Per mbajtjen edhe strehimin e kosovareve kur ata paten nevoje per kete jam plotesisht dakort, por mos harroni se kush kishte dhene dhe "urdhrat" qe Shqiperia ti dilte zot..
.. Nje pjes e madhe e tyre u strehuan nga vet populli shqiptar.. dhe un vet kam patur ne familjen time dy familje kosovare..
Por mos harro.. kete e kam marre nga arkiva ... po ta shpreh me pak fjale.. sepse e lexova die.. dhe nuk po e gjej me faqen ku eshte..
Kryeministri Berisha eshte ai qe hoqi dore nga ceshtja kosovare ne 1992-1996 qe te mos sakrifikonte mbeshtetjen nderkombetare per karrigen e vet, furnizoi Miloshevicin me nafte gjate embargos nderkombetare, kundershtoi marreveshjen e Rambujese etj
Pas gati 9 vjetesh.. pra ne 2005 po te citoj kete nga nje material i shkeputur nga VOA
"
Ne do të garantojmë mbrojtje e çdo qytetari të Kosovës. Do të thotë edhe mbrojtjen e të drejtave kolektive
të pakicave kombëtare në çfarëdo kohe dhe në çfarëdo rrethane. Ne po synojmë të krijojmë të ndërtojmë një shtet demokratik dhe kjo parakupton
mrojtjen e të drejtave të plota të çdo qytetari të atij vendi. Unë besoj fuqimisht se në
qershor të 2006 do të përfundojnë bisedat për statusin final dhe Kosova do të jetë shtet i pavarur dhe sovran si të gjitha shtetet e tjera".
Mua me ben pershtypje se si ne radhe te pare e quan nje pakice kombetare Kosoven dhe gjith trojet e tjera etnike, kur ato perbejne dyfishin e popullsise aktuale shqiptare lol..
-----
Cfare ndodhi ne Tryezë të Rrumbullakët të Parlamentarëve dhe Ekspertëve për Çështje Kushtetuese??
FJALA E HAPJES NGA AMBASADORI WERNER WNENDT
20 qershor 2006
Zonja dhe zotërinj,
Do të doja që në fillim t’ju dëshiroj mirëseardhje të gjithë pjesëmarrësve në këtë Tryezë të Rrumbullakët të Parlamentarëve dhe Ekspertëve për Çështje Kushtetuese. Mirëseardhje të veçantë dhe të përzemërt i dëshiroj Kryetarit Berisha dhe të gjithë deputetëve të Kuvendit, si dhe anëtarëve të grupit punues për çështje kushtetuese. Vetë pjesëmarrja juaj fakton se sa shumë rëndësi i kushtoni ju një debati kaq serioz për hartimin e Kushtetutës së Kosovës. Po kështu, do të doja t’i uroj mirëseardhje të gjithë ekspertëve, të cilët erdhën këtu nga vende të ndryshme të Evropës dhe madje edhe nga Amerika e largët për të dhënë kontributin e tyre, me ekspertizën dhe përvojën e tyre, në këtë ngjarje.
Sonte është mbrëmja kur duhet të takohemi ndaj, duke pritur me padurim fillimin e diskutimeve joformale me të gjithë, ju ftoj me kënaqësi që ta shfrytëzoni sa më shumë këtë mundësi për të diskutuar me ekspertë. Më lejoni, që ta filloj fjalën time duke ua rikujtuar shkurtimisht arsyet pse jemi tubuar këtu.
Kjo tryezë e rrumbullakët është pjesë e Programit të OSBE-së për Mbështetje në vitin 2006, që ka për qëllim që t’ju ofrojë ju ekspertizë teknike dhe njohuri të tjera. Ndonëse nuk është në mandatin tonë që të marrim pjesë drejtpërsëdrejti në procesin e negociatave, qëllimi ynë është që të mbështesim në mënyrë të tërthortë të gjitha palët e përfshira në negociata, përfshirë këtu ata që merren me çështjet kushtetuese. Siç e dini, askush nuk është duke e kontestuar faktin se me zgjidhjen e statusit do të ketë nevojë për hartimin dhe miratimin e një Kushtetute të re, së këndejmi, ne konsiderojmë se ky është një moment i volitshëm që, para pushimeve verore dhe para fillimit të fazës së re të negociatave, të organizohet një debat i këtillë.
Është e udhës të vihet në dukje se OSBE-ja nuk përkrahë ndonjë model apo zgjidhje të caktuar kushtetuese. Megjithatë, ne të gjithë jemi dakord se kjo është një çështje jashtëzakonisht e ndjeshme. Prandaj, përmes organizimit të kësaj tryeze të rrumbullakët, OSBE-ja dëshiron që të promovojë përfshirjen në proces dhe njëherësh të krijojë sensin për pronësinë ndaj këtij procesi, duke hapur kështu një debat të gjerë, ku do të përfshihen si ekspertët ashtu edhe deputetët e Kuvendit. Unë kujtoj që, ashtu si edhe në mbarë botën, Kuvendi duhet të luajë një rol vendimtar në këtë proces. Deputetët e Parlamentit kanë një detyrë të shenjtë, që të përfaqësojnë popullin dhe të gjejnë zgjidhjet më të mira për të ardhmen e Kosovës.
Kjo tryezë ka për qëllim që të shërbejë si platformë për diskutimin e çështjeve si planet e ndryshme për kushtetutën, përfshirjen e të drejtave njerëzore në kornizën kushtetuese dhe rëndësinë në përgjithësi të një dokumenti të këtillë për një shoqëri demokratike. Afër mendsh se do ngrihen dhe do të diskutohen edhe çështje që kanë të bëjnë me vendosjen e ekuilibrit midis pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Veç këtyre, do të diskutohen edhe aspekte të caktuara të sistemit të ardhshëm zgjedhor në Kushtetutë, në varësi prej asaj se a do të përfshihet dhe në çfarë mase do të përfshihet kjo çështje në Kushtetutë. Me këtë rast, do të kemi rastin t’i dëgjojmë kontributet profesionale dhe shumë të çmuara të ekspertëve, ku pos të tjerash do të mësoni edhe për shembujt dhe praktikat më të mira.
S’ka pikë dyshimi se përgatitja e një kornize të tillë është një hap tejet i rëndësishëm për një shoqëri demokratike; megjithatë, kjo nuk mjafton. Sipas mendimit tim kjo është vetëm një nga çështjet e rëndësishme: Është e vërtetë se parimet e përgjithshme janë shumë të rëndësishme, por zbatimi konkret i këtyre dispozitave dhe normave është edhe më i rëndësishëm. Kësisoj, ju mund të keni, siç ishte rasti me Bashkimin Sovjetik, një tekst shumë të mirë dhe të fuqishëm në letër, por që nuk mund të vihet në jetë, qoftë për shkaqe politike apo për arsye se nuk ekzistojnë resurse të mjaftueshme. Vendi prej nga vi unë, Gjermania, nga ana tjetër është shembull i mirë se si duhet respektuar dhe zbatuar Kushtetuta. Në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore (LDB), u themelua Gjykata Kushtetuese si një institucion i fuqishëm, i cili me shumë seriozitet e ka kryer misioni e vet të promovimit dhe zbatimit të Kushtetutës, veçanërisht kur është fjala për mekanizmat për mbrojtjen e të drejtave njerëzore. Prandaj, çështja është se si mund të garantojmë një implementim të mirëfilltë? Çfarë mekanizmash mbikëqyrës duhet të ekzistojnë? Këto janë çështje fundamentale, të cilat shpresojmë se kjo konferencë do të na ndihmojë t’i sqarojmë.
Si po shihni, është mjaft e lehtë të fillojmë të lëshohemi në këto tema, madje edhe në një fjalim të rastit. Megjithatë, i kemi dy ditë përpara për të hyrë në detaje, për të zhvilluar diskutime të frytshme dhe, madje si shpresojmë ne, për të sqaruar edhe nevojën për një marrëveshje midis të gjitha komuniteteve rreth disa problemeve dhe çështjeve kruciale siç janë të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve, funksionimi i sistemit gjyqësor dhe roli udhëheqës i Parlamentit.
Më lejoni që fare në fund t’ju dëshiroj një mbrëmje të këndshme dhe relaksuese para takimit tonë të nesërm në seancën e parë. Edhe një herë ju faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen tuaj dhe tani fjalën e ka Kryetari Berisha.
FJALA E HAPJES
TRYEZA E RRUMBULLAKËT E PARLAMENTARËVE DHE EKSPERTËVE PËR ÇËSHTJET KUSHTETUESE 13
FJALA E KRYETARIT TË PARLAMENTIT TË KOSOVËS NË SESIONIN E HAPJËS SËTRYEZËS SË RRUMBULLAKËT PARLAMENTARE DHE ME EKSPERTË MBI ÇËSHTJET KUSHTETUESE
Duke ju përshendetur juve dhe duke shprehur kënaqësinë time që po marr pjesë në hapje të kësaj tryeze të rrumbullakët parlamentare e me ekspertë, kushtuar një teme tepër të rëndësishme , ndjehem shumë i obliguar që në fillim, në emër të Parlamentit të Kosovës të falënderoj OSBE-në për organizim me kompetencë dhe për sigurimin e pjesëmarrjes në këtë tryezë të ekspertëve ndërkombetarë me reputacion . Për këtë vërtetë mertitoni mirënjohjen e Kuvendit të Kosovës sikundër edhe për shumë punë të mira që OSBE-ja i ka bërë në Kosovë dhe në rajon.
Kosova, siç dihet tanimë, ndodhet në fund të maratones pra para definimit të statusit të saj të ardhshëm. Ajo prandaj ,si cdo vend tjetër , duhet dhe do të ketë aktin e saj më të lartë politiko-juridik, pra kushtetutën e saj.
Pa pretenduar të lëshohem në shpjegime juridike të përmbajtjës së aktit më të lartë kushtetues, për materjen që duhet të përfshijë apo për fushat që duhet të rregullojë, dua të them se tema e tryezës që po fillon sot në Shkup synon të shtjellojë ato momente dhe orientime bazike , pa të cilat nuk mund të bëhet një Kushtetutë. Këtu hyjnë shikimi krahasues I sistemeve kushtetuese që funksionojnë në botë, dallimet në mes këtyre sistemeve, funksionaliteti i tyre pastaj ekuilibri dhe ndarja adekuate e kompetencave dhe përgjegjësive ndërmjet Presidentit , Kuvendit , Qeverisë dhe gjyqësorit, strukturat qeveritare dhe bartja e kompetencave nga pushteti qendror në atë lokal , të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve , sistemi zgjedhor etj. Me një fjalë do të diskutohen të gjitha elementet që u përgjigjen dhe përshtaten më mirë rrethanave dhe aspirimeve të Kosovës dhe qytetarëve të saj për një shtet demokratik, shtet të qytetarëve të barabartë dhe me shanse të barabarta prosperiteti, pavarsisht nga diversiteti etnik, kulturor, gjuhësor apo racor.
Duke I pasur njohuritë e plota dhe të qarta për elementet përbërëse, bëhet plotësisht I qartë imazhi dhe përmbajtja e tërësisë, kështuqë mbi këtë fakt, kompetentët që do vendosin duhet të jenë të pajisur mirë me njohuritë e nevojshme , me kompetence dhe cilësi. Profesionalizmi I ekspertëve pjesëmarrës në këtë tryezë, jam I sigurt se gjatë këtyre dy ditëve do lehtësojë arrtijen e qëllimit të tryezës.
Eshtë një veprim dhe organizim I duhur, jashtëzakonisht I rëndësishëm dhe unë besoj edhe në kohën e duhur. Proceset aktuale në të cilat ndodhet Kosova kërkojnë si domosdoshmëri që të përshpejtohet puna dhe përgatitjet për bërjen e Kushtetutës e cila, nuk ka nevoje të thuhet se është bërë një Conditio sine qua non, respektivisht një domosdoshmëri që momenti I definimit të statusit të gjeje të gatshëm edhe aktin më të lartë politiko-juridik të Kosovës për të mos u krijuar vakuum kushtetues dhe institucional.
Jam I prirur të besoj se nga kjo tryezë do të dalë një ofertë e begatshme që do të ketë rëndësi të madhe në hartimin e Kushtetues së ardhëshme të Kosovës. Këtë e them duke u nisur nga kapitujt tematik të punës së konferencës por sidomos e them duke u nisur nga emrat e respektuar , shumica personalitete me dije akademike ose me pervojë te cmuar në cështjet e organizmit institucional , organizmit të strukturës së pushtetit. Këtë optimizëm e mbështes edhe në listën e pjesmrrësve nga Kosova , kolegëve tanë te cilët kanë përvoja të konsiderueshme në këtë aspekt qoftë nga angazhimet konkrete rreth organizmit te institucioneve të pasluftës në Kosovë apo edhe më herët nga praktika kushtetuese e Kosovës ose pjesmarrja e tyre në hartimin e Kushtetutës së Jugosllavisë së dikurshme. Ju sic e dini Kosova kishte një Kushtetutë të vitit 1974 e cila për kohën dhe rrethnat ishte shumë e avansuar .Në nje moment tërë populli I Kosoves doli në mbrojtje te saj duke demonstruar nëpër rrugët e Kosovës por kjo thirrje e qytetarëve te Kosoves atë kohë nuk u kuptua sa duhet nga bashkësia ndërkombëtare. Rënia e Murit të Berlinit dhe erërat demokratike të viteve 90-të sollën edhe në Kosovë një lëvizje e cila u artikulua edhe në formën e një Kushtetute të miratuar në Kacanik ndonëse nën kërcnimin e forcave të policisë serbe.
Por kjo është histori dhe nuk dua të ndalem me gjatë rreth asaj kohe. Ajo që dua të them është se presim me optimizëm epilogun e këtij takimi të Shkupit. Të gjitha parakushtet ekzistojnë për këtë pritje: përkrahja gjeneroze e bashkësisë ndërkombëtare dhe vullenti I mirë e gatishmeria e institucioneve të Kosovës.
Korniza Kushtetuese ka kohë që është bërë e ngushtë ose një lloj pengese proceseve dhe dinamikes së zhvillimti në Kosovë por edhe si e tillë në shumë aspekte mund të merret para syshë , sidomos pjesa e saj normative.
Vec kesaj kolegët tanë nga Kosova kanë sjell me vete një draft me parimet themelore I cili jam I sigurt se përmban bazë të mirë te punës per hartimin e Kushtetutes se Kosoves
FJALA E HAPJES
14
TRYEZA E RRUMBULLAKËT E PARLAMENTARËVE DHE EKSPERTËVE PËR ÇËSHTJET KUSHTETUESE
Te nderuar pjesmarrës.
Në këtë paraqitje timen nuk e kam ndërmend të prezantoj ndonjë projekt të vecantë , ose mendime specifike për Kushtetutën sepse këtë jam I sigurt se do ta bëjnë ekspertet e pranishëm. Por në mënyrën më të përmbledhur dhe më simplistike më lejoni të them se ajo që duam ne është një Kushetute moderne. Kushtetutë e cila cliron energjitë positive të zhvillimit, mundëson ekonominë e tregut të lirë, frymen e bashkëpunimit me fqinjët në interes të paqës dhe stabilitetit në rajon. Duam një Kushtetutë e cila ofron garancione për të drejtat e njeriut, model të avansuar të barazisë për minoritetet, një kushtetutëë që mundëson funksionimin e shtetit ligjor, demokraci të mirëfillit sipas modelit të vendeve me të përparuara. Gjërat që në një masë të madhe I kemi rregulluar me ligje, ose premtimet e quajtura standarde tani duam ti rregullojmë në formën me të sigurt dhe më të fuqishme të quajtur Kushtetutë. Pra nga Prishtina , me konkretisht nga Kuvendi I Kosovës kam ardhur këtu në Shkup që të sjell jo ultimatutme , jo rezerva e pengesa, por vullnetin e mirë , gatishmerinë për mbështetje e kooperim maksimal në hartimin e dokumentit më të lartë juridik të Kosoves. Nuk duam improvizime, as tekst që përshkohet nga inate meskine, folklor me rezonancë nga e kaluara por draft funksional dhe modern. Kemi deshirë që ky të jetë tekst që do të jetojë gjatë pikërisht për faktin se do të artikulojë aspiratat e qytetarëve të Kosovës, atyre që do ta duan e ta ndiejnë si dokument që hap horizonte e jo që krijon limite për askend.
Tashmë disa herë e kemi bërë të qartë , dhe kjo nuk ka qenë hipokrizi por sinqeritet, kur kemi deklaruar e premtuar se Kosova e nesërme do të jetë shtet I qytetarëve të barabrate, do të jetë shtet laik, do të jetë shtet me standardet me të avansuara për të drejtat dhe liritë e të gjithë qytetarëve të saj. Këto komponenta në mënyrën me adapte , me funksioanle do të zënë vend në Kushetutë dhe do të garantohen përmes mekanizmave të legjitimuara nga vetë Kushetuta.
Ja pra cfarë janë pritjet tona nga ky takim që po fillon sot në Shkup.
Edhe njëherë ju falënderoj për angazhimin tuej dhe ju uroj punë të mbarë .
Marre nga faqja zyrtare e osce.org
-------------
Pavaresine e Kosoves Shqiptaret e Kosoves e fituan vet.. me ndihmen e aleateve te medhenj.. dhe shum pak te Shqiperise.. Berisha ka qene aty dhe nuk eshte ndier per asgje.. Nuk ka shprehur asnje gje para grupit ne ate mbledhje..
Ndihmesa me e madhe qe i ka dhene populli Shqiptar Kosoves ka qene vetem strehimi i kosovareve ne embarkine e madhe ...
ps. ju lutem mos beni replikime ofenduese si ato me lart.. ska lezet.. ktu jemi thjesht per te ndare mendimet tona dhe jo per tu zene me njeri tjetrin se spo ndajme tokat.. lol
Krijoni Kontakt