-
“Njerez te humbur”
Prill 15, 2007
Aida Shtino dhe Emisioni "njerez te humbur", nje ringjallje shpirterore per mijra shqipetare te lenduar nga zhdukjet e njerzve pa lene gjurme.
Emisioni televiziv “Njerez te humbur” i drejtuar nga Gazetarja, zonja Aida Shtino, ne televizorin Shqiptar „Vizion plus“, eshte vepra me Humane qe ka ndermarre ndonjehere ne Historine e shqiperise, ndonje institucion shqipetare, apo ndonje grup ose individ te vecante!
Eshte bere tashme pjese e dhembjes per cdo shqiptare kudo ne bote, e Premtja e te humburve. Te gjithe shqipetaret, sidomos ne emigracion, e ndjekun me dhembje te madhe ate emision me shume se sa humanitare, gje qe une do ta cilesoj si `mision i shenjte i Gaztares Aida Shtino`.
Po, po! Ai eshte nje mison i shenjte qe, sheron plage te shpirtrave te mijra e mijra shqipetarve, te cilet neper dekada kane vuajtur ankthin dhe dhembjen e humbjeve te medha, te humbjeve te njerzve te dashur, te mijra bijve e bijave shqipetare qe u detyruan te zhduken e te vetzhduken. U detyruan te debohen, te treten nga hallet e jetes e deri tek debimet e detyruara te ish sigurimit te shtetit. Sigurim i cili i detyroje ata njerez te vetvriten per se gjalli, te heshtin perjetesisht, vetem qe ti sherbenin me detyrim nje regjimi absurd. Regjim qe pa pike dhembje ua dergonte familjeve te tyre, mandatin e zi te vdekjes.
Eshte tejet Fisnike paraqitja e asaje gazetarje` zonje shqipetare, me pamjen dhe bukurine hyjnore, si te ishte nje Zane e vertete. Pamje e cila, ne cdo te Premte, ne ekranin televiziv `Vizion plus`, sjell shprese, sjell drite neper erresiren qe ka nxire shpirtra njerzish per dekada me radhe.
E mbeshtetur nga bashkpuntoret e saje gazetare, ajo kap cdo jave fillin e humbur te mijra shqipetarve per ti sjelle ne ringjalljen e shpirtit te tyre te humbur. Mbeshtetesit e saje kryesore, gazetaret e rinje, shembullore dhe te meritueshem per te qene te tille ne ate mision te shenjte, ngjajne si Apostujt e nje shenjterie qe sjellin lajmin e mire. Ata jane sa te thjeshte dhe njerzore, po aq dhe qiellore ne vepren e tyre per te bashkuar zemra, per te bashkuar jete, per te qetesuar shpirtra nenash e foshnjesh qe u eshte fshire dhunshem kujtesa e jetes, kujtimi dhe dashuria e prinderve, e nenes, e babait, e familjes dhe e fisit, gjate koheve kur e drejta e njeriut dhunohej e perdhunohej ne cdo aspekt!
Te humburit! Emertim i dhimbshem, por e pa mundur te quhen ndryshe, pasi ata per shume kohe, vite e dekada, per shkaqe te ndryshme, shpesh dhe shume shpesh dhe te dhunshme, jane detyruar te mbesin te humbur.
Por nje dite dikush vjen ne jeten shqipetare, vjen nje shpirt njeriu, nje grua e re, nje zonje permbi cdo zonje tjeter shqipetare dhe vihet ne krye te nje misioni te tille qe i kalon tejskajshmerisht permasat e gazetarise.
Ajo merr, sic dhe ka marre permasat e nje shenjetrie qe triumfon mbi borokracite qeveritare, mbi pakujdesite dhe harresat e ligjvensve, mbi egersine e diktaturave, mbi burokracite e zyrtarve te shqiperise, mbi kercnimet dhe veprimet e fshehta te atyre qe jane te inkriminuar ne dhjetra krime te zhdukjes se njerzve...qe nga mafjozet e deri tek policet e doganave shqipetare.
Ajo ngrihet vetvetishem edhe mbi predikimet e vakta te klerikeve shqipetare, te cilet ne te shumten e kohes heshtin para zhdukjeve te njerzve, para rrembimeve te vajzave shqipetare, para vajtimeve te nenave per te bijte e humbur nen detyrimet e dhunshme te regjimit komunist. Ata heshtin edhe pse autoriteti i tyre eshte aq i fuqishem saqe ne cdo feste te shenjte i shterngojne duart me politikanet, sikur duan te thone se bota shqipetare ska me halle!
Ndersa ajo zonje gazetare ka triumfuar sic triumfojne gjithmone njerzit e shenjte, te cilet lene pas mijra shoqata e organizata farese, qe jane krijuar e vazhdojne te krijohen ne shqiperi vetem e vetem per te perfituar fonde ekstra... deri dhe nga nderkombetaret, nen gjoja aktivitetet e tyre, per gjoja zhvillimin e vendit...
Ashtu ajo zonje e madhe Humane, me guximin e saje dhe kembngulejn e saje ka arritur te i kerkoje vllezrit e humbur shqipetare deri dhe ne dyert e kriminelve qe i kane vrare katundeve te Greqise, apo skutave te fshehta Italiane, ku ajo shpesh e ka pare vrasesin drejt per se drejti ne sy, duke e akuzuar para qiellit, para perendise, sy nder sy per krimin qe ai ka bere!
Ajo ngrihet lart si nje Mal madheshtore qe lartesohet cdo dite e me shume nga vepra e saje humane, duke marre bekimin e mijra nenave shqipetare, mijra femijeve te ndare dhunshem e tinezisht prej prinderve e tyre. Sic kane qene ato ndarje kriminale qe jane realizuar nga mafjozet e regjimit komunist te cilat, i shiten femijet e neneva hallexhesha, duke i nxjerre tinezisht nga materrnitetet, nga cerdhet e kohes, dhe duke u dhene nenave te gjora nje vertetim falls, per gjoja vdekje te pa pritura...!
Per vepren e saje, ajo zonje e nderuar, merr tashme dhe perkrahjen e solidaritetin mbare shqipetare, te te gjithe njerzve te ndershem qe, jane te gatshem te japin nga shpirti i tyre sa me shume dashuri e miresi per njerezit e per atdheun e tyre!
Aida Shtino, ky emer eshte bere tashme i njohur ne mbare kombin shqipetare, por dhe ne mbare emigracionin shqipetare jashte atdheut, ashtu qe ajo ka fituar zemrat e te gjithe shqipetarve pa dallim feje krahine e ideje.
Ajo i ngjane vertete nje prijsi shenjetor human, qe jo vetem bashkon zemrat e njerzve te ndare, por ajo edhe predikon Faljen, madheshtine e shpirtit njerzor, duke u lutur njerzve qe ta kuptojne njeri tjetrin, ta rimarrin njeri tjetrin ne krahe, te hapin zemrat per njeri tjetrin, pa marre parasyshe rrethanat e ndarjeve apo te vuajtjeve te palve. Sidomos ne rastet kur femija kerkon nenen e cila e detryuar nga presioni i mentalitetit turkoshak, e ka lene foshnjen si te harruar ne nje shtepi lindje, edhe pse shpirti i saje nuk e ka harruar kurre. Apo ne rastet kur femija kerkon prindin i cili nga hallet e jetes eshte detyruar te ja leje ne dore shtepise se femijes...!
Historite e ngjarjeve jane sa te dhimbshme por dhe aq te veshtira per ti zhvilluar, per te ua kapur fillin e te vertetes apo te gjetjes se te humburve...
Mirpo zemra dhe shpirti i bukur i zonjes Aida Shtino, tashme ka arritur qe te hape edhe dyert e hekurta, zemrat e bera gur qe deri dje...ndoshta kane bere betime per te mos u hapur kurre. Ndersa ajo me miresine e saje din ti hape, din ti zbuse, din ti zbertheje nje e nga nje, duke i fituar tashme te gjithe shqipetaret kudo qe jane. Duke i fituar ne perkrahje te misionit te saje si dhe duke i bere te gjithe qe te jene prane saje me gadishmerise per te ndihmuar, qofte me informacione, me letra, apo dhe me kerkime te drejt per drejta neper largesite e distancat e koheve, me cdo gje qe asaje i nevoiten per te bashkuar zemrat e ndara padrejtesisht.
Megjith ndihmen dhe perkrahjen e madhe qe ajo zonje me shpirt e zemer te madhe, ka gjetur tek masa e madhe e shqipetarve kudo ne bote, te prmeten e 13 prillit u pa ne fytren e saje te embel, nje dhembje dhe keqardhje, nje merzi deri ne idhnim qe i kishte shkatuar nje grup policesh ne doganen e Kapshtices ne Korce, police te cilet ne menyre ironike e kishin kercnuar me fjalet:
“Ju jeni ata qe kerkoni njerzit e humbur...por kujdes se ndonje dite mund te humbisni dhe vete...!”.
O zot sa tmerr! Vertet eshte Tmerr` kur degjon sot ne Shqiperi kercnime te tilla policeske!
E pikerisht policet me mentalitete diktatoriale, prapanike, mafjoze e deri dhe kriminale, kercnojne ate gazetare dhe gazetaret bashkpuntore te saje, pikerisht pse ceshtja e nje vjaze te humbur nga Korca, lidhet drejt per drejt me veprimet tinzare te disa policeve ne Korce qe fshehin linjat e errta te zhdukjes se asaje vajze, te cilen e kerkon i ati i vet tash sa vite.
Ndersa zonja e mire Aida, duke u bere nje thirrje te thjeshte atyre policeve qe te mos perdorin me kercnime te tilla, por te hapin udhe kerkimeve njerzore per ti bashkuar njerzit, per te gjetur njerzit e zhdukur, ajo u mbeshtet me dashurine dhe miresine e saje ne masen e madhe te njerzve qe e telefononin te perlotur e falenderonin, dhe i japin krahe e fuqi te re per te vazhduar misionin e saje Human, misionin e saje te shenjte!
Shume vite kane pare endrra nenat per bijte e tyre te humbur, shume vite kane pare se diku ata jetojne pa ditur asgje se cka ndodhur me ta. Ashtu sic shume vite kane fshehur te verteten njerz te inkriminuar ne zhdukje femijesh, vajzash apo te tjera zhdukje si te sigurimit…!
Zbulimet e sotme me verpimtarine humane dhe te shenjte, mjaft te kulturuar dhe tejet njerzore te zonjes Aida Shtino, ne programin dhe mbeshtetjen e televizorit „Vizion plus“, sot po i shqetesojne disa individe, te cilet shpesh ri-fshehin fijet, dhe shpesh acarohen duke bere dhe kercnime, si rasti i policve te Korces…
Por atyre u duhet thene se: Koha ka ardhur qe te ndricohet edhe ajo pjese e erret e veprimeve te tyre te pa drejta.
Ashtu qe duhet te heqin dore nga kercnimet, qofshin ata police apo ciletdo qofshin dhe kudo qofshin ata qe, kane gisht ne zhdukje njerezish. Zhdukje me te cilat kane vrare familje te tera, kane shkatrruar shpirtra njerzish padrejtesiht.
Ndersa veshtrojme suksesin e madh qe ka arritur me miresite e saje bashke me miqte e saje gazatere dhe drejtues te Televizionit “Vizion plus”, i themi zonjes se nderuar Aida Shtino se:
Vepra juaj, misioni juaj human do te triumfoje mbi cdo pengese qe te nxjerrin ata qe kane lidhje me zhdukjet e njerzeve!
Ju keni kohe qe tashme i keni fituar zemrat e shqipetarve, shume me shume se sa cdo politikan qe hesht kur ju, ju kercnojne policet neper dogana…si dhe shume me shume se sa cdo parti. Biles ju keni fituar zemrat e shqipetarve shume me shume se sa vete Presidenti i shqiperise, se sa vete qeverite e deri tanishme, te cilave jo vetem qe nuk po u bije ndermend per njerzit e zhdukur, por as per njerzit emigrante shqipetare qe jetojne jo si te humbur neper bote. Pra nuk po u bije ndermend qe te kujtohen per ta, per te ua lehtesuar jo vetem hyrjen e daljen ne Atdhe, por as per te ndermjetesuar neper vendet ku ata jetojne ne mes veshtiresive, per te drejtat e tyre si shqipetare, si qytetare te kesaj bote. Ne nje kohe kur dihet mire se cdo emigrant shqipetare qe nuk e ka lejen e qendrimt shikohet si njeri i kategorise se dyte e te trete…kategorizim qe ben sot Razizmi modern i vendeve Europiane, e kudo ne bote!
Pra me urimin me te perzemert per punen dhe vepren e saje humane, i themi zonjes shqipetare, fisnkes Aida Shtino: Zoti te dhashte gezim ne shpirt dhe mbaresi ne jeten tende gjithmone!
Me lutjen para zotit qe te ta ndricoje udhen kudo qe te ecesh dhe askush mos paste force per te te kercnuar apo ndalur ne vepren tende, shprehim perkrahjen tone njerzore ne cdo kohe!
Cdo njeri te ndihmofte me cdo mundesi ne udhen tende humane qe ke nisur, udhe e cila eshte tejet e veshtire, tejet e rrezikshme, pasi atakon drejt per drejt dikattura, kriminele, mafjoze, police te inkriminuar, politikane te inkriminuar, egoiste, inatqare, apo dhe viktima qe mund te kene humbur cdo shprese per tu ringjallur me!
Pune te mbare ne sherbesen tuaj te shenjte ndaj njerzve te vrare ne shpirt, ndaj shqipetarve te vuajtur!
Shkruar nga:
Ll. Dukagjini (Lleshi A. M. D.)
[Art-Cafe]
Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 19-04-2007 më 06:00
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt