Close
Faqja 13 prej 21 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 209
  1. #121
    Lavdi Deshmoreve! Maska e Hero i Popullit
    Anëtarësuar
    21-05-2007
    Vendndodhja
    Ke Varrezat e Deshmoreve: Between Nowhere and Good-Bye!
    Postime
    385
    Na qenkan te perlyer drejtora dhe zv/ministra ndersa ministri dhe Kryeministri nuk dinin gje. Hajde mashtrim hajde. Po edhe ne rastin se Sala nuk dinte gje (per kete jam skeptik), a i ka syte ne balle? Po qe se nuk eshte i zoti te udheheq kopene e vet le te jap doreheqjen!
    I ka perdorur peshqit e vegjel si Koka Turku! Nuk e besoj qe ua ka fut atyre vetem per te shpetuar ate adoleshentin Lul Basha. Duhet te kete ndonje arsye me te forte!
    FLANGO MA NON FLECTO

  2. #122
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Arrestohet zv.ministri dhe 8 të tjerë

    KORRUPSIONI ME TENDERET E RRUGEVE/ Në pranga edhe drejtori i rrugëve, juristi, specialistë dhe pronarë firmash


    Duart e pastra" kanë vënë në pranga nëntë persona, të cilët akuzohen për korrupsion. Kështu është titulluar emri i operacionit
    të mbrëmshëm, ku ndër të arrestuarit janë edhe emrat e tre zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Transportit. Zëvendësministri
    i Transporteve, Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve dhe drejtori i prokurimeve janë vënë në pranga bashkë me tre nëpunës së
    tyre dhe tre përfaqësues firmash private. Nëntë personat e arrestuar akuzohen për favorizim të subjekteve private gjatë tenderimit për disa rrugë të vendit, duke funksionuar si grup i strukturuar kriminal. Burimet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit bënë të ditur se operacioni I koduar "Duart e pastra", i cili ka qenë edhe slogani i fushatës elektorale për Partinë Demokratike, ka nisur në orët e vona të mbrëmjes. Policia deklaroi se dje pasdite, Gjykata ka dhënë masën e arrestit "burg pa afat" për nëntë persona. Me të marrë këtë vendim, grupi i forcave operacionale në Policinë e Shtetit kanë nisur "gjuetinë" për kapjen e tyre. Në pranga ka përfunduar Nikolin Jaka, zëvendësministër i Transporteve, Ilir Berzani, drejtor i Përgjithshëm
    i Rrugëve, Bashkim Kamberi, drejtor I Prokurimeve, si dhe gjashtë persona të tjerë. Nga grupi hetimor mësohet se veç tre personave të lartpërmendur, janë prangosur Skënder Bokçiu, presidenti i firmës "Arifaj", Isuf Ukperaj, Enton Resuli, përfaqësues të dy firmave të tjera; Arben Qato, jurist i ministrisë së Transporteve; Ajran Sheti dhe Xhevahir Muçogllava, specialistë të Transporteve. Sipas të dhënave nga grupi hetimor, të gjithë të arrestuarit akuzohen për korrupsion. Ata dyshohen se kanë abuzuar me dhjetë tenderë rrugësh, duke favorizuar disa subjekte private për fitimin e tyre. Këto tendera janë zhvilluar gjatë dy muajve të fundit. Sipas të dhënave, të arrestuarit vijnë nga radhët e Partisë Demokristiane, që është një parti e fortë e koalicionit të djathtë. Burimet thonë se pas arrestimit të nëntë personave, deputeti i PDK-së, njëkohësisht kryetar I kësaj partie, Nard Ndoka, mund të ketë pasur një telefonatë me kryeministrin Berisha, por kjo nuk konfirmohet nga burimet zyrtare. Ndërkohë, arrestimi i Berzanit ka ardhur në një kohë kur edhe PD ka pasur ankesa, madje edhe zëra për të zëvendësuar atë pas problemeve që ka pasur me disa tenderë. Megjithatë, arrestimi i këtyre zyrtarëve të lartë të Transporteve, mendohet se nuk do të kalojë pa reagime politike, madje edhe me përplasje të forta brenda mazhorancës, pasi bëhet fjalë për anëtarë të një partie të koalicionit, siç është PDK-ja.




    Gazeta Shqip
    #VamosArgentina

  3. #123
    Per ata qe jane te interesuar rreth kostos se tuneleve, le t'i hedhin nje sy ketij shkrimi te marre nga BBC, per tunelin e ri qe po ndertohet ne Zvicer, paralel me tunelin ekzistues ne Gothard.

    http://news.bbc.co.uk/2/hi/europe/6471241.stm

    Flitet per tunelin me te gjate ne bote qe eshte ne ndertim dhe qe arrin deri ne 57 km gjatesi.
    Kostoja ndertimit te tij varion nga 8 miliarde $ deri ne 15 miliarde $!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 18-09-2007 më 14:53

  4. #124
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Tenderat e abuzimit, zyrtarët e Rrugëve merrnin dhjetë për qind

    Nga Bledar Lumani

    Nisin të zbardhen disa nga projektet, për të cilat akuzohen të prangosurit e operacionit “Duart e Pastra”. Përfaqësues të organit të posaçëm hetimor të njësisë antikorrupsion, të cilët kanë nisur punën disa ditë më parë, thanë dje për “TemA” se kanë tashmë në dosjen hetimore akuzat, të cilët vënë përpara përgjegjësisë zyrtarët dhe “ndërmjetësit”. “Kemi prova të mjaftueshme që konfirmojnë se këta zyrtarë merrnin 10 për qind të shumës së tenderit nga kompania fituese”, - thanë dje burime hetimore. Dy bizneset e ndërtimit “Vëllazëria Ukperaj” Sh.p.k dhe “Arifaj” Sh.p.k janë denoncuar nga një biznesmen konkurrues me ta ne tendera. Ndërkaq, tenderi i Qafë-Prushit, tenderi i rrugës me destinacion Himarën dhe aksi dytësor Tiranë-Vorë janë disa nga pistat e hetimit. “Në fokus është edhe aksi Has-Kukës, i anuluar tri herë për shkak të aferave korruptive”, - thanë burimet hetimore. Sipas të njëjtave burime, nën hetim janë tenderat në gjashtë muajt e fundit të këtij viti, ndërkohë që pritet të thirren për të dëshmuar shumica e ankimuesve të tenderave.

    Deklarata e Strazimirit

    Zëvendësministri i Brendshëm, Genti Strazimiri, bëri të ditur dje gjatë një konference për shtyp, rezultatet e operacionit të koduar “Duart e Pastra”. Sipas zv/ministrit Strazimiri, mbrëmjen e së hënës, nga strukturat e Antikrimit Ekonomiko-Financiar u arrestuan nëntë persona. Kështu, në pranga janë vënë Nikolin Jaka, 35 vjeç, lindur në Mirditë dhe banues në Tiranë, me funksion zv/ministër i Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacionit, Bashkim Kamberi, 40 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, me funksion shefi i Sektorit Juridik dhe Prokurimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve, Alban Qato, 30 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, me funksion specialist në Sektorin Juridik të Prokurimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve, Arian Sheti, 44 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, me funksion Drejtor i Drejtorisë Juridike në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve, Enton Resuli, 34 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, me arsim të lartë, Ilirjan Berzani, 41 vjeç, lindur e banues në Durrës, me funksion Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe Xhevahir Muçogllava, 58 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, me funksion Drejtor i Drejtorisë së Programit dhe Koordinimit, si dhe kryetar i Komisionit të Vlerësimit të ofertave në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve. “Për shtetasit e mësipërm u bë ekzekutimi i masave të sigurimit “Arrest me burg”, të vendosur dje nga gjykata e Tiranës, për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimit të detyrës”, - deklaroi zv/ministri Strazimiri.

    “Gjithashtu, në lidhje me këtë çështje, - tha më tej zv/ministri i Brendshëm, - u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale të “Korrupsionit aktiv të personit që ushtron funksione publike” për shtetasit Skënder Bokçiu, 40 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, me funksion ortak i shoqërisë “ARIFAJ” SH.P.K dhe Isuf Ukperaj, 48 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, me funksion ortak i shoqërisë “Vëllazëria” SH.P.K.

    Hetimi

    Strazimiri sqaroi, se nga tërësia e veprimeve hetimore proceduriale të kryera gjatë hetimit të kësaj çështjeje për gati 2 muaj, janë grumbulluar prova dhe fakte të mjaftueshme për të vërtetuar akuzat e mësipërme të ngritura në adresë të këtyre drejtuesve të lartë të Ministrisë së Punëve Publike dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, të cilët rezultojnë të përfshirë në veprimtari korruptive me vlera të konsiderueshme, kundrejt favorizimit të paligjshëm të shoqërive pjesëmarrëse në prokurimet publike të kryera në këtë institucion”. Zv/ministri i Brendshëm theksoi se për hetimin e plotë dhe të gjithanshëm të kësaj çështjeje, janë aplikuar me sukses metodat speciale të hetimit. “Shprehim mirënjohjen dhe falenderimin për qytetarët, të cilët, me denoncimet, bashkëpunimin dhe ndihmën e dhënë, bënë të mundur realizimin me sukses të këtij operacioni”, - tha Strazimiri.

    Tema

  5. #125
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    124
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Per ata qe jane te interesuar rreth kostos se tuneleve, le t'i hedhin nje sy ketij shkrimi te marre nga BBC, per tunelin e ri qe po ndertohet ne Zvicer, paralel me tunelin ekzistues ne Gothard.

    http://news.bbc.co.uk/2/hi/europe/6471241.stm

    Flitet per tunelin me te gjate ne bote qe eshte ne ndertim dhe qe arrin deri ne 57 km gjatesi.
    Kostoja ndertimit te tij varion nga 8 miliarde $ deri ne 15 miliarde $!
    O Dydrinas,

    Sa e ka rrogen mesatare nje punetor ndertimi ne Zvicer?
    Po nje inxhinjer?
    Nuk mund te besh te tilla krahasime midis Zvicres dhe Shqiperise.
    Fakti eshte qe kostoja e rruges eshte marramendese, dhe nuk ka justifikim.
    Per nje moment le ti leme menjane ngjyrimet politike, se ato jane te denja vetem per biseda kafeneje.
    Nuk ka rendesi ne kete moment se i vodhi Nano apo Berisha, le te fokusohemi mbi faktet, dhe ato jane kokeforta.
    Nje KM rruge ne Shqiperi nuk ka si te kete te njejten kosto si nje KM rruge ne Zvicer.
    Qe qeveritaret vjedhin, kete e di gjithe bota, dhe ketu ne Itali vjedhin, dhe ne RFGJ e kudo. Vetem se keta djemte tane kane dore te rende per arsye te thjeshte reference.
    te vjedhesh 100000 dollare ne Shqiperi ka pasoje dhjetefish me te renda se sa 100000 dollare ne Zvicer apo gjetke.

    Me respekte,

    Marangozi

  6. #126
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    Dydrinas
    Te ftoj dhe njeher meqe je kaq i interesuar te na japesh cmime per njesit dhe jo per totalin se po bere per totalin nuk nxjer konkluzione te qarta.

    ja ku i ke cmimet e materialeve te Bechtelit

    136.77 euro per m3 per Betonin e varfer
    153.03 euro per m3 per mbushje betoni pa hekur
    300.88 euro per m3 per betonin e armuar
    410.03 euro per m3 per betonin e parafabrikateve
    Binderi 49.6 euro per ton
    Tapeti 82.62 euro per ton

    Un them qe jan 2-3 here me te larta se cmimet e tregut dhe kete bindje e kam krijuar pas nje bisede me nje shokun tim inxhinier ne nje kompani betoni e licesuar sipas standarteve ISO (betoni i varfer dhe betoni pa hekur kan nje kosto 55-60 euro kurse Tapeti 40 euro per ton)

    Ti Dydrinas ke ndonje argument qe keto cmime jane korrekte..??

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403

    Banka Boterore përgënjeshtron Berishën dhe Bashën

    Naumah: Banka Botërore nuk ndërhyn për projektet që nuk i financon. Basha: BB na sugjeroi ECORYS


    Banka Botërore (BB) ka përgënjeshtruar dje Kryeministrin Berisha dhe ministrin Lulzim Basha, për deklaratat e tyre lidhur me sugjerimet e BB mbi ndërtimin e aksit rrugor Rrëshen-Kalimash. Përfaqësuesja e Përhershme e Bankës Botërore në Tiranë, Camille Naumah, ka mohuar në një intervistë të dhënë për një televizion privat se BB i kishte sugjeruar qeverisë shqiptare kompani për të kryer konsulencën mbi punimet në rrugën Durrës-Morinë, ashtu siç pretendonte në një debat publik disa ditë më parë ish-Ministri i Punëve Publike Transporteve dhe Telekomunikacionit, Lulzim Basha dhe të hënën në Kuvend kryeministri Berisha.

    Ndëkohë Naumah, në intervistën për Top Channel, ka mohuar tërthorazi edhe faktin që në shumicë në raste të tilla përdoret prokurorim i drejtpërdrejtë, duke kundërshtuar atë që tha një ditë më parë në seancë plenare Kryeministri Berisha. "Ne favorizojmë prokurorim të hapur dhe konkurrencën," ka thënë Naumah gjatë intervistës, ç'ka bie në kundërshtim me atë që tha dy ditë më parë kryeministri Berisha sipas të cilit: "Banka Botërore në 70% e projekteve të tilla përdor prokurim të drejtpërdrejtë". Përfaqësuesja e BB-së në përgjigjet e dhëna, ka sqaruar rolin që ka luajtur institucioni që ajo përfaqëson në fillimin e punimeve në aksin rrugor Rrëshen Kalimash. Sipas Naumah, Banka Botërore nuk sugjeron asnjëherë kompani për të kryer punime të caktuara, pasi përzgjedhja e tyre "është përgjegjësi e qeverisë". Ndërkohë ajo ka theksuar se banka mund t'i ofrojë qeverisë, vetëm me kërkesë të kësaj të fundit, një listë kompanish që ajo mendon se mund të kryejnë punimet që financohen me kërkesë të kësaj, por këto kompani i nënshtrohen përzgjedhjes nga ana e qeverisë e cila ka edhe përgjegjësinë kryesore. Ndërkohë, sipas përfaqësueses së BB, në rastin e aksit Rrëshen-Kalimash, duke qenë se ky nuk është një financim i bankës, kjo e fundit nuk ka ndërhyrë fare në vendimet e marra nga qeveria shqiptare.

    "Në mënyrë të veçantë BB nuk ka asnjë koment për këtë përzgjedhje të bërë, pasi segmenti Rrëshen-Kalimash nuk përfiton nga financimet e BB", ka thënë Naumah duke përgënjeshtruar deklaratën e ish-ministrit të Punëve Publike Trasporteve dhe Telekomunikacionit dhe tani ministri i Jashtëm, Lulzim Basha. Ky i fundit i akuzuar nga opozita dhe i thërritur nga prokuroria për të dhënë përgjigje rreth procedurave të ndjekura për fillimin e punimeve në aksin rrugor Rrëshen-Kalimash, deklaroi në një debat televiziv se Banka Botërore kishte sugjeruar kompaninë ECORYS për të bërë studimin e fizibilitetit. Basha deklaroi se "përzgjedhja e firmës për studimin e fizibilitetit të kësaj rruge ishte bërë për të kursyer kohë dhe me sugjerimin e Bankës Botërore". Ai ka sqaruar se fillimisht kanë qenë 5 kompani të huaja të cilat kanë ofruar shërbimet e tyre për realizimin e studimit të fizibilitetit të rrugës. Por pas refuzimit të një kompanie angleze "ka qenë pikërisht Banka Botërore ajo i ka sugjeruar qeverisë shqiptare përzgjedhjen me prokurim të drejtpërdrejtë të kompanisë holandeze- britanike ECORYS, e cila do të merrej me realizimin e studimit të fizibilitetit", ka thënë Basha.

    Një praktikë e tillë sipas ishministrit të Transporteve është përzgjedhur me qëllimin e vetëm për të përfituar në kohë. Naumah jo vetëm e ka mohuar këtë sugjerim, por nga ana tjetër ka lënë të kuptohet se vetë banka kishte marrë përsipër të financonte vetëm një segment me projekt dhe studim të plotë, për ndryshe nga segmenti Rrëshen-Kalimash. Sidoqoftë ajo ka njohur përparësitë e kësaj rruge për Shqipërinë, por ka deklaruar se investimi duhet të jetë i përballueshëm financiarisht. Nga ana tjetër ajo ka theksuar se BB "ka qenë konsekuente në politikat e saj në Shqipëri dhe ka përkrahur gjithmonë "një prokurorim të hapur dhe konkurrencë". Përkundër asaj që thoshte kryeministri Berisha se në raste të tilla edhe BB, favorizon prokurimin e drejtpërdrejtë. Naumah nga ana e saj, edhe pse ka refuzuar të komentojë për zgjedhjen e qeverisë dhe ka mohuar ndikimin në të, ka thënë se në rastin në fjalë ajo ka deklaruar se për përzgjedhjen e drejtpërdrejtë duhet të jetë shfrytëzuar hapësirat që krijonte ligji i vjetër.

    www.shekulli.com.al

  8. #128
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    BB kundër qeverisë: Nuk e përzgjodhëm ne firmën për Durrës-Kukës

    Drejtoresha Nuamah: Ja përse financuam vetëm Milot-Rrëshen

    Për herë të parë, ekskluzivisht për "Top Channel", Camille Nuamah, përfaqësuesja e përhershme e Bankës Botërore në Tiranë, ka treguar pozicionin e Bankës Botërore dhe masën e përfshirjes së saj në projektin shumë të përfolur për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës, duke prekur dy nga çështjet më të debatuara, mënyrën e prokurimit dhe përzgjedhjen e kompanive. "Më lejoni para se gjithash të them se Banka Botërore nuk i ka sugjeruar qeverisë përzgjedhjen e ndonjë firme të caktuar konsulence. Përzgjedhja e ndonjë shoqërie të caktuar apo individi të caktuar është krejtësisht përgjegjësia e klientit dhe në këtë rast e qeverisë shqiptare. Udhëzimet e bankës për projekte që përfitojnë nga financime të Bankës Botërore tregojnë se në përgjigje të kërkesave nga huamarrësi, banka mund të ofrojë lista të gjata ose të shkurtra të shoqërive, që ne mendojmë dhe shpresojmë që janë të afta të kryejnë një detyrë. Ofrimi i një liste të tillë, sidoqoftë në asnjë mënyrë nuk përfaqëson një miratim të konsulentëve. Në mënyrë të veçantë, BB nuk ka asnjë koment për këtë përzgjedhje të bërë, sepse segmenti Rrëshen-Kalimash nuk përfiton nga financimet e Bankës Botërore. Siç jeni në dijeni, BB ka qenë konsekuente në Shqipëri për mbështetjen ndaj prokurimit të hapur dhe konkurrues. Në këtë rast mendoj se mund të bëhet fjalë për një prokurim të drejtpërdrejtë që mund të lejohej nga ligji i mëparshëm", tha zonja Nuamah.

    Pse Milot-Rrëshen?

    Banka Botërore ka financuar vetëm për një pjesë të rrugës, në segmentin Milot-Rrëshen. Zonja Nuamah ka shpjeguar se pse ky institucion nuk është përfshirë në pjesë të tjera të projektit. "Qeveria shqiptare ka financuar një studim fizibiliteti për rrugën Durrës-Morinë, në vitin 2003. Dhe pas përfundimit të këtij studimi, Bankës Botërore iu kërkua që të marrë në shqyrtim financimin e segmentit Milot-Rrëshen, pasi BB, sipas rregullave të saj, financon vetëm projekte që mund të qëndrojnë edhe vetëm si të tilla që janë të pavarura nga pjesë të tjera", vazhdon më tej Nuamaha. Indirekt, zonja Nuamah në emër të institucionit të saj, la kështu të kuptohet se Banka Botërore financoi vetëm segmentin për të cilin jo vetëm kishte një projekt konkret, por edhe studimin përkatës, ndryshe nga segmenti i përfolur Rrëshen-Kalimash. Në fund të intervistës, zonja Nuamah, duke i mëshuar besnikërisë që ka ndaj rregullave, institucioni që ajo përfaqëson, kërkon tërheqjen e vëmendjes kur shprehet për domosdoshmërinë e leverdishmërisë ekonomike që duhet të ketë çdo projekt që financohet me paratë publike. "Zhvillimi i rrugës Durrës-Kukës-Morinë është një përparësi mjaft e madhe për qeverinë e Shqipërisë në sektorin e transportit dhe përmirësimi do të çojë në uljen mjaft të ndjeshme të kostove për përdoruesit e rrugëve. Mesa di unë, ky korridor është një nga rrugët më të shkurtra mes bregdetit shqiptar dhe korridorit 10. Por në fund dua të shtoj se Banka Botërore mbetet konsekuente dhe e qartë në pikëpamjen e saj se të gjitha projektet e financuar nga fondet publike duhet të jenë të mundshme nga pikëpamja ekonomike," përfundoi Nuamah.



    DEKLARATA E PLOTE

    Më lejoni para së gjithash të them se Banka Botërore nuk i ka sugjeruar qeverisë përzgjedhjen e ndonjë firme të caktuar konsuelence. Përzgjedhja e ndonjë shoqërie të caktuar apo individi të caktuar është krejtësisht përgjegjësia e klientit dhe në këtë rast e qeverisë shqiptare. Udhëzimet e bankës për projekte që përfitojnë nga financa e bankës tregojnë se, në përgjigje të kërkesave nga huamarrësi, banka mund të ofrojë lista të gjata ose të shkurtra që në mendojmë dhe shpresojmë që të jenë të afta të marrin një detyrë. Ofrimi i një liste të tillë sidoqoftë, në asnjë mënyrë nuk përfaqëson një miratim të konsulentëve. Në mënyrë të veçante, Banka Botërore nuk ka asnjë koment për këtë përzgjedhje të bërë, sepse segmenti në fjalë nuk përfiton nga financimet e BB. Siç jeni në dijeni, Banka Botërore ka qenë konsekuente në Shqipëri për mbështetjen e prokurimit të hapur dhe konkurrues. Në këtë rast, mendoj se mund të bëhet fjalë për një prokurim të drejtpërdrejtë, që mund të lejohej nga ligji i mëparshëm.




    Gazeta Shqip
    #VamosArgentina

  9. #129
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Me te vertete ka shkelje me tenderat! Nderkohe qe te tere prisnin nje shkurtim te segmentit Elbasan-Tirana, ka filluar asfaltimi serioz pergjat gjithe rruges aktuale.

  10. #130
    Citim Postuar më parë nga njemik Lexo Postimin
    Dydrinas
    Te ftoj dhe njeher meqe je kaq i interesuar te na japesh cmime per njesit dhe jo per totalin se po bere per totalin nuk nxjer konkluzione te qarta.

    ja ku i ke cmimet e materialeve te Bechtelit

    136.77 euro per m3 per Betonin e varfer
    153.03 euro per m3 per mbushje betoni pa hekur
    300.88 euro per m3 per betonin e armuar
    410.03 euro per m3 per betonin e parafabrikateve
    Binderi 49.6 euro per ton
    Tapeti 82.62 euro per ton

    Un them qe jan 2-3 here me te larta se cmimet e tregut dhe kete bindje e kam krijuar pas nje bisede me nje shokun tim inxhinier ne nje kompani betoni e licesuar sipas standarteve ISO (betoni i varfer dhe betoni pa hekur kan nje kosto 55-60 euro kurse Tapeti 40 euro per ton)

    Ti Dydrinas ke ndonje argument qe keto cmime jane korrekte..??
    Faleminderit per ftesen por me duhet te sqaroj se une nuk mund te marr persiper analizen e kostos se Bechtel e as te nje firme tjeter.
    Kjo ka aresye profesionale (etika profesionale) dhe per me teper nuk eshte e logjikshme qe te gjykosh per punen e dikujt tjeter pa asnje lloj interesi.
    Une punoj me analizen e kostos (jo ne Shqiperi) dhe di te them se kostoja eshte nje proces i nderlikuar dhe qe ndikohet nga shume faktore.
    Shqiperia ka nevoje te krijoje nje treg te disiplinuar te ndertimit, ku firmat te njohin dhe te respektojne standartet europiane, ku konkurenca te jete e lire ku firmat te trajtohen ne menyre te barabarte dhe ku cmimet ti vendose tregu e jo prapaskenat.
    Di te them se ndertimi i kesaj rruge eshte nje shans dhe per koleget inxhiniere dhe studentet e ndertimit, sepse kane rast te mesojne pervojen me te mire nga firma amerikane Bechtel.
    I uroj Bechtel qe te mbaroje vepren ne afat!

    Pershendetje

Faqja 13 prej 21 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhën si ‘agjent serb’
    Nga ex-x në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  3. Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 16:04
  4. Moisiu: Nuk nënshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  5. Histori me vlere per te kuptuar "Dosjet"
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 18:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •