Close
Faqja 18 prej 21 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 209
  1. #171
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584

    Punimet për rrugën filluan pa leje ndërtimi e pa supervizor

    Ndërkohë që asnjë ndërtim banese nuk mund të kryhet pa leje ndërtimi, qeveria shqiptare ka lejuar fillimin e punimeve për ndërtimin e segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash, të vlerësuar fillimisht 418 milionë euro, por, që, me sa duket, do të kalojë dyfish këtë shumë, shtatë muaj para se të shpallte tenderin për kompaninë supervizore. Sipas legjislacionit shqiptar, asnjë kontraktor nuk mund të marrë fonde nga Buxheti i Shtetit, përderisa supervizori (mbikqyrësi) i ngarkuar nga shteti shqiptar për verifikimin e cilësisë dhe sasisë së punimeve të kryera të mos ketë hedhur firmën e vet në një dokument përkatës. Në rastin e punimeve, që po kryhen në segmentin Rrëshen-Kalimash, të autostradës nacionale Durrës-Morinë, duket qartë se një gjë e tillë është lënë në heshtje. Sipas dokumentit të shpalljes së tenderit, “inxhinieri”, emërtim për mbikqyrësin e emëruar nga ana e Drejtorisë së Rrugëve, mban përgjegjësi për çdo punim të kryer. Por, në dokumentet e publikuara nga Agjencia e Prokurimit Publik rezulton se njoftimi për tënderin lidhur me “Supervizion të Punimeve për Ndërtimin e Rrugës Rrëshen-Kalimash” bën të ditur se ky tender do të zhvillohet më 31 gusht 2007. Pra, shtatë muaj pasi kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugës. Madje, sipas burimeve zyrtare nga kjo Drejtori, ende nuk është përzgjedhur asnjë kompani fituese, e ngarkuar për të bërë supervizimin, duke qenë se procesi është ndërprerë nga arrestimi i drejtorit të përgjithshëm të Rrugëve Ilirjan Berzani dhe zëvendësministrit të Transporteve Nikolin Jaka.
    Por, përzgjedhja e supervizorit është një nga problemet, që duket se është kapërcyer në mënyrë të paligjshme nga autoritetet e Drejtorisë së Rrugëve apo Ministria e Transportit. Problem më i madh është fakti që, sot e kësaj dite, ende në këtë institucion nuk është dorëzuar projekti i rrugës. Një gjë e tillë duhej të krijonte probleme të papërballueshme, duke filluar nga mosmarrja e lejes së ndërtimit, lejes gjeologjike, lejes mjedisore, etj.
    Por, ndërkohë, institucionet përkatëse kanë lejuar disbursimin apo bllokimin e një shifre të konsiderueshme, prej 400 milionë eurosh në favor të kompanisë që kryen punimet. Sipas burimeve nga organi i akuzës, deri tani janë disbursuar për këtë qëllim 94 milionë euro, pa firmën e supervizorit, ndërkohë që punimet po vazhdojnë pa leje. Kontrata, në këtë mënyrë, rezulton të jetë lidhur e miratuar më pas me Vendim të Këshillit të Ministrave, si dhe ka filluar përmbushja e detyrimeve të kontratës nga shteti pa pasur mbikqyrësin e punimeve (supervizorin). Këtu është shkelur neni 7 i ligjit Nr.8402, datë 10.9.1998, „Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”.
    Sipas kontratës, projektet në tre lotet duhej të dorëzoheshin sipas këtij grafiku: Rrëshen-Reps 18 km, 31.03.2007; Reps-Thirrë 27 km, 30.03.2007 dhe Thirrë-Kolsh 12 km (tuneli) 31.03.2007, ndërkohë që data e dorëzimit të projektit përfundimtar është 31 marsi 2007. Kështu, që në fillim, kontrata parashikon fillimin e punimeve pa kontratë përfundimtare dhe, në përputhje me këtë, pa kosto përfundimtare, që po rritet me kalimin e kohës. Rruga Rrëshen–Kalimash, sipas Kontratës, nuk ka një çmim përfundimtar. Çmimi fillestar i synuar në momentin e lidhjes është 418.333.986 euro, por pas mbarimit të projekt-idesë, ai është rritur në masën mbi 70%. ge.ko.
    Liberté, égalité, fraternité

  2. #172
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Durrës-Kukës, PS akuza mazhorancës: Po dublohet prokuroria

    Kuvendi miraton ngritjen e katër komisioneve hetimore. Debate për hetimin e ndërtimit të rrugës së Kosovës

    Ngritja e komisionit hetimor për rrugën Durrës-Kukës të kërkuar nga mazhoranca ka shkaktuar debate në sallën e Kuvendit. Ashtu siç pritej, drejtuesit e partive politike kanë ndarë qëndrime të ndryshme për ligjshmërinë e ngritjes së këtij komisioni. Opozita nëpërmjet kryetarëve të grupeve parlamentare, ka deklaruar se ngritja e këtij komisioni hetimor është e padobishme, pasi për rrugën Durrës-Kukës po heton prokuroria dhe nuk mund të ngrihet paralelisht me punën e prokurorisë edhe një hetim tjetër nga Kuvendi. Ndërsa drejtuesit e grupeve parlamentare të mazhorancës, janë shprehur se ligji e lejon që Kuvendi të hetojë në të njëjtën kohë me prokurorinë. Kryetarja e grupit parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj, është shprehur se ngritja e komisionit hetimor për rrugën Durrës-Kukës ka qenë dhe mbetet një nonsens për opozitën. Sipas Leskajt, përbën nonsens, pasi për Kushtetutën e Republikës, ngritja e këtij komisioni godet parimin e ndarjes së pushteteve, në një kohë që prokuroria ka nisur një çështje hetimore që lidhet me rrugën Durrës-Kukës. Sipas nesh, tha Leskaj, ngritja e këtij komisioni në këtë kohë është as më pak dhe as më shumë një presion ndaj institucionit të prokurorisë. "Dhe ju e keni të qartë se nuk mund të hetoni veten tuaj, madje shefin tuaj, them shefin tuaj, pasi Berisha para pak ditësh mori përsipër të gjitha përgjegjësitë lidhur me rrugën Durrës-Kukës. Pra, që i bie që komisioni hetimor i drejtuar nga mazhoranca do të hetojë vete kreun e mazhorancës, Kryeministrin Berisha", është shprehur kryetarja e grupit parlamentar të PS-ë. Gjithashtu, Leskaj ka theksuar se ky është një paradoks, pasi ka theksuar ajo, ne do të kemi një komision hetimor që do të hetojë Kryeministrin nga vetë njerëzit e tij, por në të njëjtën kohë kemi dhe një proces të hapur në prokurori, e cila vihet nën presion. Nuk e di, tha Leskaj, se çfarë do të bëjë prokuroria. Do të presë që komisioni hetimor i ngritur nga PD-ja të përfundojë punë, apo do të përfundojë hetimin e saj para komisionit të Kuvendit. Gjithashtu, ajo ka shtruar dhe një pyetje tjetër që pret përgjigje nga mazhoranca se kujt do t‘ia dorëzojë komisioni hetimor i Kuvendit raportin, i cili në kushte normale i duhet dërguar prokurorisë. Leskaj, në emër të PS-së, ka bërë një propozim konkret ku kërkon që dy propozimet dhe nga PD-ja dhe nga PS-ja për prokurimet të shkrihet në një për të bërë punën më serioze. Ndërsa kryetari i grupit parlamentar i PD-së, Astrit Patozi, është shprehur se mazhoranca nuk ka asnjë paragjykim për të gjitha nismat parlamentare të opozitës duke mos i penguar ato. Patozi ka deklaruar se ligji për organizmin dhe funksionimin e komisioneve hetimore është miratuar që në 2002-in dhe ne nuk kemi asgjë me këtë ligj, i cili është miratuar në kohën kur e majta ka qenë në pushtet, ndaj duhet të respektohet prej tyre. Kreu i grupit të PD-së është shprehur kundër shkrirjes së dy komisioneve bashkë atë të prokurimeve publike dhe atë të rrugës Durrës-Kukës, duke mos e vlerësuar si të padrejtë. Pavarësisht debateve, Kuvendi ka miratuar dje ngritjen e katër komisioneve hetimore parlamentare, të cilat tri janë kërkuar nga PS dhe një nga PD-ja.

    Gazeta Shqip
    #VamosArgentina

  3. #173
    Basha: Nuk dimë sa është fatura e Durrës-Kukës

    Fatura e rrugës Durrës- Kukës-Morinë do të nxirret nga ekspertët, por sado që të jetë ajo, kjo rrugë do të shlyejë veten e saj brenda 7 viteve. Kështu u shpreh mbrëmë gjatë emisionit “Opinion Plus” në TV Klan, ministri i Jashtëm dhe ish-ministri i Transporteve, Lulëzim Basha. Ai u është përgjigjur pyetjeve lidhur me çmimin me të cilin është duke punuar kompania Bechtel, si dhe për mungesën e projektit të rrugës Durrës-Kukës. Sipas tij, nuk ka një projekt të përfunduar, por një projekt në përfundim.

    ...
    Zoti Basha, pse nuk keni shkuar në prokurori kur ju kanë thirrur? Ndërsa jeni duke folur për respektim të ligjit, duket disi absurde?

    Ka pasur një kallëzim nga ministria në prokurori, për shpifje kundër një ish-zyrtari për akuzat e hedhura prej tij dhe pas këtij kallëzimi kemi pritur nga prokuroria. Jam thirrur edhe unë, por në momentin që jam thirrur nuk kam qenë i mundur dhe kam njoftuar prokurorinë. Në një moment të caktuar është vendosur nga disa pjesëtarë të prokurorisë, të ngrihet një padi penale ndaj zyrtarëve dhe nuk dihet ende se çfarë vepre penale kanë kryer. Kjo ndodhi pas një sulmi politik nga pjesëtarë të opozitës; na tregojnë gjëra të ndryshme, por nuk e dinë se ku janë shkeljet dhe dosja është në Prokurorinë e Përgjithshme, nuk ka asnjë thirrje dhe kur të ketë, ju garantoj se do t’i përgjigjem në mënyrë të plotë ashtu siç e kërkon ligji dhe personi im.

    Çmimet e Bechtel janë dy herë më të larta se ato të tanishmet?

    Është një mit i ngritur nga njerëz injorantë. Pasi çmimi i Bechtel i është nënshtruar dy ekspertizave, dhe ato provuan se ata janë të drejtë dhe të balancuar dhe që i ofrojnë qeverisë një projekt të mirë. Qeveria ka marrë të gjitha masat që në përfundim të negociatave të kishte një çmim të leverdishëm.

    Ku është projekti?

    Bëhet fjalë për projektin në tërësi të rrugës. Për projektin teknik duhet të kuptojmë që asnjë metër kub dhe nuk lëvizet pa një projekt, por ndryshimi është se nuk ka një projekt të përfunduar, por është në përfundim, dhe llogaria vërtetoi se procedura projekto-ndërto është aq e leverdishme, sa mjafton që të futet kontraktori...

    A dilni ju garant nëse projekti nuk del dyfish?

    Qeveria shqiptare ka marrë masa dhe ka kontraktuar..

    A do të jetë dy herë më e lartë kostoja?

    Shpresoj që jo, por do të ishte e padrejtë që t’i kërkohet kosto kontraktuale me koston përfundimtare. Pasi në fillim ne nuk dinim për llojin e shkëmbit që ishte në atë zonë. Por pritja kishte kosto dhe ne vendosëm që të kishte, më mirë se të niste puna.

    KLSH ka nxjerrë shkelje...

    KLSH nuk ka asnjë prevogativë të shkeljes. Po ju them se ky lloj prokurimi u bë me ndihmën e një prej firmave më të mëdha të Europës.

    Fatura?

    Do ta thonë ekspertët.

    Për sa kohë do të shlyhet?

    Për një periudhë 7-vjeçare.

    A do të ishte më mirë që të ishin investuar tek energjia, rrugët e jugut, rrugët rurale?

    Energjia mund të ishte bërë një investim, por nuk e dimë nëse do të ishte efektiv, por jemi duke bërë koncesione për energji. Në 2006-ën, në rrugët dytësore është investuar 4 herë më shumë se 2001-2005. Aksi veri-jug është një aks qendror në prioritetin e kësaj qeverie.

    A do të përfundojë brenda 1 korrikut 2009?

    Besoj se po. Kemi një marrëdhënie kontraktuale me Bechtel, prandaj qeveria duhet që të mos i krijojë kushte që kontraktori të ngrejë pretendime dhe deri më tani kemi një marrëdhënie shumë korrekte.

    A e keni parë ju juridikisht këtë kontratë, apo u pa vetëm nga ministri i cili ishte edhe jurist?

    Po, i është nënshtruar një ekspertize juridike.

    Pse nuk shkoni vetë në prokurori, pasi Meta e ka bërë këtë..

    Problemi qëndron këtu. Meta e pa si akt politik sesa ligjor. Nuk kanë rëndësi aktet politike, por e vërteta. Ajo që më intereson më shumë është zbardhja e çështjes.

    A ishte kusht i vënë nga Berisha rruga Durrës-Kukës?

    Kryeministri ka qenë shumë suportiv në arritjen e këtij qëllimi, është propozuesi i këtij projekti dhe të dy ndajmë këtë pasion për rrugët, dhe sidomos për këtë rrugë.

    A jeni i sigurt që nga këto para kanë përfunduar në xhepa zyrtarësh, tek xhepat tuaj?

    Absolutisht jo, dhe nuk do të ketë kurrë lekë qytetarësh në xhepat e mi, sepse nëse do të ndodhë kjo gjë, unë kam tradhtuar premtimin e dhënë ndaj vetes.

    Marre me shkurtime nga Gazeta Shqiptare

  4. #174
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    sipas lajmeve..
    deget e pd-se ne rrethe jan pothuajse te vdekura pa asnje aktivitet..
    pra berisha postin si kryetar i PD-se e mban kot sepse partia kryetar i se ciles eshte ai nuk ndihet fare..pra ka ngordhur..
    nje gjendje te tille kishte PD dhe ne prag te 97-tes..
    pra berisha nuk mban dot dy kunguj ne sqetull.. prandaj sa nuk eshte vone te dorzoje o partine o qeverrine..sepse 97 ta po troket dhe votuesit heroik te 3 korrikut nuk meritojne te poshterohen dhe njihere nga armata causho edvino gjinushiste qe jan bere gati..e si kobure tani kan prokurorine e sallak altin erion arapo shalso mim kodheles..

    ne ceshtje e rruges durres-prishtin..berisha ka len te cara juridiko administrative te cilat po i cfrytzon hajdutja e gjakut dhe e milirdave te shqiptareve .. kriminelja PS..

    pra berisha po e con 3 korrikun drejt gremines..
    atiij nuk i duhet dhen me vota sepse eshte mesuar te humbe para kanibaleve..
    PD-se i duhet nje kreshnik tjeter qe ti coje sallaket e bandes hakmarrja ne biruce e jo sallaket te cojne 3 korrikun ne hale..sic po duken bathet..
    takova nje mik nje dizaj ne tirane..
    vajta njeher tha per nje hall te berisha kur ishte president.. e ja qava hallin e me tha ..ti ke te drejte e kjo pune duhet ndrequr dhe ne sy tim i tha sallakut.. qe athere punont ne zyre te berishes.. shikoje kte pune qe te zgidhet drejt konform ligjeve e sa me shpejt..
    patjater tha sallaku i qeshur e hipokrit .. dhe dolli nga zyra..
    dhe cberi.. beri te kunderten e porosise qe mori nga zoti i zyres dhe i vendit.. dhe hallin tim e coj ne hale pa ju trembur syri fare e halli im tha sot e kesaj dite nuk u zgidh..
    pra ky lloj pisi ..sallaku ne hunde te berishes bente pun ne sherbim te mafies e jo me sot qe ka suport armaten me altin arapo gjinush edvinet e miliarderet mafioze..
    pra pun ditesh dhe sallaku qe normalisht do duhej te merrej me megahajdutin edvin .. do ti veje hekurat bashes lezhjes e jo larg dhe berishes.. dhe edvini do marre celsat e kryeministrise e altin arapet do behenn shefa shiku e gestapoje e ministra rendi..

    pra paaftesite e berishes per ti kopsitur mire punet.. do i kushtojne rende demokratve te ndershem te cilet e duan berishen me pasterti po qe ai shum kollaj ja pjerdh sakrificen..
    ai milionshi euro i argites ishte nje thike ndaj 3 korrikut..
    para 3 korrikut ai do duhej ti kish thene demokratve.. e kam nje problem me te cilin do ma kendojne karabinane keta kanibalet e ps-se.. prandaj le te vem nje djal te mire te pa cenushem nga mafia kanibale miliardere qe te jete kryeministri i pas 3 korrikut..

    sallaku po ja ngushton rrethin..

    po i merr deklarata nje nga nje gjith nepunsave e pastaj me to do ndertoje akuzen.. e pastaj byzylyqet berishes me shoke.. ose do ta detyrojne si me 97.. qe e detyroj klos caush zabiti.. te ike nga zyrat e shtetit..

    kjo do ish tragjedi e madhe..

    mafia kosovare ose me mir te themi enveristet e Kosoves ja kan vnue thiken ne fyt krejt politikanve post rugoviste e askush nga ata nuk guxon te thote.. o ps e flliqte e tiranes ..ckeni me rrugen qe bashkon kombin.. lereni berishen ta mbaroj at rruge..
    jo perkundrazi..
    po e lejne berishen te perpelitet nen hanxharet qe i ka ngritur edvin kanibali.. i cili mbas disa javesh do kete ne prishtin kapterrin e vet si kryetar.. lim skiator llapushniko-hajnin.. e athere dy hajnat lim kup thaqet e qoses bashk me edvin kanibalet e tiranes se nexhmije ramiz zylyftar zabito ruc gjolekve do ndertojne federaten e varur polpotiste andej e kendej.. e kombi do shkoje drejt qivurit..

    LDK e Kosoves dhe PD e shqiperise.. jan vene ne gjum qe ti haje rehat mafia vampire..
    ato do duhej sot te ishin suporti i fuqishem i rruges kombetare..
    perkundrazi ato kan ngordhur dhe kendon maj plehut i plotfuqishmi i vendit erion bracja.. ne tirane e ne prishtine zagaret qosiste te 97-tes..

    mba to.pet me dore o top bamiri..se dhe ty do ta kendojne shpejt tahir mim shalso meto m.utat e edvin hoxh enverit..

    qashtu punet..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 09-10-2007 më 14:54

  5. #175
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    Shqiptar zgjohuni shikoni faktet. Thjesht fakti qe Bechtel esht perzen nga 2 vende te tjera esht per te ven duart ne koke. Vetem me shpjegoni faktin po gjith ato leket ku kan vajt?
    Liberté, égalité, fraternité

  6. #176
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Tenderi imagjinar dhe Rrëshen-Kalimash

    (Derguar me: 11/10/07) Nga Anila Basha

    Imagjinoni sikur Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve në tenderat e fundit që ka shpallur në APP, e pikërisht aty ku garojnë nga 10 deri në 20 fi rma, të vendosë që tenderin t’ia japë kompanisë “X”, sepse kjo e fundit, në 10 vitet e fundit, ka pasur një aktivitet të gjerë ndërtimi në Shqipëri, në veri dhe jug të vendit, me cilësi punimesh rrugësh të parametrave moderne etj etj. Do t’i thoshin ndoshta Xhevos, si kryetar i komisionit të vlerësimit të ofertave: “s’ka gjë, lëri ofertat, nuk duam ta dimë fare se cila nga firmat e ka çmimin më të ulët. E rëndësishme për ne është që rruga të bëhet cilësore, dhe cilësinë e kësaj rruge na e garanton vetëm kompania “X”. Xhevo (e kam fjalën për Xhevair Muçogllavën që u arrestua për shpërdorim detyre rreth një muaj më parë së bashku me kastën e drejtuesve të rrugëve), jo vetëm do të kishte vënë duart në kokë, po do të kishte dhënë dorëheqjen që në momentin e parë që do t’i thoshin ta zbatonte këtë urdhër.
    Por, meqënëse nuk do të gjendej ndonjë kryetar tjetër për komisionin e vlerësimit dhe përfundimit të tenderit, zyrtarët, do t’i argumentonin Xhevos:
    Drejtori: Dëgjo Xhevo, t’i lëmë muhabetet. Rruga do të bëhet.
    Xhevo: Dakord jam- i kthehet ky i fundit.- Po nuk kemi një projekt. Ku do të shtrihet kjo rrugë.
    Drejtori: Po lëri mo Xhevo llafet. Ja rruga do të shkojë nga ky qyteti, për në këtë qytet. Ç’rëndësi ka projekti, kur e dimë shumë mirë se ku do nisemi, e ku do bitisemi.
    Xhevo: Edhe pse s’jam dakord zoti shef, po të them se rruga jo vetëm nuk ka projekt, por nuk kemi as para për ta ndërtuar!
    Drejtori: Po ç’punë ke ti mor Xhevo me paratë. Ti burokrat i thjeshtë zyre je. Paret i gjen qeveria. Lëre qeverinë të mendojë. Ti vetëm hidh firmën.
    Xhevo: Jo jo, ia pret Xhevo. Firma në fund. Të shohim se ç’duhet. Pra projekt rruge s’kemi, para s’kemi përcaktuar, po ligji kërkon oponencë teknike!!!
    Drejtori: Eh mor Xhevo, ke dhe një jetë që punon te drejtoria e rrugëve. Po ç’të duhet oponenca teknike e projektit, kur nuk ka projekt!!!!
    Xhevo: Këtë po të them zoti Shef...Që rruga nuk ndërtohet se nuk ka projekt, nuk ka fonde, nuk ka oponencë teknike...ç’të të them, të gjitha mungojnë. Pra shkelet kokë e këmbë ligji!!!
    Drejtori: Eh mor Xhevo. Nuk kupton fare. Nuk do të zbatohet ligji shqiptar. Kemi vendosur të zbatojmë ligjin anglez. Në Angli, nuk i kërkojnë këto gjërat që i kërkojnë në Shqipëri, dhe rruga në këtë moment, ka prioritet absolut. Duhet ndërtuar. Kuptove apo jo? Firmos aty....
    Xhevo: Dale dale zoti Shef, se nuk është aq kollaj. Projekt s’ka; fonde s’ka; oponencë teknike s’ka; si do ta bëj firma rrugën kur nuk i dimë të gjitha këto?
    Drejtori: Po ja, firma do ta nisë sot, sa të hedhësh firmën ti mbi kontratë, dhe të përfundojë kur të përfundojë. Po u shtynë afatet, atëherë do të vendosim penalitete, psh, 40 mijë dollarë në ditë....
    Xhevo: Po ç’penalitete mo drejtor, kur s’ka afate
    Drejtori: Ah Xhevo, Xhevo, bën sikur nuk kupton më duket apo do të ikësh nga puna...
    Xhevo: Epo mendoj, se me gjithë këtë zallamahi, me firmos ca letra që s’thonë asgjë, e s’janë letra, Kontrolli i Shtetit do të më çojë mua të parin për ndjekje penale...
    Drejtori: Po ç’Kontroll Shteti mor Xhevo! Ku merret dot kontrolli i Shtetit me këtë rrugë. Aty s’ua mban asnjërit. Rruga bëhet me urdhër nga lart!!!!
    Xhevo: Sa lart zoti Drejtor, se ndërrohen qeveritë po letrat aty janë...
    Drejtori: Xhevo, nuk të jap llogari. Ndër firmat që kanë konkurruar, dhe që s’kanë as projekt, as çmime, as oponencë, as afate, ti do të zgjedhësh firmën “X”. Qeveria mendon që ajo është më e mira. Firmose, dhe pas kësaj, ty të bëjmë drejtor, se unë do të shkoj ministër!!!
    Xhevo: Mirë shumë më vjen zoti Drejtor që të është premtuar posti i ministrit, por problemi është që mua më pret kontrolli se është punë me zarar kjo e letrave.
    Drejtori: Eh mor Xhevo s’marrke vesh. E ka vendos qeveria pra. Ç’të duhet ty!!!
    Xhevo: Po jo mo zoti Drejtor, se jam i lashtë në këtë detyrë dhe e di shumë mirë. Në fund e ha kush e vë firmën...
    Drejtori: Mor po ti s’marrke vesh as me të mirë e as me të keq. Përjashta nga zyra. Do ta bëjmë vetë tenderin. Pushohesh nga puna dhe të çoj për ndjekje penale për shpërdorim detyre!!!
    ****
    Xhevair Muçogllava, deri pak ditë më parë po kalonte ditët e tij në gjendje të rëndë shëndetësore në qelitë e paraburgimit në drejtorinë e Policisë në Tiranë. Në këto 17 vjet tranzicion ka punuar gjithë kohën për rrugët e Shqipërisë. E siç shprehen njerëzit që kanë punuar me të, me ndershmëri. Lufta kundër korrupsionit e çoi Xhevon e shkretë në dyert e gjykatës, për shpërdorim detyre (kush e di se çfarë mund të ketë ngatërruar në shkresa nëse vërtetohet një akuzë e tillë gjithmonë). Por imagjinoni ç’do të ndodhte me këtë njeri, nëse do të kishte hedhur një firmë, mbi ndonjë tender, për ndwrtimin e ndonjë rruge pa projekt, pa buxhet, pa oponencë, pa çmime, pa çmim më të ulët...e dhjetra, e dhjetra procedura tenderash të përditshëm e të përjavshëm që kryhen tek Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve. Në kohët e sotme, në emër të luftës kundër korrupsionit, do të ishte objekti i diskutimit të çdo qeveritari për suksesin e qeverisë. Por ndoshta edhe mund të mos i ndodhte gjë. Sa e sa vetë, fliten e përfliten për rrugën Rrëshen Kalimash, për firmat që kanë hedhur e deklaratat që kanë bërë; për veprimet që kanë kryer e për fondet që kanë disbursuar nga paratë e çdo taksapaguesi shqiptar. Sigurisht, Xhevo do të jepte dorëheqjen, thonë kolegët e tij për aq sa e njohin. Ndërsa zyrtarët që firmosën Rrëshen Kalimash, jo. Këta të fundit kanë mburojë qeverinë. Eksperienca e këtyre 17 viteve ka treguar se të gjitha tenderat me mburojë “qeveritare” janë pa fajtorë e pa përgjegjës. Dosjet mbeten pezull për shkak të mburojës politike. Por mjerë të gjithë ata, nëse një ditë në Shqipëri, do të ketë drejtësi; drejtësi, për të kërkuar llogari sesi i harxhon qeveria paratë e mia, dhe të tuat...

    BalkanWeb

  7. #177
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Durrës-Kukës, ndryshon projekti i autostradës

    Spostohet një pjesë e rrugës së shumëpërfolur. Shmanget pagesa 10 milionë USD

    Pas protestës së banorëve të Lagjes Nr.3 të Kukësit, për mbrojtjen e banesave të tyre nga prishja e autostradës, mësohet se tashmë edhe traseja është ndryshuar. Supervizorët, të cilët mbikëqyrin zbatimin e cilësisë së projektit të autostradës, tregojnë se është miratuar një devijim i shkurtër që në të vërtetë përmirëson cilësinë e trasesë. Në vend të depërtimit nëpër Lagjen Nr. 3, autostrada do të marrë një trajektore më të butë dhe me më pak shpenzime, duke i kaluar lagjes përbri nga ana e divizionit ushtarak, ku ruhet niveli dhe ka më pak gërmime. Aktualisht ende nuk ka filluar puna në këtë segment, por supervizori Ruslan Kallabaku tha se puna do të fillojë së shpejti. "Spostimi është miratuar dhe mendohet se është bërë një zgjidhje e mirë, pasi me variantin e parë do prisheshin shumë banesa, disa karburante, ujësjellësi i qytetit me gjithë sistemin e komplikuar...", tha Kallabaku. Nga ana tjetër, përfaqësues të kompanisë "Kastrati&Arifaj", e cila prej gati një viti ka mbetur pa punë, pikërisht prej mungesës së shpronësimeve, shprehen tepër të pakënaqur me vonesat e deritanishme. "Ne duhej të kishim mbaruar punë në këtë segment, por vetëm për burokracinë e administratës përgjegjëse për shpronësimet jemi vonuar dhe dëmtuar kaq shumë", tha një nëpunës i financës aty. Nga Ura e Drinit të Zi e deri te ura "Gjashtëmetroshe", ku ndodhet edhe kantieri i kompanisë dhe ku do të ndërtohet unaza e madhe, janë gjithsej 5 km. Vetëm një e pesta e punës mund të konsiderohet e mbaruar në këtë trase. Një pjesë e punës së realizuar deri tani për llogari të autostradës, me devijimin e aksit do t‘i mbetet qytetit të Kukësit si një hyrje me katër korsi. Në Lagjen Nr.3 autostrada kalonte fare ngjitur me pallatet shumëkatëshe, duke rrezikuar edhe shembjen e tyre. Përveç kësaj, aty para një viti është ndërtuar një rrugë e re, që quhet unaza e qytetit dhe që i ka kushtuar buxhetit të shtetit 150 mijë dollarë, ndonëse në atë kohë ishte bërë e njohur se aty do kalonte autostrada dhe rruga do të prishej. Banorët e Lagjes Nr.3 të Kukësit, të shqetësuar për informalitetin dhe mungesën e transparencës që karakterizon aksin e autostradës, pjesën që kalon nëpër Kukës, kanë sensibilizuar edhe kryetarin e bashkisë, Hasan Halilin, i cili ka ndikuar më pas që qeveria të marrë në konsideratë jo vetëm kërkesat e banorëve për rishikim të trasesë që kalon në lagje, por edhe mendimin e specialistëve të Kukësit. Këta të fundit, me kohë kishin dhënë alternativën e shmangies nga lagjja, duke treguar se një gjë e tillë jo vetëm do të kursente një sasi lekësh, por do të ishte edhe më i lehtë realizimi në pikëpamje teknike.

    Gazeta Shqip
    #VamosArgentina

  8. #178
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Durres-Kukes, pse duhet ndertuar

    E Premte, 12 Tetor 2007

    Intervista – Flet biznesmeni i njohur, Vehbi Velia

    Prej disa javesh ne ambientet politike dhe mediatike te vendit ka nje zhurme ku ne qender eshte projekti i rruges Durres-Kukes e veçanerisht nje pjese e ketij projekti qe eshte segmenti Rreshen-Kalimash ku aktualisht po punon kompania “Becktel”. Cili eshte mendimi juaj per kete projekt?

    “Se pari, desha ta nis me nje falenderim per kete interviste. E quaj me vend qe te flas per kete çeshtje, pasi ne vleresimin tim rruga eshte projekti me i rendesishem qe eshte zbatuar ndonjehere ne Shqiperi. Megjithate, po i pergjigjem pyetjes tuaj si fillim. Me sa kam ndjekur, them se ajo qe edhe ju po e quani nje zhurme, per mua eshte e pavend. Kjo sepse gjithçka qe thuhet ne te shumten e rasteve nuk eshte e bazuar ne fakte. Duke mos qene e mbeshtetur ne fakte dhe e analizuar ne driten e tyre, shpesh shume gjera qe thuhen nuk jane as logjike e as te arsyetuara. Kam ndjekur nga mediat kryesisht shume veta qe flasin dhe kam konstatuar per fat te keq se edhe shumica e atyre qe flasin nuk e kane informacionin dhe dijenine e duhur per ate çka flasin”.

    Çfare vleresimi keni per kete aks infrastrukturor?

    “Eshte folur shume per rendesine e kesaj rruge dhe me te drejte eshte folur. Per mua, kjo eshte rruga me e rendesishme e bere ndonjehere ne Shqiperi dhe kjo per shume arsye. Se pari, per veriun e Shqiperise rruga eshte nje shpetim. Me te merr zhvillim ekonomia e nje rajoni te tere, zhvillohet turizmi ne menyre te ndjeshme, nje zhvillim te ri merr transporti. Nje tjeter dimension te ri fiton Porti i Durresit dhe meqe jemi ketu, te mos leme pa llogaritur zhvillimin e bizneseve ne anet e saj. Por kjo rruge eshte shume me teper po ta shohim ate si aksin qe lidh jo vetem Shqiperine me Kosoven, por edhe si nje ure lidhje me Serbine, me Ballkanin e Veriut e me Evropen Juglindore. Ne kete menyre ajo kthehet ne nje aks shume te rendesishem ekonomik e rajonal”.

    Cili eshte vleresimi juaj per kompanine Bechtel- Enka?

    “Sigurisht Bectel - Enka eshte nje kompani qe e njoh. Çdokush qe merret me çeshtjet e infrastruktures e di se kjo kompani eshte padyshim me e madhja e botes. Ne kete kuptim nuk kam se çfare te shtoj. Por, duke qene se ne Shqiperi jane hapur kaq shume debate dhe per te kuptuar me mire se ç’eshte kjo kompani, do te doja ta ilustroja me nje shembull nga rajoni. Fjala eshte per Kroacine, te cilen e njoh shume mire dhe qe ka pasur nje marredhenie me kete kompani. Kroacia si ne rastin e Shqiperise zgjodhi me te njejten procedure si ne Shqiperi Bektelin per te ndertuar autostraden me kater korsi qe lidh Zagrebin me Splitin. Fjala eshte per nje veper qe ka kushtuar 1,5 miliard dollare. Nuk duhet te harroni se Kroacia ka kompani per ndertimin e rrugeve qe njihen dhe qe kane punuar ne projekte te rendesishme brenda e jashte vendit. Megjithate, me negociata qeveria kroate zgjodhi Bectel - Enka. Njelloj si ketu pati reagime te fuqishme nga kompani e konsorciume kroate, reagoi fuqishem opozita. I fuqishem ishte edhe reagimi i FMN, e cila kercenoi shtetin kroat deri ne prishje te marreveshjes me te. Megjithate shumica e vendimmarresve kroate ishin per ndertimin e rruges, pasi ishte nje rruge qe ringjallte pjesen e pazhvilluar ndermjet Zagrebit e bregdetit kroat dhe e shkurtonte distancen e udhetimit per ne Split me 4 ore, duke e bere te mundur pershkrimin e distances Zagreb-Split per 2 ore, nga 6 qe ishte me pare. Po ashtu, ne ndjekje te reagimit te FMN ne ate kohe nderhyri vete Presidenti Mesiç, i cili u beri te qarte perfaqesuesve te FMN se duke qene se ishte nje projekt qe sillte zhvillimin e shtetit kroat nuk do te hiqej dore prej tij, pavaresisht kostove qe mund te kishte prishja e marreveshjes. Pavaresisht ketyre, rruga u be ne kohen e duhur dhe me cilesine e duhur. Nga kjo do te doja te nxirrja konkluzionin se per projekte kaq te medha duhen vendime te fuqishme dhe po ashtu duhet te jete e qarte per kedo se projektet e medha mund te realizohen vetem me kompani te medha”.

    Megjithate ne rastin e Shqiperise rruga duket se po shkon shume shtrenjte.

    “Nuk ka asnje rruge te ketij lloji qe kostoja e ndertimit te jete 1 milion dollare per kilometer. Nuk po flasim per rruge te tipit “superstrade shqiptare” siç jemi mesuar te shohim deri sot ketu. Eshte rruge me vlera te medha dhe sigurisht qe edhe kushton. Nuk eshte çudi ne standardet nderkombetare qe nje rruge me ura dhe tunele te atij lloji siç i ka rruga Durres-Kukes kostoja e nje kilometri te shkoje edhe 10 milione dollare per kilometer”.

    Po ne keshtu nuk dime se ku do te ndalojme duke pasur parasysh se ndertimi i rruges ka nisur edhe pa nje projekt perfundimtar.

    “Me se di une, nje studim fizibiliteti dhe nje projekt te detajuar per kete rruge nuk ka pasur. Ka ekzistuar nje ide dhe vetem nje vije ne harte. Ne kete kuptim ka te drejte opozita. Por, per vendime shume te rendesishme per zhvillimin e vendit, une do t’i jepja mbeshtetje te plote edhe nje qeverie te socialisteve qe do te niste ndertimin e rruges. Kjo duke pasur parasysh se ka mjaft praktika nderkombetare ku veprohet keshtu. Pra, ku puna e projektuesve ecen paralel me ndertimin, i cili ecen ne baze te disa standardeve te paracaktuara e te njohura boterisht. A do te kete ndryshime te kostos, mund te pyesni ju. Natyrisht qe do te kete, por ama ka rregulla te paravendosura qe me pare, mbi te cilat do te behen llogaritjet. Kjo marreveshje per vete natyren e saj nuk le vend per korrupsion, i minimizon ne maksimum hapesirat per te, ndaj dhe them se nuk ka vend per t’u kundervene. E kunderta, pritja 2 vjet per te bere nje studim te plote fizibiliteti e ndoshta edhe dy vite te tjera per nje projekt te detajuar ne terren do te rezultonte shume me e shtrenjte. Kjo edhe per faktin e thjeshte se minimalisht rruga do te fillonte nga punimet vetem pas 4 vitesh”.

    Socialistet pretendojne se rruga po ndertohet me nje çmim minimalisht dyfish me te shtrenjte.

    “E kush mund ta thote kete sa kohe qe nje projekt i tille nuk eshte ndertuar deri me sot ne Shqiperi. Kostot e rruges duhet te krahasohen me projekte te ngjashme me te, por ne nivelin nderkombetar. Pra, me projekte jashte Shqiperise. Se po te jete se e krahasojme me ata lloj rrugesh qe jane ndertuar deri me sot ne Shqiperi, qe i keni pare vete se si prishen per 6 muaj, atehere vertet qe çmimi eshte dyfish me i shtrenjte”.

    Pra, ju mendoni se rruga ja vlen edhe me keto kosto?

    “Mjafton qe te mos vidhet, por te ndertohet. Te isha une ne vend te vendimmarresve shqiptare do te merrja edhe 2 miliarde euro borxh qe t’i beja te gjitha rruget si ajo qe po nderton apo ka ndertuar Bectel - Enka. Me rruge te tilla zhvillohet gjithçka ne vend, gjithçkaje i shtohen vlerat. Duhet qe patjeter ta shohim rrugen edhe ne kete kontekst, ne kontekstin e nje zhvillimi ne global. Pra, ja vlen”.

    Ju duket se e miratoni edhe dhenien deri me tani te 400 milione eurove per rrugen?

    “Jam i prirur te mos i besoj shume keto historite e paradhenieve. Duke pasur parasysh se kush eshte Bechtel - Enka nuk e mendoj te jete e gjitha keshtu siç eshte servirur ne media. Ndoshta 400 milione euro do te jepen ne fund te vitit 2008, por deri atehere ka edhe shume kohe”.

    Prokuroria tashme e ka nisur nje hetim per rrugen. Duket se qendrimet e opozites nuk kane shkuar ne vesh te shurdher, apo jo?

    “Opozita socialiste, por edhe Kryeprokurori se bashku me te po e shfrytezojne per interesat e veta rrugen Durres-Kukes. Kryeprokurori per interesat e veta dhe opozita per te vetat. Sigurisht qe kjo eshte ne te drejten e tyre, por per mua eshte nje nonsens te flasesh per korrupsion ne kete rast. Megjithate, le t’ia leme kohes shume gjera, pasi ajo, si ne shume raste, eshte gjykatesi me i mire. Kete besoj se e di edhe Kryeprokurori”.

    A mendoni se zhurma duket ka pasur edhe nje efekt tjeter, ate te trembjes se investitoreve?

    “Ju flisni per investitoret. Duhet me pare te sqarojme se Bectel - Enka nuk eshte ketu si nje investitor, por si zbatuesi i nje projekti te qeverise. Megjithate, per kete kjo ka pak rendesi. A mund te tremben investitoret nga kjo. Ata e gjykojne vete, por une mendoj se nuk kane perse te tremben. Ne Shqiperi ka nje klime te favorshme tashme per biznes, madje hyrja e kompanive te medha si Bectel - Enka, mund te sherbeje si nxitje per investitoret e huaj”.

    Si i vleresoni qendrimet e ish-kryeministrit Nano per kete projekt?

    “Po, ne te vertete kam diçka te tille. Kam pare ne media sigurisht edhe nje qendrim te ish-kryeministrit Nano, i cili eshte shprehur per ndertimin e rruges jo me fonde te buxhetit, por nepermjet dhenies se saj me koncesion. Se pari, historite e koncesioneve ne Shqiperi dihen. Por, Nano thoshte se ishin gjermanet e austriaket te gatshem ta merrnin me koncesion. E verteta nuk eshte keshtu. Per kete koncesion as qe mund te flitet. Nuk mund te kete koncesione ne infrastrukturen e madhe te Ballkanit, sa kohe jane ata flukse trafiku qe dihen. Flukset aktuale nuk mbulojne asnje lloj koncesioni. E shumta mund te flitet per partneritet publik e privat, por edhe ne kete rast jane te gjithe mundesite qe e gjithe fatura t’i kalonte shtetit e privati vetem te vilte fitime. Ndaj, per ta mbyllur do te doja ta theksoja edhe nje here me force, projektin duhet ta mbeshtesim te gjithe per vete rendesine qe ka”.

    Kohajone
    #VamosArgentina

  9. #179
    Citim Postuar më parë nga thekthi Lexo Postimin

    Shpresoj ta kete lexuar dhe opozita kete shkrim dhe te gjithe "keshilletaret" e saj injorante, qe perpiqen ta fusin politiken ne qorrsokak.
    Z.Vehbi Velia flet si biznesmen, sepse ata me mire se kushdo ja dijne interesin infrastruktures dhe ata kane vizionin se si do te jete ekonomia dhe politika dhe jo budallalleqet e pseudogazetareve dhe pseudokeshilletareve shqiptare.
    Opozita, gazetaret ne sherbim te saj, keshilltaret ne sherbim te saj, le te mendojne nje rruge tjeter per te bere politike, sepse Shqiperia ka shume probleme te tjera, per te cilat opozita duhet ta thote fjalen e saj.
    Mirepo per fat te keq nuk behet opozite, por behen ngaterresa sic behen nga klane te rendomta kur ju cenohen interesat.
    Ka krere te opozites qe ju jane cenuar interesat e tyre dhe te klaneve te tyre mafioze te prodhimit te materialeve te ndertimit, te tregetimit te materialeve te ndertimit, te firmave te tipit 2K & Co, te premtimeve qe mund te jene bere ne adrese te bizneseve italiane apo nga shtete te tjera etj.

    Une informohem cdo dite per ritmet e ndertimit ne kete rruge dhe jam shume i lumtur qe punimet po ecin mire dhe uroj qe keshtu te vazhdoje.

  10. #180

    Braçe: Abuzimet e reja me çmimet në rrugën Durrës-Kukës

    Braçe: Abuzimet e reja me çmimet në rrugën Durrës-Kukës

    PS-ja vazhdon të denoncojë atë çka e ka cilësuar skandalin më të madh nga viti ‘92

    Partia Socialiste vazhdon të insistojë se qeveria shqiptare nuk ka koston reale të ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës. "Mbi të gjitha, kostoja reale e ndërtimit të kësaj rruge do të jetë në dorë të matjeve ose rimatjeve, që do të kryejë në vendin e punës një inxhinier i vetëm", tha dje nënkryetari i grupit socialist Erion Braçe. Sipas tij, kjo do të jetë në dorë të kompanisë dhe të një inxhinieri të caktuar me mirëkuptim. "Si mundet që një çmim kaq i shtrenjtë të jetë në dorë vetëm të kompanisë që e ndërton dhe natyrisht edhe të një inxhinieri", shtroi pyetjen Braçe, duke kërkuar që këtë ta thotë qeveria. Opozita shprehet se Kryeministri Berisha dhe ministri i tij, Lulzim Basha, zgjodhën alibi politike për t‘u mbrojtur për problematikën që ka kjo kontratë, ose gjithë procedura e ndërtimit të segmentit Rrëshen-Kalimash. "Në rast se aplikohet nxjerrja e çmimit të kontratës, sipas sasive të matura në terren konkretisht dhe veçanërisht çmimeve për njësi, do të dalë një çmim shumë herë më i madh sesa çmimi prej 418 milionë eurosh, që është parashikuar hipotetikisht në këtë kontratë", sqaroi Braçe. Ndërsa shtoi se në disa nene të kësaj kontrate pranohet hapur dhe botërisht që çmimi prej 418 milionë eurosh, mbi bazën e të cilit janë bërë llogaritë në këtë kontratë, nuk është çmimi real, por do të jetë çmimi minimal i mundshëm për ndërtimin e kësaj vepre. "Çmimet për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash, i ka vendosur sipërmarrësi, i ka vendosur Bechtel, jonit ventures dhe kjo pranohet botërisht në kontratë, në pikën F, faqe 71 e kapitullit 12, matjet dhe vlerësimi", u shpreh Braçe. Ai konstatoi se sipërmarrësi që është, Bechtel Enka, pranon të ketë përgatitur çmimin e njësisë, sipas shtojcës 1, për të përmbledhur të gjitha aktivitetet e kërkuara, për të përfunduar punimet në përputhje me detyrimet e tij, sipas kësaj kontrate dhe rrugës inter urbane kryesore të detajuar në detaj.

    Gazeta Shqip

    O Brace,

    Kush eshte ai qe te perdor si zagar per te mbushur me injorance faqet e gazetave ne Shqiperi?
    Kujt i sherben dhe sa te paguajne?
    Cilit grup apo klan i ke detyrime?
    Paturpesisht ngaterron profesionalizmin e biznesit me maskarralleqet e bizneseve te klaneve qe kane nenshtruar Shqiperine.
    Biznesi profesional nuk te mashtron asnjehere me vellimet e punes, sepse ata kane rregulla te rrepta sa i perket matjeve, proces-verbaleve te punimeve te fshehta, zbatimit te kushteve teknike te ndertimit.
    Nje biznes si Bechtel nuk imagjinon qe te raportoje vellime fiktive, sic ndodh me bizneset shqiptare.
    Ne preventivat dhe matjet e bizneseve serioze, vendosen disa shifra dhe pas presjes.

Faqja 18 prej 21 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhën si ‘agjent serb’
    Nga ex-x në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  3. Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 16:04
  4. Moisiu: Nuk nënshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  5. Histori me vlere per te kuptuar "Dosjet"
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 18:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •