Close
Faqja 16 prej 41 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 407
  1. #151
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    10-08-2007
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    1,100
    Citim Postuar mė parė nga Bel ami Lexo Postimin
    Ce ngatron njohjen e Kosoves nga Spanja me Kadarene?
    Spanja ka problemin Bask,ndersa problemi yt eshte se nuk shikon do pertej hundes tende.
    Harove te thuash se lufta e Kadarese per cshtjen e Kosoves eshte me e madhja qe ka bere ndonje intelektual Shqiptar.
    Koha do te tregoje se kushe ndihmoi per luften e Kosoves,per kete person qe shtyhet se ka dite diten e luftes si e ceke ne tv,ashte SHPIFJE e MADHE e tina,ata qe ja filluen dhe ndihmuen dhe qe e diten nukete paraqiten ketu se e dijne,qosja e ka dite para KATERDHJET vjeteve pore nuke paraqitet Filozofe vetem qesheme vedi si meritat te tjereve i pervehtesojne njerezit qe nuke dine kurgja.

  2. #152
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Une mendoj se nuk duhet ti lemi shparazeti kohes gjithemon duke thene se koha do e tregoje se kush e ndihmoj luften e kosoves apo jo...
    Une shpeshehere jam takuar me Kadaren sidomos gjate luftes se pare te Kosoves me 1998 ku gjithnje i nderuari Kadare ishte i interesuar dhe i angazhuar mire ne kete Betej, atij nuk i mungonte asnjė informacion, ishte i kyqur ne mbrendsi te berthames se kesaj lufte sikur te ishte nje komandant suprem, fjalet e tija, fjalimet dhe bisedat e tija ishin te rrepta, ishte ndoshta me me shume tension se sa disa shqiptar nga kosova, nuk mund ta imagjinoje askushi gjendjen e tij se si mbahej ne ato vite, nganjehere thoja vete me vete po lufta behet atje ne Veri te Gjirokastres, gati 500 kilometra largė vendlindjes se tij e Zoti Kadare me impresiononte, te lente pershtypje se iu i digjej shtepija e tij !
    Mandej hedhte per nje qast vrere mbi disa gazetar te huaj e shqiptar te cilet lajmronin disfaten e uēk-es, e pabesueshme ishte te degjoja hidherimin qe dilte nga goja e nje shkrimtarit tone te adhuruar qe deri ato dite mendoja se ishte vetem nje letrar mirepo u binda se ne venat e tij ne ato ēaste kishte diēka edhe me te fuqishme se sa fama e nje nobelisti dhe mendoja se po edhe sikur tia sillnja ate medalje njohese aqe te famshme do ma kishte hedhur per toke mu ne trotuaret e Bulevardit te Shen Mikelit...
    Aty kam vrejtur se ne shqiptaret nuk jemi te vetmuar, nuk jemi hiqi, si para roje e kombit qendronte njė Kolos me ndjenja te pa shterrura patriotizmit ku gabimishte gjykoja se ky autor ishte i kompenzuar teresishte permes romaneve te tija dhe me nuk i mbetej gje tjeter per te thene !
    Tokat shqiptare ndoshta ne te ardhmen do nxjerrin edhe gjeni te tjere por mu ne momentet e duhura, ne krizen me te madhe qe shpertheu ideja per bashkimin dhe lirine e kombit shqiptar asnje njeri nuk na doli me i shquar dhe me perkrahes e mbeshtetes ne keto momente se sa Ismail Kadare.

    Me plote zerin ne duhet ti themi: Falemenderit i nderuari Ismail Kadare per ndihmen tuaj qe i dhe kombit shqiptar, Zoti ju Bekofte pergjithmone, jeni i pavdekshem !
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  3. #153
    Qosja nuk ka asnji lloj kredibiliteti ne Evrope(ne arabi nuk e di),nuk krahasohet kurr me Kadarene.
    sikur t kisha gja ne dor
    e t u bajsha akullor
    buzt e tuja me shiju
    ne gjoks tandin me piku-Orosh

  4. #154
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-01-2008
    Postime
    383
    Qe te dyj jan njerz te rrespektuar ne opinjoni shqiptar si Qosaj po ashtu edhe Kadare.
    Por ta shohim realitetin Kadare esht shkrimtar qe e njeh bota e gezon nje respekt te veqant ne botė.Kadare me veprat e tij ka ber shum buj ne te gjith boten.

  5. #155
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    1. KRIMI DHE ARTI
    Johann Wolfgang von Goethe. Kėtė emėr sigurisht se e njeh ēdokush. Atė qė pothuaj e di vetėm njė numėr i kufizuar njerėzish ėshtė storia qė pason: nė moshėn e tij 23vjeēare, gjeniu gjerman pėrjashtohet nga gjimnazi i Kreuznach –ut nė akuzėn tė ketė keqpėrdorur seksualisht nxėnėsit (meshkuj) e mitur tė tij.
    Detaje tė kėtilla mund tė gjejmė nė biografinė e ēdo krijuesi. Oskar Wilde ėshtė burgosur poashtu me njė akuzė tė njėjtė. Balzaku gjithė jetėn e tij e kaloi duke u fshehur nga borxhlinjtė, respektivisht njerėzit e mashtruar nga ai. Shumica e krijuesve ose kanė bėrė vetėvrasje ose janė helmuar nga opiumi e narkotikė tė tjerė. Lista e skenave tė tilla ėshtė gati po aq e gjatė sa edhe vetė biografitė e shumicės sė gjenive tė historisė kulturologjike njerėzore.
    Cila ėshtė pesha e detajit tė sipėrregjistruar nga biografėt specialistė tė Goethes, karshi veprės sė tij «Fausti»?
    Hiē! Pse? Sepse elementet biografike nuk kanė asnjė fuqi ndikuese, as degraduese e as favorizuese nė raport me vlerat artistike qė i ka krijuar Johann Wolfgang von Goethe.
    Ato, detajet biografike pra, nuk kanė madje forcė pėr t’ia ndryshuar opinionin as ndonjė lexuesi tė pasionuar tė veprės «Justine dhe vuajtjet e virtytit» qė tė heqė dorė prej saj. Me faktin, se autori i kėtyre katėr librave, Donatien Alphonse Franēois – Marquis de Sade ka qenė njė dhunues prostitutash, shėrbėtoresh, meshkujsh e femrash, recipientin mund ta dekoncentrojmė vetėm pėr ca sekonda, ama nuk ia ndryshojmė atij dot frymėn qė tė mos pėrjetojė artin e autorit si diēka gjeniale dhe fascinuese.
    Pse jemi tė paaftė pėr ta bindur njė recipient qė mos tė lexojė Marquis de Sade-n as me faktin, i cili dėshmon se ai ka qenė kriminel? Sepse Marquis de Sade mė shumė se gjithēka tjetėr ėshtė gjeni i filozofisė dhe letėrsisė. Sekuencat biografike, sado tė tmerrshme tė jenė ato, mbeten tė parėndėsishme pėrballė influencės sė pėrjetshme qė ushtron kryevepra artistike e tij.

  6. #156
    i/e regjistruar Maska e klaus fisher
    Anėtarėsuar
    29-04-2008
    Vendndodhja
    aty ku mbaron hapesira
    Postime
    254
    Citim Postuar mė parė nga fegi Lexo Postimin
    1. KRIMI DHE ARTI
    Johann Wolfgang von Goethe. Kėtė emėr sigurisht se e njeh ēdokush. Atė qė pothuaj e di vetėm njė numėr i kufizuar njerėzish ėshtė storia qė pason: nė moshėn e tij 23vjeēare, gjeniu gjerman pėrjashtohet nga gjimnazi i Kreuznach –ut nė akuzėn tė ketė keqpėrdorur seksualisht nxėnėsit (meshkuj) e mitur tė tij.
    Detaje tė kėtilla mund tė gjejmė nė biografinė e ēdo krijuesi. Oskar Wilde ėshtė burgosur poashtu me njė akuzė tė njėjtė. Balzaku gjithė jetėn e tij e kaloi duke u fshehur nga borxhlinjtė, respektivisht njerėzit e mashtruar nga ai. Shumica e krijuesve ose kanė bėrė vetėvrasje ose janė helmuar nga opiumi e narkotikė tė tjerė. Lista e skenave tė tilla ėshtė gati po aq e gjatė sa edhe vetė biografitė e shumicės sė gjenive tė historisė kulturologjike njerėzore.
    Cila ėshtė pesha e detajit tė sipėrregjistruar nga biografėt specialistė tė Goethes, karshi veprės sė tij «Fausti»?
    Hiē! Pse? Sepse elementet biografike nuk kanė asnjė fuqi ndikuese, as degraduese e as favorizuese nė raport me vlerat artistike qė i ka krijuar Johann Wolfgang von Goethe.
    Ato, detajet biografike pra, nuk kanė madje forcė pėr t’ia ndryshuar opinionin as ndonjė lexuesi tė pasionuar tė veprės «Justine dhe vuajtjet e virtytit» qė tė heqė dorė prej saj. Me faktin, se autori i kėtyre katėr librave, Donatien Alphonse Franēois – Marquis de Sade ka qenė njė dhunues prostitutash, shėrbėtoresh, meshkujsh e femrash, recipientin mund ta dekoncentrojmė vetėm pėr ca sekonda, ama nuk ia ndryshojmė atij dot frymėn qė tė mos pėrjetojė artin e autorit si diēka gjeniale dhe fascinuese.
    Pse jemi tė paaftė pėr ta bindur njė recipient qė mos tė lexojė Marquis de Sade-n as me faktin, i cili dėshmon se ai ka qenė kriminel? Sepse Marquis de Sade mė shumė se gjithēka tjetėr ėshtė gjeni i filozofisė dhe letėrsisė. Sekuencat biografike, sado tė tmerrshme tė jenė ato, mbeten tė parėndėsishme pėrballė influencės sė pėrjetshme qė ushtron kryevepra artistike e tij.
    Me nje prizem mjaft interesant interpretimi.
    Vecse kadare ,vec profilit artistik disponon dhe nje profil mjaft te fuqishem atdhetari .
    Ky eshte mendimi im personal .
    pergezime per interpretimin .

  7. #157
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-07-2009
    Postime
    88
    Citim Postuar mė parė nga Kryeplaku Lexo Postimin
    Realizimi socialist-arti i madh i revolucionit



    Ismail KADARE

    Zeri i Popullit, 13 janar 1974



    Midis profecive tė shumta tepėr tė zymta qė bėhen sot nė botėn borgjeze dhe revizioniste nga fallxhorėt e klasave sunduese, njė pjesė u pėrkasin letėrsisė dhe arteve. A do tė vazhdojnė tė ekzistojnė letėrsia dhe artet nė tė ardhmen? Kjo pyetje, herė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė, herė nė mėnyrė tė tėrthortė, vėrtitet nė tė gjitha propagandat e tyre. Pėrgjegjėsia e saj pėrbėhet nga njė radhė parashikimesh sa fataliste aq edhe absurde: pritet vdekja e romanit, vdekja e poezisė, vdekja e letėrsisė dhe e gjithė arteve nė pėrgjithėsi. Cili ėshtė shkaku i kėtij “de profundis” qė tellallėt e borgjezisė e pėrsėrisin pa pushim prej kohėsh? Pėrgjigja ėshtė e thjeshtė: ashtu si njė pjesė e profecive edhe kjo nuk ėshtė tjetėr veēse njė dėshirė e vjetėr e klasave sunduese, e trashėguar brez pas brezi prej tyre bashkė me etjen pėr pushtet dhe shfrytėzim.

    Dihet se qysh nga kohėt mė tė lashta, strukturat e mėdha burokratike e militariste, pra shtetet e mėdha agresive si psh; Perandoria Romake, duke pėrkrahur letėrsinė zyrtare kanė rėnė shpesh herė nė konflikte tė hapura me letėrsinė dhe artin pėrparimtar. Kjo ka qėnė e natyrshme, sepse ky art nė pėrgjithėsi nuk mund tė pajtohej me frymėn agresive, me dėshirėn pėr hegjemoni dhe sundim tė botės e cila ishte promotori i gjithė propagandave tė kėtyre shteteve. E njėjta ndodh sot me superfuqitė e kohės sonė. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Sovjetik. Letėrsitė dhe artet e kėtyre vendeve prej kohėsh janė pėrpara njė alternative; ose tė deformohen plotėsisht sipas interesave antipopullore tė kėtyre regjimeve, ose tė zhduken. Pra profecitė pėr vdekjen e tyre nė fund tė fundit, nuk janė tjetėr vecse kėrcėnime tė tėrthorta qė u bėhen letėrsisė dhe artit nė qoftėse ato nuk konformohen plotėsisht me qėllimet hegjemoniste agresive tė kėtyre superfuqive.

    Pėr sa u pėrket popujve qė luftojnė pėr liri dhe pavarėsi, historia ka treguar dhe vazhdon tė tregojė se tek letėrsia dhe artet ata kanė gjetur gjithmonė njė mbėshtetje tė sigurtė nė luftėn dhe nė aspiratat e tyre. Historia e vendit tonė e rikonfirmon me forcė tė vecantė kėtė. Shoku Enver ka thėnė se ‘populli ynė nuk e ka ndarė kurrė dyfekun me gjalmė, nga libri, shpatėn nga pena, trimėrinė nga dituria...’ Dhe kjo ėshtė njė e vėrtetė e madhe. Populli ynė qė e ka pasur gjithmonė nė qendėr tė kujtesės sė tij kombėtare Skėnderbeun, nuk e ka nxjerrė kurrė nė periferi tė saj Naim Frashėrin. Popullin tonė i ėshtė dashur shumė herė tė ngrihet i vetėm kundėr rrezikut tė zhdukjes nga faqja e dheut. Por as agresioni, qė vdekjet, as uria, as rrebeshet e historisė nuk ja kanė humbur atij asnjėherė bukurinė e fjalės, tė gdhendjes tė titullit. Pėrkundrazi, ky fat i vėshtirė ja ka prefeksionuar ato gjerė nė virtuozitet. Ē’art i mrekullueshėm duhet tė jetė ai pėr tė cilin populli ka nevojė nė ditė tė mira dhe tė kėqia. Ē’provė e madhe ėshtė pėr letėrsinė dhe artet kjo dashuri e popullit pėr tė nė momentet kyēe tė historisė dhe sa qesharakė duken ata estetė pozamėdhenjė qė me sofizma tė pafund nė kabinetet e tyre belbėzojnė nėse duhet ose nuk duhet tė ekzistojnė letėrsia dhe arti.

    Fakti i madh qė populli, midis varfėrisė sė tij tė thellė, i pa ngrėnė dhe i paveshur, midis halleve, kėto male tė dyta tė vendit, e deshi gjithmonė artin, tregon se ai ka pasur arsye tė thella pėr kėtė. Populli gjithmonė ka arėsye tė mėdha pėr tė bėrė njė gjė. Arėsye tė mėdha pėr tė dashuruar, arėsye tė mėdha pėr tė urryer. Ai e ka dashur poezinė shqipe, letėrsinė dhe artet e tjera sepse ato kanė qėnė tė lidhura me fatet e tij. Kjo lidhje me fatet e popullit dhe tė kombit ėshtė tipari kryesor me i rėndėsishmi dhe mė i pavdekshmi i letėrisė dhe i arteve tona. Tė gjitha vlerat e tjera tė kėtij arti shekullor do tė asgjesoheshin pa kėtė vlerė thelbėsore tė tij. Kjo lidhje ka qėnė fati mė i madh i kėsaj letėrsie, ashtu si do tė ishte fatkeqėsia mė e madhe e saj ndarja prej popullit. Letėrsia jonė e realizmit socialist e trashėgoi si thesarin mė tė shtrenjtė kėtė lidhje, duke pasuruar e ngritur nė njė shkallė mė tė lartė atė me idetė e revolucionit dhe tė komunizmit. Partishmėria proletare e letėrsisė sonė tė realizmit socialist ėshtė shprehja mė e lartė e lidhjes sė plotė tė saj, si asnjėherė tjetėr, me fatet e popullit.

    Tė gjithė ne shkrimtarėt e realizmit socialist kemi njė pėrgjegjėsi tė madhe pėr ta ruajtur tė paprekur kėtė thesar shpirtėror tė pacmuar.

    Nė tė tridhjetė vjetėt e moshės sė saj, letėrsia jonė e re e realizmit socialist ka njohur suksese dhe gėzime tė mėdha. E vėnė pa asnjė rezervė nė shėrbim tė revolucionit, komuniste dhe kombėtare njėkohėsisht, ajo i ka larė njėherė e pėrgjithmonė llogaritė me gjithė ndryshkun shekullor tė artit feudal – borgjez, me misticizmin, irealimzin, sentimentalizmin, bulevardizmin, me historitė iluzive tė vajzave tė tė varfėrve me ‘princėt e kaltėrt’, me njė fjalė gjithė trillimet e kuzhinave shekullore tė botės sė vjetėr. Ajo ka vazhduar tė bėj njė luftė tė sukesshme kur kėto trillime, pasi i ka dėbuar nga dera, janė pėrpjekur tė hynė nga dritarja tė veshura me petkun modern. Detyra e ruajtjes sė pastėrtisė sė artit tonė ėshtė sa e vėshtirė aq edhe madhėshtore, sidomos nė kohėn e sotme plot furtuna revolucionesh e kundėrrevolucionesh. E vėrteta ėshtė se megjithė sukseset qė janė arritur, megjithse trungun kryesor tė letėrsisė dhe tė arteve e kemi ruajtur tė pastėr, nuk mund tė themi se i kemi mbrojtur siduhet tė gjitha degėt e tij. E pėrplasur mbi to, vala e ndėrshkimeve ka bėrė dėme, disa herė thyerje, dhe pėr kėtė pėrgjegjėsia na takon ne tė gjithėve. Por letėrisa dhe artet tona kanė njė lidhje tė tillė tė thellė me revolucionin dhe me kombin, sa qė pėr njė kohė tė shkurtėr janė nė gjendje tė rigjenerojnė plotėsisht degėt e dėmtuara. Por kjo nuk duhet tė na verė nė gjumė. Nė tė ardhmen nuk pritet asnjė dobėsi; pėrkundrazi do tė ketė gjithmonė dėndėsime tė kėtyre valėve goditėse. Agresioni ėshtė po aq i vjetėr sa edhe shoqėria me klasa (Homeri, shkrimtari i parė i planetit tonė, nuk shkroi vecse pėr njė agresion). Por nė asnjė shekull ai nuk ka qėnė aq global, tinzar dhe i shumėfytyrshėm sa nė kohėn tonė. Dhe kjo ėshtė e kuptueshme, pėrderisa kjo ėshtė epokė e pėrmbysjeve tė mėdha revolucionare. Agresioni nuk tregon forcėn e agresorėve, por pėrkundrazi, frikėn, panikun e tyre pėrpara historisė. Gjysma e dytė e shekullit tonė po bėhet dėshmitare e njė intensifikimi tė pashembull tė agresionit. Nuk ėshtė mė agresioni i vjetėr klasik, prania e tė cilit ndihej vetėm kur shkelte cizmja e tė huajt mbi tokėn tėnde. Tani armikun mund ta kesh mijėra kilometra larg, me tė mund tė mos shkėmbesh asnjė pushkė e, megjithatė, pa e kuptuar, mund tė fillosh tė biesh viktimė e agresionit tė tij. Agresioni kultural, agresioni i fjalės, i titullit, i ngjyrave nuk ėshtė mė pak i rrezikshėm se agresioni i cizmes sė ushtarit.

    Njė nga dėshirat e drejtuesve tė superfuqive ėshtė qė bota tė jetė memece, nė mėnyrė qė ajo tė mos i gjykojė dot krimet e tyre. Mirėpo njerėzit kanė lindur me gjuhė. Atėherė, arėsyetojnė, ata, nėqoftėse njerėzit nuk i detyron dot tė mos flasin, pėrpiqen qė ata tė belbėzojnė nė mėnyrė sa mė tė pakuptueshme, si tė marrėt. Dhe kėshtu vazhdon gara e ethėshme pėr tė krijuar libra sa mė tė degraduara, poezi hermetike, prozė tė coroditur, tinguj kafėshorė, kompozime abstrakte. I gjithė ky belbėzim, qė shpesh u ngjan belbėzimeve tė tė sėmurėve psikik, ėshtė njė shėrbim i madh qė i bėhet borgjezisė sė sotme, shėrbim tė cilin ajo e cmon sė tepėrmi. Historia e dekadentizmit, ashtu si ajo e gjithė artit, ėshtė shekullore, por nė asnjė shekull ai nuk ka pasur njė shpėrthim tė tillė si sot. Kjo ndodh sepse nė asnjė shekull klasat sunduese nuk janė gjendur ndonjėherė kaq pranė humnerės si nė kėtė shekull. Nė njė gjendje tė dėshpėruar, ato ndodhen vazhdimisht nė njė aktivitet tė ethshėm nė tė gjitha fushat – ekonomike, ushtarake, politike, morale, ideologjike, artistike, nė mėnyrė qė ti shmangen katastrofės. Nė terrenin e letėrsisė dhe tė arteve duke kuptuar se lidhja e letėrsisė dhe e arteve me fatin e popullit ėshtė fatkeqėsia mė e madhe pėr ta, shpejtojnė ta shkallmojnė me tė gjitha mėnyrat kėtė lidhja. Nė qoftėse do tė kėrkonim tė gjenim dy fjalė qė tė pėrmblidhnin sa mė qartė esencėn e gjithė asaj morie izmash tė asaj flore tė sotme tė helmatisur borgjeze e revizioniste, kėto fjalė do tė ishin ‘ndajra nga populli’. Kjo ngjarje ėshtė synimi i pėrbashkėt i gjithė propagandave tė sotme reaksionare.

    Mirėpo borgjezia dhe revizionistėt, duke e kuptuar se thirrja pėr ndarjen e artit nga populli, ka nė vetvete rrezikun e diskreditimit, kėrkojnė rrugė mė tė stėrholluara e tė maskuara pėr tė realizuar kėtė ndarje. Ata e fillojnė rrethimin shumė larg. Pėr tė humbur gjurmėt, ata nuk bėjnė thirrje pėr ndarje nga populli, por pėr ndarje nga njeriu nė pėrgjithėsi. Kėshtu shpjegohet ai pasion pėr dehumanizimin e artit, pėr mėnjanimin e njeriut dhe pėr zėvendėsimin e tij me fetishe e maska. Superioriteti im ėshtė se unė s’kam zemėr, ka thėnė njė poet dekadent. Kėshtu shpjegohet pėr primitivizmin, pėr mendimin paralogjik, i cili, sipas tyre, ėshtė mė i thellė, sepse vjen qė nga larg, nga barbaria. Lidhur me kėto janė pėrpjekjet pėr shthurjen e kohės nė veprėn letrare, pėr shkatėrrimin e ligjeve tė kompozicionit, tė sintaksės dhe mė nė fund tė gjuhės. (Njė nga kryedekadentėt, Xhojsi, ėshtė pėrpjekur, pėr shembull, tė krijojė njė vepėr tė tij – gjuhėn e ujit dhe tė erės).

    Edhe nė rastet kur dekadentėt e pranojnė njeriun nė veprat e tyre, ky nuk ėshtė njeri nė kuptimin normal tė kėsaj fjale. Mė tepėr se njė njeri, ai ėshtė njė surrogate i tij, njė qėnie biologjike, jashtė kohės, hapėsirės dhe shoqėrisė. Pikėrisht njė njeri tė tillė, dekadentizmi pėrpiqet ta bėjė hero tipik tė kohės. ‘Njeriu pa cilėsi’, ėshtė titulli i romanit voluminoz tė Myzilit, njė nga katekizmat e dekadentizmit modern. Dihet se njeriu qė nuk i pėrket asnjė shoqėrie, humbet identitetin e vet dhe kthehet kėshtu nė njė maskė. Pėr tė tilla maska ka shumė nevojė sot reaksioni botėror. Kėshtu arti borgjez pėrpiqet sot tė krijojė njė model tė ri antiheroi, njė autsajdėr (ai qė ėshtė jashtė), sic e kanė pagėzuar nė Perėndim. Ky autsajdėr, i cili mbush librat, skenat dhe filmat e botės borgjeze e revizioniste, mishėron ikjen nga bota jonė, dezertimin e turpshėm nga koha. Ai nuk ėshtė ndonjė shpikje e re; pėrkundrazi, rrėnjėt e tij duhet t’i kėrkojmė thellė tek Bibla dhe Kurani, kėto puse tė pashtershme ideshė reaksionare. S’ėshtė e rastit qė njė nga ideologėt e sotėm borgjezė ka shkruar: “individi e nis kėtė udhė tė gjatė si autsajdėr dhe do ta mbarojė, ndoshta, si njė shenjt”. Hipitė e sotėm, autsajderėt, antiherojtė e Kamysit ose tė Beketit, nuk janė tjetėr vecse modifikime tė shenjtorėve mjekėrgjatė qė bridhnin qysh para 2000 vjetėve e mė pas nėpėr shkretėtirat e Sinait, heremitėt, pelegrinėt jezuitė dhe musulmanėt qė niseshin pėr haxhillėk nė Mekė. Gjithė ky arsenal errėsire dhe myku ėshtė trashėguar nga arti i sotėm borgjez e revisionist. Duke e trashėguar atė, ky art i degraduar, megjithse pretendon tė jetė i kohės e modern, nė tė vėrtetė tregon se ėshtė i vjetėr e dogmatic sa s’ka ku tė vejė mė.

    Nė pleniumin e 4-tė tė Komitetit Qendror tė Partisė shoku Enver, nė njė mėnyrė thellėsisht marksiste, zbėrtheu esencėn e vėrtetė konservatore tė borgjezisė dhe tė revizionistit tė sotėm. “Karakter konservator – thotė shoku Enver, - kanė jo vetėm ideologjitė e vjetra qė vinė nga thellėsitė e shekujve, por edhe ideologjia e kultura e sotme e degjeneruar borgjeze e revizioniste, i gjithė liberalizmi e modernizmi i tyre”. Duke zbatuar tezėn e shokut Enver nė terrenin e letėrsisė dhe tė arteve, nuk ėshtė vėshtirė tė dallojmė nė kohėn tonė aleancėn e shenjtė tė konservatorizmit mė tė tėrbuar me modernizmin mė tė shthurur. Le tė kujtojmė disa fakte nga historia e letėrsisė sonė. Cili ka qėnė konservatori mė i madh i letrave shqipe dhe jo vetėm i letrave, por i gjithė kulturės sonė? Pėrgjigja ėshtė e qartė pėr tė gjithė: ky konservator ka qėnė Gjergj Fishta. Fanatik i tėrbuar, idealizues i ēdo gjėje patriarkale, apologjet i fesė, i institucioneve mesjetare, hymnizues i primitivizmit, armik i egėr i ēdo pėrparimi – ky ėshtė portreti i kėtij letrari prift. Mirėpo, nga ana tjetėr po tė bėjmė pyetje se cili ka qėnė liberali mė i madh i letėrsisė sonė, pėrgjigja ėshtė po ajo: pėrsėri Gjergj Fishta. Filoitalian i papėrmbajtshėm, agjent i Vatikanit, emisar i pushtimit fashist, partizan i ēkombėtarizimit dhe i romanizimit tė kulturės sonė. Pra, nga njė anė kryekonservator fanatik, nga ana tjetėr kryeliberal. Shovinist i tėrbuar dhe njėkohėsisht kozmopolit i tėrbuar. Kur ishte fjala pėr idetė e reja shoqėrore, pėrparimin, pėr revolucionin, ai ishte konservatori mė fanatik. Kur ishte fjala pėr fatet e atdheut, pėr lirinė, pėr kufijtė ai ishte liberali mė i madh.

    Tė njėjtin shembull na e jep figura e letrarit fashist Ernest Koliqi. Konservatorizmi i tij ekstrem nuk e pengoi tė shfrytėzonte nė veprėn e tij reaksionare, njė teori aq tė shtrenjtė pėr modernizmin e sotėm, frojdizmin. Kėshtu nė tregimet e tij, ai herė na paraqitet si njė namuslli turkoshak, herė si njė gagarelė evropjan.

    Dhe nė pėrgjithsi ėshtė vėshtirė tė gjendet njė teori tjetėr qė t’u ketė shėrbyer me aq zell si konservatorizmit ashtu edhe liberalizmit, sa frojdizmi. Esenca e tij konservatore – thirrje pėr kthim drejt barbarisė, nuk e pengon aspak, pėrkundrazi i ndjell akoma mė shumė drejt tij dekadentėt e tė gjitha ngjyrave.

    Kjo aleancė e shenjtė midis konservatorizmit dhe liberalizmit ėshtė plotėsisht e shpjegueshme po ta shikojmė problemin nga pikpamja marksiste. Nė fund tė fundit qėllimi i tė dy palėve, konservatore dhe liberale ėshtė njė; kthimi nė botėn e pėrmbysur, rifitimi i ‘parajsės sė humbur’.

    Ndėrsa sulen me tėrbim pėr tė shkallmuar spirancėn qė e lidh njeriun dhe artin e tij me shoqėrinė dhe komunitetin njerzor, dekadentėt nuk harrojnė pėr asnjė cast tė sulmojnė spirancėn tjetėr, atė qė e mban njeriun dhe artin e tij tė lidhur me popullin e vet, me kombin dhe karakterin kombėtar. Ata godasin me tėrbim kėto dy spiranca, sepse e dinė qė me shkallmimin e tyre vlerat shpirtėrore do tė mbeten nė mėshirėn e errėsirės dhe dallgėve tė tėrbuara tė reaksionit botėror.

    Nuk ėshtė e rastit qė pseudoshkrimtari dhe armiku i partisė Fadil Paērami i linte tė mbushura pseudodramat e tij me hije dhe jo me njerėz. Nuk ėshtė e rastit qė ai bashkė me Todi Lubonjėn ishin kundėrshtarė tė tėrbuar tė karakterit kombėtar nė artet tona. Nė poezi, F. Paērami urrente figurėn e baballarėve, nė skulpturė figurėn e nėnės, nė prozė pėrbuzte plakat shamizeza. Ai tmerrohej nga figura e Skėndėrbeut me keq se njė pasha turk. Pra, ai nuk duronte dot asgjė qė kishte lidhje me themelet e popullit dhe tė kombit. Nga kjo pikpamje ai tė kujtonte ata pseudodijetarė tė Ishullit tė Laputėve, pėr tė cilėt Suifti tregon se kėrkonin tė shpiknin njė metodė pėr tė filluar ndėrtimin e shtėpive nga catia. Djathtizmi i T. Lubonjės e F. Paēramit, kozmopolitizmi, urrejtja pėr folklorin dhe antishqiptarizmi i tyre, treguan dhe njė herė se lufta e klasave nė terrenin e letėrsisė dhe tė arteve ėshtė e gjallė dhe do tė jetė e tillė pėr njė kohė shumė tė gjatė.

    Si pjesė pėrbėrėse e mekanizmit tė revolucionit, realizmi socialist ka pasur, ka dhe do tė ketė po ata armiq qė ka revolucioni. Tėrbimi i tyre, rrufetė qė ata lėshojnė mbi tė, nuk tregojnė gjė tjetėr vecse fuqinė dhe rrezikshmėrinė e tij pėr klasat sunduese. Akuzat pėr gjoja ngushtėsinė e tij, pėr pamundėsitė e tij, pėr rregullat kufizuese qė i shkurtojnė jetė, koha i ka hedhur do i hedhė poshtė njerėn pas tjetrės. Realizmi socialist ėshtė art i sė ardhmes. Asnjė art i gjertanishėm nuk mund tė jetė i krahasueshėm mė tė pėr nga mundėsitė, epiciteti, thellėsia, dramaciteti dhe niveli i lartė ideoartistik. Kėtė omnipotencė ja jep atij revolucioni komunist. Liria qė zbėrthen revolucioni ėshtė mė e madhja liri qė ėshtė parė ndonjė herė mbi kėtė rruzul, sepse ajo ėshtė liri e milionave. Pėrpara kėsaj lirie zbehen si qirinj, liritė e tjera tė kėnduara apo tė pakėnduara nė odetet e poetėve. Realizmi socialist si pjellė e revolucionit gėzon po atė liri tė revolucionit. Ai nuk u bindet kanoneve, rregullave dhe dogmave, sic pretendojnė armiqtė e tij tė hapur, ose miqtė e tij tė rremė. Ai u bindet vetėm ligjeve tė revolucionit, i njeh dhe i respekton ato ligje, dhe pikėrisht nė kėtė qėndron jo dobėsia dhe jetėshkurtėsia e tij, por pėrkundrazi forca dhe pavdeksia e tij. Nganjėherė vetė ne shkrimtarėt dhe artistėt e realizmit socialist, nuk i njohim, ose nuk i pėrdorim dot mundėsitė e pakufishme tė kėtij arti. Marksizmi na mėson qė shpesh herė qėllon qė shija e parė e klasės sė fitimtarėve mbart me vete elementė tė shijes sė fundit tė klasės sė tė mundurve. Shkėputja nga kjo shije ėshtė njė detyrė e vazhdueshme e tė gjithėve, dhe veanėrisht e ne krijuesve.

    Duke hedhur poshtė rrėnjėsisht toerinė e ‘realizmit pa cak’ tė revizionistit frėng Rozhe Garodi, i cili ka pėrqėllim integrimin e njė pjese tė dekadentizmit nė realizmin socialist, ne jemi gjithashtu kundėr kufizimeve artificiale tė fushės sė veprimit tė artit tė ri tė klasės punėtore. Realizmi socialist ka njė forcė tė tillė tė brendshme sa qė ėshtė nė gjendje tė shtjellojė nė gjirin e tij tė gjitha temat, duke filluar nga revolucioni proletar e gjer nė legjendat mė tė thella tė shekujve. Ai ėshtė nė gjendje ta rishikojė dhe ta rishpjegojė artistikisht gjithė botėn, qė nga rrethimi i Trojės e gjer nė rrethimin imperialisto – revisionist. Kėtė aftėsi tė re ndricuese ja jep atij vetė revolucioni. Dhe pikėrisht kėtu qėndron esenca e novatorizmit tė tij tė madh. Kufizimi nė kohė dhe nė hapėsirė i sferės vepruesme tė realizmit socialist, nuk bėn gjė tjetėr vecse nga njėra anė, i shkėput rrėnjėt e kėtij arti nga themelet kombėtare dhe nga ana tjetėr i njeh sundimin e plotė, mbi 5 mijė vjet tė historisė sė popujve, tiranisė, kulturave tė tė gjitha superstrukturave tė vjetra.

    Epoka e kapitalizmit ėshtė nė perėndim, dhe tonin e artit botėror, kulmet e tij po i jep e do ti jap akoma mė shumė nė vitet e ardhshme jo borgjezia, por klasa punėtore. Realizmi socialist ėshtė ende nė dekadat e tija tė para. Nė vitet e ardhshme ai do tė ngushtojė gjithmonė e mė tepėr perandorinė kulturale borgjeze – revizioniste, gjersa mė nė fund ta rrethojė atė. Letėrsia jonė e re shqipe, pėr vetė pozitėn pararojė tė partisė dhe tė vendit tonė nė luftė kundėr botės sė vjetėr nė kuadrin e artit botėror komunist, ka sot njė pozitė tė privilegjuar dhe mundėsi tė pakufishme pėr vepra tė mėdha.
    Do te isha kurioz te dija nese ke marre ndonje honorar per ribotimin e artikullit ne fjale ne faqet e forumit dhe nga kush?

  8. #158
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,838
    Lexova "Darka e Gabuar"

    Ky roman ėshtė edhe njė nga margaritarėt e shkrimeve tė Kadaresė.

    Mjeshtėr i madh qė , edhe pse nė moshė , ka njė tru gjeniu. Kjo kuptohet mė sė lehti po lexuat ndėr tė tjera botime tė fundit edhe "Darka e Gabuar"

    Tė lumt Kadare!

    Lajmi i fundit , ky libėr ka dal nė pėrkthim nė frengjisht.
    Suksese.

    Kili

    SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!

    NB!
    Nuk mund e tė mos pėrmend kėtu se disa truthatė si oroshi (tingėllon si shka pėr ne shqiptarėt e Kosoves) kur deklaron se Qosja nuk paska krdibilitet nė EvropeØ.
    Pse bre po han m*** pa nevoj , kur nuk din pse po shkruan o i mjerė.
    Qosja pėr disa her ka qenė i ftuar nė institucionet gjuhėsore Evropiane pėr studime .
    Shembulli i fundit , qė di unė , ėshtė qėndrimi i tij nė Gjermani pėr njė periudh 4 mujore (i financuar nga qeveria Gjermane) , mos tė ardht mėrzi , o shpirtzi.

    Kadare e Qosja janė si dy kokat e shqipes nė falmur pėr kombin shqiptarė!
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

  9. #159
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga KILI MERTURI Lexo Postimin
    Lexova "Darka e Gabuar"

    Ky roman ėshtė edhe njė nga margaritarėt e shkrimeve tė Kadaresė.

    Mjeshtėr i madh qė , edhe pse nė moshė , ka njė tru gjeniu. Kjo kuptohet mė sė lehti po lexuat ndėr tė tjera botime tė fundit edhe "Darka e Gabuar"

    Tė lumt Kadare!

    Lajmi i fundit , ky libėr ka dal nė pėrkthim nė frengjisht.
    Suksese.

    Kili

    SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!

    NB!
    Nuk mund e tė mos pėrmend kėtu se disa truthatė si oroshi (tingėllon si shka pėr ne shqiptarėt e Kosoves) kur deklaron se Qosja nuk paska krdibilitet nė EvropeØ.
    Pse bre po han m*** pa nevoj , kur nuk din pse po shkruan o i mjerė.
    Qosja pėr disa her ka qenė i ftuar nė institucionet gjuhėsore Evropiane pėr studime .
    Shembulli i fundit , qė di unė , ėshtė qėndrimi i tij nė Gjermani pėr njė periudh 4 mujore (i financuar nga qeveria Gjermane) , mos tė ardht mėrzi , o shpirtzi.

    Kadare e Qosja janė si dy kokat e shqipes nė falmur pėr kombin shqiptarė!
    Po pse po flet anderr - hajt kush ka ndi najhere ne europe per ket cjapin qe livdon veten pa ba kurrnjisend ne jete?
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  10. #160
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,838
    A hala gjall je ti i baptizuar a?

    Unė shkrova pėr rastin e Gjermanisė , ku i madhi Qosja ishte atje i ngarkuar me punė shkencore gjuhėsore.

    Nėse dikujt i intereson kjo , mund tė verifikojnė.

    Qosja ėshtė : shkenctarė , filozof , shkrimtarė , mendimtarė dhe pedagog.

    Kadare : shkrimtarė , mendimtarė .

    Kili

    SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!

    baptist , ka kėtu nė forum rubrika pėr fetė , futu aty e kryej misionin tėnd , mos po e bind edhe ndonjė truthat si ti tė tė bashkohet nė kishen baptiste , aty ky e ki vendin ti.
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

Faqja 16 prej 41 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-10-2011, 14:03
  3. Leter drejtuar Ismail Qemal bej Vlores
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-11-2006, 14:14
  4. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  5. Historia fetare pėrmes historisė dramatike (nga Ismail Kadare)
    Nga macia_blu nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 13-01-2004, 12:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •