“”Sport Day”,pavarsisht pozicionimit te simotrave te saj greke e ka vene” Lokun”ne 11-shen e javes.
Nje prokuror ka kerkuar qe t’i behet nje kontroll i imet dokumentacioni te futbollistit.
Disa kane shkruar me tone te permbajtura e disa te tjera nuk i kane kursyer fjalet,madje shume prej e tyre kane kaluar edhe sensin e mases,ate sens etik profesional qe kerkon ne fakt shtypi.
Bushi: Krim qe i shenova Panathinaikosit
Sulmuesi shqiptar Alban Bushi shprehet se ndaj tij po behen gjera qe nuk kane lidhje me futbollin.
Te enjten mblidhet komisioni i disiplines se Federates Greke te Futbollit.Nje nga ceshtjet qe dote shqyrtohet eshte pa dyshim dhe gjesti qe beri futbollisti shqiptar.”Gjyqetari i takimit Vriakos,nuk ka shkruar ne protokoll gjestin qe kam bere.Megjithate,pas kesaj ngjareje,qe ndodh ne futboll,besoj se komisioni i disiplines do te me denoje.Shpresoj ne nje mase jo te rende pasi do te ishte keq per skuadren”pohon “Loku”.
Incidenti dhe gjesti i futbollit shqiptar,Alban Bushi,ne takimin Apollon-Panithanaikos duket se i ka kaluar kufijte e lojes se futbollit.Dje,jo vetem mediat greke jane marre me kete ceshtje,por ka ndodhur dicka vertet absurde.Zevendesprokurori i gjykates Greke,Areios Pagos(Gjytaka e Larte Greke),ka shkuar ne klubin ku aktivizohet Bushi dhe ka kerkuar nga drejtuesit e Apollonit se cfare dokumentash disponon futbollisti.
I kontaktuar ne linje telefonike nga gazeta „Sporti shqiptar”,sulmuesi i kombetares tregon disa nga pericite qe po kalon nje dite pas takimit te shumeperfolur.Sipas “Lokut”,ajo qe po mundohen t’i bejne nuk ka lidhje aspak me futbollin.”Eshte vertet e turpshme ajo qe ndodh karshi meje.Ketu ne Greqi duan te lidhin ngjarjen time me ate qe ka ndodhur tre jave me pare,kur ne nje ndeshje volejbolli midis Olimpiakos dhe Panathanaikosit pati perleshje me tifozet dhe dy prej tyre mbeten te vdekur.Mund t’ju them se sot (dje)ne klubin e Apollon Kallamariase kane shkuar disa hetues bashke me zevendesprokurorin e Pagos,per te pyetur lidhur me mua.Dhe a e dini cfare kane pyetur ?Nese une kam vize te rregullt apo jo dhe cfare dokumentesh disponoj.Besoj se te gjithe e kuptojne se cfare po ndodh.Keto per mua jane budalleqe dhe nuk kane lidhje fare me futbollin.Pagos eshte nje tifoz i cmendur i Panathinaikosit dhe tani kerkon te marre hak ndaj meje.Kjo ceshtje i ka kaluar kufijte,pasi barazimin qe i morrem Panathinaikosit kjo e fundit eshte larguar nga objektivi qe ka,per t’u kualifikuar ne Ligen e Kampioneve.Nderkohe,,gjithcka rreth kesaj duan te ma faturojne mua,sikur une kam bere ndonje krim.Eshte e turpshme,por kane arritur deri atje sa te thone se pse e bera golin.Pra,ketu nuk flitet fare per futbollin,por arrihet deri atje sa te ndalojne te shenosh edhe gola.Kjo ceshtje eshte fryre shume dhe per kete nuk me vjen aspak mire,pasi po kalohen shume caqet.Me shume jam i bindur per faktin sepse ngjarjen qe kane lidhur keta po e lidhin me incidentet e para tri javeve,gje qe nuk ka lidhje fare,”-deklaron Bushi,autori i golit”Vrares”ndaj Panathinaikosit,klubit te fanshem grek,qe pas barazimit me skuadren e shqiptarit e ka veshtiresuar arritjen e objektivit.
Teksa po kontaktonim me “Lokun”,ai shpreshhere nderpriste biseden,sepse mediat vizive greke merreshim vetem me te.”Tani qe po shikoj pamjet filmike dhe duket qarte qe me kane goditur disa futbolliste te Panathinaikosit,nderkohe nuk kam reaguar fare,pervec atij gjestit qe bera,te cilen e pranoj qe kam gabuar.Me cudit fakti qe mes futbollisteve qe me kane goditur ka qene edhe vogelushi Nini,sic tregojne pamjet filmike ,me ka shtyre.Gjithsesi,dua te them qe keto gjera ndodhin ne futboll,por mua me shqeteson shume fakti qe po hidhet “balte”,a thua sikur kam vrare njeri.Sot kam lexuar shtypin Grek.Me eshte bere qejfi qe disa nga gazetat greke me kane dale krah,por gjithsesi duhet thene se presioni eshte shume i madh,pasi behet fjale per Panathinaikosin,por futbolli luhet ne fushe edhe jo jashte saj”-perfundoji “Loku”.
Shekulli
Krijoni Kontakt