Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Përpjekje skandaloze e RTK-së, për rehabilitimin e pionierëve të Titos!

    Fadil Shyti

    Një plak i urtë nga Drenica, tash dëshmor i lirisë - duke folur kundër manipuluesve të historisë dhe rrenave të tyre, thoshte:“Nuk po më vjen mërzi se po rrejnë, por po më vjen mërzi se po kujtojnë se po u besoj!”


    Para dy netësh pikërisht më 9.04.2007, në njërin nga emisionet e një propagande të ethshme kundërshqiptare, shqiptarëve sërish u ra “fati”, t´i shikojnë dhe t´i dëgjojnë përmes ekranit televiziv të RTK-së, pionierët e qullosur titistë, me në krye Azem Vllasin, i cili për më tepër se njëzetë vjet i bëri shërbime të errëta regjimit titist dhe jo vetëm titist, por edhe atij serbomadh deri në fillim –shkatërrimin e ish-federatës jugosllave. Ky pinjoll dinak i agjentit të urryer, Ali Shukriu, i cili do ta porosiste krajlin e ri serb: “ nëse don me i sundue shqiptarët, duhet me jua ba si dreqërve - pra, denoji me uri.”- Po, si të dënohen me uri? ia kishte kthyer miku i tij serb. Largoji të gjithë nga puna, kishte vijuar dhëndërri shkurtpamës i Serbisë. Pastaj S. Millosheviqi, sikur e kishte gjetur “thembrën e Akilit” për ti shtypur shqiptarët.

    Mos të harrojmë se në atë kohë i buzëqeshur, tërë shend e verë, i qëndronte përkrah dhe miku i tij Azem Vllasi, i cili me pasuesit e tij, tepër egër “bluante” në mullirin e tij të huazuar nga vëllezërit e mëdhenj dhe miqtë jugosllavë.
    Por, siç ngjanë kurdoherë në regjimet fashiste, ky “karrem” që futej kudo në ujërat e turbullta, nuk ishte i vetmuar. Natyrisht i kishte insektet në strajcën e tij, si: (mizat, tartabiqet, urithët, gjarpërinjtë, hardhucat ushunjëzat etj.,prapa tij i shkonin sejmenët e LKK-së, të cilët i merrnin direktivat nga Serbia, për ato shërbime që duhej t´i kryenin të drejtuar nga padroni i tyre.
    Këta satrapë, të cilët tani kanë marrë rolin e viktimës, duke mos shkuar më lart, nga viti 1981 e deri me rënien e tyre “heroike”, nuk lanë gur pa lëvizur, duke e dënuar si kundërrevolucionare kërkesën për Kosovën Republikë. Duke bërë këtë tradhti, për interesat e tyre personale, Beogradit i bënë shërbime të mëdha, kurse popullin tonë e lanë në gjak e lot, duke vrarë e burgosur qindra djem e cuca të Kosovës, - siç theksonte në atë kohë, i madhi Enver Hoxha.
    Nga brezi ynë, të cilët e kemi përjetuar tepër rëndë atë tradhti të madhe të A. Vllasit me kompani, nuk mund të heshtet aq lehtë, siç mendojnë sot fodullët titistë. Këta, duhet t´ia vejnë gishtin kokës dhe të ndalin turrin e “larjes” së duarve si Pilati. Këta shtihen sikur të ishin atdhetarë të devotshëm e të sinqertë, aq sa paraqiten në mediat tona, fillimisht para së gjithash do t´i kërkonin falje popullit për të gjitha ato krime dhe turpe që kanë bërë. Kërkimfalja, kjo dhunti e lartë njerëzore, nuk mund të gjejë shprehje tek elementët sadistë si ata/ato, sepse nuk ka vend; vendin e saj e zënë dëshirat e tyre që fillimisht të vetë rehabilitohen dhe pastaj veglat qorre të tyre fatkeqësisht e kanë zënë sot kupolën e mediave, duke filluar nga RTK-ja dhe më tej. Pas rehabilitimit,atyre u intereson si asgjë vetëm si për t´u ngritur në shkallët e pushtetit “në Kosovën e pavarur me mbikëqyrje”, alias me kokën nën Serbi, e mbikëqyrur nga administrata evropiane, duke u drejtuar nga tutela serbomadhe. Prej këtyre shkallëve nuk do t´i zbriste kurrë S. Millosheviqi, sikur të mos ngrihej populli në greva, demonstrata dhe madje edhe në luftë. Ata, pajtoheshin dje dhe sot, sigurisht se do të pajtohen dhe nesër me një autonomi “të zgjeruar”,me Kosovën të ricoptuar; të kthehen si djelmoshat plëngprishës në pushtet, bile të pa penduar kurrë!...
    Xhelatët dhe dinakët titistë shqipfolës le ta heqin nga koka e tyre sa më parë aq më mirë për ta, se me lajka do të arrijnë ta mashtrojnë rininë e sotme heroike, e cila nuk po jeton tani në kohën e xhunglashëvëve të tipit Ali Shukria, Sinan Hasani, Rraman Morina. Pra, nuk po jeton në “Saharanë” e mediave kur popullit i servireshin gënjeshtra të pa fund dhe vetëm me reagime të fuqishme popullore, mund të dihej e vërteta e hidhur për trojet tona shqiptare të okupuara.
    Zotërinj të pandershëm dhe të pamerituar!
    Tani jetojmë në kohën e kibernetikës, prandaj përpjekjet tuaja për mashtrime e tradhti të reja, populli s´do t´i lejojë! Këtu, nuk është vendi të zgjerohem shumë për të kaluarën tuaj, si erdhët pa lavdi në pushtetin e huaj dhe si ikët me “lavdi” nga ai pushtet gjakatarë. Vetëm njërin nga aspektet e ikjes suaj do ta cek këtu: Azem Vllasi me kompani, duke e parë se uraganin popull nuk do të munden ta ndalojnë dot, me dhunë e morën armën tjetër në veprim, pra e morën karremin e mashtrimit.
    Sa për ilustrim po e ceku një fakt që andej nga anët tona të Shqipërisë veriore e dinë mirë si në dritën e diellit. Kur minatorët trima, vetë flijuesit e Kosovës trime u hodhën në grevën tetë ditëshe më 20 shkurtin e zi të vitit 1989, përveç kërkesave të tyre për dorëheqjen e sahanlëpirësve të Serbisë kriminale, para vetes e shtruan edhe një kërkesë që andej nga nëntoka e pasur me minerale, të shpallej pavarësia e Kosovës. Por, në momentin, kur kjo ide iu parashtrua Azem Vllasit, ky “atdhetar” i regjur për dinakëri reagoi i qetë: “jo, tani s´është koha, tani është koha ta ruajmë të mos e lëshojmë rrugën e “Bubareqit” siç e quante ai, “babin e politikës së tyre, gjakatarin Tito.
    Punëtorët zemërpastër dhe të sinqertë, duke pasur besim të tepruar në udhëheqjen e Kosovës, e dëgjuan besëprerin me lëkurë qengji, i cili në vitin 1981 vërsulej si ujk mbi rininë dhe inteligjencien shqiptare, duke bërë diferencime dhe largime nga puna të intelektualëve më të ndritur të kombit si: Ali Hairin, Akshin Hotin, Bislim Elshanin, Ekrem Kryeziun, Halil Alidemajn, Gazmend Zajmin dhe atyre qindra yjeve që i bënin dritë shkencës sonë shqiptare.
    Objektivat kryesore armike atëbotë ishte të shtypej me gjak revolta popullore, kësaj përpjekjeje i shërbenin me të gjitha mjetet dhe format e luftës speciale, titistët dhe pacifistët mjeranë. Pastaj, objektivë e tyre qe dhe mbeti përçarja jonë brenda-kombëtare, kur sulmohej me gjithë arsenalin e armëve propagandistike “Shqipëria e Enver Hoxhës”, siç e quanin atëbotë Shqipërinë jo vetëm ata, por edhe pamfletistët puthadorë të Beogradit në Prishtinë.
    Pse sulmohej Shqipëria, dhe regjimi i Enver Hoxhës, besoj lexuesit e kanë të qartë. Sulmohej sepse ishte Enver Hoxha dhe qeveria shqiptare, ajo që i përkrahu pa rezerva kërkesat tona revolucionare.
    Tani, e vërejmë krejt lehtë faktin që sa rrallë po kritikohet nga Beogradi dhe UNMIK-u, qeveria e sotme në krye me Sali Berishën. Pse ngjanë kjo, dihet mirëfilli, – sepse S. Berisha me kompani asnjëherë nuk doli me kërkesa këmbëngulëse për të drejtat e shqiptarëve në trojet e veta, por kurdoherë ua bëri qejfin forcave të ashtuquajtura demokratike në Ballkan dhe Evropë.
    Kësaj fushate dje dhe sot i ka prirë kurdoherë pa rezerva RTK-ja dhe shtypi titist dhe pacifist në Prishtinë, Shkup dhe gjetiu...
    Nuk është kjo rastësi, apo mos vigjilencë e tyre, kur qëllimisht u jepnin dhe po u japin hapësirë zërave krrokatës, që si papagajtë thërrisnin dhe po thërrasin për qetësi në Kosovë nga “analistë” dhe politikanë servilë tek të huajt nga Tirana; në kohën kur aq tragjikisht e pësonte në fillim vitet 90-ta, dhe po e pëson edhe sot Kosova me viset tjera shqiptare. Valët e errëta madje kanë kaluar kufijtë, deri në Paris. Kujtoj këtu rastin: kur del një shkrimtar si Ismail Kadareja dhe e kërkon hapur rehabilitimin, gjegjësisht faljen në maskën e pajtimit të shqiptarëve të Kosovës me vise të tjera- pra, të falen krimet dhe turpet e titistëve të vjetër dhe të rinj!
    Por, kjo aspak nuk më habitë, kur dihet se ai siç e theksoi: ishte mik i vjetër me ish-udbashin, Fahredin Gunga dhe me soj sorrollopët e tij... Kurse tepër i zëshëm tregohet ky shkrimtar “kozmopolit” që të hapen dosjet për “krimet e komunizmit” në Shqipërinë e andej Drinit.
    Logjikë më e pakuptimtë se kjo nuk ka: të kërkosh mbylljen e dosjeve të udbashëve që e lanë në gjak popullin liridashës shqiptar dhe njëkohësisht të kërkosh hapjen e “krimeve” nga regjimi “më diktatorial” në Evropë, siç thuhet marrëzisht për Shqipërinë e Enver Hoxhës.
    Mbase dhe për këtë nuk kanë edhe aq shumë “faje”, sepse dikur vërtetë ishin nga më të privilegjuarit nga regjimi “kriminal” i Enverit, kurse tani janë më të “persekutuarit”, brenda e jashtë Shqipërisë.
    O zot! Sa shumë disidentë paska pasur Shqipëria! Ha, ha, ha!
    O zot! Sa shumë atdhetarë paskan qenë titistët dhe pacifistët rugovistë, pasardhësit besnikë të tyre. Sa “keq” që se paskemi ditur, o i dashur populli im!
    Tani, të erdhi koha t´i njohësh veprat e tyre dhe t´i shijosh frytet e tyre të kalbura të falura nga “engjëjt” e “parajsave” ballkanike dhe evropiane.
    Krejt për fund po e përkujtoj edhe këtë fatkeqësi tepër tragjike të mendësisë që po na përcjellë ne shqiptarëve; pikërisht më 9 prill 1999 në Kosharen legjendare nga UÇK-ja heroike u thye kufiri shqiptaro-shqiptar, me gjakun e bijve bijave më të mirë të kombit, ndërsa ende nuk po thyhet ky kufi administrativ nga politika qorre dhe horre e liderëve titistë me pasardhësit e tyre. Prandaj, derisa të krrokasin sorrat pro-sllave, shqiponjat duhet të vigjilojnë!
    Re të zeza po sillen mbi atdheun e shqiponjave!
    Vigjilencë! Vigjilencë! Vigjilencë, o populli im shqiptar!
    #VamosArgentina

  2. #2
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anëtarësuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    RTK-ja eshte bere krejt familjarizem, edhe pse drejtesit e ketij Televisioni thon qe aty nuk ka familjarizem une sdi si nuk e verejne edhe ato vet ? apo mundohen ta bejn se nuk eshte ashtu ?

    Te permend disa :
    Familja Muçaj dhe Qena e kan uzurpuar RTK-en
    Mustaf Mucaj
    Anita Mucaj - Haradinaj
    Flora Mucaj - Haradinaj
    Nebi Qena
    Antigona Qena

    Jeta Xhara
    Albin Xhara

    Uhh s'me kujtohen tash sepse ka shume edhe mu perzine krejt ndoshta me vone do me kujtohen..

    Krejt RTK-ja me gjithe te dy radiot qe i ka aty i ka te punusuar me grua me bure me femije djem e vajza e nuse e mbesa e nip e krejt..
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 09:19
  2. Skandaloze, hiqet Fishta e De Rada nga Letërsia!!
    Nga bnik në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-04-2009, 06:50
  3. Përpjekje poetike
    Nga Ullmar Qvick në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 18-12-2007, 14:05
  4. Fitore skandaloze e Juves !
    Nga Davius në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 13:53
  5. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •