
Postuar mė parė nga
Preng Sherri
Ju lutem s'pari lexone shkrimin tepėrpėrmbajtesor, tė kuptimtė, aktual dhe tepėr qėllues tė profesor Paplekės!
Lexone mirė kėtė analizė tė tij dhe pastaj mund tė thoni atė qė doni ta thoni!
Pse letėrsia shqipe nuk ka vlera europiane?
ANTON PAPLEKA
19/09/2009
1. Ē'kuptojmė me "vlera europiane"?
Objektivisht, letėrsia shqipe bėn pjesė nė atė tėrėsi qė quhet letėrsi europiane, sepse gjeografikisht Shqipėria i pėrket Europės. Pėr tė gjykuar nėse letėrsia shqipe ka apo nuk ka vlera europiane, nė kėtė shkrim nuk do tė nisemi nga pikėpamja gjeografike, por nga pikėpamja estetike. Dihet se tekstet letrare qė botohen nė Europė, u pėrkasin disa niveleve: ka tekste tė dobėta, tekste mediokre, tekste mesatare dhe tekste me cilėsi tė lartė.
Vlerat e vėrteta letrare europiane nuk pėrfaqėsohen nga librat e dobėt, mediokėr dhe mesatarė tė shkrimtarėve francezė, anglezė, gjermanė, italianė, spanjollė, portugezė, grekė etj., por nga veprat letrare qė me prurjet e reja substanciale dhe formale, me cilėsinė e tyre tė lartė e pasurojnė kulturėn e kontinentit tonė. Objektiviteti shkencor na detyron tė themi se letėrsisė shqipe i kanė munguar autorė madhorė, me vepra tejet origjinale dhe me karakter universal si Dantja, Shekspiri, Servantesi, Gėtja, Balzaku, Floberi, Bajroni, Bretoni, Sen-Xhon Persi
Nuk mund tė thuhet se kanė medoemos vlera letrare tė larta tė gjitha librat qė botohen nė Europė, qė mund tė shiten me miliona kopje nėpėr libraritė e Europės, siē ėshtė rasti i romaneve tė belges Amelie Nothomb, tė brazilianit Paolo Coelho, tė amerikanes Danielle Steel etj.
Nė trashėgiminė letrare tė kontinentit tonė pėrfshihen vetėm ato vepra qė ēelin shtigje tė reja nė zhvillimet estetike europiane dhe bėhen pjesė e debatit letrar europian. Nga informacioni i derisotėm, nuk del se kjo gjė ka ndodhur me shkrimtarėt shqiptarė. Nė njė studim tė tij tė kohėve tė fundit pėr letėrsinė e Europės Juglindore, kritiku i njohur amerikan Harold Blum veēonte si shkrimtarė tė shquar serbėt: Ivo Andriē, Danilo Kish, Vasko Popa dhe grekėt: Kavafi, Seferis, Elitis, Kazanzaqis. Me keqardhje vura re se ai nuk zinte ngoje ndonjė shqiptar. Besoj se dalzotėsit e letėrsisė shqipe nuk mund ta akuzojnė Blumin si filoserb, si filogrek apo si antishqiptar!
Si kriter pėrcaktues tė vlerave europiane tė letėrsisė shqipe, dikush pėrmend ēmimet letrare qė ka marrė ndonjė autor. Ėshtė folur e pėrfolur se si funksionon sistemi i dhėnies sė ēmimeve letrare, pėr rolin qė luajnė interesat komerciale tė botuesve nė dhėnien e kėtyre ēmimeve. Pa u zgjatur mė tej me kėtė ēėshtje, atyre qė tundin triumfalisht flamurin e ēmimeve letrare, dua t'u kujtoj se katėr shkrimtarėt mė tė mėdhenj tė shekullit XX: Prust, Xhojs, Kafka, Borges (sipas Hector Bianciotti-t) nuk kanė marrė ēmimin "Nobel"!
Ata qė flasin pėr vlerat europiane tė letėrsisė shqipe, duhet tė jenė tė vetėdijshėm se nuk janė bėrė pėrpjekjet e domosdoshme pėr t'u dhėnė mundėsi publikut dhe estetėve europianė t'i njohin veprat mė tė mira tė autorėve shqiptarė pėrmes pėrkthimesh cilėsore dhe studimesh krahasimtare. Mendoj se vlerat e njėmendta tė letėrsisė shqipe nuk mund tė mbrohen duke u frymėzuar nga "patriotizmi letrar", nga albanocentrizmi apo nga megalomania, tė cilėn e kemi trashėguar si atavizėm qoftė nga e kaluara e largėt, qoftė nga periudha e monizmit, por duke u nisur nga sensi kritik, nga objektiviteti shkencor.
Tė thuash se veprat e Naimit, tė Fishtės, tė Mjedės, tė Poradecit nuk radhiten midis vlerave mė tė larta tė letėrsisė europiane, nuk do tė thotė aspak tė mohosh rėndėsinė e tyre, rolin e tyre tė pazėvendėsueshė m nė rrafshin kombėtar. Ēdo studiues apo njohės i letėrsisė shqipe e di se poetėt tanė romantikė, tė kushtėzuar nga rrethanat historike dhe kulturore tė vendit tė cilėt i pėrkisnin apo tė vendit ku jetuan, nuk e pasuruan dot me vlera tė reja dhe origjinale romantizmin europian. Balada "Lugati" e Ndue Bytyēit, pėr tė cilėn kam botuar njė studim tė veēantė, ėshtė shkruar rreth njėqind vjet pas botimit tė baladės "Mbreti i pyllit" tė Goethe-s, me tė cilėn ka ngjashmėri. Pavarėsisht se si tekst nė vetvete balada "Lugati" ka vlera letrare tė mirėfillta, nuk mund tė themi se ajo e pasuron letėrsinė europiane.
Shembuj tė pėrafėrt mund tė sjellim edhe nga letėrsia e re shqipe. Ndonėse teksti "Ura me tri harqe" ishte njė risi pėr letėrsinė tonė, pasi ke lexuar romanin "Ura mbi Drin" tė Ivo Andriēit, tė botuar dhjetėra vjet para veprės sė Kadaresė, bindesh se autori shqiptar nuk e ka pasuruar letėrsinė europiane me ndonjė prurje origjinale.
Njė nga shkaqet kryesore qė ka penguar integrimin e vlerave tė letėrsisė shqipe nė tėrėsinė e vlerave tė letėrsisė europiane, ka qenė prapambetja estetike e shkrimtarėve shqiptarė. Edhe autorė madhorė si Fishta, Mjeda, Poradeci apo Noli nė pikėpamje estetike qenė rreth pesėdhjetė apo njėqind vjet prapa kolegėve tė tyre europianė. Megjithėse dinin disa gjuhė tė huaja, nė tekstet e tyre letrare apo publicistike nuk ka referenca pėr futurizmin, pėr kubizmin, pėr dadaizmin, pėr syrealizmin
Pak a shumė e njėjta gjė ka ndodhur edhe me autorėt e mėvonshėm tė shekullit XX. Madje edhe pas heqjes sė pengesave politike dhe ideologjike nė vitet nėntėdhjetė tė shekullit tė kaluar, tek autorėt e rinj u vu re prirja pėr tė imituar lėvizje letrare tė tejkaluara prej kohėsh si dadaizmi, syrealizmi etj. Prapambetja estetike nė Shqipėri ėshtė kaq e madhe sa edhe sot e kėsaj dite ka shkrimtarė e studiues qė nuk i kanė tė qarta koncepte tė tilla si letėrsi moderne, letėrsi moderniste dhe letėrsi postmoderniste
Meqenėse shkrimtarėt shqiptarė nuk morėn pjesė nė lėvizjet letrare europiane, siē ndodhi me rumunėt, tė cilėt krijuan grupe tė fuqishme syrealiste, nuk mund tė bėhet fjalė pėr themelimin e ndonjė lėvizjeje letrare nė Shqipėri. Ndryshe ndodhi nė Serbi ku nė vitet njėzet tė shekullit tė kaluar u themelua lėvizja letrare e quajtur zenitizėm (Drazhen Katunariē). Megjithėse pėrfaqėsuesit e zenitizmit kishin pikėpamje nacionaliste dhe i kundėrviheshin qytetėrimit perėndimor, ata botuan disa manifeste letrare. Me kėta shembuj qė pėrmenda mė sipėr, desha tė theksoja se pa njė veprimtari estetike origjinale dhe tė larmishme, ėshtė e vėshtirė ta pasurosh kulturėn europiane me vlera letrare.
2. Pse nuk kemi vlera europiane?
Nuk kemi dhe nuk do tė kemi vlera letrare europiane pėr sa kohė qė nuk do tė ketė konkurrencė tė vėrtetė nė shkallė kombėtare. Edhe nė shekullin XXI, letėrsia shqipe mbetet e parcelizuar, letėrsi principatash: letėrsia e Shqipėrisė (sė 1913), letėrsia e Kosovės, letėrsia e shqiptarėve tė Maqedonisė etj. Midis shkrimtarėve tė trojeve shqiptare mungon njė komunikim intensiv, i institucionalizuar, i organizuar.
Nuk kemi dhe nuk do tė kemi letėrsi me vlera europiane pėr sa kohė qė nė Tiranė dhe nė Prishtinė do tė zhvillohen simpoziume dhe seminare me nivel tė ulėt shkencor, sa pėr tė kaluar radhėn, tė cilat rrallėherė i trazojnė ujėrat e konformizmit dhe u japin njė shtysė tė re proceseve letrare.
Nuk kemi dhe nuk do tė kemi letėrsi me vlera europiane pėr sa kohė qė shkrimtarėt nuk do tė quhen tė tillė pėr shkak tė kontributeve tė vėrteta letrare, po pėr shkak tė pompimeve, tė reklamimeve dhe tė glorifikimeve tė ndonjė fletushke bulevardeske, pėr sa kohė qė nė ekranet televizive dhe nė valėt e radios do tė luajnė rolin e studiuesit tė letėrsisė individė jokompetentė, analistė qė merren me fushatat zgjedhore, me krizat financiare etj.
Nuk kemi dhe nuk do tė kemi letėrsi me vlera europiane pėr sa kohė qė nuk do tė veprojnė mekanizmat e pėrzgjedhjes e tė vlerėsimit real tė letėrsisė; pėr sa kohė qė do tė ketė juri letrare tė instrumentalizuara e tė politizuara, tė pėrbėra nga mercenarė, tė cilėt pa iu dridhur dora do t'u japin ēmime autorėve apo librave mediokėr. Ndėr rastet e shumta skandaloze, po pėrmend rastin kur njė libri me kujtime (memorialistikė ) iu dhe ēmimi i romanit!
Nuk kemi dhe nuk do tė kemi letėrsi me vlera europiane pėr sa kohė qė pushtetarėt do tė ndėrhyjnė nė jetėn letrare, do tė dhunojnė kufirin e Republikės sė Letėrsisė ku nuk shtrihet pushteti i tyre. Ndėrhyrja e pushtetarėve merr edhe pėrmasa komike kur ata orvaten tė inskenojnė tablonė mitologjike "Kurorėzimi i Homerit nga muzat", duke pėrdorur praktika qė tė kujtojnė regjimet totalitare.
Nuk kemi dhe nuk do tė kemi letėrsi me vlera europiane pėr sa kohė qė shteti do t'i keqtrajtojė shkrimtarėt, siē ėshtė rasti i pėrfaqėsuesit tė tij mė tipik, Ylli Pangos, i cili, nė emėr tė njė qeverie qė pretendon se do tė integrohet nė Europė, kusaroi nė mes tė ditės selinė e shoqatės sė shkrimtarėve. Qeveria bėn mirė kur pėrpiqet t'i pajisė me kompjuter e me internet edhe nxėnėsit e shkollave tė fshatit, por ėshtė e pafalshme mospėrfillja e saj e plotė ndaj shkrimtarėve, mosinteresimi pėr t'iu siguruar disa kushte tė domosdoshme qė do tė favorizonin krijimtarinė e tyre.
Nuk kemi dhe nuk do tė kemi letėrsi me vlera europiane pėr sa kohė qė shkrimtarėt e Shqipėrisė nuk do tė botojnė dot njė organ letrar, dukuri qė mund tė haset rrallė edhe nė vendet mė tė pazhvilluara tė botės. Shteti e ka pėr detyrė tė subvencionojė botimin e autorėve tė shquar tė traditės sė gjallė dhe tė autorėve bashkėkohorė, t'u japė bursa shkrimtarėve mė tė talentuar, tė mbėshtetė fondacionet qė do tė ndihmonin pėr zhvillimin e letėrsisė, tė organizojė sistemin e mecenatizmit.
Nuk kemi dhe nuk do tė kemi letėrsi me vlera europiane pėr sa kohė qė tekstet shkollore pėr letėrsinė do tė lihen nė dorė tė "ustallarėve" qė nuk kanė kompetencė shkencore, qė nisen vetėm e vetėm nga interesa fitimprurėse.
Nuk kemi dhe nuk do tė kemi letėrsi me vlera europiane pėr sa kohė qė nė fakultetet e letėrsisė do tė japin mėsim edhe pedagogė tė rėndomtė, tė cilėt nuk janė shquar as si shkrimtarė, as si studiues, qė nuk kanė pėrvojė, qė janė emėruar nė kėtė apo atė post me tė mbaruar studimet thjesht pėr shkak tė militantizmit partiak.
Nuk kemi dhe nuk do tė kemi letėrsi me vlera europiane pėr sa kohė qė do tė mbizotėrojė mendimi se shkrimtar mund tė bėhet kushdo, pa talent, pa kulturė, pa punė tė stėrmundimshme, pa pėrvojė, mjafton qė tė nxijė letėr dhe tė ketė para me thes; pėr sa kohė qė shkrimtarėt tanė provincialė nuk do tė ēlirohen nga marrėzia e madhėshtisė, nuk do ta kuptojnė se vlerat virtuale nuk janė vlera reale. Nė kafenetė e Tiranės, shpeshherė mund tė dėgjosh autorė shqiptarė qė mburren se i kanė tejkaluar Alain Robbe-Grillet- nė e Nathalie Sarraute-in, se librat e tyre kanė nivelin e nobelistėve!
Nuk kemi dhe nuk do tė kemi letėrsi me vlera europiane pėr sa kohė qė nė vend tė njė kritike letrare profesionale, tė ēliruar nga skemat, nga udhėzimet e partisė nė pushtet dhe nga idhujtaria, do tė mbizotėrojė njė kritikė klienteliste; pėr sa kohė qė dikush do tė ketė guxim tė shkruajė se ca romane diletantėsh apo provincialėsh i bėjnė nder letėrsisė kombėtare; pėr sa kohė qė dikush nuk do tė ketė turp tė deklarojė publikisht se e pasurojnė letėrsinė botėrore disa autorė qė janė tė zakonshėm edhe nė Shqipėri! Njė megalomani e tillė tė kujton mendėsinė e shqiptarėve tė paditur, tė cilėt pandehnin se njė pushkė e shtėnė nė njė humbėtirė nga njė bashkėfshatar i tyre, kishte bėrė jehonė deri nė Paris, siē e dėshmon kėnga e mėposhtme:
"Pushka jote, o Mete, krisi,/ U dėgjua te Parisi!
"
Megjithėse kam rreth njė gjysmė shekulli qė lexoj letėrsi, nuk mund tė them se shkrimtarėt shqiptarė e kanė pasuruar letėrsinė europiane me ndonjė problematikė, me ndonjė temė, me ndonjė ide, me ndonjė personazh, me ndonjė strukturė apo teknikė tė shkruari tė panjohur prej saj. Edhe nė arritjet e tyre mė tė mira, shkrimtarėt shqiptarė kanė ndjekur (shpeshherė me vonesė tė madhe) zhvillimet letrare europiane, kanė imituar modelet letrare europiane.
Sot, nė njė kohė kur flitet shumė pėr integrimin rajonal nė rrafshin politik e ekonomik, mendoj se do tė ishte e udhės tė flitej edhe pėr integrimin rajonal nė rrafshin kulturor, pėrkatėsisht letrar. Duke u integruar nė rrjedhat letrare ballkanike, do ta kishim mė tė lehtė tė integroheshim nė rrjedhat letrare europiane. Vetėm pasi tė kemi krijuar vlera letrare qė do tė imponohen nė kuadėr tė letėrsisė ballkanike, mund tė mėtojmė tė krijojmė vlera tė tilla tė larta edhe nė kuadėr tė letėrsisė europiane.
Problemin qė trajton akademik Rexhep Qosja nė ligjėratėn e tij "Zhvillimi i shpejtuar i letėrsisė shqipe", e ka shpalosur nė shtyp disa kohė mė parė edhe shkrimtari Moikom Zeqo, i cili ka theksuar se letėrsia shqipe ėshtė estetikisht e prapambetur, ėshtė njė letėrsi provinciale. Pa u shkėputur nga provincializmi, as qė mund tė bėhet fjalė qė letėrsia shqipe tė ketė vlera europiane
Ndaj pėrfundimeve qė nxjerr R. Qosja nė studimin e tij, kohėt e fundit, nė shtypin e pėrditshėm janė botuar reagimet e disa autorėve shqiptarė. Nė kėto reagime, tė bie nė sy sidomos gatishmėria pėr t'iu kundėrvėnė pa medituar, pa pritur tė kristalizohen mendimet. Nxitimi pėr tė mbrojtur e pėr tė vėnė nė vend nderin e marrun tė "letratyrės shqype", tė kujton malėsorėt e kanunit qė rrėmbenin armėt pėr tė ndėshkuar atė qė i kishte prekur nė "namuz"!
Studiuesit europianė na mėsojnė se hagjiografia ėshtė shėrbimi mė i keq qė mund t'i bėhet njė autori. Witgenstein- i ka vėnė nė dukje domosdoshmėrinė e zotėrimit tė njė kulture tė gjerė gjatė procesit tė vlerėsimit estetik tė njė vepre apo tė njė letėrsie tė caktuar.
Vetėm ata shkrimtarė dhe studiues shqiptarė qė kanė aftėsinė ta shohin tė vėrtetėn nė sy, qė janė tė prirė t'i vlerėsojnė objektivisht vlerat tona tė njėmendta, janė nė gjendje ta sheshojnė rrugėn pėr tė arritur atje ku dėshirojmė, nė mėnyrė qė edhe letėrsia jonė tė ketė vepra origjinale, tė cilat do ta pasurojnė letėrsinė europiane dhe do tė qėndrojnė pėrkrah vlerave mė tė mira tė saj.
Po tė kemi parasysh se, sipas historianit tė letėrsisė shqipe Dhimitėr S. Shuteriqit, letėrsia ėshtė pararoja e kulturės shqiptare, problemi qė ka trajtuar R. Qosja ka rėndėsi shumė mė tė madhe sesa ajo qė mund tė duket nė shikim tė parė. Meqenėse "eksporti ynė kulturor" pėrbėhet kryesisht nga veprat letrare, do tė ishte e natyrshme, por edhe e domosdoshme qė shteti shqiptar me organizmat dhe mekanizmat e tij ashtu siē bėjnė tė gjitha shtetet europiane, t'i jepte pėrparėsi mbėshtetjes ndaj letersisė cilėsore, sidomos pėrmes projekteve qė do tė bėnin tė mundur pėrkthimin e veprave tė autorėve shqiptarė, tė cilat estetikisht qėndrojnė mė lart.
Krijoni Kontakt