"New York Times": Jemi provincialė pėrballė Ismail Kadaresė
Mbretėresha e shtypit tė shkruar shkruan pėr mbretin e letėrsisė. Gazeta “New York Times” i ka kushtuar njė analizė tė gjatė nė numrin e datės 30 shtator shkrimtarit tė madh, Ismail Kadare. Plot lavde, plot cilėsime pozitive dhe plot fjalė tė zgjedhura, pėr atė qė e quan njė botė antimaterie. Gjithēka ėshtė bėrė pėr daljen nė SHBA tė romanit “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur” me 264 faqe dhe qė kushton 25 dollarė. Gazetari kritik, Richard Eder, e ndien veten provincial pėrballė kulturės, narrativitetit dhe gjithēkaje qė shqiptari rrezaton nė kėtė roman, fama e tė cilit matanė Atlantikut po shkon kaq vonė. Kritikut amerikan i bėn pėrshtypje gjithēka.
I bėn pėrshtypje fabula e gjeneralit, ushtria italiane qė ka lėnė kockat nė Shqipėri, por edhe sjellja e shqiptarėve. Habitet me kėtė pėrcaktim tė Kadaresė: Nė paqe, shqiptarėt bėhen grindavecė dhe gjysmė tė gjallė, si gjarpri nė dimėr. Vetėm atėherė kur lufton vitaliteti ėshtė i shpalosur plotėsisht. “Nuk ėshtė pak, - thotė Eder, - tė lexosh librat e Kadaresė, do tė thotė tė hysh nė njė makth ku s’mund tė banojmė, por ndiejmė se Kadare banon me ne”. Njė vlerėsim ekstra pėr njė shkrimtar qė i ka marrė tė gjitha vlerėsimet e mundshme dhe ndoshta “Nobeli” i shumėpritur tashmė ėshtė zhvlerėsuar po aq sa kritikat qė janė bėrė ndaj tij. Mė poshtė po botojmė tė plotė shkrimin e gazetės “New York Times”.
Richard Eder
Bota e Ismail Kadaresė ėshtė pak a shumė si antimaterie. Ajo shkatėrron tonėn. Me pėrjashtim tė kėsaj, ndryshe nga shembulli i grimcave elementare tė fizikės, nė tė njėjtėn kohė plotėson tonėn me efektin e zymtė. Pėr tė lexuar romanet e kėtij shkrimtari tė madh shqiptar, “Pallati i ėndrrave”, “Piramida”, “Ura me tre harqe”, do tė thotė tė hysh nė njė makth ku s’mund tė banojmė, por ndjejmė se ai banon me ne.
Provincializmi ynė i madh kulturor kėrkon korrigjues. “Shkrimtari i madh shqiptar” mund tė na sjellė njė gogėsimė vetvetiu. Por botėt e tij tė vogla mbushin ato tė mėdhatė: shoqėria e fshatit tė Jane Austen, Misisipi me baltė i Mark Twain, Manēa e dremitur e Servantesit. Pėr kėtė shkak, “Ferri” i Dantes ėshtė i populluar nga zėnkat gjakatare tė disa qytet-shteteve tė vogla.
Shqipėria ka jetuar e izoluar, e varfėr, e shkretuar, gati si njė mendim i mėvonshėm nga marshet dhe kundramarshet e Lindjes dhe Perėndimit, dhe e qėndrueshme nė kokėfortėsi, me kodin antik tė dhunės sė raprezaljeve dhe armiqėsinė e gjakut. Zoti Kadare na tėrheq nė ēuditshmėrinė e saj dhe ne dalim si tė ēuditshėm pėr veten.
Gjenerali i ushtrisė sė vde
kur” e bėn njė kėmbim tė tillė mė tė qartė se veprat e fundit tė zotit Kadare, tė cilat e arrijnė atė pėrmes ndėrlikimit tė tmerrshėm. Kėtu, nė kėtė pėrkthim tė kohėve tė fundit nga versioni francez, hyrja e Perėndimit tė pėrparuar nė errėsirėn shqiptare dhe morali i tij qė ēmontohet, fjalė pėr fjalė rrėfen vetė historinė.
Njėzet vite pas Luftės sė Dytė Botėrore, gjenerali italian dėrgohet nė Shqipėri tė gjurmojė dhe tė kthejė me mijėra ushtarė italianė, tė vrarė nga pushtimi famėdashės dhe shkatėrrues i Musolinit. Ata janė varrosur nė dhjetėra vende tė shpėrndara dhe tė paemėrtuara nė tė gjithė fshatin e rrezikshėm.
Misioni reklamohet si nderi i kombit; gjenerali niset me siguri tė tepėrt nė vetvete, por nuk kalon gjatė para se tė ndihet i pushtuar. Ai ka vetėm shoqėrinė e njė prifti italian, tė njė eksperti shqiptar dhe njė grupi pune, pėr tė pėrfunduar punėn e mundimshme tė konsultimit tė fshatarėve pėr tė gjetur vendndodhjen e grumbujve tė kockave, pėr t’i gėrmuar ato, pėr t’i zgjedhur dhe pėr t’i futur nė ēanta tė vogla neljoni, mė pas pėr tė kėrkuar nė tė dhėnat e zbehta pėr t’i identifikuar ato.
Ai ruan sigurinė e tij kryelartė. Hartat e shkėlqyera dhe listat e pėrgatitura mirė pėr tė vdekurit janė shumė mė superiore se mjetet e plogėta tė njė gjenerali shqiptar i ngarkuar me njė mision tė ngjashėm, dhe kaq tė pasuksesshme sa shqiptarėt pėrvetėsojnė disa eshtra italiane pėr t’ia shtuar zbulimeve tė tij tė varfra.
Dhe mė pas zoti Kadare
pėrparon i sforcuar dhe pa emocione nė errėsirė. Besimi i lumtur i gjeneralit italian gradualisht minohet. Prifti, i cili e njeh vendin, e paralajmėron se lopatat e punėtorėve po dhunojnė njė tabu. Ėshtė hera e dytė nė 20 vite qė njė ekspeditė e huaj ushtarake ka pushtuar Shqipėrinė. Heshtja e fshatit nuk ėshtė pranim i heshtur, por kėrcėnim; pėr shekuj me radhė kodi ka kėrkuar njė reprezalje tė vdekur pėr ēdo ofendim ndaj nderit. “Hakmarrja e tyre ėshtė si njė pjesė e kompozuar nė pėrputhje me tė gjitha ligjet e tragjedisė”, paralajmėron prifti. “Natyra e tyre kėrkon luftė, thėrret pėr luftė”, thotė ai. “Nė paqe, shqiptarėt bėhen grindavecė dhe gjysmė tė gjallė, si gjarpri nė dimėr. Vetėm atėherė kur lufton vitaliteti ėshtė i shpalosur plotėsisht”.
Zoti Kadare nuk bėn mesazhe; ai i sjell ato nė jetėn vdekjeprurėse. Njė fshatar i jep zė rrymės sė errėt qė ekspedita lėshon. Pėr tė nxjerrė eshtrat e pushtuesve italianė dhe bashkėpunėtorėve tė tyre shqiptarė, do tė thotė tė pėrforcosh armikun, ankohet ai. Ushtarėt e vdekur janė ushtarė.
Gradualisht, ashtu si tek “Zemra e errėsirės” sė Kurtz, njė frymė primitive e vendit infekton tė huajin nė dukje superior. Gjenerali fillon tė mendojė pėr grumbujt e kockave ashtu si mendon edhe njė fshatar. “Kam njė ushtri tė tėrė nėn komandėn time tani”, mendoi ai. Vetėm se nė vend tė uniformave kanė veshur ēanta nejloni. Ēanta blu me dy shirita tė bardhė dhe cepa tė zinj, tė bėra me porosi nga firma “Olimpia”. Dhe, “tani na mbetet tė pėrfundojmė regjimentet dhe divizionet”. Menjėherė fillon tė imagjinojė kėtė ushtri, nėn lidershipin e tij, qė fiton nė Normandi, Kore, Vietnam. “Ai ishte njė gjeneral qė e dinte ē’do tė thotė tė komandosh”.
Ushtria e vdekur pushtuese ėshtė luftarake tek ai, ashtu si vendet e fshehta tė shpirtit shqiptar, ku edhe 20 vite mė vonė lėndimet thėrrasin pėr hakmarrje. Nė tė njėjtėn kohė, pėr arsye se zoti Kadare ėshtė shkrimtar shumė i mprehtė pėr tė ndjekur njė linjė tė vetme, gjenerali shkund atė qė e trazon nė brendėsi, edhe pse ajo e trazon edhe sė jashtmi. I sigurt nė arrogancė, ai insiston tė marrė pjesė nė njė dasmė fshati i paftuar, me gjithė paralajmėrimet e priftit. Vėzhgime tė errėta dhe heshtja i pėrshėndesin ata, edhe pse kreu i shtėpisė e pret me mirėsjellje. Atje s’mund tė ketė kėrcėnim, i mburret ai priftit; shih respektin. “Vdekja urdhėron respekt”, i pėrgjigjet prifti.
Njė skenė trullosėse vjen pas kėsaj; drama shpėrthen si njė ulėrimė pas heshtjes sė gjatė. I turpėruar, gjenerali pėrballet me atė qė superioriteti perėndimor kishte shpėrfillur. Ka vdekje, por zoti Kadare e di se vdekja transmetohet mė fuqishėm kur nuk zbulohet e tėra.
Nė pjesėn e fundit tė librit, protagonisti, misioni i tij ėshtė nė pėrfundim, pi nė njė hotel me kolegun pjesėrisht-perėndimor, gjeneralin shqiptar. Muhabeti ėshtė qėllimisht, topitės dhe pafundėsisht i parėndėsishėm. Antiklimaksi ėshtė klimaksi i fshehur. Vdekja e zotit Kadare kishte nevojė vetėm pėr njė ēast qė tė tregonte fytyrėn e tmerrshme para se tė fundosej nė banalitet.
T.O
Krijoni Kontakt