanik apo i varfër, shkollar apo bilmez - jo nëpër premtime materialiste apo friksime fetare, por vetem e përvetëm në emër të një njerëzimi të lartëm,

    i cili mbështetet mbi ato të drejta hyjnore që kanë mbirë në zemrën e çdo njeriu pak a shume normal. Dhe shpirti fisnik i një perendimori është pikërsiht ajo dhimbje mëshire

    dhe flijëplotë që drejtohet kundrejt çdo krijese nevojtare, por sidomos kundrejt çdo njeriu fatmjerë, kundrejt çdo populli varfanjak, e më së forti kundrejt kombit të vet në rrezik.



    Prof. Krist Maloki

    Gazeta “Përpjekja Shqiptare” 1937

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Jimmi_1978
    Anëtarësuar
    10-11-2006
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    443
    Kosovaret nuk i kane humbur kishat ortodokse ne Kosove, kishat do jene aty tek kosovaret sepse ska kush i perdor tjeter pos nesh, por Kosovaret jane larguar perkohesisht prej kishave deri sa te mesojme se skemi asgje te keqe prej tyre, deri sa te mesojme se baballaret tane dikur luteshin ne ato vende dhe i quanin shtepi e zotit dhe gjenin prehje ne to, prandaj duhet te mesohemi ti ruajm ato e jo ti shkaterrojme per vetem 2 dite.
    Kishat sdo te mund ti bart askush ne serbi, e as serbia nuk mund te vije ne Kosove ti praktikoj traditat fetare, ato do te mbesin te Kosoves, ajo eshte pasuri e Kosoves.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Jimmi_1978 : 03-02-2007 më 21:18
    Barca

  9. #9
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Ato kisha do të shëndrrohen në tempuj ilirë.

  10. #10
    Perjashtuar Maska e Zëu_s
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Citim Postuar më parë nga jimmychrist
    Kosovaret nuk i kane humbur kishat ortodokse ne Kosove, kishat do jene aty tek kosovaret sepse ska kush i perdor tjeter pos nesh, por Kosovaret jane larguar perkohesisht prej kishave deri sa te mesojme se skemi asgje te keqe prej tyre, deri sa te mesojme se baballaret tane dikur luteshin ne ato vende dhe i quanin shtepi e zotit dhe gjenin prehje ne to, prandaj duhet te mesohemi ti ruajm ato e jo ti shkaterrojme per vetem 2 dite.
    Kishat sdo te mund ti bart askush ne serbi, e as serbia nuk mund te vije ne Kosove ti praktikoj traditat fetare, ato do te mbesin te Kosoves, ajo eshte pasuri e Kosoves.
    Eh more i nderuari Jimmychrist, Kosovaret (Shqiptaret e Kosoves) i kan humbur moti thesaret e tyre te vjetra, kishat e tyre orthodoxe, e sot keta udheheqsit tone vetem po ia bejne aminin qe ato Kisha nuk kan qene, nuk jan dhe kurre nuk do te jene te Shqiptarve.

    Se lere qe e gjith bota po i quan "kishat orthdoxe SERBE te Kosove", por edhe vet Shqiptaret po i quajn me gojen e tyre Kishat Orthdoxe SERBE te Kosoves, sikur ai prifti "shqiptar" orthodox nga Shqipria ne ate emisionin ne RTK qe thoshte se te gjitha kishat orthodoxe ne Kosove jan te ndertuara nga Serbet e jo nga Shqiptaret.

    A je duke e lexuar o Ilirian Papa aka Albo, se goxha shume je duke i peshtyre ne fytyre SHQIPTARET katholik dhe musliman.

    Shqiptaret e Dardanise (Kosoves) kan qene Katholik dhe Orthodox, te perzier pra, si ne Shqipri poashtu ne Greqi dhe ne Maqedoni, qe kan jetuar gjithmone ne harmori, paqe dhe tolerance mes veti, deri sot, e pas sotit nuk te garanton askush me se a do te vazhdoje keshtu apo jo, sepse sot na kan dal disa "me te menqur" se te paret tone, e po mundohen me mesue Hallen me marue petlla.

    Sa per shkatrrimin e kishave orthodoxe ne Kosove heren e fundit, eshte e vertet qe perveq sigurimit sekret serb ka edhe disa "shqiptar" qe kan patur gisht. Por budallalleku i njeriut nuk ka skaj, se pa mare parasysh, o i marre, se çfar besimi ke sot apo pas dymije viteve, mos i shkatrro ato te vjetrat se jan tuat, eshte nje thesare i qmueshem i yti, oj marioneta e Fares se Dreqit qe jeni verbuar deri ne maximum.

    Siç e dini gati te gjith une jam nga Dardania (Kosova) dhe te paret e mi kan patur fene e vertet te Zotit, pastaj e nderruan nga e verteta ne pagan, pastaj nga paganizmi ne Katholik e jo Orthodox, pastaj nga Katholik ne musliman, e sot une jam SHQIPTAR musliman, dhe s'ka bire nane qe ma ndrron féne, se keta njerzit e sotem qe po i ndrrojne féte kaq shpejt, nga katholik ne orthodox dhe anasjelltas, nga i krishtere ne musliman dhe anasjelltas, dhe keta qe e ndrruan kaq shpejt nga sunit ne vahabije jan ata njerz labil dhe te prapambetur mentalisht qe po te iu kerkohet nga dikush, ata neser e ndrrojne féne ne hindus dhe i luten Lopes se Shenjt, e iu therrasin Lopeve ne livadh "o Zoter te Plotfuqishem".

    Mos koft keshtu siç po them une, ket koken time n'm*t do e hudhi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zëu_s : 04-02-2007 më 01:33

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skënderbeu
    Nga Arbushi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Rreth Përhapjes Së Islamit Ndër Shqiptarët
    Nga cobra në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 14:47
  3. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •