Tė gjitha arsyet qė "largojnė" vajzat nga universi i pafund e super i pasur i kompjuterėve dhe teknologjisė sė lartė Njė vit mė parė Universiteti i Derby-t nė Britaninė e Madhe prezantoi njė kurs tė ri studimesh nė "Computer Games", qė pati njė sukses pėrtej parashikimeve. Vetėm pėr pak ditė u regjistruan plot 106 studentė. Por, problemi ishte ky: ishin tė gjithė meshkuj.
Nė universitetet amerikane, rasti i Derby-t pėrmendet si njė shembull ekstrem pėr tė shpjeguar pikėn e dobėt tė botės hightech: mungesėn e grave. Nė tė vėrtetė, e gjithė kjo nis nga themelimi dhe drejtimi i kompanitė mė tė mėdha dhe mė tė suksesshme nė vitet e fundit nė SHBA. Le ta nisim nga "You Tube", themeluar nė vitin 2005 nga Chad Hurley, Steve Chen dhe Jawed Karim, tre meshkuj jo mė shumė se 20 vjeē. Pastaj kalojmė te "Facebook", krijuar nė vitin 2004 nė Harvard falė kėmbėnguljes dhe punės sė njė studenti, Mark Zuckerberg. Po "My space"? U krijua nė vitin 2003 nga Tom Anderson, njė kėrkues shkencor nė Universitetin e Kalifornisė. Duke e kthyer kohėn pas, le tė ndalemi te "Google", prezantuar nė vitin 1996 nga dy djemtė nga Standford, Larry Page dhe Sergey Brin, sot dy supermiliarderė. Edhe "eBay", sajti i ankandeve online qė ka ndryshuar botėn e tregtisė, u shpik nė vitin 1995 nga hackeri Pierre Omidyar. Mund tė shkojmė mė tej me "Apple" e Steven Jobs (1976), apo nė "Microsoft"- in e Bill Gates (1975), duke arritur nė fund te "Hewlett Packard", njė ndėrmarrje e rėndėsishme e "Silicon Valley", krijuar nė vitin 1934 nga Bill Hewlett dhe Dave Packard. Kėshtu, nė rolin e drejtuesve, themeluesve dhe kėshilltarėve mė tė rėndėsishėm, takon gjithmonė vetėm meshkuj. Me sa duket, hi-tech ėshtė njė aktivitet qė u kushtohet vetėm meshkujve dhe ku gratė ose mungojnė, ose mund tė numėrohen me gishta.
Argumenti ėshtė aq shumė i ndjeshėm nė Amerikė, sa Larry Summers, ish-ministėr i Thesarit nė kohėn e Bill Clinton-it dhe njė nga ekonomistėt mė tė mirė amerikanė, njė vit mė parė hoqi dorė nga karrigia e Presidentit tė Harvardit, pėr shkak tė diskutimit qė hapi mbi kėtė ēėshtje. Summers ishte nė qendėr tė njė polemike tė dhunshme, qė kur nė janar tė vitit 2005 kishte sugjeruar se numri i ulėt i grave nė komunitetin shkencor mund tė shpjegohej me aftėsitė e pakta tė tyre pėr shkencėn. Nė tė vėrtetė, faljet dhe justifikimet nuk i mjaftuan qė ta shpėtonin. Pasi humbi mbėshtetjen nga pjesa mė e madhe e pedagogėve, u detyrua tė jepte dorėheqjen nė shkurt tė vitit 2006.
Por pyetja e shtruar nga Summers vazhdon tė tingėllojė akoma nė ndėrmarrjet dhe universitet amerikane. Pėrse gratė po arrijnė gjithmonė e mė rrallė nivele tė larta drejtuese nė postet shkencore, por edhe prania e tyre nė kėtė sektor po ulet nė mėnyrė drastike? Kėshtu, sipas njė raporti tė sapo publikuar nga "Federal Bureau of Labour Statistics", prej mė shumė se dhjetė vjetėsh gratė janė duke e braktisur teknologjinė e informacionit. Nė vitin 1996 ato pėrfaqėsonin 41 pėr qind tė teknikėve tė kėtij sektori, ndėrsa sot vetėm 32 pėr qind. Statistikat e bėra publike nga "Center for Woman‘s Business research" nė Washington thonė se nė vitin 2004 vetėm katėr pėr qind e shoqėrive tė teknologjisė sė lartė drejtoheshin nga femrat, njė shifėr nė rėnie duke e krahasuar me pesė pėrqindėshin nga viti ‘96 deri nė 2000. Kėrkime tė tjera konfirmojnė se gratė qė laureohen dhe marrin nota mė tė mira se meshkujt, zgjedhin gjithmonė e mė pak fakultetet qė priren drejt shkencave. Madje edhe ato qė pranohen nė kompani tė tilla, largohen shumė shpejt nga puna.
Nė tė vėrtetė nuk ėshtė vetėm problemi etik i diferencės mes llojeve ai qė tė shqetėson mė shumė. Problemi qėndron tek aftėsia konkurruese e sistemit amerikan. Studimet nė lėndėt shkencore tėrheqin gjithmonė e mė shumė tė rinj amerikanė dhe brenda kėsaj, numri i femrave ėshtė konsideruar shumė, shumė i ulėt. Madje, sipas parashikimeve nė vitin 2010, numri i femrave nė lėndėt shkencore do tė jetė sa gjysma e sotme. Bob Cohen, zėvendėspresident i IIAA (International Associaton for Technology in America), duke reflektuar rreth krizės sė pėrfaqėsimit tė femrave, thotė: "Ėshtė njėlloj sikur nė nivel ndėrkombėtar po veprojmė vetėm me njė dorė, pasi tjetrėn e kemi tė lidhur pas shpine. Kompani si "Google", "Hp" dhe "Microsoft" tregojnė pėr rėndimin e kėtij problemi, edhe pse nuk pranojnė tė tregojnė pėrqindjen e grave programuese nė brendėsi tė tyre. Nga ana tjetėr nuk bėhet fjalė vetėm pėr njė tendencė amerikane.
Nė Britaninė e Madhe, sipas njė kėrkimi, numri i grave qė punojnė nė sektorėt e teknologjisė sė lartė ka rėnė nga 21 pėr qind nė vitin 2000 nė 16 pėr qind nė vitin 2007. Arsyeja? Mungesė fleksibiliteti nė punė, prania vetėm e meshkujve nė ndėrmarrje, orė tė tejzgjatura dhe njė ambient ku punohet 80 orė nė javė, nuk ka pushime dhe ku flitet vetėm pėr biznes, sukses dhe pasuri. Nė fakt, ekzistojnė pak fjalė kyēe pėr tė pėrshkruar djemtė qė ua kushtojnė jetės sė tyre softwareve, veshin xhinse dhe bluza tė pista, nuk kanė raporte sociale, nuk lahen. Atėherė pėrse njė vajzė duhet tė zhytet nė njė ambient tė tillė?
Po ashtu, nė emisionin amerikan "Beaty and geek", Shirin Deghan, fituesja e "Black Barry Women&Tecnology Award", shpjegon se duhet fleksibilitet pėr tė tėrhequr dhe mbajtur gratė nė ndėrmarrjet high tech: "Suksesi im u dedikohet pesė vėllezėrve tė mi, tė gjithė mė tė mėdhenj se unė, qė mė kanė rritur si njė mashkull.
Pėrballė kėtij problemi, nė botėn e "Silicon Valley" ka bėrė qė tė jenė sėrish nė qendėr tė debatit "diskutimet e rrezikshme", tė sugjeruara njė vit mė parė nga Larry Summers. Nė fund tė marsit, njė shoqėri e rėndėsishme pėr administrim ndėrmarrjesh ka publikuar njė kėrkim tė pavarur qė ka njė titull provokues (tė ndalojnė stereotipat seksuale) me tė dhėna shumė tė rėndėsishme pėr t‘u analizuar. Tre autorėt: Kathy Harris, Diane Merello dhe Mark Raskino, mbėshtesin se "ka ardhur momenti tė bėhen eksplicit mitet dhe realiteti i diferencave biologjike dhe sjelljeve mes burrave dhe grave dhe tė hapet diskutimi se si trajtimi i meshkujve dhe femrave influencon nė botėn e ndėrmarrjeve". Tre autorėt sugjerojnė se "gratė dhe burrat kanė mėnyra tė ndryshme pėr tė pėrballuar impenjimet, njerėzi dhe vendet e punės". Sipas tyre, tentativa pėr tė futur njė numėr mė tė madh grash nė "lojė" ėshtė e dėshtuar, ndaj duhet ndryshuar loja, duke riprojektuar organizimet e ndėrmarrjeve tė tri.
Duke ngelur te kėrkimi i Gaartner, gratė janė mė tė dhėna pėr tė dėgjuar tė tjerėt, pėr shkak tė kapacitetit tė trurit tė tyre dhe kanė aftėsi mė tė mira gjuhėsore, ndaj kjo i pengon ato qė tė jenė lidere tė njė grupi apo shoqėrie, ndėrsa burrat mendojnė mė thellė dhe rrezikojnė, e pikėrisht kjo i bėn ata mė tė pėrshtatshėm nė punėt shkencore. Nė fund, autorėt e mbyllin: "Gratė janė gati tė bėjnė gjithēka pėr tė fituar punėn, familjen dhe interesat personale, e nėse pėr tė arritur kėtė rezultat u duhet tė largohen nga ndėrmarrjet, atėherė e bėjnė". Sugjerime? Duhet braktisur modeli mashkullor dhe u duhet dhėnė mė shumė besim dhe hapėsirė femrave?
Krijoni Kontakt