Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028

    Femrat moderne preferojnë një mashkull për shtëpi

    - Mashkulli dembel


    Pjesa më e madhe e femrave, të cilat përkujdesen njëkohësisht si për karrierën, ashtu edhe për punët e shtëpisë, partnerin e tyre do ta dëshironin kryesisht "shtëpiak" dhe ndihmues në punët e shtëpisë


    Punë, zyrë dhe shtëpi. Ky do të ishte një ngacmim nervor për femrat moderne të kohës në të cilën jetojmë dhe një mashkull që bën kapadaiun është një luks që nuk mund t'ia lejojnë vetes. Pjesa më e madhe e femrave, të cilat përkujdesen njëkohësisht si për karrierën, ashtu edhe për punët e shtëpisë, partnerin e tyre do ta dëshironin kryesisht "shtëpiak" dhe ndihmues në punët e shtëpisë. Këtë gjë e bën të ditur një kërkim i drejtuar nga "Procter & Gamble" dhe "Astra Ricerche", në nivelin kombëtar, nga të cilat del qartë se 44 për qind e të intervistuarave preferonin të bashkëpunonin gjithmonë me partnerin e tyre, ndërsa vetëm një përqindje e vogël e tyre, më konkretisht 12 për qind, do t'i dedikonin atij të gjitha nderet e shtëpisë dhe të përkujdesjes. Pesë llojet e çifteve të përfshira në kërkim, bashkëpunimi midis njëri-tjetrit bazohej në punët e shtëpisë. Kështu ata mund të quhen "çiftet e lumtura tradicionale", ku femrat përgjithësisht e kalojnë moshën 55-vjeçare dhe ndjehen të mërzitura me përkujdesjet e punëve të shtëpisë. Më i lartë, në fakt, është lloji i atij çifti të ashtuquajtur "çift jo i lumtur tradicional", ku femra, e lidhur nga kushtet e partnerit, do të zbatonte të gjitha kërkesat e tij, duke përfshirë këtu edhe punët e shtëpisë. Kjo lloj kategorie përfshin femrat në moshën midis 35-65-vjeçare. "Demokratet e dëshpëruara", ose më saktë femrat midis 45 dhe 54-vjeçare, dëshirojnë një ndihmë nga partneri, preferojnë t'i ndajnë punët, sepse njohin ndjenjën praktike të zhvillimit të tyre dhe do të bënin pjese në të ashtuquajturin "çift autentik", një kategori jo shumë e madhe, por që reziston ende në ditët e sotme. Përqindja me e bazuar shfaqet tek të ashtuquajturit "çiftet konfliktuale", që përfaqësojnë rreth 10 për qind te shumës. Në këtë bashkim, femrat,. dëshirojnë të çlirohen nga "skllavja shtëpiake", duke pretenduar se është mashkulli ai që duhet të merret me punët e shtëpisë. Në fund të klasifikimit mbeten "çiftet e ndershme". Këtu bëjnë pjesë gjithmone femrat e diplomuara, midis 25 dhe 44-vjeç, të ashtuquajtura "demokratet e lumtura", që kërkojnë dhe parapëlqejnë bashkëpunimin e partnerit, në krahasim me marrëdhëniet e lumtura në çiftit. Ndërsa nga ana e tyre, meshkujt do të ishin pjesa kryesore e këtyre ndryshimeve.

    "Mentaliteti i meshkujve," shpjegon Fiorenco Breshiani, presidenti i Shoqatës së Meshkujve Shtëpiakë, "po ndryshon dalëngadalë. Duhet të jemi të bindur në dinamikën e jetës shtëpiake dhe mendojmë se bashkëpunimi me partneren në punët e shtëpisë është bërë një e drejte dhe një detyrë që sjell shumë avantazhe te mira, madje edhe në marrëdhëniet midis partnerëve".
    Pra, edhe meshkujt, të konsideruar gjithmonë të paaftë dhe për këtë arsye mënjanoheshin gjithmonë nga punët e shtëpisë, mund të hekurosin, të lajnë enët, të gatuajnë etj. Kjo gjithmonë për të mirën e jetës bashkëshortore.
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  2. #2
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Per te miren e jetes bashkeshortore..ka shume gjera qe duhet te bejme per kete te mire dhe nje nder keto eshte edhe pranimi i te qenit mashkull shtepiak
    por sa te prirur jemi ne meshkujt Shqiptare per te pranuar dicka te tille?!...mendoj se vetem nje perqindje fare e vogel do te pranonte kushte te tilla dhe gjithmone duke u kushtezuar nga te mirat materiale qe mund tu ofroje puna e bashkeshorteve te tyre....nje mentalitet ky, i cili eshte veshtire te ndryshoje...madje ka shume femra,te cilat jane detyruar te mos krijojne familje vetem per te mos u shkeputur nga karriera e tyre pasi ka qene teper e veshtire gjetja e meshkujve qe do te mund tju vinin ne ndihme ne nje rast te tille...

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    E vertet kjo.Edhe une ashtu mendoj qe keto gjerat shtepiake ti ndajne nje cift kur nje njeri punon me 2 turne nuk arrine ti beji te gjitha.Ne fund te fundit disa njerez e trajtojne vajzen si rrobot.Por kjo gje sot per sot ka ndryshuat femra eshte me e sigurt per jeten e saj,per karrieren edhe per menyren e jeteses.

  4. #4
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Po, po, Gjithesesi, por edhe meshkujt Modern preferojne nje Femer ne Pune,
    dhe Tjetren ne Shtepi
    ---
    Sa bukur me tingellon kjo: "te qenit mashkull shtepiak" eshte si te thuash dicka si "kafshe shtepiake" a se "qen shtepiak"

    Ani, s'eshte krahasim i keq. Qente jane besnik thone.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  5. #5
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Nuk e prisja nje gje te tille nga nje njeri me intelekt si ti Baptist..ne fund te fundit
    te gatuash...te rrisesh femije...te merresh me punet e shtepise,nuk eshte aspak kafsherore...perkundrazi...do t'i quaja "mbivlera" tek nje mashkull aftesi te tilla...
    Te keshilloj edhe ty ta besh dicka te tille here pas here pasi te jesh i bindur se pervecse nje risi,do te ishte nje eksperience teper e vlefshme e cila do te sherbente ne forcimin e personalitetit tend...

  6. #6
    Vlonjat sa te jete jeta Maska e Igli_Vlonjati
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Vlore/Tirane
    Postime
    439
    Po evoloka perseprapthi bota. Megjithate nuk do te ishte mbreselenese.
    Ne Jete Duhet Te Udhehiqemi Nga Arsyeja Dhe Jo Nga Pasioni

  7. #7
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    ky personaliteti im eshte aq i celikte sa po u forcua edhe pak do shnderrohet ne diamant 999 ekscelzior.

    te thash se menyra se si ishte shkruar tingellonte ashtu : "te qenit..".
    Pra ishte asocim tingullor.

    Po une i kam ato te gjitha perpos femijeve dhe nje gruaje qe do te punonte per mua.

    Di ti pergatis misherat me mire se cdo femer, di te percaktoj se cili mish behet me i mire ne cilen menyre vetem me ta pare ne tavoline.

    Edhe buke e kifle di te gatuaj, bej supa shtepiake nga me te mirat qe ke pire ndonje here, -te teren me perberes qe i zgjedh vet kuptohet jo me kutija te gatshme.

    Di edhe te qep po qe nevoja ne dac me gjilpere ne dac me makine. Po edhe qindra cudira tjera qe s'me kujtohen deri ne momentin kur te me paraqitet nevoja per to.

    Me beso kur te them se nuk e kam ate kompleks.

    Po mora melci taze per ta parapergatitur dhe per ta pjekur, edhe mureve do tu shkoje leng prej goje nga aroma te mos flasim per shijen...
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  8. #8
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Sa keq qe ke lindur mashkull!...po te ishe femer,do te kishe qene"(asocim tingullor) gruaja perfekte
    per mua

  9. #9
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    mu kto femnat n'karier me ngrejn nervat se dun me drejtu ene dy gjela me i kotec hajn kaptinat e njani tjetrit po edhe i kto dru me pre qi jon vetem me gatu e me lajt e shpelajt si du hic. kom me njel beqar hahahahaha
    no glove no love

  10. #10
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967
    Qe e dua per shpi nuk do mendje pse do ta dua per boten,lol

    Tashi burri burr,nuk dua te ma hap barkun ti fus hundet vend e pa vend,me kete nuk dua te them qe sdua te kem kompromis dhe bashkpunim te ngusht me te,por ama sikur nuk shkon ai te shikon telenovela e une te shikoj kampionatin botror,lol

    Jo qe nuk jam moderne shume biles,por me duket sikur kjo fjale moderne po keqkuptohet pak,lol
    Personalishte dua ai te punon une te punoj,as nuk dua ta keme si sherbetor shtepiak as qe duha ti behem.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Antitrafiqet nisin gjuetinë e bazave të prostitucionit
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 17-11-2007, 14:23
  2. Kush kërkon t’i kthejë gratë në shtëpi?
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-03-2006, 20:32
  3. Kriza e botës bashkëkohore
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 11-06-2005, 12:44
  4. Statusi i femres ne "Perendim".
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-10-2004, 16:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •