Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 20
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    As mos e permendi Mustafajn, Harxhin, Islamin, etj sepse nuk jane fare te afte per ceshtje te tilla! Imagjino cfare elite diplomatesh kemi ne. Turp!
    Ke te drejte qe s eshte bere gje por te pakten kur degjon ndonje ze qe ngrihet sikur ngrohesh pak. Pastaj mos harro nje gje qe edhe ajo Evropa plake kur ben logarite i ben se si do reagoje populli jo nje grup politikanesh dhe per sa i perket Kosoves, rruga e lirise ka nisur me kohe. Nese nuk e sjellin organizmat nderkombetare me letra do e marrin vete shqiptert sepse
    E MERITOJNE ME SHUME SE KUSHDO TJETER NE BOTE

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Ajo qe eshte e jotja nuk ka nevoje te meritohet, vetem te njihet nga te tjeret. Mund te jete nje analogji e rrezikshme, por per rastin e Kosoves eshte e vertete. Lind pyetja vetvetiu, keta njerez qe jetojne ne Kosove jane serbe, sic pretendojne serbomedhenjte? Nese po, si ka mundesi qe flasin shqip, qe kane kulture totalisht tjeter dhe perafersisht me Shqiperine? Nuk e di si e mesojne historine serbet neper shkolla. Nese nuk e pranojne origjinen e tyre, atehere jane nje komb qesharak! Tani merren me Shqiperine e Kosoven, duke ditur qe e humben edhe Adriatikun.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  3. #13
    DOTT. SKUTHI Maska e SKUTHI
    Anëtarësuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    It's not your business....
    Postime
    460
    kjo loje i perket ne menyre direkte kosoves,serbise dhe shqiperise por ne menyre indirekte rusise dhe u.s.a.dhe eshte midis ketyre qe behet loja kryesore,pastaj sigurisht dhe europa,por ka nje rol me dytesor.mos harrojme se rusia ka nje problem shume te madh me çeçenet dhe nqs.kosova do te fitonte pavarsine,kjo e drejte do te kerkohej dhe nga ata..(çeçenet)dhe kjo mund te ve ne rrezik te drejten nderkombetare e kam fjalen per imazhin qe do te krijohej nqs. nuk do t'ju degjohej fjala edhe çeçeneve. per rusine kjo do te ishte nje humbje e madhe (pavarsia e kosoves) ky precedent do te ndikonte keq jovetem per politiken e brendshme te rusise qe si rezutat do te krijonte nje konfuzion total ne raportet midis shteteve ne te gjithe azine dhe mund te beje qe te lindin konflikte te reja ne kete rajon..jam i mendimit qe perpara se ti gjykojme gjerat me fanatizem duhet te marrim parasysh edhe panoramen nderkombetare.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Eshte veshtire te perpilohet nje krahasim i argumentuar midis ceshtjes se Kosoves dhe ceshtjes se Cecenise. Te dyja keto ceshtje perbehen nga komponente jo te njejte, nga pothuaj te gjitha pikepamjet. ShBA mundet shume mire te perdore ate qe quhet 'ship diplomacy' ndaj Rusise ne lidhje me Cenenine: "Nese ju jepni veton per pavaresine e Kosoves, ne do t'i kthejme syte nga Cecenia." Ky rast ka ndodhur njehere, por per ceshtjen e Kines dhe Taivanit. Dua te them qe ceshtja e Kosoves ka marre permasa nderkombetare dhe eshte ne zgjidhje perfundimtare. Po te ishte e njejte me ceshtjen e Cecenise, a nuk do te ishin interesuar edhe per te?
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  5. #15
    DOTT. SKUTHI Maska e SKUTHI
    Anëtarësuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    It's not your business....
    Postime
    460
    Citim Postuar më parë nga Borix
    Eshte veshtire te perpilohet nje krahasim i argumentuar midis ceshtjes se Kosoves dhe ceshtjes se Cecenise. Te dyja keto ceshtje perbehen nga komponente jo te njejte, nga pothuaj te gjitha pikepamjet. ShBA mundet shume mire te perdore ate qe quhet 'ship diplomacy' ndaj Rusise ne lidhje me Cenenine: "Nese ju jepni veton per pavaresine e Kosoves, ne do t'i kthejme syte nga Cecenia." Ky rast ka ndodhur njehere, por per ceshtjen e Kines dhe Taivanit. Dua te them qe ceshtja e Kosoves ka marre permasa nderkombetare dhe eshte ne zgjidhje perfundimtare. Po te ishte e njejte me ceshtjen e Cecenise, a nuk do te ishin interesuar edhe per te?
    me te vertete mendon se do te guxonte ndokush te nderhynte ne çeshtjet qe i perkasin ne menyre direkte rusise,me duket pak e veshtire,persa i perket afermimit qe midis kosoves dhe çeçenise ka komponente te ndryshem jam dakort pjeserisht sepse eshte e vertete qe ne kosove procesi eshte ne perfundim dhe ai i çeçenise nuk dihet se ku eshte..por e kam fjalen nga pikepamja e te drejtes nderkombetare situata e çeçenise i permbush te gjitha kriteret per te qene e barazniveluar me te njejten te drejte per pavarsisi te kosoves.Po nqs. se rusia nuk do te vendoste veton mbas kercenimit:Nese ju jepni veton per pavaresine e Kosoves, ne do t'i kthejme syte nga Cecenia." kush do ia jepte kete siguri se nje dite amerika nuk do te ndryshonte mendje..besoj se eshte e veshtire te perdoresh kete lloj diplomacie me rusine,pastaj ky kercinimi do te thonte qe ligji ne doren e maliqt eshte si te doje maliqi.besoj se e drejta nderkombetare eshte pak ndryshe..

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Ne te vertete, eshte po aq e veshtire te perdoret edhe per Kinen. Kjo puna e Rusise eshte thjesht nje fobi qe u ka mbetur njerezve ne nenvetedije. Po nuk eshte kjo pika. Po diskutojme per aftesine e qeverise se Rep. se Shqiperise kunddrejt procesit te pavaresise se Kosoves. Teza ime: Qeveria Shqiptare nuk eshte e afte te perballoje ceshtje diplomatike te permasave te tilla.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  7. #17
    DOTT. SKUTHI Maska e SKUTHI
    Anëtarësuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    It's not your business....
    Postime
    460
    Citim Postuar më parë nga Borix
    Ne te vertete, eshte po aq e veshtire te perdoret edhe per Kinen. Kjo puna e Rusise eshte thjesht nje fobi qe u ka mbetur njerezve ne nenvetedije. Po nuk eshte kjo pika. Po diskutojme per aftesine e qeverise se Rep. se Shqiperise kunddrejt procesit te pavaresise se Kosoves. Teza ime: Qeveria Shqiptare nuk eshte e afte te perballoje ceshtje diplomatike te permasave te tilla.

    jam dakort qe shqiperia nuk mund ti perballoi keto çeshtje,prandaj po analizoja ato vende qe mund ti perballojne keto situata dhe qe faktikisht po i perballojne. nejse... besoj se edhe serbia nuk eshte ne gjendje ta perballoje kete situate se perndryshe nuk do te ishim aty ku jemi sot me kosoven.

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Kiço
    Anëtarësuar
    26-03-2007
    Vendndodhja
    Tirane-Al
    Postime
    3
    Te dy ju pjesmarresit ne kete diskutim, jeni objektive ne ate qe thoni. Edhe une ashtu mendoj. Ceshtja e Kosoves ka kaluar ne permasa te tilla qe askush i vetem nuk mund ta zgjidhe. Dmth edhe USA ndikon fuqishem por s'vendos dot vete, dhe s'ka perse ta beje kete. Kur ju desh te merrte vete nje vendim te tille ajo e beri pa iu dridhur dora.

  9. #19
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Kreu i shtetit mbështeti plotësisht planin Ahtisari si një dokument kompromisi

    Moisiu-Tadiç, replika për Kosovën

    Në kulmin e krizës presidenciale në Shqipëri, Presidenti Alfred Moisiu, njëkohësisht edhe kandidati më potencial për këtë post, ka vendosur t’i shpenzojë të gjitha energjitë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe jo për rikandidimin e tij. Gjatë punimeve të Samitit të 14-të të Presidentëve të vendeve të Evropës Qendrore, që u zhvillua në Brno (Çeki), kreu i shtetit është shprehur kundër shtyrjes së mëtejshme të përcaktimit të statusit të Kosovës. Sepse, sipas Moisiut, shtyrja e statusit është pajustifikueshme, madje e dëmshme dhe e rrezikshme. Në këtë mënyrë, Moisiu i ka dhënë një leksion klasës politike shqiptare që çështja e Kosovës, është më e rëndësishme për Shqipërinë se sa zgjedhjet presidenciale. Ndërkaq, duke aluduar qartë ndaj fjalës së presidentit të Serbisë, Tadiç, një ditë më parë, Presidenti Moisiu tha se nuk është normale të flitet për zgjidhjen e problemit të Kosovës, sikur atje të mos kishte ndodhur asgjë në këto dy dekadat e fundit.

    Replika
    Duke iu kundërpërgjigjur fjalës së presidentit të Serbisë, Tadiç, një ditë më parë, Presidenti Moisiu tha se nuk është normale të flitet për zgjidhjen e problemit të Kosovës, sikur atje të mos kishte ndodhur asgjë në këto dy dekadat e fundit. Me referencë në të kaluarën e afërt të rajonit të Ballkanit me ngjarje tronditëse, luftëra dhe gjakderdhje, madje dhe spastrim etnik, Presidenti Moisiu nënvizoi se, “çështja e përcaktimit të statusit të Kosovës erdhi si domosdoshmëri e përballimit të realiteteve të reja, e ndryshimeve të thella që ndodhën në Ballkan pas shembjes së Murit të Berlinit, fundit të Luftës së Ftohtë dhe përmbysjes së komunizmit. Ishin këto motive madhore që ndihmuan në ndryshimet e thella që çuan në shpërbërjen e ish-Jugosllavisë”. “Të mbyllësh sytë para këtij realiteti të ri”, u shpreh Presidenti, “do të thotë të mbetesh peng i së kaluarës”, dhe shtoi se, “çdo tentativë për të sjellë edhe një herë në hapësirën ballkanike ngricat e Luftës së Ftohtë, jo vetëm është anakronike dhe kundër rrjedhave të kohës, por është dhe e rrezikshme”, theksoi Moisiu.

    Samiti
    Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, mori pjesë në Samitin e 14-të të Presidentëve të vendeve të Evropës Qendrore, që u zhvillua në Brno (Çeki), në datat 24-26 maj. Gjatë punimeve të këtij samiti, kreu i shtetit zhvilloi një sërë takimesh bilaterale me homologë nga rajoni dhe gjatë ditës së djeshme mbajti një fjalë në të cilën theksoi se, “pranimi dhe mbështetja e planit Ahtisari do të ishte një kontribut real për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe demokratike, ku garantohen dhe mbrohen të drejtat e pakicave”.

    TIRANA OBSERVER
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #20
    Për një Shqipëri të madhe Maska e ment
    Anëtarësuar
    14-06-2004
    Postime
    202
    si duket nuk do ti shkon edhe kesaj ministre larg sikur ati tjetrit (Mustafaj't)qe u kritikua nga Berisha Pse shprehi Mendimin e qeveris Shqiptare Per Pamvarsi te kosoves hapur edh Per ket u detyrua Tejep Dorheqje Nga Berisha e Si duket do ti ndodh e njejta gje edhe Edit Harxhin por te pakten sikur shifet se Berisha nuk eshte aq i flaket per pamvarsi te Kosoves.
    URIME FITOREN PDK

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  3. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10
  4. Shpërthen dhuna ndëretnike në Kosove
    Nga mitrovicalia_81 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •