Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599

    Shtypi grek kėrkon arrestimin e Alban Bushit!

    “”Sport Day”,pavarsisht pozicionimit te simotrave te saj greke e ka vene” Lokun”ne 11-shen e javes.
    Nje prokuror ka kerkuar qe t’i behet nje kontroll i imet dokumentacioni te futbollistit.
    Disa kane shkruar me tone te permbajtura e disa te tjera nuk i kane kursyer fjalet,madje shume prej e tyre kane kaluar edhe sensin e mases,ate sens etik profesional qe kerkon ne fakt shtypi.
    Bushi: Krim qe i shenova Panathinaikosit
    Sulmuesi shqiptar Alban Bushi shprehet se ndaj tij po behen gjera qe nuk kane lidhje me futbollin.
    Te enjten mblidhet komisioni i disiplines se Federates Greke te Futbollit.Nje nga ceshtjet qe dote shqyrtohet eshte pa dyshim dhe gjesti qe beri futbollisti shqiptar.”Gjyqetari i takimit Vriakos,nuk ka shkruar ne protokoll gjestin qe kam bere.Megjithate,pas kesaj ngjareje,qe ndodh ne futboll,besoj se komisioni i disiplines do te me denoje.Shpresoj ne nje mase jo te rende pasi do te ishte keq per skuadren”pohon “Loku”.
    Incidenti dhe gjesti i futbollit shqiptar,Alban Bushi,ne takimin Apollon-Panithanaikos duket se i ka kaluar kufijte e lojes se futbollit.Dje,jo vetem mediat greke jane marre me kete ceshtje,por ka ndodhur dicka vertet absurde.Zevendesprokurori i gjykates Greke,Areios Pagos(Gjytaka e Larte Greke),ka shkuar ne klubin ku aktivizohet Bushi dhe ka kerkuar nga drejtuesit e Apollonit se cfare dokumentash disponon futbollisti.
    I kontaktuar ne linje telefonike nga gazeta „Sporti shqiptar”,sulmuesi i kombetares tregon disa nga pericite qe po kalon nje dite pas takimit te shumeperfolur.Sipas “Lokut”,ajo qe po mundohen t’i bejne nuk ka lidhje aspak me futbollin.”Eshte vertet e turpshme ajo qe ndodh karshi meje.Ketu ne Greqi duan te lidhin ngjarjen time me ate qe ka ndodhur tre jave me pare,kur ne nje ndeshje volejbolli midis Olimpiakos dhe Panathanaikosit pati perleshje me tifozet dhe dy prej tyre mbeten te vdekur.Mund t’ju them se sot (dje)ne klubin e Apollon Kallamariase kane shkuar disa hetues bashke me zevendesprokurorin e Pagos,per te pyetur lidhur me mua.Dhe a e dini cfare kane pyetur ?Nese une kam vize te rregullt apo jo dhe cfare dokumentesh disponoj.Besoj se te gjithe e kuptojne se cfare po ndodh.Keto per mua jane budalleqe dhe nuk kane lidhje fare me futbollin.Pagos eshte nje tifoz i cmendur i Panathinaikosit dhe tani kerkon te marre hak ndaj meje.Kjo ceshtje i ka kaluar kufijte,pasi barazimin qe i morrem Panathinaikosit kjo e fundit eshte larguar nga objektivi qe ka,per t’u kualifikuar ne Ligen e Kampioneve.Nderkohe,,gjithcka rreth kesaj duan te ma faturojne mua,sikur une kam bere ndonje krim.Eshte e turpshme,por kane arritur deri atje sa te thone se pse e bera golin.Pra,ketu nuk flitet fare per futbollin,por arrihet deri atje sa te ndalojne te shenosh edhe gola.Kjo ceshtje eshte fryre shume dhe per kete nuk me vjen aspak mire,pasi po kalohen shume caqet.Me shume jam i bindur per faktin sepse ngjarjen qe kane lidhur keta po e lidhin me incidentet e para tri javeve,gje qe nuk ka lidhje fare,”-deklaron Bushi,autori i golit”Vrares”ndaj Panathinaikosit,klubit te fanshem grek,qe pas barazimit me skuadren e shqiptarit e ka veshtiresuar arritjen e objektivit.
    Teksa po kontaktonim me “Lokun”,ai shpreshhere nderpriste biseden,sepse mediat vizive greke merreshim vetem me te.”Tani qe po shikoj pamjet filmike dhe duket qarte qe me kane goditur disa futbolliste te Panathinaikosit,nderkohe nuk kam reaguar fare,pervec atij gjestit qe bera,te cilen e pranoj qe kam gabuar.Me cudit fakti qe mes futbollisteve qe me kane goditur ka qene edhe vogelushi Nini,sic tregojne pamjet filmike ,me ka shtyre.Gjithsesi,dua te them qe keto gjera ndodhin ne futboll,por mua me shqeteson shume fakti qe po hidhet “balte”,a thua sikur kam vrare njeri.Sot kam lexuar shtypin Grek.Me eshte bere qejfi qe disa nga gazetat greke me kane dale krah,por gjithsesi duhet thene se presioni eshte shume i madh,pasi behet fjale per Panathinaikosin,por futbolli luhet ne fushe edhe jo jashte saj”-perfundoji “Loku”.

    Shekulli

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anėtarėsuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Shtypi Grek kerkon arrestimin e Alban Bushit!
    Pse vrau na njanin ?


    o alban bushi po mir mer hallall per ate kraun qe i nxorre grekeve , po si ske turp mer qe kerkon falje mrapa atyre . lojtar 2leskhi.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Ēėshtja “Bushi”, gjykata sportive i mbyll derėn sulmuesit shqiptar

    Dash Frashėri


    Alban Bushi nuk do tė jetė sot pėrpara gjykatės sportive greke pėr tė dhėnė shpjegimet e nevojshme nė lidhje me gjestin e tij anti-sportiv pas shėnimit tė golit tė barazimit nė ndeshjen e kampionatit grek Apollon Kallamarja-Panathinaikos. Sulmuesi 33-vjeēar shqiptar ka kėrkuar shpesh herė falje pėrmes medias greke, por shtypi i vendit helen kėrkon masa ekstreme ndaj golashėnuesit mė tė mirė tė Kallamarjasė, ku midis opsioneve tė tjera ėshtė dhe pėrjashtimi pėr njė periudhė 3-vjeēare, edhe pse Bushi ėshtė zotėruesi i njė kontrate legale profesionisti tė shoqėruar edhe me lejen e detyrueshme tė punės.

    Bushi, shkruan siti i njohur sportiv sport24.gr (njė medium i ekuilibruar), po etiketohet si “delja e zezė” e futbollit grek dhe njė ndėshkim i ashpėr ndaj tij do tė shėrbente pėr tė si shembulli mė i mirė pėr tė ulur tonet e egra tė dhunės qė herė pas here shoqėron sfondin e sfidave tė Superligės greke dhe tė futbollit helen nė tėrėsi. Nėse atė gjest do ta kishte bėrė njė lojtar tjetėr i Superligės, nuk do tė gjendej kurrė pėrballė kėtij agresiviteti, shkruan sport24.gr.

    Gazetari Janis Georgopoulos, i njohur si mik i shumė gazetarėve shqiptarė nė Tiranė, pohon nė shkrimin e tij se nėse aktin e Bushit do ta kishte kryer dikush tjetėr, ai do tė konsiderohej si njė akt qė shoqėron herė pas here futbollin, kudo nė botė. Mediume greke i bėjnė jehonė edhe qėndrimit tė shtypit shqiptar pėr trajtimin me shumė kujdes tė ēėshtjes “Bushi”, duke theksuar faktin se lojtari shqiptar po konsiderohet mė shumė njė viktimė e racizmit grek sesa e masave me karakter futbollistik.

    Sport24.gr, duke iu referuar kontakteve me mediat shqiptare, shkruan se futbollisti i Kombėtares shqiptare mund tė lėrė Greqinė verėn e ardhshme nė rast se dėnimi i tij do tė jetė i gjatė nga gjykata sportive.

    Nėntė golat e tij, tė shėnuar gjatė kėtij sezoni nga Bushi me njė ekip si Kallamarja, nuk pėrjashton mundėsinė qė edhe nė kėtė moshė tė sigurojė kontrata me klube edhe larg Greqisė.

    Sipas informacioneve qė janė siguruar nga gjykata sportive greke, nė gjykatė ėshtė rėnė dakord qė tė mos paraqitet futbollisti, por avokati i ekipit. Sipas Alban Bushit, kjo ėshtė njė mundėsi mė shumė pėr t’i dhėnė dėnimin maksimal, pavarėsisht se incidenti ndodhi nė sfondin e njė ndeshjeje futbolli. Gjithsesi, Bushi deklaroi pėr sitin grek se ai ėshtė i qetė pasi gjykata do tė marrė masė vetėm pėr njė gjest tė tij dhe se beson te drejtėsia e gjykatės sportive. “Unė nuk mendoja pėr asgjė nė ato momente brenda fushės sė lojės. Nė fushėn e lojės shumė lojtarė tė Panathinaikos pėrdorėn sharje tė shumta, kur adrenalina merr ngjyrė tė kuqe”, - citohet Bushi nga sport24.gr.

    Alban Bushi, sipas sport24.gr, ndihet edhe i mėrzitur pasi e di qė ēėshtja ka tejkaluar ngjyrat sportive, pasi jo vetėm nė Greqi, por dhe nė Shqipėri flasin pėr njė racizėm tė grekėve, gjė qė nuk do ta dėshironte dhe nuk do ta pranonte nė ēdo rrethanė. Pėrsa i pėrket faktit se nėse ai dėshiron tė largohet nga Greqia, Bushi shprehet se ndihet i kėnaqur te Kallamarja, i do drejtuesit e ekipit dhe lojtarėt dhe nuk ka asnjė arsye tė largohet prej Apollonit. Tani qė me 99% ekipi plotėsoi qėllimin e tij dhe nuk bėhet fjalė pėr rėnie nga kategoria, Bushi ndihet ende i uritur pėr gola. E sigurt ėshtė njė gjė qė gjithmonė do tė ketė oferta pėr njė lojtar dhe sport24.gr pėrmend se pėr Bushin ka njė interesim nga gjermanėt e Bokum.




    Marr nga Albania-Sport
    E Enjte, 19 Prill 2007

  4. #4
    M1ST3R10Z3 @k47 Maska e Michaela
    Anėtarėsuar
    27-03-2007
    Vendndodhja
    BrEnDa NjE mIsTeRi
    Postime
    487
    ncncncncncncnc ca po ndodh keshtu more???Skane nga marrin hak edhe merren me futbollistin shqiptare???pfffffffffffffffffffff
    GjERMONE E LOGEL SA NJE GOGEL!

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Greku Or Greku!!!

    THONE TE PARET TANE GREKU S'BEHET MIKE !ZOTIT FALE I QOFSHIM E

    KA BERE TE LIGE!
    [



    QUOTE=Michaela]ncncncncncncnc ca po ndodh keshtu more???Skane nga marrin hak edhe merren me futbollistin shqiptare???pfffffffffffffffffffff[/QUOTE]

  6. #6
    Feniks. Maska e niktironci
    Anėtarėsuar
    25-03-2007
    Vendndodhja
    Aty ku jetohet.
    Postime
    337
    Prap greket??????????????????????????????????????
    Papapapapapapapapa c`na ka gjet, me ket lloj komshiu.

  7. #7
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Nese ka bere nje gjest antisportiv te denohet ashtu sic do denohej nje futbollist grek, por nese hyjne interesa komerciale ne mes atehere me vjen keq Alban po ta kane prere bileten e kthimit. Po pse bere gol more i uruar, cte gjeti po mos e beje ate gol? duro asfaline greke tani nga pas.

    Nejse te ndihmofte fati Alban djali se topi te la ne balte.


    Dito.

Tema tė Ngjashme

  1. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  2. Shtypi dhe intelektualizmi
    Nga Albo nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 12:15
  3. Ēeēo kėrkon "vizė" nė Zyrėn e OSBE pėr tė hyrė nė Lazarat
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2002, 08:34
  4. Berisha kerkon shkeljen e kushtetutes!!
    Nga Vinny_T nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-07-2002, 10:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •