Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 35
  1. #1
    ALBANIAN ATTITUDE
    Anėtarėsuar
    10-10-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    291

    skenar filmi!

    lexoni kete skenar filmi edhe me dergoni nje mesazh:
    nikas@dr.com

    http://skenari.4all.cc/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 02-03-2005 mė 11:31

  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Lexova fillimin dhe me pelqeu! Kisha kohe pa lexuar skenare filmash dhe te them te drejten thjesht formati i skenarit me terhoqi

    Do e lexoj te plote sot dhe do te kthej pergjigje me imtesi ne ditet ne vazhdim.


    Pershendetje

    Fiori

  3. #3
    ALBANIAN ATTITUDE
    Anėtarėsuar
    10-10-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    291
    thanks for your feedback. ne qofte se do hap kete atachmnt. se eshte me format me te regullt!
    Skedarėt e Bashkėngjitur Skedarėt e Bashkėngjitur

  4. #4
    ALBANIAN ATTITUDE
    Anėtarėsuar
    10-10-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    291
    po te dergoje edhe dicka tjeter. eshte e njejta history por ama ne shqip. eshte e pa korrigjuar keshtu qe mos i ve re gabimet. ky nuk eshte skenar, por novele. po te dergoje vetem fillimin e noveles...me kupton!

  5. #5
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Nikas fillova te lexoja mesazhin qe me kishe derguar me e-mail. Nuk kam shume kohe neper duar dhe nuk kam arritur ta mbaroj, megjithate ka disa gjera te vogla qe duhet tu vesh pak me shume vemendje :

    1. qe me kujtohet tani eshte se ne fillim kur shkon per vizite ne Shqiperi, thua se udhetimi NY - Shqiperi eshte 120 min (ne mos gaboj), dmth dy ore ?!

    2. dhe gjithashtu nje burre 40 vjecar, nuk mund te shihet si shume i vjeter. Dmth duhet te kesh kujdes kur e vendos duke menduar, pasi menyra si e pershkruan e ben te duket si plak (nuk e di cfare ke ne mendje ne fakt, si e perfytyron ti karakterin).

    3. Per disa emra mundohu ti mbash sa me shqiptare, Menelaus ?!


    4. Une kam zakon qe i lexoj disa gjera gjysem nga fundi dhe gjysem nga fillimi Dmth e di si mbaron, pra ne pergjithesi me pelqeu.


    Me shume ne ditet ne vazhdim....


    Une vetem nje klase filmi kam marre, dhe ajo sa per kuriozitet, megjithese studiuam shume scripte te tilla dhe perseri mund te them se me pelqen "menyra e shkruar"!


    Pershendetje



    p.s. Versioni ne shqip me pelqeu akoma me shume.

  6. #6
    ALBANIAN ATTITUDE
    Anėtarėsuar
    10-10-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    291

    PERGJIGJE PER FIOREN!

    Ke te drejte per moshen. Kur e fillova ta shkruaj skenarin, historia tregohej kur aleksi eshte 70 vjec(2043) edhe mendohet qe teknologjia do te jete shume me e perparuar.(konkordi e ben per dy ore Atlantikun). gjithashtu filmi sgjate dy ore!! Nje direktor me supozoi qe ta ul pak moshen, prandaj e kam bere 40 vjec. jam ne regullim e siper. persa i perket emrave duhet te kuptosh nje gje. sekreti qe ta shesesh ne amerike duhet qe ta amerikanizosh. ne qofte se une perdor emra shqiptaresh atehere ai do tingelloi si Foreign-Film. gjithashtu, tensioni i filmit rritet (kur ta lexosh me teper) me paradoxin (Greek-Albanian!). Versioni ne shqip eshte ndryshe, duhet qe te shqiptarezohet! megjithate thank you for your review. po pres qe ta mbarosh.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nikas : 15-10-2003 mė 19:29

  7. #7
    xha Barka Maska e Jonian
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Postime
    332
    Nikas.
    Sapo e mbarova se lexuari skriptin tend. Ne pergjithesi me pelqeu, bile me kujtoi disi veten me Saranden, me ikjet etj.etj. Megjithate nje verejtje te vogel kam.
    E para:
    Eshte e pajustifikueshme qe Alex-i nuk i ka marre prinderit ne telefon prej gjashte vjetesh. Sado keq te kishte qene ai nga ana financiare, ne 6 vjet duhet te kishte gjetur nje menyre per te folur ne telefon. Vec kesaj prinderit ne 6 vjet duhet te kishin bere ndonje perpjekje vete per ta takuar.
    E dyta:
    Mire do beje sikur t'i shtoje nje cike optimizem personazhit te Alex-it Cdo gje qe ka kaluar ai ka qene e zeze.
    E treta:
    Persa i perket vrasjes se Rich-it dhe atij shokut tjeter ne anije, per te cilen akuzohej Alexi, mendoj se duhet gjetur nje fare zgjidhje, sepse cili eshte morali pastaj? Edhe n.q.se ishte vetembrojtje, perseri ne njefare menyre ajo duhet sqaruar si p.sh. e cojne ne gjykate dhe e lene te lire ose dicka e tille. Ne menyren se si eshte tani, per mendimin tim , morali i saj eshte "Vra njerez ne Europe dhe hajde ne Amerike se shpeton". P.sh. aty ku Alexi i shpjegon Andit peripecite e tij, mund t'i thote si i mori dokumentat ne Amerikes.
    Nejse une keto kisha. Te thashe, ne pergjithesi eshte i mire.
    Shendet e te mira
    Trimi i mirė me shoqe shumė

  8. #8
    ALBANIAN ATTITUDE
    Anėtarėsuar
    10-10-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    291
    Pershendetje Jonian. Thanks per “kritiken”! E kuptoj c’do te thuash me zgjidhje te ceshtjeve te dy vrasjeve. Nuk e di sa kohe ke ne amerike edhe sa di nga filmat amerikan. Ky eshte nje filem dramatik per emigrant, Jo mistery!! Ne hollivud gjerat punojne ndryshe. Nuk na intereson se c’fare u ndodh te tjereve, pervecse Alexit. Aleksi eshte nje pergjithesim i emigranteve lindor (nuk i intereson njeriut a eshte shqiptar apo jo). Edhe dicka tjeter, keto jane te gjitha historira te verteta, thjesht une i kam perpunuar sikur i kane ndodhur nje njeriut te vetem. Persa i perket optimizmit, ai eshte nje emigrant, edhe na intereson qe ai te jete pasive, dmthn: rethanat te veprojne perkundrejt aleksit! Persa i perket dokumenteve, sic e permenda edhe me perpara, ato jane hollesira qe amerikaneve nuk u interesojne. Ku i dihet mbase ai s’ka dokumente fare??? Nuk e di po e kuptove por ky skenar eshte vetem pjesa e pare “IDOA-PART I” Pjesa e dyte [“IDOA-PART I,II,III,&IV”]shpjegon gjithshka ndodhi ne evrope(Zgjidhet problemin i vrasjeve) edhe c’fare i ndodhi Aleksit ne Amerike. Mendoj se pjesa e dyte eshte me e bukur!
    Megjithate, faleminderit per analizimin e filmit.
    Ps: Edhe une nuk te shikoja kembet, por kepucet
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nikas : 17-10-2003 mė 10:03

  9. #9
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Nikas,

    nga leximi i fillimit te skenarit per mua dalin dy pika qe nuk shkojne.

    Se pari qe babai i fliste djalit 10-vjecar ne kohe te komunizmit per Zotin. Per ata qe e kane jetuar Shqiperine e asaj kohe kjo eshte e pabesueshme, sepse femija eshte femije dhe ideja e Zotit i shpetonte ne ambiente te tjera jashte shtepise. Pra eshte dicka shume me serioze se c’mund te mbaje mendja e nje 10-vjecari.

    Se dyti jane emrat e personazheve, te cilet ke preferuar t’i vendosesh emra te amerikanizuar. Perse? Psh, Alex, Natalie, Menelaus (qe ne Shqiperi me thene te drejten s’e kam degjuar ta perdorin si emer). Nese serish deshiron ta besh te besueshme historine, duhet qe se paku personave qe ne historine e treguar kane lindur ne Shqiperi emrat t’ua vendosesh ne shqip (pa amerikanizime). Nese ke parasysh filmat me historite e emigranteve italiane ne Amerike, emrat e personazheve qe kane emigrua ne Amerike jane te lene ne italisht.

    Me pelqeu per aq sa lexova, se permbante humor te lehte brenda. Psh, batute qe mbetet ne mendje eshte ajo, kur Aleksi i thote te emes qe po e zgjonte nga gjumi, se fajin e kishte ai qe e kish lejuar te martohej me te atin.

    Po lexova dot dhe ne vazhdim, mbase nderhyj edhe me dicka tjeter.

    Urime!

  10. #10
    ALBANIAN ATTITUDE
    Anėtarėsuar
    10-10-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    291

    Smile PERGJIGJE PER DITEN!

    E dashur Dita, thanks per insiativen ta lexosh skenarin edhe te me kthesh pergjigje. Te kuptoj kur thua qe emrat duhen te jene emra-shqiptare. Nje numer shume i madh e kane lexuar skenarin edhe vetem shqiptaret ma kane thene kete gje. Sic e shpjegova edhe me larte, ky eshte nje skenar i amerikanizuar, “Jo nje histori shqiptare”. Ky person perfaqeson emigrantet eastern-europian. Nuk i intereson njeriut a eshte ai shqiptar apo rumun.thjesht rastesi na bie te jete shqiptar! Ketu nuk flasim ne vecanti per Aleksin (One Albanian), por per shume emigrante evropian (pergjithesim) edhe veshtiresit e tyre per te haritur their destination. Kur ta lexosh komplet do ta kuptosh. Po je akoma atje kur alexi zgjohet ne mengjes historia s’ka filluar akoma. Historia fillon kur Alexi harin ne milano.
    Persa i perket Zotit, une nuk e di nga c’vend je ty, se ne Sarande e kemi patur pak me te lire bizeden e zotit. Me kujtohet qe prinderit e mi bizedonin gjithmone per zotin. Edhe nga nje here venim, fshehurazi, ne kishe(ne kishen e piqerasit). Dita, historine po e vure re, e kam shkruajtur edhe ne shqip. Ajo eshte nje histori shqiptare me emra shqiptare. Eshte nje novele[ne perpunim e siper]. Anyway, Faleminderit per keshillat, edhe po pres qe ta mbarosh.

    Keshilla per te gjithe:
    Mos e lexo me mendimin se ai eshte shqiptar, edhe gjithashtu mundohu ta lexosh me syte e nje amerikani. Gjithashtu, mos e lexo fundin se ndryshe nuk ka kuptim!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nikas : 18-10-2003 mė 11:35

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Libra te rinj
    Nga dodoni nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 11-01-2012, 21:14
  2. Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 20-05-2007, 18:22
  3. Tė dhėnat fosile hedhin poshtė evolucionin
    Nga monarku nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 02-11-2006, 10:34
  4. Analistėt shqiptarė mbi skenaret e 3 korrikut
    Nga Iliriani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-06-2005, 03:43
  5. Femijeria jone si skenar filmi (vetem dialog - jo aksione)
    Nga Toro nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 108
    Postimi i Fundit: 18-09-2003, 11:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •