Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 84
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,282
    Postimet në Bllog
    22

    Therren tre të krishterë në Turqi

    Sulmohen të krishterët, në një shtëpi botuese në Turqi


    Gjatë një sulmi ndaj një shtëpie botuese të krishterë në Turqi, të mërkurën, më 18 prill, gjetën vdekjen një punonjës gjerman dhe dy turq. Atentatori i kishte lidhur viktimat e tij nga duart dhe këmbët dhe iu kishte prerë gurmazin

    Ndonëse policia në Malatja ka arrestuar ndërkohë pesë të pandehur, të gjithë djem në moshën 20 vjeç dhe ka sekuestruar armët me të cilat dyshohet të jetë kryer krimi, motivet janë ende të paqarta. Duket se zbardhja e motivit do të jetë e vështirë. Ministri i Brendshëm turk, Abdulkadir Aksu, deklaroi: "Kemi të bëjmë me një rast për drejtësinë, ndaj ne i mbajmë të fshehta hetimet. Nuk dua të jap asnjë informacion tjetër, në mënyrë që garantohen hetime të patrazuara dhe të detajuara."

    Tre persona, dy turq dhe një gjerman, ishin lidhur dhe iu ishte prerë gurmazi në ambientet e shtëpisë botuese të krishterë. Kjo sipërmarrje është një bashkëpunim turko-amerikan, e cila qysh nga viti 2001 është vendosur në Malatja dhe shet atje edhe bibla e kryqe.

    Sipas të dhënave të shtypit lokal si dhe të pronarit të shtëpisë botuese ka pasur herë pas here kërcënime ndaj ndërmarrjes, e cila megjithatë nuk kishte kërkuar mbrojtjen e personave.

    I pyetur nëse të krishterët kanë pasur edhe rolin e misionarëve, gjë që është e ndaluar, guvernatori i Malatjasë, Ibrahim Dashëz tha: “Ne këtu në Malatja nuk kemi ndonjë reagim apo revoltë kundër punës misionare, por kanë qarkulluar fjalë për një gjë të tillë, njerëzit flasin për këtë, ashtu si kudo në Turqi.".

    Megjithatë është e qartë se, me këtë atentat në qytetin lindor të Anadollit, dhuna kundër të krishterëve në Turqi ka arritur kulmin.

    Gazeta Tema

  2. #2
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Tre të vrarë në sulmin ndaj shtëpisë botuese të biblës në Turqi

    Tre punonjës të një kompanie që shtyp dhe shpërndan biblën u vranë të mërkurën (18 prill) në Turqi në sulmin e fundit ndaj pakicës së krishterë të vendit.

    Viktimat, dy turq dhe një gjerman u gjetën në godinën e shtëpisë botuese Zirve në qytetin juglindor Malatja të Turqisë, me duar e këmbë të lidhura dhe grykët të prera. Guvernatori i krahinës, Halil Ibrahim Dasoz tha në komentet në televizion se një nga turqit ishte ende gjallë kur u gjet por vdiq më pas në spital.

    Viktima gjermane e identifikuar nga agjensia shtetërore e lajmeve Anatolia si 46-vjeçari Tilman Ekert Geskem, jetonte në Malatja që nga viti 2003, thanë zyrtarët. Dy viktimat e tjera u identifikuan si Nexhati Ajdin dhe Ugur Juksel.

    Drejtori menazher i Zirve, Hamza Ozant i tha CNN-Turk se ata po konsideronin kërkimin e mbrojtjes së policisë pas kërcënimeve të kohëve të fundit.

    Pastori evangjelist me bazë në Stamboll, Karlos Madrigal i tha Reuters se të tre qenë protestanë evangjelistë që ai i njihte.

    Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan, vendi i të cilit po kërkon anëtarësimin në BE por të cilit i është kërkuar shpesh nga Brukseli të sigurojë mbrojtje më të madhe të lirive fetare e të pakicave të tjera, e dënoi sulmin duke e quajtur si një "barbari".

    Katër turq, në moshë 19 deri 20 vjeç u arrestuan me dyshimin e përfshirjes në incident dhe një i dyshuar i pestë u çua në spital me plagë serioze që i mori pas hedhjes nga dritarja në orvatje për t'i shpëtuar arrestimit. Sipas agjensisë Anatolia, ata të gjithë u gjetën të mbanin një letër që shkruante: "Ne të pestë jemi vëllezër. Ne po shkojmë drejt vdekjeve tona."

    Duke folur në një konferencë shtypi transmetuar në televizionin kombëtar, ministri i brendshëm Abdulkadir Aksu tha se disa nga të dyshuarit mbanin armë.

    CNN raporton se pesë vetë të tjerë u arrestuan të enjten në lidhje me vrasjet.

    Duke dënuar sulmin, ministri i jashtëm gjerman Frank-Uollter Shtainmajer vendi i të cilit mban aktualisht presidencën e rradhës të BE, i kërkoi autoriteteve turke të bëjnë çmos "për të sqaruar krejtësisht këtë krim dhe të shpien në drejtësi përgjegjësit".

    Gjykuar nga mënyra e vrasjes, hetuesit turq dyshuan se vrasësit mund të kishin lidhje me Hizbollah turke, një grup islamik kurd që lufton për të krijuar një shtet musliman në jugëlindjen turke të mbizotëruar nga kurdët.

    "Këta janë fanatikë që vazhdojnë të jenë të pranishëm në Turqi dhe që në çast dalin me akte të dhunës absurde," u citua të thoshte në komentet për vrasjet e së mërkurës, monsinjor Luixhi Padoveze, përfaqësuesi i Vatikanit në Turqi.

    Incidenti i ri erdhi midis shqetësimeve në rritje rreth ngritjes së nacionalizmit në Turqi, ku një i ri vrau një prift katolik rreth 14 muaj më parë. Disa muaj më pas, dy priftërinj të tjerë u sulmuan. Në një tjetër incident tronditës, gazetari i shquar turk-armen Hrant Dink u vra jashtë zyrës së tij në janar, në Stamboll.

    Komuniteti i krishterë i Turqisë llogaritet për më pak se 1% të popullsisë 70 milionëshe të vendit, shumica e tyre muslimane.

    "Në disa drejtime gjendja është përmirësuar sepse ne kemi të drejta ligjore...por ka pjesë të shoqërisë që janë radikalizuar," tha Madrigal, kisha e të cilit është nën mbrojtjen e policisë që nga vrasja e Dink e cila u dënua në masë nga populli.

    Më tepër se 100,000 turq ndoqën funeralin e gazetarit në Stamboll. Sipas raportit të AP, rreth 150 vetë marshuan në qytetin më të madh të vendit të mërkurën për të protestuar për vrasjet e reja duke shprehur solidaritetin e tyre duke mbajtur parulla ku shkruhej: "Ne jemi të gjithë të krishterë".

    Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com

    Emri:  SVETLAphoto.jpg

Shikime: 717

Madhësia:  30.8 KB

    Ballkan Times
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,977
    Çdo gjë e bëjnë në emër të ALLAHUT dhe mbrojnë "KRIJUESIN" Kjo është ironia e kohës!!! Dhe turpi i kohës!!

  4. #4
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Nderim martireve.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    eshte nje akt i ulet , dhe pse dihet qe ne Turqi jane muslimane nuk do te thote te hakmerresh nga njerze qe nuk kane ate besim .
    toleranca fetare duhet te egzistoje gjithmone , fundja fare jemi njerez te gjithe .

  6. #6
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,257
    Zoti bëftë Hir në jetën e atyre njerëzve që kryen këtë akt.




    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  7. #7
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    "...Unë pashë nën altar shpirtrat e atyre që ishin therur për shkak të fjalës së Perëndisë dhe për shkak të dëshmisë që kishin;
    dhe ata thirrën me zë të madh duke thënë: "Deri kur, o Zot, që je i Shenjtë dhe i Vërtetë, nuk gjykon dhe nuk merr hak për gjakun tonë nga ata që banojnë mbi dhe?".
    Dhe secilit prej tyre ju dha një petk i bardhë dhe ju thanë që të preheshin edhe për pak kohë, deri sa të plotësohej numri edhe i bashkësherbëtoreve e tyre dhe i vëllezërve të tyre që duhet të vriteshin posi ata..."

    Zbulesa 6:9-11

    Dhe pashë frone, dhe ata u ulën mbi to dhe atyre iu dha pushteti që të gjykojnë edhe pashë shpirtrat e atyre që u ishin prerë kokat për dëshminë e Jezusit dhe për fjalën e Perëndisë, dhe të cilët nuk e kishin adhuruar bishën, dhe as figurën e saj dhe nuk kishin marrë damkë mbi ballin e tyre dhe në duart e tyre. Këta u kthyen në jetë e mbretëruan me Krishtin për një mijë vjet.
    Por të vdekurit e tjerë nuk u kthyen në jetë deri sa të mbusheshin një mijë vjet. Kjo është ringjallja e parë.
    I lum dhe i shenjtë është ai që ka pjesë në ringjalljen e parë. Mbi ata vdekja e dytë nuk ka pushtet, por ata do të jenë priftërinj të Perëndisë dhe të Krishtit dhe do të mbretërojnë me të një mijë vjet.


    Zbulesa 20:4-6
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 20-04-2007 më 13:28
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  8. #8
    Perjashtuar Maska e Zëu_s
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Sulmohen të krishterët, në një shtëpi botuese në Turqi

    Gjatë një sulmi ndaj një shtëpie botuese të krishterë në Turqi, të mërkurën, më 18 prill, gjetën vdekjen një punonjës gjerman dhe dy turq.
    Tre punonjës të një kompanie që shtyp dhe shpërndan biblën u vranë të mërkurën (18 prill) në Turqi në sulmin e fundit ndaj pakicës së krishterë të vendit.

    Viktimat, dy turq dhe një gjerman u gjetën në godinën e shtëpisë botuese ...
    Nderim martireve.
    O Zot i madh ... kjo eshte skandaloze, ky eshte kulminacioni i idiotizmit, i marrzirave dhe poshtersirave antikombetare.

    Po si po jua bane fytyre more te "nderuar" vllezer te krishtere te ia qani hallin kaq shum turqve, po a nuk jeni ju ata qe po i quani Turq vllezerit e juaj Shqiptar mUsliman, a nuk jeni ju qe i keni kaluar te gjith kufijt e vlerave dhe nderit Shqiptar dhe keni filluar ta hapni gojen e te na quani neve Shqiptarve mUsliman si tradhtar te Gjergj Kastriotit Skenderbeut qe ka luftuar pikerisht kunder ketyre Turqve qe po na vajtoni ju ketu neve.

    Po te kishin qene Turqit orthodox, ju me siguri qe do ta kishit quajtur edhe Gjergj Kastriotin Skenderbeun tradhtar te Krishtit, do ti kishit thene "Antikrishti Gjergj Kastrioti Skenderbeu qe ka luftuar kunder popullit vlla te shenjet orthodox Turk".

    A ka dikund ne bote ndonje Shqiptar mUsliman qe e quan Skenderbeun nje tradhtar qe ka luftuar kunder muslimanve Turq, JO NUK KA, perveq atyre qe kan lidhje me turqi, qe e kan perzier gjakun e tyre me Turqi, se SHQIPTAR te vertet nuk ka qe ia qan hallin nje Turku mUsliman te ngordhur dhe e quan Martir.

    Vllezer te dashur Shqiptar, shikoni mire kete Teme, shikoni se si disa nga keta vllezerit tone te krishtere e ndjejne vetem me te vllazruar me Turqi, Grek e Serb te krishtere sesa me Shqiptar mUsliman, shikoni se kush jan keta e sa mire na tregojne ketu neve qe keta i prejne dhjet Shqiptar mUsliman per nje Turk, Arab, Grek, Serb, Bullgar, Italian te krishtere, shikoni o vllezer te nderuar qe nga nje prej disave Shqiptarve orthodoks dalin shtate Turqi, Shkie e Grek.

    O ma kjart nuk ke ku e qon ma, ju kemi kuptuar edhe me heret, e tash veq e vertetuam qe po te vije puna e te luftojne Shqiptaret me ndonje popull mUsliman apo te Krishtere, ju ose do te luftoni ne anen tjeter kunder Shqiptarve ose do te ikni tek "vllezerit" e juaj te krishtere, varet se çfar féje ka armiku, dhe ne front mbesin si gjithmone vetem Shqiptaret mUsliman dhe shum pak Shqiptar te krishter qe e mbrojne vendin dhe popullin Shqiptar nga ARMIQT, pa mare parasysh se kush jan ata apo çfar feje kan ata.

    Per juve disa Shqiptare te krishtere (dhe sidomos Orthodox) ky ketu eshte nje martir dhe vella Turk i vdekur.

    ndersa

    Per neve Shqiptaret mUsliman ky eshte nje armik i ngordhur Turk, si te gjith ngordhesirat e tjere Turqi.

    Pra me fjale te tjera, Turqit e vertet dhe tradhtaret e Gjergj Kastriotit Skenderbeut ne Tokat e shenjeta Shqiptare qenkeni ju e jo ne.

    Tjeter nuk po di çka te ju them, veq Zoti iu marroft juve me tru te shperlare dhe Zoti e mbrojt popullin e shenjet Shqiptar nga féte e juaja te politizuara deri ne maksimum qe po kontribuojne ne dem te kombit tone e ne dobi te kombeve tjera fqinje, si gjithmone.

    Vllezer te nderuar, fatkeqsisht historia jone e hidhur po perseritet siç po e shihni edhe vet, pra te pergatitemi per me te keqen, se po na ndodhe e njejta sikur para, gjat dhe pas terheqjes se osmanlinjeve nga Ballkani.

    Tung
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zëu_s : 20-04-2007 më 14:36

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-12-2006
    Postime
    172
    Si i krishtere orthodhoks ndjehem keq per ngjarjen por nga ana tjeter dua te theksoj se Kisha eshte ngritur mbi gjakun e Krishtit dhe te martireve, kjo me ben qe te mos deshperohem, sepse sot kemi ne qiell edhe disa ndermjetare te tjere perpara Perendise. Lavdi Martireve.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Ne vend qe te shpreh "Lavdi Martireve", me mire te prononcohem kunder krimineleve. Uroj qe te gjykohen ne menyre rigorozisht ligjore nga gjykata laike turke.

    Te tilla krime kane ndodhur edhe me pare ne shtetin turk, jo vetem ndaj te krishtereve, por edhe ateisteve.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Premisa të gabuara
    Nga Arrnubi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Muhamedi a.s. sipas këndvështrimit të krishterë
    Nga presHeva-Lee në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2010, 22:15
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 09:06
  4. Kriptokrishtërimi në Shqipëri
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 08:02
  5. ANTROPOLOGJIA e krishterë
    Nga Shpresmiri në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-10-2002, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •