Close
Faqja 23 prej 41 FillimFillim ... 13212223242533 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 230 prej 407
  1. #221
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Unjesimi i gjuhes eshte vete themeli i keshtjelles kombetare!

    Siperfaqsisht i hodha nje sy postimeve te fundit ne kete teme, me ra ne sy te perfolet dhe kontestohet unifikimi i gjuhes.
    Per mendimin tim unifikimi i gjuhes eshte nje nder te arriturat themelore kombetare pra eshte kurban ne themelin e nje keshtjelle qe te qendroje .
    Ne bashkimin si fenomen duhet kompromis me qellim qe te kete sukses, dhe zakonisht ne raste te tilla nuk ka edhe barabartesi ideale. Dmth gjuha e unjesuar nuk eshte me dyer te celikta ,ajo eshte e hapur per gegenishten tone te bukur por edhe per pasurim me fjale te vjetra dhe te reja nga dy dialektet dhe krahinarizmat .
    Nuk eshte e cuditshme kjo, eshte tipike shqiptare te akuzohet regjimi, nje krah politik, nje intelektual per nje veper qe ne fakt eshte madheshtore dhe nga ana tjeter te perdhoset nje kryeveper kombetare vetem e vetem pse eshte kryer nga personalitete oponente si ideologjik ashtu edhe te ndonje tipi sherri o averzioni personal ndaj nje tjetri.
    Per personalitetet e implikuara kombetare ne kete , gjithmone vazhdoj ti mbes besnik vetvetes dhe jap veshtrimin tim per kete ceshtje: qe te behet dallimi se kush ku e pat vendin ne politiken kombetare..do permend nje rast si shtjellim.
    Arshi Pipa intelektual, i persekutuar, i syrgjynosur dhe atdhetar i pakontestuar qe ka be si per kulturen ashtu edhe ceshtjen kombetare ne pergjithesi, si shqiptar besnik dhe si shkrimtar dhe profesor universitar ne Amerike , dhe nga ana tjeter "per cudi" ka pasur qendrim kundra unjesimit te gjuhes qe per mendimin tim ka qene anakronik pra nderprerje hapi ne zhvillim kombetar...pra hap kunder idealeve kombetare- kunder vetvetes.
    arsyet? te paragjykoj disa: krahinarizmi, egocentrizmi -superegoja, dhe mbi te gjitha personalja qe dmth edhe Arshi Pipa nje gjigant kombetar nuk e tejkaloi egon dhe personalen per interesin e pergjithshem kombetar, qe dmth edhe njehere poen qe duhet fuqizuar ketu per kuptimin e drejte te kesaj ceshtje: Ai nuk do pranonte nje unifikim qe ta benin nje kategori ku merrnin pjese edhe xhelatet e tij dhe njekohesisht te masakronin edhe dialektin e bukur qe shkruante profesor Arshi.

    E kuptueshme dhe shume njerezore por, megjitheate ne nuk jemi Arshi qe ka kaluar neper gure te mullirit dhe e kemi me kollaj te vazhdojme bashkimin se sa te germojme ne ceshtje percarese , me nje fjale ceshtje vendnumruese kombetare vdekjeprurese!
    Sic beri profesor Arshi me motivet e veta,me deklaratat dhe qendrimet kundra unjesimit te gjuhes ashtu ben edhe profesor Qosja nje superego tjeter kombetare si me deklarata kundrejt nje superegoje qe e mbyll trekendshin qe une do perfol per nje ilustrim se si personalja dhe ceshtja e pergjithshme pra kumbetarja nuk duhet te perzihen, pra kendi i trete gjiganti i letrave shqipe Kadare.
    Eshte shqetsuese se si njerezit me te mire te kombit nuk mund te tejkalojne vetveten, as athere kur cdo gje nga vehtja i falin po te njejtit- kombit, edhe athere kur jane vete pasqyra dhe busolla e kombit.
    Edhe me shqetsuese eshte te pritet nga ne te zekonshmit, vdektaret e thjeshte qe rrojme si anonim para dhe pas vdekjes.
    Per kete te fundit ka nje lehtesim , ne nuk pretendojme te jemi mbi kombin , perpara kombit, pas kombit..por , me hapin dhe frymen e kombit, kjo na lehteson frymemarrjen dhe na jep shprese se do ecim drejt bashkimit.

    Kur beheshin demostrata paqesore ne Washington dhe New York per Kosoven , kishte plot qe pyesnin kush eshte organizatori: Legaliteti, Balli, LDK,Krahu UCK-se , Komuniteti, LSHA,KKSH....apo edhe grupacione dhe shoqata me te vogla: Ne vend qe te pyesnin per qellimin- qe ish internacionalizimi i te drejtes per Lirine e Kosoves, e pabesueshme por e vertete shumica bazohej tek organizatori per pjesemarrje dhe jo per qellimin..
    Kur nisi Lufta kjo ndryshoi.

    Edhe unjesimin pra nuk ka shume rendesi kush e organizoi, ka rendesi produkti = edhe nje hap me afer bashkimit.
    Padrejtesite ndaj Gegenishtes ,duhet ti korigjojne gjuhtaret, nuk duhet te shkatrrojme qe te nisim nga fillimi.

    Edhe nje ilustrim per rolin e gjuhes se unjesuar: Indianet nuk kane gjuhe te unjesuar pikerisht nga fakti se kush nuk ka leshuar pe per dialektin o krahinarizmin e vet , andaj sot nga pese indian qe une njoh asnjeri tjetrin nuk e marrin vesh ketu ne Amerike , kuptohet se mirren vesh ne nje gjuhe te trete-Anglisht.
    Kuptoni se edhe nje sistem cnjerezor sic ishte komunizmi ne Shqiperi ka patur disa te mira : mes kryesoreve gjuha e unjesuar dhe zhdukja e analfabetizmit- arsimimi i popullates .
    Duhet te kuptoni qe te pranoni veprat dhe bemiresite edhe te atyre qe nuk i doni, dhe te atyre qe biles i urreni.
    Duhet te kuptojme qe me fyerje dhe perbaltje te gjigantve te kombit ne fusha te ndryshme te kultures dhe politikes kombetare vec sa i mohojme vetvetes te jemi njerez dhe shqiptare te denje, germojme themelin tone dhe dalim te parrenje sic deshirojne te na portretizojne shtetet qe na rrethojne ne Ballkan.
    Por edhe rrime dhe analizojme personalitete kombetare te deshmuara, periudha historike qe dihen, kontestojme te arritura kombetare qe shihen vetem e vetem nga prirja te merremi me vetveten...
    Shikoni vetem perpara per drejt ardhmerise te lumtur dhe te bashkuar shqiptare.


    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 03-09-2009 mė 22:39
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  2. #222
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Ashtu te tha Myrtaj? Epo Tito na e ka fajin...

  3. #223
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,838
    Pse mi kini fshi postimet qė kan tė bėjn me Kadaren?!

    Trajtimin mjeksor tė dy psikopatėve mund ta bėjm nė njė tem tjatėr , por ju lutem mos i fshini postimet qė kan tė bėjn drejtpėrdrejt me temen.

    Lexova "DARKA E GABUAR" dhe ju preferoi tė gjithėve qė tė lexojn kėtė roman.
    Kadare , edhe kėtė her na solli njė margaritar roman nė vargun e margaritarėve tė tijė.

    Kili

    SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

  4. #224
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-03-2006
    Postime
    120
    Citim Postuar mė parė nga javan Lexo Postimin
    Shiko, forume me internacionaliste se ato te serbit e bullgarit nuk gjen. E po qe se synon celesin e arte te artit, mos harro se kemi partine analoge te Qoses, me Edi Ramen ne krye, ku mund te aplikosh talentin tend proletar diplomatik.

    Nuk besoj se ka rrugaceri me te madhe njerezore se sa t'i fusesh popullit tend thiken pas shpine dhe pastaj te deklarosh qe je tretur per liri. Por nuk di ne se duhet te te vije me ndot nga keta bastardet, apo nga skota qe i degjon fjalen me respekt kuajve te trojes dhe pron ne skalione per te mbytur cdo grimce vertesie e inteligjence qe cuditerisht ka pjelle e njejta toke.
    Me duket anakronike ,apsurde dhe plotesisht e padrejte te ulim koloset me te medhej te gjalle te letrave shqipe ne pellgun e ndytesive te politikes ditore ,ne te cilin sot nuk ka kufi mes te majtes e te djathtes ne sferen isdeologjike e sociale ,por thjeshte eshte nje arene e nje lufte pa norma per grabitjen dhe mbajtjen e pushtetit dhe privilegjeve.
    Per ty javani si duket eshte e veshtire te lirohesh nga influenca e ketyre telenovelave te politikes ditore ne te cilat aktoret aktual te politikes aktrojne sa per te mashtruar elektoratin dhe gjithe ajo qe ngjane e debatohet ti perpiqesh ta vendosesh neper ato shablonat qe te jane fiksuar si pianecit alkoholi.
    More njeri i mire politika eshte nje vleree perkoheshme tejet kontraverze shpesh e pandershme me plote intriga e mashtrime,ndersa krijimtaria artiske e niveleve per te cilat po flasim eshte vlere e perhereshme e nderuar dhe e respektuar . Politikajt vijne e ikin shumica harrohen para se te vdesin,ndersa krijimtaret e vlerave te perhereshme i perjetsojne veprat e tyre.

    Nuk e kuptoj si mund te perzihet Rama, Rugova, Berisha e ca palaqo te politikes me krijuesit kulmore te letersise shqipe si Qosja dhe Kadare? Na kurseni nga fobite dhe fiksionet qe keni ne kokat tuaja sepse ketu debatohet per eliten kombetare e jo per pazaret , intrigate dhe intrigantet e politikes ditore.

  5. #225
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    --------------------
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  6. #226
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Tema eshte per Kadarene dhe interesat e kombit. Duke zvarritur Qosen ne kete teme, ju prute me vete edhe politiken ditore qe ai perfaqeson. Atehere ke po akuzoni vec vetvetes?

  7. #227
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-03-2006
    Postime
    120
    Citim Postuar mė parė nga javan Lexo Postimin
    Tema eshte per Kadarene dhe interesat e kombit. Duke zvarritur Qosen ne kete teme, ju prute me vete edhe politiken ditore qe ai perfaqeson. Atehere ke po akuzoni vec vetvetes?
    Pranoj se kjo teme eshte per Kadarene per te cilin kam po aq konsiderate dhe respekt te larte sa edhe per Rexhep Qosen,per te cilin po shtjellohet debati edhe ne nje teme tjeter paralel ,apo jo ? Debatin ne keto dy tema ju ne radhe te pare ,por edhe disa debatues te nderuar po e shendrrojne ne nje arene te luftes se politikes ditore ma akuza dhe kunder akuza me njeanshmeri e tifozllek si ne ndonje meq boksi.Polemikat dhe debatet mes ketyre dy shkrimtareve me te medhej shqiptare te kohes po i shfrytezojne edhe disa politikaje te dites te ambalazhuar me nje cipe te tejdukshme te profesionit te pendes duke i dhene veti te drejte te paragjykojne e etiketojne me akuza te pabaza njesoj si ju koloset e medhej te pendes ,te nxitur sigurisht nga zilija apo te trubulluar nga mendja nga politika ditore.
    Secili ka te drejte te parashtroje mendimet ,qendrimet madje edhe te kritikoje veprat, shkrimet dhe sjelljet e Kadarese dhe Qoses,por me thuaj te lutem a nuk meritojne keta njerze te cilet aq shum investuan dhe kontribuan ne afirmimin e qeshtjes shqiptare pak me shum respekt dhe kujdes nga ana e secilit intelektual
    te kombit te tyre . A eshte e padrejte ti fusim ne batakun e luftes, tekeve dhe
    interesave te politikes ditore?

  8. #228
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Po, keni te drejte. Opinioni juaj eshte standard i inteligjences dhe devotshmerise popullore.

  9. #229
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga hasjani 51 Lexo Postimin
    Pranoj se kjo teme eshte per Kadarene per te cilin kam po aq konsiderate dhe respekt te larte sa edhe per Rexhep Qosen,per te cilin po shtjellohet debati edhe ne nje teme tjeter paralel ,apo jo ? Debatin ne keto dy tema ju ne radhe te pare ,por edhe disa debatues te nderuar po e shendrrojne ne nje arene te luftes se politikes ditore ma akuza dhe kunder akuza me njeanshmeri e tifozllek si ne ndonje meq boksi.Polemikat dhe debatet mes ketyre dy shkrimtareve me te medhej shqiptare te kohes po i shfrytezojne edhe disa politikaje te dites te ambalazhuar me nje cipe te tejdukshme te profesionit te pendes duke i dhene veti te drejte te paragjykojne e etiketojne me akuza te pabaza njesoj si ju koloset e medhej te pendes ,te nxitur sigurisht nga zilija apo te trubulluar nga mendja nga politika ditore.
    Secili ka te drejte te parashtroje mendimet ,qendrimet madje edhe te kritikoje veprat, shkrimet dhe sjelljet e Kadarese dhe Qoses,por me thuaj te lutem a nuk meritojne keta njerze te cilet aq shum investuan dhe kontribuan ne afirmimin e qeshtjes shqiptare pak me shum respekt dhe kujdes nga ana e secilit intelektual
    te kombit te tyre . A eshte e padrejte ti fusim ne batakun e luftes, tekeve dhe
    interesave te politikes ditore?

    -Mos na recito ketu!
    Shih, s'di dy fjale shqip t'i shkruaj, e kinse po merr fjalen the thote dicka.
    S'te vjen turp prej vetes te shpaloses nivelin tend te urryer, si nje jevg perulur, rob i pavlere.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  10. #230
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-03-2006
    Postime
    120
    Citim Postuar mė parė nga Baptist Lexo Postimin
    -Mos na recito ketu!
    Shih, s'di dy fjale shqip t'i shkruaj, e kinse po merr fjalen the thote dicka.
    S'te vjen turp prej vetes te shpaloses nivelin tend te urryer, si nje jevg perulur, rob i pavlere.
    Ti more djale , jo vetem qe nuk din te shkruash shqip,por edhe ate qe shkruan eshte me teper gjuhe tersisht e urrejtjes me nje fjalor rrugaqerie plote fyerje banale . Vlersimet tua nuk kane asnje vlere per mua sepse ne shkrime shihet se je nje grindavec i papermiresushem dhe ne mungese te argumenteve debatin e leshon ne nivelin personal me njerzit te cileve nuk ua vlene as pluhurin e kepuceve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga hasjani 51 : 05-09-2009 mė 07:07

Faqja 23 prej 41 FillimFillim ... 13212223242533 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-10-2011, 14:03
  3. Leter drejtuar Ismail Qemal bej Vlores
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-11-2006, 14:14
  4. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  5. Historia fetare pėrmes historisė dramatike (nga Ismail Kadare)
    Nga macia_blu nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 13-01-2004, 12:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •