Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 58 prej 58
  1. #51
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007
    Une kam idene se ti Drity ke mahnine e kundershtimit.
    kundershtimi eshte fenomen qe ndeshet shpesh gjate debatit. Nese deshiron ti shmangesh duhet te provosh monologun.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  2. #52
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Kontributi i shtetit shqiptar per pavaresine e Kosoves.

    Se pari, duhet te kuptoni qe Kosova ndihmen me te madhe per shtetin am nuk do ta ndjeje kur te shpallet e pavarur por pasi te shpallet e pavarur, pasi UNMIK te largohet nga Kosova, pasi fondet e OKB te shterojne, pasi Kosova te mos jete me ne kryetartikujt e gazetave me prestigjoze te botes dhe ne gojen e presidentit amerikan ne Tirane. Shume shqiptare e shohin shume ngushte problemin e pavaresise si puna e asaj nenes shtatzene qe mezi pret sa te lindi, pa menduar gjate se si do ta ndryshoje jeten e saj lindja dhe sa e veshtire do te jete te rritesh ate femije. Per mua ndihma qe Kosova do te kerkoje nga shteti am pas shpalljes se pavaresise eshte shume here me e rendesishme se ndihma qe shteti am mund ti japi gjate procesit te negociatava mbi statusin.

    Deri me sot, politika e ndjekur nga shteti am kundrejt ceshtjes se Kosoves ka qene deridiku e balancuar. Shteti am eshte ne nje pozite delikate pasi cdo prononcim euforik mbi pavaresine e Kosoves do te perdoret nga ata qe nuk duan te shohin nje Kosove te pavarur si "aspirata e Shqiperise se Madhe" e shqiptareve. Kjo e demton ceshtjen e Kosoves pasi krijohet pershtypja e gabuar ne Perendim se NATO ndali planet e Milloshevic per "Serbine e Madhe" per te krijuar nje "Shqiperi te Madhe". Nga ana tjeter, nese shteti am mban nje qendrim krejtesisht pasiv, kjo le vend per keqkuptime dhe antagonizma brenda vete faktorit shqiptar ne Kosove.

    Kur ne krye te diplomacise shqiptare ishte Besnik Mustafaj, ky ne menyre te perseritur beri gabimin e prononcimit per ceshtje qe nuk i takonte te prononcohej dhe qe u bene objekt reagimesh jo vetem ne Beograd por edhe ne Prishtine. Mustafaj mundohej te ravijezonte qendrimin e ministrise se tij me ate te Bashkimit Evropian, duke u kthyer keshtu ne nje zedhenes se BE e jo i diplomacise shqiptare. Jo pak here kjo e vuri ate ne pozita te veshtira qe nuk e avancuan procesin por vetem sa krijuan shume zhurme per asgje. Gabimi me i madh i tij ishte berja publike e qendrimeve te shtetit shqiptar mbi Kosoven, kur keto qendrime duhet te transmetoheshin vetem ne kanale private komunikimi e jo perpara mediave.

    Persa i perket kryeministrit Berisha, ai eshte munduar te moderoje shume nga qendrimet e tija te hershme per hir te respektimit te procesit dhe institucioneve te Kosoves. Shteti am nuk mund dhe nuk duhet te flasi ne emer te Kosoves, Kosova ka institucionet e veta qe flasin per te dhe ne keto momente, mbeshtetja ndaj institucioneve te Kosoves eshte mbeshtetja me e madhe per pavaresine e Kosoves. Kontaktet midis institucioneve te Kosoves me ato te shtetit am jane shtuar dhe konferencat e perbashketa per shtyp kane patur per qellim kristalizimin e qendrimit shqiptar per boten e qyteteruar: shqiptaret jane faktor stabiliteti ne Ballkan dhe nje Kosove e pavarur eshte nje investim per nje stabilitet afatgjate.

    Fronti i trete diplomatik ku diplomacia shqiptare ka punuar pak eshte ai i krijimit te nje mirekuptimi rajonal per nje Kosove te pavarur. Procesi i shpalljes se pavaresise pasohet nga ai i njohjes se saj nga shtetet e tjera. Ne kete kuader, diplomacia shqiptare eshte munduar te krijoje konsensusin mbi Kosoven me shtetet fqinje, perfshi ketu Malin e Zi, Maqedonine dhe Greqine. Perpjekjet e saja kane dhene disa frute por nuk kane qene aq frutedhenese sa ato te Beogradit, i cili gezon mbeshtetje tradicionale ne popujt sllave te Ballkanit si Bullgaria e Rumania.

    Dhe kontributi me kryesor, eshte roli i mentorit qe shteti am dhe institucionet e tij kane luajtur me klasen politike ne Prishtine. Gati te gjithe kreret e partive politike te Kosoves kane ardhur per vizite zyrtare ne Tirane dhe jane pritur nga kreret e institucioneve. Keto kontakte ndihmojne ne njohjen e problemeve dhe adresimin e tyre pa krijuar fragmentizime brenda grupit negociues shqiptar. Kreret e shtetit am kane ndermjetesuar ne uljen e tensioneve politike ne Prishtine ne prag te shpalljes se pavaresise.

    Vizita historike e presidentit Bush, vizita e pritshme e kancelares gjermane ne Tirane, jane nje afirmim i partneritetit dhe stabilitetit te shtetit am ne kete moment ne histori.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 24-08-2007 më 01:44

  3. #53
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Le te bejme nje kronologji te kontributit qe Shqiperia i ka dhene Kosoves:
    7 dhjetor 1921-Hasan Prishtina u zgjodh nga Kuvendi Popullor Shqiptar kryeministër dhe ministër i jashtëm, por më 10 dhjetor 1921 ai jep dorëheqjen mbas kundërshtimeve të disa deputetëve që i kryesonte Ahmet Zogu. Kështu, për të shmangur gjakderdhjen midis shqiptarëve, Prishtina mbetet vetëm deputet i atij Kuvendi.
    1922 Qeveria e Ahmet Zogut dhe e Xhaferr Ypit u hoqi të drejtën e deputetit në Kuvendin Popullor shqiptar, Hasan Prishtinës, Bajram Currit, Hoxhë Kadriut dhe shumë udhëheqëve të tjerë nga Kosova dhe filloi ndjekja për eleminimin e tyre. Kjo ishte marrëveshja që bëri kryeministri Ahmet Zogu me ministrin e jashtëm të mbretërisë Jugosllave z.Ninçiç më 1922. Në janar të vitit 1922 qeveria e Tiranës lidhi marrëveshjen që ushtria serbe ta ndiqte Hasan Prishtinën dhe udhëheqësit e tjerë kosovarë edhe brenda territorit të shtetit shqiptar.
    shkurt 1923, Hasan Prishtina dhe Barjam Curri u ngritën kundër rregjimit serb në Kosovë. Kjo kryengritje u shtyp sepse qeveria e Ahmet Zogut nuk i mbështeti. Mbas kësaj 3500 shqiptarë të Kosovës u përzunë nga trojet e tyre për në Turqi.
    14 gusht 1933 u vra në Selanik Hasan Prishtina me atentat nga agjentët e Ahmet Zogut në bashkëpunim me qeverinë jugosllave.
    1926 Shote Galica u vendos në Shqipëri, ku vdiq në Fushë Krujë e braktisur nga regjimi zogist. Zona e lire e Drenices kapitullon pasi ndihmat ne armatim e municion ndalohen nga Zogu pasi ai bashkepunonte me jugosllavet.
    Prill 1945-Masakra a Tivarit; 4000 shqiptare te Kosoves vriten ne dijeni e ndihme te shtabit te pergjithshem komunist shqiptar te asaj kohe me ne krye Enver Hoxhen. Viktimat grumbullohen ne Prizren e pastaj kalojne nga Kukesi deri ne Shkoder te shoqeruar dhe nga komunistet shqiptare, te gjithe vriten pervec nje apo dy te mbijetuarve qe treguan dhe gjithe ngjarjen megjithese kjo u fsheh per 50 vjet nga Regjimi i Hoxhes.
    1945-Enver Hoxha tradheton marreveshien e Mukjes, Kosova i lihet Serbise e cila fillon fushaten e terrorit me 35 000 te vrare e 250 000 te shperngulur.
    1997-Nano takon Milloshevicin dhe i thote qe Kosova eshte ceshtje e Serbise e jo Shqiperise duke i dhen dore te lire mbi Kosoven.
    1999- Vritet ne Tirane ish Ministri i mbrojtjes se Kosoves Ahmet Krasniqi.
    1999-Vriten me dhjetera refugjate kosovare e luftetare te UCK-se ne pritat e organizuara nga maskat ne rruget e Shqiperise.
    2006-Mustafaj leshon deklaraten qe le pa goje armiq e miq te Kosoves-pavaresi e kushtezuar kur vete SHBA-ja dhe BE-ja po kembengulnin per pavaresi te plote.
    2007-Paskal Milo shprehet kundra njohjes te menjhershme te pavaresise se Kosoves.
    Nuk e di se a eshte i mjaftueshme ky "kontribut" i Shqiperise per Kosoven...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Edvin83 : 24-08-2007 më 05:41

  4. #54
    I come back
    Anëtarësuar
    01-10-2005
    Postime
    345
    Ke harruar vrasjen e Azem Hajdarit.
    Politikanet shqiptare varen shume nga presioni i jashtem, ai anti-shqiptar.
    Sali Berisha nuk i rezistoi dot ketij presioni ne 97-en, duke dhene doreheqjen dhe duke ia lene pushtetin ex-komunisteve, te cilet njofin vetem lekun dhe pushtetin, asgje tjeter.
    E verteta eshte qe edhe sot qeverritaret tane jane kthyer ne papagalle te vertete, duke perseritur llafet e nderkombetareve. Ata nuk kane opinion per Kosoven.
    Shqiptaret duhet te jene te guximshem. Ata nuk duhet te lejojne qe Kosova te behet e pavarur, Kosova i perket Shqiperise.
    Shqiperia nuk ka ç'fare humbet, zgjidhja me e mire do te ishte lufta per te marre tokat qe na i grabiten vendet fqinje ne fillim te viteve 1900. Shqiperia duhet te ndihmonte ne menyre te hapur vellezrit ne Kosove, Maqedoni, Greqi, Mal te Zi, Presheve.

  5. #55
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Ne kete moment, zeri i Tiranes zyrtare ndaj te ardhmes se Kosoves pothuajse s'degjohet fare.

    Mendoj qe qeveria shqiptare duhet te mundohet me gjith mundesite qe ka ne dispozicion per t'i bere me dije Botes se Kosova duhet te jete shtet i pavarur ne Ballkan dhe se shqiptaret etnike ne Kosove e meritojne nje gje te tille.

    Nga Shqiperia (dmth shteti) vetem ne kohen e luftes Kosova ka pare rezultate dhe kontribut. Ishte Pandeli MAJKO i cili i ndihmoi shume luftes ne Kosove ne shume e shume aspekte te ndryshme.

    Nje pyetje:

    Ka qene ndonjehere Edi RAMA ne Kosove (si kryetar i opozites shqiptare) ?
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  6. #56
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar më parë nga Edvin83
    Le te bejme nje kronologji te kontributit qe Shqiperia i ka dhene Kosoves:
    7 dhjetor 1921-Hasan Prishtina u zgjodh nga Kuvendi Popullor Shqiptar kryeministër dhe ministër i jashtëm, por më 10 dhjetor 1921 ai jep dorëheqjen mbas kundërshtimeve të disa deputetëve që i kryesonte Ahmet Zogu. Kështu, për të shmangur gjakderdhjen midis shqiptarëve, Prishtina mbetet vetëm deputet i atij Kuvendi.
    1922 Qeveria e Ahmet Zogut dhe e Xhaferr Ypit u hoqi të drejtën e deputetit në Kuvendin Popullor shqiptar, Hasan Prishtinës, Bajram Currit, Hoxhë Kadriut dhe shumë udhëheqëve të tjerë nga Kosova dhe filloi ndjekja për eleminimin e tyre. Kjo ishte marrëveshja që bëri kryeministri Ahmet Zogu me ministrin e jashtëm të mbretërisë Jugosllave z.Ninçiç më 1922. Në janar të vitit 1922 qeveria e Tiranës lidhi marrëveshjen që ushtria serbe ta ndiqte Hasan Prishtinën dhe udhëheqësit e tjerë kosovarë edhe brenda territorit të shtetit shqiptar.
    shkurt 1923, Hasan Prishtina dhe Barjam Curri u ngritën kundër rregjimit serb në Kosovë. Kjo kryengritje u shtyp sepse qeveria e Ahmet Zogut nuk i mbështeti. Mbas kësaj 3500 shqiptarë të Kosovës u përzunë nga trojet e tyre për në Turqi.
    14 gusht 1933 u vra në Selanik Hasan Prishtina me atentat nga agjentët e Ahmet Zogut në bashkëpunim me qeverinë jugosllave.
    1926 Shote Galica u vendos në Shqipëri, ku vdiq në Fushë Krujë e braktisur nga regjimi zogist. Zona e lire e Drenices kapitullon pasi ndihmat ne armatim e municion ndalohen nga Zogu pasi ai bashkepunonte me jugosllavet.
    Prill 1945-Masakra a Tivarit; 4000 shqiptare te Kosoves vriten ne dijeni e ndihme te shtabit te pergjithshem komunist shqiptar te asaj kohe me ne krye Enver Hoxhen. Viktimat grumbullohen ne Prizren e pastaj kalojne nga Kukesi deri ne Shkoder te shoqeruar dhe nga komunistet shqiptare, te gjithe vriten pervec nje apo dy te mbijetuarve qe treguan dhe gjithe ngjarjen megjithese kjo u fsheh per 50 vjet nga Regjimi i Hoxhes.
    1945-Enver Hoxha tradheton marreveshien e Mukjes, Kosova i lihet Serbise e cila fillon fushaten e terrorit me 35 000 te vrare e 250 000 te shperngulur.
    1997-Nano takon Milloshevicin dhe i thote qe Kosova eshte ceshtje e Serbise e jo Shqiperise duke i dhen dore te lire mbi Kosoven.
    1999- Vritet ne Tirane ish Ministri i mbrojtjes se Kosoves Ahmet Krasniqi.
    1999-Vriten me dhjetera refugjate kosovare e luftetare te UCK-se ne pritat e organizuara nga maskat ne rruget e Shqiperise.
    2006-Mustafaj leshon deklaraten qe le pa goje armiq e miq te Kosoves-pavaresi e kushtezuar kur vete SHBA-ja dhe BE-ja po kembengulnin per pavaresi te plote.
    2007-Paskal Milo shprehet kundra njohjes te menjhershme te pavaresise se Kosoves.
    Nuk e di se a eshte i mjaftueshme ky "kontribut" i Shqiperise per Kosoven...
    Eh po rrofte shteti ame pra, se gjithmone kane qene kosovaret ata qe kane paguar me koke e gjak "dashurickat" e shtetit meme me shtetet fqinje!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rina_87 : 24-08-2007 më 17:37

  7. #57
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    per fat te keq edwini ka te drejte,kosova ka qene e sakrifikuar per mbajtjen gjalle te shqiperise (1913)...shteti shqiptar kurre smundi te jape nje ndihme konkrete,por e vertete ama eshte se shteti shqiptar s'ka pasur takat te mbaje as veten,pa pasur nje fuqi te madhe ne krah...prandaj edhe ato te dhena duhen pare si te verteta,por nuk duhet gjykuar mbi nje statistike te ftohte.....

    Shtetit shqiptar i ndalohet te kete politike te jashtme sidomos nga europa,por ama te gjithe e dine se cdo veprim e zgjidhje ne kosove qe nuk eshte pavaresia,nenkupton nje nderhyrje te shtetit shqiptar sepse lufta tjeter ne ballkan
    ka per ta perfshire edhe shtetin shqiptar,sado te mbahet larg....sa me shume kontakte ka shqiperia me kosoven aq me shume tretet ajo pelhura qe na vuri ne sy diktatura komuniste e xhaxhit dhe pushtimi serb i kosoves...tashme jemi te ndergjegjshem dhe gjaku nuk behet uje...lufta tjeter jam i sigurte do jete mbare shqiptare....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  8. #58
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    Citim Postuar më parë nga Edvin83
    Se sa ben Shqiperia per Kosoven, kete e kemi pare qe nga 1913 e deri tani ku jemi. Vetem tradheti e nje perbuzje e thelle per Kosoven sikur nuk jane vellezerit tane por armiq...

    Une e kuptoj ju e keni fjalen per enver hoxhen qe thoshte :


    VLLEZERIT KINEZ dhe MIQET KOSOVAR!

    Jam i mendimit qe nuk duhet perdorur thenja e enverit VLLEZERIT KINEZ dhe MIQET KOSOVAR! se ketu ne forume paska shume enverista (a thua se djemet e enverit e kane hapur kete forum)

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  3. Besim Krasniqi mbi " Programin kombetar te LDK-s"
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 30-06-2009, 03:23
  4. Demaçi themelon "Forumi Qytetar i Kosoves"
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 20-03-2004, 13:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •