Nje veshtrim i shkurter rreth perdorimit te hershem te termave Patriark, Patriarkane, Papa, Ekumenik
Patriark quhet fillimisht kryetari i fisit, kryefamiljari, kryetari i kombit. Pastaj ne menyre u quajten Patriarke (termi i sakt eshte patriark dhe jo patrik, qe do te thote dicka tjeter) peshkopet e krishtere te qyteteve te medha. Patriarkanat nuk ishin pese fillimisht sic ishin ne shekullin e IX dhe as Patriarket ishin kaq dhe egzistonte nje terminologji dhe administrate e ndryshme nga kjo e sotme. Qe nga fillimi deri ne Sinodin e II Ekumenik (381) te gjithe peshkopet quheshin thjeshte peshkope, si ne Dhjaten e Re dhe konsideroheshin te gjithe te barabarte. Nuk dallohej dhe vecohej asnjeri.
Sinodi i II Ekumenik, sipas Sokratit, ishte ajo qe vendosi per institucionin e patriarkut. Shkruan tekstualisht Sokrati: ''Konfirmuan menjehere Besimin e Niqese (=Simboli i Besimit) dhe dhe vendosen patriarket duke u ndare krahinat...dhe u shortua (u zgjodh) Nektari i Konstandinopolit per Thraken, Helladi Ponton, Vasili Kapadoqine, Gregori Nisen (pjesa tjeter qe ngelet e kapadoqise), Otreiusi Armenine (e Azise se Vogel, midis Turqise se sotme dhe Sirise), Amfillohu Azine (Azine e Vogel Perendimore), Optimi Pisidine, Timotheu Egjiptin, Pellagji Laodicine e Sirise, Diodori Tarsone e Kiliqise, Meleti Antiohine e Sirise dhe te tjere krahina te tjera'' (Sokrati, Ek. Ist. 5,8).
Te gjitha keto krahina ishin te barabarta dhe pa dallime midis tyre, dhe nuk kishte asnje autoritet kishtar me te larte se c'do patriark. Dhe Gregor Nazianzeni e quan Vasilin e Qezarise patriark. Thote: ''Abrahamin e ri dhe patriarkun tone, e quaj atin tim'' (Epitafi tek Vasili i Madh, 37 PG 36,545c). Edhe Leontiu Jeruzalemiti e quan Leonin e I te Romes, Leoni patriark i Romes (Pros monofys. PG 86,1876d). Patriarkanat ose thronet ishin 6 ose 8 ne Azine e Vogel, 1 ne Thrake e Konstandinopolit, 2 ose 3 ne Greqi, te pakten 5 ne Itali, dmth Romes (Italia qendrore), Mediolanit (Italia veriore), Akuilia (Triesta), Kalabrise (Italia e Jugut), Sirakuseve (Sicilise), 1 e Kartagjenes, nje ose disa ne France (Lugdunit=Lyon etj).
Qe nga fillimet e shekullit te IX Pseudo-Damaskinoi quan throne ato qe me vone ngelen si pese patriarkanat (Log. p. eik. 15 PG 95,332b). Duket se me mbarimin e ikonomahise (842) dhe te perhapjes se madhe te Arabeve myslimane u be nje reforme ne terminologji dhe ne administrate. Qe atehere patriarkane quhen vetem pese thronet e Konstandinopolit, Romes, Aleksandrise, Antiohise dhe Jeruzalemit.
Ne te njejten kohe nje version femijeror i fjales πατηρ-πατερ (baba) i greqishtes, fjala papa (παππας) qe njihej qe nga epoka e Homerit (Od. VII, 57), Aristofani (Eir. v.120) qe perdorej shpesh nga te krishteret e Aleksandrise, i vuri syrin dhe peshkopi i Romes Damasi (366-384) dhe e mori dhe ai per veten e tij.
Gjate Sinodit te II Ekumenik (381) pjesemarresit, me presion te vete peshkopit te Romes qe te kete primatin e nderit e Sinodit kundrejt gjithe peshkopeve te tjere ia dhane ato qe kerkoi dhe tek peshkopi i Konstandinopolit dhane vendin e dyte (kanoni 3 i Sinodit).
Gjate Sinodit te IV Ekumenik (451), meqe peshkopi i Romes tregonte nje arrogance te teperme, pjesemarresit e tjere vendosen (kan. 28) se peshkopet e Romes dhe Konstandinopolit kane primate te barabarta. Rreth vitit 600 peshkopet e Konstandinopolit, Ioanni i III Skolastiku (562-577) qhe Qiriaku morren titullin ekumenik, dmth <>.
Atehere reagoi ashper peshkopi i Romes Gregori i I (590-604) i cili me letra qe dergoi tek peshkopi i Antiohise Anastasi i I (561-599) dhe tek peshkopi i Aleksandrise Eulogi (579-607) u perpoq ti irritoje qe te kundervihen qe te tre kunder peshkopit te Konstandinopolit sepse qe te tre sipas tij <> (Epist. 5,39; 43; 6,40; 7,27; 40; 8,2; PL 77,763-5; 770-4; 843-4; 882-3; 898-900; 905-7). Por ata nuk e perfillen.
Ne shekullin e IX peshkopi i Romes Nikollau i I (858-867), pasi fallcifikoi disa donacione qe i paraqiti si te shekullit te IV (shih per me teper temen 'Isidori Mercatori Decretalium Collectio ne FSh), sipas te cilave perandori Konstandini i Madh dhuron papa Silvestrit (314-335) te gjitha vendet e tokes (sikur i kishte te tija!!!), dhe e quante pater universalis, deklaroi -Nikollau- se eshte superpeshkopi i tokes.
Meqe kur u hirotonis peshkop i Konstandinopolit Foti, Nikollau beri si i marre kunder tij, Foti mblodhi Sinod dhe e shkarkoi Nikollaun. Kur e mesoi kete gje Nikollau vdiq nga merzitja. Qe nga viti 1054 peshkopi i Romes dhe i gjithe Perendimi u shkeputen nga Kisha dhe skizma me vitet u be herezi, patriarkana e Romes eshte e ve. Peshkopi i Konstandinopolit vazhdon te quhet Ekumenik.
Sot ne Kishe pervec kater patriarkanat e lashta qe kane mbetur (Konstandinopolit, Antiohise, Aleksandrise dhe Jeruzalemit) kemi dhe kater te reja qe jane krijuar (Moskes, Beogradit, Sofjes dhe Bukureshtit). Egzistojne dhe shume kryepeshkopi, me e lashta e te cilave eshte e Qipros.
Krijoni Kontakt