Seksioni yne i muzikes ka nje koleksion te madh albumesh, me te madhin ne Internet qe mund te degjohet falas nga te gjithe shqiptaret qe kane nje lidhje ne Internet. Te gjitha albumet jane blere ose nga vete stafi ose na jane derguar ne adresen tone nga vete kengetare apo artdashes shqiptare qe i kane patur ne koleksionin e tyre.
A po shkelim te drejten e autorit duke i publikuar albumet?
Ne 7 vjet qe seksioni i muzikes ka qene ne linje, kemi marre gjithsej 2 ankesa: nje kengetari qe kerkoi heqjen e albumit te tij nga seksioni yne i muzikes, dhe nje avokati qe pretendonte se perfaqesonte nje shtepi diskografike. Pas 1 viti artisti qe u ankua kerkoi ripublikimin e albumit te tij tek Albasoul, bile dergoi edhe nje album te dyte per tu publikuar ne faqe. Kurse avokati pati kurajon qe te pranonte qe edhe ai vete i degjonte kenget tek Albasoul rregullisht (pra edhe ai vete po thyente ligjin sipas tij) dhe e kish te qarte se nga te gjitha faqet shqiptare ne Internet qe ofrojne muzike, Albasoul ishte me konform ligjit se sa te tjerat:
1. Ne nuk marrim as autoresine e artistit dhe as te drejten e shtepise diskografike qe e ka nxjerre ate album, bile nuk reklamojme as emrin e Albasoul gjate kenges. Cdo album ka emrin e artistit, foton e albumit ku duket qarte kush e ka botuar dhe te gjitha kenget publikohen ashtu sic jane ne disk/kasete pa ndryshimin me te vogel.
2. Ne nuk lejojme asnje prej vizitoreve tane qe te shkarkoje kenget, por vetem ti degjoje ato. Pra ne vetem transmetojme por nuk lejojme riprodhimin e kengeve. E vetmia menyre rrethanore per riprodhimin e kengeve eshte regjistrimi i kenges teksa luhet por kjo eshte njesoj si te incizosh nje kenge qe luhet ne radio, cilesia nuk eshte aq e mire sa origjinali dhe kerkon shume pune te regjistrosh nje album te tere.
3. Seksioni i muzikes, ashtu si gjithe komuniteti eshte nje nisme jo-fitimprurese, ne nuk shesim apo blejme CD per qellime fitimi. Perkundrazi, ne u rekomandojme te gjithe vizitoreve tane qe pasi degjojne nje album qe u pelqen, ta blejne ate nga shtepite diskografike qe e kane prodhuar.
4. Dhe ajo me kryesorja, mbajtja e nje seksioni te tille ne linje eshte jo vetem nje kenaqesi per degjuesin qe degjon muzike ne cdo kohe e ne cdo vend sipas deshires, por eshte edhe nje mjet i fuqishem reklamimi per krijimtarine e artisteve ne nje publik te gjere shqiptar. Dhe jo vetem per artistet por edhe per shtepite diskografike qe i prodhojne keto disqe. Vizitoret tane vijne nga cdo cep i globit dhe shume prej tyre jane njohur me shume prej artisteve dhe kompanive diskografike fale seksionit tone te muzikes.
Dhe ne mbyllje, per te gjithe ju me lart qe mendoni se seksioni yne i muzikes eshte i kundraligjshem, une ju rekomandoj qe te mos e vizitoni ate ne menyre qe te mos thyeni ligjin ashtu sic e kane thyer rreth 1 milion shqiptare ne keto 7 vjetet e fundit.
Albo
Krijoni Kontakt