Close
Faqja 20 prej 21 FillimFillim ... 1018192021 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 209
  1. #191
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    nashi edhe greket po japin ndihmesen e tyre per thashethemnajen qe eshte ngritur per rrugen Durres Prishtine, Kalanzopulos drejtoresha per ballkanin e BB ka thene se BB nuk ka dijeni per firmen fituese te tenderit dhe se nuk ka pasur asnje informim nga qeveria shqipetare per kete çeshtje.


    pas deklarates se perfaqesueses se BB kryeministri Sali Berisha tha ne kuvend se Kalanzalopulos ka bere nje lapsus ne qendrimin e saje.Zonja tha se firma ndertimit ke bere dhe projektin inxhinerik.Ky eshte nje lapsus pasi Italconsult dhe Steau kane qene ato kompani qe kane bere kete plan,keto jane shpifje te turpshme ka thene Berisha gjate seances se sotme qe ka nisur paradite dhe ende vazhdon,ndersa socialistet,nepermjet nenkryetarit te grupit kuvendor Erjon Braçe akuzuan shumicen se po shperdoron me projektet çka vertetohet per dite dhe nga nderkombetaret.
    Balkan Web
    Ndryshuar për herë të fundit nga skampin : 26-12-2007 më 23:09

  2. #192
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579
    Kosova fobia dhe kompleksi i etërve i ndjek dhe do t'i ndjekë
    Shkruan: Lulzim BASHA

    Paralajmërimi shumë i gjatë i kësaj seance, shtyrja për 24 orë e kësaj pike të rendit të ditës, më ka lënë një kohë të gjatë për të menduar se si do t'i drejtohem kësaj seance dhe këtij parlamenti. Ka kaq shumë për të thënë në këndvështrime të ndryshme. Mund të filloja duke thënë atë që është thënë nga të gjithë deputetët këtu, majtas dhe djathtas, se ky është pa dyshim projekti më madhor i ndërmarrë ndonjëherë nga një qeveri shqiptare. Rruga e parë që hapën shqiptarët dhe jo pushtuesit e tyre. Rruga që lidh Shqipërinë me Kosovën dhe bashkon dy vëllezër të ndarë nga një histori e dhimbshme dhe një reliev i ashpër. Unë doja, sepse këtu në Shqipëri është e domosdoshme që të deklarohet shpesh që kjo rrugë vazhdimisht ndryshon strategjinë, jo vetëm të Shqipërisë, jo vetëm të Kosovës, por të gjithë rajonit. Se aty janë mpleksur interesa të mëdha, dhjetra, në mos qindra miliard eurosh dhe dollarësh të shtrira në kohë, që ndryshon raportet, shanset për mirëqenie, pesha specifike, ekonomike, politike dhe jo strategjike të kombeve të rajonit tonë. Mund të filloja të flisja atë që me siguri një ditë do të komentohej plotë, luftën e egër dhe të pa princip kundër ndërtimit të kësaj rruge. Do të thoja se si u mblodhën 250 milion euro për këtë rrugë. Unë do të thoja se pavarësisht intensitetit dhe debatit që janë shkaktuar këtu lidhur me fjalët dhe shpifjet që u hodhën kundër rrugës dhe qeverisë, por kundra meje personalisht, që kjo nuk është asgjë. Mund të thoja që imuniteti është më e pakta që mund të japë për këtë rrugë. I jam betuar këtij Parlamenti dhe kolegëve të nderuar, se kjo rrugë është gjëja më e shtrenjtë në jetën time publike. Pse e them këtë? Jo thjesht prej lidhjes emocionale që një ministër i ndershëm Transporti mund të luajë me projektvendim, por si nip Kosove, si djali i një nëne me prindër të dëbuar nga Mitrovica e masakruar, nuk kishte për mua një shans më të madh në çdo vend tjetër në Shqipëri dhe jashtë Shqipërie, se ky që më dha Zoti, zgjedhësit dhe kryeministri, për të qenë pjesë e këtij projekti madhor, historik. Kjo është sfidë që ne s'mund ta kapërcejmë vetëm me një buzëqeshje ironike, pasi sot nuk ka asnjë person në atë anë të Parlamentit apo në këtë anë të Parlamentit, brenda apo jashtë tij, që mund ta ndalojë këtë rrugë. Kjo rrugë nuk mund të ndalojë më. Prandaj, ndonëse mendoja dhe mund të thoja që kjo është beteja e rrugës, nuk mund të ishte e sinqertë. Nuk do të ishte e ndershme. Kjo nuk është beteja e rrugës, nuk është vazhdimi i betejës për rrugën. Betejën për rrugën e fituam. Pra, ajo po ndërtohet dhe kjo është më e mira për shumicën dhe më e keqja për pakicën. Po ndërtohet dhe do të ndërtohet brenda një kohe shumë të shkurtër. Do të jetë atje. E ftohtë në dimër, e ngrohtë në verë, madhështore, me katër korsi dhe me dy tunele, dhe, për herë të parë, do të mundësojë një realitet të pamenduar ndonjëherë nga një gjeneratë shqiptarësh që jetojnë në të dy anët e kufirit. Lëvizje të lirë, të shpejtë dhe të pakushtueshme midis Prishtinës dhe Tiranës, midis Podojevës dhe Durrësit. Ndonëse armiqtë dhe kundërshtarët brenda këtij Parlamenti dhe jashtë tij, brenda këtij vendi dhe jashtë këtij vendi, ata që për 10 vjet me radhë u përpoqën ta ndalonin dhe sot e kësaj dite vazhdojnë ta ndalojnë. Nuk ka gjë, rruga është me katër korsi, ka shpatulla të gjera për baltën. Mund të thoja që kjo është një luftë e pastër politike e një grupi individësh, e një korbi dhe disa laraskave, të cilët marrohen nga ajo që rruga përfaqëson. Çfarë përfaqëson kjo rrugë në vitin 2009 kur të ketë përfunduar së ndërtuari? Vullnetin politik të hekurt të një qeverie që nuk vendos asgjë mbi interesat sovrane të vendit dhe interesat kombëtare. Vullnet të hekurt të kësaj qeverie që ato 100 milion dollarë të taksapaguesve shqiptarë që mblidhen dhe shkojnë në investimet publike, kurrë më të mos përfundojnë xhepave të pushtetarëve. Aftësi për të dialoguar me partnerët ndërkombëtarë, për të tejkaluar pengesat dhe për t'i bindur ata, për të ecur përpara me investimet. E tmerrshme do të ishte. Një nga mësimet e shkurtra ose të para në jetën time të shkurtër politike, është që ta vendos veten në pozitat e kundërshtarit. E tmerrshme do të ishte të krahasonim modelet. Fasadat e Tiranës, bulevardin me garanci 70 vjeçare që u prish, autostradën e vdekjes, me raportin e investimeve të kësaj qeverie, jo vetëm Durrës Kukës, jo vetëm Lushnje Fier, jo vetëm Levan Vlorë, Shkodër Hani i Hotit, Qafë Thanë Qafë Plloç, Bllac Qafë Prush. Jo vetëm mirëmbajtja në rrugët sekondare të rrjetit kombëtar, të cilat vetëm për vitin e kaluar ishin 4 fish, duke e krahasuar me atë që kanë bërë qeveritë socialiste në 8 vjet. Dy porte kryesore që zmadhohen dhe marrin rolin e Korridorit 8. Në total, 2 miliard euro investime vetëm për infrastrukturën. Me çfarë do t'i krahasoni, ju zotërinj?! Fasadave po u del boja. Vitin që vjen është 10 vjetori në pushtet i korbit të rrugës, i cili, çdo vit që kalon, me mashtrimet, shpifjet dhe vjedhjet e denoncuara nga shtypi plaket, rrudhet, thinjet. Nuk ka asnjë mundësi të krahasohet me reformat e kësaj qeverie. Prandaj, dy vjet para zgjedhjes sulmon atë që sot është qeveria me investimet më të mëdha në gadishullin ballkanik. Mund të thoja për gjenezën e disa prej anëtarëve të këtij Parlamenti dhe të disa jashtë këtij Parlamenti. Ekzistojnë komplekset e baballarëve dhe gjyshërve. Kundërshtarët më të rreptë i bashkon diçka. Ata vetë ose baballarët e tyre kanë qenë rreth një tavoline 10 15 apo 20 vjet më parë. Nuk ka rëndësi nëse kanë qenë tavolinat e Sigurimit të Shtetit, Byrosë Politike, Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë. Kosova fobia dhe kompleksi i etërve i ndjek dhe do t'i ndjekë. Ky është problemi i tyre. Nuk besoj kurrë se është problem i një force politike. Sa do që detyrohen, por qartësisht është kompleksi i tyre. Mund të thoja që në thelb të kësaj beteje qëndron frika e vjetërimit të modelit që sapo përmenda. Një model shterpë, i cili, përveç krijimit të korrupsionit mediatik, blerjes, shfrytëzimit dhe abuzimit të shoqërisë civile, prishjes së kioskave të parkut të rregullimit të Lanës, nuk ka kontribute të tjera në shoqërinë shqiptare. Mund të thoja se mbi të gjitha, në këtë përplasje vizionesh dhe idesh, kur gjithë kjo të përfundojë, emrat e atyre që kanë hedhur baltë mbi këtë rrugë, do të jenë harruar, ndërsa rruga do të ngelet aty duke funksionuar. Mund të thoja se çdo vit që nuk është ndërtuar rruga, dëmi ekonomik i shoqërisë shqiptare llogaritet nga ekspertët e pavarur rreth 60 milion euro. 200 milion euro llogaritet të jetë tregtia e Serbisë me Kosovën, e cila do të shmanget në rast të embargos ekonomike. Çfarë thonë ekspertët? Kjo tregti do të ndahet mes Malit të Zi dhe Maqedonisë. Do t'i thoja të gjitha këto, por mendoj se sot, duke më dhënë me krenari rastin për të mbrojtur këtë projekt madhor, fati më sjell në dorë të shikoj këtë moment si një shans për t'u ndarë nga e keqja. Një shans për t'u ndarë nga e keqja. Kundërshtarë politikë, por që besojnë për një të ardhme më të mirë të vendit tonë dhe të qytetarëve tanë. Një mundësi për t'u ndarë nga e keqja, duke vënë mbi të gjitha të vërtetën dhe fatet, ligjin dhe ndershmërinë. Prova më e mirë kundër shpifjes dhe përbaltjes. Ndarje nga e keqja. Tre fjalë: ndarja nga e keqja, ky është shansi që ne kemi sot. Duke votuar për heqjen e imunitetit, pas një akuze të analizuar qartësisht nga Këshilli për Rregulloren dhe Imunitetin, të cilës nuk kam çfarë t'i shtoj, krejtësisht të pabazuara ligjore. Ne i japim shansin Prokurorisë së Përgjithshme të vërtetojë ose të hedhë poshtë baltën, shpifjen, luftën ndaj atyre që do t'u harrohen emrat kur rruga të ketë mbaruar me kaq zell mbi këtë projekt. Do të vendosim standardet për të gjithë ata që shpifjen dhe përbaltjen i kanë veglat e ndotjes, të së keqes, një standard për të mirën, për të ndershmen. Ky është një shans i madh. Të gjithë ata që besojnë tek e mira, e ndershmja, të gjithë ata që besojnë që Shqipëria, me të gjitha problemet që ka po ecën drejt një të ardhmeje më të mirë, duhet ta mbështesin këtë kërkesë të Këshillit të Rregullores, Imuniteteve dhe Mandateve. U kërkoj të gjithë deputetëve në këtë sallë, gjithë miqve dhe kundërshtarëve ta votojnë dhe ta mbështesin atë. Duke kërkuar brenda rregullave që këtë ta bëjmë me votim të hapur, duke u ndarë nga e keqja, duke vendosur këtë standard, ne i hapim rrugë rritjes së Shqipërisë nga një vend ku tragjikomikja, shpifja dhe gënjeshtra në një metër katror të Tiranës, influencon shqiptarët nga Vermoshi në Konispol, drejt bërjes së vendit tonë më serioz, dhënies se seriozitetit që meriton një vend anëtar, një vend kandidat për anëtarësimin në NATO. Dhe me këtë i bëjmë shërbimin më të madh si ligjvënës, si deputetë dhe si qytetarë.

    (Fjalim i ministrit aktual të Punëve të jashtme në seancën e Parlamentit shqiptar për heqjen e imunitetit për akuzat e prokurorisë sa ishte ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionti)
    (marrë nga agjencia QIK)

  3. #193
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2004
    Postime
    298

    ...nuk jam dakort keshtu...

    ...mendoj qe forumi eshte per te shprehur mendimet tona personale dhe jo me pru ketu artikuj gazetash ashtu sic kane bere disa para meje dhe ashtu sic po bej edhe une tani duke u pergjigj me artikull gazete.


    Basha, zoti si kryeminister dhe atdheu


    Andrea Stefani

    "E mira e përgjithshme nuk mund të bëhet pretekst për një krim" - shkruan Uniston Çërçill në Historinë e Britanisë. Është një thënie që ngërthen thelbin e debatit mbi rrugën Durrës-Kukës. Qeveria, shumica e saj në Parlament dhe ministri i akuzuar, Lulzim Basha, këmbëngulin se rruga është një vepër madhore, për të mirën e të gjithë shqiptarëve dhe se të gjithë kritikat e drejtuara ndaj mënyrës si po kryhet ky investim janë të nxitura nga qëllime armiqësore, antishqiptare, antikosovare. Ndërkaq, opozita politike dhe të gjithë të tjerët që po denoncojnë shkeljen e ligjit dhe procedurave të tenderimit për këtë vepër, theksojnë po ashtu se rruga Durrës-Kukës është një vepër për të mirën e të gjithëve (madje vetë Berisha ka thënë se ajo do u shërbejë edhe serbëve), por ndërkohë këmbëngulin si Çërçilli se kjo e mirë e përgjithshme nuk mund të bëhet pretekst për korrupsion. Çështja do të gjente zgjidhje mjaft të qashtër sikur në Shqipëri të kish prokurori dhe drejtësi të pavarur nga politika. Por meqenëse gjëra të tilla janë ende një ëndërr, debati ka rrëshqitur në batakun e një propagande shterpë që beson se fjala është më e fortë se e vërteta. Një besim të tillë shfaqi së fundmi edhe ministri Basha, gjatë një seance parlamentare ku u debatua dhe u votua heqja e imunitetit të tij. Në një panegjirik ku Kryeministri Berisha u shpall në një nivel me Zotin, popullin dhe atdheun, ministri i dyshuar nuk përdori fare argumente juridike, por vetëm politike, nuk ju drejtua ligjit por propagandës, nuk u përpoq të kthjellojë arsyen e publikut por të sundojë pasionet e publikut, në mënyrë që të skllavërojë arsyen e publikut. Dhe si përherë në kësi rastesh, qe e pamundur që edhe "demokrati i ri" Basha të mos e shpallte opozitën politike dhe liderin e saj si tradhtarë të interesave të kombit. Por sa vlerë kanë këto fjalë përballë faktit që edhe institucionet ndërkombëtare si FMN dhe Banka Botërore po shpalosin publikisht dyshime dhe kritika mbi procedurat e tenderimit dhe mënyrën e financimit të kësaj vepre me të vërtetë historike për shqiptarët? Dhe mbi të gjitha, sa vlerë do të kenë këto dyshime për prokurorinë?


    ***

    Që në krye të fjalës së tij në Kuvend, ministri Basha përmendi "luftën e egër dhe pa princip kundër ndërtimit të kësaj rruge" apo "shpifjet që u hodhën kundër rrugës dhe qeverisë". Fjalori revokon një të kaluar jo të largët komuniste, kur njerëzit në Shqipëri ndaheshin në të miq ose armiq të Atdheut. Po a është i përligjur një tërbim i tillë i ministrit kundër lirisë së kritikës? Dhe a kupton ky deputet "demokrat" se njeriu i lirë ka të drejtë të kritikojë edhe Atdheun vetë? Por këtu nuk është fare fjala për këtë. Askush nga opozita politike dhe ata jashtë opozitës që kanë shfaqur dyshime mbi korruptimin e këtij investimi nuk kanë thënë në asnjë rast se rruga nuk duhet ndërtuar. Përkundrazi, ata thonë edhe sot e kësaj dite dhe me plot gojën, që rruga duhet ndërtuar dhe sa më shpejt. Madje hedhin dyshime se korruptimi i qeverisë dhe i investimit rrezikon seriozisht përfundimin e tij edhe më të shpejtë. Ata që Basha i cilësoi si "armiq brenda këtij... Parlamenti dhe jashtë tij", që janë përpjekur prej 10 vjetësh dhe ende përpiqen ta ndalojnë ndërtimin e rrugës, kërkojnë të qartësohen (dhe bashkë me ta edhe publiku) se sa atdhetarisht dhe ligjshmërish po përdoren qindra milionë euro të publikut tejet të varfër shqiptar. Sepse megjithëse rruga është qartazi mjaft atdhetare, ka dyshime se atje po shpenzohen shumë më tepër para se sa nevojiten realisht. Në fund të fundit ka një akuzë të prokurorisë të bërë publike dhe deputetët, politikanët, gazetarët, qytetarët kanë të drejtë të pyesin dhe për të gjetur të vërtetën. Prandaj Basha, Berisha dhe shumica nuk ka pse zemërohen dhe të shpallin armiqësore çdo hetim apo pyetje rreth rrugës, sepse dukuria e dyshimit dhe e kritikës është edhe thelbi i lirisë politike dhe i lirisë së fjalës. Basha duhet të mësojë se është staliniste dhe enveriste që gjithë këtë kureshtje dhe skepticizëm publik ndaj respektimit të ligjit në një investim ta damkosë si "një luftë të pastër politike" të një grupi individësh dhe të një "korbi" (që nënkuptohet se është kreu i opozitës Edi Rama), që sipas Bashës vuajnë nga Kosova-fobia që e trashëgojnë në gjenezën e tyre, nga etërit e tyre. Edhe gjenocidi i kish mbetur pa përdorur kundër kritikës. Krejt në kundërshtim me mllefosjen e Bashës, historia e demokracisë botërore është e mbushur me dyshime dhe akuza të medias apo opozitave politike, lidhur me korruptimin e investimeve shumë madhore dhe shumë atdhetare. Gazetari dhe botuesi i famshëm Jozef Pulitzer, simboli i pavarësisë dhe investigimit në gazetari, udhëhoqi një akuzë të tmerrshme korrupsioni kundër qeverisë dhe Presidentit të SHBA. Dhe e fitoi në sajë të kurajës dhe pushtetit të pavarur të drejtësisë që nuk trembej nga qeveria, e cila e hodhi në gjyq Pulitzerin. Në fakt, demokracia nuk do ta kishte të gjatë, as në SHBA, nëse qeveritë dhe pinjollët e tyre do të kishin mundur (sikundër po synon sot Basha dhe shumica) t‘ia mbyllnin gojën medias, opozitës, shoqërisë civile "në emër të së mirës së kombit dhe Atdheut".


    ***

    Vetëm Basha e do më shumë Kosovën sepse, sikundër pohoi, është nip Kosove. Basha ka lindur me këmishë. Sepse të gjithë të tjerët që nuk janë nipër Kosove, paskan fatalisht premisa për të mos e dashur Kosovën. Vetëm një shteg shpëtimi i lë ky lokalizim vulgar i atdhetarizmit atyre që nuk janë nga Kosova, por që duan të provojnë se e duan atë. Në këtë rast, prova e dashurisë për Kosovën është që të mos kritikosh nipin e saj, Bashën, dhe të jesh politikisht me partinë e Bashës apo qeverinë e Bashës. Të mos kritikosh as shkeljet e ligjit që Basha mund të ketë bërë në investimin historik të rrugës Rrëshen-Kalimash. Natyrisht as edhe me Kryeministrin Berisha, të cilin Basha e vuri në një plan me Zotin dhe Atdheun. Basha deklaroi se nuk kishte shans më të madh për të se ai për të qenë pjesë e projektit historik të rrugës Durrë-Kukës, shans që ja dhanë "Zoti, zgjedhësit dhe Kryeministri". Por meqenëse dihet se është Kryeministri ai që i ka dhënë Bashës edhe zgjedhësit edhe rrugën, nuk është aspak çudi që Kryeministri të jetë për Bashën edhe më lart se Zoti. Megjithatë ai e shpalli "modestish" barabar me Perëndinë. Çfarë mendësie demokratike!

    E megjithatë do të vijë ora kur debati mbi rrugën Durrës-Kukës të dalë nga kthetrat e propagandës për t‘u futur nën shqyrtimin e ftohtë të drejtësisë. Nuk dihet se kur do të ndodhë, por do të vijë dita kur drejtësia me sy të lidhur (për të mos parë se kë ka përpara, "atdhetarë" apo "tradhtarë") do të peshojë me gurët e ligjit vetëm provat. Do të peshojë jo vetëm akuzat e prokurorisë shqiptare për Bashën dhe bashkëpunëtorët e tij, por edhe dyshimet e institucioneve ndërkombëtare. Do të shqyrtojë për shembull se përse përfaqësuesi i FMN, Bell, u detyrua të pohojë pak ditë më parë se "projekti u kontraktua jashtë kornizës normale ku do të kishte oferta konkurruese nga shumë burime që do të siguronte çmimin më të ulët dhe do të kish më shumë kontroll mbi kostot". Ky është një pohim shumë alarmant, sepse nënkupton mundësinë e tejkalimit të kostove dhe çmimit të investimit pikërisht për shkak të mungesës së konkurrencës në tenderim. Nuk ka thënë më pak edhe drejtoresha e Bankës Botërore, Kalanzopulos. Javën që kaloi ajo i deklaroi "Zërit të Amerikës" se projekti i rrugës Durrës-Kukës është i arsyeshëm nga pikëpamja e zhvillimit, por "ai iu dha një kompanie pa kaluar në procesin e konkurrimit. Kjo nuk është mënyra e kontraktimit që ne i këshillojmë qeveritë të ndërmarrin" - shtoi ajo. Të shohim nëse prokuroria dhe më pas drejtësia do t‘i marrin parasysh këto dyshime të bëra publike. Pas tyre fshihet e vërteta ndaj të cilës Basha betohet me fjalë, por tmerrohet me vepra. Ato dyshime nuk mund të neglizhohen vetëm pse Kryeministri i kualifikon publikisht si "lapsuse" të Bankës Botërore. Dhe nuk mund të mos vësh re se të gjithë pohimet e FMN dhe BB janë, në thelb, as më shumë dhe as më pak, veç kritikat e formuluara nga opozita, e formuluara në media apo nga shoqëria civile, lidhur me mënyrën si po investohen paratë e taksapagueseve shqiptarë në rrugën Durrës-Kukës, kritika që Basha sapo i shpalli tradhti ndaj Atdheut. Por këto kritika duan të zbulojnë pikërisht nëse milionat e shqiptarëve po përdoren atdhetarisht apo tradhtisht. Sepse korrupsioni është sot një nga tradhtitë më të mëdha ndaj Atdheut. Ndaj t‘ia kundërvësh Atdheun lirisë së kritikës (si po bën Basha dhe Zoti i tij politik) do të thotë t‘ia kundërvësh atë lirisë së fjalës, t‘ia kundërvësh Atdheun opozitës ose lirisë politike, t‘ia kundërvësh Atdheun-Demokracisë. Diktatori Enver Hoxha nuk bëri më shumë. Ndoshta mosha nuk e lejon Bashën të kujtojë se vetëm në atë kohë, demokracia si kritikë ndaj partisë, liderit dhe qeverisë, shpallej tradhti e lartë ndaj Atdheut. Tani përsëri?







    © Gazeta Shqip - 2006-2007

  4. #194
    Ne fakt e gjithe kjo ka nisur jo nga opozita e Stefan-Brace-Nanos (Mustafes), por nga etja karrieriste politike dhe makuteria ekonomike e nje njeriu te quajtur Arben Mece dhe te sponsorizuesve qe qendrojne pas tij.

    Etjen dhe inatet e tij per Bashen, kane nisur qe ne momentin qe ai u caktua minister ne qeverine e Berishes dhe ai si specialist u caktua te jete mekembesi i Bashes.

    Sipas Meces, Basha erdhi ne krye te KOP me misionin e "mbrojtjes dhe pastrimit" te figures se Beishes pas ngjarjeve te vitit 1997!

    Ai u ndje i "fyer" kur Basha u caktua minister, sepse sipas tij ai ishe "nje person i panjohur", ndersa ai vete ishte nje "VIP" qe ne ngjarjet e Dhjetorit 1990, kohe kur flinte ne nje dhome ne qytetin Studenti.

    Sic mund te merret me mend, Basha ndoshta prishi nje konjukture te krijuar nga disa firma ndertimi (te lidhur me politiken), nga disa inxhiniere dhe specialiste te ndertimit, te cilet permes Meces do te duhej te kontrollonin investimet madhore ne infrastrukture.

    Basha i ardhur jashte konjukturave te kryeqytetit shqiptar, nuk e mendonte kurre se ne mjedisin e asaj ministrie, kishte dhe vazhdon te kete, tentakula te nje sistemi mafioz te instaluara nder vite dhe vecanerisht gjate qeverisjes se Metes.

    Keto tentakula percaktonin tenderat, cmimet e tenderave, shperblimet, ku do te blihej lenda e pare (cimento, hekur, beton, inerte), si do te shperndaheshin investimet etj.

    Ardhja e Bashes nuk keputi tentakulat atje, por krijoi hendekun e nderlidhjes se planeve dhe rrjedhimisht coi ne deshtimin e sponsorizuesve (firma te ndertimi te lidhur me politikane te larte opozitare) te emerimeve te qeverisjeve te meparshme.

    Mece duke pare se doli jashte loje, nuk i mbeti gje tjeter vecse te krijoje rremuje
    mediatike, permes perhapjes se lajmit se investimi ne fjale ishte kryer ne rruge antiligjore.

    Sponsorizuesit e tij e nxiten nje lufte te tille, me qellim krijimin e gjendjes si ne Kroaci, kur opozita do te vinte me zgjedhje te parakohshme ne pushtet (deshtimi i zgjedhjes se presidentit) dhe kontrata me Bechtel-Enka do te prishej, per t'i hapur rrugen realizimit te planeve te tyre.

    Vereni se si opozita sulmon sot investimin ne kete rruge, sulmon Bashen si prishes i konjukures dhe vecanerisht sulmon presidentin Topi dhe deputetet socialiste qe votuan pro tij.

    Zgjedhja e Topit, shenon shuarjen perfundimtare te planeve mafioze per te kontrolluar investimet e medha ne infrastrukture.

    Te humbur ne aspektin ekonomik, ata tash bahen vetem pas sulmeve ndaj Bashes, gjoja per te mbrojtur ligjin!?

    Ne te vertete koha do ta provoje, se nje grusht politikanesh ne opozite (dhe ndoshta dhe disa ne pozite) kane vite qe kane krijuar mafien e ndertimit dhe qe kontrollojne permes saj cmimet, shitjet, tregjet, pronat etj.

    Te vjen keq qe ne kete kryqezate, marrin pjese ndoshta per hir te besnikerise politike edhe shqiptare te Kosoves (pa permendur emra), te cilet perdoren si mish per top.
    Ata kane gjetur nje teze bajate si ate "ndihmes qe ka dhene Basha ne perpilimin e aktakuzave per X apo Y"! Ne nje kohe kur keta duhej jo vetem te mbeshtetsnin realizimin e projektit por nga ana tjeter te mos lejonin veten qe te beheshin viktima te lojes se ndyre politike ne Shqiperi.


    Prokuroria shqiptare duhet ti shkoje deri ne fund akuzave per investimet ne infrastrukture qe nga viti 1998 e deri me sot dhe se nese ajo e fiton kete lufte, atehere Shqiperia ka per te fituar nje liri me te madhe dhe investitoret e huaj do te vijne lirshem dhe me besim ne tregun shqiptar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 01-01-2008 më 11:39

  5. #195
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Prokuroria shqiptare duhet ti shkoje deri ne fund akuzave per investimet ne infrastrukture qe nga viti 1998 e deri me sot dhe se nese ajo e fiton kete lufte, atehere Shqiperia ka per te fituar nje liri me te madhe dhe investitoret e huaj do te vijne lirshem dhe me besim ne tregun shqiptar.

    Po ata milljarderat analfabet qe vodhen nga 1991-1998 ti lejme te livadhisin rrugeve?

    Shiko nuk ma merr mendja ka shqiptar qe i thote JO rruges durres-prishtine dhe eshte e kot qe te merremi me llafe boshe. Para dy vjetesh ika ne prishtine dhe me te vertet udhetimi per kukes ishte makaber.


    Qe thua ti nuk eshte nje Mece qe ka hap llafin e keq per min. Basha. Cdo procedure qe eshte ndjek u munduan ta fshehin te verteten.

    Ne fillim qeveria nuk i la prokuroret ti shikojne dokumentat me trego ti pse mos te ishte me letra te hapura qe dhe une nga New York ti lexoj dhe te me mbushet mendja qe Qeveria eshte transparente.

    Pastaj Basha me co priten te ikte prokurori qe e akuzoi dhe te shkonte te deshmonte dhe ksaj pune i vje erra m.ut.


    Ishalla do zoti rruga mbarohet me nje cilesi te larte se gjithe ai tunel i gjate po nuk u bo me standarte te larta do kthehet ne varreza.


    Ndersa gjithe ata qe vjedhin hakun dhe gjakun e pupullit shqiptar nese nuk i denon prokurorja e re me beso ZOTI do i denoj neper gjenerata.

  6. #196
    Citim Postuar më parë nga vagabondo_nyc Lexo Postimin
    Po ata milljarderat analfabet qe vodhen nga 1991-1998 ti lejme te livadhisin rrugeve?

    Shiko nuk ma merr mendja ka shqiptar qe i thote JO rruges durres-prishtine dhe eshte e kot qe te merremi me llafe boshe. Para dy vjetesh ika ne prishtine dhe me te vertet udhetimi per kukes ishte makaber.


    Qe thua ti nuk eshte nje Mece qe ka hap llafin e keq per min. Basha. Cdo procedure qe eshte ndjek u munduan ta fshehin te verteten.

    Ne fillim qeveria nuk i la prokuroret ti shikojne dokumentat me trego ti pse mos te ishte me letra te hapura qe dhe une nga New York ti lexoj dhe te me mbushet mendja qe Qeveria eshte transparente.

    Pastaj Basha me co priten te ikte prokurori qe e akuzoi dhe te shkonte te deshmonte dhe ksaj pune i vje erra m.ut.


    Ishalla do zoti rruga mbarohet me nje cilesi te larte se gjithe ai tunel i gjate po nuk u bo me standarte te larta do kthehet ne varreza.


    Ndersa gjithe ata qe vjedhin hakun dhe gjakun e pupullit shqiptar nese nuk i denon prokurorja e re me beso ZOTI do i denoj neper gjenerata.

    Le t'ja nisin ne cilin vit qe ta shohin te aresyeshme dhe te mundshme.
    Po investimet me te medha ne infrastrukture jane kryer pas vitit 1998 e ne vazhdim.

    Ti mendon se nuk ka shqiptare qe ishte dhe eshte kunder rruges ne fjale?

    Ndersa une e mendoj te kunderten, sepse faktet kane treguar se ka forca politike, grupime krahinore, biznese mafioze qe nuk kane qene te interesuara qe nje investim i tille te behet, sepse sipas tyre nje investim i tille eshte "katastrofe per buxhetin e shtetit dhe per taksapaguesit", se nje investim i tille "ben nje shperndarje jo te perpjesshme te investimeve dhe frenon investimet ne zonat tjera", se nje investim i tille "le mangut investime ne energji" etj qe ndoshta i ke lexuar dhe ti ne shtypn qe komandohet nga oligarket neokomuniste shqiptare.

    Si shpjegohet qe e nga viti 1999, kur mbaroi lufta ne Kosove, kur u akorduan dhe fonde per rrugen ne fjale, kur u ndermoren nisma foshnjarake te Majkos etj nuk u ndermor asgje serioze per rrugen ne fjale?

    Sepse dikujt i ka interesuar dhe i intereson, qe ndermjet shqiptareve te kete perhere pengesa (mundesisht dhe kufinj te rinj)!

    Kjo ka nisur dekada me pare, kur ne krye te Shqiperise erdhi kasta cobano-teneqexhi-komuniste dhe ne vend te krijimit te nje shteti demokratik solli komunizmin rus ne trojet shqiptare dhe ne vend te ndihmes dhe afrimit te shqiptareve jashte kufinjve per liri e zhvillim kombetar, dergoi bandat e Shefqet Pecit e Ethem Gjinushit per te "shpartalluar" nacionalizmin shqiptar dhe per t'ja lene fatin e shqiptareve jashte kufinjve "vellezerve" serbe.

    Kosoves dhe trojeve te tjera etnike ju vu kufiri me tela dhe korent, ne kufirin ndershqiptar nuk ishte i lejuar as zogu te fluturonte!

    Kosova per fatin tone te mire nuk luajti bixhoz me fatet kombetare dhe nga ky shkak mbijetoi Shqiperia e bashke me te dhe dashuria per liri e zhvillim kombetar.

    Dikujt nuk i interesonte dhe pas viteve '90 qe te afroheshin shqiptaret dhe keta ishin pushtuesit serbe dhe marionetat e tyre ne Tirane, qe ne pamundesi te krijimit te frontit unik si ne vitet 1941-1991, kete here nxiti mjete te tjera per te mbajtur e ndezur flaken e percarjes, permes nje propagande te ulet kunder shqiptareve ne Kosove e pjese te tjera.

    Sa i perket procedures se tenderit ne fjale, duhet theksuar se ketu ishte opozita dhe nuk tha ndonje verejtje apo firmat qe moren pjese ne nje tender te shpallur dhe te zhvilluar nderkombetarisht, asnje verejtje nuk paten as per proceduren e as per cmimet me te cilat u konkurua.

    Megjithate Shqiperia kete here duhet te tregoje se ka arritur te vendose shtetin ligjor dhe se bashke me kete tender duhet te mirren ne shqyrtim te gjitha tenderat e zhvilluara nga institucionet shqiptare.

    Sa 10% do te zbulohen kjo ka per te qene nje histori e rralle dhe sa zyrtare te larte e te vegjel jane pasuruar pa u tundur nga karrikja edhe kjo ka per te qene per histori tipike shqiptare.

    Cfare profesione ke qe arrin ne menyre naive te hedhesh dyshim ne cilesine e punes se nje gjiganti ndertimor sic eshte Bechtel?
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 01-01-2008 më 15:31

  7. #197
    Majko: Durrës-Kukës nuk duhet të ndalet

    Ish-kryeministri ka pasur lobe kundër ndërtimit të rrugës

    Kryeministri i Shqipërisë në kohën e luftës së Kosovës, Pandeli Majko, ideator i rrugës Durrës-Kukës, hedh dritë mbi projektin e shumë debatuar. Në një intervistë për "Top Channel" ai vlerësoi se rruga Durrës-Kukës erdhi si rezultat i ndryshimit të balancave gjeopolitike në rajon. "Lufta e Kosovës nuk ishte thjesht e tillë, por ndryshoi edhe raportet e Shqipërisë me fqinjët. Pas luftës së Kosovës ne nuk kishim më fqinje Serbinë, ishim më shumë të interesuar të siguronim linjat e tregut shqiptar, se sa për llogari të tjera", konstatoi Majko. Ai vlerësoi se "lufta" e dytë pas asaj të Kosovës ishte lufta ekonomike, ose vendosja e balancave ekonomike. "Arritëm të hedhim një llaf që Banka Botërore të vinte një dorë. E rëndësishme është që e vuri putrën në këtë projekt. Pastaj ne e dinim se duke marrë garancitë e bankës për një studim të tillë, kjo do absorbonte natyrisht vëmendjen e bankave dhe donatorëve", tha Majko. Sakaq, shtoi ai, logjika më pak e shtrenjtë sigurisht nxiste një lloj përkrahje të ndonjë lloj lobi të caktuar në Bankën Botërore, por edhe të grupeve të caktuara rajonale. Ai kujton vizitën e zëvendëspresidentit të Bankës Botërore në Shqipëri. "Ata bënë një gjest që mund të konsiderohet i veçantë: nuk erdhën me avion, por përdorën makinën nga Mali i Zi, bënë një testim deri diku njerëzor. Ndalonin në pika të ndryshme dhe pyesnin njerëzit. Panë se të gjithë njerëzit e përkrahnin këtë variant që kalonte nga Mirdita", u shpreh Majko. Ish-kryeministri sqaroi se taksa "Majko" do shërbente si një lloj garancie për një kredi me interesa mbase më të larta se sa normalet. "Nga taksa në mënyrë fillestare, taksa ka qenë në kufijtë e 23-30 milionë dollarëve në vit. Ajo ishte jo vetëm e mjaftueshme për të paguar një sasi të caktuar për kredinë, por edhe për të llogaritur një moment investimi direkt", vijoi Majko. Sipas tij, taksa u trajtua në mënyrë të rregullt në buxhetin e 2003-shit, sepse u mor si buxhet nga viti 2002 deri në 2003. "Duke filluar me mënyrat burokratike, u quajt i ngrirë si një borxh i buxhetit të Shqipërisë për rrugën. Unë në fakt nuk kam qenë me këtë logjikë", insistoi Majko. Ai kujtoi se në vitin 2002 depozitoi në Parlament dy projektligje, njëri kaloi dhe tjetri jo. Projekti i parë që kaloi ishte vendosja e taksës. Projektligji i dytë u frenua dhe ishte për krijimin e një llogarie të posaçme që ishte jashtë buxhetit dhe gjithë paratë e taksës do vendoseshin në një llogari. "Kushdo që do vinte taksa, do ishte diçka e veçantë në bankë. Nuk kaloi, edhe pse nga përfaqësues të FMN-së nuk donin të kishte llogari jashtë buxhetit shqiptar", tha Majko. Ish-kryeministri është i mendimit se lugina e Fanit është simboli i rrugës, simboli i debateve dhe diçka që u takonte shqiptarëve ta bënin dhe e bënë. "Faktikisht rruga në periudhën e parë do të luajë rolin e një fshese me korrent, që do thithë para. Mua më shqetëson çdo rol negativ që synon të thithë rruga si projekt. Elementët e natyrave të tjera, për aq kohë sa ka filluar një proces nga prokuroria, nuk është mirë t‘i komentoj", vlerësoi Majko. Ai është i mendimin se rruga nuk bëhet thjesht për të bashkuar këtë apo atë, kjo është një rrugë thellësisht ekonomike. "Të jemi të sinqertë, për mua e rëndësishme është që rruga të bëhet, që unë të ec në asfaltin e asaj rruge", u shpreh Majko.



    Majko, "Kryeministri i luftës"


    Pandeli Majko ishte Kryeministër në kohën e luftës së Kosovës, çka bëri të quhej "Kryeministër i luftës". Në kohën e qeverisjes së parë të tij u shtrua ideja e ndërtimit të kësaj rruge, që do fillonte nga Durrësi dhe do mbaronte në Morinë. Projekt për të cilin filloi të lobonte në qeverisjen e parë të tij. Pas largimit të Majkos, projekti ngeli në rrugë, për të rifilluar në vitin 2002, sërish me vendosjen e taksës së posaçme për rrugën


    Marre nga Gazeta Shqip

  8. #198
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Lufta e rruges Durres-Kukes mund te ndahet tashme ne dy pjese.

    Pjesa e Pare: Rruga të bëhet apo të mos bëhet

    "Kualicioni Antirruge" (kushdo qofshin keta: grek, serb, mafie, antishqiptare)
    kunder
    Sali Berishes

    Rrezultati:
    Fitore e padiskutueshme e Sali Berishes.
    Rruga po behet.
    Ska frymor qe ta ndaloj dot me perfundimin e saj.

    Pjesa e dyte: Shpif shpif se diçka do te mbetet

    Eshte "Kali i zgjedhjeve 2009", te cilit Rama i ka hipur qe ne Mars 2007 dhe pak gjasa ka, qe ti zbres para ketyre zgjedhjeve.
    Per mua kjo eshte me se normale ne demokraci (qe te zgjedhesh nje "Kalë Fushate").
    Ne demokracite e zhvilluara eshte e denueshme qe te shpifesh, por meqenese ne Shqiperi demokracia eshte akoma ne pelena, them qe nuk eshte ndonje hata motoja "Shpif ..."


    Se kush do dal fitimtar ne kete pjese te luftes, vetem ne vjeshten e 2009 mund te dihet me siguri.

    Nje gje mund te parashikohet qe tani:

    meqenese kjo lufte eshte politike dhe deri tani politikani Sali Berisha i ka fituar te gjitha betejat politike (2/3 e komunave dhe bashkive; 3 deputete te rizgjedhur, Presidentin; KLD; Prokurorin; Çarjen e pashmangshme ne 2008 te PS, etc. )
    kunder
    brigadierit te sukseshmet te brigades per sistemimin e përroit "Lanë" ama fillestar ne politik Edi Rama, ateher edhe propabiliteti qe kjo lufte do te mund te fitohet nga Berisha eshte shumë i madh.

    --------------

    Do thoni ju po Lul Basha ku mbeti ne kete histori?!

    Luli pati fatin, si shume pak njerez te afte ne kete bote, qe te jete ne kohen e duhur ne vendin e duhur.
    Nje ngjitje vertikale 90-gradshe, e cila mund ta çoj ne karrigen e Sales ne PD ne nje te ardhme jo shume te larget

    Por

    Luli me rrugen dhe rruga me Lulin nuk ka lidhje.

    RRUGA ESHTE E SALI BERISHES.
    EDHE KUR TE JETE HARRUAR QE SHQIPERIA KA PATUR NJE PRESIDENT APO KRYEMINISTER ME EMRIN SALI BERISHA,
    RRUGA DO TE QUHET E SALI BERISHES.



  9. #199
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Me sa shifet kjo rrug eshte ber hal ne sy te socialistve sidomos pederastit braqe.
    Me gjithate kjo rrug do behet dhe meritor eshte Sali Berisha,per kete gje ai do hyn ne historin shqiptare sepse vet kjo rrug eshte historike,por mafiozve socialist ju pengon sepse keta frigen e kan nga kosova.

  10. #200
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    KLSH: Dëmi 100 milionë euro!!

    J.Llupo
    28-01-2008

    Zbardhet raporti që Kontrolli i Lartë i Shtetit ka çuar në Prokurorinë e Përgjithshme

    Ministria e Transporteve shkaktoi dëm financiar në segmentin Rrëshen-Kalimash në 100 milionë euro

    "Çmimet e ofruara nga kontraktori janë më të larta se ato të miratuara nga DPRR për vitin 2006 dhe variojnë nga 18.9 për qind, deri në 778 për qind më të larta"

    Shkelje dhe abuzime të mëdha financiare ka konstatuar Kontrolli i Lartë i Shtetit në rrugën Rrëshen-Kalimash, ndërsa raporti voluminoz është dërguar në Prokurori, bashkë me një listë akuzash penale dhe civile për punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve. Referuar raportit, dëmi financiar shkon në 100 milionë euro, duke qenë sa ¼ e kontratës (420 milionë euro është kontrata e qeverisë me "Bechtel&Enka") së segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash. Hetimeve të prokurorisë dhe Parlamentit për këtë segment rrugor i shtohet edhe ky raport i rëndësishëm teknik, që nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit është lancuar si më profesionali gjatë këtyre viteve. Raporti i KLSH-së është prej ditësh në tryezën e kryeprokurores Ina Rama, prej së cilës pritet edhe një vendim për ecurinë e mëtejshme të hetimeve, në shënjestër të të cilave është ministri pa imunitet, Lulzim Basha. Tashmë, akuzave të opozitës dhe kritikave të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, i shtohen edhe akuzat e KLSH-së, institucionit qendror të specializuar për kontrollin në vend.

    Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar një seri shkeljesh dhe parregullsi në procedurat e ndjekura për segmentin Rrëshen-Kalimash, pjesë e rrugës Durrës-Kukës-Morinë. Raporti i kontrollit i është dërguar Prokurorisë dhe nuk është bërë publik. Në të cilësohet me shkelje kontrata e lidhur me kompaninë "Bechtel-Enka", e cila, thuhet aty, ka sjellë pasoja ekonomike sidomos në çmimet dhe volumet e punës të përllogaritura nga kompania e që shkojnë, sipas Kontrollit, në 52 milionë euro. Ndërsa 49 milionë të tjera janë taksa që autoritetet shqiptare kanë marrë përsipër t'i paguajnë për llogari të kompanisë ndërtuese. Kontrolli i Shtetit ngarkon me përgjegjësi Ministrinë e Transporteve dhe Drejtorinë e Rrugëve. Një tjetër zë, këtë herë i specializuar, u shtohet dyshimeve mbi shkeljet dhe abuzimet me ndërtimin e segmentit Rrëshen-Kalimash, pjesë e rrugës më të rëndësishme dhe projektit më të madh infrastrukturor të ndërmarrë ndonjëherë nga Shqipëria. Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili nuk është bërë publik, por i është dërguar Prokurorisë, nxjerr në pah një seri momentesh që sipas këtij institucioni, përbëjnë shkelje. Kontrolli ka nisur në prill dhe ka përfunduar në nëntor të vitit të shkuar. Sipas raportit, një kopje të të cilit "Zëri i Amerikës" ka mundur ta sigurojë dhe bëjë publik, problemet kanë shoqëruar të gjithë procesin, që nga nisja e tij me procedurat e ndjekura, deri te zbatimi dhe vonesat e ndryshme, me një kosto paraprake për shtetin shqiptar deri në 100 milionë euro.

    Një pjesë e mirë e shkeljeve të konstatuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit janë ato të vërejtura dhe nga Prokuroria, por që nga përfaqësuesit e shumicës dhe ministri Lulëzim Basha, i cili në 2006 mbulonte Transportet, ato u quajtën të pavërteta, si akuza me një synim politik. Sipas një renditjeje kronologjike, problemet nisin që në fillim. Ndërsa po zhvillohej gara për firmën projektuese, në korrik 2006 nisin procedurat për firmën konsulente për përgatitjen e termave të prokurimit, konkurrimit, përzgjedhjen dhe negocimin e kontratës së ndërtimit, e cila iu dha direkt shoqërisë holandeze "Ecorys Group". Realizimi i tenderit pa projektin e zbatimit, konsiderohet si shkelje me aktet ligjore shqiptare. Por ende pa u nënshkruar kontrata me këtë shoqëri, që duhet të përgatiste tenderin për ndërtimin, qeveria e shpall të hapur këtë garë e cila fitohet nga konsorciumi amerikano-turk "Bechtel & Enka". Kontrata me një vlerë prej 420 milionë eurosh, nënshkruhet sipas një modeli ndërkombëtar. Ajo është me çmim për njësi pune dhe me modelin projekto-ndërto. Negocimi i çmimeve është bërë nga "Ecorys Group", por Kontrolli i Shtetit thekson se nuk ka gjetur asnjë dokument mbi fillimin e negociatave apo mbledhjet dhe takimet mes palëve. Këto negociata, gjithashtu, nuk i janë nënshtruar vlerësimit të një pale të tretë. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve pretendon se kjo ka ndodhur dhe se ka qenë një kompani sllovene, por kontrolli i shtetit thekson se atij nuk i është vënë në dispozicion asnjë dokument që ta vërtetojë. Nga ana tjetër, sipas raportit, "Modeli ndërkombëtar i Kontratës FiDiC nuk është parashikuar në ligjin shqiptar "Për Prokurimin Publik". "Vetë këto lloj kontratash, nuk mund të zbatohen në kushtet e mungesës së projektit të zbatimit dhe të volumeve të punës", thuhet në raport. Po ashtu, sipërmarrja do të kryhet sipas legjislacionit shqiptar, por kushtet e kontratës do të interpretohen sipas ligjit anglez. Raporti vlerëson se një kontratë e tillë ka sjellë pasoja ekonomike, kryesisht me çmimet për njësi, që vlerësohen më të larta se çmimet e tregut shqiptar apo çmime jashtë strukturës së legjislacionit shqiptar për kontratat e ndërtimit.

    Nga krahasimi i 22 zërave të punimeve, që kanë ngjashmëri të plotë me zërat e aplikuar nga Drejtoria e Rrugëve në segmentin pasues Kalimash-Kukës-Morinë, në vitin 2006, "çmimet e ofruara nga kontraktori janë më të larta se ato të miratuara nga DPRR për vitin 2006 dhe variojnë nga 18.9 për qind, deri në 778 për qind më të larta. Disa volume pune, në kontratë janë përcaktuar apriori e disa prej tyre të fryra, si pasojë e mungesës së projektit të zbatimit. Për pasojë rezulton një rritje fiktive e kontratës në vlerën rreth 52 milionë euro", thuhet në raport. KLSH, ka kundërshtuar gjithashtu dhënien e 80 milionë eurove në formë paradhënie, ose 19 për qind të vlerës së kontratës, kur ligji shqiptar parashikon vetëm 10 për qind. Po ashtu 13 milionë të tjera, të parashikuara si Kosto e Tërthortë e Kapitalit, sipas KLSH, nuk parashikohet nga legjislacioni shqiptar. I njëjti vlerësim edhe për 1.650.000 euro për tarifën e menaxhimit. Shkelje cilësohet nga Kontrolli i Lartë i Shtetit edhe vendimi për të shmangur nga detyrimet e TVSH dhe Tatimin në Burim për firmën ndërtuese, të cilat kapin një total prej 49 milionë eurosh. Sipas KLSH edhe firmat e ngarkuara për projektin janë favorizuar nga DPRR, e cila ka marrë përsipër pagesën e 10 për qind të Tatimit në Burim, gjë e cila llogaritet si një dëm prej 378 mijë eurosh. Por ndërsa mungesa e projektit ka sjellë një seri pasojash, autoritetet shqiptare nuk e kanë miratuar atë ndonëse firmat e ngarkuara kanë dorëzuar, sipas raportit, draftet e projekteve që në mesin e vitit të shkuar.

    Për njërin segment ai është kthyer pas. Probleme ka dhe me këto drafte, ku nga oponenca e institucioneve shqiptare del një diferencë prej 4 kilometrash në gjatësinë e rrugës. Vonesat në projekt, sipas raportit, mund të sjellin rritjen e kostos pasi ndërtuesi mund të kërkojë penalitete. Ndërkohë që vetë kompania, sipas raportit, ka vonesa në realizimin e punimeve dhe deri në gushtin e vitit të shkuar kishte realizuar vetëm 10 për qind. E megjithatë, për shkak të hapësirave të kontratës, janë kërkuar edhe afër 142 milionë euro shtesë, gjë që do ta çonte vlerën paraprake të rrugës në 560 milionë euro. Raporti ngarkon me përgjegjësi Ministrinë e Transporteve dhe drejtuesit e Drejtorisë së Rrugëve për shkeljet e konstatuara, por fjala e fundit i mbetet megjithatë drejtësisë. Prokuroria e Përgjithshme, e cila ka në dorë edhe këtë raport, po heton mbi këtë çështje, për të cilën Parlamenti shqiptar në fund të vitit të shkuar miratoi edhe heqjen e imunitetit të ministrit Lulëzim Basha.

    Shkeljet e kontratës

    1)KLSH: Kontrata e lidhur nga qeveria me kompaninë "Bechtel-Enka" është me shkelje, duke sjellë një dëm ekonomik prej 52 milionë eurosh. Shkeljet në kontratë përfshijnë çmimet dhe volumet e punës të përllogaritura nga kompania. Ndërsa 49 milionë të tjera janë taksa që autoritetet shqiptare kanë marrë përsipër t'i paguajnë për llogari të kompanisë ndërtuese. Kontrolli i Shtetit ngarkon me përgjegjësi Ministrinë e Transporteve dhe Drejtorinë e Rrugëve.

    2)Realizimi i tenderit pa projektin e zbatimit konsiderohet si shkelje me aktet ligjore shqiptare. Por ende pa u nënshkruar kontrata me shoqërinë që duhet të përgatiste tenderin për ndërtimin, qeveria e shpall të hapur këtë garë, e cila fitohet nga konsorciumi amerikano-turk "Bechtel & Enka".

    3)Kontrata me një vlerë prej 420 milionë eurosh nënshkruhet sipas një modeli ndërkombëtar. Ajo është me çmim për njësi pune dhe me modelin projekto-ndërto. Negocimi i çmimeve është bërë nga "Ecorys Grup", por Kontrolli i Shtetit thekson se nuk ka gjetur asnjë dokument mbi fillimin e negociatave apo mbledhjet dhe takimet mes palëve. Këto negociata gjithashtu nuk i janë nënshtruar vlerësimit të një pale të tretë. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve pretendon se kjo ka ndodhur dhe se ka qenë një kompani sllovene, por kontrolli i shtetit thekson se atij nuk i është vënë në dispozicion asnjë dokument që ta vërtetojë.

    4)Nga ana tjetër, sipas raportit, "Modeli ndërkombëtar i Kontratës FiDiC nuk është parashikuar në ligjin shqiptar "Për Prokurimin Publik". "Vetë këto lloj kontratash nuk mund të zbatohen në kushtet e mungesës së projektit të zbatimit dhe të volumeve të punës", thuhet në raport. Po ashtu, sipërmarrja do të kryhet sipas legjislacionit shqiptar, por kushtet e kontratës do të interpretohen sipas ligjit anglez. Raporti vlerëson se një kontratë e tillë ka sjellë pasoja ekonomike, kryesisht me çmimet për njësi, që vlerësohen më të lartë se çmimet e tregut shqiptar apo çmime jashtë strukturës së legjislacionit shqiptar për kontratat e ndërtimit.

    5)Nga krahasimi i 22 zërave të punimeve, që kanë ngjashmëri të plotë me zërat e aplikuar nga Drejtoria e Rrugëve në segmentin pasues Kalimash-Kukës-Morinë, në vitin 2006, "çmimet e ofruara nga kontraktori janë më të larta se ato të miratuara nga DPRR për vitin 2006 dhe variojnë nga 18.9 për qind, deri në 778 për qind më të larta. Disa volume pune, në kontratë janë përcaktuar apriori e disa prej tyre të fryra, si pasojë e mungesës së projektit të zbatimit.

    6)Për shkak të hapësirave të kontratës, janë kërkuar edhe afër 142 milionë euro shtesë, gjë që do ta çonte vlerën paraprake të rrugës në 560 milionë euro. Paradhënia prej 142 milionë euro, vjen pas paradhënies prej 80 milionë euro që u dha nga qeveria pa filluar punimet që në virin 2006.

    Në raport bëhet e ditur se çmimet në segmentit Rrëshen-Kalimash janë nga 18.9 për qind, deri në 778 për qind më të larta se ato të miratuara nga DPRR për vitin 2006

    Raporti

    Segmenti i "artë", çmimet 7 herë më lart se tregu

    Krahasimi i çmimeve të punimeve të segmentit Rrëshen-Kalimash, është bërë me ato Kalimash-Kukës-Morinë

    Çmimet e zbatuara për punimet e rrugës Rrëshen-Kalimash janë tepër të larta, krahasuar me ato që zbatohen në tregun vendës. Referuar Raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, segmenti Rrëshen-Kalimash mund të vlerësohet padyshim si rruga e "artë", nëse i referohemi çmimeve me të cilat kompanitë po kryejnë punimet në këtë aks. Në raportin e KLSH bëhet e ditur se, "nga krahasimi i 22 zërave të punimeve, që kanë ngjashmëri të plotë me zërat e aplikuar nga Drejtoria e Rrugëve në segmentin pasues Kalimash-Kukës-Morinë, në vitin 2006, çmimet e ofruara nga kontraktori janë më të larta se ato të miratuara nga DPRR për vitin 2006 dhe variojnë nga 18.9 për qind, deri në 778 për qind më të larta. Disa volume pune në kontratë janë përcaktuar apriori e disa prej tyre të fryra, si pasojë e mungesës së projektit të zbatimit.

    Referuar çmimeve të betoneve të aplikuara nga firmat shqiptare, çmimet e paraqitura për punimet e rrugës Rrëshen-Kalimash janë afërisht 2 herë më të larta. Kështu, referuar çmimeve të punimeve nga kompanitë e huaja, që kanë marrë përsipër të ndërtojnë këtë rrugë, sipas specialistëve, konstatohet se çmimi i betoneve dhe asfaltit është dy herë më i shtrenjtë. Për shtrimin e kësaj rruge, buxheti i shtetit shqiptar do të paguajë 54.85 euro për një metër/katror bazë të stabilizuar me çimento, kur çmimet e aplikuara deri tani nga kompani të ndryshme ndërtuese shkojnë në 2 280 lekë për metër/katror. Edhe përsa i përket shtresave të tjera të asfaltit të rrugës, paraqitet e njëjta situatë. Për shtesën e tapetit, çmimi që do të paguhet për tn është 82.62 euro, ndërsa çmimi aktual në treg sipas specialistëve nuk është më i lartë se 6 100 lekë. Edhe në këtë rast, çmimi i punimeve rezulton të jetë rreth 70% më i shtrenjtë, seç mund të ofrojnë kompanitë e ndryshme që operojnë në treg. Edhe për shtresën e binderit do të paguhet një çmim prej 49.6 euro për tn, kur në treg për këtë punim ofrohet një çmim prej 4 700 lekë për tn. Përsa i përket bazës së trajtuar me asfalt, çmimi i paraqitur për punimet në preventiv është 47.46 tn, nga 3 660 lekë që është çmimi që paraqesin sot kompanitë vendëse, për të realizuar punime të tilla.

    Rruga Durrës-Kukës dhe segmenti i artë i saj përsa i përket çmimit Rrëshen-Kalimash, sot i kushtojnë shqiptarëve më shtrenjtë seç janë investimet totale në buxhet gjatë 2 viteve të mbetura të qeverisjes së djathtë. Çmimet me të cilat kompanitë e huaja po realizojnë punimet e kësaj rruge, vazhdojnë që të mbartin me vete shumë enigma, sipas specialistëve të këtij sektori. Në një pjesë të madhe të tyre konstatohet se ka një dyfishim të çmimit pa dhënë asnjë justifikim, duke rritur në mënyrë fiktive koston e këtij projekti që ende nuk dihet se deri ku mund të shkojë. Lista e çmimeve të dyfishuara vazhdon me betonet e ndryshme që do të përdoren në ndërtimin e rrugës, që pritet të lehtësojë lëvizjen midis Kosovës dhe Shqipërisë. Për një metër/katror betonim për kanalet pa hekur brenda Tunelit 25N/mm2 çmimi i punimeve që do të realizohet është 153 euro, ndërsa në treg kompanitë e ofrojnë këtë çmim për rreth 11 395 lekë. Edhe për betonin për tombino çmimi me të cilin do të kryhen punimet është 174.59 euro për një metër/katror, nga 12 876 lekë për metër/katror që ofrohet ky punim nga firma të ndryshme në vend. Lista vazhdon edhe më tej, ku e njëjta situatë me çmimet e aplikuara për ndërtimin e këtij projekti haset në çdo punim që do të realizohet gjatë 3 viteve të ardhshme, për ndërtimin e këtij segmenti të rëndësishëm.



    Marre nga gazeta "Shekulli"


    Ps...Berisha dhe Basha gjate perurimit te punimeve te Rreshen - Kalimash
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Carpe Diem"

Faqja 20 prej 21 FillimFillim ... 1018192021 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhën si ‘agjent serb’
    Nga ex-x në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  3. Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 16:04
  4. Moisiu: Nuk nënshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  5. Histori me vlere per te kuptuar "Dosjet"
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 18:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •