Close
Faqja 40 prej 41 FillimFillim ... 3038394041 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 391 deri 400 prej 407
  1. #391
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,973

    Pėr: Ismail Kadare

    New York Times: “Ismail Kadare pėrballet me tė mbinatyrshmen… “E Penguara” do t’i japė Nobelin!”

    Konica.al

    – Nga Cynthia Haven, New York Times (23 Shkurt 2018) –

    Lexuesit e Ismail Kadaresė habiten ēdo vit kur komiteti Nobel e anashkalon atė. Autori i parė i madh i Shqipėrisė tashmė ėshtė fitues i ēmimit Man Booker International, Jerusalem Prize dhe plot nderimeve tė tjera – ēmimi suedez duket se po vonon shumė pėr maestron 82-vjeēar. “E Penguara”, botuar nė shqip nė vitin 2009, mund tė rindezė shpresat mbarėbotėrore.

    Tema gjithėpėrfshirėse e Kadaresė dhe konteksti pėr pjesėn mė tė madhe tė punės sė tij ėshtė diktatura e Enver Hoxhės prej katėr dekadash, regjimi grotesk, paranojak dhe stalinist i tė cilit torturoi e internoi mijėra njerėz. Megjithatė, “E Penguara” – e vendosur nė vitet 1980 pėrballė njė grupi hetuesish, tė dėbimit dhe tė jetės nė mėrgim me forcė – gjithashtu ofron njė rrėfim mė tė zjarrtė.

    Historia fillon thjesht: Njė studente e artit kėrkon nga njė dramaturg i mirėnjohur t’i nėnshkruajė njė libėr pėr miken e saj tė largėt. Por mbishkrimi i tij hap njė derė qė do ta ēojė atė nė kufinjtė e dashurisė, vdekjes, kohės dhe njė lloj shkatėrrimi torturues, duke e lėnė heroin e pamundur tė Kadaresė, Rudian Stefa, gjysmė tė ēmendur, duke murmuritur fraza tė pakuptimta latine dhe shqipe arkaike.

    Rudiani, i cili bėhet objekt i dėshirės pėr dy vajzat e reja, ėshtė egoist, me temperament tė paqėndrueshėm, herė pas here i dhunshėm, por i talentuar. Autoritetet kanė bllokuar skenarin e tij tė ri sepse pėrfshin fantazmėn e njė partizani tė Luftės sė Dytė Botėrore, i cili dyshon pėr vrasėsit e tij. Diktatet e realizmit social nuk lejonin mbinatyroren nė skenė.

    Sigurisht, Rudiani ėshtė thirrur pėr t’u marrė nė pyetje, nė njė vend ku pyetjet lėnė “gjak nė dysheme”. Por zyrtarėt nuk synojnė dorėshkrimin e tij, as lidhjen e tij me studenten e artit – por mė tepėr miken e tij enigmatike, “Linda B.,” e cila kreu vetėvrasje me librin e tij tė nėnshkruar nė posedim tė saj.

    Pasioni i Lindės pėr njeriun qė nuk ka takuar kurrė do tė sfidojė vdekjen. Ndėrkohė, makthi i saj i jep lėvizje skenarit, sė bashku me dėshirėn e saj ekstreme dhe tė idealizuar pėr kryeqytetin shqiptar Tiranėn, larg plazhit provincial ku ajo dhe familja e saj borgjeze janė internuar pėr shkak tė lidhjeve tė tyre me monarkinė e dėbuar.

    Kadare po i shtrin edhe mė tej kufijtė e gjuhės shqipe, njė gjuhė letrare relativisht e re, ku gjithēka ėshtė e re e qė mund tė rithuhet nė njė mėnyrė tė re. Ai ėshtė i pari nga shkruesit e kėsaj gjuhe qė e ka ngritur atė nė njė lartėsi ndėrkombėtare. Por si pėrshkruhet diēka pėrtej fjalėve? “Mė mirė nėse nuk e dini” ėshtė njė frazė e pėrsėritur nė libėr, sė bashku me variacionet e “ėshtė e komplikuar”.

    Dy vajzat, “vajzat e socializmit, siē ėshtė fraza,” e zgjidhin trekėndėshin e dashurisė tyre tė pėrjetshme me njė altruizėm mahnitės metafizik. Dhe ato i pėrgjigjen padrejtėsisė dhe shtypjes jo me anė tė rezistencės apo hakmarrjes, por me njė pėrgjigje krejtėsisht tė re dhe tė pakushtėzuar qė e lė lexuesin tė ndezur, duke kapėrcyer madje edhe atė qė e vlerėsojmė si “liri”. Nė fjalėt e Kadaresė, ato lėvizin “pėrtej ligjeve tė kėsaj botė.”

    Kadare ka komentuar lidhjet unike tė gjuhės sė tij amtare me greqishten antike dhe nė tė kaluarėn ai ka pėrdorur alegorinė dhe mitin pėr tė maskuar kuptimin dhe pėr t’iu shmangur censurės. Lexuesit perėndimorė mund t’i gjejnė kėto aluzione frustruese indirekte, por Kadare ėshtė mėsuar tė rrėfejė nė mėnyrė tė pandjeshme, madje edhe nė njė epokė post-totalitare ku ēdo gjė ėshtė e mundshme.

    Ai i kthehet nė mėnyrė tė pėrseritur te legjendat rreth Orfeut, pėr shembull, shtimi i dy vargjeve tė lirikėn tradicionale – nė tregimin e Kadaresė, njė zbulim rrėnjėsor qė shkakton njė skandal burokratik nė Olimp. Autori nuk e lidh historinė e tij me atė klasiken shumė ngusht, por paralelet janė tė dukshme – pėr Rudianin me fantazmėn e tij tė ndaluar; dhe pėr Kadarenė, i cili dikur frymėzonte me mesazhet e tij qė nuk kapeshin dot prej censorėve komunistė.

    Dy vargje e shtuara mund tė shkaktojnė mė shumė se dhimbje koke te shkrimtarėt, gjithsesi. Ndoshta ata krijojnė njė tingull krejtėsisht tė ri, pėrtej kufijve tė dėgjimit njerėzor. Nė fund tė fundit, ishte vibrimi qė qortoi Cerberin, qenin e Hadesit, dhe e shpėtoi Euridikėn e dashur tė Orpheut nga nėntoka.
    Nė fund tė kėsaj historie Kadare i lejon personazhet e tij tė shkelin natyrėn dhe vdekjen, duke i bėrė jehonė gjurmėve tė Orfeut. Euridika e Rudian-it i tregon atij udhėtimin e saj tė tejfjalshėm pėr tė ardhur tek ai – tė ftohtit, qenve dhe telit me gjemba qė shtrihet kudo. Ėshtė njė pėrfundim qė ndriēon faqet e fundit si njė flakė qė shkėlqen nė alabastėr.
    [Konica.al]

    http://konica.al/2018/02/new-york-ti...-jape-nobelin/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 27-02-2018 mė 09:00

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar sirena_adria pėr postimin:

    bili99 (28-02-2018)

  3. #392
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,973

    Pėr: Ismail Kadare

    Helena Kadare: Ismail Kadare nuk po shkruan. Nobelin ka tre vite qe nuk e presim me

    Nga Fatmira Nikolli - " Koha Jone " / Tetor 2020

    Nėse do tė kėrkohej jė pėrkufizim pėr tė pėrshkuar Helena Kadarenė, nė arealin shqiptar, nė raportin me shqiptarėt kėtej e andej kufirit, nė atė qė ajo pėrfaqėson nė letrat e nė mendimin shqip, si gruaja nė hije pranė Ismail Kadaresė, dhe si gruaja qė jep dritė pranė tij, me gjasė, ajo do tė merrte padyshim, rolin e mbretėreshės. Vetė Kadare, te “Mosmarrėveshja” ėshtė marrė gjatė me figurėn ‘emblematike’ tė Geraldinės. E kam gjetur atė qasje tė Kadaresė pėr Geraldinėn si qasjen qė shumė shqiptarė, kanė pėr Helenėn. Pavarėsisht herėve qė e duam apo nuk e duam Ismail Kadarenė, herėve qė mburremi pėr tė e herėve qė e kritikojmė pėr jetėn a veprėn, pavarėsisht mėnisė mė njė anė dhe ēmimit qė i japim letėrsisė sė tij, pavarėsisht debateve a dokumenteve mbi a pėr Ismail Kadarenė, Helena ka qenė gjithnjė aty, e pacenuar dhe e pacenueshme, siē kishte qenė mė 1939 e pas, Geraldina pavarėsisht qasjes qė shqiptarėt e sistemet politike, patėn pėr Zogun. Si njė marrėveshje e heshtur, Helena, njėsoj si Geraldinė, ka qenė e paprekshme me profilin e njė zonje qė nuk duhet cenuar.

    Ky paralelizėm i saj me Geraldinėn, qė mund tė ngjajė i pagjasė pėr shumė kėnd, prej kohėsh mė sillet nė mendje, si paralelizmi qė e pėrcjell mė sė miri, portretin e njė zonje, qe ecėn ngadalė, qe flet ngadalė, qė kumton shkurt, qė rri nė hije, duke lėshuar dritė, qė hesht e buzėqesh, qė pėrgjigjet me etikė, qė shkruan bukur, qė pėrkthen mirė, qė ka gjurmė kudo, por qė nuk i bėrtet. Ajo ka e ka ditur gjithnjė barrėn e detyrėn e saj, njė mbretėreshė, gjithnjė e di. Ndaj kur mbrėmjen e sė enjtes, ecte drejt sallės sė rezervuar pėr njė takim pėr tė, tek e shihja qė vinte e kujdesshme me tė gjithė, imagjinova pėr njė ēast si do tė kishte qenė jeta e saj, nėse nuk do tė ishte martuar “nė atė derė tė rėndė” , nėse do tė huazonim vargjet e popullit pėr Geraldinėn, marrė nga “Mosmarrėveshja” e Kadaresė. Por Helena Gusho e kish kėrkuar pothuaj me ngulm kėtė fat tė sajin dhe kur i ish dashur tė zgjidhte, krejt e re, ajo e kish bėrė zgjedhjen e saj. Disa dekada, nė njė mbrėmje organizuar pėr tė, ajo ende ruan tė njėjtin profil, pa u penduar dhe pengje, siē do tė bėnte njė mbretėreshė.

    Kėta muaj tė vėshtirė, mes pandemisė e frikės, i ka kaluar nė Shqipėri. Njė vilė nė Qerret e rrethuar me pisha, ėshtė holli i saj i ditėve e netėve, qė ajo e quan internim. Si natyrė vivide, Helena ka dashur gjithnjė tė dalė e tė takohet me miq, tė bisedojė e tė ndajė kohė, ndaj izolimi, ėshtė pėr tė njė internim. “Unė kėto kohė kam lexuar libra shumė tė bukur, qė gjithnjė i kam shtyrė me idenė se kam kohė. Kohė nuk ke asnjėherė dhe unė u them tė gjithė atyre qė duan tė shkruajnė, tė shkruajnė se nuk do kenė mė kohė. Do t’i shtysh tė gjitha gjėrat e tjera qė tė arrish tė bėsh atė qė do. Kjo ishte kohė shumė e mirė pėr tė lexuar, se jemi tė izoluar e nuk na vjen asnjė njeri. Po bėhemi pak tė egėr, si ‘fshatarė’ qė jemi atje. Qerretas”, thotė me tė qeshur. ndan me ne, edhe njė lajm, qė ėshtė nė shumė kuptime, i mezipritur. “Kam bėrė edhe ca tregime. Po tė bindem do i botoj.

    Asnjėherė nuk i botoj pėrnjėherė, se s’jam e sigurt, ndaj do t’i mbaj edhe pak e t’i shikoj, po tė bindem do i botoj”,-thotė ajo. Njė prej librave tė pėrkthyer vitet e fundit, nėn titullin “Njė grua nė Berlin”, ajo sjell fate tė trishta grash, nė njė kohė paslufte si pėr tė nxjerrė nga harresa, ato qė vuajtėn. Kur e pyet pėr atė libėr, Helena thotė se “libri ‘Njė grua nė Berlin’ qė kam pėrkthyer, ėshtė njė libėr shumė i bukur. Ėshtė historia e njė gruaje shumė interesante. E vetmja lidhje qė kam unė me tė, ėshtė qė ajo ka qenė redaktore dhe punonte nė njė shtėpi botuese. Ajo ka mbajtur njė ditar dhe tregonte tmerret qė pėrjetuan gratė kur hyri ushtria ruse. Njė numėr shumė i madh i tyre, u pėrdhunuan. Kur fillimisht doli libri, qė e nxori njė botues, doli me pseudonim. Ato kujtime e egėrsuan Gjermaninė, vendi u vu kundėr asaj gruaje, sepse nuk e pranonte kėtė fakt. E akuzuan madje, edhe si grua tė pėrdalė”,- tregon Helena. Ndėrsa flet, pėr atė grua tė ‘panjohur’ mes mijėrave dhe pėr fatet e tė tjerave si ajo, me njė zė tė qetė e tė shtruar, duket se Helena, ju bėn njė homazh, grave tė panjohura si autorja, qė e morėn me vete, heshtjen dhe frikėn. “Vetėm pasi vdiq, kujtimet dolėn me emrin e saj tė vėrtetė. Ėshtė njė libėr qė duhet ta lexojnė tė gjithė”,-tha ajo.

    NOBELI NUK PRITET MĖ

    Vetėm njė javė mė parė, Nobeli ringriti sėrish bastet pėr Ismail Kadarenė. Por shkrimtari ka kohė qė nuk e pret mė. Helena rrėfen copėza pėrditshmėrie, pėr pritjet e Nobelit.
    “Ka tre vite qė nuk e presim mė Nobelin, sepse pėr 30 vite, kudo qė ishim na merrnin gazetarėt nga e gjithė bota dhe na pyesnin, ku do tė jetė zoti Kadare, nė orėn 13:00, sepse kjo ishte ora kur jepej ēmimi. Vinin gazetarėt edhe nė Tiranė kur ishim, por kryesisht nė Paris vinin dhe prisnin ose telefonin nga e gjithė bota. Bėhej ky ritual dhe nė orėn 13:00 telefoni pushonte, sepse merrej vesh kush ishte. Ka tre vite qė sinqerisht nuk e presim. Pėr mua dhe shumė dashamirės tė Ismailit, mendojmė se duhej ta merrte prej kohėsh. Nuk e ka marrė. Por nuk ėshtė ndonjė kujė. Do tė ishte shumė mirė pėr vendin tonė”,– tha ajo.

    E pyetur se si pėrballohen lajmet nė media, dhe raportimet pėr tė, qoftė edhe lajme qė dalin mbi dhe pėr diktaturėn, ajo tregoi ritet e tij tė kahershme si pėr tė mėnjanuar shkrimtarin nga ndodhitė e zakonshme.

    “Ismaili punonte nė shtėi, ishte nė profesion tė lirė. Unė para se tė shkoja nė shtėpinė botuese, i ndizja njė zjarr nė oxhak dhe kur ulej atje thoshte ‘jam njeriu mė i lumtur nė botė’. Shkruante dy orė nė ditė gjithmonė, kur them dy orė, ai shkruante ēdo ditė, edhe mė 1 janar, ai shkruante, qoftė edhe 2 faqe. Ishte i sėmurė nėse nuk shkruante tė paktėn dy faqe. Punonte ngadalė dhe pėr dy faqe qė do tė shkruante kishte 20 faqe shėnime.Unė si redaktore qė isha, vija dhe i thosha, ēfarė ke bėrė, bobobo, i thosha qė kjo ose ajo nuk thuhej. Ai mė thoshte shih nėse tė pėlqejnė, mos mė thuaj a bėhet a nuk bėhet, duhet apo nuk duhet. Ai vetė ishte i lumtur, ndėrsa unė dija dhe shihja ēfarė thuhej jashtė”-tregoi Helena.

    KOHĖ TĖ VĖSHTIRA

    Kohėt e vėshtira, pėr tė cilat kanė folur tė dy, nė intervista e nė librin me kujtime ‘Kohė e pamjaftueshme’ Helena i solli nė vėmendje pėrmbledhtazi, si pėr tė hequr njė barrė qė e ka mbajtur gjatė mbi supe.

    “Kur ishte ajo ēėshtja e ‘Pashallarėve tė kuq’, tė gjithė u larguan. Unė e dija qė kjo ishte sjellja qė duhej bėrė, nga kolegėt e tė tjerė. Kjo ishte njė tronditje. Nuk mė erdhi keq nga kolegėt, e dija qė duhej tė distancoheshin, sigurisht mikeshat e mia tė tėrė jetės, nuk m’u larguan, por kėtė qė e ndjeja, nuk e pėrcillja nė shtėpi, por rrija me tmerr se ēfarė do tė ndodhė. E lija atė (Ismail Kadarenė) tė fluturonte me atė lumturinė e tij, nuk ia thosha kėtė gjė. Fillonte pėrpjekja tjetėr, sigurimi i ushqimit pėr familjen, qė ai nuk duhej ta dinte dhe as nuk donte ta dinte edhe po tė doja unė. Kjo ishte situata. Mbi tė gjitha, qė vajzat nuk duhej ta kuptonin qė ne kishim njė hall”, tregoi Helena, duke rrėfyer barrėn e njė gruaje qė ndėrsa dilte nga kėshtjella ku ishte mbreti, shihte e dėgjonte pėrreth. Njė prej kohėve mė tė vėshtira qė ajo kujton, ėshtė ajo qė e quajti “kur vrau veten ose u vetėvra Mehmet Shehu, ishin ditė tė vėshtira. Shumė, shumė tė vėshtira se kishim mik djalin e tij tė vogėl, Bashkimin”.

    KOHĖ PA SHKRIME

    Ismail Kadare nuk ka asnjė libėr nė dorė tani. Helena e pohon drejtpėrdrejt pa drojė e pa pezėm kur pyetet. “Jo nuk ka asgjė nė dorė tani, dhe unė pėr t’ia lehtėsuar, i them qė gjithēka e ke shkruar, mos u mėrzit qė nuk po shkruan mė”. Kadare, qė nė dekada ka qenė autori me vepra tė botuara brenda e jashtė vendit, mė i pėrkthyeri e mė i ndjekur nga kritika, erdhi mbrėmė i pėrskajuar nga bashkėshortja, nė tė mirat dhe tė metat e tij, siē vjen te “Kohė e pamjaftueshme”.

    “Asnjėherė nuk pranonte ai vėrejtje. Ai dhe unė zemėroheshim. Por bindej. Unė ia kam shtypur gjithė veprėn se nė Francė nuk kishte njeri qė dinte shqip. Por kur e shihja qė i kishte bėrė tė gjitha, nuk i thosha, e paske bėrė atė qė tė kam thėnė. E lija pa ia vėnė nė dukje kėtė gjė”. E pyetur pėr ndėrhyrjen nė vepra, ajo ripohoi, se “vetėm artistikisht i ka punuar. Absolutisht asnjėherė nuk ka ndryshuar atė drejtim qė i ka dhėnė”,-tha ajo.

    Mandej, ajo pati njė ndalesė mbi veprėn ‘Koncert nė fund tė dimrit” tė Kadaresė, duke kujtuar se si u prit nė Francė. “Njė kritik nė Francė, Stéphane Courtois, ai qė ka shkruar ‘Librin e zi tė komunizmit’ tha qė nuk kam lexuar libėr mė antikomunist se ky. Nė Shqipėri ka tė tjerė qė kanė tjetėr mendim, por po e them kėtė. Se asgjė s’ka ndryshuar pėrveē anės artistike, qė sa herė ka mundėsi, e bėn”,-tregoi Helena.

    Ajo iu pėrgjigj pyetjeve pa mėri e pa mllef, pa ironi e pa qesėndi, duke ruajtur portretin e njė zonje, qė mbetet zonjė pavarėsisht situatave, siē ka ditur tė bėjė gjithnjė prej kur ishte krejt e re.


    https://kohajone.com/helena-kadare-i...k-e-presim-me/

  4. #393
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,973

    Pėr: Ismail Kadare

    Ismail Kadare ‘pushton’ ballinėn e revistės “Word Literature Day”

    Janar 2021


    Ismail Kadare ėshtė shkrimtari i cili nėpėrmjet namit tė tij letrar ktheu sytė e botės nė drejtim tė Shqipėrisė, shkruan KultPlus.

    Tė njėjtėn autori nga Gjirokastra ėshtė duke e bėrė edhe nėpėrmjet aktualiteteve tė reja.

    Njė lajm i mirė erdhi nga revista letrare “Word Literature Day”, nė tė cilėn Kadare na shfaqet nė kopertinė.

    Kėtė ‘nder’ krahas veprimtarisė sė madhe, Kadare e fitoi edhe pėr shkak tė ēmimit tė madh letrar “Neustadt Prize Laureate”. / KultPlus.com


    https://www.kultplus.com/libri/ismai...iterature-day/

  5. #394
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,973

    Pėr: Ismail Kadare

    "KADARE ĖSHTĖ SI BALZAKU"

    Pse duhet tė lexojmė Ismail Kadarenė?


    Nga David Bellos - Janar 2021

    https://konica.al/2021/01/pse-duhet-...mail-kadarene/

    Arsyeja kryesore dhe mė e rėndėsishmja, pse duhet tė lexojmė Ismail Kadarenė ėshtė se, ai ėshtė njė rrėfimtar i shkėlqyer. Rrėfen histori tė mrekullueshme – dhe rrėfen shumė.

    Nė disa aspekte, Kadare ėshtė si Balzaku. Por, Balzaku u kufizua nė njė vend tė quajtur Paris dhe nė njė kohė, nė vitet 1820 (me vetėm disa ekskursione nė provincat franceze dhe nė Rilindje), ndėrsa Kadare na ēon kudo: nė Egjiptin e lashtė, nė Kinėn moderne, nė njė vendpushim turistik nė Balltik, nė Moskė dhe Austri dhe nė Perandorinė Otomane. Ka njė aftėsi gati si tė Zhyl Vernit, pėr tė udhėtuar nėpėr botė.


    Nėse lexoni Ismail Kadarenė, pėrshkoni tė gjitha epokat qė nga shpikja e shkrimit: nga Keopsi qė ndėrton Piramidėn e Madhe te debatet mbi trashėgiminė e Enver Hoxhės nė Shqipėrinė e viteve 1980-tė, e deri te ngjarjet dhe situatat qė ndodhin nė Evropėn Perėndimore pas rėnies sė komunizmit.

    Numri mė i madh i historive tė Kadaresė, ndodhin nė shekujt nėntėmbėdhjetė dhe njėzetė. Ngjarjet e “Prilli i thyer” zhvillohen nė vitet 1930, “Kronikė nė gurė” nė vitet 1940, “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur” nė vitet 1950-tė, “Vajza e Agamemnonit” nė vitet 1970-tė.

    Kėto rrėfenja tė lejojnė tė lexosh historinė e Shqipėrisė – dhe tė botės – pėrmes prizmit tė prozės letrare. Kjo ėshtė njė arsye e fortė, pse duhet ta lexoni Kadarenė dhe pse mė pėlqen kaq shumė ta bėj. Kadare ka krijuar, le tė themi, njė univers paralel, qė ka njė marrėdhėnie tė thellė me atė ku jetojmė. Ėshtė e gjithė bota, e kthyer nė formė letrare.

    Natyrisht pėrveēse romancier, Kadare ėshtė lėvrues i shumė gjinive. Ai ėshtė dramaturg dhe eseist, dhe pėr disa kohė ka qenė edhe gazetar dhe redaktor. Nė fillim tė njė karriere tė gjatė, ai u bė menjėherė i famshėm si poet – si poeti i ri i madh i Shqipėrisė moderne. Por, lexuesit e gjuhės angleze mund ta njohin vetėm si prozator. Kjo s’ėshtė ndonjė hata, sepse deri tani pjesa mė e madhe e veprimtarisė sė tij letrare ka qenė nė gjininė e romanit.

    Por, Kadare nuk shkruan vetėm njė lloj romani.

    Disa nga historitė e rrėfyera janė tė vogla, vetėm pesė faqe tė gjata, si “Ėndėrr mashtruese”; tė tjerat janė saga tė mėdha qė shtrihen nė mė shumė se pesėqind faqe. Nė mes, qėndrojnė historitė e gjata, si “Vajza e Agamemnonit” dhe pastaj, janė disa romane qė, Kadaresė i pėlqen t’i quajė “romane tė shkurtėr”, (mikro-romane) siē ėshtė “Fluturimi i shtergut”. Ka romane me gjatėsi standarde, si “Prilli i thyer” e pastaj, romanet-sagė, ku pėrfshihet “Koncerti” dhe “Dimri i madh”.

    Pra, sa i pėrket formave tė njohura romanore, ėshtė njė larmi e jashtėzakonshme tė tillash pėr t’u hulumtuar brenda njė vepre qė nė vetvete, hulumton tė gjithė botėn.

    Ėshtė e zakonshme ta lexosh Kadarenė, si shkrimtar qė flet pėr jetėn e tij nė Shqipėri, nėn regjimin e Hoxhės. Ka sigurisht, njė tė vėrtetė nė pikėpamjen qė tė gjitha vendet dhe kohėt e ndryshme tė universit tė Kadaresė, janė imazhe tė zhvendosura tė njė vendi dhe kohe tė veēantė. Por, nuk tė duhet ta dish kėtė dhe as nuk ke nevojė ta vėsh re, nė mėnyrė qė ta lexosh Kadarenė. Mund t’i lexosh historitė e Kadaresė, thjesht si krijime letrare. Ai ka aftėsinė tė tė ngjallė kėrshėrinė pėr fantazmat, pėr nuset qė kalojnė qindra kilometra brenda natės me njė kalė qė rend me galop, pėr tė vdekur qė ngrihen nga varri…dhe pėr tė gjitha llojet e gjėrave qė s’para e tėrheqin njė lexues racional modern, si unė. Por, njėsimi qė ai i bėn mitit me folklorin dhe me portrete tė mendjeve moderne dhe realiteteve vendase ėshtė aq mjeshtėrore, sa unė e gjej veten tė zhytur nė kėtė lloj bote dhe kėshtu ndodh me ēdo lexues. Universi i Kadaresė, ka shumė nivele qė pėrfshijnė atė joracional, transhendent dhe tė ēuditshmen.

    Njė nga tiparet mė tė goditura dhe tė vazhdueshme tė botės sė Kadaresė ėshtė prania e pėrhershme e disa miteve tė Greqisė sė lashtė: jo tė gjithė mitologjisė greke, por e atyre miteve qė dramatizojnė urrejtjet familjare dhe efektin helmues, korruptues dhe tė frikshėm tė afėrsisė me pushtetin.

    Tipari i dytė qė ėshtė gjithmonė i pranishėm te Kadareja, janė rrėfenjat popullore ballkanase. I quaj “ballkanase” dhe jo thjesht shqiptare, sepse kėto rrėfenja popullore ekzistojnė edhe nė shumė gjuhė tė tjera tė rajonit. Nė tė vėrtetė, Kadare dramatizon pikėrisht ēėshtjen e origjinės etnike tė kulturave ballkanike nė romanin “Dosja H”, njė nga rrėfenjat e tij mė magjepsėse, mbėshtetur nė gjetjet historike tė folkloristėve amerikanė nė tokat kufitare shqiptare nė vitet 1930.

    Veēoria e tretė mbizotėruese qė dua tė pėrmend, ėshtė se Kadare hulumton gati nė ēdo histori tė rrėfyer, marrėdhėniet midis vetjakes dhe politikes. Jo politikes nė kuptimin e ēėshtjeve aktuale apo partiako-politike, por politike nė kuptimin e gjerė, domethėnė sesi grupet dhe individėt i manipulojnė tė tjerėt dhe ushtrojnė pushtet mbi ta.

    Veēori tjetėr e botės sė Ismail Kadaresė – le ta quajmė Kadariana – ėshtė moti, qė, siē kanė thėnė tė tjerėt, funksionon pothuajse si njė personazh mė vete. Moti nė Kadarianė ėshtė gjithmonė i kobshėm dhe kjo e bėn klimėn e Skocisė, tė duket po kaq e butė sa riviera italiane. Si lexues, mėsohesh shpejt me pėrmasėn gati komike tė kronikave klimaterike tė Kadaresė (mjegull, shi i imėt, shtrėngatė, dėborė, mot i ftohtė, qiell me re), pasi klima e Shqipėrisė ėshtė nė tė vėrtetė mė shumė si riviera italiane se sa brigjet e Loch Lomond-it. Ato s’janė pėrshkrime tė pėrpikta tė ndonjė skene ku ndodhin ngjarjet, por treguesit kryesorė tė gjendjes shpirtėrore, e cila tė tregon se nuk do tė lexosh njė histori tė lumtur. Por, bėjnė shumė mė tepėr sesa kaq: ata ju thonė se, s’do tė ketė asnjė shoqe flokėverdhė ndanė traktorėve shndritės qė sjellin tė korrat e grurit tė pjekur nga dielli dhe se vepra, nuk do tė ketė skoda me normat e imponuara nė letėrsinė shqipe nga doktrinat sovjetike tė realizmit socialist. Kjo ėshtė nė tė vėrtetė, njė mėnyrė shumė e stėrholluar pėr tė gdhendur njė pozitė unike kritike brenda njė shoqėrie ku kritika ishte, le tė themi, seriozisht e nėnvlerėsuar.

    Shumė nga personazhet njerėzore tė Kadaresė, shpesh s’janė tė sigurt nėse janė zgjuar apo nė gjumė. Hyrjet tipike nė jetėn e brendshme tė protagonistėve fillojnė me: “Iu duk se…”, “S’ishte fort i sigurt nėse…,” dhe kėshtu me radhė. Kufiri midis tė qenit nė gjendje tė shohėsh qartė dhe pamundėsisė pėr ta bėrė kėtė, s’ėshtė kurrė plotėsisht i dallueshėm. Kėshtu, kur tė keni mbaruar sė lexuari njė roman, pavarėsisht nėse ėshtė ritregimi i njė legjende si “Kush e solli Doruntinėn” apo rikrijimi gati historik, si te “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur”, s’jeni shumė tė sigurtė nėse keni parė apo jo, njė ėndėrr. Kadare na shtyn vazhdimisht, tė vėmė nė dyshim ndryshimin midis gjendjes sė zgjimit dhe ėndėrrimit, duke na bėrė tė reflektojmė pėr mėnyrat me tė cilat jeta ėshtė si njė ėndėrr dhe nė ēfarė mėnyre makthet janė si jeta.

    Prandaj s’ėshtė pėr t’u habitur qė “Pallati i ėndrrave” (titulli i motėrzmit tė parė, ishte “Nėpunėsi i pallatit tė ėndrrave”) ėshtė kolona qendrore e botės shumėplanėshe tė trilluar tė Kadaresė: njė roman qė nė qendėr tė njė shoqėrie ogurzezė dhe tė paparashikueshme autokratike ka njė institucion tė pėrkushtuar ndaj manipulimit tė ėndrrave, ndėrsa nė qendėr tė kėtij institucioni ėshtė njė i ri i ndjeshėm dhe i hutuar, qė me tė vėrtetė s’e di se ēfarė po bėn ose pse pėrfundon duke u bėrė strumbullari i tė gjitha ngjarjeve.

    Nė fund, nė rast se e gjithė kjo ju frikėson, pasi s’mund tė tėrhiqeni menjėherė nga mendjet e mjegullta qė enden brenda dhe jashtė peizazheve tė ėndrrave ku bie shi dhe dėborė, duhet tė shtoj dhe vėrtet tė kėmbėngul qė, rrėfimi i Kadaresė ėshtė me tė vėrtetė mjaft argėtues. Duhet ta lėsh veten tė zhytet thellė nė kėtė univers paralel, por pasi ta bėni, do tė zbuloni njė humor dredharak, pėrtallės, qė pėrcillet si nga situatat ashtu edhe nga fjalėt. Ndoshta ēuditėrisht, stėrhollimet e humorit dredharak tė Kadaresė vijnė edhe nė pėrkthim tė larmishėm.

    Kadare ka thėnė nė mė shumė se njė rast, se lexuesit dhe kritikėt e tij s’duhet t’i kushtojnė vėmendje tė tepėrt kontekstit. Nė mbėshtetje tė kėsaj mėnyre leximi, do tė theksoja se mėnyra e rrėfimit dhe natyra e historive qė rrėfen Kadareja, s’ka ndryshuar aspak gjatė gjashtėdhjetė viteve tė fundit, edhe pse konteksti shoqėror, gjeografik dhe politik ka ndryshuar nė mėnyrė tė jashtėzakoshme. Ėshtė sikur e gjithė bota imagjinare e Kadaresė tė jetė shfaqur plotėsisht e formėsuar qė nė fillim fare dhe se dyzet apo pesėdhjetė historitė dhe romanet qė ai ka rrėfyer qysh atėherė, s’janė veēse pjesė tė njė tėrėsie mė tė madhe, tė ndėrlidhur dhe tė pandryshueshme.

    Ajo qė thekson ndėrlidhshmėrinė e opusit tė veprės sė Kadaresė ėshtė ripėrdorimi sistematik i vendndodhjeve, objekteve, historive dhe aluzioneve. Nė Murin e Madh, pėr shembull, ekziston njė simbol qė rikthehet tek “Ura me tri harqe”; te “Dosja H” ėshtė njė han qė rishfaqet nė disa histori tė tjera; te “Qorrfermani”, ėshtė njė djalosh qė do tė bėhet mė vonė, protagonist i “Pallatit tė ėndrrave” dhe nė atė roman, kėndohen disa kėngė epike qė na ēojnė sėrish te “Dosja H”…

    Kjo ėshtė njė teknikė si e Balzakut me “personazhet e rishfaqura” nė “Komedinė njerėzore”, por pėr mendimin tim, te Kadareja ėshtė shumė mė e mprehtė, pasi nuk lidh edhe aq subjektet rrėfimore tė romaneve sesa tėrė strukturėn e tyre tė aluzioneve dhe referencave. Kjo pėrbėn njė arritje tė jashtėzakonshme dhe gjithashtu do tė thotė qė secila histori qė lexon, nuk ėshtė vetėm ajo histori – ėshtė njė kontribut nė kujtesėn tėnde dhe nė kuptimin e historive tė tjera qė ke lexuar, qė forcon ndjenjėn e pėrgjithshme se vėrtet je nė njė botė tė ndryshme, qė ėshtė ēuditėrisht, si ėndėrr.

    Sigurisht, sa mė shumė qė lexon, aq mė shumė pėrkap mijėra fije qė lidhin sė bashku, veprat e Kadaresė.

    Pėr fat tė keq, deri mė sot ėshtė pėrkthyer nė anglisht, vetėm rreth njė e treta e saj. Kjo ėshtė njė arsye mjaft e mirė pėr tė mėsuar frėngjisht, nėse nuk provoni tė mėsoni gjuhėn shqipe, aq sa tė jeni nė gjendje pėr tė lexuar kėtė mjeshtėr tė madh tė letėrsisė moderne evropiane. Le tė shpresojmė, se ėshtė edhe njė arsye mjaft e mirė, qė botuesit britanikė dhe amerikanė tė porosisin njė mori pėrkthimesh tė reja, pasi janė nxitur nga dhėnia e Ēmimit Neustadt.


    Princeton, New Jersey

    David Bellos ėshtė profesor i letėrsisė frėnge dhe letėrsisė krahasuese nė Princeton University dhe pėrkthyes i shumė autorėve nga frengjishtja. I shkolluar nė Oksford,Bellos ėshtė autori i biografive tė Georges Perec dhe Jacques Tati, i njė studimi pėr Romain Gary-n dhe njė hyrjeje nė studimet e pėrkthimit. Libri i tij i fundit ėshtė njė studim i kryeveprės sė Viktor Hygosė, Tė mjerėt. (Granit Zela, exlibris)



    https://konica.al/2021/01/pse-duhet-...mail-kadarene/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 10-01-2021 mė 18:32

  6. #395
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Pėr: Ismail Kadare

    Une jam lexues i rregullt. Gjate jetes i kam lexuar pa frike nja 1000 tituj. Kadareja eshte prozator i mire, por une kam vendosur mos ta lexoj me.

    I kam lexuar 7 libra Kadarese dhe vetem dy me pelqyen, Kronike ne Gur dhe Prilli i Thyer.

    Shkaqet perse vendosa te mos vazhdoj leximin e Kadarese jane keto:

    1) Ai njeri rishkruan veten vazhdimisht.

    2) Vepra e Kadarese eshte e mbushur me gabime historike, ose me sakte ka shume anakronizma ose pikepamje komuniste te ngjarjeve historike.

    3) Humori kadarean shume here nuk ka as leksion dhe as kripe... ben humor vend e pavend dhe leksionet e vetme jane ato te komunizmit: psh. tallja e turkut, grekut, anadollakut dhe fshatarit.... gjera me te cilat jemi regjur ne komunizem. Ne letersine evropiane sarkazma shume here eshte leksion me vete, kurse ne rastin e Kadarese sarkazma vetem leksion nuk eshte.... eshte thjesht tallje dhe zbavitje.

    4) Une nga 7 libra qe i lexova Kadarese nuk mora ndonje mesim. Mund te kete nja dy gjera qe nuk i dija per Oroshin dhe Gjirokastren ne ata libra, mirepo ajo kohe qe harxhova per te mesuar dy gjera per Oroshin dhe Gjirokastren, mund te ishte harxhuar per te mesuar ca gjera per Elbasanin, Korcen, Beratin, etj.

    Shkurt muhabeti, Kadareja nuk edukon askend (ajo qe ai quan edukim nuk eshte gje tjeter pervecse historiografia komuniste e Shqiperise). Ka ca tipa qe thone qe jane edukuar nga Kadareja, keta jane zakonisht njerez te klaneve tiranase, njerez pra qe kane kontribuar ne ate gjendje mendore dhe kulturore te Shqiperise.

    Sidoqofte eshte artist, por arti i tij nuk ka ato vetite transhendente qe duan t'i veshin disa. Eshte art per t'u zbavitur dhe per t'i sjelle dobi Kadarese dhe rrethit te tij. Nese Kadareja ka marre kaq shume fame ne bote, kjo nuk do te thote qe ai po i ben reklame te madhe shqiptarise, kjo do te thote qe shqiptaria po punon shume ne nje drejtim te vetem: ne drejtimin e Kadarese.

    Pacavura anakronistike, fjala bie, Ura me Tri Harqe eshte botuar ne 14 gjuhe te huaja, ndonese nuk ka as vlera historike dhe as artistike... si disa vepra shqipe qe kane dalur jashte tregut ne Tirane, e jo me te jene botuar ne 14 gjuhe. Duket qarte pra qe Kadareja punon per Shqiperine aq shume sa punon Shqiperia per Kadarene.

  7. 2 antarėt mė poshtė falenderuan Kryeplaku pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    ATMAN (15-05-2021),Neteorm (17-01-2021)

  8. #396
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,973

    Pėr: Ismail Kadare



    Kadare me romanin "Muzgu i perėndive te stepės" nė: «Das Literarische Quartett», ZDF

  9. #397
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,973

    Pėr: Ismail Kadare



    “Fjala ėshtė si bleta, ka edhe mjaltin, edhe thumbin”. Kadare feston ditėlindjen e 86-tė

    28 Janar, 2022

  10. #398
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,973

    Pėr: Ismail Kadare



    Letėrsi 12 - Ismail Kadare: ambasadori i letrave shqipe. Studim teksti i njė poezie.

    Prill 2021

  11. #399
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,973

    Pėr: Ismail Kadare



    Kadare pėr Arshi Pipėn: Falė pėrkthimit tė tij vepra ime ėshtė bėrė e njohur nė botė

    Maj 2022

  12. #400
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,973

    Pėr: Ismail Kadare



    Pse Kadare vendosi tė rikthehet nė Shqipėri?

    Maj 2022

Faqja 40 prej 41 FillimFillim ... 3038394041 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-10-2011, 14:03
  3. Leter drejtuar Ismail Qemal bej Vlores
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-11-2006, 14:14
  4. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  5. Historia fetare pėrmes historisė dramatike (nga Ismail Kadare)
    Nga macia_blu nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 13-01-2004, 12:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •