Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    e shemtut
    Anëtarësuar
    27-03-2007
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    31

    Ndihmoni studenten 20 vjeçare të sëmurë me leuçemi

    Marre nga gazeta Albania:

    Dy numrat e llogarive bankare:
    per leke: 1.401.666.555
    per euro:1.400.666.955

    Fatkeqësia, Besnikja 20-vjeçare lëngon e sëmurë nga pabesia e fatit
    100 mijë euro nevojiten për transplantin e palcës në klinikat jashtë vendit

    Arta Agolli
    Familja me gjashtë anëtarë nga Burreli jetojnë me një asistencë 25 mijë lekë në muaj. Por fati i ka goditur rëndë.
    “A mundet ndokush të derdhë një kontribut sado të vogël për një vajzë të sëmurë, së cilës leuçemia ia ka prerë ëndrrat në mes?”. Duket sikur flet në vetë të tretë, por në fakt flet për veten. 20-vjeçarja nga Burreli, edhe pse e sëmurë rëndë me krahët e mavijosur nga serumet, që janë i vetmi mjekim në pavijonin nr. 1 të QSUT-së, tani me zë të mekur mundet të kërkojë vetëm ndihmë.
    Për shpëtimin e jetës së saj mjekët kanë gjetur vetëm zgjidhjen e transplantit të palcës kurrizore, që në Shqipëri është e pamundur të bëhet. Zgjidhja mbetet një klinikë jashtë vendit, që kushton gati 100 mijë euro, pasi kategorizohet ndër më të vështirët.
    ”Kërkoj ndihmë financiare nga kushdo që mundet, sepse vetëm kështu mund të shpëtoj nga sëmundja”, - thotë Besnikja, e cila kur flet është njëkohësisht e përlotur. Por më shumë se ajo, prindërit e saj vuajnë në masë shërimin e saj. Iliazi, i ati, është i papunë. “E kemi shumë të vështirë ta përballojmë këtë operacion me të ardhurat e familjes, pasi pesë fëmijët e tjerë i mbaj me bukë me të ardhurat që m’i jep farefisi im”, - tregon i përlotur. Njëkohësisht e ëma duke iu dridhur zëri tregon gjithçka mbi sëmundjen e vajzës.
    Sëmundja
    Sipas Hajries, nënës së vajzës së sëmurë, vajza nuk ka pasur asnjëherë shqetësime me shëndetin. Ato kanë filluar të shfaqen tek 20-vjeçarja pikërisht në kohën kur ajo ka qenë me sezonin e provimeve. “Në muajin shkurt vajza na ka marrë në telefon dhe është ankuar për problemet me shëndetin”, - tregon duke qarë Hajria. Sipas saj pas disa ditësh e kanë njoftuar nga konvikti se duhet të shkonim ta merrnim vajzën, pasi gjendja e saj ishte përkeqësuar. Nga fshati ku ata jetonin është dërguar me urgjencë i vëllai i Besnikes, i cili e ka dërguar atë në shtëpi. Kjo ka qenë edhe fillimi i sëmundjes për vajzën 20-vjeçare, e cila u bën thirrje të gjitha shoqatave për ndihmë financiare.
    Premtimi i Ndokës
    I ati, tepër i merakosur, tregon për gazetën se jo më shumë se dy ditë më parë, në dhomën e vajzës ka qenë për ta vizituar ministri Shëndetësisë, Nard Ndoka. I premtoi vajzës se ai do të bëjë të pamundurën për të dhënë fonde për transportimin e saj jashtë shtetit dhe për ndërhyrjen në palcë. “Deri tani në llogarinë bankare të hapur me nismën e Qeverisë Studentore para pak ditësh janë derdhur vetëm 5 milionë lekë të vjetra nga shokët e Universitetit të Shkodrës, ku Besnikja ndjek studimet”.
    Deri në këto momente, sipas tij, askush tjetër nuk i ka ofruar ndihmë 20-vjeçares.
    Ilaçi “mrekulli” që mjekon leuçeminë
    Gleevec është një prej antibiotikëve i cili përdoret pas transfuzionit të palcës kurrizore, që sipas specialistëve është ndërhyrja më e vështirë dhe e shtrenjtë nga të tjerat. Me transplantin sëmundja quhet pothuajse e shëruar, pasi indet, të cilat mundësojnë prodhimin e gjakut, zëvendësohen dhe gjaku i ri që prodhohet është i paprekur nga virusi i mëparshëm.
    “Leuçemia” shërohet me plot 100 mijë euro
    Vlefta e një ndërhyrjeje, siç është (transplanti i palcës kurrizore), mundësohet në disa vende europiane me më shumë se 100 mijë euro. Pas transplantim, sipas mjekëve francezë, pacienti mund të gëzojë shëndet të plotë, duke u shëruar plotësisht nga sëmundja e leuçemisë.

    Qeveria Studentore ka publikuar numrat e dy llogarive bankare pranë bankës Raiffeisen për vajzën, përkatësisht 1.401.666.555 në lekë, si dhe 1.400.666.955 në euro

    Did it hurt?
    what?
    when u fell from heaven?!

  2. #2
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Ndjehem shume e prekur nga fati i kesaj vajze,qe vuan nga kjo semundje...
    I uroj te behet e forte dhe ta perballoj semundjen,e di gjithashtu qe kjo semundje nuk eshte e kurueshme ne Shqiperi. Ne vendet evropiane dhe ato perendimore ky lloj operacioni ka nje kosto shume te larte dhe te paperballueshme nga njerezit....
    Atehere kjo gje i detyron njerezit dhe familjaret qe te kerkojne ndihma,qe ndonjehere jane te veshtira per tu gjetur..!!!
    Ju bej thirrje atyre qe kane nje shume lekesh,te ndihmojne kete vajze....duhet te vihemi ne vendin e ketyre personave dhe te mendojme qe nje dite kjo gje mund te na ndodhi neve vete dhe sa mire do te ishte sikur te tjeret te na ndihmonin!!
    I uroj kesaj vajze nje mrekulli.................
    "Carpe Diem"

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2007
    Postime
    86
    Mu Rrenqeth Trupi Kur Degjova Kete ..por Ishall-llah Ban Zoti Mrekulli E Shpeton,un Vete Kam Qene Ne Universitetin E Shkodres Dhe Po Te Isha Aty Do Ta Ndihmoja Me Shpirt Me Aq Sa Do Te Mundja

  4. #4
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139

    Post

    Ndahet nga jeta studentja me leucemi

    Besnike Markola nuk kishte asnjë mundësi financiare që të kurohej jashtë vendit

    Ka luftuar me sëmundjen e rëndë për dy muaj me radhë, ndërsa dje ka dhënë shpirt Besnike Markola, studentja e universitetit "Luigj Gurakuqi". Orët e para në universitetin "Luigj Gurakuqi" ndryshe nga herët e tjera nuk e kanë zënë leksionet apo seminaret, por gjatë gjithë kohës është folur me dhimbje për shoqen e tyre që ndërroi jetë. Të gjithë kishin pritur se shteti, biznesmenët apo njerëz të ndryshëm do të bënin diçka duke mbledhur shumën e duhur të parave për të operuar në Turqi studenten e sëmurë, por nuk ndodhi kështu. Besnike Markola, 20 vjeçe, ishte nga fshati Gërmadhë i Burrelit në vitin e dytë Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Shkodrës. Prindërit e Besnikes janë të papunë në gjendje tepër të rënduar ekonomike. Ata e dërguan Besniken në shkollë me lekë borxh me shpresën se ajo pas një viti do bëhej mësuese dhe me atë rrogë të ndihmonte familjen. Por parashikimet e prindërve të saj morën një udhë tragjike. Besnikja në fund të muajit shkurt, kohë kur kishte edhe provimet, sëmuret rëndë me leucemi dhe dërgohet në Spitalin Ushtarak në Tiranë, aty ku dhe ka ndërruar jetë. Mjekët thonë se sëmundja e saj kërkon transplantimin e palcës kurrizore dhe kjo bëhet vetëm jashtë Shqipërisë dhe kushton 100 mijë euro. Koha e ndërhyrjes është vetëm një muaj. Duke parë gjendjen e rënduar ekonomike të familjes Markola ku prindërit blinin gjak me lekë borxh për Besniken, studentët e universitetit "Luigj Gurakuqi" hapën llogari bankare dhe filluan të grumbullojnë lekë. Me gjithë dëshirën dhe punën mjaft të madhe të studentëve të Shkodrës, të cilët morën një nismë për të mbledhur lekë për studenten e sëmurë, ajo ndërroi jetë ndërsa për familjen e saj ky përfundim ishte më shumë se tragjik, ndërsa për kolegët e saj studentë më shumë se humbje.

    Gazeta SHQIP
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  5. #5
    le t'i mbajn ato 100 mije eurot hajdutat e kriminelat e ketij vendi e t'i shpenzojn neper kazinot e tyre te qelbura e neper plazhet e Frances e Kuba e ku qejfi atyre u a do....ne gryk ju ngelshin!

    Ja cfare behet ketu ne Shqiperi, te te shikojn me sy te vdesesh e doren nuk ta shtrin njeri para qejfit te tyre lluksoz.

    Ngushellime familjes, po c'ti doj dhe familja ngushellimet o njerez me thuani!
    Kristal...
    ..E bardhë...
    ..Që më mban gjall!

  6. #6
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anëtarësuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Cfar rasti tragjik, vertet me vjen keq, ngushellime familjes se vajzes dhe shpresoj qe Zoti tua hjek dhimbjen qe kan per vajzen e tyre, fakt qe shteti nuk ben aspak per te ndihmuar te semuret, keq shum keq
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Vuante nga leuçemia, vdes studentja 20-vjeçare

    A.Dushi/ K.Bushi
    Shekulli, 24-04-2007

    Studentja 20-vjeçare që vuante nga leuçemia ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza"
    Apelit të shokëve të studentes nga Burreli, iu përgjigjën vetëm qytetarë të thjeshtë. Por transplanti kushtonte 100 mijë euro

    Familja: Shteti u tregua indiferent. Nëse do ishte vajzë ministri, Besnikja do të kishte shpëtuar

    Studentja 20-vjeçare që vuante nga leuçemia ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza". Besnikja, studente në vitin e dytë të Gjuhë-Letërsisë në Shkodër, fëmija më i madh i familjes Markolaj, nuk priti dot grumbullimin e parave që do mundësonin dërgimin e saj jashtë shtetit për realizimin e transplantit të palcës kurrizore. Familjarët e saj, mes lotësh akuzojnë shtetin për indiferencën e madhe që tregoi ndaj këtij rasti, kurse shokët e shoqet e universitetit bëjnë thirrje për protesta paqësore, si reagim qytetar ndaj këtij indiferentizmi.

    Familja

    Prindërit e Besnikes, Elez e Hajrije Markolaj nuk e tolerojnë dot indiferencën që tregoi shteti ndaj sëmundjes së vajzës së tyre. Aq më tepër pas apelit të bërë për ndihmë. Edhe pse mes dhimbjes për humbjen e shpejtë të vajzës së tyre, ata nuk harrojnë të falenderojnë shokët dhe shoqët e shkollës, për vëmendjen që i kushtuan dhe gjithë ata që dhanë kontributin e tyre në para. Pavarësisht se gjithë sa u mblodhën nuk ishin të mjaftueshme për dërgimin e saj jashtë shtetit për transplantin. Tek presin e përcjellin njerëz në shtëpi, ata akuzojnë shtetin për indiferencë totale. "Nëse vajza jonë do të ishte e ndonjë ministri apo deputeti, atëherë do të shpëtohej me urgjencë. Por hallexhinjtë nuk i sheh njeri me sy",- thonë ata. Babai i vajzës është i papunë dhe familja përballet me probleme të shumta ekonomike. Në të kundërt, si thonë edhe vetë familjarët, nuk do kishin pritur ndihmën e të tjerëve për të shpëtuar Besniken.

    "Shpresonim tek realizimi i operacionit jashtë shtetit, i cili si na thanë mjekët ishte i vetmi që mund ta shpëtonte",- thonë ata, duke shtuar se për palcën vajzës do t'ia dhuronte i vëllai. Sipas tyre, nga analizat e shumta që ishin bërë në spital, vëllai i Besnikes kishte rezultuar i përshtatshëm për të dhuruar palcë për realizimin e transplantit në palcën kurrizore. Por, asgjë nuk u bë e mundur, sipas prindërve për shkak të varfërisë dhe moskujdesit të strukturave shtetërore për trajtimin jashtë. Një nga shoqet e 20-vjeçares, Dallëndyshe Muja, tregon se familja kishte marrë borxh më shumë se 2 milionë lekë të vjetra, sepse ilaçet ishin shumë të kushtueshme dhe nuk rimbursoheshin. Ndërkohë që gjakun kishin mundur ta siguronin falas në Burrel.

    Shokët

    "Shteti duhej të ndërhynte, por askush nuk u interesua për jetën e saj". Kështu shprehen shokët dhe shoqet e Besnikes, që prej 10 ditësh ishin përfshirë në një fushatë sensibilizimi për grumbullimin e lekëve në ndihmë të shoqes së tyre. "Janë mbledhur rreth 16 milionë lekë të vjetra, kontribute të qytetarëve të ndryshëm kryesisht nga Shkodra, që kanë hedhur aqlekë sa kanë pasur mundësi nëpër kutitë e vendosura në qytetin e Shkodrës , apo në dy numrat e llogarisë hapur pikërisht për këtë ras. Por ato nuk mjaftonin për ta dërguar Besniken jashtë vendit, pasi ndërhyrja kushton së paku 100.000 euro",- thotë studentja Blerta Prenga. Ndërsa studenti i vitit të dytë Gjuhë- Letërsi, Elvis Nadolli, shprehet se vdekja e Besnikes është dhe një akuzë për shtetin, i cili qëndroi indiferent gjatë gjithë këtyre ditëve, kur ata kërkuan që të ndërhynte për shpëtimin e jetës së shoqes së tyre. "Sëmundja që iu shfaq prej dy muajshbëri që ajo vetëm të shpresonte se dikush mund të ndihmonte familjen e saj të varfër dhe ta shpëtonte",- thotë ai. Nadolli tregon se studentët dhe shumë pedagogë, mbështetur edhe nga rektorati, bënë sa mundën, jo vetëm në Shkodër, por edhe në Tuz e Malësi të Madhe, por pa arritur ta mbanin në jetë. Sipas kryetarit të qeverisë studentore të këtij universiteti, Petrit Sejdia, një përfaqësi studentësh do të shkojë në Burrel, ku do të dorëzojnë edhe paratë e mbledhura për të. Ndërsa pas kësaj, do të bëjnë protestë si reagim ndaj indiferencës së shtetit, ku do të kërkojnë dorëheqjen e kreut të Shëndetësisë dhe Ministrisë së Jashtme.

    ----

    Ngushellimet me te sinqerta familjes. Eshte per te te ardhur keq! Shteti jone shpenzon miliona neper fushata, ndersa populli s'ka as buken e gojes. Turp!
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  8. #8
    Founder #Malesia Maska e KrAlI
    Anëtarësuar
    16-07-2004
    Vendndodhja
    MaLesi (Montenegro)
    Postime
    14
    Citim Postuar më parë nga Borix

    Met vertet Nje tragjedi e madhe jo vetem per Familjen Markola por elle per Popullin Shqiptare.
    Une vetem them qe ketu eshte dashur shteti te nderhyj ne fillim e jo me e lan nje Vajz Kaq te re me Endrra te shumta,ta lan keshtu te dves.
    Une Banoj ne Mal te Zi (Malesi-Tuz), Ku ne Akcionin Humanitare te cilin e Organizoj e Tv Boin,para se te vdeste Besnikja Populli i Malesis(Malsore),duke shpresuar dhe duke menduar se kesaj Vajze do i Ndihmoj me Mbledhjen e Parave ata Mbledhen nje Sume paresh prej me shum se 10.000 Eura,ku keto para i mbledhen per Sherimin e sajna.
    Te neseremen doshin me u pregadit qe keto para tja cojn Babit te besnikes per sherim te sajna.
    Parat u derguan te Babai i Besnikes,por Besnikja Nuk mundi te pris me dhe Vdiq....

    Ngushllimet e mija Familjes Markola.
    Staff AlbaSoul NetWork

  9. #9
    KuMaNoVa Maska e strong_07
    Anëtarësuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ku sjeton ty
    Postime
    2,169
    cfar ben shteti shqiptar per pare e len studentet te vdes ne mosh 20 vjecare turp per shtetin shqiptar turp per kreret e shtetit

    Ngushllime Familja e Markola
    Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!

  10. #10
    Ineda Maska e Ina_19
    Anëtarësuar
    06-10-2005
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    68
    me thoni ju lutem nese ne ato numrat e llogarive qe keni shkruar ne fillim te postimit jane te vlefshem edhe per derdhje nga Canadaja.. fLm nese dikush me pergjigjet..Bye nga Ineda...
    Gjithcka e bej per vete...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Këndezi dhe Pula
    Nga Brari në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 17-10-2004, 02:44
  2. Ministria e Arsimit luan vetem rrolin e gazetes
    Nga Vinny_T në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 15:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •