Nje dite ne nje gazete pashe cmimet e miratuar te ndertimit (nga i famshmi Enti i Banesave) dhe ajo qe me beri shume pershtypje ishte cmimi shume i larte i ndertimeve ne Tirane ne krahasim po themi Durresin, pa folur per qytetet e tjera.
Keshtu ne Tirane ky cmim isht rreth 100 mije leke/m², ndersa ne Durres rreth 60 mije/m².
Si shpjegohet kjo? Cfare ka te vecante ndertimi ne Tirane nga ndertimi ne Durres apo ne qytete si Vlora, Shkodra apo Korca?
Me 100 mije leke/m² mund te ndertosh ne cdo qytet europian, por duhen patur parasysh se cfare niveli page ka ne keto vende, cfare nivel e taksave, cfare kontrolli dhe rregulli ne ndertime, etj.
A eshte kjo nje kosto reale apo eshte nje kosto e percaktuar nga ndonje trust qe drejton cmiet e materialeve ndertimore dhe cmimet e ndertimeve ne pergjithesi?
E bisedova kete fakt me disa kolege te punes dhe ato me thane se kjo nuk eshte kosto reale, por nje kosto e diktuar nga ata qe kontrollojne tregun e ndertimeve.
Eshte e pamundur qe me cmimet e materialeve te ndertimit ne rajon, me nivelin mesatar te pagave, me sistemin e taksave qe ka vendi, qe te kete nje kosto kaq te larte.
Krijoni Kontakt