Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Dhunë "naziste" në burgjet shqiptare

    Avokati i Popullit: Mungon vullneti i qeverisë për problemin



    Të burgosurit në Shqipëri dhunohen me metoda "naziste". Paralajmërimi vjen nga zyra e Avokatit të Popullit, e cila ka realizuar një raport të detajuar të rasteve të dhunës në qelitë e vuajtjes së dënimit në të gjithë Shqipërinë. Dobjani akuzon si shkaktarë të kësaj dhune policinë e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, e cila akuzohet se ka kryer veprime arbitrare duke dhunuar të dënuarit me akte çnjerëzore. Në raport përmendet se gardianët dhunojnë të paraburgosurit me qentë antidrogë, mbylljen në banjën e të burgosurve gjatë kontrollit të dhomave të tyre, mbajtja për minuta të tëra të të burgosurve me duar lart, me këmbë të hapura dhe mbështetur pas muri, fyerjet, sharjet me fjalor të pistë deri dhe dëmtimi i sendeve personale të të burgosurve, si dhe përdorim i tejskajshëm dhune fizike dhe psikologjike ndaj tyre. Gjithashtu, në raport përmendet se përdorimi në rritje i dënimeve të gjata apo të përjetshme po çon në një shtim të problemeve shëndetësore në popullsinë e burgjeve. Gjendja alarmante është në Burgun e Krujës, ku vuajnë dënimin të dënuar me probleme të rënda të shëndetit mendor dhe të dënuar të moshave të vjetra. Rezulton se këta persona, ndonëse nuk janë të dënuar, mbahen ende brenda sistemit të burgjeve. "Nga hetimet e ndërmarra nga ana jonë, rezulton se veç të tjerash, pengesë për zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi është edhe mosplotësimi nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë të akteve nënligjore për ruajtjen e këtyre personave", thuhet në raportin e Avokatit të Popullit. Sipas tyre, megjithëse kanë kaluar rreth 10 vjet nga dita kur ka hyrë në fuqi ligji "Për shëndetin mendor", një rregullore e tillë ende nuk ka dalë. Aktualisht, 65 persona që kanë kryer vepra penale për të cilët gjykata ka urdhëruar "mjekim të detyruar" qëndrojnë në kundërshtim flagrant me ligjin në një pjesë të Spitalit të Burgjeve. Për këto probleme, Dobjani ka dërguar disa rekomandime. Në përgjigje të rekomandimeve, para disa vitesh, Ministria e Shëndetësisë e ka quajtur të zgjidhur problemin me kalimin kapital që i ka bërë godinës së spitalit të Krujës në vartësi të Ministrisë së Drejtësisë. Kurse Ministria e Drejtësisë në përgjigje të këtij rekomandimi kishte marrë angazhimin se me hapjen e Burgut të Krujës do të fillojë të funksionojë edhe rregullorja e kërkuar. Në realitet, Burgu i Krujës ka filluar nga aktiviteti, por funksionon përsëri si burg dhe jo si institut mjekësor që të sistemohen personat e sipërpërmendur. Ka pasur ankesa se të sëmurëve këtu nuk u janë siguruar ilaçet. "Ne mendojmë se ka munguar vullneti i të gjitha qeverive për zgjidhjen e këtij problemi. Këtë konkluzion e nxjerrim duke parë kohën tepër të gjatë prej 10 vjetësh që ka kaluar që nga hyrja në fuqi e ligjit ‘Për shëndetin mendor‘" thuhet në raportin e Avokati të Popullit.

    © Gazeta Shqip - 2006-2007
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Zemrushja : Të burgosurit në Shqipëri dhunohen me metoda "naziste".
    Urime per teme.

    Ke plotesisht, te drejte po u fute jo ne burge po te kalosh disa or ne qelit paraburgime shqipatre aha ah me vjen keq por kur del nga qelija ti kan thyer brinjet pa gje te keqe edhe i paraburgosuri ska be as gje tkeqe kundershtim me ligjet . leqe harova fare ligje (ska)
    Ndryshuar për herë të fundit nga BaBa : 18-04-2007 më 16:49

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    zemrushe teme shum e qelluar ...urime ke zemer njeriu te kohes ti ec me kohen .

    Njerzit qe nuk din te epin mend epin dajak me bollak.....

    "mshelni burgje qelni shkolla asht Milenari i III "


    shkenctaret na zbuluan si ka ardh njeriu nga Majmuni e ska zbulu ende sjelljen e njeriut me njeri si njeri ....
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  4. #4
    Perjashtuar Maska e _SheJtaNia_
    Anëtarësuar
    02-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    105
    Shum e dhimbshme. Edhe kafshe te ishin nuk duhen rrafur.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga _SheJtaNia_
    Shum e dhimbshme. Edhe kafshe te ishin nuk duhen rrafur.
    per kafshe ka ligje e per njerz si duket jo....mir ke thanê
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Citim Postuar më parë nga _SheJtaNia_
    Shum e dhimbshme. Edhe kafshe te ishin nuk duhen rrafur.
    Nuk Rrihen kafshet.

    Sa per info kafshet theren per tu Ushqyer njerezite

  7. #7
    ~*---LEPURUSHKE---*~ Maska e 100% BRUNE-BABY
    Anëtarësuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    Nuk eshte puna jote!E more vesh?????
    Postime
    168
    te shkretet ata qe perjetojne ate dhune!
    DEUTSCHLAND & LUKAS PODOLSKI=NUMBER 1

  8. #8
    Ehhhhhhh...............
    Sa do doja te shkruaja per Policine e Shtetit Shqiptar.
    Ja pse i vrasin policat ne Shqiperi, pastaj na del hero kombi nje polic qe mund te bere lloj lloj krimi ne burg per vite me rradhe. Kur ofendon nje polic eshte krim........!
    Po kur te ofendon polici.........Cfare eshte.........?

    Pthu plehra jane pothuajse te gjithe.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    jane disa te burgosur qe e meritojne ate lloj keqtrajtimi .
    dhe burgu ka ligje dhe duhet ti zbatosh .
    ka disa qe me veprat e kryera meritojne me shume .
    Mos harroni se ne Shqiperi eshte hequr denimi me vdekje , dhe mbase po te ishte akoma ne fuqi shume prej tyre nuk do ishin gjalle .

    Jane disa te tjere qe nuk e meritojne dhe qe mbase nuk kane bere krime por kane vjedhur .

    gjithesesi nuk jam per rrahje Naziste .

  10. #10
    King Arthur
    Ke qene ndonjehere brenda edhe te bajne nje ping-pong 8 oraresh?
    Edhe per cfare...............Per nje kunder pergjigje qe i ke dhene nje polici mbasi te ofendon. Me mire vrite tjetrin sesa ta rrafesh.
    Po nje dite s'do jene me police.
    Bota eshte portokall.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  5. Letërsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •