Close
Faqja 5 prej 41 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 407
  1. #41
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ismail Kadare: Nė diktaturė kam shkruar mė me kurajė se tani


    Beteja mė e madhe e njė shkrimtari ėshtė ajo me kohėn. Kadare prej vitesh e ka fituar kėtė betejė. Veprat e shkruara nė fillimet e karrierės dhe nėn diktaturė edhe sot arrijnė tė joshin publikun e huaj. Dhe jo njė publik qė joshet nga bestseller, por njė vend si Anglia, ku shkrimtarėt e huaj nuk pranohen lehtė. Nė Londėr ėshtė botuar pėrkthimi i ri i librit "Kėshtjella", njė vepėr e shkruar nė vitin 1963. Por si nė ēdo eveniment, ku ėshtė i pranishėm Kadare, nuk mungojnė surprizat pėr krijimtarinė e tij.

    Kėtė herė ėshtė vet shkrimtari i madh qė zbulon njė pjesė tė tė pathėnave tė krijimtarisė sė tij. "Nė diktaturė kam shkruar mė me kurajė se tani", thotė Kadare, njė meritė kjo jo vetėm e shkrimtarėve tė mėdhenj, por edhe e njerėzve tė mėdhenj.

    Kadare paraqet "Kėshtjellėn" (The Siege) nė Londėr. Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare, ėshtė bėrė njė vizitor pothuajse i pėrvitshėm i Britanisė sė Madhe kėto tri vitet e fundit. Ai ishte nė Londėr kėto ditė pas njė viti, pėr tė prezantuar dhe promovuar botimin e librit tė tij tė fundit nė gjuhėn angleze nga shtėpia botuese "Cannongate".
    Bėhet fjalė pėr romanin "Kėshtjella", qė tregon historinė e rrethimit turk dhe tė qėndresės shqiptare ndaj tij nė njė kėshtjellė nė Shqipėri nė kohėn e Skėnderbeut. Por nė botimin anglisht nga pėrkthyesi David Bellos, romani mban titullin "The Siege". Dhe kritika letrare kėtu ka bėrė interpretimin e veprės duke hequr paralele mes veprės sė Kadaresė dhe "Kėshtjellės" shqiptare tė komunizmit qė i bėri qėndresė pushtimit turk, apo mes "rrethimit" tė Shqipėrisė sė diktaturės qė ashtu si kėshtjella e Kadaresė, nė fund jepet. Tė mėrkurėn nė mbrėmje, nė njė nga sallat e qendrės kulturore "Mbretėresha Elizabeth" nė Londėr, Kadare foli pėr "Kėshtjellėn" dhe veprėn e tij letrare para njė audience shqiptarėsh qė jetojnė nė Britani dhe admiruesish anglezė tė veprės sė tij.

    Pėrkthim pas 40 vjetėsh

    "Kėshtjella" ishte njė nga romanet e fillim-karrierės pėr Kadarenė, emrit mė tė njohur tė letrave shqipe nė Perėndim, qė shėnoi njė start tė suksesshėm nė Shqipėri nė 1963-shin me "Gjeneralin e Ushtrisė sė Vdekur" dhe dy vjet mė pas nė Francė me pėrkthimin e tij. Por "Kėshtjella" botohet nė Britaninė e Madhe 40 vjet pas botimit nė gjuhėn shqipe.
    Kjo ka ardhur pak si e papritur pėr shkrimtarin, qė nė hotelin ku qėndroi gjatė ditėve nė Londėr, thotė se romani ishte zgjedhur me ngulm pėr t'u botuar nga botuesi i tij.
    Jo se pėr tė ka shumė rėndėsi qė ajo botohet pas njė periudhė kaq tė gjatė apo se interpretohet nė mėnyra tė ndryshme nga kritika.
    "Shkrimtari kur shkruan, mendimi kryesor ėshtė tė shkruajė, tė bėjė letėrsi tė vėrtetė. Vėshtirė ėshtė qė ta mendojė se kjo do tė ketė kėtė kuptim, pastaj do t'i japė edhe kėtė kuptim simbolik. Ato gjenden mė vonė, pėrgjithėsisht i gjen kritika ose njerėzit", tha Kadare.
    "Shkrimtari me intuitė e kupton kur ajo qė shkruan ka vlerė tė vėrtetė si letėrsi, si art dhe ai e ndjen kur ajo qė shkruan do tė jetojė gjatė, sikurse e ndjen ngandonjėherė se ajo qė shkruan nuk do tė jetojė gjatė".
    Botime nė dy kohė
    "Kėshtjella" pason pas rreth njė viti, nė botimin nė anglisht tė romaneve "Pasardhėsi" dhe "Vajza e Agamemnonit", veprat e krijimtarisė sė viteve tė fundit tė shkrimtarit 72-vjeēar.
    Romani i parė ėshtė shkruar nga autori nė epokėn e komunizmit, i dyti nė vitet e demokracisė nė Shqipėri.
    Brenda kėtyre katėr dhjetėvjeēarėve nė Shqipėri ka ndryshuar shumėēka. Kadare thotė se dhe ai ka ndryshuar, por ndoshta dhe jo.
    "Ēdo gjė nė botė ka njė ndryshim, njė evolucion. Dhe shkrimtari pėson ndryshimet e veta si qenie njerėzore. Por e mira e letėrsisė ėshtė se ndryshimet nuk i krijon ndryshimi i regjimit politik. Ndryshimet krijohen nė bazė tė ligjeve tė letėrsisė dhe prandaj ato janė pėr mirė, pėr mė mirė, pėr keq", thotė shkrimtari.
    Ai pėrmend faktin se ka nga ata qė mendojnė se veprat e tij tė periudhės sė komunizmit janė mė tė mira se ato tė epokės sė postkomunizmit.
    "Pėr shkrimtarėt...gjithkush jep mendimin e vet.... Por ėshtė po ai autor qė ka bėrė dhe tė mirėn dhe mė pak tė mirėn. Punė e madhe! E tij ėshtė dhe ajo mė e mira, dhe ajo mė pak e mira", thotė ai duke qeshur.
    "Tek unė nuk ka ndryshuar asgjė jashtė asaj qė ndryshon jeta vetė tek njeriu. Tek veprat qė kam shkruar mė vonė pasi ka rėnė komunizmi, qė janė mė tė pakta nga ato qė kam shkruar pėrpara, nuk kam shprehur ndonjė kurajė mė tė madhe nga ē'kam thėnė nė atė kohė. Dhe kjo mua mė jep gėzim".
    E megjithatė, duke krijuar njė situatė imagjinare dhe duke bėrė njė analogji, ai e pranon se epoka e diktaturės mund t'i ketė dhėnė diēka tė veēantė krijimtarisė sė tij.
    "Ne kėtu ndodhemi nė njė hotel nė Londėr qė unė po jap kėtė intervistė. A mund tė pėrfytyroni ju qė njė klient i kėtij hoteli tė hapė njė tunel pėr tė dalė nga hoteli? Ka me dhjetėra shembuj kur njė i burgosur a dy, kanė hapur njė tunel pėr tė dalė", thotė ai dhe shton:
    "Energjitė qė zbėrthehen nė njė pengesė janė shumė tė mėdha, janė tė tilla qė e mposhtin pengesėn".
    Krijimtari nė dy qytete
    Kadare thotė se ai ende ndjek rutinėn e dikurshme tė punės, duke kaluar mėngjesin dhe paraditen duke shkruar.
    Pėr tė pranvera dhe vjeshta nuk janė frutdhėnėse, prandaj shkruan mė shumė nė dy stinėt e tjera: Nė dimėr nė Paris, nė verė nė Tiranė.
    Por ai thotė se kėto ditė nuk shkruan me tė njėjtin intensitet si vite mė parė. "Unė punoj mė pak sepse ka shumė gjėra tė cilat i kam thėnė. Nuk kam ndonjė ngut tė them tė tjera".
    "Nuk kam ndonjė panik qė po mė ikėn koha, se ka ikur kjo apo ajo gjė. Nuk kam absolutisht asnjė panik tė tillė", thotė ai me njė ton jashtėzakonisht tė qetė.

    Marrė nga "BBC"

    Gjuhėt nė tė cilat ėshtė pėrkthyer vepra e Kadaresė

    1. Frėngjisht
    2. Anglisht
    3. Gjermanisht
    4. Greqisht
    5. Holandisht
    6. Portugalisht
    7. Spanjisht
    8. Italisht
    9. Rumanisht
    10. Suedisht
    11. Katalanisht
    12. Turqisht
    13. Norvegjisht
    14. Maqedonisht
    15. Danisht
    16. Bullgarisht
    17. Polonisht
    18. Hungarisht
    19. Kroatisht
    20. Arabisht
    21. Koreisht
    22. Finlandisht
    23. Rusisht
    24. Japonisht
    25. Hebraisht
    26. Kinezisht
    27. Serbisht
    28. Euskere
    29. Flamandisht
    30. Ēekisht
    31. Sllovakisht
    32. Sllovenisht
    33. Vietnamisht
    34. Esperanto


    T.O
    Sui generis

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e klaus fisher
    Anėtarėsuar
    29-04-2008
    Vendndodhja
    aty ku mbaron hapesira
    Postime
    254
    Bravo per temen e hapur !Gjithcka qe ka lidhje me Kadarene duhet te dale ne drite sepse eshte fat imadh per tere kombin qe kemi nje gjigand te tille te letrave.Propozoj te krijohet nje rebrike e hapur rreth veprave dhe jetes se tij.

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Une jam i pajtimit per njė rubrike speciale kushtuar Kadares.
    Sa per sqarim, une japi mundesi qe t'iu ofroje video nga emisionet franceze per kadaren si dhe nje numer temadh me video ekskluive te cilat i podeoj si arshiva ku shkrimtari yn ka marrur pjese ne shume tubime ne Paris qe nga viti 1993 deri 2000...
    Se pari keto video dua t'ia dergoj familjes se tij e pastaj me autorizim mund te bejmi edhe nje film dokumentar mbi jeten e Kadares ne mergim.

    Kadare dhe Vrioni 1994
    Kadare ne Akademin internacionale
    Kadare e besnike Mustafa
    Kadare ekspozita...1995
    Kadare e Vrioni 1994
    Kadare e Rugova 1994
    Kadare e Qosja 1993
    Kdare ne panairin e librit paris 2000
    e tjera filmime personale...



    shendet

    http://video.google.fr/videoplay?doc...02519811845591
    http://video.google.fr/videoplay?doc...96237069786998

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-09-2007
    Vendndodhja
    rendesi ka qe jetoj
    Postime
    22
    Citim Postuar mė parė nga klaus fisher Lexo Postimin
    Bravo per temen e hapur !Gjithcka qe ka lidhje me Kadarene duhet te dale ne drite sepse eshte fat imadh per tere kombin qe kemi nje gjigand te tille te letrave.Propozoj te krijohet nje rebrike e hapur rreth veprave dhe jetes se tij.
    oooo!
    calm down i dashur.
    te dale ne drite gjithcka... haha.
    thone: vdekja mbulon gjera te medha...thjesht mu kujtua si shprehje
    une kam shkruar tek tema kadare i madh apo i famshem, (shkrimi i parafundit)nese nuk e gjen me thuaj ta risjell ktu.

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e klaus fisher
    Anėtarėsuar
    29-04-2008
    Vendndodhja
    aty ku mbaron hapesira
    Postime
    254
    Une dhashe nje mendim per shqiptarin me te njohur ne bote ne aspektin pozitiv. Di qe njeri te perkruer nuk ka,por une ju referova shkrimtarit Kadare.Ne te gjithe boten , ne cdo komb njerezve te tille u behen P I E D E S T A L E ! Kur une isha ne moshen qe ti deklaron ne forum ,ne ato 28000km katrore qe quhet Atdhe ,ishte i vetmi qe lexohej.... Thua qe ke shkruar tek tema.....-bravo te qofte (nese ke shkruar dicka qe ia vlen) Sa per``haha-te`` qe shkruan CALM DOWN i / e dashur !

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Kadareja? Shkrimtar i padiskutueshem. Permasat e krijimtarise se tij rriten me kohen, sikurse dhe zilia e mediokerve. Pena e Kadarese ka patur dhe ka force magjike ne ndjesine dhe logjiken e lexuesit.

  7. #47
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,838
    Kėto ditė u pėrkthye "Kėshtjella" nė gjuhen angleze ("The Siege") e cila ka zgjuar interes tė madh nė ishullin britanik.

    Kadare ėshtė inpresionues gjat gjith kohės pėr njerzimin.

    Kili

    SHQEIPĖRIA ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

  8. #48
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ismail Kadare nuk kurorėzohet me ēmim

    Oviedo – Shkrimtarja kanadeze Margaret Atwood e fitoi ēmimin letrar spanjoll “Princi nga Asturia”, i cili parasheh pėr fituesin njė dhuratė prej 50.000 euro. Shkrimtarja 68 vjeēare ishte kandidate edhe para disa viteve, por kėsaj radhe arriti tė kurorėzohet me ēmimin nė fjalė nė konkurrencėn e spanjollit Juan Goytisolo, britanikut Ian McEwan dhe shkrimtarit tė madh shqiptar Ismail Kadare. Juria e arsyetoi ndarjen e ēmimit tė mėrkurėn, nė qytetin verior spanjoll Oviedo, duke e cilėsuar kanadezen si luftėtare tė denjė pėr tė drejtat e femrės nė shoqėri me literaturėn e saj tė pasur. Nė veprat e saja, ajo e akuzon shoqėrinė pėr tė padrejtat sociale qė i shkaktohen femrės bashkėkohore. Pėr kėtė ēmim kanė konkurruar gjithsej 32 kandidatė nga 24 vende tė botės. Ky ēmim ndahet ēdo vit nė tetė seksione dhe njihet si “verzioni spanjoll i ēmimit Nobėl”.



    (INA)
    Sui generis

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Si mer fitoi Kanadaja. Dhe une qe e lexova Kadareja... Boh
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ku behet hysamedin ferraj e me se merret tani?

Faqja 5 prej 41 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-10-2011, 14:03
  3. Leter drejtuar Ismail Qemal bej Vlores
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-11-2006, 14:14
  4. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  5. Historia fetare pėrmes historisė dramatike (nga Ismail Kadare)
    Nga macia_blu nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 13-01-2004, 12:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •