Si pa kuptuar, po bėhen gati dy dekada qė njė bandė piratėsh e ka mbėrthyer anijen Shqipėri dhe e harbuar e pėrplas atė nė det tė hapur, pa busull, si i do qejfi. Vetėquhen klasa politike. Harbutllėkut tė saj i jep zemėr pėrgjumja jonė, inercia jonė provinciale. Nuk ėshtė hera e parė nė historinė tonė qė ne biem nė gjumė, kur duhet qėndruar syēelė. Ėshtė kollaj tė kėrkosh tė keqen jashtė vetes, tek tė huajt, por edhe nė kėto gati 100 vjet qė jemi mė vete skemi qenė aspak tė lumtur. Bashkatdhetari im i dashur, imoraliteti mė i madh ėshtė tė gėnjesh popullin tėnd, le tė mos e bėjmė kėtė poshtėrsi, le ti themi gjėrat troē: fajin e kemi vetė!
Atė ditė, atė vit qė shumica jonė do ta kuptoj kėtė, atėherė nė Shqipėri do tė vendoset me tė vėrtetė demokracia. Qeveritarėt do tė jenė xhuxhė para nesh, popullit dhe jo ne, populli, xhuxhė para tyre. Tė rraskapitur, tė lodhur, tė demoralizuar na gjeti viti 90-tė, Shqipėria ndodhej nė fund tė qorrsokakut ku e kishin futur politikat absurde. Udhėheqja e kohės nuk e kishte mė as forcėn dhe as moralin pėr tė gjetur rrugėn e shpėtimit. Makina me emrin shtet u la nė mes tė rrugės. Pėr tė marrė frenat e saj u sulėn duke shtyrė e pėshtyrė, duke u ējerrė e bėrtitur, njerėzit mė tė shkathėt tė rrugės. Ata qė u porositėn tė mbanin pardesy tė bardha pėr tu dalluar nga turma qenė zgjedhur me ngut, qenė rastėsorė e tė padenjė. Ata, midis tyre, qė qėlluan tė ishin idealistė, shumė shpejt u flakėn jashtė me shkelma. Ata qė tė bėnin gjėmėn pėr tė mbrojtur shokun Enver, brenda natės u konvertuan nė antikomunistėt mė tė tėrbuar, tashti qė regjimi i vjetėr qe dorėzuar, kėta tregonin trimėri pas beteje. Kėshtu lindi njė brez heronjsh pa heroizma ose heronjsh qesharakė. Nė kėtė luftė virtuale, mė llafazani e prezantonte veten si mė trimi dhe siē ėshtė dėshmuar, demagogėt e sharlatanėt arrijnė ta gėnjejnė popullin pėr njė kohė por jo pėrgjithmonė. Ēdo gjė u kthye kokėposhtė, heronjtė u quajtėn tradhtarė dhe tradhtarėt heronj, ēdo gjė e ndėrtuar nė Shqipėri duhej tė rrėzohej ashtu siē u rrėzua dhe regjimi qė i kishte ndėrtuar. Ēdo gjė do tė fillonte nga zeroja. Shkatėrrimin nė kėto pėrmasa nuk e pati bėrė nė Shqipėri as pushtuesi mė i egėr. Marrėzitė patėn fund. Keshtu vepruan demokratet spo morėn pushtetin. Kjo logjikė qe fatale pėr vendin dhe pėr vetė ata se ekuacionet e politikės janė shumė tė vėshtira. Politika shterpė e kėtyre viteve ėshtė vėrtitur rreth dy emrave, Berishės dhe Nanos. Kėta tė dy, si individė dallojnė nga njėri-tjetri, por janė tė njėjtė nė imoralitetin e tyre politik. Shqiptarėt kanė lėvizur nė njė rrugė tė ngushtė midis Nanos dhe Berishės, shtigjet e tjera qenė mbyllur. Kėta dhe lakenjtė rreth tyre, janė njerėz tė veēantė (sui generis) nė verbėrinė politike qė i ka mbėrthyer. Megjithėse kanė tru tė kufizuar, zotėrojnė vullnetin e maniakut dhe instinktet pėr tu orientuar, nuk shqiten kollaj edhe kur njeriu normal mendon se kaq e patėn. Pėr tė larguar Berishėn e Parė, Shqipėria duhej tė digjej nė tym e nė flakė, pėr tė larguar Nanon, PS duhej tė dilte nė opozitė. Shihni sa shtrenjtė i kemi paguar kėta oktapodė! Brezi i politikanėve tė sotėm narcistė ėshtė shumė i lehtė nga mendja pėr tė shėruar plagėt e shoqėrisė sonė, ata vetėm mund ti shtojnė ato. Politikanėt qė ndryshojnė nga kėta janė minorancė, gishtat e njė dore mjaftojnė pėr ti numėruar.
Nga: Pasho Alimerko
Krijoni Kontakt