Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 37
  1. #1
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Droga ne Shqiperi

    Durres, policia sekuestron 10 kilograme heroine. Arrestohet 52-vjecari


    • Sipas policise mendohet se heroina e cila ishte e fshehur poshtė serbatorit tė makinės, ishte e desitinuar per shperndarje brenda per brenda vendit

    Dhjete kilograme droge e tipit heroine eshte sekuestruar ne qytetin e Durresit pasditen e sotme nga policia e ketij qyteti. Ne prangat ka rene 52-vjecari Arjan Polisi, nga Librazhdi por me banim ne Tirane. Ai eshte kapur ne periferi te qytetit te Durresit, teksa udhetoonte ne drejtim te Tiranes me makinen e tij, tip Benz me targe TR 29 58 F. Operacioni per kapjen e 52-vjecarit ishte I mireorganizuar pas marrjes se informacionit nga informatore nga Tirana ne adrese te antidroges se Durresit. Kjo e fundit ka njoftuar policine e qytetit, e cila me pas I ka bere prite makines ku ndodhej droga. Sipas njoftimeve te para te policise, mendohet se heroina e cila ishte e fshehur poshtė serbatorit tė makinės, ishte e desitinuar per shperndarje brenda per brenda vendit, kryesisht ne jug, por per t’u trafikuar jashte. Tashme kane nisur procedurat e hetimit

    Gazeta Shqiptare

    *~*~*~*~*

    Eshte nje fenomen qe po prek gjithmone e me teper shoqerine shqiptare.. Do doja ne kete teme te jepni opnionin tuaj rreth droges ne Shqiperi. Informacione te ndryshme se si ajo shperndahet, se si arrin te merret nga te rinjte etj etj.

    Zemrushja
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zemrushja : 21-04-2007 mė 02:10
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  2. #2
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Agjenti i infiltruar zbuloi rrjetin e trafikut

    Njė agjent i infiltruar i policisė zbuloi rrjetin e trafikut tė drogės. Pas disa kontakteve me tė dyshuarit, agjenti lė takim me ta dhe bie dakord qė t’i sjellin sasinė e heroinės. Sipas tė pandehurve, droga ishte marrė nė Shkup pėr 60 mijė euro dhe do tė dorėzohej tek disa shqiptarė para “Hotel Mondial”, aty ku policia bėri dhe goditjen pėrfundimtare. Tre tė akuzuarit janė shprehur se bashkė me ta ėshtė ndaluar dhe njė person i katėrt qė ishte pikėrisht porositėsi dhe pritėsi i mallit. Por nė fakt, ai ka qenė agjenti qė policia kishte infiltruar pėr tė zbuluar rrjetin e trafikut tė drogės. Agjenti ėshtė lėnė mė pas i lirė. Ndėrsa tre tė pandehurit, tė ndodhur para njė fakti tė tillė, kanė pranuar akuzėn. Prokuroria pretendon se ka njė sėrė provash qė vėrtetojnė fajėsinė e tre shqiptaro-maqedonasve.

    Ballkanweb
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  3. #3
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Droga, pėrgjimet nė qeli tradhtojnė maqedonasit

    Dy tė pandehurit zbulojnė rrjetin. Flisnin nė turqishte tė vjetėr

    Me njė turqishte tė vjetėr, dy shqiptaro-maqedonasit, Blerim Fejzullau dhe Habib Rexhepi, tė akuzuar pėr trafik droge, kanė biseduar pėr disa minuta nė qelitė e paraburgimit, pa e ditur se ishin vėnė nė pėrgjim. Por kjo bisedė e tyre ėshtė shndėrruar nė njė provė tė fortė pėr Prokurorinė e Krimeve tė Rėnda, pasi tė pandehurit kanė hedhur dritė mbi rrjetin e trafikut tė drogės, duke “tradhtuar” nė kėtė mėnyrė veten e tyre. Dje, gjatė njė seance gjyqėsore qė u zhvillua nė gjykatėn e Krimeve tė Rėnda nė ngarkim tė tre tė pandehurve, Fejzullau Rexhepi dhe Naser Tahiri, ėshtė dėgjuar pikėrisht pėrgjimi ambiental i realizuar nė qelitė e paraburgimit. “Duhet tė paguajmė qė tė dalim sa mė parė nga ky vend. Tė shpresojmė qė Naseri tė mos flasė”, - shprehet i pandehuri Rexhepi. Biseda zgjati pėr disa minuta dhe ėshtė njė ndėr provat mė tė forta qė ka nė dorė prokuroria, pėr tė provuar akuzat e ngritura ndaj tė pandehurve.

    PĖRGJIMI

    Pas arrestimit nė tetor tė vitit tė kaluar, Blerim Fejzulla dhe Habib Rexhepi janė lėnė qėllimisht nė njė qeli. Duke pėrfituar nga ky rast, dy tė pandehurit kanė nisur tė bisedojnė pėr tė rėnė dakord mes tyre, qė tė mos flisnin gjatė marrjes nė pyetje. Por biseda mes tyre ka rrjedhur nė favor tė prokurorisė. Pa e ditur se ata ishin nė pėrgjim, kanė nisur tė bisedojmė pėr njė ēantė, tė cilėn duhet ta merrnin nė njė destinacion tė caktuar. Sipas prokurorisė, ēanta pėr tė cilėn flasin dy tė akuzuarit, ka tė bėjė me veprimtarinė e tyre kriminale tė trafikut tė drogės. Dy tė pandehurit kanė komunikuar nė gjuhė turke. Sipas pėrkthyesit prezent nė sallėn e gjyqit, gjuha qė kanė pėrdorur Fejzullau dhe Rexhepi ėshtė turqishte e vjetėr, pa rend gramatikor qė pėrdoret ende nė disa vende tė Ballkanit. Nė bisedė e sipėr, dy tė akuzuarit pėrmendin dhe emrin e tė pandehurit tė tretė, Naser Tahiri. “Shpresojmė tė mos flasė”, - shprehet Habib Rexhepi, duke vazhduar sėrish rreth muhabetit tė ēantės, tė cilėn duhet tė arrinin ta merrnin patjetėr.

    MESAZHET

    Po dje janė bėrė publike dhe disa mesazhe tė pėrkthyera nga gjuha maqedonase, tė gjetur nė telefonin e tė pandehurit Rexhepi nė momentin e arrestimit . S h q i p t a r o - maqedonasi ka shkėmbyer mesazhe me njė femėr me emrin Zhivka. Nė to flitej pėr biznese dhe mbarėvajtjen e tyre. Habib Rexhepi, Blerim Fejzullau dhe Naser Tahiri, u arrestuan nė tetor tė vitit tė kaluar pranė “Hotel Mondial” nė kryeqytet, pasi nė makinėn e tyre u gjet dhe sekuestrua 6 kilogramė lėndė narkotike e llojit heroinė. Tre tė pandehurit lėviznin me njė makinė tė organizatės humanitare tė Kryqit tė Kuq tė Maqedonisė. Pėr tė zbuluar kėtė rrjet tė trafikut tė drogės, prokuroria kishte hetuar pėr njė kohė tė gjatė, madje duke pėrdorur dhe njė agjent tė infiltruar. Goditja qė dėrgoi nė pranga tre tė dyshuarit, u bė pikėrisht nė momentin kur prokurorėt kishin nė dorė provat e mjaftueshme pėr t’i implikuar ata nė veprimtarinė kriminale. Tė pandehurit e kanė pranuar akuzėn, duke kėrkuar gjykim tė shkurtuar.

    Ballkanweb
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  4. #4
    DOTT. SKUTHI Maska e SKUTHI
    Anėtarėsuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    It's not your business....
    Postime
    460
    droga eshte nje nga bizneset me te fuqishme ne shqiperi dhe nje nga motoret kryesore per ekonomine shqiptare.Pse si mendoni ju ato pallate e klube si jane ngritur.pastaj kjo eshte nje faze kalimtare (faze e mbledhjes se kapitalit)tani ne shqiperi po hyme ne fazen e legalizimit te keti lloj kapitali i cili me dashje dhe padashje ka ndihmuar rritjen ekonomike te shqiperise..keto jane faze qe ēdo shtet i civilizuar i ka kaluar.duhet durim!

  5. #5
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Durrės, bllokohen dhjetė kg heroinė

    Policia arreston poseduesin nga kryeqyteti, Arjan Polisi: E kishte fshehur drogėn nė serbatorin e makinės

    Antikrimi i Organizuar vijon operacionin edhe gjatė orėve tė natės



    Dhjetė kilogramė heroinė janė sekuestruar nė qytetin e Durrėsit, ndėrkohė qė ėshtė prangosur transportuesi i saj. Operacioni pėr kapjen e drogės ėshtė realizuar nė orėt e pasdites pas njė hetimi 2-mujor qė kanė organizuar specialistėt e antidrogės nė Drejtorinė e Luftės Kundėr Krimit tė Organizuar nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit. Burimet zyrtare nga Ministria e Brendshme deklaruan zyrtarisht se dhjetė kilogramė drogė, e llojit heroinė, ėshtė sekuestruar nė qytetin e Durrėsit, pasditen e djeshme nga krimi i organizuar nė bashkėpunim me policinė lokale tė qytetit bregdetar. "Nė prangat e uniformave blu ka rėnė 52-vjeēari Arjan Polisi, nga Librazhdi, por me banim nė Tiranė. Ai ėshtė kapur nė periferi tė qytetit tė Durrėsit, teksa udhėtonte nė drejtim tė Tiranės, me makinėn e tij, tip "Mercedes Benz", me targė "TR 2958 F", detajuan burimet zyrtare nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė sė Shtetit. Mė tej, forcat policore bėnė tė ditur se hetimi pėr kėtė operacion kishte nisur disa muaj mė parė. Sipas tė dhėnave nga grupi hetimor, para disa kohėsh ishte marrė informacioni operativ se njė person me banim nė Tiranė, kryente transportim tė lėndėve tė forta narkotike, qė ishte e destinuar pėr tregun vendas. Kėshtu, u bashkėpunua me Drejtorinė e Luftės Kundėr Krimit tė Organizuar, pėr tė pėrdorur metodat speciale pėr dokumentimin e kėsaj vepre penale. Nė kėto kushte, agjentėt e antidrogės pėrdorėn "blerje tė stimuluar", sipas njė vendimi qė kishte dhėnė Gjykata e Krimeve tė Rėnda. Ditėn e djeshme, 52-vjeēari Polisi kishte udhėtuar drejt Durrėsit, ku kishte marrė sasinė e drogės dhe gjatė kthimit pėr nė Tiranė, kanė ndėrhyrė forcat speciale tė antidrogės. Ata kanė bėrė arrestimin nė flagrancė tė kėtij personi nėn akuzėn e trafikut dhe tregtimit tė lėndėve narkotike, ndėrkohė qė pėr disa orė ka vijuar kontrolli fizik i mjetit pėr tė gjetur lėndėn narkotike, qė ishte fshehur mė sė miri nė mjetin e lartpėrmendur. Sipas specialistėve qė morėn pjesė nė operacion, ata i kanė bėrė pritė makinės ku ndodhej droga. Sipas njoftimeve tė para tė policisė, mėsohet se heroina ishte e fshehur poshtė serbatorit tė makinės dhe ishte e destinuar pėr shpėrndarje brenda pėrbrenda vendit, kryesisht nė jug, por mė pas pėr t‘u trafikuar jashtė shteti. Pas gjetjes sė heroinės, e cila ishte paketuar nė 20 pako, ajo ėshtė dėrguar nė laboratorin e kriminalistikės nė Ministrinė e Brendshme pėr tė bėrė analizat e pėrqindjes sė lėndės narkotike. Nė lidhje me tė arrestuarin 52-vjeēar, burimet policore bėnė tė ditur pėr "Shqip" se ėshtė ushtruar kontroll edhe nė banesėn e tij, tė cilit i kanė gjetur vetėm disa sende tė vogla implikuese. Nga ana tjetėr, grupi hetimor deklaroi se nė kėtė trafik tė lėndėve narkotike dyshohet se janė pėrfshirė edhe persona tė tjerė, por ende nuk ėshtė zbardhur itinerari i trafikimit tė lėndės narkotike. Sipas policisė, nė kėtė aktivitet kriminal dyshohet se ka edhe persona tė tjerė, tė cilėt janė identifikuar, por pėr mungesė provash nuk janė kryer arrestime. Grupi hetimor shpjegoi se edhe gjatė natės do tė kryhen kontrolle dhe do tė ketė arrestime tė tjera pėr heroinėn e bllokuar.

    © Gazeta Shqip - 2006-2007


    ps. ju lutem pergjigjuni temes dhe jo te beni chiti chati..
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  6. #6
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Itali-Greqi, prangosen 10 shqiptarė pėr drogė

    Shqiptarėt janė bėrė sėrish protagonistė tė krimeve tė ndryshme nė vendet fqinj. Nė Itali dhe Greqi janė zhvilluar dy operacione tė ndara, ku janė arrestuar disa shqiptarė pėr trafikim tė lėndėve narkotike. Sipas mediave greke, policia e kėtij vendi ka arrestuar njė 22-vjeēar shqiptar pėr transportimin e njė sasie tė madhe lėndėsh narkotike brenda shtetit helen. Mė tej, mediat shpjeguan se, sipas policisė helene, shqiptari u arrestua nė rajonin Palajo-Faliron, nė jug tė Athinės. Emri i tė riut shqiptar nuk ėshtė bėrė publik nga policia greke pėr shkak tė hetimeve tė mėtejshme pėr trafikimin e lėndės narkotike. Shqiptarit iu gjetėn dy kilogramė kokainė, 87,5 kilogramė kanabis, dy armė dhe 105 fishekė. I dyshuari besohet se operonte nė njė bandė ndėrkombėtare tė trafikimit tė lėndėve narkotike nga Shqipėria nė Greqi. Policia shpreson se me marrjen nė pyetje tė 22-vjeēarit, tė zbulojė mė tepėr tė dhėna pėr shkatėrrimin e kėsaj bande trafikantėsh. Nga ana tjetėr, policia e Milanos ka arrestuar rreth 20 persona, mes tė cilėve shqiptarė, italianė dhe afrikanoveriorė, tė gjithė tė akuzuar pėr trafik lėndėsh narkotike. Gjatė kėtij operacioni u sekuestruan 55 kg heroinė, 40 kg pėrzierės dhe pajisje tė tjera pėr pėrpunimin e drogės. Operacioni ka nisur nė fillim tė 2005-ės, pas arrestimit nė bordin e njė treni qė vinte nė Milano, tė dy korrierėve qė kishin nė zotėrim 150 gramė heroinė. Hetimet vazhduan nė 2006 deri nė fillim tė 2007 nė rajone tė ndryshme tė Italisė, tė cilat sollėn si pėrfundim arrestimet e djeshme.

    © Gazeta Shqip - 2006-2007
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  7. #7
    Durrės, kapen 428.80 kg drogė, arrestohen tre persona

    13:32 05/05/07




    Sasia prej 428,80 kg lėndė narkotike e fortė, e bllokuar disa orė mė parė nga policia e Durrėsit, ishte nisur nga Kosova dhe ajo rezulton tė jetė dyllojshe, nė formėn e pluhurit me ngjyrė tė bardhė dhe kafe, ndėrsa nje grup hetimor po punon intesivisht pėr sqarimin e destinacionit tė saj dhe personave tė tjerė tė implikuar nė kėtė ngjarje.

    Drejtoria e policisė sė Durrėsit, pėrmes zėdhėnėses sė saj, Ornela Ēako, publikoi sot detaje nga operacioni i koduar "Autostrada", i cili pėrfundoi me sukses rreth orės 20:00 tė ditės sė djeshme me sekuestrimin e sasisė sė madhe tė drogės, e cila dyshohet tė jetė e llojit heroinė, dhe me arrestimin e tre personave. Sipas saj, aksioni u organizua nė bazė nė informacionet e marra nė rrugė operative forcat e Sektori tė Luftės Kunder Krimit te Organizuar.

    "Nga veprimet e para hetimore rezulton se sasia prej 428,80 kg lėnde narkotike, e ndarė nė nėntė thasė, po transportohej me automjetin furgon tip Benz me targa TR 0038 I dhe ishte fshehur midis mallrave tė tjera ushqimore. Furgoni qė drejtohej nga shtetasi Adem Duraku dhe qė udhėtonte nga Kukėsi nė drejtim tė Tiranės, u ndalua pranė Fushė Krujės. Ndėrkohė janė ndaluar edhe dy shtetas tė tjerė, tė cilėt prisnin nė njė automjet tjetėr tip Benz mbėrritjen e sasisė sė drogės", tha mė tej Ēako.

    Lėnda narkotike rezulton tė jetė dyllojshe, sqaroi Ēako, duke shtuar se rreth 100 kg janė nė formėn e pluhurit tė bardhė dhe 328,80 kg nė formėn e pluhurit nė ngjyre kafe. "Pėr rezultatin pėrfundimtar tė llojit tė saj, jemi nė pritje tė kryerjes sė ekzaminimit pėrkatės nė Laboratorin Qėndror tė Kriminalistikės", vijoi zėdhėnėsja e drejtorisė sė policisė sė Durrėsit.

    Ajo bėri tė ditur ndėr tė tjera se nė orėt e para tė mėngjesit tė sotėm u bė arrestimi nė flagrancė i shtetasve Adem Duraku, 53 vjeē, lindur e banues nė fshatin Pobreg, (Kukės), Agim Kaēorri, 34 vjeē, lindur nė Dibėr dhe banues nė Kamėz (Tiranė), i dėnuar mė parė pėr plagosje tė lehtė me dashje, dhe Fatmir Kovaēi, 36 vjeē, lindur nė Has dhe banues nė lagjen nr.10 Tiranė.

    Po ashtu sė bashku me lėndėn narkotike u sekuestrua automjeti tip Benz furgon me targa TR 0038 I, ku u gjet sasia e lėndės narkotike, automjeti tip Benz me targa TR 6570 K, ku dy shtetasit e tjerė po prisnin mallin si dhe 6 telefonė celularė, nė pėrdorim tė kėtyre personave.

    A1-tv
    Kristal...
    ..E bardhė...
    ..Qė mė mban gjall!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Policia kap gjysėm toni heroinė, nė Fier dhe Durrės

    Dje nė mbrėmje dhe sot nė orėt e para tė mėngjesit ėshtė kapur njė sasi rekord droge tė fortė heroinė nga ana e policisė shqiptare. Nė aksionin e parė ėshtė kapur njė sasi prej 47 kilogram heroine nė aksin rrugor Lushnje-Fier dhe ėshtė arrestuar nė Flagrancė shtetasi Dritan Tomorri, 38 vjec nga Elbasani. Por suksesi mė i madh i policisė ėshtė kapja nė orėt e para tė mėngjesit tė njė sasie rekort prej 430 kilogramė heroinė e cila ishte futur nė thasė nė njė furgon me targa Tirane. Aksioni thuhet se ėshtė realizuar pas infiltrimit tė njė agjenti tė antidrogės sė Durrėsit. Bashkė me drogėn janė ndaluar edhe shtetasit Adem Durraku, Agim Kaēori, Fatmir Kocavi. Sipas policisė droga vinte nga Kosova dhe aksioni ėshtė kryer nė aksin Fushė-Krujė Durrės.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    #VamosArgentina

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    "Shkaterruam rrjetin Kosove-Shqiperi-Greqi"
    E Hene, 07 Maj 2007

    Pohimi i Policise se Shtetit: 476 kg jane perzieres lendesh narkotike dhe jo droge

    Operacione te sukseshme jane quajtur nga Policia e Shtetit ato te dites se shtune ne mengjes dhe te se premtes ne darke, ku u vune ne pranga kater persona. Edhe pse u zbehen dy operacionet antidroge te Policise se Shtetit, perseri ato jane konsideruar si shkaterrim i nje linje trafiku te lendeve narkotike. "Sasia prej 476.5 kilogram e cilesuar dy dite me pare si lende narkotike, e llojit, heroine, pas ekspertimit ka dale paracetamol dhe kafeine te njohur si perzieres per disa lende narkotike te tilla si heroine, amfitamine, kokaine dhe metafetamine etj", pranoi dje Policia e Shtetit. Ky eshte rezulatit i dy "superoperacioneve" te Policive te Durresit dhe Fierit.

    Gjithcka per uniformat blu eshte rrezuar kur kane dale rezultate perfundimtare te analizave te dala nga labaratori kriminalistik, per dergimit per ekzaminime te pluhurit te bllokuar ne Durres dhe ne Fier. Por dhe pse e gjithe lenda e bllokuar nuk eshte lende narkotike, policia nuk ka hequr dore nga rezulatet e operacioneve te bera. "Te dy operacionet e kryera kane synuar goditjen e nje linje trafiku te paligjshem nga Kosova ne Greqi duke mbajtur ne mbikqyrje per nje periudhe relativisht te gjate kohore subjektet qe bashkepunonin ne kete trafik", bene te ditur gjate dites se diele, burimet zyrtare te Policise se Shtetit, duke mos mohuar se rezultatet e operacioneve jane shume te mira. Sipas informacioneve dhe rasteve te evidentuara, prej disa kohesh ka qene ekzistente nje linje trafikimi lende narkotike dhe perziersi ne drejtimin Kosove-Shqiperi-Greqi, thane dje burimet zyrtare te policise, thate dites se djeshme. Por uniformat blu nuk heqin dore nga suksesi. "Rastet e evidentuara flasin si per transport lende narkotike te tipit heroine qe ne permbajtjen e saj ka patur dhe paracetamol e kafeine, ashtu edhe per transport vetem perziersi, qe ne te shumten e rasteve ka qene substance e paster paracetamol e kafeine", thane burimet e policise. Nderkaq eshte bere e ditur se, trafikimi i perziersve te lendes narkotike eshte nje aktivitet i njohur kriminal nisur edhe nga praktika e vendeve te tjera te perfshira ne rrugen e trafikimit te lendeve narkotike. "Shqiptaret kete aktivitet e kryejne si ne rastet kur shtojne sasine e lendes narkotike baze te destinuar per trafikim, ashtu edhe si aktivitet me vehte, pasi ky lloj trafiku ka fitime te larta, po te kihet parasysh se perziersi blihet me nje cmim prej 45-50 euro ne vendet e origjines dhe ne destinacion shitet me nje cmim prej 200-250 euro per 1 kg", bene te ditur burimet zyrtare. Sipas llogarive Policia e Shtetit, ka bllokuar 110 mije euro, paracetamol dhe kafeine. Dy operacionet e dy diteve me pare jane konsideruar si te sukseshme nga Policia Shqiptare ne goditjen e njeres prej linjave te rendesishme te trafikut te lendes narkotike.

    Policia e ka pranua dy dite pas operaciove, "Autostrada" dhe "Ardenica", qe pluhuri i bllokuar nuk ka qene heroine, por perzieres i lendeve narkotike, paracetamol dhe kafetine, qe perdoren per perzierjen e heroines dhe kokaines, per ti shtuar ne peshe dhe sasi. "Akti i ekspertimit kimik nr.2569, date 05.05.2007, ka arritur ne konkluzionin se sasia e lendes kimike te sekuestruar eshte paracetamol dhe kafeine e njohur si perziers per disa lende narkotike si heroine, amfitamine, kokaine dhe metafetamine etj. Mbi bazen e ketij akti ekspertimi per personat e arrestuar do te procedohet ne baze te nenit 285 te Kodit Penal sipas te cilit ".. transportimi dhe shperndarja e substancave kimike baze ... ne rast se dihet qe ato perdoren per prodhimin ose trafikimin e paligjshem te substancave narkotike, denohet me burg nga tre gjer ne dhjete vjet", thane dje ne nje komunikim zyrtar me mediat, burimet e Policise se Shtetit. Nderkaq per kater te arrestuarit, ne Durres dhe Fier, pritet vetem formulimi i akuzes dhe cuarja e tyre perparatogave te zeza per masen e sigurise.

    Sekuestrim rekord droge ne Shqiperi

    TIRANA - Policia shqiptare ka bllokuar mengjesin e se shtunes nje sasi gjigante droge, e identifikuar si heroine. Kete shkruante dje, agjencia zyrtare e lajmeve ne Itali, Ansa. Sipas saj, "malli", ishte duke u transportuar ne drejtim te Durresit ne nje furgon. "Perfundimisht jane sekuetsruar 430 kilogram droge, ne pjesen me te madhe, heroine, nje sasi e paimagjinueshme per vendin e vogel", vazhdonte lajmi ne agjencine Ansa. Gjithashtu ne lajm, shkruhet se deri tani jane vene ne pranga tre persona, te cilet deri me sot nuk kane qene te perfishire ne aktivitete kriminale ne vend. Gjithashtu agjencia permend dhe sasine e lendes narkotike te bllokuar ne Fier, ne afersi te fshatit Vajkal.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    #VamosArgentina

  10. #10
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Heroina, 14 miliardė lekė

    Etleva DELIA, Enkeleda ARAPI

    Tani edhe lumenjtė e drogės nė Shqipėri e kanė njė digė. Aksioni i Policisė sė Shtetit nė Durrės, ku u kapėn gjysmė toni heroinė dhe kokainė, jo vetėm ėshtė mė spektakolari, por edhe mė profesionali nė aspektin teknik. Megjithatė pėr tė arritur nė kapjen e sasisė mė tė madhe tė drogės me vlerė rreth 14 miliardė lekė, policisė i ėshtė dashur tė kalojė nė “suksese tė vogla”. “Tirana Observer” boton nė mėnyrė tė pėrmbledhur tė gjitha rastet mė tė bujshme tė sasive mė tė mėdha tė drogės tė kapura nė territorin tonė. Duke filluar qė nga viti 1996, kur njė libanez u kap me 36.5 kilogramė heroinė; nga shkurti i vitit 2001, ku nė njė lokal nė Tiranė u kapėn 70 kilogramė heroinė e pastėr qė vinte nga Pakistani, e duke pėrfunduar me rastin mė tė fundit ku u sekuestrua gjysmė toni drogė nė afėrsi tė Durrėsit.
    Zbulimi
    Agjentėve tė policisė u janė dashur plot tre muaj, qė tė pėrfundonin me sukses operacionin spektakolar, pėr bllokimin e sasisė mė tė madhe tė drogės qė ėshtė kapur ndonjė herė nė Shqipėri. Pėrveē hetimeve dhe pėrgjimeve qė shkonin edhe pėrtej kufijve, pėr kryerjen e zbulimit tė madh tė gjysmė toni heroinė dhe kokainė qė kushton 14 miliardė lekė, kanė qenė tė nevojshėm edhe agjentėt e infiltruar. Burime nga policia bėnė tė ditur se lehtėsirat e “stisura” nė kufirin me Kosovėn, kanė bėrė qė uniformat blu tė organizonin mė se miri operacionin e koduar “Autostrada” dhe t’i jepnin kohė vetėm deri diku pranė Durrėsit tre personave qė transportonin 430 kilogramė drogė. Trafiku i lėndės narkotike qė kishte nisur nga Kosova dhe do pėrfundonte nė Itali, ėshtė ndėrprerė nga policia nė afėrsi tė Durrėsit. Aty ėshtė bėrė i mundur sekuestrimi i sasisė mė tė madhe tė drogės sė kapur ndonjėherė dhe arrestimi i Adem Durakut, Agim Kaēorit dhe Fatmir Kovaēit. Kėta e transportonin drogėn me njė furgon me targa tė Tiranės dhe e kishin fshehur mes mallrave tė tjera ushqimore.
    Vlera e drogės
    Njė sasi kaq e madhe droge, e cila kishte edhe njė vlerė marramendėse, nuk ishte kapur ndonjėherė nė territorin shqiptar. Gjysmė toni heroinė dhe kokainė qė vinin nga Kosova, kishin si destinacion Italinė. Burime nga policia bėnė tė ditur se duke qenė se droga do tė shitej nė tregun italian, vlera e saj arrinte nė rreth 14 miliardė lekė. Vlerė kjo e pėrllogaritur me 30 mijė euro kilogramin.

    I arrestuari me heroinė: Nuk ishte drogė, por allēi

    Dritan Tomorri, 38-vjeēari qė u arrestua me 47.5 kilogramė heroinė mbrėmjen e tė premtes nė Fier nuk ka pranuar akuzėn. Nė dėshminė e tij nė komisariatin e policisė sė Fierit, Tomorri ka thėnė se sasia nuk ishte drogė, por ishte allēi. Sipas tij, ishte duke udhėtuar drejt Vlorės, sė bashku me nėnėn e tij. 38-vjeēari tha se allēinė po e ēonte nė Vlorė, ku edhe kishte nė ndėrtim e sipėr njė banesė private. Operacioni i koduar “Ardenica” kishte kohė qė kishte nisur me survejimin e 38-vjeēarit, si dhe me pėrgjimet telefonike.

    Garancia 30 milionė, lė tė lirė kryekomunarin

    Kryekomunari i Temalit, Mark Zhuri ėshtė lėnė i lirė nga gjykata e rrethit tė Shkodrės. Ai u arrestua dy ditė mė parė, pasi nė makinėn e tij u gjet 150 gramė heroinė. Vetė Zhuri e ka mohuar akuzėn, por nė fakt i ėshtė dashur tė paguajė si garanci pasurore 30 milionė lekė. Kjo garanci pasurore ėshtė nė shkėmbim tė lirisė sė tij. Ndėrkohė qė, sipas kėsaj gjykate, Zhuri ėshtė lėnė i lirė pėr mungesė tė mjaftueshme provash qė e fajėsonin atė pėr transport tė drogės. Pas lirimit tė tij, Zhuri e ka quajtur njė lojė tė policisė pėr tė cenuar imazhin e tij.

    Te dhena per kapjen e droges

    1. 3 muaj hetime dhe survejime i janė dashur Policisė sė Shtetit pėr tė bėrė zbulimin e sasisė mė tė madhe tė drogės qė ka kaluar nė vendin tonė

    2. Pėrveē hetimeve pėr aksionin spektakolar ka qenė i nevojshėm edhe infiltrimi i agjentėve

    3. 430 kilogramė heroinė dhe kokainė qė janė bllokuar afėr Durrėsit, vinin nga Kosova nė drejtim tė Italisė

    4. Duke u llogaritur pėr shitje nė tregun italian, vlera e drogės arrin nė 14 miliardė lekė

    5. Pėrveē 3 personave qė janė arrestuar dy ditė mė parė, tė cilėt ishin pritėsit, priten edhe arrestime tė tjera

    Heroina

    100 kg heroinė,
    viti 2002
    njė operacioni i forcave RENEA shkatėrron njė bandė narkotrafikantėsh, duke sekuestruar 100 kilogramė heroinė qė vinte nga Italia.

    36.5 kg heroinė,
    viti 1996
    Njė i huaj me origjinė nga Libani u kap nga agjentėt e Antidrogės sė kryeqytetit me 36.5 kilogramė heroinė, e destinuar pėr shitje.

    15 kg heroinė,
    3 shtator 2004
    Dy persona kanė pėrfunduar nė qeli, pasi janė kapur me 15 kilogramė heroinė nė Durrės.

    32 kg heroinė,
    22 shtator 2004
    Sekuestrohen 32 kilogramė drogė e llojit heroinė nga policia e Fierit dhe e Vlorės, ndėrsa janė arrestuar pesė persona.

    18.5 kg heroinė,
    13 prill 2006
    Agjentėt e Antidrogės sė Tiranės bėnė tė mundur parandalimin e trafikut tė 18.5 kilogramė heroine dhe arrestimin e 5 personave tė implikuar nė kėtė veprimtari.

    17 kg heroinė,
    27 janar 2007
    Policia e Durrėsit pėrfundon me sukses operacionin “Start 2007”, nė sajė tė tė cilit u bė i mundur sekuestrimi i 17 kilogramė heroine me destinacion Italinė.

    16 kg heroinė,
    8 shkurt 2007
    Njė sasi droge prej rreth 16 kilogramė e llojit heroinė ėshtė sekuestruar nė njė makinė, e cila ishte parkuar nė njė zonė tė “Tiranės sė Re” nė kryeqytet.

    10 kg heroinė
    26 shkurt 2007
    Policia e Korēės ka arrestuar 3 persona, tė cilėve iu bllokua edhe njė sasi prej 10 kilogramė heroinė me destinacion Greqinė.

    28 kg heroinė,
    7 mars 2007
    Zbulohet baza e heroinės nė kryeqytet, dy persona pėrfundojnė nė pranga. Njė sasi prej 28 kilogramė heroinė ėshtė sekuestruar nga policia e kryeqytetit gjatė njė operacioni nga i cili dy persona kanė pėrfunduar nė pranga.

    Tirana Observer
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Si mund tė ulet ndikimi grek nė shqipėri ?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nėnshtetėsinė shqiptare
    Nga Arrnubi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •