Unjesimi i gjuhes eshte vete themeli i keshtjelles kombetare!
Siperfaqsisht i hodha nje sy postimeve te fundit ne kete teme, me ra ne sy te perfolet dhe kontestohet unifikimi i gjuhes.
Per mendimin tim unifikimi i gjuhes eshte nje nder te arriturat themelore kombetare pra eshte kurban ne themelin e nje keshtjelle qe te qendroje .
Ne bashkimin si fenomen duhet kompromis me qellim qe te kete sukses, dhe zakonisht ne raste te tilla nuk ka edhe barabartesi ideale. Dmth gjuha e unjesuar nuk eshte me dyer te celikta ,ajo eshte e hapur per gegenishten tone te bukur por edhe per pasurim me fjale te vjetra dhe te reja nga dy dialektet dhe krahinarizmat .
Nuk eshte e cuditshme kjo, eshte tipike shqiptare te akuzohet regjimi, nje krah politik, nje intelektual per nje veper qe ne fakt eshte madheshtore dhe nga ana tjeter te perdhoset nje kryeveper kombetare vetem e vetem pse eshte kryer nga personalitete oponente si ideologjik ashtu edhe te ndonje tipi sherri o averzioni personal ndaj nje tjetri.
Per personalitetet e implikuara kombetare ne kete , gjithmone vazhdoj ti mbes besnik vetvetes dhe jap veshtrimin tim per kete ceshtje: qe te behet dallimi se kush ku e pat vendin ne politiken kombetare..do permend nje rast si shtjellim.
Arshi Pipa intelektual, i persekutuar, i syrgjynosur dhe atdhetar i pakontestuar qe ka be si per kulturen ashtu edhe ceshtjen kombetare ne pergjithesi, si shqiptar besnik dhe si shkrimtar dhe profesor universitar ne Amerike , dhe nga ana tjeter "per cudi" ka pasur qendrim kundra unjesimit te gjuhes qe per mendimin tim ka qene anakronik pra nderprerje hapi ne zhvillim kombetar...pra hap kunder idealeve kombetare- kunder vetvetes.
arsyet? te paragjykoj disa: krahinarizmi, egocentrizmi -superegoja, dhe mbi te gjitha personalja qe dmth edhe Arshi Pipa nje gjigant kombetar nuk e tejkaloi egon dhe personalen per interesin e pergjithshem kombetar, qe dmth edhe njehere poen qe duhet fuqizuar ketu per kuptimin e drejte te kesaj ceshtje: Ai nuk do pranonte nje unifikim qe ta benin nje kategori ku merrnin pjese edhe xhelatet e tij dhe njekohesisht te masakronin edhe dialektin e bukur qe shkruante profesor Arshi.
E kuptueshme dhe shume njerezore por, megjitheate ne nuk jemi Arshi qe ka kaluar neper gure te mullirit dhe e kemi me kollaj te vazhdojme bashkimin se sa te germojme ne ceshtje percarese , me nje fjale ceshtje vendnumruese kombetare vdekjeprurese!
Sic beri profesor Arshi me motivet e veta,me deklaratat dhe qendrimet kundra unjesimit te gjuhes ashtu ben edhe profesor Qosja nje superego tjeter kombetare si me deklarata kundrejt nje superegoje qe e mbyll trekendshin qe une do perfol per nje ilustrim se si personalja dhe ceshtja e pergjithshme pra kumbetarja nuk duhet te perzihen, pra kendi i trete gjiganti i letrave shqipe Kadare.
Eshte shqetsuese se si njerezit me te mire te kombit nuk mund te tejkalojne vetveten, as athere kur cdo gje nga vehtja i falin po te njejtit- kombit, edhe athere kur jane vete pasqyra dhe busolla e kombit.
Edhe me shqetsuese eshte te pritet nga ne te zekonshmit, vdektaret e thjeshte qe rrojme si anonim para dhe pas vdekjes.
Per kete te fundit ka nje lehtesim , ne nuk pretendojme te jemi mbi kombin , perpara kombit, pas kombit..por , me hapin dhe frymen e kombit, kjo na lehteson frymemarrjen dhe na jep shprese se do ecim drejt bashkimit.
Kur beheshin demostrata paqesore ne Washington dhe New York per Kosoven , kishte plot qe pyesnin kush eshte organizatori: Legaliteti, Balli, LDK,Krahu UCK-se , Komuniteti, LSHA,KKSH....apo edhe grupacione dhe shoqata me te vogla: Ne vend qe te pyesnin per qellimin- qe ish internacionalizimi i te drejtes per Lirine e Kosoves, e pabesueshme por e vertete shumica bazohej tek organizatori per pjesemarrje dhe jo per qellimin..
Kur nisi Lufta kjo ndryshoi.
Edhe unjesimin pra nuk ka shume rendesi kush e organizoi, ka rendesi produkti = edhe nje hap me afer bashkimit.
Padrejtesite ndaj Gegenishtes ,duhet ti korigjojne gjuhtaret, nuk duhet te shkatrrojme qe te nisim nga fillimi.
Edhe nje ilustrim per rolin e gjuhes se unjesuar: Indianet nuk kane gjuhe te unjesuar pikerisht nga fakti se kush nuk ka leshuar pe per dialektin o krahinarizmin e vet , andaj sot nga pese indian qe une njoh asnjeri tjetrin nuk e marrin vesh ketu ne Amerike , kuptohet se mirren vesh ne nje gjuhe te trete-Anglisht.
Kuptoni se edhe nje sistem cnjerezor sic ishte komunizmi ne Shqiperi ka patur disa te mira : mes kryesoreve gjuha e unjesuar dhe zhdukja e analfabetizmit- arsimimi i popullates .
Duhet te kuptoni qe te pranoni veprat dhe bemiresite edhe te atyre qe nuk i doni, dhe te atyre qe biles i urreni.
Duhet te kuptojme qe me fyerje dhe perbaltje te gjigantve te kombit ne fusha te ndryshme te kultures dhe politikes kombetare vec sa i mohojme vetvetes te jemi njerez dhe shqiptare te denje, germojme themelin tone dhe dalim te parrenje sic deshirojne te na portretizojne shtetet qe na rrethojne ne Ballkan.
Por edhe rrime dhe analizojme personalitete kombetare te deshmuara, periudha historike qe dihen, kontestojme te arritura kombetare qe shihen vetem e vetem nga prirja te merremi me vetveten...
Shikoni vetem perpara per drejt ardhmerise te lumtur dhe te bashkuar shqiptare.
me nderime,
bili99
Krijoni Kontakt