Bledi Ēelaj u paraqit nė policinė e Tiranės bashkė me avokatin e tij. Mė 14 shtator, ai mundi tu shpėtonte uniformave blu
Droga nė QSUT, vetėdorėzohet infermieri
37-vjeēari pranon akuzėn. Prej disa ditėsh ishte fshehur te miqtė e tij
Arrestohet infermieri i shpallur nė kėrkim pėr tregtim heroine. Prangosja e tij u mundėsua nė orėt e pasdites sė djeshme, ku ai u ėshtė dorėzuar forcave antidrogė tė kryeqytetit. Bledi Ēelaj u identifikua para pak ditėsh si furnizues droge pėr disa shpėrndarės tė Tiranės. Sipas tė dhėnave, natėn e operacionit, infermieri 37-vjeēar kishte arritur ti shpėtonte prangosjes. Burimet zyrtare nga Drejtoria e Policisė sė Tiranės bėnė tė ditur se nga specialistė tė sektorit tė luftės kundėr drogės u bė e mundur prangosja e shtetasit nė kėrkim Bledi Aleksandėr Ēelaj, 37 vjeē, banues nė Tiranė, me detyrė infermier pranė pavijonit tė djegieve nė spitalin "Nėnė Tereza". "Ky person ishte shpallur nė kėrkim nga policia e Tiranės, pasi dyshohet se duke qenė i punėsuar si infermier, u shiste personave tė ndryshėm lėndė narkotike tė llojit heroinė. Njė tregti tė tillė, ai e kryente nė ambientet e spitalit "Nėnė Tereza". Mė datė 14 shtator, policia nisi operacionin pėr kapjen e tij, por mundėsoi vetėm arrestimin e shpėrndarėsit Denio Ermir Gjinali, 30 vjeē, banues nė Tiranė, student pranė Institutit Bujqėsor tė Kamzės. Ky i fundit u kap nė ambientet e njė bar-kafeje, nė momentin e shkėmbimit tė lėndės narkotike prej 2 gramėsh, duke ia shitur personave tė tjerė. Pas kapjes sė menjėhershme tė shtetasit Denio Gjinali, ai ka deklaruar se lėndėn narkotike e blinte dhe furnizohej shpeshherė, nga Bledi Aleksandėr Ēelaj. Sipas tė dhėnave nga grupi hetimor nė policinė e Tiranės, ndaj shtetasit Ēelaj u mor masa e ndalimit rreth orės 21.00 tė sė hėnės pėr konsumim tė veprės penale, prodhimit dhe shitjes sė narkotikėve. Sipas uniformave blu, natėn e operacionit tė parė, Ēelaj ka qenė nė punė, por ishte larguar dhe kolegėt e tij nuk e dinin arsyen. Gjatė kontrolleve nė sendet vetjake, policia ka bllokuar pasaportėn dhe lejen e drejtimit tė makinės. Ndėrkaq, dy efektiva blu, gjatė gjithė kėtyre ditėve kanė ruajtur makinėn e infermierit, qė ndodhej pėrballė repartit tė djegieve nė QSUT. Uniformat blu kanė kontrolluar imtėsisht nė ambientet e Spitalit dhe tė pavijonit, ku Ēela punonte. Gjithashtu, i ėshtė kontrolluar dhe gardėroba dhe nė pėrparėsen e tij u gjetėn rreth 12 gramė heroinė e paketuar nė 45 doza, ndėrsa 9 doza u gjetėn tė boshatisura. Ndėrkohė, 37-vjeēari dyshohet se duke qenė i punėsuar si infermier, shiste heroinė nė ambientet e spitalit "Nėnė Tereza". Sipas policisė, 37-vjeēari ka pranuar tė vetėdorėzohej nė prani tė avokatit tė tij. Kur i arrestuari ėshtė marrė nė pyetje nga oficeri i policisė gjyqėsore, ai e ka pranuar akuzėn e ngritur ndaj tij.
Gazeta Shqip
Krijoni Kontakt