Close
Faqja 19 prej 21 FillimFillim ... 91718192021 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 209
  1. #181
    Sic duket u lodhem me shkrimet per kete rruge, qe per fatin tone te mire po ndertohet cdo dite dhe qe po e prish qetesine mijera vjecare te atyre aneve, qe po ngjall tek shqiptaret ndjenjen e besimit se me ne fund po behet realitet nje premtim.

    Pas gjithe kesaj "stuhie" pseudogazetareske, qe per fat te keq vetem krijimit te nje opinioni te drejte nuk i sherbejne, por duket haptazi se i sherbejne nje pagese qesharake ne bordero te pronareve te tyre te ligjshem dhe se me shume i sherbejne nje pronari tjeter te fshehte qe zoteron dhe disa gazeta me te cilat ndyn opinionin shqiptar dhe permes te cilave perpiqet te mbroje interesat e tij personale dhe te klaneve te opozites se sotme, qe e mbajten me fonde per vite te tera.

    Edhe vete ky pronar eshte i vene teresisht ne sherbim te interesave te nje njeriu pa principe dhe te nje njeriu pa asnje lidhje me politiken shqiptare, por te lidhur teresisht me interesa te fshehta me "bose te firmave te ndertimit qe po bejne kerdine ne tregun e ndertimeve ne Shqiperi.

    Ne Shqiperi duhet te ndryshohet shumecka ne ligjshmerine e prokurimeve me fonde publike!

    Ministria perkatese duhet te nxise dhe te pershpejtoje pergatitjen e nje manuali bashkekohor te ndertimit, i cili duhet te jete i detyrueshem sa i perket projektimit dhe ndertimit te objekteve qe financohen nga buxheti i shtetit.
    Manuali duhet te bazohet mbi pervojen me te mire shqiptare dhe me te mire te vendeve te BE-se.
    Vec kesaj, Ministria duhet te regjistroje ne nje database te gjitha cmimet e zerave te ndertimit ne qytete dhe zona te ndryshme dhe permes tyre te krijoje nje bordero te cmimeve mesatare per cdo ze, qe te sherbeje dhe si orientues per arkitektet, byrote e projektimeve, etj per te bere te mundur qe ato te percaktojne cmimin e perafert te objekteve qe do te prokurohen.
    Kudo ne Europe cmmet mesatare te ndertimit botohen!
    Per me teper ne ligjin e prokurimeve te ndertimit, duhet te parashikohet dhe nje formule e rishikimit te cmimit pas prokurimit, domethene ne periudhen e zbatimit te objektit.
    Kudo ne Europe, ne prokurimet publike, fitues shpallet oferta me cmimin me te ulet, por qe nga ana tjeter ajo oferte duhet te plotesoje kushtet e manualit dhe se per cmimet per te cilat dyshohet se jane me te uleta se tregu, ata duhet te sqarojne komisionet e tenderave se per cfare aresyesh ato cmime jane me te uleta se konkurentet e tjere.

    Ndersa nga ana tjeter, ne Shqiperi ka nevoje dhe per ne ligj qe te rregulloje marredheniet pronare dhe sipermarres ne ndertimet me fonde private.(Ende nuk jam i qarte se mbi bazen e cfare ligji zhvillohen marredheniet investitor privat dhe sipermarres ne Shqiperi dhe se sa eshte i mbrojtur investitori privat nga abuzimet e firmave sipermarrese.
    Cfare garancish leshohen per cilesine dhe jetegjatesine e objektit te ndertuar me fonde private?

    Pas gjithe kesaj "stuhie" pseudogazetareske dhe pseudopolitike, ne fund te fundit duhet te nxirren dhe mesime.
    Mesimi me i mire eshte fakti se: ligji shqiptar per prokurimet publike kerkon persosje dhe perafrim me ligjshmerine me te mire te shteteve te BE-se.
    Dhe nga ana tjeter, pavaresisht prej nderrimeve te pushtetareve, administrata shteterore duhet te ruaje vazhdimesine, duhet te zbatoje ligjet dhe jo urdherat apo deshirat e X apo Y minister, duhet te jete cdo dite ne gjendje qe t'ju paraprije zhvillimeve ekonomike te vendit, sepse eshte puna e dobet e kesaj administrate qe krijon shkaqe per precedente dhe se duhet te jene ata qe duhet t'i paraprijne politikes me projekte, me propozime per permiresime te ligjeve etj.
    Eshte kjo pune e dobet e kesaj administrate qe e rendit Shqiperine ne vendet me korrupsion te larte dhe me fuqi thithese shume te ulet te investimeve.
    Dhe ne ne vend se te merremi me permiresimin e nivelit te punes ne administrate, ne gjejme rrugen me te keqe te mundshme, ate te berjes fajtor te atyre qe guxojne te vijne dhe te investojne dhe te punojne ne Shqiperi.
    Ne e kemi me te lehte qe te kryqezojme Bechtel & Enka, qe po shenojne nje faqe historie ne ndertimet shqiptare.
    Dhe nga kjo kryqezate e turpshme, duhet te dilet sa me pare, duke ju krijuar atyre te gjitha kushtet e mundshme per te kryer ne kohe punimet dhe nga ana tjeter duke krijuar dhe nje kod te ri morali politik.
    Morali i ri politik duhet te konsistoje me faktin se me histori te tilla nuk duhet te krijohen me precedente qesharake ne syte e botes, por duke i paraprire zhvillimit te shpejte te vendit dhe rajonit me ligje moderne dhe permes nje politike qe i sherben nxitjes dhe afrimit te investitoreve te huaj.

  2. #182
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Gazeta «Shekulli» boton platformën e luftës civile toskë-gegë për rrugën-Durrës-Kukës

    29 October 2007


    Nga Kastriot Myftaraj

    - Ditën e shtunë, më 27 tetor, në ditoren «Shekulli» është botuar shkrimi i Plator Nesturit «Filozofia e përçarjes së Shqipërisë».Me këtë shkrim ia vlen të merresh për disa arsye. Për përmbajtjen e tij, se është botuar në një gazetë me tirazh të madh, se autori është një ish-diplomat (ka qenë konsull i Shqipërisë në Milano pas vitit 1997), se autori është me origjinë nga Himara (Palasa-ai është kushëriri i Paskal Milos), se autori në kohën që ka qenë zëdhënës i PSD dhe gazetar tek gazeta e saj «Alternativa SD» para vitit 1997, ka ndjekur në Greqi një kurs 9-mujor për kulturën dhe gjuhën greke, i cili ka qenë një expedient i shërbimit sekret grek EYP për të përpunuar gazetarët dhe intelektualët shqiptarë, se Nesturi zhvillon në shkrimin e vet deri në konseguencë të fundit, një tezë të paraqitur para pak kohësh në një debat televiziv, nga deputeti i PS, Arben Isaraj, i cili gjithashtu në vitet 1990-1991 ka bërë në Athinë një kurs për «çështjet juridike në Greqinë antike». Të gjitha këto e bëjnë Plator Nesturin një person shumë intrigues. Në fillim të shkrimit të tij, Nesturi kundërshton argumentin e përdorur nga ministri Basha se çështja penale për Rrugën Durrës-Kukës ka filluar nën nxitjen e qarqeve antishqiptare, që duan të pengojnë ndërtimin e kësaj rruge. Këtë gjë Nesturi e shpërfill si një teori konspiracioni dhe thotë se ai analizën e tij do ta bëjë “Pa hyrë në teoritë e konspiracionit, pasi historia e Shqipërisë është e mbushur plot me patriotë dhe tradhtarë”. (“Shekulli”, 27 tetor 2007, f. 19) E megjithatë, ironikisht Nesturi në shkrimin e tij paraqet pikërisht një teori konspiracioni të llojit të konspiracionit të gegëve kundër toskëve. Në fillim Nesturi shtihet sikur motivi i tij është se ai është i shqetësuar për taksapaguesit shqiptarë. Ai shkruan: “ia vlen që ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës të analizohet edhe në një aspekt tjetër jopolitik, por që ka të bëjë me interesat e shpërfillura të taksapaguesve shqiptarë. Në kushtet kur tryezat e qytetarëve të këtij vendi janë boshatisur, kur çmimet e produkteve ushqimore janë rritur në mënyrë galopante, kur çmimi i karburanteve vijon kurbën e ngritjes, së bashku me papunësinë dhe inflacionin, kur kriza energjetike po avullon qindra-milionë dollarë të mbledhura nga taksat e shqiptarëve, është normale të reflektosh për nismën surprizë nga ana e qeverisë, për ndërtimin e një rruge që buxhetin e deritanishëm e ka 800 milionë Euro. Dhe në rastin konkret nuk bëhet fjalë për një investim të huaj, por për investim qindra-milionësh të shtetit më të varfër të Evropës”.(“Shekulli”, 27 tetor 2007, f. 19) Por, deri më sot Nesturi nuk na është shfaqur i shqetësuar nga fakti që kompanitë e mëdha greke në tregun e telefonisë mobile, karburanteve, ndërtimit të veprave infrastrukturore, si dhe bizneset e shtetasve shqiptarë të lidhur me Greqinë që kanë krijuar monopole në tregun e ushqimeve të përpunuara, pijeve etj, kanë siguruar privilegje abuzive në Shqipëri, duke u shkaktuar shqiptarëve pas vitit 1997, një dëm që shkon në miliarda euro. E megjithatë Nesturi nuk ka folur dhe shkruar kurrë për to. Ai e ka vetëm me kompaninë amerikane “Bechtel” dhe Rrugën Rrëshen-Kalimash (pjesë e aksit Durrës-Kukës, apo më saktë Tiranë-Prishtinë) Në këtë rrethanë, nuk është e tepërt të ndërtosh një teori konspiracioni rreth angazhimit të Nesturit në këtë çështje. Nesturi e ka vetëm me bizneset amerikane, “Bechtel”, AMBO dhe jo me ato greke. Pastaj Nesturi fillon e ndërton teorinë e vet të konspiracionit, edhe pse thotë se i shpërfill ato: “Po të hedhim një vështrim në hartën e infrastrukturës rrugore në Shqipëri, vërejmë se arteriet lidhëse të saj (sado anemike që janë), përqendrohen nga Shqipëria e Mesme, në Veri të vendit, ndërkohë që autostrada që duhej të shkonte drejt Jugut është ndalur prej vitesh në Lushnje, e cila është veç porta për viset e Toskërisë. A nuk duket paksa paradoksale që qeveria me gjithë akset aktuale vijon t'i shohë prioritetet për infrastrukturën rrugore pikërisht në veri të vendit, ndërkohë që gjysma e vendit në jug nuk përbën prioritet? U harxhua një vit i tërë, me idenë e hedhur nga kryeministri Berisha që rruga e Jugut të devijohej nga gjurma fillestare e kalimit nga Levani për ta zhvendosur nga Berati. Pas humbjes së këtij afati kohor, u vendos sërish që rruga të kalojë nga Levani dhe me këtë rast, për fushatën e zgjedhjeve lokale u pre dhe shiriti i inaugurimit. Fjalë të mëdha u thanë dhe për rrugën Fier-Vlorë, por fakti është që nuk dihet se kur mund të përfundojë segmenti Lushnjë-Fier dhe jo më të mendohet se asfalti do të shkojë më tej. Dhe, natyrisht, këtyre banorëve askush nuk u ka kërkuar mendim se cilat duhet të jenë prioritetet e investimeve në Shqipëri”. (“Shekulli”, 27 tetor 2007, f. 19). Por është një fakt se gjatë kohës që PS ishte në pushtet, në vitet 1997-2005, dhe dihet se lidershipi i kësaj partie dhe qeveritë e krijuara prej sa, ishin të përbëra në shumicë me njerëz me origjinë nga Toskëria (të tre kryeministrat e PS në vitet 1997-2005 ishin me origjinë nga kjo zonë), investimet në infrastrukturë u përqendruan në Jug të vendit, ndërsa në veri të vendit, investimet në infrastrukturë qenë minimale. Në rast se për infrastrukturën në Veri nuk investonte as koalicioni i PD dhe e aleatëve të saj, i ardhur në pushtet në 2005, atëherë duhej që për këtë pjesë të vendit mos të investohej kurrë. Në rast se atje po investohet sot diçka më tepër, ky duhet parë dhe si një kompensim për mungesën në investime gjatë tetë viteve të qeverisjes së majtë. Nëse do të ndjekim logjikën e Nesturit në të anasjellën e saj, atëherë del se e majta në pushtet në vitet 1997-2005, që në shumësinë e lidershipit të saj përbëhej nga njerëz me origjinë nga Toskëria, qëllimisht u tall me shqiptarët e Gegërisë, në dy anët e kufirit (edhe Kosova është Gegëri), kur për rrugën u vu një taksë e posaçme, të miratuar nga parlamenti, dhe megjithatë me paratë e mbledhura nga kjo taksë, nuk bëri as një studim fesibility për të qenë nga ana e saj, dhe as projektin e kësaj rruge, kur të ardhurat e mbledhura nga kjo taksë do të mjaftonin për ta bërë njëzet herë projektin e rrugës. E megjithatë këto para u përdorën për qëllime të tjera nga qeverisja e majtë, në kundërshtim me ligjin. Fakti që qeveritë e majta, gjatë gjashtë viteve në pushtet pas çlirimit të Kosovës, u sollën në këtë mënyrë, e rëndon shumë të majtën, se dihet që vendet fqinje, Serbia, Greqia, por dhe fuqi të mëdha jodashamirëse ndaj shqiptarëve, si Rusia dhe Franca, nuk e duan ndërtimin e kësaj rruge, që është «shtylla kurrizore» e një shteti të bashkuar shqiptar. PS, si dhe pjesa tjetër e së majtës nuk mund ta mohojë që në Beograd, Athinë, Moskë etj., kanë qenë shumë të kënaqur që deri në vitin 2005, sa kohë që PS ishte në pushtet, nuk u bë as projekti për ndërtimin e kësaj rruge. Këtu nuk do të ishte absurde të ndërtoje një teori konspiracioni. Më tutje Nesturi, zhvillon në terma më të sofistikuara atë parullën e hedhur në vitet 1992-1997 dhe që është riaktivizuar pas vitit 2005, se me Berishën në pushtet, taksat e nxjerra nga shqiptarët e Jugut, por Veriu po shpenzohen në dëm të Jugut. Nesturi shkruan: “Duke iu rikthyer temës së taksapaguesve, ndërkohë, ia vlen të theksohet edhe një fakt tjetër i dhimbshëm. Nga një vështrim i përgjithshëm (pasi të dhënat për këtë çështje nuk bëhen të ditura), gjykohet se shteti ynë burimin e të ardhurave nga taksat e siguron kryesisht nga Tirana, Durrësi, si dhe nga taksapaguesit e jugut të Shqipërisë… Nisur nga kjo anë e medaljes, kur taksapaguesit shqiptarë nuk pyeten se ku do përdoren paratë e tyre dhe ca më tepër kur ata që mbushin me të vërtetë arkën e shtetit shohin se këto investime i mungojnë zonave ku banojnë porse drejtohen gjetiu, atje taksat e mbledhura janë në përqindje të ulët, a nuk kanë të drejtë të indinjohen me këtë qeveri? A nuk mund të mendojnë se janë qëllime të tjera të mbrapshta, që i lenë zonat e jugut pa investime dhe pa perspektivë zhvillimi? Përqendrimi në veri i investimeve infrastrukturore dhe shmangia e prioriteteve nga kjo qeveri për zonën e jugut, mund të ringjallë natyrshëm dallimet e dikurshme midis Gegërisë dhe Toskërisë, si dy hapësira të ndryshme dhe ku dallimi i parë nis me preferencat partiake apo me preferencën e një kahu të politikës ndaj zhvillimit të njërës pjesë, duke eskluduar tjetrën. Atëherë, kush mund të quhet antishqiptar, qytetari që paguan taksat dhe do të dijë se ku venë paratë e tij, apo politika që i transferon sipas qejfit dhe preferencës paratë për investime?” (“Shekulli”, 27 tetor 2007, f. 19) Atëherë çfarë do Nesturi, që investime në infrastrukturë të bëhen vetëm në Jug të vendit dhe në zonën Tiranë-Durrës ku banojnë shumë njerëz me origjinë nga Jugu? Dhe në Veri mos të ketë investime? Por taksapagues ka dhe në Veri dhe madje edhe në zonën Tiranë-Durrës ka shumë taksapagues me origjinë nga Veriu i Shqipërisë. Një pjesë e madhe e kompanive me qendër në Tiranë dhe në Jug të vendit, deri edhe në zonën e minoritetit grek në Dropull, i sigurojnë një pjesë të mirë të fitimeve nga mallrat e ndryshme që çojnë në Kosovë. Pastaj Rruga Durrës-Kukës (Tiranë-Prishtinë) do të kontribuojë në zhvillimin e Veriut, çka do të bëjë që të rritet kontributi i këtyre zonave në të ardhurat publike. Kjo rrugë do të ketë efekt pozitiv të tërthortë dhe në zonat ku nuk kalon, si në atë Lezhë-Shëngjin, por dhe në Shkodër, pasi në Milot ajo lidhet me portin e Shëngjinit dhe kështu sigurohet lidhja me Shkodrën. Se investimet e mëdha bëhen me një sens perspektive më të gjatë, jo vetëm se e tashmja, por edhe se e nesërmja e afërt. Pastaj, nuk duhet harruar se Jugu ka një borxh historik ndaj Veriut, se pasuria shqiptare, e vënë gjatë pesëdhjetë viteve, në një masë të madhe nga të ardhurat e nxjerra nga minierat, pyjet, hidrocentralet e Veriut, pas vitit 1990, u privatizua kryesisht nga njerëzit me origjinë nga Jugu, që e përdorën atë si bazë për biznes. Për këtë mjafton të thuhet se vetëm me një vendim të qeverisë së majtë, në maj 1991, u privatizuan me çmime simbolike mijëra e mijëra dyqane, magazina, restorante, bare, në dobi të punonjësve dhe ata që përfituan në Tiranë dhe në Durrës, ku vlera qe më e lartë, qenë kryesisht me origjinë nga Jugu. Ky është fakt. Pastaj pse duhet që dallimet midis Gegërisë dhe Toskërisë (në fakt Nesturi fjalën “dallim” e përdor si eufemizëm për “urrejtje” se dallimet ekzistojnë dhe sot dhe nuk kanë asgjë të keqe) të ringjallen për çështjen e Rrugës Durrës-Kukës, dhe mos të ringjalleshin me rastin e këtij abuzimi të madh, që bëri që pasuria kombëtare e privatizuar të shkonte kryesisht në pronë të njerëzve nga Jugu. A nuk është drejtori pronari i gazetës “Shekulli”, ku shkruan Nesturi, Koço Kokëdhima, me origjinë nga Jugu, që ka privatizuar për një copë bukë pas vitit 1997, shumë prona publike (ish ndërmarrje), dhe që i ka shitur me vlerë të lartë, ose do t’i shesë në të ardhmen? Pra, gjërat nuk janë kaq të thjeshta sa i bën Nesturi. Nesturi thotë për atë që ai e quan tendencë e qeverisë së sotme për të diskriminuar negativisht Jugun dhe për të favorizuar Veriun, se: “Thellimi i mëtejshëm në këtë rrugë të ndjekur nga ana e qeveritarëve, mund të shkaktojë krisje të rrezikshme, për më tepër në situatën e ndërlikuar të zhvillimeve në rajon dhe kjo e vë qeverinë përpara një përgjegjësie të madhe. Do të mjaftonte thjesht një lëvizje e zonës që dikur quhej Toskëri, për të mbrojtur taksat që paguan dhe që ato të përdoren më së pari për krahinën e tyre, që uniteti i përfaqësuar nga centralizimi i pushtetit në Tiranë, të fillojë e të shkërmoqet. Ca më keq, nëse këtë do ta përdorte për qëllimet e saj ndonjë forcë politike”. (“Shekulli”, 27 tetor 2007, f. 19) Toskëria quhej dikur Toskëri dhe kështu quhet dhe sot, se emërtimet gjeografike mbeten siç kanë qenë, dhe Toskëria ende nuk quhet Epir, siç do t’i pëlqente Nesturit. Në paragrafin e mësipërm Nesturi kërcënon se nëse nuk ndërpritet ndërtimi i Rrugës Rrëshen-Kalimash, pjesë e aksit Durrës-Kukës, atëherë në Shqipërinë e Jugut do të ketë një rebelim të armatosur dhe shteti shqiptar do të shpërbëhet, duke u ndarë Toskëria nga pjesa tjetër e vendit, Gegëria. Kur Nesturi, një ish-diplomat i shtetit shqiptar për tetë vite, shkruan kështu, atëherë ke të drejtë që mbi këto premisa të ndërtosh një teori konspiracioni serbo-grek kundër shqiptarëve. Një prej specialistëve kryesorë të Athine për çështjet shqiptare, në fillim të viteve nëntëdhjetë, gjenerali i shërbimit sekret grek, Nicolas Grillakis, njëherësh dhe këshilltar i kryeministrave grekë Papandreu dhe Micotakis, ka publikuar në vitin 2001, në Athinë, librin e vet “Dëshmoj ngjarjet dramatike”. Në këtë libër, Grillakis, të cilin Nesturi duhet ta njohë se ka dhënë leksione “kulture greke” në kursin që ai bëri në Greqi, bën një analizë të zhvillimeve në Ballkan në vitet ‘90 të shekullit të kaluar (XX), duke u përqendruar tek pozicioni dhe interesi nacional i Greqisë në këto zhvillime. Pjesët kryesore të këtij libri, ku trajtohet çështja shqiptare dhe problemi i Vorio-Epirit, janë publikuar prej ditores së Tiranës “Korrieri”, në mars 2002. Grillakis shkruan në librin e vet për Shqipërinë: “Ndeshja Veri-Jug ka rrënjë më të thella që njihen para krijimit të shtetit shqiptar... Duhet thënë se me fisin e toskëve, atë epirot dhe jo ilirik, kemi lidhje të përbashkëta të pakontestueshme racore dhe kulturore (muzikë, valle, fustanellë, doke e zakone, karakteristika trupore, etj.)” (“Korrieri”, 8 mars 2002, f. 17) Pra, gjenerali grek Grillakis kërkon që të instrumentalizohet resentimenti historik mes Jugut dhe Veriut, respektivisht Toskërisë dhe Gegërisë në Shqipëri, në dobi të Greqisë, duke i nxitur jugorët (toskët) të orientohen nga Greqia, edhe duke i bindur ata se janë më të afërt kulturalisht dhe racialisht me grekët se me bashkëkombësit e tyre veriorë, gegë. Në këtë sens, Grillakis shkruan më tutje, duke iu referuar ngjarjeve në Shqipëri në vitin 1997: “Si u referua, ekziston një ndarje e thellë Veri-Jug në Shqipëri dhe ky revolucion ishte për vendin tonë një rast i rënë nga qielli për shtrirje paqësore të hapësirës jetike të helenizmit në zonën e toskëve, në Shqipërinë Jugore”. (“Korrieri”, 8 mars 2002, f. 17) Në këtë kontekst, sipas gjeneralit Grillakis duhej: “të shpejtohej rënia e tiranit gjakpirës të helenizmit vorio-epirot, Sali Berisha, por edhe groposja përfundimtare politike e tij; që Shqipëria e Jugut (raca toske) të mund të gjunjëzojë Veriun në shkallë të gjerë, derisa të garantohen sa më mirë kushtet për harmonizimin e lidhjeve Greqi-Shqipëri; Për të arritur brenda mundësive federalizimin Greqi-Shqipëri, me objektiv të sigurt nënshtrimin e Veriut nga Jugu, ose edhe ndarjen Veri-Jug”. (“Korrieri”, 8 mars 2002, f. 17) Duke konsideruar këto që shkruan gjenerali Grillakis kuptohet se është në interesin e Greqisë nxitja e urrejtjeve ndërshqiptare mes jugorëve dhe veriorëve, toskëve dhe gegëve. Greqia, ashtu si aleatja e saj Serbia, duke parë se zhvillimet në Ballkan janë duke shkuar kah bashkimi i trojeve shqiptare në një shtet të vetëm nacional dhe ndërtimin e Rrugës Durrës-Kukës e shikojnë si pjesë të këtij projekti, po riaktivizojnë planet e hershme për ta shpërbërë shtetin ekzistues shqiptar me një rebelim të armatosur në Jug. Artikulli i Nesturit është një version i manualit që historikisht kanë përdorur grekët dhe serbët për të nxitur toskët kundër gegëve në Shqipëri. Një miku im shqiptaro-amerikan më ka treguar një ndodhi me studiuesin e famshëm amerikan Samuel Huntington. Miku im më tregoi se vitin e kaluar pati rastin ta takonte Huntingtonin në një pritje ku ishte i ftuar. Atje një nga të ftuarit i tha Huntingtonit se a nuk i dukej se e kishte ekzagjeruar shume kur në librin e vet “Kush jemi ne?” (2004), paralajmëron futjen e SHBA-ve në një konflikt të ngjashëm me atë në Bosnje-Hercegovinë për shkak të potencimit konfliktual të identitetit të hispanikëve të SHBA-ve, në raport me amerikanët protestantë dhe të shenjave secesioniste promeksikane të komunitetit hispanik, dhe se mos ndoshta kishin të drejtë ata që e akuzonin Huntingtonin se kishte nxitur konfliktin ndërfetar dhe ndëretnik në SHBA-të. Samuel Huntington iu përgjigj kësaj vërejtjeje se ndoshta vlerën më të madhe të librit të vet ai e shikonte në atë se i tregonte elitës hispanike në SHBA-të dhe intelektualëve hispanikë perspektivën që e priste vendin në rast se ata vazhdonin ta drejtonin komunitetin e tyre në këtë rrugë të rrezikshme dhe nuk pranonin të asimiloheshin në komunitetin anglofon amerikan, çka do të sjellë reagimin e radikalëve të palës tjetër në emër të mbrojtjes së SHBA-ve. Pas këtij libri përfundoi z. Huntington, ata (intelektualët hispanikë) nuk mund të shfajësohen nesër duke thënë se nuk e parashikuan se çfarë do të ndodhte. Pra, në njëfarë mënyrë Huntington e pati konceptuar librin e vet si një ftesë për hispanikët e SHBA-ve për të arritur në atë që në teorinë e lojërave quhet një “Nash solution”, (Zgjidhja “Nash”), që bazohet në balancën e kërcënimeve. Sipas këtij koncepti, të dy palët në një lojë, që mund të jetë një marrëdhënie biznesi, politike, shtetesh, etnish, grupesh sociale në një shtet etj., do të jenë të kërcënuara në rast se nuk do të shkohej deri tek një marrëveshje. Një shembull të gjetjes të “Nash solution” në marrëdhëniet ndërkombëtare e patëm gjatë periudhës së “Luftës së Ftohtë”, kur ekzistonte rreziku i luftës së përgjithshme bërthamore quhej si “ekuilibri i frikës” i ardhur nga “shkatërrimi i sigurt i ndërsjelltë”. Sipas këtij koncepti, asnjëra nga superfuqitë, ose fuqitë bërthamore, aleate të tyre, nuk guxonte që t’i përdorte armët bërthamore, pasi kjo do të çonte në përdorimin masiv të tyre, çka do të shkaktonte shkatërrimin e sigurt të të gjitha palëve të involvuara. Pasi miku im përfundoi së treguari këtë histori, unë i thashë se me të njëjtin motiv si Huntington, edhe unë kisha botuar dy libra “Nacional-islamizmi shqiptar” dhe “Kalvari i gjysëhanës”, ku ndër çështjet e tjera, përpiqesha të kthjelloja mendjen e atyre intelektualëve toskë që mendojnë si Nesturi mbi atë se ç’do të ndodhte në rast se edhe pala tjetër, pra gegët, mendojnë dhe veprojnë si ata. Ashtu si hispanikët e SHBA-ve pas botimit të librit të Huntingtonit, edhe ata shqiptarë që mendojnë si Nesturi, pas botimit të këtyre librave, nesër nuk mund të thonë se nuk e patën parashikuar se çfarë do të ndodhte. Gjërat nuk janë aq të thjeshta siç thotë Nesturi se “Do të mjaftonte thjesht një lëvizje e zonës që dikur quhej Toskëri, për të mbrojtur taksat që paguan dhe që ato të përdoren më së pari për krahinën e tyre, që uniteti i përfaqësuar nga centralizimi i pushtetit në Tiranë, të fillojë e të shkërmoqet. Ca më keq, nëse këtë do ta përdorte për qëllimet e saj ndonjë forcë politike”. (“Shekulli”, 27 tetor 2007, f. 19) Në Toskëri, shumë njerëz dhe lëvizje politike të majta, historikisht i kanë marrë me shumë lehtësi këto lloj aventurash, madje duke sfiduar edhe fuqi të mëdha si Britania e Madhe dhe SHBA, siç bëri Enver Hoxha në vitet 1944-1946, kur u dha ultimatum trupave anglo-amerikane që të largohen nga Shqipëria (shtator 1944), u bëri një atentat terrorist në Kanalin e Korfuzit, në 1946, si dhe i shtyu diplomatët amerikanë të largohen nga Shqipëria në 1946 me akuzat se kishin organizuar sabotime në ekonominë shqiptare. Aventura në Toskëri kundër Rrugës Durrës-Kukës, për të cilën paralajmëron Nesturi, është një deja vu e kësaj të viteve 1944-1946, se vë në shenjë interesat amerikane, duke qenë se kompania “Bechtel” që po ndërton rrugën, është amerikane. Madje kjo aventurë në Toskëri ka filluar me lëvizjen për mbrojtjen e Gjirit të Vlorës kundër konsorciumit amerikan AMBO. Në Aleancën për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës janë mbledhur enveristë vlonjatë që marrin pensione nga Greqia. Dhe pas kësaj aventure qëndron PS e Edi Ramës, i cili edhe pse tradhton identitetin e vet kriptohebre, kur bën çmos për të treguar lidhjet e tij me hebrenjtë, si origjinë shqiptare ka atë nga Berati, pra Toskëria. Në debatin për çështjen e Rrugës Rrëshen-Kalimash që u mbajt në emisionin «Opinion», në Tv Klan, në 12 shtator 2007, Arben Isaraj, deputet i PS, ish-zëvendësministër i brendshëm, ish-inspektor i përgjithshëm i SHISH pranë kryeministrit, duke replikuar me Lulzim Bashën, në një moment kur ky i fundit po thoshte se vitin e kaluar kishin dhënë kaq e aq para për këtë rrugë, u shpreh se: «Po ia keni hequr ujësjellësit të Vlorës, ose të Leklit (Tepelenë-K.M.) dhe i keni çuar andej». Se ç’kupton Isaraj, me origjinë vlonjato-gjirokastrite me fjalën «Andej» që e theksoi me përbuzje dhe indinjatë të qartë, kjo është e qartë. «Andej» për të është Shqipëria e Veriut. Dukej qartë se Isaraj kërkonte të nxiste urrejtjen e vlonjatëve dhe tepelenasve (toskëve) kundër veriorëve (gegëve). Dhe kur këtë e bënte, Isaraj, ish-inspektori i përgjithshëm i SHISH pranë kryeministrit, kjo do të thoshte se kjo ka qenë direktivë e fshehtë për shërbimin sekret gjatë qeverisjes së majtë. Pas këtyre që thotë Nesturi del qartë se kjo aventurë në Toskëri frymëzohet nga Greqia, veç të tjerash (edhe Isaraj në vitet 1990-1991 ka bërë në Athinë një kurs për «çështjet juridike në Greqinë antike»). Ata që kanë mendje për këto lloj aventurash, duhet ta dinë se gjërat nuk janë aq të thjeshta siç thotë Nesturi, me gjasë i instruktuar nga Grillakis, se do të mjaftonte thjesht një lëvizje në Toskëri që shteti shqiptar të shkërmoqej. Nëse kjo ndodhi në 1997, ndodhi se SHBA atëherë mbanin një qëndrim dashamirës ndaj kësaj lëvizjeje, për motive të politikës së kohës. Por sot kjo lëvizje po ve në shënjestër interesat amerikane. Në rast se aventurierët e Toskërisë, për të cilët flet Nesturi, të nxitur nga Greqia, mendojnë të bëjnë një provë force edhe me SHBA, atëherë mund të paguajnë një kosto, të cilën thjesht nuk e imagjinojnë dot edhe në ëndrrat e tyre më të këqija. Nesturi, për të legjitimuar kryengritjen në Jug, mbështet tezën e Ngjelës për një referendum, nëse duhet të ndërtohet ose jo kjo rrugë, sipas kontratës aktuale me kompaninë amerikane “Bechtel”. Nesturi shkruan: “Lidhur me këtë çështje, deputeti Ngjela hodhi një ide brilante, ndërsa komentonte trininë midis ndërtimit të Durrës-Kukës, buxhetit të lartë të saj dhe taksapaguesve shqiptarë. Sipas gjykimit të tij, fondi prej 800 milionë eurosh për ndërtimin e kësaj rruge (ndërsa nuk dihet dhe sa milionë të tjerë do të thithë) përbën një shumë kolosale dhe që është e përafërt me atë të buxhetit të shtetit për një vit. Në këto kushte, kur rruga ndërtohet me paratë e taksave të shqiptarëve, është e natyrshme që ata të shprehnin nëpërmjet një Referendumi gjykimin nëse këto fonde duhen përdorur për këtë rrugë patriotike apo diku gjetkë, ku vendi ka nevoja më urgjente. Që tek ne mungon tradita e referendumeve për çështjet thelbësore e delikate, kjo është e njohur dhe për këtë mjafton të përmendim dhe fatin e kërkesës për referendum të banorëve të Vlorës, për Zonën Industriale pranë qytetit bregdetar. Por, për ndërtime kaq gjigante dhe për më tepër kur investuesit janë taksapaguesit shqiptarë, është thuajse obligim që ata të pyeten (ose të paktën t'ua kesh premtuar para se t'u merrje votën) se çfarë përbën prioritet për të investuar në Shqipërinë e mbushur plot me halle dhe ku nuk di nga ta kapësh”. (“Shekulli”, 27 tetor 2007, f. 19) Në rast se hapet kjo loja e referendumeve, atëherë të bëhet dhe një referendum për kompanitë greke të tregut të telefonisë mobile, për ato të tregut të naftës, për bankat greke, për privatizimet e vitit 1991 me çmime simbolike në dobi të punonjësve, për privatizimet e Koço Kokëdhimës e të tjerëve si ai, që ka blerë ish-ndërmarrje që kishin llogari bankare ekzistuese me shuma deri 10 herë më të mëdha se çmimi i shitjes, të cilat u bënë të Koços pas blerjes, etj., etj. Me referendumin për rrugën Ngjela hodhi një ide diabolike që tashmë, me këto që thotë Nesturi, duket qartë se ka qenë me proveniencë greko-serbe, se ky referendum ka si qëllim që të kultivojë tek shqiptarët urrejtjen kundër SHBA, se lupus in fabula (ujku në përrallë) në këtë çështje do të jetë kompania amerikane “Bechtel”, sipas klisheve propagandistike të kohës së Enver Hoxhës të kompanive amerikane që u pinë gjakun popujve.


    gazeta sot

  3. #183
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Kastriot Myftaraj tjerr e shtjerr, merr pjese me "miqte" e tij anonime edhe ne pritje Huntingtonesh, flet pra per Belulin, dhe humbet fillin e mendimit.

    Meraku i Greqise, dhe i grekofileve ne Shqiperi nuk eshte thjesht dhe vetem zhvillimi "infrastrukturor" apo kushedi çfare tjeter i Gegerise.

    Halli eshte tek perspektiva qe paraqet pavarsimi i Kosoves, qe per fatin e keq te grekeve dhe grekofileve, i takon te jete ne "Gegeri".

    Shtimi faktorial i mardhenieve Shqiperi - Kosove ul ndjeshem ndikimin paresor qe ka Greqia ndaj zhvillimeve ne Shqiperi, duke mos patur me perparesi vetem "Toskeria", ashtu siç i pat gezuar ndjeshem ne epoken e diktatures ashtu dhe te pasdiktatures.

    Eshte ne interesin e Shqiptarise qe zhvillimi i brendshem gjithe-Shqiptar te jete koherent dhe baraz-peshues, duke patur parasysh edhe ndikimin e ekonomise se tregut. Kjo eshte gjithashtu edhe ne interesin e Greqise, per te mos e Shqiptarizuar me tej Greqine me emigrante prej "Gegerise".

  4. #184
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Kastriot Myftarajin une ne shume shkrime e gjej te pabazuar dhe konspirativ ne rastin me te mire. Nga disa fakte asnjeanese dhe hipoteza ekstreme vetjake miku arrin ne perfundime shume te renda dhe se ka fare per problem ti paraqese si te verteta ne nje gazete te perditshme. Ne artikullin e rradhes, servir si fakt te kryer qe kursi qe ka bere ky Nesturi qenka "ekspedient i sherbimit grek per te perpunuar gazetaret shqiptare". Thjesht dhe sade pa asnje te dhene tjeter qe mund te sherbeje per te verifikuar hipotezen e tij. Te njejten gje aludon per nje kurs ne 90-91 dhe per Arben Isaraj, serish pa asnje baze verifikuese. Ne si lexues thjesht duhet te marrim si te mireqene fjalen e tij. As nuk ja kam idene se per cfare kursesh behen fjale, dhe nga personat e lartpermendur te parin nuk e njoh, dhe per te dytin nuk kam simpati, dhe mbase ne fund te fundit del qe ka te vertete dhe Myftaraji. Por ti thuash keto gjera ne nje artikull pa dhene asnje detaj, nuk me duket shume normale.

    Sa per rrugen Durres-Kukes, mendoj qe ne fund te ketij procesi, duke supozuar qe ajo do perfundoje brenda afatit ne 2009, hapesira mbareshqiptare do te kete vecse perfitim, dhe madje perfitime madhore si nga ana ekonomike dhe nga ajo gjeo-politike. Arsyet jane sterperseritur nga mbeshtetesit e projektit: (1) zhvillon drejtpersedrejti nje zone krejtesisht te izoluar sic eshte verilindja e Shqiperise (2) praktikisht bashkon dy shtetet shqiptare ne Ballkan: 2-3 ore rruge per te arrit nga Tirana ne Prishtine (3) do rrise volumin tregtar ne portet e Durresit dhe Shengjinit. Emrat e Behctel (xhiro 20 miliarde dollare, kompania me e madhe e ndertimit dhe e nenta me e madhe private ne Amerike ) dhe Enka (xhiro 3 miliarde dollare, kompania me e madhe e ndertimit ne Turqi) mendoj se jane garanci per cilesine. Ne total mendoj qe dhe ne rast se eshte vjedhur dyfish ne kete rruge, ne perfundim Shqiperia dhe Kosova do jene me te kamur me rrugen sesa pa te. Prefitimi qe do vije prej saj ja kalon humbjeve qe do kishim ne mungese te saj. Kjo sigurisht nuk do te thote qe te tolerohen abuzimet dhe vjedhjet qe mund te jene bere / do te behen ne kete rruge. Eshte detyrim i prokurorise, parlamentit dhe te tjereve ta bejne kete transparence. Problemi i opozites eshte se asaj i mungon integriteti per te kundershtuar kete rruge, sepse ne 8 vjete mgjths vuri taksen Majko dhe grumbulloi rreth 70 milione dollare, beri vetem nje show televiziv qe zjgati nje jave dhe nuk kreu as dhe nje projekt per te.

    Kurse per ndarjet toske e gege qe ne shqiptaret i bejme pa te keq eshte per te qeshur e per te qare. Sidomos sot ne shekullin e 21 ku ne Evrope gjermane, angleze e franceze lene menjane arsyet qe nxiten dy luftra boterore dhe shkojne drejt bashkimit kurse ne gjithe gjithe 6-7 milione shqiptare ne Ballkan nuk e kemi per problem te ndahemi te kosovare, maqedonas e shqiptare. Brenda kufirit vazhdojme te ndahemi ne gege e toske, maloke e leber, qytetare e katundare, cecene e tirons. Dhe per dreq kete e bejme dhe kur jemi ne vende te huaja, ku na kane pranuar vetem per aftesite, punen dhe djersen tone e jo ne baze te atyre dasive te tjera.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  5. #185
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Hetimi i Bashës, Ina Rama pro heqjes së imunitetit

    Hetimi i Bashës, Ina Rama pro heqjes së imunitetit

    “Personalisht jam pro heqjes së imunitetit. Pasi kjo do të ndihmonte më shumë organin e akuzës në hetimin e zyrtarëve të akuzuar për korrupsion”. Kështu ka bërë të ditur dje kryeprokurorja Ina Rama. Ndërkohë që lidhur me çështjen më të rëndësishme të kryeprokurorisë, dosjeve që Sollaku la me ikjen e tij, Ina Rama kryeprokurorja e re tha se të gjitha këto dosje do të nisin hetimin e tyre nga prokurorët përkatës. Sipas saj e vetmja dosje e cila po hetohet nga prokurorët e përgjithshëm dhe po hetohet në mënyrë të drejtpërdrejtë është dosja e shumëpërfolur e rrugës Rrëshen-Kalimash.Kjo e fundit ka të bëjë me akuzat e hedhura ndaj ish-ministrit të Transporteve Lulzim Basha për abuzim detyre me tenderin e kësaj rruge. Ndërkohë që lidhur me pyetjen se nëse e mbështet ajo apo jo kufizimin e imunitetit, Rama tha se Ina Rama, kryeprokurorja e re e përgjithshme, përmes një interviste në tv publik shqiptar rrëfen ditët e para të saj në krye të organit të akuzës. Tre javë pasi është vënë në krye të këtij institucioni. Lidhur me votimin për emërimin e saj në kuvend, ku Rama mori një numër konsiderueshëm votash nga mazhoranca por edhe nga opozita, ajo thotë se nuk është surprizuar aspak nga mbështetja që mori nga opozita. Megjithëse është përfolur se Rama në vitin 2005 ka marrë një vendim pro Bamir Topit asaj kohe deputet, Rama bën të ditur se nuk ka bërë asnjëherë dallime politike por vetëm ka marrë vendimin e duhur si gjyqtare. Ndërsa lidhur me shkarkimin e Theodhori Sollakut edhe pse u tregua e rezervuar ajo tha se ndoshta akuzat ndaj tij kanë qenë të gabuara në momentin që e kanë akuzuar individualisht. Sipas saj asnjëherë nuk mund të akuzohet një kryeprokuror vetëm individualisht sepse ai ka një staf të caktuar me të cilin punon dhe bashkëpunon. Lidhur me çështjen në drejtësi Rama tha se kjo reformë kërkon një bashkëpunim më të gjerë dhe nuk lidhet vetëm me politikën por edhe me vet sistemin e gjyqësorit. Ndërkaq zërave se ka qenë shoqe e vajzës së kryeministrit Sali Berisha ajo nuk i rrëzoi por i anashkaloi me faktin se kanë mbaruar studimet në të njëjtin brez.

    sot
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  6. #186
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584

    Basha: Te henen do shkoj te deshmoj ne Prokurori

    “Te henen do te shkoj ne Prokurori”. Keshtu ka deklaruar sot Ministri i Puneve te Jashtme Lulezim Basha pas kerkeses per paraqitje ne organin e akuzes te bere para disa muajsh nga ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku. Ministri Basha deklaron se eshte i hapur per te deshmuar ne Prokurori, gje qe sipas tij ja kishte thene dhe ish- kreut te atehershem te Prokurorise, Sollakut. Tashme Basha do te pyetet nga kryeprokurorja Ina Rama, per te cilen ai eshte shprehur se do ta informoje zyrtarisht.
    ”Nese me kerkohet sigurisht qe do te le imunitetin e deputetit. Nese ka akuza cdo kush duhet te lere imunitetin”, ka vene ne dukej Basha ne interes te mediave.
    Basha eshte kerkuar te merret ne pyetje per rrugen Durres-Kukes nga ish-kryeprokurpori Sollaku. Prokurorja e Pergjithshme e re, Ina Rama nje dite me pare ne nje televizion publik gjate nje interviste e pyetur per kete ceshtje ka thene se Basha eshte i lire te shkoje ne Prokurori kur te deshiroje te deshmoje lidhur me dosjen qe eshte nen hetim. Sipas Rames lenia ne dore te Ministrit per t’u paraqitur vullnetarisht ne Prokurori eshte per shkak te statusit qe ai ka, imunitetit si deputet i parlamentit te Shqiperise. (D.B-BalkanWeb)
    Liberté, égalité, fraternité

  7. #187
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    Me ne fund dhe z minister pasi spostoi 191 mln$ ne ishujt Cayman gjeti dy min koh per prokurorine. Le te shohim brumin e vertete te znj Rama........
    Liberté, égalité, fraternité

  8. #188
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Çfarë deponoi ministri Basha para prokurorëve

    Shkruar nga Aulona Kadillari
    Tuesday, 11 December 2007

    Eshtë paraqitur dje në prokurori si ish-ministër i Transporteve. Por jo vetëm kaq, dje pas shumë kohësh ka luajtur edhe rolin e juristit. Lulëzim Basha, ministri i Jashtëm, është futur në orën 10.00 në organin e akuzës për të dhënë shpjegim për abuzimet e bëra në rrugën Durrës-Morinë. Ka qëndruar në zyrën e prokurorit të çështjes jo pak, por 2 orë e gjysmë, ku ka dhënë të gjitha shpjegimet e tij për abuzimet që janë bërë në këtë rrugë. Sipas burimeve nga Prokuroria e Përgjithshme, mësohet se Basha ka shpjeguar të gjitha procedurat që janë ndjekur për tenderin e kësaj rruge si dhe të gjitha pretendimet e organit të akuzës në lidhje me shkeljet e bëra në këtë rrugë.

    Basha në prokurori

    “Kam kryer detyrimin tim, të cilin kam dashur ta kryej prej kohësh. Shumë baltë është hedhur mbi këtë çështje, por hap pas hapi do të zbardhen të gjitha”. Kështu u shpreh dje ish-ministri Transporteve, Lulëzim Basha, pasi ka dëshmuar në prokurori mbi çështjen e aksit Rrëshen-Kalimash. “Kam dëshmuar për të gjitha çështjet që më ka pyetur Prokuroria e Përgjithshme. Kam depozituar edhe deklaratën time të bërë në Komisionin e Mandateve dhe u jam përgjigjur pyetjeve të parashtruara nga prokurorët. Jam pyetur për të gjitha çështjet që kanë paraqitur interes për Prokurorinë e Përgjithshme mbi çështjen Rrëshen- Kalimash”, vazhdoi Basha. Në lidhje me thirrjen e tij nga organi e akuzës ministri sqaroi se “tani për t’iu dhënë fund spekulimeve që duan ta mbysin këtë çështje me gënjeshtra, në dy momente që jam thirrur nga Prokuroria e Tiranës, kam qenë i zënë për shkak të agjendës. Thirrja ime është bërë pas kallëzimit që kam bërë unë si ministër Transportesh në Prokurorinë e Përgjithshme për shpifje dhe thirrja ime është bërë për të dhënë shpjegime për këtë kallëzim”. Më tej ministri i Jashtëm ka treguar edhe për abuzimin që është bërë më rrugën Durrës-Morinë. “Në momentin që prokuroria e ka bërë të qartë se kërkon deklarimin tim në lidhje me rrugën Durrës–Kukës–Morinë dhe jo për kallëzimin tim për shpifje, i kam kërkuar ish-prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, që të vija për t’u pyetur dhe të paktën dy herë në javë kam kërkuar të paraqitem. Siç e dini, kjo kërkesë nuk ka marrë asnjëherë përgjigje”, tha ministri Basha.

    Fakte nga dosja

    - Prokuroria e Përgjithshme pas marrjes në dorë të një materiali për rrugën Durrës-Kukës-Morinë nis hetimin më 15 mars të vitit 2007.
    - Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 18 prill 2007 dokumentet e tenderave të rrugëve në Ministrinë e Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve.
    - Prokuroria e Tiranës thërret më 6 shtator për të marrë në pyetje ish-drejtoreshën e Përgjithshme të Rrugësve, Lejla Saraçin si dhe ish-drejtorin e Drejtorisë Juridike, Andi Tomën, si dhe u komunikon akuzën e shpërdorimit të detyrës.
    - Në 7 shtator të viti 2007 prokuroria e Tiranës merr në pyetje ish-zëvendësministrin e Transporteve, Armand Telitin, duke i komunikuar atij akuzën si dhe marrjen e tij si të pandehur për shpërdorim detyre.
    - Prokuroria e Tiranës me anë të një ftese fton ish-ministrin e Transporteve, Lulëzim Bashën, për ta pyetur në lidhje me shkeljen e tenderit të rrugës Durrës-Kukës-Morinë.
    - Dosja e tenderit të rrugës Kalimash-Morinë dërgohet më 12 shtator 2007 në zyrën e ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku, pasi organi i akuzës së kryeqytetit nuk ka kompetencë për të thirrur në prokurori ministrin e Transporteve, pasi ai gëzon imunitet.
    - Organi i akuzës gjatë hetimeve ka nxjerrë mungesën e një supervizori për mbikëqyrjen e punimeve në segmentin 57 km të rrugës Rrëshen-Kalimash.
    - Në muajin nëntor Prokuroria e përgjithshme dërgon në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit të Lulëzim Bashës.
    - Më 10 dhjetor Lulëzim Basha dëshmon në prokurori për rrugën Durrës-Morinë.

    Neni 289 Kodi Procedurës Penale

    Ndalimi për të kryer veprime
    1. Deri në dhënien e autorizimit për të proceduar nuk lejohet ndalimi, caktimi i masave të sigurimit, kontrollimet, këqyrja e personit, njohja, ballafaqimi dhe përgjimi i bisedimeve ose i komunikimit ndaj personit për të cilin kërkohet autorizimi. Ai mund të merret në pyetje vetëm nëse e kërkon vetë.
    2. Kur procedohet ndaj disa personave, për disa nga të cilët është i nevojshëm autorizimi dhe dhënia e këtij vonohet, mund të procedohet vetëm kundër të pandehurve për të cilët autorizimi nuk është i nevojshëm.

  9. #189
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    lol lol lol...

    Kam kerkuar te shkoj ne prokurori thote, por nuk i paska dhene leje sollaku... lol lol lol


    Habi habi e madhe qe me prokuroren e re nuk paska probleme fare ministri per tu paraqitur ne prokurori.
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  10. #190
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    Topalli: Te marten, ministri Basha pa imunitet

    "Ne do t’ia heqim imunitetin dhe do ta përdorim si standard për të gjithë deputetët që do të përballen me kërkesa të tjera" tha kryeparlamentarja

    Misionet kundër meje kanë qenë për të rrëzuar qeverinë e drejtuar nga zoti Berisha”. Kjo ishte arsyeja që sipas kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, opozita kërkoi dy herë mocione për shkarkimin e saj nga posti i kryetares. Gjatë emisionit “Opinion”, Topalli u shpreh se opozita ka ndryshuar dhe se ka filluar të bëjë punën e saj si opozitë, duke sjellë projektligje në Kuvend dhe duke hapur debate për ligjin me të rëndësishëm, siç ishte edhe Buxheti 2008.
    Znj. Topalli, le të kujtojmë një moment diskutimet për dy mocionet kundër jush në parlament. Ishte një gjuhë e ashpër e përdorur nga ju apo jo?
    Unë kam përshtypjen se të dyja mocionet kanë filluar si një skenar i luftës politike. Në fakt edhe pas dy viteve unë jam e bindur se ky nuk ishte mocion ndaj meje, por ishte një lëvizje politike për të sulmuar në mënyrë indirekte qeverinë e Berishës dhe për të destabilizuar maxhorancën. Ishte një keqllogaritje, sepse në fakt mocionet i dhanë kreut të Kuvendit peshën dhe kreditet që nuk mund t’i ketë në Kuvende të tjera. Mocionet duhet të bëhen për qeverinë, por jo për kryetaren e Kuvendit. Unë vij në Kuvend pas një opozitë 8-vjeçare, që ishte shumë e vështirë dhe e përjetuar edhe personalisht në presione të gjithanshme për t’i hequr liderin e saj PD-së. 8 vitet në opozitë ishte një shkollë e jashtëzakonshme se çfarë ishte një opozitë dhe për të kuptuar se si duhet të sillesh me opozitën. Unë jam e inspiruar nga deputetët e ‘45-46. Ata deputetë nuk fërshëllenin me bilbila dhe ajo që bëri opozita ishte një gjë shumë e ulët.
    “Plumbi në ballë”, e keni thënë në fushatë, gjuha e ashpër e ka irrituar opozitën?
    Mocioni ishte 6 muaj pasi isha bërë kryetare, dhe kjo ide është diskutuar në kryesinë e PS-së që javën e parë dhe nuk besoj se kisha pasur kohë për të bërë gabime. Ata e kishin shumë të vështirë që ta besonin që ishin në pozitë.
    Zonjë e fortë apo një femër që është në politikë dhe kaq?
    Mua nuk më duket vetja se jam e fortë, megjithatë jam e vendosur. Unë nuk kam mbrojtur Topallin, por kryetaren e Kuvendit dhe vendin tim.
    Keni ndryshuar ju apo opozita?
    Unë nuk shoh në Kuvend më bilbila, pranga, por projektligje. Ajo ka ndryshuar dhe tani kanë nisur nga puna, pasi kërkohet që të bëhen interpelanca dhe janë kërkuar komisione. Opozita është futur në punën e saj.
    U kërkua votimi i fshehtë për mocionin tuaj, pse nuk e bëtë të fshehtë?
    Është rregullore e Kuvendit dhe kam ruajtur pozicionin e kryetares së Kuvendit. Nuk doja që të bëja një precedent. Është rregullorja, dhe jo vendimi i grupit të PD-së.
    Në momentin që ju keni ardhur në krye të Kuvendit kërkuat kufizimin e imunitetit, ndërsa në rastin e parë për Bashën çështja u zgjat dhe ende nuk ka një përgjigje?
    Ka qenë pjesë e programit të PD-së, dhe u soll në Kuvend dhe u cilësua si antikushtetuese. Kemi një problem, pasi deputeti mbrohet me ligj dhe fshihet pas atij mandati. Ai mandat i është dhënë për t’u mbrojtur nga fjala që ai thotë, por jo për abuzimet që ai bën. Nga momenti që ka ardhur kërkesa, është mbledhur këshilli i rregullores. Nuk kishte dokumente, por procedurat u hapën. Ne do t’ia heqim imunitetin dhe do ta përdorim si standard për të gjithë deputetët që do të përballen me kërkesa të tjera.
    Pse Basha nuk shkoi në zyrën tuaj që të dorëzonte imunitetin, e keni diskutuar këtë çështje?
    Artikulimi verbal nuk është ligjor, ne duhet t’u bazohem rregullave. Politikisht maxhoranca po i përgjigjet, dhe ditën e martë do të heqim imunitetin.
    A keni tentuar për të krijuar një post të kryetares ndryshe nga sa më parë?
    Unë besoj se çdo person që vjen në krye të një institucioni kërkon të hedhë hapa të rinj. Kam menduar se si parlamenti të ishte sa më civil dhe nuk besoj se i kam arritur. Kam dashur që të jetë transparente dhe këtë e kam arritur. Do të fusim në komisione kamerat dhe transmetimi do të bëhen direkt. Kam dashur të ndryshoj edhe fytyrën e zyrave. Dhe në fazën që jemi diplomacia parlamentare të merrte një dimension tjetër, dhe e kam arritur.
    Liberté, égalité, fraternité

Faqja 19 prej 21 FillimFillim ... 91718192021 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhën si ‘agjent serb’
    Nga ex-x në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  3. Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 16:04
  4. Moisiu: Nuk nënshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  5. Histori me vlere per te kuptuar "Dosjet"
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 18:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •