Close
Faqja 8 prej 21 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 209
  1. #71
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-03-2006
    Postime
    92
    Megjithate nuk e di se si do ta justifikoj Basha cmimin prej 12 milion euro per km
    Rruga Fier Lushnje qe eshte po me 4 korsi dhe sipas standarteve te fundit kushton me pak se 1 milion euro per km


    Te dhena per austostraden e re Fier-Vlore

    * Gjatesia 22 kilometra

    * Fondi ne dispozicion 24.3 milione dollare

    * Gjeresia 22 meter

    * Do te ndertohet me 4 vija kalimi, me parametra bashkekohore te shoqeruar edhe me rruge ndihmese paralele, si dhe kalime ne disnivele

    Dydrinas ma shpifni me ate pseudopatriotizmin tuaj te shoqeruar me sharjen e cdo gjeje shqiptare

    Ka shum kompani shqiptare qe i plotesojn standartet

    Un personalisht njoh nje kompani qe prodhon betone dhe e cila ka standartin ISO dhe qe ta dish zotrote dil shifi se kush punon ne rruget qe fitojn te huajt. jan kompanit shqiptare ato qe punojne
    te huajt fitojne tenderat e medhenj marrin pjesen e luanit dhe ven ne pun kompanit shqiptare te cilat ne vendin e tyre defavorizohen nga te huajt dhe punojne per fitim minimal

  2. #72
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    Ky lajm eshte percjell nga te gjitha gazetat e pavarura shqiptare(te pakten ato qe kan ngelur), dhe eshte e kote te perflasesh per Shekullin e Gazeten Shqiptare qe kan ngleur i vetmi burim informacioni per shqiptaret pas mbylljes se TopMedias.
    Liberté, égalité, fraternité

  3. #73
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584

    Bojaxhi, replika me Bashën e Berishën

    Ish-zv.ministri i Ekonomisë, Gjergj Bojaxhi, ka pohuar në prokurori se u qëndron thënieve në mbledhjen e qeverisë

    Prokuroria ka marrë në pyetje 12 dëshmitarë për procedurat e rrugës Rrëshen-Kalimash

    TIRANË- Sektori i Krimit Ekonomik në Prokurorinë e Tiranës, gjatë hetimeve 185 ditore mbi skandalin e ndërtimit të segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash ka marrë në pyetje 12 persona, duke mos përfshirë këtu denoncuesin e këtij skandali, ish-drejtorin e Planifikimit të Territorit në Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Arben Meçe. Sipas dosjes 41- faqëshe që gazeta disponon, fletë-thirrjeve të organit të akuzës u janë përgjigjur të pandehurit Andi Toma e Lejla Saraçi, duke vazhduar me personat që kanë dijeni për shkeljet. Ylli Gjoni, i emëruar gojarisht prej ministrit Basha si personi i kontaktit, ish-zv.ministri i Ekonomisë, Gjergji Bojaxhi, anëtari shqiptar në tender, Niko Naska si dhe ekspertët e caktuar për të bërë oponencën teknike, Sokol Allaraj, Arben Kasoruho, Piro Bedo, Nustret Nela dhe Celesina Dobro kanë dëshmuar në prokurori mbi dosjen “Rrëshen-Kalimash”.

    ***

    Ish zv.ministri i Ekonomisë, Gjergj Bojaxhi, duket se ka qenë edhe oponenti më i ashpër i ministrit Basha në një mbledhje qeverie, gjatë së cilës u miratua një vendim për të cilin organi i akuzës është shprehur se është i paligjshëm. Gjatë kësaj mbledhjeje të mbajtur vitin e kaluar, Bojaxhi ka debatuar me Bashën dhe Berishën për vendin që do të zinte investimi i rrugës Rrëshen-Kalimash në buxhetin e shtetit. Prokuroria ka thërritur për të dëshmuar Bojaxhiun, i cili ka pohuar prokurorëve të çështjes se i qëndron thënieve të tij në mbledhjen e qeverisë. Mësohet se procesverbali i kësaj mbledhjeje të qeverisë së datës 23.08.2006 është protokolluar pranë kryeministrisë dhe nuk i është vënë në dispozicion tëhetimit nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Gjergji Lezhja. Ndërkohë, anëtari i tenderit ndërkombëtar, Niko Naska, ka pohuar në prokurori se është dorëhequr pasi nuk njihte gjuhën angleze. I pyetur nëse ministri Basha ishte në dijeni të dorëheqjes së tij, Naska ka pohuar se dorëheqjen ia kishte dorëzuar në dorë ministrit.

    ***

    Dëshmitarë të rëndësishëm për akuzën kanë qenë edhe drejtoresha e përgjithshme e Rrugëve,Lejla Saraçi, e cilaka theksuar se ka zbatuar vetëm vendimet e Këshillit të Ministrave, pasi ato kanë kaluar të gjitha fazat dhe janë miratuar në qeveri, duke sqaruar se nuk është angazhuar në procedurat e këtyre VKM-ve. Ajo ka sqaruar se nga ana Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve ka qenë vetëm inxhinieri Ylli Gjoni, drejtori i drejtorisë së mirëmbajtjes, i cili ka qenë i emëruar me gojë nga ministri Basha për të qenë person kontakti si përfaqësues i DPR-së për këtë projekt investimi”,-ka thënë ajo. Edhe ky i fundit ka bërë përgjegjës në prokurori Ministrinë e Punëve Publike për inicimin e VKM-ve. Drejtori i Drejtorisë Juridike në kohën e lidhjes së kontratës, Andi Toma, ka pohuar në prokurori se: “gjithçka është përpiluar si projekt–vendim i propozuar nga M.P.P.T.T, i cili ka kaluar në filtrin e qeverisë ku edhe është miratuar me vendimet përkatëse”. Ndërkohë, gjatë dhënies së dëshmisë, të pandehurit Andi Toma nuk i kujtohet nëse ka firmosur apo jo në kontratë.

    Ministria e Ekonomisë, ajo e Drejtësisë dhe APP kontestuan projektin e Bashës

    Rrëshen-Kalimash, projekti

    u kundërshtua nga 3 institucione

    TIRANË- Nga hetimet e Sektorit të Krimit Ekonomik në prokurorinë e kryeqytetit evidentohen edhe institucionet që kanë kundërshtuar procedurat e ndjekura nga kryeministri ish- ministri i Transporteve, Lulzim Basha. Sipas dosjes, mësohet se kundër mënyrës së fillimit të tenderimit dhe vijueshmërisë së këtij projekti, janë vënë në dukje shkeljet nga dy ministrat e kësaj qeverie, Ridvan Bode, ministër i Ekonomisë dhe Ilir Rusmali, ministër i Drejtësisë. Të njëjtin rol kontestues ka mbajtur edhe Agjencia e Prokurimit Publik. “Siç shihet mjaft qartë në shkresat e dorëzuara pranë qeverisë në lidhje me mendimet e mënyrës së tenderimit, prokurimeve etj, ka qenë Ministria e Financës, Ministria e Drejtësisë dhe Agjencia e Prokurimit Publik të cilat kanë pasur vërejtjet e tyre në vendimet nr.460 dhe 651 të vitit 2006, propozime këto të cilat nuk janë marrë fare në konsideratë nga M.P.P.T.T.”,-thuhet në dosjen e prokurorisë së kryeqytet. Drejtuesit Agjencisë së Prokurimit Publik, gjatë mbledhjes së qeverisë janë shprehur kundër prokurimit të drejtpërdrejtë dhe kanë kërkuar sqarime nga M.P.P.T.T përarsyet se pse është përzgjedhur shoqëria “Ecorys Group”. “Edhe një herë ju sqarojmë se në materialin tuaj mungojnë: relacioni i hollësishëm i përgatitjes së fondit limit, në të cilin duhet të trajtohen ofertat e dhëna nga disa kompani prestigjoze të fushës së prokurimit; arsyet e përzgjedhjes së këtij konsorciumi nga kompanitë e tjera të cilat kanë dhënë ofertat e tyre si dhe dokumentacioni ligjor i këtij konsorciumi mungon”,-thuhet në shkresën që Agjencia e Prokurimit Publik i ka drejtuar Ministrisë së Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacionit. F.Vezaj

    PARADOKSI

    Kontrata me “Bechtel&

    Enka”, sipas ligjit anglez

    TIRANË- Kontrata e përpiluar dhe më pas e nënshkruar ngaministri Lulzim Basha, zv.ministri Armand Teliti dhe drejtori Juridik, Andi Toma me përfaqësuesit e shoqërisë “Bechtel & Enka” është bërë në bazë të ligjeve angleze dhe jo shqiptare. Për organin e akuzës, kjo kontratë përbën shkelje dhe kundërshtim me rendin shtetëror dhe shoqëror të Republikës së Shqipërisë. “Lidhja e kontratës dhe zbatimi i kontratës pa projekt zbatim, pa supervizor, kufizimi i përgjegjësisë civile për sipërmarrësin (deri në 10 % të vlerës së kontratës), kufizimi i përgjegjësitë nga taksat dhe tatimet, mospajisja me leje mjedisore, mungesa e oponencës teknike, dhënia e mjeteve monetare mbi 10 % të vlerës së objektit, etj, nuk mund të justifikohen me zbatimin e ligjit të huaj anglez që përmend kontrata”,-thuhet në dosje. Duke bazuar këto në legjislacionin shqiptar të parashikuar në nenin 26 (klauzola e rendit publik), të ligjit nr.3920 datë 21.11.1964 “Për gëzimin e të drejtave civile nga të huajt dhe zbatimin e ligjit të huaj”, ligj i cili është aktualisht në fuqi në territorin e Republikës së Shqipërisë, parashikohet se: në asnjë rast nuk mund të zbatohen dhe të kenë efekt në territorin e Republikës së Shqipërisë ligjet ose dispozitat e tjera të një shteti të huaj si dhe kushtet e vëna në kontratat e palëve, kur këto janë në kundërshtim me rendin shtetëror dhe shoqëror të Republikës së Shqipërisë. F.Vezaj

    SHKELJET

    Projekti ende i papërfunduar

    Oponenca teknike

    Supervizioni i munguar

    Fondi limit, i papërcaktuar

    Paradhënia, më e madhe se ç’parashikon ligji

    Ligji i zbatimit të kontratës

    Gjuha e përdorur në dokumentat e tenderit

    Çmimi për njësi i parashikuar në kontratë

    Kufizimi i përgjegjësisë për sipërmarrësin

    Procedura e prokurimit

    Leja e mjedisit

    Leja gjeologjike

    Paligjshmëria e V.K.M.-ve nr.460, 481, 526 dhe 651 të vitit 2006,

    Mungesa e anëtarit shqiptar në komisionin vlerësues në tender

    Kufizimi i sipërmarrësit nga detyrimet tatimore

    Çmimet për njësi më të larta se çmimi i tregut shqiptar

    Relacionet e mbajtura nga ministri M.P.T.T. para Këshillit të Ministrave

    Inicimi i procedurës për në M.P.P.T.T. për

    nxjerrjen e vendimeve nr.460, 481, 526 dhe 651 të vitit 2006

    Shekulli
    Liberté, égalité, fraternité

  4. #74
    Citim Postuar më parë nga Forumisti Lexo Postimin
    Ore di ndonjeri te na thoj ndonje shifer se kemi internet ne shtepi dhe mund ta gjykojme dhe vete nese cmimet jane abuzive, ndryshe do perfundojm te gjith te bejm analiza kafenesh si dydrinasi

    Albo mendoj se nuk ke te drejt per Shekullin pasi i kemi perdorur shum her shkrimet e kesaj Gazete per te akuzuar qeverin e Nanos
    Fatkeqsisht shum prej ketyre abuzimeve si Petrofera Albtelecomi apo aeroporti u perfunduan nga qeveria Berisha

    Forumisti,

    Se pari une nuk bej bisede tavolinash e analiza kafenesh!
    Se dyti dhe ajo qe ka me shume rendesi eshte fakti se nje tender i tille eshte ndoshta nje risi ne Shqiperi dhe shpirti i varfer nuk e imagjinon dot se si investohen shuma te tilla, sepse ende deri me sot ne Shqiperi nuk ka qene e mundur nje gje e tille.
    Cmimet ne tendera te tilla nuk mund te krahasohen me cmimet e tregut ne vend, sepse vepra ne fjale i kapercen manualet dhe analizat e kostos qe perdoren atje.
    Duhet te zgjerohet imagjinata sepse nuk behet fjale per nje ndertim tip, por per nje ndertim special. Referencat mund te behen vetem duke bere nje krahasim te kostos se kesaj vepre me koston e veprave te tilla te peraferta qe ndertohen ne Ballkan.
    Qe ne dokumentin e shpalljes se tenderit eshte shenuar se pranohen ofertat vetem nga konkurues qe kane nje xhiro mbi 1 miliarde € dhe nje pervoje pune te njohur dhe te pranuar boterisht.

  5. #75
    Citim Postuar më parë nga Forumisti Lexo Postimin
    Megjithate nuk e di se si do ta justifikoj Basha cmimin prej 12 milion euro per km
    Rruga Fier Lushnje qe eshte po me 4 korsi dhe sipas standarteve te fundit kushton me pak se 1 milion euro per km


    Te dhena per austostraden e re Fier-Vlore

    * Gjatesia 22 kilometra

    * Fondi ne dispozicion 24.3 milione dollare

    * Gjeresia 22 meter

    * Do te ndertohet me 4 vija kalimi, me parametra bashkekohore te shoqeruar edhe me rruge ndihmese paralele, si dhe kalime ne disnivele

    Dydrinas ma shpifni me ate pseudopatriotizmin tuaj te shoqeruar me sharjen e cdo gjeje shqiptare

    Ka shum kompani shqiptare qe i plotesojn standartet

    Un personalisht njoh nje kompani qe prodhon betone dhe e cila ka standartin ISO dhe qe ta dish zotrote dil shifi se kush punon ne rruget qe fitojn te huajt. jan kompanit shqiptare ato qe punojne
    te huajt fitojne tenderat e medhenj marrin pjesen e luanit dhe ven ne pun kompanit shqiptare te cilat ne vendin e tyre defavorizohen nga te huajt dhe punojne per fitim minimal
    Nuk mund te krahasohet kostoja e ndertimit te nje rruge ne zonen ne fjale, me koston e ndertimit ne nje terren krejtesisht shkembor dhe ne kushtet e mungeses totale te nje gjurme ekzistuese.
    Mos harro se tuneli rrugor eshte nje veper shume e kushtueshme dhe vec kesaj ndertimi i tij shoqerohet me te papritura, pavaresisht nga relacioni gjeologjik dhe studimet e tjera.
    Cdo ndryshim nga relacioni gjeologjik, shoqerohet me kosto te reja.
    Vec kesaj kam lexuar se ka nje pike ne kontrate sa i perket shpronesimeve. Shume e drejte, sepse burokracia shqiptare kujtohet shume vone te kryeje punen e saj dhe firmat e huaja nuk kane kohe te presin deri sa te regjistrohen pronat e te behet pagesa e truallit te shpronesuar.
    Perderisa firmes i eshte vene nje afat kohor, atehere qe te respektohet ky afat duhet qe dhe pala jone te kryeje ne kohe detyrat.

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    [QUOTE=DYDRINAS;1693467]Vec kesaj kam lexuar se ka nje pike ne kontrate sa i perket shpronesimeve. Shume e drejte, sepse burokracia shqiptare kujtohet shume vone te kryeje punen e saj dhe firmat e huaja nuk kane kohe te presin deri sa te regjistrohen pronat e te behet pagesa e truallit te shpronesuar./QUOTE]

    Po ti Dysho ku e paske lexu kontraten se me sa di un vetem prokuroria e ka dhe po e nxjerr copa copa???

    Kjo qe ke them me lart do te thot qe i kan dhen leket te bej shpronsimet apo e kan autorizuar te bej dhe shpronsimet

    nese eshte keshtu un i propozoj Qeveris se Kolonis Shqiptare ne Brigjet e Adriatikut qe ta lejoj firmen te ndertoj nje burg provizor ku te fusi te gjith ata persona ne fjale qe pengojne ndertimin e rruges ne objekt apo shkaktojne deme materiale

    Bile mendoj se kjo eshte shum e drejte pasi "burokracia shqiptare kujtohet shume vone te kryeje punen e saj dhe firmat e huaja nuk kane kohe te presin deri sa te fus qeveria ne burg ata qe vjedhin zhavorin e firmes"!

  7. #77
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Forumisti,

    Se pari une nuk bej bisede tavolinash e analiza kafenesh!
    Se dyti dhe ajo qe ka me shume rendesi eshte fakti se nje tender i tille eshte ndoshta nje risi ne Shqiperi dhe shpirti i varfer nuk e imagjinon dot se si investohen shuma te tilla, sepse ende deri me sot ne Shqiperi nuk ka qene e mundur nje gje e tille.
    Cmimet ne tendera te tilla nuk mund te krahasohen me cmimet e tregut ne vend, sepse vepra ne fjale i kapercen manualet dhe analizat e kostos qe perdoren atje.
    Duhet te zgjerohet imagjinata sepse nuk behet fjale per nje ndertim tip, por per nje ndertim special. Referencat mund te behen vetem duke bere nje krahasim te kostos se kesaj vepre me koston e veprave te tilla te peraferta qe ndertohen ne Ballkan.
    Qe ne dokumentin e shpalljes se tenderit eshte shenuar se pranohen ofertat vetem nga konkurues qe kane nje xhiro mbi 1 miliarde € dhe nje pervoje pune te njohur dhe te pranuar boterisht.


    Une nuk e kuptoj cjane kto mendime " qe kjo veper i kapercen manualet dhe analizat qe perdoren ne vend" dhe meqe i kaperce o burra te vjedhim nja 300 million dollar se u bo deti kos.

    Sikur do jete rruga toke-mars ene se ka bo njeri dhe ne shqiptaret do e bojme per heren e pare. Ka specialista qe me cent ta projektojne koston dhe jo me miliarda dollar. Pastaj ktu nuk ka te bej fare ky hajdutllik me ato qe sjell ti ktu.

    Mos u mundoni te gjeni justifikime qesharake te mbuloni hajdutet nese nuk jeni pjese e vjedhjes. nese u ka rene ndonje cope nga ky 300 million dollar athere po ke te drejte ti mbroni hajdutet.


    Duhet te presim ca do thojne te pandehurit...dhe jo diehardet e salis qe fatkeqesisht ka me shumice ktu ne forum.


    P.S. Meqe eshte shume jashtezakonisht e modhe 300 million dollar do jete me mire sikur titullin e temes tja ja nderroni jo dokumenta te sekuestruara por akuzohen per 300 million dollar vjedhje.

  8. #78
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Mos harro se tuneli rrugor eshte nje veper shume e kushtueshme dhe vec kesaj ndertimi i tij shoqerohet me te papritura, pavaresisht nga relacioni gjeologjik dhe studimet e tjera.
    Cdo ndryshim nga relacioni gjeologjik, shoqerohet me kosto te reja.
    Vec kesaj kam lexuar se ka nje pike ne kontrate sa i perket shpronesimeve. Shume e drejte, sepse burokracia shqiptare kujtohet shume vone te kryeje punen e saj dhe firmat e huaja nuk kane kohe te presin deri sa te regjistrohen pronat e te behet pagesa e truallit te shpronesuar.
    Perderisa firmes i eshte vene nje afat kohor, atehere qe te respektohet ky afat duhet qe dhe pala jone te kryeje ne kohe detyrat.
    SHKELJET

    Projekti ende i papërfunduar

    Oponenca teknike

    Supervizioni i munguar

    Fondi limit, i papërcaktuar

    Paradhënia, më e madhe se ç’parashikon ligji

    Ligji i zbatimit të kontratës

    Gjuha e përdorur në dokumentat e tenderit

    Çmimi për njësi i parashikuar në kontratë

    Kufizimi i përgjegjësisë për sipërmarrësin

    Procedura e prokurimit

    Leja e mjedisit

    Leja gjeologjike

    Paligjshmëria e V.K.M.-ve nr.460, 481, 526 dhe 651 të vitit 2006,

    Mungesa e anëtarit shqiptar në komisionin vlerësues në tender

    Kufizimi i sipërmarrësit nga detyrimet tatimore

    Çmimet për njësi më të larta se çmimi i tregut shqiptar

    Relacionet e mbajtura nga ministri M.P.T.T. para Këshillit të Ministrave

    Inicimi i procedurës për në M.P.P.T.T. për

    nxjerrjen e vendimeve nr.460, 481, 526 dhe 651 të vitit 2006


    Tuneli eshte veper shume e kushtueshme, relacioni gjeologjik, shpronesimet bla bla bla etj etj. Te gjitha keto studime behen perpara se te fillojne punimet, dhe jo gjate vazhdimit, te tyre. Nuk mund te fillohen punimet per nje veper madhore kur nuk ka mbaruar akoma projekti. Ne cilin vend te botes jepet nje fond i pa limituar per ndertimin e 50km rruge?? Lexojini mire shkeljet qe jane bere dhe pastaj mbrojini me tezat tuaja partiake..
    Liberté, égalité, fraternité

  9. #79
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Une kujtoja se Shekulli ishte gazete, por me sa duket qenka kthyer ne GJYKATE dhe ia ka marre stafeten Gazetes Shqiptare qe ka prere edhe flete-arresti ne editorialet e veta para se kete gje ta bente prokuroria shqiptare.

    Tani une po pres te lexoj se cfare ka ministri Basha per te thene per akuzat, po pres qe ai te shkoje ne prokurori dhe te ndihmoje hetimet, po pres qe mundesisht te heqi edhe imunitetin e deputetit dhe ti shkoje deri ne fund perballjes me drejtesine. Nese gjykata e denon si te korruptuar ne kete afere, atehere ai nuk e ka vendin ne qeveri por ne burg. nese gjykata e nxjerr si te pafajshem, atehere te gjithe ata qe e akuzuan, perfshi ketu edhe gazeten e minoritarit Kokedhima dhe bashkefshatareve te tij qe kane shkruajtur me lart, duhet ti kerkojne nje falje publike ministrit te jashtem shqiptar.

    Pozitive eshte fakti qe pas 10 vjetesh edhe gazeta si Shekulli e kane marre seriozisht problemin e korrupsionit dhe po e denoncojne hapur ate ne faqet e gazetes se saj. U desh qe qeveria te nderronte duar qe edhe Kokedhima te fillonte te luftonte korrupsionin.

    Fjalen e fundit e thone gjykatat dhe cdo i akuzuar per mua eshte i pafajshem per aq kohe sa gjykata nuk e ka thene fjalen e saj te fundit. E aplikon gjithe bota e qyteteruar, nuk do te ishte keq ta aplikonit edhe ju, apo jo?!

    Albo

    Eh shoku Albo te drejte ke ti, nuk denohet asnje per sa kohe qe nuk eshte shpallur nga nje gjykate i fajshem, por kete meter ti e perdor vetem aty ku te intereson e i vjen mbare verberise politike e klaneve mafjoze te pd-se. Eshte i cuditshem fakti se ti e disa te tjere ketu ne Forum e keni bere Ramen kriminelin me te madh te te gjitha koherave edhe pse ai kurr nuk ka eshte ulur ne kryeministri edhe pse ai nuk ishte ne karrigen e presidentit gjate viteve 92-97 edhe pse ai kurr nuk ndertoi klane te armatosura si Sala e Nano. Ne kete rast ti dhe te tjere ketu, jo vetm qe keni ndertuar akuza te kota e triviale, por keni arriturr te shpallni dhe me himtesi se si qysh e tek ka vjedhur kush ne baze te artikujve te gazetes 55 dhe demagogjise Berishiane. Ju akuzuat dhe denuat Moisiun pa vendime gjykate, akuzoni dhe do arrini te denoni dhe prokurorin e pergjithshem pa vendime gjykate. Ti dhe tipa te tjere si ti akuzojne dhe denojne edhe organizata jo-qeveritare qe i grrisin fytyren cetave tuaja klanore per vjedhje e abuzime etj etj pa asnje lloj prove dhe pa vendime gjykate. Ju akuzoni si kryemafioz e kryekriminel dike qe me pas e mbroni si liderin e vetem te paster te PS. E te gjitha keto pa vendime gjykatash.

    Si mundesh ti Albo te flasesh me kete gjuhe kur ne cdo teme tjeter je nje shpifes, e loder e demagogjise Berishiane? Si mundesh ti te permendesh gjykatat kur ne cdo rast kur te jane pergjigjur njerzit me citime ligjesh dhe perdorimin e drejte te tyre je mcehur pas heshtjes?

    Kur vendos nje meter Albo duhet ta perdoresh per te gjithe njesoj. Ne ate rast mund te thuhet per ty se mbron nje mendim koherent dhe se ke mendime te pavarura e te pangjryosura. Por konkretisht ti nuk ke te tilla. Ti je si Brari vetem se me fjalor pakez me te zgjedhur.

    Por plehut te bajgave sado parfum ti hedhesh perseri pleher bajgash mbetet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga JestersWorld : 12-09-2007 më 09:55
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  10. #80
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga Ujku'80 Lexo Postimin
    SHKELJET

    Projekti ende i papërfunduar

    Oponenca teknike

    Supervizioni i munguar

    Fondi limit, i papërcaktuar

    Paradhënia, më e madhe se ç’parashikon ligji

    Ligji i zbatimit të kontratës

    Gjuha e përdorur në dokumentat e tenderit

    Çmimi për njësi i parashikuar në kontratë

    Kufizimi i përgjegjësisë për sipërmarrësin

    Procedura e prokurimit

    Leja e mjedisit

    Leja gjeologjike

    Paligjshmëria e V.K.M.-ve nr.460, 481, 526 dhe 651 të vitit 2006,

    Mungesa e anëtarit shqiptar në komisionin vlerësues në tender

    Kufizimi i sipërmarrësit nga detyrimet tatimore

    Çmimet për njësi më të larta se çmimi i tregut shqiptar

    Relacionet e mbajtura nga ministri M.P.T.T. para Këshillit të Ministrave

    Inicimi i procedurës për në M.P.P.T.T. për

    nxjerrjen e vendimeve nr.460, 481, 526 dhe 651 të vitit 2006


    Tuneli eshte veper shume e kushtueshme, relacioni gjeologjik, shpronesimet bla bla bla etj etj. Te gjitha keto studime behen perpara se te fillojne punimet, dhe jo gjate vazhdimit, te tyre. Nuk mund te fillohen punimet per nje veper madhore kur nuk ka mbaruar akoma projekti. Ne cilin vend te botes jepet nje fond i pa limituar per ndertimin e 50km rruge?? Lexojini mire shkeljet qe jane bere dhe pastaj mbrojini me tezat tuaja partiake..

    Cila prej ketyra shkeljeve qe ti ke renditur me lart e damkos ministrin si te korruptuar? Akuza e vetme qe une shoh nga keto shkelje eshte ajo per PAAFTESI NE KRYERJEN E DETYRES. Te jesh i paafte dhe te jesh i korruptuar nuk jane e njejta gje.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

Faqja 8 prej 21 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhën si ‘agjent serb’
    Nga ex-x në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  3. Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 16:04
  4. Moisiu: Nuk nënshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  5. Histori me vlere per te kuptuar "Dosjet"
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 18:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •