Dhe te kujtosh qe krieministri e shpalli si nje nga ministrat me te suksesshem te kabinetit te tij. Mere me mend te tjeret sa te AFTE jane !Akuza e vetme qe une shoh nga keto shkelje eshte ajo per PAAFTESI NE KRYERJEN E DETYRES
Dhe te kujtosh qe krieministri e shpalli si nje nga ministrat me te suksesshem te kabinetit te tij. Mere me mend te tjeret sa te AFTE jane !Akuza e vetme qe une shoh nga keto shkelje eshte ajo per PAAFTESI NE KRYERJEN E DETYRES
Se cfare mendoj une per aftesite e ministrit Basha, kete e kam shprehur qe diten qe Berisha e beri minister. Ai ishte njeri prej dy ministrave qe nuk meritonin te ishin te tille sipas kendveshtrimit tim. Njeri prej tyre nuk eshte me ne qeveri pasi "u lodh shume" pak muaj para vizites historike te presidentit Bush. Dhe nese akuzat jane te verteta mbi ministrin e Berishes, kjo vetem sa verteton dyshimet e mia te hershme.Eh shoku Albo te drejte ke ti, nuk denohet asnje per sa kohe qe nuk eshte shpallur nga nje gjykate i fajshem, por kete meter ti e perdor vetem aty ku te intereson e i vjen mbare verberise politike e klaneve mafjoze te pd-se. Eshte i cuditshem fakti se ti e disa te tjere ketu ne Forum e keni bere Ramen kriminelin me te madh te te gjitha koherave edhe pse ai kurr nuk ka eshte ulur ne kryeministri edhe pse ai nuk ishte ne karrigen e presidentit gjate viteve 92-97 edhe pse ai kurr nuk ndertoi klane te armatosura si Sala e Nano.
Sa per Edvin Ramen, nuk jane vetem "berishianet" qe e kane akuzuar si njeri te korruptuar, e kane akuzuar edhe socialistet e tij te dashur me shokun Koci, Poci, Nano e kompani. Dhe emri i tij si "Zoti 10%" figuron ne shume studime te sherbimeve sekrete te huaja mbi Shqiperine dhe krimin e organizuar shqiptar. Po te kesh durim ti lexosh, i ke te publikuara ne forumin shqiptar.
Por lufta kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit nuk eshte aspak nje "lufte politike" pasi krimi dhe korrupsioni nuk kane parti. Une e denoj krimin dhe korrupsionin njesoj, qofte krimineli dhe i korruptuar demokrat apo socialist. Dhe kete duhet te beni te gjithe ju, e te mos vazhdoni te lejoni qe ne krye te partise socialiste te qendroje nje njeri i njohur boterisht si i korruptuar e perfaqesues i denje i "moralit Nano", paraardhesit te tij.
Albo
Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 12-09-2007 më 11:14
[QUOTE=njemik;1693474]Tresho,
Une kam lexuar gazetat dhe nder te tjera eshte thene se ne kontrate ka nje pike qe penalizon shtetin shqiptar nese nuk kryen ne kohe shpronesimet.
Dhe sipas gazetes, kjo eshte nje pike qe e rendon shtetin shqiptar!
Une kete pike komentova dhe thashe se eshte plotesisht e drejte qe te vihet ne kontrate nje klauzole e tille, sepse cdo firme e huaj e njeh "seriozitetin" e burokracise shqiptare dhe mentalitetin per t'i zvarritur punet me sot e me neser.
Firma e huaj ndertuese nuk merret me "mustaqet e Celos" sic e kane zakon shqiptaret, qe per paaftesi administruese nuk arrijne kurre te gjejne nje zgjidhje sipas ligjit per probleme nga me te ndryshmet, por menjehere hedhin idera komisionesh qe nuk bejne gje tjeter vecse zvarrisin problemet.
Keto jane fjale te hedhura me emocion.
Po te kujtoj se projekte gjigante zbatohen anekend botes p.sh. ne Kine dhe aty ftohen te zbatojne punime firma nga me te fuqishmet e botes.
A nuk ka firma ndertimi Kina? Ka dhe bile qindra here me te specializuara se ato shqiptare, por megjithate qeveria e atij vendi therret firmat qe kane ndertuar anekend botes nga SHBA, Gjermania, Franca etj sepse keto firma kane nje reputacion dhe pervoje qe i ben ato te besueshme.
Po Kroacia, Bullgaria, Rumania,Sllovenia etj pse ju ofrojne vepra te tilla gjiganteve te tille si Bechtel, Strabag etj?
Sepse vetem ato jane ne gjendje te realizojne nje veper me cilesi dhe te garantuar.
Eshte njesoj sikur te pretendosh qe Airbus apo Boingu te ndertohen ne Shqiperi se kushton me lire!
Ndersa ai 300 milionshi qe permendet dendur ne gazeta, nuk eshte gje tjeter vecse nje shpifje e rendomte gazetaresh dhe pseudopolitikanesh nihilste, te cileve ju vret syte fakti se vepra po perparon dhe se ajo eshte bere nje pararendese e bashkimit kombetar.
Liberté, égalité, fraternité
Sulmo për t´u mbrojtur dhe mbrohu duke sulmuar. Këtë taktikë të luftës guerrilje e kemi të gjallë në të gjitha skemat luftarake të politikës së sotme. Të zbriturit nga pushteti mbas akuzave për korrupsion, kanë ditë që po akuzojnë triumfuesit e djeshëm po për korrupsion.
Imazhi ngjan i përmbysur dhe kujton diçka nga thelbi i fi lmave dikurshëm të neorealizmit me personazhe si Emiliano Zapata e
Panço Vila. Ca filma bardh e zi, ku personazhet janë të bardhë e të qashtër në opozitë me shpatë në dorë e fjalë të hidhura në majë të gjuhës dhe bëhen të zinj e makutë sapo kuptojnë mundësitë e pafundme që afron pushteti.
Asfalti patriotik që premtohet të hidhet nga qeveria në rrugën Durrës-Kukës po shndërrohet me shpejtësi në baltë që po i hidhet moralit të saj. Me tre zyrtarë të lartë të saj të marrë nën hetim dhe me një ministër të jashtëm, aspak më dorëjashtë se ata, gjithashtu i përfshirë në këtë skandal, investimi faraonik për kushtet shqiptare në këtë rrugë, i ka të gjitha gjasat të zhgënjejë gjithkënd që do të paguajë realisht për këtë rrugë. Pra, të gjithë shqiptarët mbi kurrizin e të cilëve sot, por dhe të fëmijëve të tyre nesër, do të trysojë një faturë financiare e jashtëzakonshme. Partia Socialiste ka premtuar një komision hetimor për këtë çështje, ndërsa prokuroria e përgjithshme përgatitet të kërkojë imunitetin e deputetit ministër Lulëzim Basha për të vazhduar më tej hetimin. Këtu problemi nis e komplikohet disi. Së pari, edhe pse prokuroria formalisht në këtë mënyrë kërkon të respektojë procedurat, publiku nuk mund të harrojë se dikur Basha ishte një nga luftëtarët më të paepur të idesë së deputetëve pa imunitet. Nëse ka ndërruar mendje sot, atëherë është detyrë e publikut të kujtojë e kuptojë se mungesën e imunitetit atëherë Basha e ka menduar vetëm për kundërshtarët e tij që dolën të humbur nga zgjedhjet dhe me një morri akuzash publike për korrupsion po me fonde publike. Në pritje të fajësisë apo pafajësisë së tij, Basha ka mundësi të zgjedhë ose të përdorë mburojën e imunitetit, ose të mbajë bashkë me të, edhe emrin e gënjeshtarit politik. Meqënëse është herët të flitet për këtë dilemë, Basha ka ende mundësi të korrë të vetmen fitore të mundshme për momentin, fitoren morale të atij që beson tek drejtësia dhe i del asaj përballë për të mbrojtur dhe bindur të tjerët me pafajësinë e tij. Por nëse ai zgjedh të mbrohet mbas mandatit - me vota në sallën e Kuvendit ai ka pak gjasa t´i hiqet - atëherë është dy herë i humbur. Dhe po aq i humbur do të jetë po të ketë ndërmend të mbrohet mbas formulimeve me patriotizëm dhe gjeopolititikë nacionaliste. Në atë rast, atij do t´i duhet të gëlltisë cinizmin e kundërshtarëve të tij që do t´i kujtojnë se nacionalizmi është streha e fundit e maskarenjve politikë.
Basha duhet të kuptojë se nuk është shtruar çështja e rentabilitetit apo jo të kësaj rruge, e nevojës apo nevojës së tejkaluar për ndërtimin e saj, këtu problemi qëndron nëse janë respektuar apo shtrembëruar kërkesat e ligjit në shpenzimin e parave publike, nëse qeveria, pjesë e të cilës është ai vetë, e ka kryer funksionin e saj natyral të shpenzimit të tyre në mënyrën më të mirë të mundshme. Domethënë, Basha duhet të mbrohet jo duke sulmuar Kryeprokurorin siç bëri zëvendësi i tij i dikurshëm Teliti, por duke treguar çmimin e betonit, gërmimit të dheut apo shkëmbit, çmimin e hapjes së tunelit apo të hekurit që do të përdoret në urat e kësaj rruge. Në vend të këmishës me butona të politikanit, Basha duhet të zgjedhë rrobat e punës së inxhinierit. Edhe sepse inxhinierët janë të parët që qeshin kur dëgjojnë absurditete se çmimet për ndërtimin e një rruge në Kalimash janë disafish më të larta se ato në Qafë Thanë, për shembull. Basha duhet të gjejë një rrugë tjetër (nga ato me projekt të përfunduar apo dhe rrugë të përfunduara) në të cilat janë faturuar shifra të tilla shpenzimi. Le ta bëjë këtë me rrugën Librazhd-Qafë Thanë apo Qafë Thanë Pogradec, le t´i shumëzojë edhe me dy milionat e harxhuar apo të planifikuar dhe të shpjegojë nëse ka apo jo diferencë tjetër mes tyre. Ato shifra që mund të ngjajnë si "detaje" në gjeopolitikën patriotike, në fakt kujtojnë se vetë djalli fshihet mbas detajeve.
Historia e rrugës që do të bashkojë shqiptarët e rajonit, ka një përkitje të çuditshme me historinë e trenit elektrik të GE që premtonte të lidhte Tiranën me Italinë. Në të dy rastet, firmat janë amerikane, çka normalisht mjafton që për popullin më proamerikan të Evropës, të afrojë një dozë mjaft e lartë besueshmërie e çertifikatë virgjiniteti. Por pasaporta amerikane e GE atëherë nuk mjaftoi ta mbronte këtë investim përballë sulmeve pafund të kryeopozitarit të djeshëm dhe kryeministër të sotëm. Dhe ai është një investim i pakryer. Sot, zyrat e përpunimit të opinionit publik, jashtë kryeministrisë, por mjaft afër zyrës së kryeministrit, pohojnë se firma amerikane që do të ndërtojë rrugën ishte një nga kumbarët e vizitës së Presidentit Bush në Tiranë dhe ky është një motiv i lartë që ngrihet dhe mbi detajet me miliona. Qoftë dhe kështu, kjo nuk përbën asnjë mëkat, përkundrazi, është një shërbim që i vlen edhe shqiptarëve të Tiranës, edhe shqiptarëve kudo qofshin. Por po të jetë siç Prokuroria dyshon se është, ky shërbim do të helmohej nga shpërblesa me euro. Këtë duhet të shpjegojë Basha, ndoshta mbasi të dalë nga zyra e kryeministrit si stacion i parafundit në rrugën për tek zyra e Sollakut. Sepse më së shumti nga të gjithë, kjo që po ndodh nuk është bast i ministrit të jashtëm, por është një punë krejt e brendshme e marrëdhënies së kryeministrit me shqiptarët që e votuan në 3 korrik edhe në mënyrë që asfalti i rrugëve të mos shndërrohej në konto bankare private. E votuan sepse popujt zakonisht i dashurojnë dhe i besojnë ende hijeve të legjandarit Emiliano Zapata.
Liberté, égalité, fraternité
Nënkuptimet për betejën e rrugës Durrës-Kukës
Alfred Cako
Në një intervistë televizive, njëri nga ish-zyrtarët e lartë të administratës së sotme qeverisëse, që ka qenë në detyrë në kohën e disa tenderëve të rrugës Durrës-Kukës, z. Armand Teliti, deklaroi bindjen e një shqyrtimi mbi paragjykime të çështjes në fjalë nga ana e Prokurorit të Përgjithshëm, z. Theodhori Sollaku. Me këtë kuptim, Teliti pretendoi se Sollaku është palë me opozitën politike dhe kryesisht me PS-në. Edhe pse mund të mendohet se fuqia e z. Sollaku përballë qenies së tij si epiqendra e goditjes së qindra mijëra heshtave blu, mund të buronte vetëm nga bedenat kushtetuese, si dhe prej pozicionimit të engjëllit dhe mentorit të tij të dikurshëm mbrojtës, z. Alfred Moisiu, në fakt këtë armaturë jo shumë të sigurt mund të përfytyrohej se e kishin superpërforcuar edhe rrjetat e telit me stampë të huaj, të vendeve me ndikim në politikën e Tiranës.
Ndoshta këto vende kërkojnë realisht sa krijimin e një organi akuze që të qëndrojë mbi të gjithë si një çomange kërcënuese e demokracisë dhe e zbatimit të ligjit, në funksion të ndërtimit të shtetit ligjor, por aq edhe përdorimit të saj si një mjet për kërcënim dhe trafik interesash në realizim të objektivave të tyre në raport me institucionet e pavarura dhe drejtuesit e tyre. Supozimet e publikut të gjerë të interesuar për politikën si rezultat i përjetimit të ekzistencës së tyre aristoteliane si ‘kafshë politike‘, orientohen mbi bazën e logjikës racionale të tyre, logjikë që natyrisht ndikohet nga zhurma e brirëve rozë apo blu. Nëse prokuroria po përdoret si një çomange në zbatim të ligjit, pavarësisht se cilat subjekte publike apo private cenohen, kjo sigurisht që do të ishte një veprim për t‘u lavdëruar. Por, në këtë kuptim, gjasat më të mëdha mund të jenë se Prokuroria e Përgjithshme po vepron në mbrojtje të interesave të saj për mbijetesë në betejën e hapur me qeverinë. Ka mundësi që ky frymëzim, në mos edhe me ndikim thelbësor nga qarqe të huaja të interesuara për këtë debat bllokues, ndoshta dhe dizinformues e irritues për publikun e gjerë në drejtim të prishjes së relacioneve me qeverinë, më së paku mund të ketë një përkim të qëllimeve të tyre me interesat personale të Prokurorit të Përgjithshëm dhe me këtë veprim të tij që e ‘ndot‘ rrugën jetike të shqiptarëve pa përfunduar së ndërtuari...
Kur themi ndikim të qarqeve të huaja, natyrisht që këtu nuk mund të kemi parasysh vende perëndimore dhe aleatë të SHBA-së, për shkak të fitueses "Bechtel" (që nëse s‘e ngatërrojmë me ndonjë kompani tjetër me të njëjtin emër, përveçse është e famshme në fushën e ndërtimeve, ajo shquhet edhe për shuarjen e zjarreve të puseve të naftës), e cila është në pronësi edhe të zv.Presidentit të SHBA-së, Dick Cheney (si dhe e aksionerëve të tjerë me emër të shquar nga bota e biznesit dhe e financave). Nga shumë njerëz të informuar është e njohur fuqia e këtij amerikani me një kromozom më tepër, për të cilin dihet se si është shprehur njëherë i dorëhequri këshilltar i të dy Bush-ëve, K.Rouvi, i cili ka qenë edhe një mentor mediatik edhe i Cheney-it. Më 1998, pyetjes së gazetarëve se ‘kur kishte vendosur Partia Republikane për të kandiduar Xh.W.Bush dhe D.Cheney‘, ai u përgjigj, duke u thënë datat dhe vitin e lindjes së tyre, çka nënkuptonte se ata ishin më tepër se kushdo tjetër të lindur për të udhëhequr SHBA-në.
Nëse në rastin më të keq për të gjitha palët që janë të interesuara për ndërtimin e kësaj rruge të rëndësishme dhe, nëse në këtë sipërmarrje ligjore dhe ekonomike nuk ka ndonjë aferë korruptive, kjo intifadë e prokurorisë do të dukej se është e nxitur nga qarqe të huaja që nuk kanë interes për ndërtimin e kësaj arterieje jetike për shqiptarët; atëherë na lind e drejta të mendojmë se streha e re e Kryeprokurorit nuk mund t‘i japë atij ozonin e kërkuar. Përkundrazi, gjasat që ai ta fitojë këtë betejë janë të pakta. Ka ndonjë naiv që mund të mendojë se askush nga vendet e huaja nuk çan kokën për korridoret dhe ndërtimin e rrugëve në Shqipëri. Sot në kohët e ekzistencës së shumë mekanizmave shtrënguese, si dhe në kohët e ekzistencës së armëve nukleare, janë të pamundura luftërat e nxehta konvencionale dhe luftërat janë ekonomike. Kjo luftë nënkupton luftën me korridoret e llojeve të ndryshme për të përfituar sa më shumë nga shërbimet. Turbo-kapitalizmi i ka shërbimet si një pjesë thelbësore në kontributin e GDP-së dhe punësimin thelbësor të fuqisë punëtore në kategorinë e punonjësve me jaka të bardha. Nëse do kujtojmë se çfarë manovrash kanë përdorur disa nga vendet ballkanike për të penguar ndërtimin e Korridorit 8 apo sabotimin e ndërtimit të disa segmenteve të përmirësuara mbi gjurmët ekzistuese Durrës-Qafë-Thanë, sidomos nga kompanitë greke, që duket se kishin si shkak për këtë jo vetëm abuzimet financiare, por edhe mbrojtjen nëpërmjet sabotimit, të interesave të qeverisë së tyre (e cila luftonte për ndërtimin e korridorit "Odos Egnatia" apo autostradës nga Perëndimi në Lindje, Igumenicë-Stamboll), do të bindeshim për këtë. Madje dihet se, sa herë që Gaqo Apostoli do të firmoste tenderët e këtyre segmenteve, fillonte operacioni ‘fshesa‘ me pretekstin e ‘rrëmbimit‘ të ndonjë autobusi, që mund të ishte më tepër vepër e ASFALIA-s.
Dihet se ka një organizim dhe rreshtim të botës sllavo-ortodokse në mbrojtje të interesave të tyre ekonomike qoftë edhe kundër logjikës së maksimizimit të fitimit në rast të bashkëpunimit me kompani rentabile perëndimore. Dihen përpjekjet e natyrshme të Rusisë për korridoret e karburanteve dhe gazit me finish bregdetin grek të Egjeut. Po kështu, grekët kanë penguar dhe bllokuar, nëpërmjet kontratave të dyshimta për qeveritarët përkatës të PS-së, ndërtimin dhe zgjerimin e Portit të Durrësit nëpërmjet ndërtimit të impianteve të rezervuarëve të karburantit të disa firmave të tyre, kontrata që i ka prishur qeverisja blu, duke i ngjitur pak më në veri të Durrësit. Po kështu, edhe pse u llomotitën 4-5 vjet për taksën ‘Majko‘, qeverisjet rozë nuk hodhën asnjë hap për të filluar ndërtimin e kësaj rruge, që do të lidhte dy botët e ndara shqiptare. Në këtë përleshje interesash, grekët janë përpjekur dhe kanë sponsorizuar në forma të ndryshme edhe individë të veçantë në ngritjen e tyre. Megjithëse tema të tilla janë tabu për një shqiptar normal, mund ta themi me dhimbje se një orientim me nord religjioz duket se ekziston te dy lidershipët kryesorë të dy krahëve politikë (përjashtim ndoshta bën deri diku LSI-ja, e cila ka një dyzim dhe kontradikta sjelljeje të lidershipit të saj në këtë drejtim). Madje edhe vetë selitë respektive të dy partive udhëheqëse në vend duket se nuk mund të jenë rastësisht njëra pranë xhamisë dhe tjetrës, kryetari aktual i bashkisë i dha lejen e ndërtimit kishës kryesore ortodokse, pranë mureve të PS-së.
PS-ja ka komponentë të fortë të aktivitetit të saj, si dhe një ndjeshmëri të thekshme në marrjen e vendimeve në përputhje edhe me interesat e Athinës. Me një ‘background‘ antikosovar, për shkak të kontributeve negative historike të PKSH-së (kujtoni masakrën e Tivarit, p.sh.), PS-ja e shfrytëzoi si një rast të artë në dy drejtime sponsorizimin e UÇK-së: përfitim ekonomik nga trafiqet e armëve dhe, së dyti, ndikim në botën politike kosovare. Gjithsesi, këtë ndikim ajo asnjëherë nuk e shfrytëzoi në kundërshtim me interesat e Athinës. Nuk është rastësi që asnjë politikan i sprovuar si Pëllumbi, Mejdani, Ruçi, Dokle, Islami, Malaj, etj., nuk mund të ëndërrojnë të kapin dot kreun e kësaj partie që në thelb ka ngjashmëri me qëllimet e partive kristiandemokrate, por asnjëherë me orientim kundër Fanarit. Madje, edhe diktatori Hoxha preferonte që të linte si suksesor të tij Simon Stefanin, pasi e kuptonte se në rast trazirash të pritshme nga të persekutuarit, kryesisht myslimanë dhe katolikë, ky do të ishte më pak i ndjeshëm dhe më shumë dragonian sesa i buti mysliman, Ramiz Alia. Edhe sot, disa drejtues të lartë të institucioneve të pavarura shqiptare, të cilët jo fare rastësisht u përzgjodhën me besim ortodoks nga ish-presidenti Moisiu, mund të kenë një përkitje shpirtërore me PS-në në këto drejtime.
Këto ndikime levantine nuk janë të dëmshme vetëm për këtë fakt; nëse Greqia do të ishte një vend proshqiptar kjo do të ishte gjysma e së keqes. Ndoshta klani komunist Xhuglini, që mbeti i vetmi klan arrogant sundues deri në fund të viteve ‘90, mund ta ndiejë veten të penduar që nuk mundi të parashikonte këtë kthesë të gjërave, kur ata sponsorizuan vendosjen në krye të PS-së, Fatos Nanon, duke u nisur vetëm nga klishetë ideologjike të komunizmit. Ky klan ateist, sa diabolik, por aq edhe injorant në punët e fesë, nuk mund ta parashikonte dominimin e ideologjisë komuniste nga ideologjia më e fortë, që u ka rezistuar shekujve, ajo e feve monoteiste. Gjithsesi, qysh në kohën e Luftës së II Botërore, ortodoksët, kryesisht për shkak të simpative fetare, ishin lidhur, më tepër se pjesët e tjera të popullsisë, me idealet komuniste të eksportuara nga Rusia dhe Jugosllavia dhe, ata i korrën për 50 vjet frytet e fitores së tyre për shkak të ngeljes së Shqipërisë nën suzerenitetin e këtyre vendeve. Po kështu, si gjithë pjesët e tjera të ish/////////// rum miletit ortodoks të Perandorisë Osmane (kujtojmë faktin që dragomanët, armatorët, tregtarët dhe pronarët e mjeteve të transportit në shumicë ishin grekë, armenë ose koptë, ndërsa myslimanët merreshin më shumë me tokën dhe ushtrinë), ortodoksët kishin qenë edhe më parë të prirë ndaj arsimimit dhe zanateve dhe këtë traditë kulturëdashëse ata e vazhduan dhe madje spikatin edhe sot si një pjesë e përveçuar në këtë drejtim nga pjesa tjetër e popullsisë shqiptare.
Fakti edhe i identifikimit religjioz të ortodoksëve, si dhe eksperienca e gjatë e tyre në këto dy faza kur nën perandorinë turke, edhe pse në një gjendje relativisht të mirë ekonomike ata ishin të frustuar politikisht dhe kur nën regjimin e diktaturës ata ishin të parët mes të barabartëve, i bën sot elitat politike që mbrojnë interesat e tyre të ndihen të kërcënuara përballë hapjes dhe integrimit të pjesës tjetër me shumicë myslimane të popullsisë. Pas këtyre shndërrimeve që nuk mund t‘u vihet dot digë me stampën ‘Sollaku‘, ortodoksët nuk do ta ndiejnë më veten të privilegjuar dhe ata si gjithë komunitetet e tjera do t‘u duhet të përballen me konkurrencën e egër ligjore të tregut politik, ekonomik, administrativ, si dhe me trysninë e konkurrencës globale, e cila është modeli dhe kushti i vjetër i Perëndimit ndaj Lindjes, qysh me Luftërat e Opiumit.
Por edhe Italia ka mundësi që të mos e shohë me shumë entuziazëm këtë bashkim të dy pjesëve të ndara të një kombi nëpërmjet një autostrade. Shkak është se Italia e kërkon detin Adriatik ta përdorë si një liqen të saj dhe nuk i intereson rilindja e një kombi të bashkuar, i cili do të ishte më në gjendje t‘i mbronte interesat e veta sidomos në drejtim të reagimit kundërshtues ndaj përdorjes së Shqipërisë si një vend i botës së III-të dhe si një treg, që do të rikthente një pjesë sa më të majme nga paratë e remitancave të shqiptarëve, në drejtim të kompanive të saj prodhuese e tregtare.
Gjithsesi, në një pozicion të tillë të brendshëm religjioz duket se i paragjykon veprimet e saj edhe PD-ja, e cila ngjan se ka një bërthamë myslimane-katolike në planin e organizimit të saj. Por në këtë këndvështrim, kjo parti është më e orientuar dhe më e harmonizuar me qëllimet e shumicës së shqiptarëve në drejtim të Perëndimit. Këtu nuk ka nevojë të analizojmë orientimin perëndimor tradicional të pjesës katolike, e cila ka një tel më shumë të markës së Vatikanit, në kordën e saj vokale, për të njëjtën arsye si dhe ajo që shpjeguam për ortodoksët, edhe pse të dyja palët, në radhë të parë e ndiejnë veten shqiptarë të devotshëm. Gjithashtu, lidershipi i kësaj partie, që edhe pse duket si konservator në planin e brendshëm, duke qenë përfaqësues tipik i shumicës së shtresave moderne me origjinë myslimane (kjo parti duket e veçuar nga prioritetet e një shtrese ritualistësh myslimanë që më tepër sesa me fytyrë të orientuar nga interesat e racës së tyre është e orientuar sipas drejtimit të kibbles) është më e ndjeshme ndaj lidhjes dhe integrimit me botën e shqiptarëve myslimanë të Kosovës.
Në Shqipëri ka edhe një komunitet të gjerë ateistësh, pavarësisht origjinës religjioze të familjeve të tyre. Të gjithë këta shqiptarë do ta shikonin pa xhelozi integrimin e gjithë botës shqiptare të rajonit duke u vënë në shërbim të interesave kombëtare përpara atyre fetare. Specifika, me gjasa negative në drejtim të harmonisë për shkak të tri feve të shqiptarëve, kërkon një punë të madhe dhe fuqizim të laicitetit të shtetit. Ndoshta ky Parlament lipset të rregullojë me ligj edhe marrëdhëniet me komunitetet fetare për të mos e lënë këtë plagë të kullojë. Personalitete të huaja nga kombësia, duhet të mos lejohen me ligj në detyra klerikaliste, edhe sikur për këtë të paguhet si çmim përkeqësimi i marrëdhënieve qoftë me Fanarin e Kostandinopojës, qoftë me Romën. Shembulli i mbretit Zog në raport me ta (kujtojmë mosfirmosjen prej tij të konkordatit me Vatikanin për disa vjet, si dhe lufta disavjeçare për mbrojtjen e autoqefalisë së Kishës Ortodokse), në përgjithësi duhet admiruar. Nëse kjo gjendje do të korrigjohet ligjërisht dhe praktikisht, do të ishte e vështirë që të kapeshin institucionet, si dhe do të ishte e pamundur vënia e tyre në funksion të interesave të ngushta, mbi ato kombëtare dhe ligjore. Nisur nga kjo, mendoj se ajo që lipset të bëjmë është të veprojmë në përputhje me interesat kombëtare dhe pa paragjykime konfesionale.
I përmenda këto çështje, sepse nuk është mirë të majisen nëse nuk luftohen nga mendje të hapura të liderëve të tyre partiakë, të cilët do të ishte mirë t‘i hapnin partitë e tyre për njerëzit profesionistë, por që të jenë edhe patriotë dhe atdhetarë të spikatur. Ndoshta ndokush do të pyeste se përse e hapa lojën kaq shumë kur kryefjala e këtij shkrimi ishte konflikti prokurori-qeveri? Arsyeja, për sa thamë më sipër del e nënkuptuar duke qenë një hipotezë e rrezikshme se mos ky konflikt ka për bazë konfliktin midis qytetërimeve të krishtera të Perëndimit dhe të Lindjes dhe ekzistenca e imazhit ligjor në mes të autostradës mos vallë është një pretekst? Nëse fatkeqësisht do të ishte kështu, a e kuptojnë këtë disa prokurorë mendjelehtë e më të zellshëm se sa duhet në bashkëpunimin me Sollakun, të cilët në thelb e duan Shqipërinë në Perëndim dhe të gjithë shqiptarët e Ballkanit të integruar më së paku kulturalisht dhe ekonomikisht? A e kuptojnë ata se në fakt loja mund të jetë shumë më e madhe sesa abuzimet me ca norma interesi ndoshta të pretenduara si të humbura nga vlerat monetare për shkak të një disbursimi të pretenduar si jo shumë skrupuloz sipas ligjeve në fuqi ndaj njërës prej kompanive më të shquara amerikane dhe botërore? Pra, shkak i kësaj analize delikate më duket se u bë guximi i Kryeprokurorit për një sfidë që me gjasa e ka të humbur, pa harruar të themi se, nëse fundi i betejës do t‘i jepte atij të drejtë në mbrojtje të parave të shqiptarëve nga çdo abuzues, do na detyronte që në një rast tjetër t‘i hiqnim atij kapelen.
Gazeta Shqip
Ketij shkrimi dhe autorit te tij eshte per t'i hequr kapelen!
Bravo 100 here!
Ky njeri eshte vertet nje cilimi qe nuk e njeh fare Shqiperine. Ka jetuar ne holande dhe atje e ka akoma gjindjen e vet. Ku i rreh ketij njeriu per Shqiperine. Zaten gjysma e ministrave jashte banojne.
Edhe per rrugen Durres Kukes ja ka futur si kau peles pa perfillur asnje ligj te shtetit Shqiptar.
Si ne bahce te vet. Po ku i mesoi ai cilimi ligjet tona? Te unmiku apo ne holande.
Kjo eshte e keqja me e madhe e qeverise demokratike te Berishes. Diletantizmi dhe paaftesia ekstreme.
Dhe gjera te tilla ndodhin cdo dite ne qeverine Berisha e nuk ka asgje per tu habitur.
Autori i shkrimit "per ti hequr kapelen" e ka kapur problemin ne aspekt "religjioz", por nuk i permbahet asaj linje, nderkohe qe e ndal veshtrimin deri aty ku ai e sheh te arsyeshme.Ketij shkrimi dhe autorit te tij eshte per t'i hequr kapelen!
Po perse nuk e ndjek ai "religjiozitetin" edhe pas viteve '90? A mundet ndokush te na thote se kush pranoi dhe kush firmosi qe RSH te futet ne Konferencen Islamike? Kush firmosi Janullatosin si kreun e Kishes Autoqefale te Shqiperise?
Keto e veprime te tjera te kryera pas viteve '90 tregojne se "udheheqesit" tane nuk ishin te afte e te pergatitur per te bere detyrat e shtepise, por ta benin Shqiperine "balone dauke - balone tabake" qe te shkonte perseri andej nga fryn era, ashtu si para-ardhesi i tyre, Enver Hoxha, i cili shkonte me kedo komunist, internacionalist, revizionist etj, vetem e vetem qe te mbante pushtetin e tij vetjak diktatorial.
Shkrimi "per ti hequr kapelen" me tej vijon me moton patriotike "qellimi justifikon mjetin", dhe ne mbyllje te tij, si per efekt bumerang, sjell çeshtjen prokurori i pergjithshem apo prokurori i pervetshem, ndersa Basha i paster si qelibari, nuk pranon te shkoje ne prokurori.
Ndoshta nuk i dihej se çfare do te leshonte ai ne deshmite e tij.
Ligji eshte mbi te gjithe. Ne se Basha eshte i paster, ai me paraqitjen e tij aty ku thote ligji, ben nje detyre, dhe jo te ushtroje privilegjin e imunitetit, te cilin e trajton si "mesalla" me shume se dy faqe.
Duaje fqiun si veten tende, kjo eshte çeshtja.
Kryetari i PS ka kerkuar qe procesi i hetimit per tenderin e rruges Durres- Kukes mos kthehet ne proces politik, ndersa i ka kerkuar kryeministrit Berisha te mbeshtese prokurorine ne hetime
Kryetari i PS Edi Rama ka folur sot ne nje konference shtypi ne seline e PS per skandalin e rruges Durres-Kukes. Ndersa ka pershendetur investimin dhe rendesine e ketij investimi Rama ka kerkuar qe procesi mos kthehet ne proces politik dhe i ka kerkuar kryeministrit Berisha te mbeshtese prokurorine ne hetime. Rama u shpreh nder te tjera se u shpreh se opozita kete ceshtje nuk synon ta ktheje ne beteje politike dhe alibi per korrupsion. “Jam këtu për të shprehur shqetësimin tonë që proçesi i hapur nga Prokuroria, lidhur me grabitjen e fondeve publike në drejtim të rrugës Durrës –Kukës, të mos kthehet në një proçes problematik. Të mos kthehet në një proçes të politizuar për të fshehur gjurmët.
Është e domosdoshme që rruga Durrës –Kukës të mos kthehet në një alibi të korrupsionit! Të mos kthehet në një alibi për t’u fshehur! Të mos kthehet në një alibi që do të kompromentonte rëndë një sërë proçesesh të nisura, për t’i hapur rrugë këtij bashkëpunimi institucional për disa reforma institucionale, ndër të cila reforma në drejtësi është reforma themelore.
Dua t’i bëj thirrje Kryeministrit dhe shumicës që t’i japin të gjithë mbështetjen institucioneve kushtetuese, dhe në këtë rast Prokurorisë, duke mos penguar hetimin, duke kërkuar me këmbëngulje të hedhi dritë deri në qindarkën e fundit, mbi këtë grabitje masive.
Njëkohësisht, duke mbajtur një premtim deri më sot të mbetur demagogji, se vërtet lufta e tyre kundër korrupsionit është luftë që nuk ka asnjë ngurrim brenda vetes, sepse në fakt brenda vetes kanë tashmë të trashëguar këtë sëmundje, prej të cilës Shqipëria, jo vetëm nuk po shërohet, por po lëngon dita ditës edhe më shumë. Është shumë e rëndësishme të kuptohet se ne nuk duam, nuk mund dhe nuk do ta kthejmë këtë fenomen, tanimë të zbuluar në dritën e diellit, në një kalë beteje e politike” tha Rama.
Liberté, égalité, fraternité
Krijoni Kontakt