Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 60
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Cool Perse dita e premte kur bie me 13 eshte nje dite superters?

    Perse dita e premte kur bie me 13 eshte nje dite superters?

    Agim Bacelli

    E premte 13 Prill 2007

    Keshtu, ate te premte me 13, piloti me indeksin 13 nuk fluturoi me avionin me nr. 13! -

    Kujtime

    Shpesh i bej kete pyetja vetes sime dhe akoma nuk kam asnje pergjigje te sakte megjithe njohurite e shumta qe kam duke lexuar per kete gje! Une kerkoj te di fillimin e kesaj bestytenie, si eshte krjuar ajo ne fillimin e saj?
    Nje mendim privat timin sigurisht qe e kam krijuar, dhe kete dua ta ndaj me miqe e mij pa pretenduar se kjo gje mund te jete e sakte pasi, bestytenite mund te jene krjuar shume heret, qe me fillimin e ndergjegjes njerzore.

    Sidoqofte, mendimi im per te premten qe bie ne 13, vjen dhe perforcohet duke pare qe edhe shume te tjere mendojne keshtu.
    Por le te dalim konkretisht se si mendoj une per friken nga kjo dite dhe date.

    Dita qe Jezusi eshte mberthyer ne kryq ne vendin e quajtur Golgota ne Jeruzalem te Izraelit ka qene e premte dhe Darka e Fundit e tij ka qene me daten 13. Prandaj une mendoj qe kjo gje eshte krijuar qe nga ajo e Premte e Zeze dhe qe nga ajo dite terse e 13-es, afro dymije vjet me pare. Kur te dyja; e premtja se bashku me 13-en bjene bashke, njerzit ndjejne nje fare frike e cila medoj u trashegua nga hebrenjte ne tere popujt e tjere te cilet mesuane Dhjaten e Re.

    Sot kjo gje ka marre permasat e nje epidemije frike ne shume popuj te botes.
    Ne SHBA kam vene re se disa njerez kane nje fare alergjie nga kjo dite e date kur ato bjene se toku si ne diten e sotme. Ne kete date dhe dite, shume amerikane telefonojne per dite pushim. Ata nuk ngasin makinat, nuk dalin nga shtepite dhe ndjejne frike. Nese jane te detyruar, keta njerez, te shkojne diku, ata u shmangen shume kateve me numer 13 (te cilat jane shume te rralla ne SHBA), numerave 13 te rrugeve dhe sidomos ne oren 13 ata jane pothuajse te shushatur, te hutuar dhe rrahjet e zemres u shkojne mbi 100!

    Ne Shqiperi nuk jane te shumte supersticiozet por ata qe jane, tregojne nje frike te paimagjinueshme dhe me friken e tyre ngjallin panik edhe tek te tjeret.

    Mua me kujtohet nje ngjarje teper e rende qe tronditi qytetin studenti ne vitet '70. Nje i ri, student i mjeksise ishte shume supersticioz. Nje mbremje te premte qe binte data 13, ai ju lutet shokeve te mos dalin nga konvikti ate nate se kishte nje parandjenje te keqe. Ata e moren gati me force dhe shkuan diku per tu argetuar. Kur u kthyene, ai "gjeti" ne krevatin e tij nje mace te zeze dhe u tondit kaq shume sa humbi ndjenjat. E cuan ne spital ku vdiq!

    Sipas polemikave te bera ne ate kohe, shoket e tij pohuan se nuk kishin pare ndonje mace te zeze ne krevatin e tij! Vetem njeri "guxoi" te thoshte se ai ka degjuar nje zhurme si te nje mace qe munohej te ikte!

    Te gjithe diskutantet tek Zeri i Rinise shprehen mendimin se, "Nuk duhej qe fatkeqi te dilte jashte ate nate kur kishte pergatitur veten per nje fatkeqesi te rende."

    Kjo gje u mbyll nga mjeket me nje diagnoze, "tronditje e thelle psikollogjike nga frika e autosugjestionuar me pasoje infrakt te zemres!"

    Edhe une kam jetuar disa ngjarje qe kane ngjallur nje fare bestytenie dhe frike tek shoket e mij, vet nuk jam nje i tille. Po ju tregoj nje rast.

    Ishte muaj Nentor i vitit 1977, une sapo isha transeferuar nga Rinasi ne Gjader. Ne ate kohe ne Zadrime punohej ne dy grupe pune per montimin e avioneve reaktive; grupi i pare ishte i perbere vetem me kineze te cilet montonin nje skuadrije MiG-17 te erdhur nga Kina dhe grupi tjeter vetem me shqiptare te cilet montonin nje skuadrije MIG-19 te sapo erdhur po nga ky vend i larget aziatik.
    12 MIG-19 perfunduan se montuari nga shqiptaret ne kohen rekord prej dy muajsh dhe 12 MIG-17 perfunduan se montuari nga kinezet pas 6 muajsh!

    Diten qe do te behej fluturimi i pare me MIG-19, Kristo Gjoni, kryeinxhinier i Bazes Ajrore Zadrime se bashku me sekretarin e byrose se partise z. Isuf Ymeri, zgjodhen per fluturim avionin me Nr. 13 per te na treguar neve se ky numer nuk eshte vertete numer ters. Ate dite qe do behej perurimi i pare i fluturimeve prove me avionat e montuar, kishte qelluar dite e premte si sot dhe data shenonte po 13. Ne ate kohe vjen komandanti i bazes, Gezdar Vehipi dhe i thote Kristo Gjonit, "Une do te jap nje pilot qe mban indeksin e fluturimit 13, le te binden te gjithe ata suprsticioze se keto besime te verbera jane te kota!" Ky pilot qe mbante numurin 13 qe korcari Naum Musha.
    Me kujtohet si sot kur Naumi erdhi para avionit, ai kishte pak emocione pasi disa flisnin neperdhembe per tersllekun e ketij numuri si edhe te dites se premte qe binte po me 13! Musha mundohej qe ne pamje te pare te dukej i qete por nuk ishte ashtu, kjo gje u vu re nga tekniku i tij Bashkim Baze i cili i tha, "Nese nuk ndihesh mire mos fluturo!" Naumi buzeqeshi dhe tundi koken se ndihej shume mire.
    Kryeinxhinieri urdheroi Bashkimin qe para se Naumi te fluturonte te bente edhe nje prove te plote te akselerimit te motorrave dhe funksionimit te plote te eleronave, flatrave, interceptoreve, rulit te kthesave dhe stabilizatorit, kjo me shume per te bindur pilotin qe c'do gje qe fare ne rregull. Bashkimi hyri ne kabine dhe leshoi motorrat, beri proven e plote te tyre dhe u pa se te gjithe parametrat e punes ishin perfekt. Motorrat punuan shume mire dhe ishin sinkrone. Kur erdhi radha e proves se pjeseve te komandimit te avionit, Bashkimi fiku motorrat dhe raportoi se gjate komandimit te eleronave (te cilat jane pjese te levizeshme ne fundin e kraheve qe komandojne avionin rreth boshtit gjatesor) pati ngecje deri ne bllokim te komandimit! Te gjithe u shqetesuane pasi kjo gje jo vetem qe do te ngjallte dyshime ne punen e teknikeve dhe specialisteve shqiptare por do te forconte akoma me shume bestytenine per tersllekun e numurit 13 gje per te cilen, Partia ne bazen ajrore te Gjaderit kishte marre masa ta c'rrenjesote!
    Tekniku i avionit me numer 13 raportoi qe "avioni eshte jashte gadishmerise per futurim dhe nuk lejohet te fluturohet dersa te gjendet dhe riparohet shkaku i bllokimit te elereonave." Kryeinxhinieri i dha urdher te bente dhe nje prove tjeter me eleronet. Prova rezultoi gati ne katasrofe pasi nje nga rekordet e tubove te ajrit te frenimit cahet dhe prej andej ne vend te ajrit doli lengu i kuq si gjak qe ne e quajme SMES dhe mbuloi tere avionin duke dhene premise per zjarr!

    Keshtu, ate te premte me 13, piloti me indeksin 13 nuk fluturoi me avionin me nr. 13!

    Fluturimet prove u anolluan duke "triumfuare" supersticioziteti borgjezo - revizionist ne Bazen Ajrore te Zadrimes, ne kundershtim flagrant me udhezimet e Partise se Punes se Shqiperise!



    [Art-Cafe]

  2. #2
    Shkrimin nuk e lexova te gjithe, pasi simbas titullit te temes e cila ben fjal per nje dite jave te caktuar dhe nje dat muaji po te caktua ku te cilat perplasen me njera tjetren, njerezimi i quan per dite dhe date tersi"keto quhen bestytni" te cilat shume pak njerez u besojn ne te vertet.

    Ky Agim Bacelli, sipas trurit te ketij personi, c'mund te me thot mua si person qe kam lindur dite te premte dhe date 13, dhe nuk e them per debat por eshte datlindja ime, te tregoj dhe pashaporten po deshe lol sipas ketij Agim Bacelli apo ndonje tjetri, si i bie me nje fjal, qe une te jem tersi vet apo si....se po me ngaterron ca ky gimcja mua lol.
    Kristal...
    ..E bardhė...
    ..Qė mė mban gjall!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    o xhaxhi Qet
    po cfar me behet mu te shkretin qe ne kete date(13 e premte)me zgjedhen problemet,apo me ndodhin gjera te mira.
    Psh.Jam martuar ne kete date,(mos u qesh),mandej kam fillue punen,kam marre kontraten e perhershme...te gjitha shume spontanishte!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anėtarėsuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    671
    Une nuk jam supersticioz, por e premtja e kaluar qe rastisi dhe date 13, ishte nje nga ditet me ters te gjithe jetes time. Meriton te behet nje film per gjithe cka me ndodhi ate dite. Nuk po e tregoj historine sepse ka shume gjera personale brenda, por ju garantoj qe ajo e premte 13, e vuri shume ne dyshim te qenurit tim jo-supersticioz.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga PRI-LTN : 19-04-2007 mė 09:43

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-10-2006
    Postime
    95
    Citim Postuar mė parė nga PRI-LTN
    Une nuk jam supersticioz, por e premtja e kaluar qe rastisi dhe date 13, ishte nje nga ditet me ters te gjithe jetes time. Meriton te behet nje film per gjithe cka me ndodhi ate dite. Nuk po e tregoj historine sepse ka shume gjera personale brenda, por ju garantoj qe ajo e premte 13, e vuri shume ne dyshim te qenit tim jo-supersticioz.
    ketu ne Itali eshet dite e premte e date 17 ters, kurse nr.13 eshte mire (po bere 13 ne enalotto merr nje tufe lekesh).
    e verteta eshte ama qe ne aeroplan po te vini re nuk eksiston nr.13 per vendin

  6. #6
    Wilma Maska e xhuliana
    Anėtarėsuar
    15-12-2006
    Vendndodhja
    Emilia-Romagna
    Postime
    824
    une e dij qe eshte e premte 17 dhe jo 13!!!????!!!
    La Lussuria, La Superbia e L'Avarizia ostacolano il Pentimento

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar mė parė nga PRI-LTN
    Une nuk jam supersticioz, por e premtja e kaluar qe rastisi dhe date 13, ishte nje nga ditet me ters te gjithe jetes time. Meriton te behet nje film per gjithe cka me ndodhi ate dite. Nuk po e tregoj historine sepse ka shume gjera personale brenda, por ju garantoj qe ajo e premte 13, e vuri shume ne dyshim te qenit tim jo-supersticioz.
    PRI
    m`bane shume kurioz!


  8. #8
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anėtarėsuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    671
    Te prmten e 13 Tetorit te vitit 1307, mbreti Filip i Bukuri arrestoi gjithe templaret qe ndodheshin ne territorin francez dhe i dergoi drejt inkuiziciont.

    Zakoni per ta perjashtuar nga perdorimi i perditshem numrin 13, shkon deri ne shekullin e XVII ne Amerike, duke e injoruar 13-en nga numerimi i dhomave te hoteleve, nga katet e disa pallateve moderne, nga tavolinat e lokaleve publike dhe nga cdo djeter perdorim te zakonshem... Shembuj qe mund te vazhdojne deri ne obsesion, duke e transformuar ne nje fobi patologjike si triscaidecafobia, e thene ndryshe, frika nga numri 13.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Bardhi
    Anėtarėsuar
    06-09-2002
    Postime
    708
    Ditet dhe datat, perfshire ketu edhe te premten dhe daten 13, jane dite te zakonshme si te gjitha te tjerat.
    Qka mund te kerkohet me teper ketu, i bije sikur me rruar veze.
    ================================================== ========
    JU NJE HAP , PUNA DY ......

  10. #10
    Made_In_Gallata Maska e Angjelini
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Tu Gjujt
    Postime
    473
    E marte dhe 13 kam degjuar e premte dhe 13 se kisha degjuar ose nr 6 psh thone eshte i djallit .....nuk arrij te kuptoj si besoni ne tilla gjera ...une per vete sdua tia di as kur i bie 13 as 14 cdo dit eshte e njejte me 13 ten si qe e premte si e shtune

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fillon Kreshma e Madhe
    Nga I KTHYERI nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 28-02-2023, 01:24
  2. Tė Premteve gjatė kreshmeve - Udha e Kryqit, nė Kishen Katolike.
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 29-03-2009, 15:53
  3. Këndi im fetar
    Nga Zana e malit nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 165
    Postimi i Fundit: 21-05-2006, 16:20
  4. Loje emocionale kete te premte !
    Nga REJDI nė forumin Lojra nė kompjuter
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 17-10-2004, 23:08
  5. E Premte, 13 -...-...
    Nga Henri nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 17-10-2003, 06:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •