Close
Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 84
  1. #41
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    U torturuan mizorisht, tre të krishterët e vrarë në Turqi nga esktremistët islamikë

    Mësohen hollësira të reja rrënqethëse mbi vrasjen e tre të krishterëve evangjelikë të therur të mërkurën e kaluar në Malatia të Turqisë nga një grup ultrafanatik islamikësh. Ndërkaq policia është në kërkim të shtatë personave të tjerë, që ka mundësi të kenë qenë të lidhur me pesë vrasësit, të cilët tashmë kanë pranuar se janë autorë të krimit.

    “Para se të thereshin, dy shtetasit turq e shtetasi gjerman, që punonin në një shtëpi botuese të krishterë, u torturuan mizorisht për tri orë e u gjymtuan rëndë”. Kështu shkruan sot shtypi turk, që citon burime të spitalit ku u çuan viktimat.

    “Eshtë e qartë – saktësuan mjekët që bënë autopsinë e tri kufomave, se plagët e shumta të tmerrëshme që pamë në trupat e vdekur, ishin pasojë e torturave. Trupi i shtetasit gjerman, posaçërisht, ishte prerë me thikë në 156 vende”.

    Viktimat - sipas pohimit të fajtorëve – u munduan kështu, që vdekja e tyre të bëhej mësim i mirë për të gjithë armiqtë e Islamit.

    Krimi është dënuar nga mbarë bota, e posaçërisht nga Bashkimi Evropian. Lajmi e ka tmerruar edhe Myftiun e Madh të Turqisë, i cili e shikon këtë akt barbar si ‘tradhti kundër Islamit’, ndërsa kryeministri turk Erdoan, theksoi se ata që përgjigjen për këtë masakër, duhet të gjykohen e të dënohen.

    E ndërsa vijon kërkimi i ethshëm i shtatë fajtorëve të tjerë, të lidhur me pesë vrasësit, shtypi vendas pohon se kriminelët patën inskenuar edhe një vit më parë një manifestim kundër shtëpisë botuese, të specializuar në botimin dhe përhapjen e Biblës.

  2. #42
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar më parë nga mesia4ever
    Nderim martireve.

    Martir ?!! Martir mesia4ever i thueht dikujt e ka rane ne lufte per te mbrojtur atdheun . Keta tre persona jane vetem viktima te pafajshme , por nuk jane martir !!!

  3. #43
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar më parë nga mesia4ever
    Se pari te pershendes alko71. Ata martire nuk vdiqen duke vrare te tjeret dhe duke u munduar te pushtojne vende tjera, por per shkak te besimit te tyre. Nuk eshte koha qe te ironizosh i nderuar, gjej momente tjera. Greket, serbet jane te krishtere, asnje shqiptar i krishtere nuk i ka mbrojtur kur na kane pushtuar tokat tona, ose ma gjej nje shembull ti pra. Paqja me ty.

    Mos e perdor pershendetjen "paqja me ty " se eshte pershendetje Islame , dhe sa per informate , me trego ti cilen ana do te kishe marre ne nje konflikt midis shqiptareve te kosove dhe serbeve te serbise ?!!!

  4. #44
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar më parë nga alko71
    A po flisni per ata turq qe na pushtuan 500 vjet apo jo?

    Turq?! Martire qenkan tani se jane te krishtere?!

    Ah pisa o pisa, se dy fytyra keni ju. Me njeren mbroheni pas Skenderbeut dhe kunder Turqise ndersa me tjetren i mbani krahun TURQVE prap.

    Mire e ka Zëu s dhe e pershendes. Ju e nderroni gezofin si t'u pershtatet, dhe po te ishin turqit te krishtere e te na okuponin ju nuk do te bezanit dhe do te pershendesnit sot me "merhaba".

    Edhe ne i nderojme njesoj si martiret musliman shqiptare, martiret musliman turq, arab, kinez, malejzian, filipinez, spanjoll, amerikan, irakien.... dhe te mos t'u ndihet zeri tjera here t'i akuzoni shqiptaret musliman per keso gjerash.

    Hipokrizia nuk paska fund.
    Selam vlla , dua vetem te plotesoj dicka , ti the se paskan pasur dy ftyra !!! Te kishin pasur dy ftyra , shum lehte do te ishim marre vesht me keta "vllezer" , or kane 2002 ftyra , keta jane si puna e motit , si ndryshon moti ashtu i ndryshojne ftyrat keta njerez.
    Deri dje TUrqit keshtu , Turqit ashtu , deri dje neve qe i mrojshmim Turqit , na benin tradhetare !!!! E sot tre Turq kristijan ( te cilet mund te kene qene edhe hajna - vrasja e te cileve mund te mos kete aspak lidhje fetare ) qenkan martira te fese kristijane dhe "vellezerit" tane jane syte duke na i nxjerur neve .
    Po sidoqofte frike si kemi se nuk jan asnje nje grusht

    Kalofsh bukur vlla

  5. #45
    AdIdAs Maska e DoLpHiN
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Hono Lulu
    Postime
    1,453
    Ore cme qenkeni mbledhe nje tufe delesh ketu... Ca po permendin Skenderbeun , ca kishen , ca xhamine , ca Afganistanin , ca Irakun e ************...
    Ne radhe te pare mundohuni te beni dallimin midis protestanteve , ortodokseve dhe katolikeve. Ne radhe te dyte mos gjykoni nje popull te tere vetem se dolen nja 5 idiote kriminele. Turqia eshte 70 mil keshtu qe mos i fusni te gjithe ne nje kallep.
    Nuk eshte aspak akt i mire , por per te tilla raste heshtet kur ndodhin ne dem te muslimaneve. Une per vete nuk besoj ne asnje lloj feje , dhe ndihem me fat qe nuk besoj kur shoh tere keto idiotizma qe po shkruhen ketu. Secili ka te drejten te besoje cfare te doje , po mos e kaloni ne ekstrem kot me kot.


    Dolphi ben mire qe shpreh mendimin tend por here tjeter mundohu pa shprehje aq banale - Darius
    Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 22-04-2007 më 00:58
    `That` is good and `that` is funny...but it costs a lot of money...

  6. #46
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga Gostivari_usa
    Mos e perdor pershendetjen "paqja me ty " se eshte pershendetje Islame , dhe sa per informate , me trego ti cilen ana do te kishe marre ne nje konflikt midis shqiptareve te kosove dhe serbeve te serbise ?!!!
    Dre dre dre (kur thoshte gjyshja ime) kur kane dale "copyrights" per fjalen "paqe" apo dhe shprehje te lidhura me te, qe ta dime e mos t'i shkelim te drejtat e pronesise ndonjerit?!

    Per vellezerit dhe "vellezerit" (se shqiptaret te pakten ne kete forum po i vene thonjeza njeri-tjetrit, se helbete, gjaku behet uje kollaj ... ) ka mundesi te mos i fryni shume sa njera ane ashtu dhe tjetra?
    Vdiqen, u therren tre njerez, vellezer, baballare, xhaxhallare, nipa, dmth tre qenie humane. Nderruan jete. Gjaku i tyre ne duart e disa krimineleve (kafsheve) qe jysftifikojne krimet e tyre ne emer te nje feje.

    Kaq.
    Zoti ua prehte shpirtin ne paqe viktimave, dhe ia lehtesofte dhimbjen familjareve.

    Per te devotshmit ketu, selam alekum, paqe edhe llafollogji te mbare.

  7. #47
    Nallban Maska e alko71
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    707
    Citim Postuar më parë nga Dorontina
    [B]Me duket shoku Alko 71 qe ju keni problem me Turqit.
    Paqja edhe me ty moter.

    Jo Dorontina une nuk kam asnje problem me Turqit. Shkrimi im ishte sarkazem. Disa te krishteret e forumit tone na i nxjerrin syte ne muslimaneve po te permendim Turqine dhe na quajn fare Turku dhe fshihen pas letres se shqiptarise ndersa ketu po te njejtit i quajn besimtaret turq te besimit te njejt me te tyre martir. Ku mbeti ajo shqiptaria?!

    Nuk kane guximin te thojne haptazi se e urrejne islamin dhe jo turqit si popull dhe tentojne te shesin dushk per gogla.

    Ketu eshte ironia dhe hipokrizia.
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  8. #48
    Nallban Maska e alko71
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    707
    Per Matrix dhe mesia4ever.

    Une e denoj ate rast qe ka ndodhur ne Turqi si edhe cdo rast te tille kudo ne bote.
    Pse shpejtoni me paragjykime dhe sillni perfundime nga mendja e juaj?

    Në vazhdim e keni një letër të cilën Profeti a.s. e kishte adresuar për murgjërit e Manastirit të Shën Katerinës. Letra është dërguar rreth vitit 628.


    "Ky është një mesazh nga Muhammed ibn Abdullah, si një pakt për ata që mbajnë Kristianitetin, pranë dhe larg, ne jemi me ta.
    Me të vërtetë unë, shërbëtorët, ndihmuesit, dhe ndjekësit e mi i mbrojnë ata, sepse kristianët janë qytetarët e mi; dhe për Allah, unë jam gjithmonë kundër çdo gjëje që i dëshpëron ata.
    Asnjë lloj detyrimi nuk duhet të ketë mbi ta.
    As gjykatësit e tyre nuk do të hiqen nga puna dhe as murgjërit e tyre nga manastiret e tyre.
    Asnjë nuk lejohet që të shkatërrojë një shtëpi të besimit të tyre, ta dëmtojë atë, apo të marrë ndonjë gjë nga ajo për tek shtëpitë e muslimanëve.
    Në qoftë se ndonjë merr ndonjë nga këto, ai do të shkelë paktin e Zotit dhe nuk i bindet profetit të Tij. Me të vërtetë, ata janë aleatët e mi dhe kanë statutin tim të sigurtë kundër gjithçkaje që ata urrejnë.
    Asnjë nuk do t'i detyrojë ata që të udhëtojnë apo t'i obligojë për luftë.
    Muslimanët duhet të luftojnë për ta.
    Në qoftë se një femër kristiane martohet me një musliman, kjo nuk duhet të ndodhë pa aprovimin e saj. Ajo nuk duhet të ndalohet të vizitojë kishën e saj për t'u lutur.
    Kishat e tyre duhet të respektohen. Atyre nuk duhet t'u ndalohet riparimi i tyre as shenjtërimi i pakteve të tyre.
    Asnjë njeri nga ummeti (bashkësia muslimane) nuk duhet të shkelë këtë pakt deri në Ditën e Kijametit (fundi i botës).
    "


    Ja, ky eshte Islami i vertete dhe cdo kush qe nuk i permbahet ketyre fjaleve, ai ka thyer paktin e Zotit dhe fjalen e Profetit te tij a.s.
    Kesaj i jane permbajtur muslimanet kur ishin ne fuqi prej Spanjes e deri ne Indi, andaj ju sot ekzistoni. Edhe sot i permbahet shumica dermuese.
    Ndryshuar për herë të fundit nga alko71 : 22-04-2007 më 04:06
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  9. #49
    Maska e *Babygirl*
    Anëtarësuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    Vertete jeni shum qesharak vec vazhdoni keshtu...
    Po keta te tre te krishteret c'far faji paskan pas?
    Pse kan jetua ne nje vend qe shumica i perkasin fes islame?
    Shof qe ca duan ti mbrojn me cdo kusht keta persona edhe pse jan te fajshem.
    O zot ku ka mbrrit kulmi i idiotzimit tek ne Shqiptaret.
    Nje pyetje kam pse feja ismale thot qe vrasin njerez te pafajshem, te vrasin vehten? Te pakten ne vendin tim ku jetoj une kan vra vetin 5 persona ne emer te Allahut, keshtu qe ju lutem mos akuzoni kot jo keshtu ajo ashtu, jo Bushi eshte kriminel etj. etj. Sa mire nuk i shikoni anet pozitive por vec negative.

    P.s mesia4ever dhe Lioness jam plotesisht dakord me postimet tuaja.

    Gjith te mirat!
    Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!

  10. #50
    AdIdAs Maska e DoLpHiN
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Hono Lulu
    Postime
    1,453
    Ore pse e zgjasni kot... feja e shqiptarit eshte shqiptaria.
    Une e kam babane musliman dhe nenen ortodokse. Po nena ska qene ndonjehere ne kishe , dhe babai e pret bajramin me raki rrushi :P
    Pse ja fusni me top ore. Sa per ju ortodokset qe qenkeni prekur thelle ... mos u prekni se ishin te nje feje , por prekuni se ishin njerez. Meqe ra fjala... ai greku ortodoks nuk te pyet shume ne greqi se ca feje i perket, po te q*n edhe nenen po ti jepet rasti ( me falni per shprehjen )
    `That` is good and `that` is funny...but it costs a lot of money...

Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Premisa të gabuara
    Nga Arrnubi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Muhamedi a.s. sipas këndvështrimit të krishterë
    Nga presHeva-Lee në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2010, 22:15
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 09:06
  4. Kriptokrishtërimi në Shqipëri
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 08:02
  5. ANTROPOLOGJIA e krishterë
    Nga Shpresmiri në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-10-2002, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •