Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1

    Kuvendi i Shqipërisë, raport për hetimin e ngjarjeve të 1997

    Derguar me: 14/05/2007 - 07:36

    Raporti sekret i Kuvendit për 1997:
    Si u përdor ushtria në Vlorë?

    • Dy javë më parë, në Kuvendi deputeti i PD Blerim Çela, akuzoi edhe një herë shërbimet sekrete greke që kanë dashur të aneksojnë një pjesë të Jugut të Shqipërisë në bashkëpunim me CIA, ngjarje per te cilen ka pasur një hetim

    Pak kohë më parë në faqet e Gazeta Shqiptare u publikua një pjesë e librit të dy autorëve anglezë Miranda Vickers dhe James Pettifer mbi historinë e ngjarjeve që kanë ndodhur në Shqipëri nga viti 1996 deri në 1999, ku dy autorët kishin mbledhur fakte dhe dëshmi rreth krijimit të skemave piramidale dhe acarimit të konfliktit në vend, në përmasat e një lufte civile. Publikimi i librit, duke përcjellë fakte dhe ngjarje të asaj periudhe hapi debat në vend, pikërisht vetëm një dekadë pas atyre ngjarjeve që tronditën jo vetëm Shqipërinë, por edhe opinionin ndërkombëtar. Ndërkaq vetëm dy javë më parë, në Kuvendin e Shqipërisë, një tjetër deklaratë mori përmasat e skandalit. Deputeti i PD Blerim Çela, akuzoi edhe një herë shërbimet sekrete greke që kanë dashur të aneksojnë një pjesë të Jugut të Shqipërisë në bashkëpunim me CIA-n. Ndërkohë për këto ngjarje ka pasur një hetim nga Kuvendi i Shqipërisë, i cili ka dalë me një raport. Por ky raport asnjëherë nuk u bë publik gjatë qeverisjes së majtë, i mbetur nën titullin “sekret” për të mos pasur ndikime në emrat e politikanëve që janë përmendur në të. Gazeta Shqiptare po sjell të plotë raportin hetimor të ngjarjeve Janar-Qershor 1997, nga kuvendi i Shqipërisë.

    1. Po ç’është kriza financiare e skemave piramidale?
    Në rast se do të jemi pak të vëmendshëm menjëherë do të vëmë re se periudha gusht 1996-nëntor 1996 ka qenë periudha më e lulëzuar e fenomenit të huadhënies nga publiku i gjerë, fenomen ky i cili në këtë periudhë rrok gjithë shoqërinë duke e parë fenomenin dhe si fenomen financiar, por edhe si fenomen psikologjik dhe social...
    Në muajin dhjetor 1996, fillojnë të shfaqen shenjat e para të një krize financiare në lidhje me huamarrjen, jepen shenjat e falimentimit të disa nga shoqëritë huamarrëse si Sudja, Populli, Xhaferri. Shteti, qeveria dhe institucionet e tij nga qëndrimi në heshtje dhe indiferenca me gjithë sinjalizimet alarmante të dhëna nga guvernatori Luniku, FMN dhe SHIK-u, gjatë gjithë vitit 1996, të kushtëzuara këto edhe nga zgjedhjet elektorale të majit dhe tetorit 1996, pasi realizoi qëllimet ndërhyn deri në arrestimin e krerëve të firmave piramidale, veprim ky që kompromentoi dhe acaroi më tej situatën. Pas kësaj periudhe fillon të bjerë përqindja e interesave dhe në të njëjtën kohë konstatohen shenjat e para të depresionit të ardhshëm që natyrisht është ajo pjesë e fenomenit që ne më lart e quajtëm psiko-logjik.
    Muaji janar 1997 na paraqet tablonë thuajse të kuptueshme se shoqëria do ndodhet përballë një krize financiare, si humbje materiale ndaj depozitave të formuara në firmat rentiere dhe të një momenti depresiv që vjen dhe shfaqet në shoqëri si frikë për të përballuar jetesën brenda një ekonomie që ka mungesa të theksuara në çështjen e punësimit e sigurisë për jetën. Por në ç’gjendje ose në ç’pozicion paraqitet shteti si grupim institucional përballë kësaj situate të krijuar, të papritur e të paparashikuar:
    Për të vendosur një ide të qëndrueshme në përgjigjen e kësaj pyetjeje, është e domosdoshme të bëjmë një digresion për ta parë institucionalizimin shtetëror realisht. Mendojë se struktura konstitucionale aktuale e shtetit shqiptar vazhdon të paraqitet me defekte serioze. Patjetër që ky është një mendim i përgjithshëm dhe kuptohet se duke shprehur këtë gjykim Komisioni nuk bën gjë tjetër vecse përsërit një gjë të ditur, pasi të gjithë e dimë sot se ne nuk kemi një kushtetutë perfekte. Por megjithatë, në funksion të analizës që po bëjmë, na duhet të theksojmë se konstitucioni shqiptar që mban mekanizmi i qeverisjes dhe pushteteve dashur pa dashur, vjen dhe jep mundësi individëve të majës piramidale të shtetit që të akumulojnë pushtet tepër të madh.
    Së pari, është Parlamenti që gëzon kompetenca të jashtëzakonshme, sepse brenda skemës së tij nga ky derivojnë: Presidenti i Republikës, Këshilli i Ministrave, Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Kasacionit, Prokurori dhe Zv,prokurori i Përgjithshëm. Në lidhje me këtë pastaj një maxhorancë e tejmadhe si ato që rëndom dalin nga zgjedhjet tona, në një mënyrë ose në një tjetër kontrollojnë dhe drejton gjithë jetën shtetërore. Në rast se do t’i shtojmë dhe kësaj faktin që kjo maxhorancë na ndodh që të drejtohet prej një njeriu president ose kryeministër i dalë prej saj, kuptohet se më në fund është autoritarizmi ai që drejton shtetin. Kështu ishte situata edhe në janarin e vitit 1997, kur edhe për arsyet që përmendëm, që në fakt janë faktorë defektivë të konstitucionit tonë, thuajse i tërë autoriteti i shtetit ishte përqëndruar tek presidenti i Republikës, i cili siç vërtetoi e tërë periudha e qeverisjes së tij 5 vjeçare, jo vetëm për arsye të defekteve konstitucionale, por edhe për shkak të formimit e psikologjisë së tij autoritariste, abuzoi me kompetencat kushtetuese, duke i shkelur ato. pra si përfundim të përgjigjes së pyetjes së parë, këto ishin shkaqet që ndikuan në disekuilibrimin total të shoqërisë shqiptare në pragun e fillimit të vitit 1997.

    2. Por le të kthehemi tani përsëri tek ngjarjet e janarit 1997 për t’i dhënë përgjigje pyetjes së dytë lidhur me reagimin e shtetit ndaj pakënaqësisë dhe revoltave popullore.
    Kriza financiare që spikat hapur si pasojë e shembjes së disa skemave piramidale, sollën përnjëherë revolta masive për ditë të tëra në sheshet e një varg qytetesh të Shqipërisë si Tiranë, Lushnje, Berat, Vlorë, Fier, Elbasan, Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Dibër, Durrës etj, të cilat nuk u lejuan nga forcat e policisë dhe u interceptuan.
    Revoltat kishin krejtësisht karakter ekonomik, por që të gjitha me një shprehje mosbesimi ndaj qeverisjes së atëhershme. Njerëzit kërkonin paratë e humbura. Nga hetimi i këtij fenomeni dhe nga burime dokumentare të kqyrura në SHIK etj, rezulton se ky i fundit, ka qenë i informuar në mënyrë të rregullt gjatë vitit 1996 dhe ka informuar institucionet e larta të shtetit edhe Presidentin e republikës, edhe qeverinë, për të gjitha grumbullimet dhe kërkesat e njerëzve, për të gjithë elementet që japin të kuptuar se këto revolta ose demonstrime do të vijojnë dhe mund të shumohen. Kërkesat janë krejtësisht ekonomike, por aty nga mesi i muajit janar, gjithmonë sipas informacioneve të SHIK-ut, në këtë moment revoltash ekonomike fillon të hyjë opozita e atëhershme, e cila duke u vënë në mbrojtje të kreditorëve, menjëherë u paraqet të revoltuarve mbështetjen dhe kërkesat për ndryshime politike. Megjithatë revoltat vazhdojnë t’i përmbahen një karakteri thjesht ekonomik që ka lidhje vetëm me humbjen që kanë pësuar ose që do të pësojnë nga falimentimi.

    3. Eshtë fakt se pushteti i atëhershëm politik që drejtonte shtetin shqiptar nuk jep asnjë shenjë reflektimi dhe është krejtësisht intrazigjent ndaj kërkesave ekonomike të kreditorëve të humbur që filluan të intesifikojnë demonstrimet paqësore. Atëherë duke iu përgjigjur pyetjeve lidhur me shkakun e revoltave, si dhe mjetet që duhet të ishin përdorur për zgjidhjen e kërkesave të popullsisë së dëmtuar, ne mendojmë të vazhdojmë analizën tonë si më poshtë:
    Kulmin e vet revoltat paqësore të muajit janar e arrijnë në datat 24, 25, 26 dhe 27 në një kohë që brenda këtij segmenti kohor, çështja më në fund ka mbërritur në një arsye politike sepse tani mitingjet dhe demonstratat paqësore i drejtojnë liderët e opozitës së atëhershme. Nga ky fakt kuptohet qartë se në segmentin kohor që kemi në diskutim, krizën financiare si humbje në skemat piramidale, fillon dhe e mbush për ta bërë më të acaruar dhe akumulimi i pakënaqësisë politike që vjen nga momenti i zgjedhjeve të 26 majit 1996.
    Ashtu siç rezulton nga dokumentet e mbledhura në organet shtetërore por edhe nga media, në revoltat e muajit janar në qytete të ndryshme, demonstruesit e pakënaqur ndërmorën akte dhune, ndonjëherë edhe me zjarr ndaj institucioneve shtetërore lokale si dhe drejtuesve të qeverisë dhe politikave shtetërore. Megjithatë gjendja nuk ka pasur tendenca të dhunshme me armë. Nisur nga ky fakt, me aq sa disponon deri tani, Komisioni konstaton se në këto momente përballë administratës së lartë të shtetit, masa jo e vogël e demonstruesve, paraqet pakënaqësi të theksuara ndaj qeverisjes. Por si është përcjellë në institucionet qendrore të shtetit shqiptar kjo lloj pakënaqësie? Ja si e shpjegon këtë situatë në mënyrë kronologjike para komisionit, një nga dëshmimtarët direkt në qytetin më të prekur nga pakënaqësia e rënies së firmave rentiere, Vlora, Sokol Bizhga, ish shef i krimeve:
    “Qysh nga fundi i vitit 1996 në qytetin e Vlorës filluan grumbullimet e njerëzve në kërkim të lekëve të humbura tek firma Populli dhe Xhaferri. Demonstrimet përgjithësisht ishin paqësore dhe pa shumë probleme për t’u përballuar nga policia. Ndërsa në fillim të vitit 1997 kur njerëzit panë që edhe firmës Gjallica po i vinte fundi, populli doli në revoltë masive duke manifestuar në aksin kryesor të rrugës Vlorë-Skelë. Gjithë njerëzit e shikonin policinë si hallexhi të përbashët dhe asnjëherë nuk ishin shfaqur shenja kundërshtimi ndaj nesh.
    Turma vazhdoi të manifestonte rreth një muaj rresht në këtë itinerar rruge dhe 2-3 herë përpara bashkisë së qytetit.
    Në datën 25/01/1997 rreth orës 10.00 turma iu drejtua bashkisë. Forcat e rendit ishin dislokuar përpara Bashkisë dhe mundoheshin që me çdo kusht të pengonin hyrjen e njerëzve në Bashki. Megjithatë, kordoni i policisë u ça dhe një pjesë e njerëzve u futën brenda. Brenda u dëgjuan disa shpërthime dhe pashë që doli tym nga kati i tretë i Bashkisë. Pashë njerëz që hidhnin tavolina e karrige, digjnin letra dedhe kur filluan shpërthimet njerëzit dolën me vrap. Pastaj u futën në veprim zjarrfikësit, të cilët mundën ta shpëtojnë Bashkinë. Kur bëmë kqyrjen e vendit të ngjarjes rezultoi se ishin djegur tre zyra: njëra e Kontrollit të Shtetit, zyra e kthimit të pronave, dhe një zyrë tjetër pa rëndësi. Edhe ditën që u dogj bashkia por edhe ditë më parë shefi i komisariatit Sokol Mulosmani dhe shefi i Rendit iu kanë bërë thirrje disa herë deputetëve dhe pushtetarëve që të ndërhynin për të ulur tensionin por ata nuk kishin asnjë influencë. Gjatë kohës që turma po manifestonte përpara Bashkisë para sulmit për ta djegur atë, mbaj mend që ka ardhur me forca Hilë Lushaku dhe tha se ishte e pamundur të përballohej gjithë ajo turmë me ato forca që ndodheshin aty. Lidhjet me ministrinë i mbante Shefi i Komisariatit Sokol Mulosmani dhe mbaj mend që në radio ka thënë që të mos spostoheshin forcat pasi do të vinin forca të ushtrisë në ndihmë. Rreth orës 11.00 të asaj dite kanë ardhur rreth 5 IFA me ushtarë dhe oficerë të Repartit të Bunavisë. Me mbërritjen e tyre pati një reagim të ashpër nga populli dhe filloi t’i godiste me gurë. Atëherë unë me iniciativë kam shkuar dhe u kam thënë komandantëve të tyre që t’i hipnin ushtarët nëpër makina për të mos u goditur se çfarë ishte për tu bërë u bë, bashkia u dogj.
    Edhe ditë të tjera turma manifestonte qetësisht dhe nuk kemi pasur asnjë incident mes forcave të rendit dhe policisë”.
    Pra, kërkesa dominante e revoltave të kësaj periudhe është kthimi i parave të humbura. Po ta vështrojmë çështjen vetëm në këtë prizëm, qeveria e atëhershme duhet të kërkonte zgjidhje brenda strukturave të veta ekonomike, ose të jepte dorëheqjen. Nga hetimi, komisioni konstaton se instituti i dorëheqjes si masë neutralizuese e provuar në shoqëritë demokratike perëndimore, edhe kësaj here si gjithmonë mbetet i papranueshëm nga mentaliteti i qeverisjes në shoqërinë shqiptare i forcës politike, qeverisëse. E theksojmë këtë sepse duke filluar që nga fundi i janarit të vitit 1997 e deri në mes të shkurtit 1997 jo vetëm demonstruesit por edhe pjesa më e madhe e partive politike e shohin dorëheqjen e qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike si solucion për zgjidhjen e krizës dhe kapërcimin e situatës, por administrata e lartë shtetërore dhe vetë parlamenti dhe Presidenti i atëhershëm nuk pranojnë që ta shohin kështu. Eshtë presidenti i Republikës ai që ndërmerr takime në Berat, Gjirokastër etj për të dhënë argumentat se qeverisja aktuale i ka mundësitë për ta kapërcyer krizën financiare, duke ecur në një vijë demagogjike dhe duke e lënë të kapërcyer deklarimin e tij të disa muajve më parë se “paratë e shqiptarëve janë të pastra”...

    Ballkanweb.
    Kristal...
    ..E bardhë...
    ..Që më mban gjall!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    ZBULOHEN HETIMET E KUVENDIT SHQIPTAR PËR ‘97: SI ZBARKOI USHTRIA NË VLORË - “Gazeta Shqiptare”

    ZBULOHEN HETIMET E KUVENDIT SHQIPTAR PËR ‘97: SI ZBARKOI USHTRIA NË VLORË

    “Gazeta Shqiptare”

    RAPORTI I ‘97, I FSHEHUR NË BODRUMET E KUVENDIT

    Komisioni hetimor për ngjarjet e vitit 1997 u ngrit në tetor të po atij viti dhe kishte si qëllim zbardhjen e shkaqeve të ngjarjeve që desh çuan Shqipërinë në luftë civile. Për 7 muaj deputetët u dhanë përgjigje shumë pikëpyetjeve mbi ato ngjarje dhe i përmblodhën ato në një raport që u miratua në Kuvend në qershor të vitit 1998. Raporti u dërgua në prokurori; ajo e arkivoi atë dhe nuk hapi asnjë hetim. Sot, opozita në Kuvend kërkon bërjen publike të këtij dokumenti, por sipas saj, ai është fshehur nga drejtuesit e këtij institucioni. Madje, në ueb-sajtin e Kuvendit në internet, nuk figuron as vendimi për miratimin e raportit përfundimtar të komisionit hetimor. Një nga ish-anëtarët e këtij komisioni, Spartak Braho tha për “GSH”-në se opozita ka tentuar disa herë pranë parlamentit të sigurojë një kopje të këtij raporti. “Duket si një situatë konspirative ku mazhoranca kërkon ta zhbëjë punën e hetimit për ngjarjet e ’97. Kemi kërkuar disa herë pranë kryesisë së Kuvendit që ai raport të na vihet në dispozicion dhe kemi marrë përgjigje negative”, deklaroi Braho.

    Kërkesa e opozitës për t’u njohur me këtë raport nuk artikulohet vetëm tani, por ajo është parashtruar edhe kohë më parë. Vitin e kaluar, deputeti i PS-së, Erion Braçe i kërkoi kryetares së Kuvendit një kopje të këtij raporti. “Kërkojmë nga Kuvendi i Shqipërisë të na vërë në dispozicion vendimin për miratimin e komisionit hetimor parlamentar dhe vetë raportin “Mbi ngjarjet e vitit 1997”, u shpreh Braçe gjatë një seance parlamentare në maj të 2006-s. Pretendimi i tij nuk mori përgjigje.

    Përbërja

    Komisioni hetimor parlamentar për ngjarjet e ‘97-s përbëhej nga 9 anëtarë gjithsej dhe kryesohej nga Spartak Ngjela dhe Fatbardh Hushi. Anëtarët e tjerë ishin: anëtari aktual i mazhorancës, Nikollë Lesi si dhe deputetët Sokol Hazizi, Afrim Çenga, Spartak Braho, Vladimir Fejzo, Ligoraq Karamelo dhe Maksim Hasani. Kryetari i komisionit, Spartak Ngjela nuk pranoi ta nënshkruajë raportin përfundimtar të hetimit, ndërkohë që ai u lexua në Kuvend dhe u miratua në maj të 1998-s. Hetimi i komisionit përmblodhi periudhën janar-qershor 1997 dhe hetoi në disa institucione si ministrinë e Brendshme, ministrinë e Mbrojtjes, SHIK-un. Gjeografia e tij u shpërnda në Tiranë, Përmet, Berat, Vlorë dhe në disa qytete të tjera të Jugut të Shqipërisë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ai komision causho braho arapoistesh e makso stalinoistesh donte te penalizonte shtetin e shtetaret pse tentuan te mbrojne shtetin e sovranitetin..

    kurse vet ne komision bejne pjese disa nga ata qindra organizatore te asaj ushtrie kanibalesh stalino lpk-isto -envero causho zabito dokle ceko cupiste.. qe me mjeshteri ja arriten objektivit te tyre.. te shkaktojne ate kob te zi qe mori mijra jet njerzish e te shkaterrojne shtetin..

    llap .. kur ju lpk-ja envero sigurimo iste polpotiste do kujtoheni me i kerkue falje nenave qe veshet me zeza ne 97 ne shqiperi..?
    kontributi juaj ka qen teper i madh.. e ka ber dhe liber elshan kelmendi..

    mbasi ta beni kte.. ather kujtojuni me pajtu nenat kosovare me arkanat..
    sju vjen marre..

    e kam than me koh se lpk nuk ka pas asnjihere armik serbine por ldk e rugoven e popullin e kosoves..

    prandaj dhe u detyruat me ndrru nicka ju.. me dal si PDK se si lpk as 0, 0001 % vota nuk ju dha populli..
    e vertetuat me kte thirrjen e kti kelmendit te zabit pobrato arapit- e kloso-caushit.. qe shqiptaret ti kerkojn falje serbise..

    kulmi..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 14-05-2007 më 13:22

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    brarush tema ishte per ata qe e kallen flak shqiperin me 1997 e jo per LPK-ne po nejse se po te hapet nji tem per avganistanin a kotarin prap ti do ti permendesh Çlirimtaret e Kosoves sepse i ke hal ne sy e helm ne zemer tu kan ba e prej urrejtjes se madhe qe kie ndaj tyre ferk kie me c... dhe me vjen mire qe e din qe rugova ishte armik si vet serbet per LPK-ne e ndoshta edhe armik me i madhe e me i rrezikshem se vet shkiet por ngordhi gomari e hajt ti vajtoje ende.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Z.Llapi, vertet tema u hap "per ata qe e kallen flak shqiperin me 1997", por me duket se eshte hapur se prapthi, gje qe e devijon shume nga e verteta tragjike qe kaloi Shqiperia me 1997. Prandaj, per mendimin tim, eshte teme qe te con ne qorrsokak, aty ku kane qejf ta cojne gjithmone te verteten e historise shqiptare, ata qe per gjysme shekulli e bene sipas qejfit dhe interesave te tyre. Boll me me tralalara te tilla, se jo vetem s'beson njeri, por i hame kohen vetes, njeri-tjetrit dhe me shume te mires se vendit tone. E verteta, s'mund te dale kurre nga hipokrizia e te semureve per pushtet. Aq me teper nga ca kalemxhinj turiste shqiptare, apo te huaj qofshin. Besome ne keto qe them, se s'me behet vone nga krahet e politikes, por nga krahet dhe trupi i Shqiperise sone te dashur.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-07-2006
    Postime
    82
    Citim Postuar më parë nga Llapi
    brarush tema ishte per ata qe e kallen flak shqiperin me 1997 e jo per LPK-ne po nejse se po te hapet nji tem per avganistanin a kotarin prap ti do ti permendesh Çlirimtaret e Kosoves sepse i ke hal ne sy e helm ne zemer tu kan ba e prej urrejtjes se madhe qe kie ndaj tyre ferk kie me c... dhe me vjen mire qe e din qe rugova ishte armik si vet serbet per LPK-ne e ndoshta edhe armik me i madhe e me i rrezikshem se vet shkiet por ngordhi gomari e hajt ti vajtoje ende.
    llapqin unë nuk kam parë ma gomar të madh se ty, po si fyen në këte mënyrë ishpresidentin Rugova në këte mënyrë more spiun.Ti ke marrë rrol të një idioti, sigurisht me porosi të majme që të rrenosh figuren historike të shqiptarëve.Mbylle o i çmendur se kështu as shkau i kralevës nuk flet....turp turp

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-07-2006
    Postime
    82
    Zoti Brari , mos u shqetso për "çkopërdhicat" e llap-ushit, sepse me të vërtetë është një LOL që mendon se historia shkruhet si thot LPK-ja.Dihet botërisht
    çfar rroli ka luajtur kjo ilegale në të gjitha periudhat kohore që nga /81-shi,97-ta e deri në 99-tën/

  8. #8
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Nje shpulle e forte per ata qe mendojne se CIA apo FBI-ja jane organizata qe kontrollohen nga Shteti Amerikan. Kjo teme qe ka dalur tani nuk ka dalur pa dashje, ka dalur para vizites se Bush-it se ne shqiptaret e dijme fare mire qe parate tona i ka vjedhur Greqia me politikanet e saj ne shqiperi, te djashte e te majte bashke dhe me bashkepunimin e lobit Grek dhe Grekodashes te CIA-s ne Shqiperi. Keshtu qe boll na dolen vellezerit e Qiriako Kokes(nuk dalin kot ata ne kete periudhe duke "ju lutur" Tenetit te vije e ti takoje) me shoke te na bindin se Teneti nuk ka vizituar kurre Himaren. E ka vizituar qe cke me te, dhe disa here madje.
    Ju shifni Brara e Salira, un shof Greqi e CIA ne ate artikull. Nese nuk keni tru te lexoni se cfare thote Blerim Cela, mos lexoni, por ama mos komentoni. Ceshtja eshte tjeter kund, boll na u hoqen disa ketu si te ndershem, sepse nuk shpeton asnjeri nga ai sistem mafjozesh ne pushtet e opozite bashke.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 14-05-2007 më 16:17
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga arvanitasi
    llapqin unë nuk kam parë ma gomar të madh se ty, po si fyen në këte mënyrë ishpresidentin Rugova në këte mënyrë more spiun.Ti ke marrë rrol të një idioti, sigurisht me porosi të majme që të rrenosh figuren historike të shqiptarëve.Mbylle o i çmendur se kështu as shkau i kralevës nuk flet....turp turp
    vajto vajto gomarin
    eshte e vertet se shkau i kraleves nuk flet si une por ai e vajton si ti mikun e madhe te shkieve
    por mos harro se tema eshte diqka krejt tjeter
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Genesis! Deklarata e Celes vetem kalohet shpejt me lart, kurse me shume i meshohet te ashtuquajturit raport sekret ne Kuvend , ketu e 10vjet me pare, qe s'ka te beje fare me kete deklarate. Pra, nga njera ane, kemi nje thenie-bombe te Celes, qe ne fakt s'eshte e padegjuar, dhe qe ne fakt ju shpjegoni dicka me shume se vete ajo, kemi dhe nje te ashtuquajtur raport sekret te vitit 1997, qe ben ca lojra hesapesh te majes se ajsbergut dhe jo te se vertetes. Edhe nese diku jashte eshte thurrur dicka, do mbetej nje enderr ne diell, pa veprimin e marre te mafiozeve politike dhe ekonomike brenda vendit. Ne kete pike jam plotesisht dakord me ju. Me respekt Mondi

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  2. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Himarë, mësimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  4. Zgjidhja e Krizes Presidenciale
    Nga alumni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 12-07-2002, 16:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •