Close
Faqja 14 prej 21 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 209
  1. #131
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Sulmet ndaj Durrës-Kukës, si fushatat Poshtë Imperializmi Amerikan!

    Citim Postuar më parë nga hermes22 Lexo Postimin
    Nje muaj pas zhvillimit te tenderave per rrugen Durres Morine Ministri i transporteve Lulzim Basha vazhdon te mos ver ne dispozicion te mediave dokumentet ekryesor te tenderit. dmth ofertat e firmave dhe arsyet se perse ne cdo tender jane skualifikuar 5-6 ofertat me te ulta. Lexova konfliktin qe Basha ka krijuar me Gazeten Biznesi dhe mendoj se eshte e turpshme qe ende administrata Shqiptare qe propagandon antikorupsionin vazhdon ti fsheh dokumentet opinionit publik.

    Gazeta biznesi ka filluar nje fushate ku i kerkon gjithe lexuesve te saj ti dergojne nje mail ministrit ne adresen ministri@mpptt.gov.al

    Per me shume informacione lidhur me kete teme shikoni ketu http://www.biznesi.com.al/index.php?page=prokurimet



    Sulmet ndaj Durrës-Kukës, si fushatat Poshtë Imperializmi Amerikan!



    Dikur, kur s’kishte fshat pa mulli bloje dhe s’kishin dalë ende fabrikat e miellit e furrat e bukës, e dikush kthehej nga mulliri për në shtepi me miellin ngarkuar në shpinë ose kalë a gomar, rrugës kalimtarët e pyesnin, a blove dhe kurrë nuk pyesnin sa ujem i dhe mulligjiut. Pra njerëzit, megjithëse drithin e bukën e kishin më të paktën e mundëshme, nuk pyesnin sa ujem dhe, sa hak dhe, sa pagove për të bluar, por pyesnin a blove. E rëndësishme ishte të bluaje drithin dhe nuk hynte kush në imtësitë e tjera.
    Kështu po më vjen të nis të shkruaj për rrugën Durrës-Milot-Thirrë-Kalimash-Kukës-Morinë-Prizren-Prishtinë. Shqiptarëve u duhet të bluajnë – ta bëjnë rrugën. Kjo është më thelbësore. Sado i madh të jetë ujemi, sado i madh të jetë çmimi. Sepse kurrë ujemi i kësaj rruge nuk mund të jetë më i madh se leverdia që sjell rruga për shqiptarët në të gjitha aspektet e në gjithë hapsirën e tyre jetike. Por çakejtë që nuk e duan këtë rrugë për shumë arsye lehin në hënë. Nuk e duan këtë rrugë se nuk duan përparimin. Duan që ky vend të vuajë në izolim dhe monopolet e komunistëve, të mafies, të mos cënohen. Duan që ky vend të vuajë mungesën e hapsirës, të vuajë edhe psikologjikisht izolimin, hapsirën e paktë të detyruar e imponuar nga komunizmi dhe antishqiptarizmi. Ato që lehin hënën nuk duan që shqiptarët të gjejnë punë në hapsirën shqiptare, që të shkojnë e vijnë në punë brenda ditës, që të mos i lënë gratë e tyre të vetmuara dhe të ikin në emigracion, të mos i lënë fëmijët e tyre jetimë me baballarë gjallë dhe të mos shkatërrojnë e degjenerojnë familjen shqiptare. Ata që lehin rrugën i kanë bërë dhe duan të vazhdojnë t’i bëjmë dëm të jashtëzakonshëm ekonomik, social e të gjithanshëm shoqërisë shqiptare – t’ia harxhojnë kohën, të mos ia llogarisin fitim ose humbje kohën, t’ia vrasin kohën. Kjo rrugë, kur të bëhet, shqiptarëve nuk do t’ua vrasë më kohën, bizneseve nuk do t’ua vrasë kohën, shoferave nuk do t’ua shkatërrojë makinat, automjetet pronë e shqiptarëve do të jetojnë shumë më gjatë. Nuk do të duhet që mijëra shqiptarë të Kosovës të udhëtojnë dhjetë orë për të ardhë në Durrës në plazh. Rruga do t’ua mundësojë shqiptarëve të Kosovës, gjithë ballkanasve përtej Kosove që të vijnë në Tiranë e Durrës për dy-tri orë. Fitojnë kohën shqiptarët. A ka pasuri më të madhe se sa koha? A ka vlerë e fitim më të madh për shqiptarët? Nuk duan ata që lehin në hënë (kundër rrugës, për të penguar rrugën, ani se thonë s’jemi për ta penguar rrugën, dhe sa më fort deklarojnë se s’janë për ta penguar, aq më shumë përpiqen për ta bllokuar) që të mbushen sheshet, kafenetë, rrugët, kinematë, diskot e sallat e Tiranës, Durrësit, Vlorës, Sarandës, Lezhës me shqiptarë të Kosovës. Ky është shkaku themelor i kundërshtimit për rrugën. Të tjerat janë përralla, dëngla, shtirje se gjoja po ju dhimbsen paratë e shqiptarëve. Atyre që shpërdoruan besimin dhe paratë e shqiptarëve nuk u besohet më sepse mashtruan shumë herë dhe gjatë. Kur të premten, të shtunën, të dielën e çdo jave, të çdo muaji, të gjitha viteve, në kafenetë e Tiranës e të qyteteve shqiptare, në lokalet dhe hotelet e motelet e bregdetit, të dëgjojmë të flasin “atë gjuhën e rëndë e të trashë ato kosovarët…”, jo vetëm në stinën e veres, nuk e durojnë dot këtë gjë antikosovarët që janë kundër rrugës që lidh Prishtinën me Tiranën. Nuk e durojnë këtë fakt, nuk e durojnë praninë e kosovarëve ndër ne. Nuk e durojnë faktin tjetër të madh dhe të pashmangshëm se kur të bëhet kjo rrugë, shqiptarët do të martohen e dashurohen mes veti. Kjo mbase është finalja që shqiptarët e duan dhe antishqiptarët e urrejnë.
    Edhe pse e dinë se tregu do të njohë zhvillim kolosal, edhe pse e dinë se nuk do të ngelet apartament pa shitur në bregdetin shqiptar dhe biles do të ndërtohen edhe më shumë të tjera, antikosovarët nuk duan që rruga të bëhet. Njerëz të vegjël, vegla e kavie të antishqiptarizmit, druhen se kjo rrugë çliron energjitë e kombit, çliron paratë e kombit, pasuritë e tij, sjell lirinë e ëndërruar dhe liria ato i vret. Se janë ngujuar në ca pasuri të tyret të dyshimta dhe zhvillimi e zmadhimi e zgjerimi i tregut ato i nxjerr nga loja, i zvogëlon.
    Kjo rrugë e kundërshtimi i bërjes së saj, solli një konflikt të fundit mes shqiptarëve që e duan këtë vend dhe atyre që nuk e duan. Solli një konflikt të hapur të trashëgimtarëve të diktaturës me politikat amerikane të zhvillimit. Dhe pamfletet e dikurshme të Zërit të Popullit filluan të lexohen në foltoren e parlamentit shqiptar. Kaluan gati dy dekada, kur në dukje të majtët pushuan luftën kundër “imperializmit amerikan” dhe u vertetua tani se kjo luftë vetëm në dukje paska pas pushuar. Sepse ata tani po luftojnë kundër biznesit amerikan, i cili, sa bindje kam, nuk ka ardhur rastësisht në Shqipëri, nuk ka ardhur pa dashje apo aksidentalisht në Shqipëri dhe nuk ka ardhur për të vjedhë ca para në Shqipëri. Mendoj se biznesi amerikan ka ardhur në këto hapsira shqiptare, pasi erdhen më parë idetë demokratike e antikomuniste amerikane, më pas apashët dhe avionët gjuajtës e bombardues amerikanë… Kori antiamerikan është gjallë dhe tani, që ka filluar të forcohet Rusia, ka filluar të ngrejë zërin në shtyp, media dhe në foltoren e parlamentit ku janë bujtës disa antishqiptarë të padenjë.
    Këtu kanë qenë të majtët një dekadë në pushtet dhe nuk e bënë këtë rrugë. Tri herë prenë shirita inauguralë për nisjen e ndërtimit të saj në Rreshen. Por nuk e nisen dhe nuk do ta nisnin për njëmijë vjet sikur të ishin në pushtet.
    U bënë ditë që sulmi dhe lufta për ta penguar ndërtimin e rrugës së Kosovës (rruga që së paku, lidh Kosovën me Shqipërinë, me detin, që lidh Serbinë e mjaft vende të tjera më shkurt me detin), po bëhet e neveritshme, e lodhshme, e egër, e frikshme nga njerëz, në dukje të pafaj se janë të padijshëm dhe ngjallin mëshirë, por që flasin fiks në emër të klaneve antishqiptare, në emër të antikosovarëve, në emër të atyre që deri në vitet ’90 kosovarët i quanin “miq”, shkruanin artikuj e libra për “miqtë kosovarë”, e ndanin kulturën e letersinë në letersi jashtë kufijvë, letërsi diaspore, letërsi kosovare e shqiptare. Qytetarët e tjerë të botës i quanin “vëllezër”.
    Ky sulm ndaj projektit më të madh në të mirë të shqiptarëve që kur ata janë ngulur në këto troje (që para dreçit), është më i turpshmi sulm e luftë kundër shqiptarëve. Kjo rrugë që më së paku, siç pati premtuar në korrik 2005 Kryeministri Berisha në Kukës, do ta bëjë tregun shqiptar mbi 5 milionësh, do ta bëjë efiçent turizmin shqiptar, do ta lidhë Vlorën me Prishtinën, do të punësojë shqiptarët në trojet e tyre, do të mundësojnë që shqiptarët të vetushqehen me prodhimet e tyre, është shumë e vonuar për shqiptarët. Dhe ndoshta ngecja jonë në vend për dekada e dekada ka ardhur nga mungesa e kësaj arterie.
    Betimet e germëngënësve të pafaj (se aq dinë dhe ndaj lehtësisht përdoren si altoporlantë të së keqes) se e majta shqiptare nuk është kundër rrugës se e majta shqiptare është patriote e plot broçkulla të tilla, sa më solemne bëhen, sa më të ethshme bëhen, aq më të pabesueshme janë dhe pohojnë të kundertën.
    Thonë se është vjedhur. Bërësi – kujtuesi. Ai që ka vjedhur mendon se të gjithë vjedhin. Vështirë të besohet. Ndaj këtij projekti janë ndezur shumë prozhektorë dhe vështirë të vidhet. Janë shumë sy që vëzhgojnë për këtë rrugë.

  2. #132
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-03-2006
    Postime
    92
    O tok gega a Tosk gega ca ke dash me then
    lejini keto argumenta idiote se nuk jemi ne 39 kur robt sdinin me lexu
    tani esht e rendsishme qe edhe te bluash por edhe qe mullixhiu te te sherbej me cilsi dhe ne perputhje me cmimet e tregut

    Rrugen nuk ka P.S. qe ta ndal se esht ber kontrata dhe do behet esht pun e mbaruar

    problemi esht qe ka ardh koha qe hajdutet te perfundojn pas hekurave
    ndaj eshte ne te miren e Shqiperis qe L.Basha te jap doreheqen dhe ti dorezohet prokuroris
    tung

  3. #133
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    124
    Ja qe ketu qendron ndryshimi.

    Sot ka me qindra mullise te cilet i ofrojne atij katundarit me thes drithi bluarjen e miellit me cmime, cilesi dhe imtesi te ndryshme.
    Mund ta cosh miellin tek Rexhe mullisi dhe e bluan per 3 grosh, apo tek Rama per 2 grosh e nje varg qepe, ose tek kaurri qe ta bluan per 5 minuta dhe per 1 lek se e bluan me korent.

    Pse ne po e "bluajme" kete rruge tek Rexha?
    A mos valle Rexha, i jep kryeplakut 1 grosh qe tia sjelle mushterinjte?

    Askush nuk po argumenton rendesine e rruges, ajo ne fakt duhet te jete arsyeja pse cdo Shqiptar duhet te indinjohet me disa plehra qe e vene ne rrezik ndertimin e rruges duke vjedhur fondet e duke i dhene nam te keq rruges qe do hape "rrugen" per bashkimin e vellezerve te ndare ketu e 100 vjet me pare.

    Te gjithe Shqiptaret duhet ti denojne keto lojra qe po luhen me te ardhmen e Shqiperise ne kurriz te Shqiperise.

  4. #134
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Egërsimi i PS për rrugën që bashkon shqiptarët!

    Citim Postuar më parë nga Forumisti Lexo Postimin
    O tok gega a Tosk gega ca ke dash me then
    lejini keto argumenta idiote se nuk jemi ne 39 kur robt sdinin me lexu
    tani esht e rendsishme qe edhe te bluash por edhe qe mullixhiu te te sherbej me cilsi dhe ne perputhje me cmimet e tregut

    Rrugen nuk ka P.S. qe ta ndal se esht ber kontrata dhe do behet esht pun e mbaruar

    problemi esht qe ka ardh koha qe hajdutet te perfundojn pas hekurave
    ndaj eshte ne te miren e Shqiperis qe L.Basha te jap doreheqen dhe ti dorezohet prokuroris
    tung



    Egërsimi i PS për rrugën që bashkon shqiptarët!


    E ngritur mbi bazat titiste e rusofile, e majta shqiptare nuk mbijeton dot me ndërtimin
    e aksit Durrës-Prishtinë, që bashkon shqiptarët, duke i kthyer ata në një potencë
    rajonale. Vetëm alternativa prej shërbyesi dhe izolacioniste i mban bolshevikët
    e Edvinit si forcë e rëndësishme politike në vend, prandaj aksioni apatrid i ndërmarrë
    kundër autostradës së shqiptarëve duhet denoncuar, duke përdorur jo vetëm aleatët
    strategjikë, por edhe dokumentacionin që shteti ka trashëguar nga ish-nomenklatura
    komuniste.


    Titistët e Partisë Socialiste kanë shkuar shumë larg në kryqëzatën e tyre për të
    njollosur e bllokuar sa të munden ndërtimin e Rrugës kombëtare Durrës-Prishtinë.
    Pasi tjetërsuan për gjashtë vjet me radhë vokacionin patriotik të shqiptarëve, të
    cilët pranuan pa asnjë protestë vendosjen e një takse të re, në mënyrë që të ndërtohej
    aksi mbarëkombëtar, pas 3 korrikut, shqiptarët kuptuan se paratë s’ishin më e se
    duhej edhe një përpjekje tjetër e përgjithshme e kombëtare që aksi të ndërtohej.
    Nisma madhore e kabinetit të Sali Berishës në fillim u përqesh prej rretheve titiste
    e bolshevike të së majtës, të cilat gjithë jetën ishin mësuar të gëlonin në ujërat
    e izolimit e të varësisë ekonomike nga qendra shoviniste antishqiptare, por kur
    lobingu i PD-së, i kryeministrit dhe i miqve të Shqipërisë në SHBA ia arriti të
    garantonte fondet e duhura për ndërtimin e saj, bile në mënyrë të rrufeshme, cinizmi
    dhe përqeshja u kthyen shpejt e shpejt në një aksion obstruksionist, që ka kulmuar
    këto dy muaj me topat e baltës që Edi Rama, Mimi Kodheli e Erion Braçe po lëshojnë
    pa pushim ndaj firmëtarëve të koncesionit, veçanërisht për 111 kilometrat më të
    rëndësishme, ato të segmentit Rrëshen-Kalimash. Një prapaktheu e ditës së djeshme
    nga ana e Edvinit nuk mund ta ndalë arsyetimin e gjithëdijshëm se rrethet titiste,
    pasokiste e rusofile të Partisë Socialiste kanë gëluar gjithë jetën duke mbijetuar
    me izolimin e plotë të shqiptarëve, por aspirata jetike për integrim, dalje nga
    Shqipëria administrative prish fort ekuilibrat e shoqërisë shqiptare. Kundër kësaj
    perspektive po luan me vrik e politikisht Partia Socialiste. Faktet janë fakte,
    e hetimi që po kërkohet të kryhet ndaj koncesionit që qeveria shqiptare ka dhënë
    ndaj gjigantit të ndërtimit të rrugëve, amerikanes “Bechtel”, po pengon disi vazhdimin
    e punës. Pluhuri e tollovia për rritjen e kostos apo “opaktësinë” e projekteve janë
    përralla kalamajsh që s’i beson askush: as Rama, as Isaraj që ishte ngarkuar ta
    kryente këtë punë në një debat televiziv, e normalisht s’i besojnë as partnerët
    tanë strategjikë. Fakti është se tollovia për hetimin po pengon ndërtimin e rrugës,
    po pengon ritmet e integrimit, po pengon krijimin e një hapësire mbarëshqiptare,
    po pengon shfaqjen e shqiptarëve si një potencë rajonale. Aleatët marrin akt se
    socialistët nuk e duan këtë shfaqje të re të potencës së shqiptarëve dhe se po kërkojnë
    të mbijetojnë në bazë të skemës së vjetër të izolimit e të zgjatimeve titiste e
    UDB-iste në nomenklaturën komuniste e në trashëgimtarët e rinj ylberistë në politikë.
    Masha e Sollakut është veç një gur i vogël i përpjekjet së trishtë e me përmasë
    të mirëfilltë apatride që po ndërmarrin socialistët. Le të bëhet ç’të jetë e mundur
    që farsa e organizuar nga socialistët të mos pengojë përparimin e punimeve, por
    duhet bërë edhe më shumë që kjo strategji e së majtës rusofile të denoncohet, të
    demaskohet, e për këtë nuk duhet të na ndalin mjetet, duke nisur që nga dokumentacioni
    e provat që kemi trashëguar nga strukturat shtetërore të regjimit të kaluar.

  5. #135
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    O toka jone,pse shkrun me ngjyra t'kuqe mer lal,shkruj me blu,hahahahahahaha
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  6. #136
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Mbreti Zog e Konica dhe Rruga Durrës-Prishtinë!

    Citim Postuar më parë nga land Lexo Postimin
    O toka jone,pse shkrun me ngjyra t'kuqe mer lal,shkruj me blu,hahahahahahaha
    Mbreti Zog e Konica dhe Rruga Durrës-Prishtinë!


    Në vitin 1932, Ahmet Zogu I - Mbret i Shqiptarëve, ngaqë nuk pranoi zgjatjen e mëtejshmetë Paktit të Tiranës, pasi kishte përfunduar afati 5-vjeçar i tij, Italia, iu kundërpërgjigj,duke refuzuar vazhdimin e kredisë 10-vjeçare, pa interes bankar, (sipas një marrëveshje të përbashkët, të kahershme), që i jepte nga 10 milionë franga ari në vit, dhe, për më tepër, kërkoi edhe pagesën e interesave të huasë së SVEA-s. Italia, për këtë qëllim, dërgoi në Tiranë, edhe një Përfaqësues të lartë të saj. Ministri Shqiptar i Financave, në zyren e tij, i ndodhur përballë këtyre kushteve, iu shprehë për pamundësi financiare, vecse ia plotësoi kërkesen për ta takuar me Mbretin. Të nesermen,të dy. Ministri Shqiptar i Financave, që kishte marrë porosinë “nuk do të flasësh,po vetëm do të dëgjosh” dhe Përfaqësuesi i lartë i Musolinit, që kërkonte minimalen 5 milionë franga ari, shkuan në Pallatin Mbretëror, tek Mbreti Zog. Gjatë bisedimeve,në një moment të caktuar, Mbreti iu drejtue Ministrit të Financave: - Kush të tha ty që nuk kemi mundësi të paguejmë 5 milionë franga ari, kaq sa po i kërkojnë miqtë tanë italianë. Merrni masa, që nga ato, disa milionë franga ari, që do i marrim, sipas bisedimeve me Mbretërinë Serbe-Kroate-Sllovene, për ndertimin e rrugës nga Beogradi në Kosovë e nga Shqipnia e Veriut deri në Durrës të fillojmë t’ua japim një pjesë të madhe edhe Italisë mike.Këto ditë do të fillojmë përgaditjet zyrtare
    për nënshkrimin e kësaj marrëveshje dhe, mbasandej, keni me e fillue shlyrjen e
    borxhit ndaj Italisë mike…Ky “truk” i paparë i Mbretit Zog kishte bërë efektin e vet, sepse ai i mirëdinte dy arsye gjeo-strategjike të fqinjve të tij: e para, përpjekjet e Jugosllavisë, që në shek. XIX, për të hapur një rrugë-korridor nepet token shqiptare për në Detin Adriatik dhe, e dyta, mungesen e vullnetit të plotë të Italisë për ta lejuar një sipërmarrje të tillë, biles ishte e gatshme të përballonte çdo lloj kostoje në franga ari apo me luftë të hapur kunder Shqipërisë e Jugosllavisë, po të arrihej një marrëveshje e tillë. Përfaqësuesi i lartë i Musolinit u befasue nga qëndrimi e veprimi i Mbretit Zog, ndaj, menjëherë, ndërhyri në bisedë: - Naltëmadhni, ju faleminderit për gadishmërinë Tuaj, po, këtë cështje, më duhet ta diskutojë edhe me Qeverinë time në Romë… Reagimi i Qeverisë së Musolinit ishte i menjëhershëm duke marrë vendim të përshpejtuar për t’i dhënë Shqipërisë 10 milionë franga ari me moratorium, afat, 1-vjeçar, ndersa pagesat e interesave të huasë së SVEA-s u shtynë për një afat tjeter të mëvonshëm. Italia e Musolinit nuk donte as ta dëgjonte nga Mbreti i Shqiptarëve e, për më tepër,as të ndodhte realisht, që Mbretëria Serbo-Kroate-Sllovene të dilte me rrugë tokësore në portet shqiptare. Kjo ishte kaq e vërtetë, saqë vetë i madhi Konica,(ambasador i Shqipërisë në SHBA), në prill të vitit 1939, në takimin me Sekretarin Amerikan të Shtetit, ndër shkaqet e pushtimit të Shqipërisë nga Musolini, rendit edhe faktin se, shuma rreth 30 milionë dollarë “ishte investuar kryesisht për ndertimin e rrugëve strategjike në drejtim të Jugosllavisë”. Sot, pas 75 vjetësh, kur po ndertohet vepra madhore e zhvillimeve e integrimeve shqiptare në rajon e në Europë, rruga Durrës-Prishtinë,më bën të mendohem “loja gjeopolitike” e Mbretit Zog dhe përpjekjet e Tij, në vitet 30, për të çuar rrugët drejt Veriut, në kufi me Kosovën, për të cilat Ai sakrifikoi dinjitetin e vet (në rastin e parë), Fronin Mbretëror (edhe me rastin që e përmend Konica) dhe jeten e vet në mërgimin e gjatë.E kunderta, krejt e kunderta, ndodhën sot, në këtë Rend të Ri Botëror, në këtë stad të Demokracisë Shqiptare, në këtë proces të integrimit tonë euro-atlantik e në këtë start final të Statusit të Kosovës, me Zëdhenësen e Partisë Socialiste, Mimin, që,me deklaratat e saj të stërzmadhuara për “korrupsion patriotik(!)”dhe, Prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, me ato gjuajtjet e tij sallake, duan të rrezikojnë e, më e pakta, të pengojnë në kohë, ndertimin e rrugës nacionale e nderkombëtare Durrës-Nish, me “bateritë” e tyre të përqendruara në segmentin 111 kilometra nga Milot-Rrëshen-Reps-Thirrë-Kalimash-Kukës-Morinë. Këta, dy trumbetues e gjithata inspirues, të përfshirirë nga rrymat e ftohta e të vorbulluara “gjeopolitike” dhe ne “lojrat” e interesave te tyre partiake e vetjake të çastit, nuk mund të pengojnë as me “cangat” në konferencat e shtypit dhe as me kercenimet , me “pranga mbi dosje”,
    ndertimin perspektiv të kësaj rruge nacionale e nderkombëtare, sepse është ëndrra e vjetër e shqiptarëve, që tashmë është shndërruar në vullnet kombëtar të miliona shqiptarëve patriotë në të dy anët e kufinit shqiptar dhe është vullneti politik i Qeverisë Shqiptare, që po e bën realitet kohor të përshpejtuar këtë vepër madhore të Ardhmërisë Shqiptare.

  7. #137
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-03-2006
    Postime
    92
    C na u be si Brari Ky tok Geg ....!

    plotesojeni vet fundin.

  8. #138
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Alibitë dhe magjitë e korridorit të Veriut!

    Alibitë dhe magjitë e korridorit të Veriut!



    Të majtët nuk u mjaftuan me pengesat institucionale që sajuan për mosndërtimin e rrugës Durrës-Kukës gjatë qeverisjes së tyre tetëvjeçare, megjithë “dobësinë” amerikane për zhvillimin dhe integrimin perëndimor të Kosovës, duke vazhduar edhe tani në opozitë ta bëjnë në mënyrë “parimore” një gjë të tillë, nëpërmjet kërkesës politike për zbardhjen e “abuzimeve” në procedurat tenderuese. Po, pse duhet të ketë kaq pasion dhe padurim për këtë çështje, ndërkohë që ajo është bërë objekt hetimi nga organi i prokurorisë, i cili, sikundër dihet nga të gjithë, vazhdon të jetë vegël në duart e Partisë Socialiste dhe aleatëve të saj politikë? Sigurisht, askush nuk mund t’i vendosë “duart në zjarr” për të vërtetën apo alibinë e një akuze të tillë, megjithatë, fakti i ndërtimit të segmentit Rrëshen-Kalimash, prej gati 61 km, nga një kompani prestigjioze amerikane sikundër është “Bechtel & Enka JV”, përbën një provë sigurie, e kundërt nga ajo që fantazojnë politikanët tanë të majtë. Nga ana tjetër, qëndrimi përçmues e demagogjiko-abuzues, që mbajtën qeveritarët e majtë në vitet ’99-’05, tregon se “inatin” më shumë sesa me qeverisjen e PD, ata e kanë me “veriorët” apo “çeçenët”, brenda dhe jashtë kufijve tanë. Në sezonin e parë të qeverisjes demokratike, që përfshin periudhën ’92-’97, çështja kosovare u anatemua prej tyre si shkak i katrahurës shqiptare, ndërsa lideri demokrat, Sali Berisha, u cilësua si nxitës i tensioneve politike për përkrahjen e idesë së demokratizimit të Kosovës. Bilé, anatemimi dhe përfolja për përkrahjen pasionante të një çështjeje të tillë, me pasoja për demokracinë shqiptare, vazhduan edhe në trajtën e justifikimit të ngjarjeve të ’97, për të cilat u tha, se u sajuan me qëllim nxitjen e trazirave në Kosovë. Me pak fjalë, Berisha akuzohej se po sakrifikonte demokracinë shqiptare për çështjen kosovare, gjë që ishte një absurditet komunist, ndërkohë që dihet tashmë botërisht se cili është shkaku i vërtetë i këtyre ngjarjeve; pra, falimentimi i skemave piramidale. Sidoqoftë, nuk mund të mohohet afiniteti politik i qeverisjes demokratike me të ardhmen e çështjes kosovare e kombëtare në përgjithësi, e cila asnjëherë nuk u konceptua përtej detyrimeve patriotike të dheut amë. Në vitet e gjata të qeverisjes majtiste ka qenë demagogjia dhe cinizmi që kanë shoqëruar veprimtarinë tonë politike në shërbim të çështjes kosovare. Inicimi i taksës “Majko” ishte konkretizimi më i qartë i një qëndrimi të tillë përçmues e abuzues ndaj kësaj çështjeje. Ish-opozita e asaj kohe u shpreh qysh në fillim kundër mbledhjes së një takse të veçantë për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës, duke e konsideruar një sjellje të maskuar fiskale të qeverisë për mbushur buxhetin e tharë nga shpenzimet e rënda elektorale të vitit 2001. Sidoqoftë, qëllimin e vërtetë të mbledhjes së kësaj takse të veçantë, shqiptarët arritën ta mësojnë në vitet e mëvonshme, duke parë që fondet e krijuara vit pas viti për këtë qëllim u përdorën për të ulur deficitin buxhetor dhe borxhin publik të qeverisë. Natyrisht, në këtë konkluzion arrijmë jo vetëm duke parë që s’u ndërtua asnjë kilometër nga ky segment i rëndësishëm rrugor, që i shërben zhvillimit tonë të përgjithshëm ekonomiko-shoqëror si komb, por duke iu referuar edhe ligjit mbi realizimin dhe shpenzimin e buxhetit të shtetit në kohën e qeverisjes social-komuniste. Dhe, me afro 50-60 milionë euro të grumbulluara deri në vitin 2005, do të ishte ndërtuar një segment i konsiderueshëm i gjatësisë së kësaj rruge. Ndërsa, po të kishte qenë predispozicioni dhe sinqeriteti i duhur për kryerjen e këtij investimi të rëndësishëm kombëtar, kishte mjaft mundësi të tjera financiare për kryerjen e një investimi të tillë të rëndësishëm për ekonominë dhe kombin shqiptar.

    Ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës-Morinë është një investim strategjik për shëndoshjen dhe zgjerimin e tregut shqiptar dhe atij kosovar, si dy barkushet e një zemre. Ata që kanë diktuar dhe formuluar në mënyrë të padukshme vendimmarrjen e qeverisjeve majtiste të pasnëntëdhjetë e shtatës, deri më 3 korrik 2005, natyrisht që nuk kanë qenë dakord me zhvillimin e një projekti të tillë, pasi binte ndesh me interesat e përfaqësuesve të tyre të sipërmarrjeve ekonomike në tregun shqiptar. Të gjithë jemi dëshmitarë për vendin, llojin dhe mënyrën e investimeve publike të kryera nga qeverisjet socialiste, të cilat kanë anuar nga interesat e fqinjit tonë jugor dhe interesat private të ish-pushtetarëve shqiptarë. Me ndryshimet politike që sollën zgjedhjet e përgjithshme politike të 3 korrikut 2005, ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës-Morinë i erdhi dita e pagëzimit të saj. Një investim i tillë u vendos në axhendën qeverisëse sa për vlerat ekonomike, po aq dhe për impaktin demokratik të integrimit gjithëshqiptar në familjen evropiane, parë kjo dhe në kuadrin e krijimit të kushteve për efektivitetin dhe mirëfunksionimin e tregut rajonal midis trojeve shqiptare në përgjithësi. Magjia e tregut është e tillë që ka arritur të bashkojë mbi bazën e parimeve të interesit reciprok edhe pikat më të largëta të globit apo sipërmarrësit e kombësive të ndryshme, jo më potencialet ekonomike të shqiptarëve që jetojnë si fqinjë administrativë me njëri-tjetrin, për shkak të padrejtësive historike të së kaluarës. Në vitet e para të tranzicionit, shumë nga bashkëkombësit tanë të këtyre trojeve janë bërë iniciatorët e parë të përhapjes së sipërmarrjes private në Shqipëri, kryesisht në fushën e tregtisë, turizmit dhe shërbimeve. Megjithatë, investimet e tyre në atdheun mëmë mbetën simbolike edhe për faktin se nuk u mirëpritën dhe nuk u stimuluan administrativisht prej institucioneve të ndryshme të shtetit shqiptar. Kjo lloj arrogance e pakuptueshme e shtetit amë ndaj biznesit shqiptar përtej kufijve tanë vazhdoi edhe në vitet e mëvonshme, duke e mbajtur disi larg tregut tonë këtë lloj biznesi rajonal. Në mënyrë të veçantë, ky lloj qëndrimi ishte i pajustifikueshëm, sidomos pas shkëputjes së plotë administrative të kësaj krahine prej vartësisë serbe. Megjithëse qysh prej 5-6 vitesh ekziston një marrëveshje e tregtisë së lirë midis Shqipërisë dhe Kosovës, përsëri eksport-importi midis tyre nuk ka njohur ndonjë zhvillim të ri. Eksportet shqiptare në Kosovë nuk përbëjnë as 7% të volumit gjithsej të tyre, ndërkohë që ruhet i pacenuar roli dominues i eksporteve nga vendet ish-jugosllave. Pa i paragjykuar politikisht dhe pa i stimuluar patriotikisht këto lloj treguesish, është i pajustifikueshëm niveli i ulët i integrimit të këtyre dy tregjeve ndërshqiptare me njëri-tjetrin. Të kishte një bashkëpunim më efektiv midis këtyre dy tregjeve, Kosova nuk do të cilësohej sot prej analistëve të huaj si “Palestina e Evropës” dhe veriu i vendit tonë nuk do të trajtohej si simbol i varfërisë shqiptare. Në këto kushte, ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës-Morinë mbetet çelësi magjik i çeljes së këtij bashkëpunimi dhe zhvillimi, ku përfitimet më të mëdha buxhetore dhe valutore i takojnë vendit tonë, për shkak të mundësive turistike e tregtare që ofron bregdeti shqiptar për kosovarët dhe bashkëkombësit tanë përtej kufijve shtetërorë të vendit tonë. Këtë pohim nuk e bëjmë në kuadrin e patriotizmit demagogjik, por të patriotizmit ekonomik. Vërtet ekonomia e tregut është një institucion mbipolitik, por kjo s’do të thotë që gjatë ndërtimit të saj të mos udhëhiqesh nga politika kombëtare. Ekspertët parashikojnë që në vitet e para pas ndërtimit të kësaj autostrade, fitimi për ekonominë shqiptare të jetë mbi 300 milionë dollarë në vit, për të ardhur më pas, derisa të ndikojë në dyfishimin e GDP së Shqipërisë dhe të Kosovës. Rruga Durrës-Kukës ka rëndësi të jashtëzakonshme, jo se është projekti i parë madhor që kalon mespërmes zonës më të varfër të vendit tonë, por, ngaqë lidh Shqipërinë me Kosovën, me Serbinë Jugore e Maqedoninë dhe fuqizon portin e Durrësit, duke e lidhur me një nga korridoret më të rëndësishme të Evropës, siç është Korridori 10.

    Nga ana tjetër, ne nuk duhet të tregohemi të rezervuar edhe për përfitim tjetër të madh që buron nga ndërtimi i një vepre të tillë infrastrukturore, i cili lidhet më faktin e integrimit të gjysmës së kombit të martirizuar shqiptar me gjysmën tjetër të këtij kombi, të komunistizuar në mënyrën më barbare për 50 vjet më radhë. Shqiptarët, pavarësisht pasojave të padrejtësive historike, përfaqësojnë, ndoshta, një prej kombeve bazë për emërtimin evropian të kontinentit tonë. Është tragjikomike tendenca e përçarjes dhe përbuzjes së sotme të disa kancelarive evropiane ndaj çështjes kosovare dhe asaj shqiptare në përgjithësi. Sidoqoftë, shqiptarët vazhdojnë të jenë këmbëngulës dhe të motivuar, jo vetëm për identitetin e tyre të padiskutueshëm evropian, po edhe për integrimin e shpejtë dhe të merituar në gjirin e familjes evropiane, pas rrëzimit të Murit të Berlinit. Integrimi euroatlantik është ëndrra e kahershme e shqiptarëve pa dallim feje, bindjeje e ideje. Në raport me Kosovën dhe viset e tjera të banuara me shqiptarë, Shqipëria ka patur dhe ka statusin atëror të realizimit të aspiratave të tyre kombëtare. Por jo gjithnjë ajo e ka ushtruar këtë funksion patriotik, në shërbim të përparimit dhe integrimit gjithëkombëtar. Historiku i kësaj çështjeje është mjaft i gjatë, por shpesh ngjall emocione të pakëndshme, nëse i referohemi. Megjithatë, mjafton të përmendim se një çështje e tillë asnjëherë nuk mund ta kishte zgjidhjen e duhur brenda regjimeve totalitare e despotike. Por, edhe në demokracinë e brishtë shqiptare, kjo zgjidhje ka qenë e pamundur të arrihej në standardet e kërkuara. Shikoni ecurinë e marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë gjatë viteve të pluralizimit dhe menjëherë do të bindeni për problematikën që ka ekzistuar në këtë drejtim, megjithëse politikanët kosovarë kanë ofruar vazhdimisht ide konkrete dhe partneritet. Në “librin” e mendimit vizionar të Rugovës për demokracinë, jo pak faqe i janë kushtuar edhe çështjes së integrimit ekonomik midis Kosovës dhe Shqipërisë. Dhe këto ide kanë qenë po kaq largpamëse e të studiuara, sa dhe strategjitë e investitorëve të huaj potencialë që kanë prekur këto 16-17 vitet e fundit “tokën e izoluar” për 45 vjet rresht nga komunizmi më i egër në botë. Sipas një vizioni dhe strategjie të tillë, u çel para 12 vitesh në Shqipëri edhe “Dardania Bank”. Rugova ishte ideatori i këtij investimit kuptimplotë të qeverisë së Kosovës në Shqipëri. Por, presidenti i ndjerë, tashmë, Ibrahim Rugova, paralelisht me këtë iniciativë ka qenë i pari politikan i lartë i kombit shqiptar që ka hedhur edhe idenë e ndërtimit të autostradës Durrës-Prishtinë, duke e konceptuar atë para së gjithash, si korridor të integrimit ndërshqiptar, në kushtet, kur Kosovës ia mbyllnin gjithnjë e më shumë pikëkalimet e mëparëshme drejt Evropës. Nuk e di sesi mund të rrihej indiferent e duarkryq prej politikës shqiptare përballë një situate në tillë!... Ndërsa tani nuk po arrij të kuptoj sesi mund të shtyhesh më tej në këtë mëkat!
    Ndryshuar për herë të fundit nga TOKE GEGA : 21-09-2007 më 14:03

  9. #139
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-03-2006
    Postime
    92
    O Tok Gega Po kto te sharat pse mi ke derguar ne privat apo do te ruash imazhin e mir ne publik
    Po se ke kuptuar o hajvan qe ti ske imazh per te mbrojtur se je cop ... nga koka te kembet dhe vlen vec per tu perdorur si shembull nga mediat e huaja qe pastaj pergjithsojn gjith shqiptaret me idiot si puna jote

    Cesht ky fat i zi qe lindin trapa te till me nenshtetesi shqiptare. me mir te kishe lind serb o tok gega

    Sa per te sharat vec pabureris nuk tregojn gje tjeter. I pabur SPo ta shaj fisin se ndoshta ata skan faj qe je kaq k..

  10. #140
    Arben Meçe: “Basha refuzoi financimin e Durrës-Kukës nga Banka Botërore”

    Shekulli
    21-09-2007

    Ish-drejtori i Planifikimit të Territorit që zbuloi skandalin e rrugëve

    Basha ka bërë grusht shteti duke injoruar thirrjen e Prokurorisë së Përgjithshme për të dëshmuar për rrugën Durrës-Kukës-Morinë. Arben Meçe, ish-drejtor i Planifikimit të Territorit në Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, gjashtë muaj pas denoncimit për herë të parë që i bëri financimeve të dyshimta të ish-Ministrit të MPPTT-së, Lulzim Basha, rëndoi edhe më tej akuzat, duke ftuar prokurorinë që të marrëme të gjitha mënyrat, dëshminë e ministrit.

    I ftuar sërish në televizionin “A1” për një intervistë e cila do të transmetohet sot, ish-drejtori Meçe u shpreh se është detyrë e prokurorisë që t’i shkojë deri në fund këtij megaskandali, që nuk ka të bëjë vetëm me një rrugë, por që ka futur në krizë gjithë ekonominë shqiptare. Meçe gjatë intervistës së tij e vuri theksin te kostoja e lartë që do të paguajë vendi përballë mungesës së afro 630 milionë eurove që do të mungojnë nga buxheti i shtetit pas pagesave që janë bërë e do të bëhen për firmën “Bechtel& Enka”.

    Ish-drejtori sqaroi se është luajtur me emrin e firmës amerikane, sepse punimet po i kryejnë vetëm turqit dhe ato me këto ritme dhe me këtë teknologji të vjetër që po përdoret nuk do të mbarojnë më 2009-ën, siç është premtuar, por vite më vonë. “Rruga do të kushtojë rreth 1 miliard dollarë dhe ajo nuk do të jetë aspak e leverdishme ekonomikisht”, u shpreh Meçe, duke kujtuar se në dispozicion të financimit të punimeve të pakryera janë vënë fonde kolosale të marra nga buxheti i shtetit, të lëvizura nga sektorë të tjerë të ekonomisë, dhe që kanë asfiksuarinvestimet dhe sipërmarrjen në vend. Krizën e likuiditeteve në ekonomi, bllokimin e sektorit të ndërtimit dhe kredimarrjen nga bankat, Meçe i krahasoi me kohën kur në Shqipëri fonde kolosale kaluan në arkat e piramidave financiare në vitet 1996-1997.

    Financimi

    Duke iu rikthyer historisë së nisjes së rrugës Durrës-Kukës Morinë, ish-drejtori Arben Meçe, akuzoi ish-ministrin Basha se kishte hedhur në kosh financimin e rrugës nga Banka Botërore, për të favorizuar dhe përfituar nga punimet e firmave të përzgjedhura.

    “Po ju them një sekret: Banka Botërore ishte gati të merrte pjesë në financimin e rrugës, nëse ajo do të ishte bërë me dy korsi”, deklaroi Meçe. Por sipas tij, qeveria me qëllim e injoroi gatishmërinë e BB-së për të nisur një aventurë financiare që do të rëndojë për shumë kohë mbi shqiptarët.

    Meçe tha se deri në korrik 2006, qeveria dhe MPPTT-ja nuk kishin asnjë plan për rrugën Durrës-Kukës-Morinë. Por befas, brenda tre muajsh u kopsit gjithçka për të bërë një të ashtuquajtur tender dhe për të shpallur fitues një firmë që do të bëjë punë që kushtojnë shumë shtrenjtë. Ish-drejtori iu referua kostos së punimeve në segmentin Rrëshen-Kalimash-Kukës, të parashikuara për katër korsi, ndryshe nga pjesa tjetër deri në Durrës që është me dy korsi. Sipas tij, nëse në segmentin Kalimash-Morinë, ku punojnë disa kompani shqiptare, kostoja e një kilometri shkon në 2.2 milionë euro, në rreth 60 kilometrat që bën firma “Bechtel&Enka” kostoja është gjashtë herë më e lartë dhe e pajustifikueshme, duke lënë mundësi për abuzime të llahtarshme.

    Sipas tij, kjo është bërë qëllimisht, me të vetmin qëllim, zbrazjen e buxhetit të shtetit, marrjen e kredive tregtare dhe futjen e ekonomisë në kolaps.

    (Intervista e plotë me z. Arben Meçe jepet sot në A1 TV)


    Duket se Koco Kokedhima i paguan shume shtrenjte tipa si Mece & Co qe te leshojne cmenduri te tilla.
    Atij te pakten nuk i lejohet si inxhinier i specializuar i rrugeve qe te perdore kete lloj gjuhe aspak te denje per nje profesionist.
    Mece e di shume mire se sa kushton rruga ne fjale, mirepo ai me ose padashje ka rene ne rrjeten e lojes se paguar nga firmat qe zhvaten buxhetin ne vitet 1998-2005 dhe qe ndoshta e kishin katapultuar ate ne Ministrine e Transportit.
    Sic shihet Mecen dhe ato qe e paguajne, me shume i shqeteson fakti se Shqiperise po ju "digjkan" investimet.
    Me paturpesi ai thote se "MPPT nuk kishte asnje plan per investime ne kete rruge deri ne korrik te 2006"!?
    Perkundrazi, kane qene qeverite e Majkos, Metes dhe Nanos, ato qe e kane permendur kete projekt dhe qe edhe e kane filluar, ndonese me nje menyre krejtesisht leniniste ndertimin e saj.
    Ndersa Berisha dhe qeveria e tij e kane patur ne programin politik ndertimin e kesaj rruge, jo per Kukesin apo Fanin, por per interesat tona kombetare.
    Shqiptareve ju ka adhur ora qe te jene me largpames, me kerkues dhe me shfrytezues te hapesirave te krijuara dhe ne kete kuader shqiptaret suhet te nxjerrin mesime nga Bismark dhe Helmut Kohl.
    I pari krijoi kombin gjerman dhe i dyti e ribashkoi ate.
    E pra dhe shqiptaret kane nevoje njekohesisht per nje veprim Bismarku dhe nje kurajo Kohli!

Faqja 14 prej 21 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhën si ‘agjent serb’
    Nga ex-x në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  3. Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 16:04
  4. Moisiu: Nuk nënshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  5. Histori me vlere per te kuptuar "Dosjet"
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 18:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •