Close
Faqja 15 prej 21 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 209
  1. #141
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-03-2006
    Postime
    92
    Ke shum te drejt Dydrinas
    Dhe un jam i te njejtit mendim me ty
    Kush eshte kunder nesh eshte i cmendur
    Kush thot qe rruga eshte ber shtrenjte i themi se jan spiun te serbeve dhe se nuk duan qe rruga te behet
    Prokuroria nuk esht organi ku pergjigjemi. Ne pergjigjemi vetem para Partiise. Sdum tshkojm ne Prokurori
    Degjo mua esht mir kjo strategji se me te tjerat shkojm per lesh
    ata me budadhenjt do ta han e ne do vazhdojme te bejme pall

    Ja luli e kishte shtuar pasurin me 2 apartamente dupleks dhe 2 garazhe tek pallati pas stadiumit Qemal Stafa. Dhe sa lir i kishte kapur vetem 200.000 euro per 500 m2 dhe 2 garazhe

    Idiotet le ta blejne me 2000 euro metrin katror
    do kishin paguar per te njejten pron 1milion e ca euro.
    Dim te bejm pazar ne. Ja ky eshte nje fakt qe dhe me Bechtelin kemi negociuar mire

    Italianet psh ben tenderin e durrres Fier as 1.2 milion km nuk e dhane. kush te fitonte i pari aty. Jo mo ne vendosem ta bejm dhjetfish se eshte rrug strategjike dhe duhet te fitojne te gjithe.
    Tung

  2. #142
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-03-2006
    Postime
    92
    Ke shum te drejt Dydrinas
    Dhe un jam i te njejtit mendim me ty
    Kush eshte kunder nesh eshte i cmendur
    Kush thot qe rruga eshte ber shtrenjte i themi se jan spiun te serbeve dhe se nuk duan qe rruga te behet
    Prokuroria nuk esht organi ku pergjigjemi. Ne pergjigjemi vetem para Partiise. Sdum tshkojm ne Prokurori
    Degjo mua esht mir kjo strategji se me te tjerat shkojm per lesh
    ata me budadhenjt do ta han e ne do vazhdojme te bejme pall

    Ja luli e kishte shtuar pasurin me 2 apartamente dupleks dhe 2 garazhe tek pallati pas stadiumit Qemal Stafa. Dhe sa lir i kishte kapur vetem 200.000 euro per 500 m2 dhe 2 garazhe

    Idiotet le ta blejne me 2000 euro metrin katror
    do kishin paguar per te njejten pron 1milion e ca euro.
    Dim te bejm pazar ne. Ja ky eshte nje fakt qe dhe me Bechtelin kemi negociuar mire

    Italianet psh ben tenderin e durrres Fier as 1.2 milion km nuk e dhane. kush te fitonte i pari aty. Jo mo ne vendosem ta bejm dhjetfish se eshte rrug strategjike dhe duhet te fitojne te gjithe.
    Tung

  3. #143
    Forumisti,

    Sa per dijeni mua nuk me intereson se cfare shet apo blen dhe sa i blen X apo Y, sepse ajo eshte pune e tij dhe nese ai i deklaron ato blerje dhe i mbeshtet me dokumenta, atehere organet e shtetit duhet te bejne detyren per verifikimin e pasurise se tij.
    Mirepo ka nje ndryshim te madh ndermjet atij qe i deklaron pasurite dhe atyre qe nuk i deklarojne fare.
    Mua me ka interesuar dhe me intereson ndertimi i shpejte i kesaj rruge (dhe jo vetem i kesaj por i gjithe infrastruktures shqiptare).
    Por ajo qe eshte per te qeshur e per te qare njekohesisht, eshte fakti se shqiptaret vazhdojne te prodhojne perralla dhe legjenda, qe kete here nuk jane me me kafshe apo qenje te mbinatyrshme, por me firma dhe bile me ato me emer te shquar sic eshte Bechtel.
    Ky eshte treguesi i nje injorance tipike shqiptare dhe trashegimi e nje prapambetjete theksuar, sa me vetedije krijohet dhe ushqehet nje opinion i tere me keqinformim.
    Qellimi eshte i paster dhe i ulet politik!
    Eshte e pafalshme qe ende ne Shqiperi vazhdon te politizohet cdo gje dhe te shkohet deri aty sa objekte te rendesise se vecante te perdoren si mjet per luften e paprincipte politike.
    Pseudopolitikanet shqiptare jane mjeshter te keqperdorimit te informacionit dhe venjen e tij teresisht ne sherbim te ideve te cmendura.
    Nuk eshte hera e pare e as ka per te qene e fundit, qe te dy krahet e politikes perdorin marrezine dhe keqinformacionin si mjete te marrjes se pushtetit.

    Rruga ne fjale ekziston si ide qe ne shekujt e kaluar dhe kjo jo nga shqiptaret, por nga shtetet e interesuara per te mbajtur nen sundim Ballkanin dhe shqiptaret.
    Paralel me kete rruge ishte planifikuar qe te behej nje hekurudhe (franko-serbet), mirepo ishin interesat strategjike te shteteve te tjera (Itali dhe Austro-Hungari) qe nuk lejuan nje dalje ne det te serbeve dhe kjo fatmiresisht perkoi dhe me interesat tona deri diku, qe te frenohej dyndja sllave per ne Adriatik.
    Ky projekt u ringjall serish ne vitet ’70, atehere kur Rumania, Jugosllavia dhe Shqiperia i zbuten marredheniet dhe dner te tjera u diskutua ndertimi ketij koridori, sa vete Enver Hoxha ne vitin 1970 ne Kukes do te deklaronte se “nuk do te jete e larget dita kur ketyre maleve do te kaloje hekurudha” etj etj, per te mbetur deri ne vitin 1990 nje enderr e bukur ne sirtar.
    Ndryshimet politike pas viteve ’90 hapen perspektiven e ndertimit e kesaj rruge, mirepo pengesa kryesore ishte pushtimi ushtarak dhe ekonomik i Kosoves nga regjimi i Millosheviqit.
    Clirimi i Kosoves dhe rrezimi i piramidave me simbolet gati shekullore te Jugosllavise, solli dhe nje fryme te re ne te anet e kufirit shqiptar.
    Ne Shqiperi kishte marre fundi regjimi despotik enverist dhe ne Kosove nuk ishte me thundra serbo-sllave.
    Per fatin e keq te shqiptareve, ne krye te shtetit ishin atehere politikane kukulla dhe teresisht ne diskordance me prirjet natyrale te shqiptareve, sa mburreshin neper tv e ne publik me fjale dhe me tollumbace per (mos)ndertimin e ketij aksi shume te rendesishem kombetar.
    Qellimisht keto politikane i drejtuan investimet ne drejtim te aksit Gumenice-Aleksandropuli, duke cuar ne deshtimin e koridorit 8-te dhe ne zgjatjen e pafund te aksit qe lidhte shqiptaret.
    Iir Meta, Majko, Nano dhe Rama, kenaqeshin duke prere shirita te rrugeve dytesore, te riasfaltimeve apo te shperndarjes se fondeve neper copera rrugesh duke mos patur ende ne vitin 2007 nje rruge qe nis diku e mbaron diku.

    Per hir te se vertetes, duhet thene me force se ishte qeveria e Berishes ajo qe i ka meshuar me force ndertimit te pershpejtuar te kesaj rruge dhe per kete ajo duhet pershendetur nga te gjithe shqiptaret.
    Ketu qendron problemi, pra tek vendosmeria e kesaj qeverie qe te coje deri ne fund projektin e nisur dhe bashke me te dhe projekte te tjera te domosdoshme.
    PSdhe aleatet e saj i tremb ndertimi me sukses i kesaj rruge, sepse kjo do ti jipte pozites nje poziion komod per zgjedhjet e ardhshme, ne te cilat Rama do te provoje se sa i vlen lekura.
    Pervec kesaj ka dhe nxitje nga faktore te ndryshem fqinje, te cilet i mundon fakti se me ne fund shqiptaret po shikojne perpara, sepse ata kane desheruar perhere qe Sarandopulos te luante me rruget shqiptare si macja me miun.
    Berisha dhe qeveria e tij po guxojne per here te pare, qe ti shikojne shqiptaret dhe interesat e tyre, me larg se kufiri i 28748 km² i 1912 dhe kjo per ne eshte nje zhvillim pozitiv.
    Popujt dhe kombet e kohes sone, qe te mbijetojne, duhet te jene dinamike dhe konkurente, perndryshe nese e permbledhim Shqiperine vetem ne aksin Tirane-Durres, ne kemi per te mbetur te izoluar, te pazhvilluar dhe te kontrolluar teresisht nga politika dhe ekonomia e vendeve te tjera.

  4. #144
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Inxhinieri komuniste kundër integrimit të shqiptarëve!

    Inxhinieri komuniste kundër integrimit të shqiptarëve!


    Linja sllave e socialistëve dje ka regjistruar një kulm të ri. Të irrituar nga transparenca e qeverisë në dokumentacion si dhe nga partneriteti i palës amerikane, sulmet janë përqendruar tek zbatimi i projektit. Por njeriu i përzgjedhur ka qenë i gabuari i frazat që ai thoshte për të sulmuar gjigantin amerikan “Bechtel” e punën e fjalës së fundit të inxhinierisë kanë qenë krejt qesharake


    Partia Socialiste vazhdon me procedurat e shpifjeve dhe vulgaritetin e paprecedentë të saj, ndaj veprës më madhore të shekullit, rrugës Durrës-Kukës. Megjithëse ky debat absurd dhe i panevojshëm, është hapur prej ditësh nga papërgjegjshmëria e kësaj klase politike në vend, dje nën/kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Erion Braçe, i irrituar para gazetarëve, shpalosi euforinë e tij abstrakte me disa fletushka në dorë, ku pretendonte se ka prova të mjaftueshme kundër ish-ministrit të Transporteve, aktualisht ministër i Punëve të Jashtme Lulzim Basha, madje duke i cenuar edhe privatësinë. Në këtë drejtim, i frymëzuar nga strumbullari i të gjithë kësaj, pra nga Edvini, pionieri i tij, Erion Brace, në ekstazë e sipër konfirmoi shkelje në ndërtimin e rrugës, duke e konsideruar si vepër antishqiptare, se nuk përmbush karakterisktikat e korridorit X. Duke reaguar edhe ndaj interpelancës së ditës së enjte, kur ministri Basha dha sqarime rreth kësaj cështje, njeriu i afërt i Edvinit tha dje për mediat se ai duhej të paraqitej në prokurori. Kështu, papërgjegjshmëria e këtij grupimi deputetësh, bën që të gjitha këto pretendime të jenë thjesht spekulime, pa pikën e vlerës në debatet parlamentare. Mazhoranca po tregon nivel të lartë parlamentar dhe po mirëpret cdo nismë të opozitës për komisionin hetimor. Por paaftësia dhe mungesa e koherencës si pasojë e papjekurisë së PS-së në të tilla cështje, është fryti kryesor që arsyeton shfaqjen e djeshme të pionierit të Edvinit. Bile kryeparlamantari demokrat la dje të kuptohej se socialistët çdo gjë po e linin në shkallën e demagogjisë, pasi në kërkesat e shumëfishta për komisione parlamentare, s’kishin asgjë specifike për Durrës-Kukës, e se gjithçka ishte thjesht propagandë, por pa prapavijë, përveç asaj të bllokimit të rrugës, kuptohet. Ndërtimi i një vepre të tillë nuk ka kurrsesi të mos kalohet pa pengesa nga ana e trashgimtarëve të Enverit. Dhe këtë di ta bëjë shumë mirë ylberisti i selisë rozë me pionierët e përbetuar dhe celulat e destinuara të rrënojnë vendin, siç bënë në 8 vite qeverisjeje të pamoralshme dhe diskredituese. Ndërkohë në kushtet e erupsionizmit të krizës fatale në selinë ylberiste, si pasojë e degëzimit nanoist, Edvini, duke u përpjekur të tërheqë vëmendjen e opinionit publik me çështjen e rrugës, është përbetuar para Mimit dhe Artës se do të kundërshtojë çdo vullnet të qeverisë për të çuar vendin përpara. Edhe zanafillat e fjalimit të Braçes para gazetarëve, nga Edvini e kishin origjinën. Si fillim, Braçe reagoi se në kalendarin e punimeve të Kuvendit nuk janë përfshirë interpelancat e kërkuara nga deputetët e PS-së. “Të përfshihen në kalendarin e punimeve të Kuvendit interpelancat e kërkuara nga deputetët e PS-së, me anëtarët e kabinetit qeveritar. “Në kalendarin e punimeve të kuvendit për periudhën 24 shtator-15 Tetor, nuk është planifikuar asnjë interpelancë e kërkuar nga deputetët e opozitës”, tha ai. Ndërkohë, çështja e interpelancave është kthyer si një mace e zezë për ta, sa herë që ka të tilla në pjesën e tyre të sallës ngelin vetëm karriket. Ai vijoi më tej se nuk po zbatohen parametrat e kërkuara teknike për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës. “Në rast se ky korridor që ne po ndërtojmë nga Durrësi deri në Morinë, do të humbasë parametrat e autostradës, si pjerrtësinë, gjatësinë, shpejtësinë, natyrisht, që nuk është më konkurrent me korridorim 10 që fillon nga Selaniku për në Nish”, tha ai. Sipas tij, përvec faktit që Ministria e Transporteve ka abuzuar me tenderat e rrugës Durrës-Kukës, nuk ka zbatuar as parametrat teknikë. Në veshjen e inxhinierit, Erioni ishte krejt qesharak e s’dinte as të interpretonte frazat që i ishin dhënë të gatshme nga lobistët anti-Rrugë. Por turpi do të mbetet në fytyrën e tyre dhe që do të dalë qartazi se e majta shqiptare mbetet kundër ndërtimit të segmentit kombëtar, dhe besnike e porosive pansllaviste, të cilat s’kanë nevojë për koment.
    Ndryshuar për herë të fundit nga TOKE GEGA : 22-09-2007 më 09:31

  5. #145
    Rrëshen-Kalimash, qeveria dhe bio-opozita

    Vendosur: 22/09/2007 - 09:38
    • Ing. Xhevair Ngjeqari

    Ju lutem më jepni vetëm një ditë pushtet në infrastrukturë dhe do ta quaj nderin, kurajën profesionale, idealin kombëtar më të madh në jetën time, të rifirmos vetëm financimet që janë parashikuar për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash ose korridorin e Mirditës. Sjellja e shtetit shqiptar deri në vitet 1990, kundrejt mirditoreve është vetëm çnjerëzore. Detyrimet e shoqërisë shqiptare mbas viteve 1990, kundrejt Mirditës ose djepit ku është metuar kultura shqiptare, nuk kanë njësi matëse për t’u peshuar. Kohët e fundit në ekranet e medias vendore janë fokusuar figura, që shërbimin e tyre administrativ dhe profesionale i kanë lidhur me ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash. Të gjithë janë drejtues që nuk kanë asnjë lidhje direkt me investimin e infrastrukturës verilindore. Megafoni i përgojimit natyrisht gjeneratorin e ka të lidhur te mullari i bio-opozitës dhe te media respektive. E cila nuk ngopet duke bluar, sidomos zëvendësuesit e pushtetit dhe korrupsionin.
    * Qëllimi i shkrimit është të evidentojë se korridori Rrëshen-Kalimash nga rëndësia ekonomike, strategjike, fizike, euroballkanike, shoqërore, ndërtimore etj, përbën një nga pasuritë natyrore me tregues të rrallë ekonomiko-shoqërore. Që nënkupton se analiza ekonomike, juridike, administrative nuk mund të krahasohet me ndërtimet rrugore të viteve në vazhdim. Interesat shtetërore janë të detyruara të investojnë për realizimet e korridoreve polifunksionale të bay-pass-it të Mirditës. Ndërsa në planin profesional pazotësia projektuese dhe ndërtimore ushqejnë llagëmet e deformuara të përgojimit për ata që shtynë përpara iniciativën ndërtimore të rrugës Rrëshen-Kalimash.
    * Para vlerësimeve profesionale dëshiroj të sqaroj konceptin e pozicionit agro-teknik të pozitës dhe bio- opozitës shqiptare. Mbas viteve 1990 shoqëria shqiptare kullot në dy çaire të mëdha, të ndara në mes nga një hapësirë neutrale, e cila nuk ka klon. Por krijesat nga të dy anët ndërrojnë shpesh meranë. Në ujdhesën e mesit mendohet të jetë vendosur batalioni i drejtësisë. Sipas programeve, sa herë që ortakëria partiake shkon në opozitë ikën nga pushteti, lind, bëhet njësh me popullin, fiton dritën dhe diellin dhe të drejtën për të thënë të vërtetën. E kundërta ndodh me pozitën. E ardhur në pushtet nga parcela e diellzuar e opozitës gradualisht ajo humb dritën dhe gjithë virtytet e fituara më parë. Për të goditur njëra-tjetrën është mirë që shigjetat e sulmit të kallajisen nga shenjtoret e drejtësisë. Dhe në rastin e rrugës Rrëshen-Kalimash, ende pa u zbardhur e vërteta, grupe të caktuara kërkojnë që motorët e drejtësisë të furnizohen me oksigjen nga katonjtë bio të opozitës.
    * Shoqëria civile shqiptare kur kujton Prokurorinë dhe degën e punëve të brendshme, e shprehur në mënyrën më popullore, i rrëqethet mishtë. Dhe aq më tepër njerëz që nuk kanë pasur asnjë kontakt me drejtësinë gjenden ngushtë. Mulliri i drejtësisë shqiptare para viteve 1990 si lëndë të parë kryesore, ka pasur intelektualët ose gjithë ata fatzinj që nga idealizmi i shpëtonte ndonjë fjalë për lirinë vendore. Dhe raporti midis keqbërësve dhe intelektualëve që janë dergjur në shpellat urbane të drejtësisë shqiptare rëndonte katërcipërisht nga këta të fundit. Kjo inerci profesionale e drejtësisë kam bindjen se akoma rëndon në shpirtin e tyre. Dhe sa herë në shtegun e investigimit kalon ndonjë rrëfenjë denoncimi për intelektualët, ajazma e bio-opozitës shpërndan aromën e zullumit, menjëherë, duke shfrytëzuar ndrikullën e medias. Dhe si mushtulluk të fundit opinioni publik është njoftuar për shpërdorimet apo shkeljet financiare të fondeve të akorduara në rrugën Rrëshen-Kalimash. Të kryera ose në proces abuzimi nga qeveria e re, jo nga qeveria e mëparshme. Përveç drejtësisë në organizimin ekonomik të Shqipërisë ka plasur një modë e re. Burra dhe gra, të rinj apo të vjetër, të zgjuar, opinionistë, filozofë, psikologë, të veshur trendi, pa verifikuar objektin në terrenin real, falë shkathtësisë së tyre dhe influencës në media mbushin me opinione faqe të tëra të shtypit. Në rastin e rrugës Rrëshen-Kalimash e vërteta qëndron në natyrën e vështirë të terrenit ku ndërtohet traseja, largësinë, mungesën e rrugëve paralele për të zotëruar trasenë, paaftësinë profesionale vendase për të realizuar projektin dhe zbatimin, varfërinë vendore dhe rëndësinë kombëtare dhe euro-ballkanike të hipotenuzës Rrëshen-Kalimash etj. Në gjendjen aktuale për të shkuar nga Tirana në Thirre me një fuoristradë taksi nevojiten të paktën 200 euro. Natyrisht që ka dhe shumë forca të brendshme dhe të jashtme që nuk duan që kjo trase rrugore të ndërtohet, etj, bashkë me krimin ekonomik ndërshtetëror. Sepse korridori i Mirditës kërkon urgjentisht rritjen e kapaciteteve portuale Vlorë-Shëngjin. Duke zhvleftësuar mbi 80% përpunimin e mallrave transit në portet e Selanikut dhe Split nga Dubrovnikut. Kalimi i mallrave transit nëpërmjet korridorit të Mirditës shkurton 600 nga 1.000 km rrugë për në Italinë Jugore dhe Qendrore dhe Gjibraltar, në krahasim me portet e mësipërme. Kjo nënkupton që bio-opozita dhe liria e shtypit për të gjetur çelësin e të vërtetës duhet të zbresë me kujdes në terrenin real të strategjisë perspektive dhe në terrenin real të natyrës ndërtimore. Kjo është e vlefshme dhe për logjikën normale të drejtësisë dhe bio-opozitës.

    NE PLANIN BALLKANIK

    *Në planin fizik paralelogrami i transitit tokësor shqiptar Vlorë-Shëngjin-Qaf Morinë-Qaf Thanë-Kapshticë-Tre Urat, lidhet me Ballkanin lindor, kryesisht nëpërmjet dy korridoreve verilindore. Dy korridoret kryesore janë korridori i Drinit dhe Korridori i Rrëshen-Kalimash ose lugina e Fanit të Vogël. Korridori Rrëshen-Kalimash-Kukës ose lugina e Fanit të Vogël përben pozicionin gjeografik më të favorshëm për kalimin nga ultësira e Adriatikut në brendësi të Ballkanit dhe anasjelltas. Në planin ballkanik rruga Rrëshen-Kalimash formon hipotenuzën natyrale më të shkurtër për shtetet e Kosovës, Serbisë Jugore, Bullgarisë Perëndimore dhe gjithë krahinës rumune të Krajovës ose Rumanisë Perëndimore. Si shtrirje gjeografike gjithë territori i Kosovës, gjithë pjesa Jugore e Serbisë në gjatësinë Paraci-Nish-Vranjë, gjithë pjesa Perëndimore e Bullgarisë nga korridori Shkup-Sofje-Bukuresht deri në kufi me Serbinë, gjithë krahina e Krajovës në aksin Vudin-Krajovie kanë në zemër të tyre korridorin rrugor Rrëshen-Kalimash-Kukës –Prizren-Prishtine-Nish-Zajcen-Vudin-Krajovie. Dhe gjithë prurjet urbane të aksit Prishtinë- Novi Pazar-Kralje-Paraci arrijnë në Adriatik dy herë më shkurt se gjithë drejtimet e tjera të bregdetit Dalmat apo të Malit të Zi. Kufizimet gjeografike të mësipërme përfshijnë një zonë urbane mbi 10 milionë banorë. Të cilat sipas eurostatistikave llogariten të përpunojnë në bregdetin shqiptar mbi 14 milionë ton mall/vit. Kjo nënkupton që korridori verilindor Rrëshen-Kalimash zotëron pozicionin më strategjik, më të rëndësishëm, që realizon tranzitin e mallrave dhe të udhëtarëve në drejtim të Italisë jug-qendrore dhe Gjibraltarit, duke përgjysmuar udhëtimin në krahasim me kalimet e detyruara nga Selaniku apo bregdeti Dalmat. Në kuptimin e altimetrisë korridori Mirditës apo rruga Rrëshen-Kalimash është pengesa e vetme që qarkullimi ekonomiko-shoqëror euro-ballkanik të zbresë në urën e tranzitit shqiptar. Kjo nënkupton se në planin euro-ballkanik korridori i Mirditës për sa i përket rëndësisë nuk mund të zëvendësohet me asnjë korridor tjetër në gjithë bregdetin e Adriatikut.
    Ndërtimi i korridorit të Mirditës po evidenton nga njëra anë rëndësinë e tranzitit shqiptar në pjesën Veri-Lindore, ndërsa nga ana tjetër po zbulon mangësinë e kapaciteteve portuale të vendit. Kohet e fundit në Gjirin e Shëngjinit janë kryer rikonjicione teknike për ndërtime të reja europortuale. Me qëllim që të përpunohen prurjet e mallrave që do të vijnë nga traseja rrugore. Milot-Rrëshen-Kalimash-Kukës-Prizren dhe Prishtinë-Nish. Në qoftë se korridori * 8 * në perimetrin kufitar të vendit ka disa hyrje-dalje, (Qaf Morinë-Morinë-Qaf Thanë-Kapshtice-Tre Urat), nyja e Morinës në ultësirën Kukës-Prizren përbën Susamin e qarkullimit të tranzitit euro-ballkanik nëpërmjet rrugës Rrëshen-Kalimash. Treguesit gjeofizikë, ekonomikë, strategjikë të korridorit Mirditës janë të pakundërshtueshëm. Por ajo që ka lënë në harresë ndërtimin e korridorit të Mirditës janë influencat hipokrite të komshinjve në kufijtë tokësore të vendit. Kam bindjen se konceptet gjeografike, ekonomike, shoqërore, strategjike të vlerës ekonomike të korridorit të Mirditës janë konceptuar nga drejtimi aktual shtetëror dhe përbejnë pikënisjen e sakrificave për të operuar në hapjen e trasesë rrugore.

    KONCEPTI ANGLO-AMERIKAN

    Në vitin 1923, ambasadori i parë amerikan do ta quante bregdetin shqiptar Gjibraltarin e Lindjes. Kjo është aktuale dhe sot. Në planin e ekonomisë kombëtare, korridori i Mirditës parashikohet të sigurojë përfitimin nga transiti min. 100 milionë dollarë në vit. Pa llogaritur punësimin e qarkullimin ekonomiko-shoqëror, bashkëpunimin, interesat turistike etj. Në gjendjen aktuale, sipas statistikave të vitit 2003, në pikën kufitare të Morinës (Kukës) hyjnë dhe dalin mbi 580 mijë kalimtarë, ose mbi 15% të qarkullimit njerëzor të hyrje-daljeve në Shqipëri. Megjithëse nuk ka rrugë të mirëfilltë nga Kukësi deri në Tiranë apo nga Kukësi në bregdet. Qarkullimi kufitar në pikën e Morinës në Kukës, klasifikohet i dyti mbas Kakavijës; ku qarkullojnë rreth 860 mijë udhëtarë. Ndërsa qarkullimi i mallrave pengohet nga rruga e vështir Kukës-Qafë Mali-Rrëshen. Përveç interesave të brendshme, kohët e fundit është qartësuar dhe atraksioni anglo-amerikan lidhur me korridorin e tranzitit shqiptar. Objektivi amerikan ka vlerësuar bregdetin shqiptar si një liman të dalë natyral detar në qoshen jug-lindore të Adriatikut, aktualisht i pakonsumuar. Ai është vlerësuar si Gjibraltari i Lindjes. Ndërsa altimetria shqiptare përcaktohet si një korridor natyral tranziti, nga bregdeti në brendësi të ultësirës ballkanike. Bregdeti shqiptar dhe kufiri nga Qafë Morina-Morina-Qafë Thana-Kapshtica-Tre Urat, së bashku me terrenet e shteteve të Maqedonisë dhe Kosovës, formojnë korridorin më të shkurtër që shtetet e Amerikës, Anglisë etj., të tranzitojnë në drejtim të Bullgarisë, Rumanisë, Moldavisë dhe Ukrainës. E thënë në mënyrë më popullore, trualli shqiptar është pjesë e ekspasionit ekonomik anglo-amerikan në perspektivën e dimensionimit të kurorës ballkanike të Detit të Zi dhe tregjeve të reja ekonomike. Dhe korridori Rrëshen-Kalimash-Prishtinë-Nish-Krajovie, mbulon direkt mbi 60% të aktivitetit të qarkullimit anglo-amerikan që hyn në Mesdhe nga Gjibraltari për në Ballkanin Qendror dhe Jug-Lindor. Po t’i shtosh korridorit të Mirditës dhe qarkullimin nga investimi ushtarak amerikan më i madh mbas luftës së Vietnamit jashtë territorit të saj, që po realizohen në Kosovë nga firma “Bondstel”, nënkuptohet se tredimensionali i interesave për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash tejkalon skemat statike të tenderëve të taksa-xhelepit shqiptar. Nuk do të jetë e largët dita që krahas korridorit të Mirditës të ndërtohen korridoret e Drinit, Arbërit, Vjosës-Tre Urave, së bashku me ndërtimet Euro-Portuale të Vlorës, Shëngjinit etj. Por ndërtime të kësaj natyre kërkojnë që shteti shqiptar duhet të vërtetojë jo vetëm dëshirën, por dhe gjithë kapacitetin administrativ, juridik, ekonomik në ndërtimet e korridoreve perspektive me rëndësi euro-ballkanike. Në raste të tilla dhe bio-opozita duhet të jetë pjesë e iniciativave vendore.

    NE PLANIN SHOQEROR

    Krahina e Mirditës me në krye luginën e Fanit të Vogël, formon kufirin e varfërisë rurale të vendit. Megjithëse zotëron aftësinë tokësore të lidhin Rrëshenin me Kukësin në drejtimin më të shkurtër, është lënë jashtë çdo programi qeveritar, është lënë jashtë çdo investimi perspektiv. Kujtesa popullore evidenton luginën e Fanit vetëm me burgjet e Spaçit së bashku me dramat e nxjerrjes së mineralit. Këto ishin objektet më të rëndësishme të paktën deri në vitet 1990. Mbas viteve 1990, edhe qarkullimi i transportit drusor është ndërprerë. Të burgosurit u larguan duke lënë pas vetëm gjurmët e ngrehinave të Mathuazenit shqiptar. Së bashku me fukarallëkun e zonave urbane. Të gjithë fshatrat të shpërndarë përgjatë luginës së Fanit nga Rrësheni deri në Thirrë, zvarriten në kohë duke mos gëzuar asnjë ndryshim ekonomik nga ndërrimi i pushteteve. Kjo nënkupton që në qoftë se do të kishte ndonjë korridor tjetër me tregues të njëjtë teknikë si korridori i Mirditës, do të zgjidhej për t’u ndërtuar korridori në fjalë. Korridori që mund të konkurrojë luginën e Fanit të Vogël është korridori i bukurisë natyrore të Drinit. Por nuk ka treguesit e strategjisë ekonomike të korridorit të Mirditës. Me fillimin e ndërtimeve në trasenë Rrëshen-Kalimash, detyrimet dhe respekti i shoqërisë mbarëshqiptare lidhur me krahinën e Mirditës, fillojnë të shlyhen gradualisht.

    NE PLANIN NDERTIMOR

    Në planin teknik aftësia projektuese shqiptare që nga viti 1925 deri në vitin 2007, ka projektuar dhe ndërtuar si trase të re vetëm rrugën e Dritës. Historia 80-vjeçare dëshmon se vetëm janë përpunuar dhe përmirësuar rrugët ekzistuese. Traseja rrugore Rrëshen-Kalimash përbën trungun kryesor të korridorit Milot-Rrëshen-Kalimash-Kukës-Morinë, sepse nga Miloti në Rrëshen dhe nga Kalimashi në Kukës, ka rrugë ekzistuese të asfaltuara. Dhe për tetë vjet në drejtimin e shtetit, opozita nuk hoqi asnjë vijë teknike mbi projektin Rrëshen-Kalimash, sepse kjo është shumë e vështirë dhe nuk patën këllqe teknike ta realizojnë, sepse projekt-ideja dhe projekt-zbatimi i trasesë dhe tuneleve në këtë zonë kërkon shumë punime paraprake ndërtimore. Megjithëse janë harxhuar fonde pa kursim dhe u grabitën dhe projektet e specialistëve vendorë, projekti nuk avancoi në rrugën e zbatimit. Zërat e ndërtimit, betoneve, armaturave, tuneleve, veprave të artit, punimeve masive shkëmbore, lëvizjet e transportit, kohëzgjatja e punimeve në ciklin vjetor në lartësitë mbi 850 m, punimet paraprake të projekt-zbatimit nuk mund të krahasohen me asnjë ndërtim të kryer në Shqipëri gjatë 15 viteve të fundit. Sazet e lajmeve bëjnë fjalë se u janë paguar ndërtuesve një shumë ekonomike në kufijtë 10%, ose afërsisht 37-40 milionë euro, ose janë paguar jashtë skemave të miratuara të tenderëve shqiptarë. Në planin e parë duket sikur administrata ka abuzuar. Për mua kjo shumë stimuluese është pak për të bindur një firmë të zhvendosë aktivitetin dhe makineritë në luginën e thellë të Fanit të Vogël. Por ajo që do të ishte në interes të drejtësisë është që firma që punon të mos financohet në proces deri sa të realizojë financimet nxitëse paraprake. E rëndësishme është që kapaciteti i firmës ka hyrë në vallen ndërtimore dhe nuk largohet nga realizimi. Atëherë për çfarë korrupsioni bëhet fjalë. Vlen të kujtohet se infrastruktura komplekse e natyrës Rrëshen-Kalimash në konceptin ndërtimor dhe ekonomik nuk tenderohet apo konceptohet nga niveli teknik i konstruktorëve shqiptarë të pozitës dhe bio-opozitës. Kjo nënkupton se është në interes të ekonomisë shqiptare të ndjekë hap pas hapi procesin cilësor të ndërtimit me shtesa ekonomike të kufizuara. Korridori Rrëshen-Kalimash shënon një epokë të re në ndërtimet e infrastrukturës shqiptare. Në lidhje me organizimet e tjera ekonomike të energjisë, taksa-xhelepit, biznesit, bio-opozita ndoshta ka të drejtë, por në lidhje me kurajën administrative të qeverisë aktuale për ndërtimin e korridorit strategjik të Mirditës, boria opozitare është jashtë realitetit. Në respekt do t’i rekomandoja opozitës të filtrojnë me kujdes të dhënat reale, pa rrezikuar të bëhen zëdhënësi i Millosheviçit. Ndërsa drejtësisë shqiptare do t’i kujtoja se analiza e ekspertëve të saj është mirë të fillojë dhe mbarojë, duke jetuar në kantieret e ndërtimit të rrugës, sepse rikonjicionet brenda ditës, vajta-pashë-e shkrova, mund të japin të vërtetën që kërkon kadiu i bio-opozitës, por jo të vërtetën që kërkon kandari i drejtësisë shqiptare.
    * Në ibret taschen e bio-opozitës apo kullën e turpit janë stampuar emrat e tre administratorëve që përfaqësojnë korrupsionin në financimin e ndërtimit të rrugës Rrëshen-Kalimash.
    Sipas bio-mashtruesve apo atyre që shkruajnë, tre mosketierët Basha-Teliti dhe Toma, kanë kryer mëkatin e abuzimit me paratë e taksapaguesve. Por do të vlerësoja, se në planin njerëzor dhe kombëtar, kurajo juridike që drejtuesit kanë firmosur ndërtimin e korridorit të Mirditës, përbën fisnikërinë e guximit moral dhe profesional për të mbikaluar pengesa administrative të rutinës shtetërore. Gjithmonë në interes të perspektivës së zhvillimit të vendit. Në të gjitha këndvështrimet, veprimet kurajoze administrative për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash në biografinë e tre administratorëve do të mbeten një dëshmi e vyer, që reflekton vetëm respekt dhe zili për shumë administratorë të tjerë.
    Ndërsa përgjimi apo lakimi i emrave Basha-Teliti-Toma si mëkatarë për ndërtimin e korridorit të Mirditës, nga segmente të caktuara të bio-opozitës që varrosën ndërtimin e korridorit në fjalë, nuk zbeh, por skalit në kujtesën kombëtare respektin njerëzor ndaj autorëve. Madhësia e të cilit është në raport të drejtë me gjurmët e përkushtimit dhe në përpjesëtim të zhdrejtë me baltën e mashtrimit që prodhon një keqinterpretim i nxituar. Sepse tetë vjet në drejtimin shtetëror, investimi për ndërtimin e korridorit Rrëshen-Kalimash, nga bio-opozita ka qenë në nivelet më të ulëta të organizimit, që nënkupton se nuk gjenden arsyet bindëse përse nuk filloi ndërtimi në perandorinë e majtë të sundimit. Në këtë kuptim, stimulimet ekonomike në procesin ndërtimor të rrugës Rrëshen-Kalimash, edhe pse deformohen nga foragjeret e bio-opozitës, kam bindjen se po kryejnë efekte të kundërta. Do të ishte në nderin e bio-opozitës të shlyente detyrimet lidhur me Mirditën e vuajtur, duke shtyrë më tej apo përmirësuar organizimin për ndërtimin sa më parë të trasesë rrugore Rrëshen-Kalimash. Duke i kujtuar se opozita shqiptare është edhe e pasur, edhe e mençur. Dhe t’i dhuronte qeverisë aktuale gratis studimin urbanistik në të dyja anët e rrugës Rrëshen-Kalimash, do ta nderonte më shumë sa të merret me kakofoninë e abuzimeve kombëtare të administratorëve në fjalë.

    QEVERIA

    Fillimi i punimeve në korridorin e Mirditës materializon koncepte dhe ide të avancuara të programit qeveritar. Natyrisht dimensionet e veprave të tilla kanë kufij të papërcaktuar ndërtimorë, ekonomikë, kohorë etj., të cilat edhe nuk kuptohen nga niveli i mjedisit shoqëror. Problemet e tolerancës tekniko-ekonomike të ndërtimeve të vështira dhe të mëdha janë të njohura në gjithë mjediset profesionale botërore. Dhe është detyrë dhe e drejtë e qeverisë që për investimet në trasenë e rrugës Rrëshen- Kalimash, të marrë vendime specifike, të diferencuara nga format ndërtimore të objekteve të tjerë, sepse korridori Rrëshen-Kalimash nuk ka asnjë ngjashmëri teknike, ekonomike, ndërtimore, profesionale me projektet e tjera të infrastrukturës shqiptare. Nuk bëhet fjalë vetëm për të mbrojtur kompetencat administrative të vartësve të përgojuar, por edhe për të shtuar kurajon profesionale të specialistëve të tjerë ndaj iniciativave perspektive.

    Gazeta Panorama

  6. #146
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    PS: Durrës-Kukës po devijon nga projekti

    Nënkryetari i grupit, Braçe, thotë se kjo bëhet për të favorizuar korridorin 10


    Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Erion Braçe, akuzoi se rruga Durrës-Kukës po devijon nga projekti. Ai gjeti rastin të përsërisë faktin se ministri i Jashtëm duhet të paraqitet në prokurori dhe të japë sqarime për të gjithë aferën korruptive të rrugës. "Ju thashë se ministrit gjatë vitit 2006 i ishte shtuar pasuria me rreth 100 mijë euro", tha Braçe, duke ju referuar një shtëpie në Tiranë në këtë vlerë. "Ky pallat dhe kjo rrugë bie në mes të Brakës, është një lagje ende e paurbanizuar nga Bashkia e Tiranës, dhe mbi të gjitha është një pallat që është ndërtuar në vitet 1950 dhe që ka një sipërfaqe jo më shumë se 60-70 metra katrorë", nënvizoi ai, duke shtruar pyetjen nëse ka në atë lagje një apartament tjetër që shitet 100 mijë euro. "Do t‘u kërkoja organeve të prokurorisë, që në procesin e hetimit të një sërë zyrtarëve që ka marrë përsipër, të verifikojë deklarimet e tyre të pasurisë dhe të bëjë verifikim edhe për këtë zotëri", kërkoi Braçe. Sipas tij, veç pasurive që ka deklaruar vetë ministri janë dhe të tjera. Ai u shpreh i çuditur në lidhje me një apartament të ri, dubleks me dy kate, pas stadiumit "Qemal Stafa", apartament me sipërfaqe 225 metra katrorë +230 metra katrorë +2 garazhe pranë stadiumit "Qemal Stafa" në Tiranë, e të tjerë vlera 250 mijë USD. "Ne jemi shumë të interesuar që të ndërtohet kjo rrugë, por sipas këtyre specialistëve, të gjitha këto devijime në projekt-ide janë bërë për të favorizuar në një mënyrë tjetër korridorin Selanik-Nish, Korridorin 10-të, atë për të cilin ministri tha se kishte bërë luftë të paparë me serbët, bullgarët dhe grekët", konstatoi Braçe. Duke shtuar se ky korridor që ne po ndërtojmë, që nga Durrësi deri në Morinë, do të humbë parametrat e autostradës, gjerësinë, shpejtësinë, gjatësinë, pjerrtësinë e të tjera me radhë. "Natyrisht kjo nuk është më konkurrente e Korridorit 10-të, që po e ndërtojnë me aq zell serbët edhe grekët dhe që këta na mburren që e paskan shmangur nga konkurrenca, duke ndërtuar këtë rrugë", u shpreh Braçe. Ai pretendoi se rruga po ndërtohet qëllimisht për të favorizuar Korridorin 10. Nënkryetari i grupit kuvendor, Braçe, u shpreh që "specialistët thonë se projekti i rrugës po dëmtohet gjatë zbatimit. Gabimet gjatë vënies në jetë të projektit synojnë të mbulojnë abuzimet e ministrit Basha". Braçe rithekson se kjo rrugë nuk do të mund të konkurrojë Korridorin 10-të. Ndërsa duke folur për zyrtarët e arrestuar së fundmi të Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, për akuzën e korrupsionit në tendera, Braçe vlerësoi se ish-drejtori i Rrugëve, Ilir Berzani, është dëshmitari kryesor i abuzimeve. Braçe më pas u ndal edhe te Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Sipas tij, ajo nuk ka përfshirë në kalendarin e punimeve dyjavore asnjë prej interpelancave të kërkuara prej grupit parlamentar socialist. Braçe i kërkoi kështu Topallit që të pasqyronte në rendin e ditës nismat opozitare, duke mos i shmangur ato. Vetëm pak ditë më parë socialistët depozituan në sekretarinë e Kuvendit nismat për 31 interpelanca me pothuajse të gjithë ministrat e kabinetit qeveritar. Bashkangjitur edhe tre kërkesat me firmat përkatëse që synojnë ngritjen e tre komisioneve hetimore parlamentare. Aksion që pritet të ndërmerret për prokurimet publike, privatizimin e "Albtelekomit" dhe procedurat e dhënieve me koncesion nga qeveria për vepra të ndryshme.


    Gazeta Shqip
    #VamosArgentina

  7. #147
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Shkrihet Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, tani ent publik

    Prezantohet draft-raporti për transformimin e këtij institucioni pas skandalit të fundit për korrupsion


    Emri Drejtori e Përgjithshme e Rrugëve nuk do të dëgjohet më, pas skandalit të fundit të korrupsionit që përfshiu këtë institucion. Një draft-raport i prezantuar dje nga vetë ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, propozon shndërrimin e këtij institucioni në ent publik. Ai është parashikuar të mbajë emrin Autoriteti Shqiptar i Rrugëve. "Ristrukturimi i DPRR-së konsiderohet mjaft i nevojshëm, pasi funksionimi i saj deri më sot nuk ka qenë efektiv. Transformimi në ent publik do ta bëjë mjaft efektive veprimtarinë e saj. Për këtë do të punohet mbi baza shkencore, me të dhëna të sakta për rrjetin rrugor, për të bërë të mundur shkurtimin e kohës në dhënien e shërbimeve dhe mbi të gjitha zvogëlimin e korrupsionit", u shpreh ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi.

    Dje në ambientet e Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit u bë prezantimi i draft-raportit për planin e implementimit të strukturës së re për transformimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve në ent publik, i quajtur Autoriteti Shqiptar i Rrugëve. Në një seminar të organizuar për këtë qëllim u diskutuan edhe elementët e strukturës së propozuar, duke filluar që nga niveli i menaxhimit, i vendimmarrjes, ekzekutimit, stafi, kapacitetet profesionale, trajtimi financiar, si dhe baza ligjore për të bërë të mundur këtë transformim. "Nëpërmjet kësaj strukture të re, e cila do të ketë një karakter më autonom, rrjeti rrugor shqiptar do të ketë një organizëm administrativ të ngjashëm me atë të vendeve evropiane", u theksua nga drejtuesit e ministrisë. Ministri Olldashi premtoi se "në vendimmarrjen dhe planet strategjike të zhvillimit të infrastrukturës do të angazhohen edhe përfaqësues të shoqërive të ndryshme të përdoruesve të rrjetit rrugor, si shoqëri të ndryshme të transportit rrugor, ndërtuesve etj.". Sipas tij, procesi i reformës për zhvillimin e sektorit të transportit u vendos me përfundimin e Planit Kombëtar të Transportit në Shqipëri, i financuar nga Bashkimi Evropian. "MPPTT e ka konsideruar të pranueshëm dhe të nevojshëm procesin e reformës për strukturimin dhe reformimin e DPRR-së, të propozuar nga Plani Kombëtar i Transportit dhe ka iniciuar hapat për implementimin e këtyre rekomandimeve, ku përfshihet edhe zvogëlimi në numër i njësive të DPRR-së", u shpreh Olldashi. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe vetë Ministria e Transporteve u përfshinë në disa skandale njëri pas tjetrit. Ai i abuzimeve me tenderimin e rrugës Durrës-Kukës, si dhe tjetri, përfundimi në pranga i disa prej drejtuesve të lartë të këtyre institucioneve për korrupsion.



    Gazeta Shqip
    #VamosArgentina

  8. #148
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-03-2006
    Postime
    92
    ky XHevoa (ngjeqar) esht ai palla qe e nxirte Cani ne emision si ate robin qe nxjer tani per te parashikuar kohen???

  9. #149

  10. #150
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar më parë nga thekthi Lexo Postimin
    Shkrihet Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, tani ent publik

    Prezantohet draft-raporti për transformimin e këtij institucioni pas skandalit të fundit për korrupsion


    Emri Drejtori e Përgjithshme e Rrugëve nuk do të dëgjohet më, pas skandalit të fundit të korrupsionit që përfshiu këtë institucion. Një draft-raport i prezantuar dje nga vetë ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, propozon shndërrimin e këtij institucioni në ent publik. Ai është parashikuar të mbajë emrin Autoriteti Shqiptar i Rrugëve. "Ristrukturimi i DPRR-së konsiderohet mjaft i nevojshëm, pasi funksionimi i saj deri më sot nuk ka qenë efektiv. Transformimi në ent publik do ta bëjë mjaft efektive veprimtarinë e saj. Për këtë do të punohet mbi baza shkencore, me të dhëna të sakta për rrjetin rrugor, për të bërë të mundur shkurtimin e kohës në dhënien e shërbimeve dhe mbi të gjitha zvogëlimin e korrupsionit", u shpreh ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi.

    Dje në ambientet e Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit u bë prezantimi i draft-raportit për planin e implementimit të strukturës së re për transformimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve në ent publik, i quajtur Autoriteti Shqiptar i Rrugëve. Në një seminar të organizuar për këtë qëllim u diskutuan edhe elementët e strukturës së propozuar, duke filluar që nga niveli i menaxhimit, i vendimmarrjes, ekzekutimit, stafi, kapacitetet profesionale, trajtimi financiar, si dhe baza ligjore për të bërë të mundur këtë transformim. "Nëpërmjet kësaj strukture të re, e cila do të ketë një karakter më autonom, rrjeti rrugor shqiptar do të ketë një organizëm administrativ të ngjashëm me atë të vendeve evropiane", u theksua nga drejtuesit e ministrisë. Ministri Olldashi premtoi se "në vendimmarrjen dhe planet strategjike të zhvillimit të infrastrukturës do të angazhohen edhe përfaqësues të shoqërive të ndryshme të përdoruesve të rrjetit rrugor, si shoqëri të ndryshme të transportit rrugor, ndërtuesve etj.". Sipas tij, procesi i reformës për zhvillimin e sektorit të transportit u vendos me përfundimin e Planit Kombëtar të Transportit në Shqipëri, i financuar nga Bashkimi Evropian. "MPPTT e ka konsideruar të pranueshëm dhe të nevojshëm procesin e reformës për strukturimin dhe reformimin e DPRR-së, të propozuar nga Plani Kombëtar i Transportit dhe ka iniciuar hapat për implementimin e këtyre rekomandimeve, ku përfshihet edhe zvogëlimi në numër i njësive të DPRR-së", u shpreh Olldashi. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe vetë Ministria e Transporteve u përfshinë në disa skandale njëri pas tjetrit. Ai i abuzimeve me tenderimin e rrugës Durrës-Kukës, si dhe tjetri, përfundimi në pranga i disa prej drejtuesve të lartë të këtyre institucioneve për korrupsion.



    Gazeta Shqip
    Po, po kane gjete rrugezgjidhjen e duhur nderrojme emrin harrohet hajdutlliku nga publiku.

    Nuk e kuptoj ku eshte ndryshimi? Apo te mbulojne gjurmet e pisllikut


    Te njejtet hajdut do jene por tani nen emer te ri.


    Berisha mos te hesht apo shkrije drejtori por le te dale hapur ta denoj korrupsionin e qeverise nese nuk eshte i perlyer se ka premtuar do qeverise me duar te pastra dhe tani gjithe zyrtaret i jane bere multi-millionera.

    Cfare zgjidhe shkrirja e Drejtorise se Rrugeve?


    Mos ta perziej hajdutllikun me patriotizem politik. Ku ka me turp per nje min. te jashtem te jete perzier ne aferta korruptive dhe pale kerkone debat per pasurine.
    Duhhh pahhh ca trupi do me dal ne tv me thene kam dy shpi dhe tre makina dhe do na drejtoje politiken e jashteme.


    P.S Dydrinas ti perderisa e mbron aq shume hajdutllikun e ktyre duhet te jesh fis me ata hajduto-pronaro-zyrtaret e arrestuar se ndryshe ske si shpjegohet shkundja e google-it per me gjete gjasme vepra neper bote te ngjashme me kukes-durres.

Faqja 15 prej 21 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhën si ‘agjent serb’
    Nga ex-x në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  3. Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 16:04
  4. Moisiu: Nuk nënshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  5. Histori me vlere per te kuptuar "Dosjet"
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 18:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •