Petrika Grosi
Nė Ditėn Ndėrkombėtare tė Monumenteve dhe Siteve Arkeologjike, e shpallur si e tillė nė vitin 1982 nga Kėshilli Ndėrkombėtar joqeveritar ICOMOS, qė ka tė bėjė me promovimin e vlerave tė trashėgimisė kulturore, mbrojtjen e tyre, me aktivitete nė kėto site arkeologjike, muze etj., ministri i Turizmit dhe Kulturės, Ylli Pango, ka mbledhur Bordin Kombėtar tė Parqeve Arkeologjike. Nė takim nuk mungonin pėrfaqėsues nga Ministria e Brendshme, Ministria e Mjedisit, Komisioni i UNESCO-s nė Ministrinė e Jashtme, Instituti i Arkeologjisė, Instituti i Monumenteve tė Kulturės. Pango ka theksuar faktin se duhet tė ndėshkohen tė gjithė ata qė dėmtojnė monumentet e kulturės dhe ligji duhet tė tregohet i rreptė me ta. Aq mė tepėr kur 18 pėr qind e kėtyre monumenteve, apo 700 syresh kanė pėsuar dėmtime, - ėshtė shprehur mes tė tjerash ai, duke vijuar se nė kėtė sens edhe njė herė lėshoj alarmin pėr tė gjithė njerėzit e ndjeshėm ndaj kėtij problemi, pėr ti mbrojtur kėto monumente, ndėrkohė qė kemi marrė masat emergjente pėr tė ndėshkuar kundėrvajtėsit dhe njėkohėsisht po punojmė pėr tė sanksionuar mė mirė statusin e parqeve tė reja arkeologjike, pėr tė cilin po zhvillohet ky takim. Sipas kreut tė MTKRS-sė, dita e djeshme duhet tė ishte mė tepėr se njė ditė ceremonish, pėrurimesh dhe vizitash falas nė muze tė ndryshme tė vendit. Ndėrgjegjėsimi i munguar vazhdon tė jetė njė nga armiqtė dhe rrezikuesit e integritetit tė monumenteve tė kulturės. Nė anėn tjetėr, edhe nė rrethe, Dita Ndėrkombėtare e Monumenteve ėshtė shoqėruar me aktivitete tė ndryshme kulturore. Nė Gjirokastėr, kryebashkiaku Bime, duke pohuar se koha e promovimit tė vlerave tė Gjirokastrės ėshtė mbyllur, pasi tashmė ato njihen nė mbarė botėn, ka deklaruar themelimin e Forumit qytetar pėr shpėtimin e Gjirokastrės. Nė Bylis ka pasur gjithashtu vizita dhe arkeologėt e specialistėt kanė folur pėr historinė dhe rėndėsinė e qendrės antike mesjetare afėr Ballshit.
Ndėrkaq, Durrėsi e ka pritur mes tė tjerash kėtė ditė me ekspozitė fotografike tė monumenteve tė kulturės dhe parqeve arkeologjike, apo tė mozaikėve tė njohur, qė kemi si trashėgimi e rrallė kulturore.
Gazeta Albania
Krijoni Kontakt