Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 58
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    RTP, sekuenca politike Berisha-Nano-Berisha (me disa devijanca te parendesishme aty-ketu) ka gjeneruar vampirat me famekeq te ketij populli, qe pas renies se nje sistemi diktatorial ksenofobik. Une personalisht nuk kerkoj largimin e Berishes me kusht ardhjen e Nanoideve, por kerkoj nje elite te re me nje kulture te polit tjeter nga poli ku gjendemi.

    Per t'iu kthyer kesaj teme, me doemos do te diskutohet per qeverisjen shqiptare aktuale, sepse procesi i pavaresise se Kosoves ka filluar ne periudhen e kesaj qeverisjeje. Eshte e kote te aludohet mbi cka mund te bente X apo Y, por duhen hedhur argumenta se pse shoqata Berisha nuk po vepron sic do te vepronte nje qeveri perendimore (sepse kane qe kur linden qe thone se jane perendimore). Une po e shkruaj edhe njehere, kjo qeveri nuk po vepron me profesionalizem, sepse nuk perbehet nga profesioniste, por nga politikane.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  2. #22
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar më parë nga RTP
    veshtir ashte me besue e me realizue qe nje shqiptar ka kenaqesi me rrezatue kaq shume injorance per kosovaret!

    RTP,

    Mbase me ke keqkuptuar, une jam nga Kosova dhe posti im i drejtohet atyre qe jane nga Kosova dhe qe kane guximin te mohojne kontributin e Shqiperise ne pavarsine e Kosoves; sikur kane harruar shume gjera. Po nejse, nuk kane faj, kane kaluar 8 vite te gjataaaaaa.

    Pastaj, nese mendon se kam hobi patologjik poshterimin e popullit tim, gabohesh. Gabohesh shume. Une e dua popullin tim. Por, nese e dua Kosoven kjo nuk duhet te thote se duhet ta lavderoj e thurr vargje e kenge edhe atehere kur e ka gabim.

    Kujtoj se u sqaruam. Flm qe dole ne mbrotje te Shqipeve nga Kosova, kjo tregon shume per karakterin tend te forte por mos me merr mua per ate qe mendon se jam.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim
    Postuar më parë nga RTP
    Cili pra na qenka me i miri,me i drejti,me zemerbardhi per Kosoven?Sala,Nano apo Rama?

    ----------------
    me sa kam percjell lajmet dhe fjalimet me duket qe Nano e Rama as qe din ku gjendet Kosova dhe mendoj qe skan ardhur kur per ta vizitu, ndoshta jam gabim.
    Berisha ka folur me mir qe presidenti ynê i ndjer ,Berisha asht i zgjut dhe folê me plot mende dhe zemer per Kosoven, per mu asht atdhetardhe baba i atdheut , ska njeri parfekt por atdhetar te jesh ajo shifet prej aeroplani...
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar më parë nga kiniku
    RTP,

    Mbase me ke keqkuptuar, une jam nga Kosova dhe posti im i drejtohet atyre qe jane nga Kosova dhe qe kane guximin te mohojne kontributin e Shqiperise ne pavarsine e Kosoves; sikur kane harruar shume gjera. Po nejse, nuk kane faj, kane kaluar 8 vite te gjataaaaaa.
    Mue me rane ne sy kritikat (e disa shqiptareve nga Shqiperia e Kosova )qe u drejtuen ne adrese te qeveris se shqiptareve per mos kontributin e tyre ne procesin e pamvarsis se Kosoves..Nuk me ra ne sy se dikush e mohoj ndihmen e ofruar gjate luftes ne Kosove.Mirepo,mos ti largohemi temes tani se po i ngaterrojme dy situata krejtesishte te kunderta me njera-tjetren.

    Pastaj, nese mendon se kam hobi patologjik poshterimin e popullit tim, gabohesh. Gabohesh shume. Une e dua popullin tim. Por, nese e dua Kosoven kjo nuk duhet te thote se duhet ta lavderoj e thurr vargje e kenge edhe atehere kur e ka gabim.
    Me vie mire kur flet keshtu,por me vrasin keq fjalet tuja kur nje popull te pervujtun e te masakruem e quen` qen te terbuem`!
    Citim Postuar më parë nga kiniku
    Kur te ushqesh qenin e terbuar, ai me se pari kafshon te zotin.
    --------
    Kujtoj se u sqaruam. Flm qe dole ne mbrotje te Shqipeve nga Kosova, kjo tregon shume per karakterin tend te forte por mos me merr mua per ate qe mendon se jam.
    Kinik i dashun
    Ta them troq,me me qejf do te debatoja per temen, se SA per keq/mirkuptimet ne mes neve .Nuk i dal krah asnjeres pale,po n`kaqik temin po mundohem ta analizoj pak ngjarjen...


    Nderimet e mia.
    rtp_ja
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 24-04-2007 më 06:36

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Uroj qe ish-ministri i puneve te jashtme, Z. B. Mustafaj, te pasohet nga nje diplomat i 'eres se re' e perendimore dhe shume i afte ne marredheniet nderkombetare. E them kete pasi vazhdoj te kembengul ne vetvete se duhet te dale medoemos nje profesionist (jo nje politikan) per te shpalosur argumentat e shtetit shqiptar ne favor te pavaresise se Kosoves, sipas planit te hartuar nga Ahtisaari. Megjithese nuk eshte tema e duhur per te diskutuar me gjere per kete ceshtje, kam besimin se te pakten dy-tre fjale do te nxirren nga goja e mekur e shtetit tone.

    Mendoj se eshte e pavlere te diskutosh per nje te shkuar te zbehte te bemave te ish-politikaneve shqiptare ne marredhenie me politike-berje qe lame pas. Eshte mese e sigurt se Kosoves do t'i referohemi si 'republike/shtet', sepse me ne fund bota (vecanerisht Europa) e kuptoi se nuk ka nje integrim Pax-Unionist per sa kohe qe komponente te trupit te saj jane te plagosur padrejtesisht. Per me teper, mendoj se eshte patetike te merresh me krahasime te ceshtjes shqiptare te Kosoves kundrejt ceshtjeve te tjera nderkombetare. Ne, si shqiptare, na ka interesuar mbi te gjitha ceshtja jone. Tregohuni sadopak te lumtur qe me ne fund iu dha nje zgjidhje; disa here me mire se pa gje!
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  6. #26
    Larguar
    Anëtarësuar
    17-11-2006
    Postime
    282
    Nese lajmi per viziten e XH.BUSH eshte i vertete ,perpara ardhjes se tij le te behemi gati per NJE PROVOKACION 100% TE MUNDSHEM GREK

    Pozicioni i Greqise ndaj ceshtjes se Kosoves eshte me i rezikshem se ai i Serbise.
    Pasiguria e ekzistences midis dy zjarreve(sic e quan Athina pozicionin gjeografik-relixhional te Greqise ) do t'a coje politiken greke ne extremitete qe me cdo kusht te mos lejoje miqesine me USA te Shqiperise ,si rrjedhoje shtetformimin e Kosoves dhe me pas Shqiperine e Plote .
    Shqiperi pergatitu te perballosh "lojen" me lobin grek te USA .Greket kane shume zili flasim per shume,shume zili,flasim per shume frike .... .

  7. #27
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Parlamenti duhej te kishte votuar nje rezolute te njezeshme per qendrimin e Republikes se Shqiperise rreth pavaresise se Kosoves relativ me planin e Ahtisaarit.
    Per te bere nje gje te tille duhet guxim dhe sakrifice, e Shqiperise keto i mungojne. Dhe nuk ka kjo te beje aspak me ate se cila parti politike do te ishte ne pushtet, sepse sa i perket Kosoves te gjitha partite politike ne Shqiperi kane ndjekur politike te njejte – politike mosperfillese dhe, ceshtja e Kosoves eshte trajtuar ngjashem si ceshtjet e shteteve tjera te rajonit si p.sh. Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria, mirepo gjithsesi kur flasim per Greqine mendoj se ajo ka nje tretman te vecante ne politiken, qe ka ndjekur dhe eshte duke ndjekur politika shqiptare. E fatkeqesisht Greqia mike eshte kunder pavaresise se Kosoves, mirepo sigurisht se kjo nuk ka pse te ndikoje ne marredheniet bilaterale mes dy shteteve, sepse edhe Kosova eshte vetem nje "shtet fqinj".

    Mirepo me duhet te pranoj, se here pas here, ka pasur ndonje intervenim politik per Kosoven, mirepo nese behet nje rishikim i tere asaj cka shteti ame ka bere per Kosoven, atehere shume lehte mund te vihet te nje konkludim i thjeshte:Asgje!

    Per me teper, per te kuptuar se si trajtohet ceshtja e Kosoves ne Shqiperi mjafton te lexosh here pas here mendime per kosovaret dhe trajtimi i te njejteve ne keto mediume virtuale…..seriozisht, shpesh here te lene pa fryme! (madje koheve te fundit, qysh kur kam filluar te rivizitoj kete forum, nga disa komentues kam mesuar se as gjuhen e nenes nuk e kemi me te perbashket, e une gjithmone kam menduar ndryshe ).

    Mirepo, pasi ne esence gjithmone kemi qene nje popull, qe nuk jemi dorezuar kurre, nuk guxojme te shkeputemi nga endrra se Ismail Qemali dhe koloset e tjere shqiptare ende jane gjalle!

    Me respekt te thelle,

    Rina

    P.S. Lexova disa komente ketu per shqetesimet, qe u kane shkaktuar kosovaret gjate kohes se luftes shume familjeve ne Shqiperi. Une do ta shfrytezoj kete rast dhe do ta marr guximin t'iu falenderohem ne emer te krejt kosovareve dhe tu kerkoj falje per cdo shqetesim dhe nese i pranoni sigurisht se jam mirenjohese pertej maksimales.

  8. #28
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    Bush, Barroso dhe Merkel i bëjnë thirrje Këshillit të Sigurimit të miratojë rezolutën

    SHBA-BE: Kosova e pavarur

    Përfundoi takimi vjetor mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në Uashington. Kosova ka qenë një nga temat e samitit.

    Presidenti Bush, kancelarja gjermane Merkel dhe kreu i Komisionit Evropian, Barroso diskutuan mundësinë e hartimit dhe miratimit të një lloj rezolute nga Këshilli i Sigurimit, bëjnë të ditur burimet diplomatike.

    "Nëse nuk gjendet një zgjidhje në të ardhmen e afërt për statusin e Kosovës, atëherë rritet rreziku i dhunës në rajon, i cili deri tani ka përjetur shumë dhunë", tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Sean McCormak.

    PRAGË

    Maqedonia ka rol aktiv në raport me Kosovën dhe konsideron se përcaktimi i statusit final të saj është më i mirë se status quoja, ka deklaruar për REL shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Antonio Miloshoski. Ai ka shtuar se Maqedonia rekomandon që Këshilli i Sigurimit të miratojë rezolutë për Kosovën, sepse kjo do t'ua lehtësonte punën të gjithëve në rajon. I pyetur nëse Maqedonia do ta njihte pavarësinë e Kosovës pa rezolutë të Kombeve të Bashkuara, por nëse këtë e bëjnë Shtetet e Bashkuara dhe një pjesë e Bashkimit Evropian, Antonio Miloshoski tha: Nëse Këshilli i Sigurimit nuk miraton rezolutë, ndërsa një, dy, pesë apo tetë vende me ndikim, anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian i qasen pozitivisht statusit të ri të pritur të Kosovës, kjo do t'i mundësojë Maqedonisë që dhe ajo seriozisht ta shqyrtojë një veprim të tillë", tha për Radion Evropa e Lirë, Antonio Miloshoski, Ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë.

  9. #29
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Maqedonia ka rol aktiv në raport me Kosovën dhe konsideron se përcaktimi i statusit final të saj është më i mirë se status quoja, ka deklaruar për REL shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Antonio Miloshoski. Ai ka shtuar se Maqedonia rekomandon që Këshilli i Sigurimit të miratojë rezolutë për Kosovën, sepse kjo do t'ua lehtësonte punën të gjithëve në rajon. I pyetur nëse Maqedonia do ta njihte pavarësinë e Kosovës pa rezolutë të Kombeve të Bashkuara, por nëse këtë e bëjnë Shtetet e Bashkuara dhe një pjesë e Bashkimit Evropian, Antonio Miloshoski tha: Nëse Këshilli i Sigurimit nuk miraton rezolutë, ndërsa një, dy, pesë apo tetë vende me ndikim, anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian i qasen pozitivisht statusit të ri të pritur të Kosovës, kjo do t'i mundësojë Maqedonisë që dhe ajo seriozisht ta shqyrtojë një veprim të tillë", tha për Radion Evropa e Lirë, Antonio Miloshoski, Ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë.
    Maqedonia eshte permiresuar dukshem ne qendrimin e saj ndaj ceshtjes se Kosoves dhe shqiptareve ne pergjithesi. I lumte per forcen qe po gjen ta dal edhe nga vetevetja dhe te perbije edhe antipatine ndaj shqiptareve ne emer te paqes, sigurise dhe stabilitetit brenda saj dhe ne rajon. Shumica e shteteve sllave kane arritur pjekurine e duhur, pavaresisht se i frikohen forcimit te faktorit shqiptar ne Ballkan, dhe njohin rendesine e shqiptareve si dhe jane te vetedijshme qe pa trajtimin serioz te ceshtjes shqiptare, nuk do te kete kurre Ballkan e as Evrope stabile.

    Problem te Ballkanit dhe Evropes do te mbeten per nje kohe te gjate Greqia dhe Serbia, perderisa vazhdojne me politikat e tyre kolonialiste, nacionaliste dhe shoviniste, te ndertuara ne historira te rrejshme dhe te sajuara. BE dhe SHBA pas statusit te Kosoves fokusin primar duhet ta kene ne ndryshimin rrenjesor te politikave qe udheheqin keto dy vende, qe jane burimi kryesor i destabilitetit dhe urrejtjes se panderprere ndernacionale shekullore ne Ballkan.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    "[...]Edhe pse me një vullnet për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, një pjesë e deputetëve të Komisionit te Jashtem Parlamentar kanë theksuar se një projektrezolutë e tillë nuk ka vlerë dhe as influencë në rang ndërkombëtar."

    E shkeputa pak me pare nga Gazeta Shqiptare; e degjova edhe mbreme ne lajme. Pra, nuk paska vlere! Ja ku i keni politikanet tuaj profesioniste...
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  3. Besim Krasniqi mbi " Programin kombetar te LDK-s"
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 30-06-2009, 03:23
  4. Demaçi themelon "Forumi Qytetar i Kosoves"
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 20-03-2004, 13:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •