Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Apologji per nje vrasje

    Mirela Kumbaro


    O tmerr! Si mund tė jetojmė pėr sė gjalli tė tilla tragjedi!


    Vajzės sė vogėl nuk i lėvizte as qerpiku, kur tregonte skenėn makabre tė vrasjes sė tė atit prej nėnės. Nuk i munguan fjalėt pėr tė treguar dhunėn "me thikėn nė fyt", qė ai kishte ushtruar prej vitesh mbi tė, mbi vėllezėrit, motrat e mbi vetė nėnėn dhe qė ajo kurrė nuk e kishte kuptuar, "ku e di unė se ēa kishte ai me ne!"... Aq sa dukej se mė shumė ishte ēliruar nga hapja me duart e veta tė varrit tė tė atit ("mė shumė e hapa unė, se mami nuk kishte fuqi" - e si mund tė kishte!) se sa ishte tmerruar nga gjaku i pėrhapur mbi shpinėn e gomarit me tė cilin kishte transportuar bashkė me gruan vrastare kufomėn. Ajo nuk e dinte se po ilustronte kėshtu thėnien e mbarėprovuar: Mė mirė njė fund i tmerrshėm se sa njė tmerr pa fund.

    Por, ajo dridhej e tėra pazėshėm kur nėna duhej t‘i nėnshtrohej drejtėsisė. Krahėt e vegjėl, boll tė fuqishėm pėr tė hapur varrin e ndėshkimit, ishin tmerrėsisht tė dobėt pėr tė shtrėnguar aq fort nėnėn sa tė mund ta shpėtoninn nga prangat. Portreti i dyzetvjeēares, por qė dukej tė paktėn njėzetvjet mė e plakur, ishte i ngėrēur nga njė tmerr qė nuk fliste pėr pendim tė krimit por pėr dhimbjen e braktisjes sė fėmijėve. Thua se ishte e bindur qė kishte vrarė nė emėr tė jetės! Nuk mė shkon ndėrmend tė pretendoj se lotėt e sė parriturės (ajo ėshtė vetėm 12 vjeē) duhet tė ndėrhyjnė nė punėn e drejtėsisė. Por nuk mund tė mos imagjinoj se ē‘ferr duhet tė ketė qenė jeta e asaj familje, ku varfėria dhe injoranca prodhuan pashmangshmėrisht dhunues, vrasės, bashkėpunėtorė tė pandėrgjegjshėm nė krim dhe vrasės potencialė tė ardhshėm.

    Por ky nuk ishte veēse akti i parė i tragjedisė sė familjes nga Baldushku i Tiranės, theksoj i Tiranės! nė tė cilėn jetojmė duke e identifikuar qorrazi dhe meskinėrisht me bllokun. Sa prej nesh do tė kujtohen nesėr pėr fatin e atyre fėmijėve qė mbetėn lemerisht vetėm nė atė prag tė mjerė pasi uniformat blu iu kthyen shpinėn pėr tė hipur nė furgon nėnėn e tyre nė pranga ? Nuk e di! Por nuk duhet tė bėjmė sikur ēuditemi nesėr, kur tė dėgjojmė se njė vajzė tė re nė fshatin B… e rrėmbyen pėr ta trafikuar pėrtej brigjeve as kur tė shohim nė kronikėn e zezė njė portret jo tė panjohur tė njė djaloshi, tė arrestuar nė flagrancė, tek po vidhte nė rastin mė tė mirė, nė mos duke kryer njė vrasje tė paralajmėruar nė periferi tė kryeqytetit. A ėshtė e nevojshme qė pas kėtij vaji (se kur ndodh gjėma veē vaji na mbetet, t‘i kujtojmė shtetit, por edhe OJQ-ve, qė nė mos ishin aty, kur fatkeqi dhunonte mizorisht vrasėsen e tij tė ardhshme dhe pjellat e veta, tė rendin tani pėr tė mos e lėnė kėtė ‘reality show‘ nė rrjedhėn mė tė keqe tė fatit?

    © Gazeta Shqip - 2006-2007


    omg cfare tmerri..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zemrushja : 18-04-2007 mė 16:08
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

Tema tė Ngjashme

  1. 200 tė shumėkėrkuarit shqiptarė nė tė gjithė Botėn
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  2. Me te kerkuarit ne Shqiperi
    Nga iliria e para nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-02-2006, 00:46
  3. Kryeministri i Kosovės jep dorėheqjen
    Nga rudo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 08:52
  4. Haradinaj nuk do tė shkojė nė KS tė OKB-sė
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 11-03-2005, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •