Flet Sotir Seferaj, miku i ngushtė i legjendės sė futbollit shqiptar


"Pėrse Loro Boriēi Iku nga Lacio pėr tė luajtur me Vllazninė"





Armand jonuzi

Dimė qė legjenda e futbollit shqiptar, Loro Boriēi kishte arritur tė luante nė Itali me ekipin e Lacios. Dimė qė mė pas ai u kthye nė atdhe, ku luajti me "Vllazninė" e Shkodrės dhe kombėtaren shqiptare. Por Sotir Sefereaj, njė nga miqtė e ngushtė tė Loro Borriēit, zbulon arsyet se pse Loro braktisi ekipin e madh tė Lacios. Sipas Seferajt, ishte kėrkesa e tė ėmės sė Loros, Marijes, qė, pas kapitullimit tė Musolinit dhe fashizmit nė Itali, i biri tė kthehej nė vendlindje pėr tė vazhduar jetėn nė Shqipėri. Por nė intervistėn e dhėnė pėr "Tirana Observer", Sotir Seferaj, miku i ngushtė i legjendės sė futbollit shqiptar, rrėfen edhe njė sekret tjetėr. Sipas tij, Loro kishte shkuar nė Itali jo pėr tė luajtur futboll, por pėr tė ndjekur studimet e larta nė degėn e Juridikut nė Universitetin e Romės.

Kush ishte Loro Boriēi?
Loro Boriēi u lind mė 22 gusht 1922, nė qytetin e Shkodrės. Ai rridhte nga njė familje e vjetėr shkodrane dhe shumė e njohur nė qytetin e Shkodrės. Familja pėrbėhej nga gjashtė fėmijė, tre djem, Marku, Loro e Pjerini, si dhe nga tri vajza, Angjelina Margarita dhe Klarinda.
Si u zbulua Loro si talent?
Loro qė nė moshė tė vogėl do tė luante futboll sė bashku me vėllain e tij, Markun, qė ishte tre vjet mė i madh se ai. Zakonisht ata luanin nėpėr lagjet e tyre, ku vėllai i tij, Marku ishte portier dhe Loro sulmues. Por Loro spikati mė tepėr si talent kur luante nė "Rrethin Don Bosko" tė kolegjit Saverian. Por spikatjen e tij Loro e pati nė moshėn 15 vjeēare mė 6 qershor 1937. Nė fushėn e vjetėr tė Shkodrės do tė zhvillohej ndeshja e ditės sė 7-tė tė Kampionatit tė 7-tė Kombėtar, midis "Vllaznisė" dhe ekipit "Dragoj" tė Pogradecit. Ndeshja filloi nė orėn 16, dhe ekipi shkodran kishte nė pėrbėrje lojtarė tė mėdhenj tė asaj periudhe si Osmani, Shala, Gjeloshi, Fakja, Dizdari, Koliqi, Halepiani, Dervishi, Hoxha. Por nė morinė e tėrė kėtyre lojtarėve tė mėdhenj tė asaj kohe, trajneri shkodran nuk kishte lėnė jashtė as dy vėllezėrit Boriēi, qė luanin njėri si portier e tjetri si sulmues. Marku ishte 18 vjeē, kurse Loro donte edhe 68 ditė tė mbushte 15 vjeē. Nė pjesėn e parė shkodranėt patėn vėshtirėsi me mbrojtjen e skuadrės sė Pogradecit, megjithėse ata do shėnonin nė minutėn e 21 me anė tė Koliqit. Por nė pjesėn e dytė ēdo gjė ndryshoi. Kjo pėr shkak tė lojės sė debutuesit Loro Boriēi. 15-vjeēari arriti tė shėnojė nė atė takim katėr gola, njėrin mė tė bukur se tjetrin, madje dy golat e fundit ai i shėnoi nga njė distancė prej 30-35 metra nga porta. Tė gjithė nė atė stadium u mahnitėn nga loja e djalit tė vogėl dhe e duartrokitėn gjatė gjithė ndeshjes. Por ajo ndeshje nė fakt do tė ishte edhe e fundit pėr Loron me ekipin e "Vllaznisė" nė atė periudhe. Kjo pėr shkak se ai nuk u lejua tė luante mė nėpėr fushat e vendit nga mamaja e tij, Marija, e cila kėrkonte qė ai tė studionte dhe tė mbaronte shkollėn me rezultate tė larta.
Kur filloi Loro tė luante pėrsėri futboll?
Pavarėsisht se e ėma e tij, Marija nuk donte qė Loroja tė bėhej futbollist, ai e gjente pėrsėri kohėn tė luante fshehurazi futboll me shokėt e tij. Por ai karrierėn si futbollist do ta niste pas 5 vitesh nga debutimi i tij i parė. Por kėsaj here jo nė Shqipėri, por nė Itali.
Si u aktivizua Loro Boriēi me ekipin italian tė Lacios?
Nė vitin 1941 Loro Boriēi kishte shkuar pėr tė studiuar nė Fakultetin e Drejtėsisė nė Romė. Por gjatė kohės sė qėndrimit tė tij nė Itali ai nuk mund tė qėndronte pa luajtur dot futboll, pasi ai ishte shumė i pasionuar pas kėtij sporti. Prandaj duke mos patur mė edhe pengesėn e sė ėmės sė tij, ai iu drejtohet zyrave tė klubit sportiv tė Lacios. Pas njė takimi tė shkurtėr, drejtuesit e klubit italian vendosėn qė ta provojnė djaloshin shqiptar, dhe fillimisht e aktivizojnė me ekipin B tė Lacios. Gjatė ndeshjeve tė kontrollit, Loro zhvilloi lojė tė bukur gjė qė bėri qė ai tu binte nė sy specialistėve tė Lacios. Ai spikati pėr manovrimet qė ai bėnte me topin, hapin galopant si edhe gjuajtjet qė ai mund tė kryente me tė dyja kėmbėt nė distanca tė ndryshme. Nuk u deshėn shumė prova pėr tė bindur teknikėt e Lacios pėr ta grumbulluar Loron me ekipin e parė. Ai zhvilloi me Lacion nė vitet 1941-1942, 18 ndeshje. Loroja luajti pėrkrah futbollistit mė tė mirė tė asaj kohe, Silvio Piola. Ajo qė mbetet kujtimi mė i bukur i Loros me Lacion ėshtė ndeshja pėr Kupėn e Italisė midis Juventusit dhe Lacios nė vitin 1942. Ndeshja pritej me shumė interes edhe pėr faktin se dy futbollistė shqiptarė dhe tė dy luanin nė rolin e kundėrsulmuesit. Riza Lushta me Juven dhe Loro Boriēi me Lacion. Para se tė zhvillohej takimi, futbollisti Lushta kishte zbritur mė parė nė fushė dhe priste qė nė fushė tė zbriste edhe Loroja. Menjėherė sa e pa kėtė tė fundit, Lushta shkoi me vrap dhe e pėrqafoi me mall dhe e uroi qė tė kishte sukses. Loja u zhvillua shumė interesante, nė fillim skuadra e "Juventusit" kaloi nė avantazh me anė tė dy golave por ėmė pas skuadra e Lacios arriti ta barazojė dhe kulmi arriti kur Loro Boriēi arrin tė shėnojė edhe golin e tretė duke bėrė tė mundur mundjen e Juventusit si dhe eliminimin e kėtij tė fundit nga kupa e Italisė.
Akoma edhe sot nuk dihen mirė arsyet se pse u kthye Loro Boriēi nė Shqipėri, nė njė kohė kur luante pėr njė ekip tė madh si Lacio?
Me sa di unė Loro u kthye nė atdhe nė vitin 1943, kjo u bė vetėm pėr arsye familjare. Duke qenė se vendi nė atė kohė ishte i pėrfshirė nga lufta, Loroja sė bashku me vėllain e tij, Markun e panė tė arsyeshme tė ktheheshin pranė familjes dhe t'i gjendeshin pranė nė ato momente tė vėshtira. Kjo ishte arsyeja se pse Loro u kthye nė Shqipėri. Loro ishte shumė i lidhur me familjen e tij dhe nuk mund tė qėndronte kurrsesi jashtė vendit, ndėrkohė qė jeta e tyre ishin nė rrezik. Ndėrkohė qė edhe e ėma e tij Marija dėshironte qė nė atė periudhė tė vėshtirė t’i kishte dy djemtė pranė.
Si vazhdoi mė pas karriera e Loros si futbollist?
Loro u shfaq pėrsėri nė futbollin shqiptar pas 9 vitesh. Ai u kthye pėrsėri tė luajė pėr skuadrėn e tij "Vllazninė" nė vitin 1945 pas ēlirimit tė vendit. Nė vitin 1945 ai u thirr pėr herė tė parė si pėrforcues nga skuadra e "Tiranės" nė njė turne qė u zhvillua nė Beograd tė Jugosllavisė. Nė tė merrnin pjesė ekipi "Ylli i Kuq" i Beogradit, ekipi i "Tiranės", si dhe ekipi i "Sofjes". Ky do ishte nj turne triumfal pėr Loron, jo vetėm qė ai do shėnonte nė tė dy ndeshjet, por ai do shpallej edhe futbollisti mė i mirė i turneut. Nė dy shtator 1945 nė vend filloi edhe kampionati i 8-tė kombėtar i futbollit. Ai ishte i ndarė nė dy grupe A dhe B me nga 6 skuadra. Nė grupin e "Vllaznisė" bėnin pjesė skuadrat e "Teutės" sė Durrėsit. "Besa" e Kavajės, "Tomorri" i Beratit, "Ismail Qemali" i Vlorės dhe skuadra ushtarake "Liria" me qendėr nė Korēė. Ekipi i Shkodrės arrin t'i fitojė tė gjitha ndeshjet nė grupin e saj dhe mė pas ndeshet me fituesen e grupit tjetėr, qė ishte ekipi i "Tiranės". "Vllaznia" arrin t'i fitojė tė dyja takimet me skuadrėn e Tiranės duke bėrė qė tė shpallet kampione kombėtare. Ky ishte edhe titulli i parė kampion pėr Loron. Nė kampionatin e 9, Loro luan vetėm njė ndeshje nė tė cilėn ai do dėmtohet rėndė nė gju, dhe pėr kėtė arsye ai dėrgohet pėr kurim nė Jugosllavi, ku qėndron pėr gati 6 muaj. Ai do kthehej nė atdhe pėr tė luajtur pėrsėri nė shtator tė vitit 1946, vetėm njė muaj para fillimit tė Kampionatit Ballkanik tė vitit 1946, i cili u zhvillua nė atė kohė nė Tiranė. Ky kampionat do ishte edhe shkėlqimi i Loros.

Pasaporta

Emri: Loro
Mbiemri: Boriēi
Datėlindja 22 gusht 1922
Vendlindja: Shkodėr
Tituj sportiv: "Mjeshtėr i Merituar", "Trajner Kombėtar", "Nderi i Sportit Shqiptar"
Ekipet ku ka luajtur: ekipi i "Vllaznisė" (1937-1945, '46, '47, '48), "Partizani" (1949 - 1956), "Spartaku" i Tiranės (1956), Lacio (1941-1942).
Klubet qė ka drejtuar: "Partizani", "Spartaku" i Tiranės, "Flamurtari", "Lokomotiva", "Kombėtarja e tė Rinjve", ekipi "Shpresa", ekipi i Kombėtares sė Shqipėrisė, Kombėtaren e Kinės.
Ndeshje ndėrkombėtare tė luajtura:
Ka luajtur 80 ndeshje, nga tė cilat 20 i ka luajtur me ekipin e kombėtares. Ka shėnuar 38 gola.
Trofe tė fituara:
Kampion Kombėtar si futbollist: "Vlaznia" (1945), "Partizani" (1949, 1954). Kupa Republike: "Partizani" 1949, Kampion Ballkani si futbollist ( 1946), 6 herė golashėnuesi mė i mirė i vendit. Si trajner: Kampion Kombėtar me "Partizanin" (1962 / 63, 1963/ 64, 1970/71. Kupa Republike: "Partizani", 1964, 66, 68, 70. Kampion Ballkani midis klubeve, "Partizani" 1970, kampion Ballkani me Shpresa. Medalje e argjendtė nė Lojėrat e Ushtrive tė Lindjes (Hanoi) 1963. Fitues i anketės "Sporti Popullor"
Dekoruar: Urdhri "Naim Frashėri" Klasi i Parė, Urdhri i Artė "Naim Frashėri", Medalje pune: "Mjeshtri i Madh i Punės"

JETESHKRIMI

EMRI: Sotir
Mbiemri: Seferaj
Datėlindja: 18 shtator 1938
Vendlindja: Selenicė, Vlorė
VEPRIMTARIA SI FUTBOLLIST
Aktivizuar me Selenicėn nė vitet 1955-1956.
Aktivizuar me "Partizanin" nė vitet 1957-1963.
Aktivizuar me "Flamurtarin" nė vitet 1963-1970.
Kampion kombėtar me Shpresėn dhe ekipin e parė tė "Partizanit", nė vitin 1958, 1959, 1961 dhe
nė sezonin 1962/1963.
Fitues i Kupės sė Republikės nė vitin 1961.
Fitues i Kupės sė Paqes nė vitin 1962.
Fitues i Kupės "Bashkimi" me "Flamurtarin".
Ka zhvilluar njė ndeshje me ekipin kombėtar.
Ka zhvilluar disa takime ndėrkombėtare me "Partizanin" dhe "Flamurtarin".
VEPRIMTARI SI TRAINER
Nė vitin 1970, trajner i "Shpresave" tė "Flamurtarit".
Nė vitin 1971-1990, trajner i sistemeve zinxhir: pioniere, paratėrinj, tė rinj, shpresa dhe njė sezon zv/trajner me ekipin e parė tė "Partizanit", sė bashku me Bejkush Birēen.
Nė vitin 1990-1992 trajner i skuadrės Selenica.
Ne sezonin 1993/1994 trajner i Kastriotit te Krujės.
Ne sezonin 1995/1996/ specialist, vėzhgues i skuadrės se futbollit Flamurtari.
Kampion kombėtar si trajner me Shpresėn e "Partizanit".
Kampion kombėtar si zv/trajner i Bejkush Birēes me Partizanin.
Kampion kombėtar i kategorisė sė dytė me Selenicėn.
Pėr herė tė parė nė historinė e saj Selenica debuton nė kategorinė e parė.
Trajner i kategorisė "Profesionist".
Ka mbaruar ILKF "Vojo Kushi", Tirane, me specialitet futbolli.
Ka kryer studimet pasuniversitare, specializim futbolli.
Ka zhvilluar disa kurse me trajnerė tė huaj.
Aktiviteti sportiv si futbollist dhe trajner 40 vjet, 1955-1994, vit nė tė cilin del nė pension.
Prej disa vitesh gazetar sportiv.
Botues i librit "Dinamo - 50 vjet (1950-2000)" (histori, foto, statistika).
Autor i 5 broshurave: "Panajot Pano, mbreti i fushės"; "Zihni Gjinali - Ustai"; "Skėnder Begeja, ekspresi i futbollit"; "Niko Mile, artisti i ringut shqiptar"; "Melpomeni Ēobani, nė art - Artiste e Popullit, nė sport - Mjeshtre Sporti".
Ka nė botim librin "Shqipėria - kampione e Ballkanit 1946". Autor i 175 mini-monografive.

Goli i "ēuditshėm" i Loros

Nė derbin "Dinamo" - "Partizani" nė vitin 1954, kur takimi po mbaronte nė barazim 0-0, ndodhi njė episod qė nuk kishte ndodhur ndonjėherė. Njė nga futbollistėt e Partizanit kroson topin nė zonėn e portės sė "Dinamos" qė mbrohej na mjeshtri Qemal Vogli, i cili kėrcen nė lartėsi dhe e zotėron atė. Por ndaj tij pati njė ndėrhyrje trupore nga futbollisti Merja. Qemali hodhi vėshtrimin nga arbitri, qė nuk dha ndonjė sinjal pėr faull. I nervozuar, ai lėshon topin pėrtokė dhe shkon drejt arbitrit pėr tė protestuar. Kėtė veprim e pa Loro, qė ishte 6 - 7 hapa larg topit, ai vrapon dhe e ēon topin nė rrjetė. Gjyqtari kėtė veprim e quan tė rregullt dhe kėrkon qė topi tė vendoset nė qendėr tė fushės, duke e quajtur gol tė rregullt. Ky gol u quajt goli i zgjuarsisė, i njohjes perfekte tė rregullores sė futbollit nga Boriēi. Ai gol e shpalli Partizanin kampion tė Shqipėrisė.

(vijon nesėr)

tirana observer