Close
Faqja 10 prej 21 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 209
  1. #91
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    Zoti Cako, zbrisni nga rete. Me sa po shoh ju jeni akoma ne boten e Elefanteve. Realitteti eshte i thjeshte, jane vjedhur 300mln $. Pse kerkoni gjurmet kur ujkun e keni perpara sa nje Ka.
    Liberté, égalité, fraternité

  2. #92
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,340
    Postimet në Bllog
    22
    Shkrime si ato te Alfred Cakos jane turp qe botohen ne faqet e shtypit shqiptar pasi i fryjne kryekeput ndasive krahinore dhe fetare dhe jane helm per shqiptaret e painformuar sic duhet.

    - Rruga Durres-Morine po ndertohet me kredi te bankave me te medha te Greqise, atyre "orthodhokseve te asfalise" dhe po flasim per nje investim me interes te ulet prej qindra miliona dollare. Eshte projekti me i madh, me ambicioz dhe me i kushtueshem ne mbare historine 100 vjecare te shtetit shqiptar. Dhe frutet e perfundimit te ketij projekti do te jene me vlera te jashtezakonshme kombetare.

    - Eshte idiotesi dhe mungese karakteri te mundohesh te vetembrohesh apo justifikosh sulmet ndaj nje ministri per korrupsion, kushdo qofte ai dhe cilido qofte projekti ne fjale, duke luajtur karten "religjoze" apo "krahinore". Shqiperia ka nje shtet, ka gjykata, ka nje proces demokratik, dhe ky proces duhet respektuar e pritur qe te shkoje deri ne fund. Sic e thashe edhe me lart, mua me behet qejfi qe me ne fund prokuroria po gjykon ministra, kushdo qofshin ata dhe cilado qofshin motivet e prokuroreve te hijshme apo te pahijshme, pasi tek e fundit, percojne ne shoqerine shqiptare mesazhin qe korrupsioni nuk eshte me "pjese e jetes shqiptare" dhe nuk eshte me i tolerueshem, por i denueshem me ligj si per ate zyrtarin e thjeshte te administrates publike, si per ministrin apo kryeministrin e vendit.

    - Nese Berisha do te lexonte brockulla si "PD ka nje berthame myslimano-katolike ne moralin e saj" do ti dhuronte nje buzeqeshje, pasi te gjithe ata qe kane nje njohje nga afer te historise se shtetit shqiptar ne keto 100 vjet apo perberjes aktuale te administrates publike, nuk do te nxirrte gjepura te tilla nga goja. Hidhini nje sy se sa ministra ne kabinetin qeveritar jane jugore dhe sa nga veriu dhe hidhini nje sy se kush drejton postet me kyce ne qeverine Berisha dhe pastaj hajde e na ndriconi perseri ne kete forum.

    Prandaj lerini "p... allaturka te pazarit" dhe kerkoni qe ti shkohet deri ne fund hetimeve, gjykimit dhe dhenies se verdiktit. Ne fund te procesit, te gjithe do te mesojme nese kemi te bejme me korrupsion apo me nje sulm politik te kryeprokurorit.

    Albo

  3. #93
    Fakte nga Kroacia, ku Bechtel ka zbatuar dhe zbaton ndertime te ngjashme ne infrastrukture :

    Bechtel Signs Contract for Croatian Motorway (4/3/1998)

    April 3, 1998—Bechtel signed a contract with the Republic of Croatia to build a 120-kilometer (74-mile) motorway as part of an ambitious government plan to link Croatia to the pan-European transportation corridors.

    The initial phase of the four-lane motorway will run northwest from Zagreb to the Slovenian border, and then south from Zagreb through Sisak to the Croatian border with Bosnia.

    The $600 million, fixed-price contract is one of the largest ever awarded by the government of Croatia. The project is being financed through a mixture of export credits, including $200 million from the United States Export--Import Bank--the first such credits extended by the U.S. to Croatia--and commercial loans guaranteed by the Croatian government.

    "The governments of Croatia and the United States deserve great credit for their determination to move this project forward," said Charles Redman, the Bechtel senior vice president who participated in the signing ceremony. "We're proud to be part of a collaborative effort that will create a strategic economic asset for the people of Croatia and the entire region."

    Bechtel will build the motorway in concert with Enka, a leading Turkish construction company and a frequent partner of U.S.-based Bechtel. Construction will begin this summer under an aggressive four-and-a-half-year plan that maximizes the use of Croatian workers and local resources. The project is being designed by the Civil Engineering Institute of Croatia, which is acting as the government's engineer for the job.

    "This is a critical infrastructure project for the entire region, and represents a major milestone for western investment," said Zedenka Gast, Bechtel's regional consultant.


    Duhet patur parasysh se ndertimet e rrugeve ne Kroaci, behen kryesisht duke ndjekur gjurmet ekzistuese te rrugeve te ndertuara ne kohen e ish-Jugosllavise, ndersa rruga Durres-Morine po ndertohet neper shtigjet e kuajve te lene gjate shekujve.
    Ti pyesim kroatet se me cfare manuali e kane percaktuar koston e ndertimit?

    Te dhena me te hollesishme per kontraten e Bechtel ne Kroaci:

    http://enr.construction.com/features/international/archives/020826.asp
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 14-09-2007 më 17:27

  4. #94

  5. #95
    Bechtel nderton metron e Athines.

    Cudi si nuk paska punuar Sarandopulos e firmate tjera greke qe punojne ne Shqiperi!?

    During the 2004 Summer Olympic Games in Athens, spectators, personnel, and volunteers used public transit to travel to and from the more than 30 sports venues. Hundreds of thousands traveled through Metro stations and tunnels that Bechtel completed in 2003.

    The 10-year design, construct, commission, and operate project — one of the most ambitious public works projects in Greek history — began in 1992. Few believed it could be completed by 2004.

    Bechtel oversaw the work of a multinational consortium — including 22 Greek, French, and German companies — committed to preserving antiquities and archaeological relics encountered in the process of excavating in soft soil, in an already-congested central city, under centuries-old structures.

    That meant for slow work at times. Discovering, investigating, and cataloging archaeological finds added an estimated two years to the project. The effort yielded a collection of national treasures, some of which are exhibited in Metro stations.

    The $3.4 billion, 28-station subway system consists of two lines radiating in four directions along more than 27 kilometers (17 miles) of track from Syntagma Square, in central Athens.
    Project History

    Long before Athens won its bid for the 2004 Olympic Games, it was clear that the city needed a better way to move people around. Athens built one of Europe’s first urban rail grids in 1869, but it could not keep up with the country’s swift urbanization. About 4 million people, almost 40 percent of the Greek population, live in the capital.

    Over the years, economic growth and prosperity have increased the number of cars in the city to nearly 2 million. By the 1970s, Athens had become almost as famous for its traffic congestion and pollution as for its Parthenon and bronze statue of Zeus. Because it sits in the bottom of a geological basin, a brown haze of nefos (smog) became a familiar sight above the historic city. The Greek government feared that construction would mean more traffic jams. And it worried that upgrading the existing subway would disturb the city below the city—the fragile relics, some 3,000 years old, buried beneath modern Athens.

    In 1992, Athens asked Bechtel to manage design and construction of a new metro system, the most ambitious public works project in Greek history. The job of building an 80-kilometer-per-hour railway beneath a busy capital was made even more complicated by the remnants of that history. A 4th century B.C. necropolis, the ruins of a 6th century B.C. aqueduct, and parts of an ancient Roman wall are just some of the 30,000 precious objects with which engineers had to contend. But the team completed the project while managing to burrow through Athens’ underground without sacrificing its artifacts, serving as a model for cultural preservation.

    Today, the new metro system carries nearly 400,000 riders a day, effectively removing 200,000 cars from the streets. The system is curbing pollution, slicing commute times from 40 minutes to 10, and attracting visitors from all over Greece. Many of the artifacts that crews unearthed have been incorporated into the walls of the stations.

  6. #96
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    April 3, 1998—Bechtel signed a contract with the Republic of Croatia to build a 120-kilometer (74-mile) .............
    The initial phase of the four-lane motorway will run .......

    The $600 million, fixed-price contract is one o.........
    Qe do te thote 5 mln$ per km dhe jo 12 ml per km, apo 700 mln per 54 km rruge. Merr leter e laps , apo thjesht nje makine llogaritese, nqs nuk i ben dot llogarite me mend
    Liberté, égalité, fraternité

  7. #97
    Citim Postuar më parë nga Ujku'80 Lexo Postimin
    Qe do te thote 5 mln$ per km dhe jo 12 ml per km, apo 700 mln per 54 km rruge. Merr leter e laps , apo thjesht nje makine llogaritese, nqs nuk i ben dot llogarite me mend
    Ujku'80,

    Sic e pe pra 1 km rruge (dhe mos harro se ne Kroaci ka patur rruge te cilesise shume te larte te ndertuara ne kohen e Jugosllavise) paska kushtuar 5 mln$.
    Ndersa harron tunelin me gjatesi 6 km, i cili kushton rreth 20 mln$ per km qe i bie te jete rreth 120 mln$.
    Kontrata me sa kam lexuar eshte rreth 417 milione€.

    Mos harro se infrastruktura e Kroacise eshte ku e ku me ate shqiptare (uji, energjia etj) dhe vec kesaj atje ekziston nje industri moderne e materialeve te ndertimit.

    Bechtel i duhet te perballoje ne Shqiperi:

    - ndertimin e nje rruge moderne dhe ne nje kohe te shpejte ne nje zone ku nuk ka ekzistuar asnje gjurme (mos merrni shembull Qafe-Thanen),
    - ndertimin e nje rruge ne kushtet e mungeses totale te energjise (per kete duhen perdorur impjante per prodhimn e saj ne te gjithe gjatesie e rruges)
    - ndertimin e fabrikave te betonit dhe te elementeve te parafabrikuar sepse ne Shqiperi nuk ekziston ende nje industri qe garanton cilesine e prodhimeve te materialit te ndertimit,
    - sjelljen e specialisteve te ndertimit nga jashte, sepse ne vend nuk gjenden specialiste me pervojen e duhur ne kete fushe,
    - perballimin e burokracise dhe zvarritjeve allashqiptaro-ballkanike ne ceshtje te ndryshme,
    -etj.etj

  8. #98
    Durrës-Kukës, kontratë shqiptare me ligj anglez

    "Fiks Fare" zbulon shkeljet në lëvrimin e shumës prej 80 milionë eurosh. Loja me shtesën në buxhetin e shtetit

    Askush në Ministrinë e Transportit nuk tregon me realitet sa kanë ecur punimet në segmentin rrugor Rrëshen-Kalimash. Nga verifikimi që ka bërë "Fiks Fare" në terren, një vit pas marrjes së parave, janë kryer 3 deri në 5 për qind të punimeve. Ndërkohë që paratë janë lëvruar në masën 30 për qind. Pra, nga fondi paraprak, përpara se të nisnin punimet në terren, firma ndërtuese "Bechtel-Enka" ka marrë një pjesë të vleftës. Punimet në tunele kanë ecur si më poshtë vijon: Në pjesën veriore të tunelit të Kalimashit, 140 metra njëri krah dhe 80 metra krahu tjetër. Ndërsa në krahun tjetër të tunelit, në pjesën jugore, punimet nuk kanë ecur më shumë se 20 metra në total, 15 metra njëri krah dhe 5 punime në krahun tjetër.


    Si i ka marrë paratë "Bechtel-Enka"

    Pas përfundimit të procedurave të tenderit të hapur ndërkombëtar, paraqitjes së ofertave, shpalljes së fituesit, miratimit të projekt-kontratës nga qeveria, nënshkrimit të kontratës, më 27 nëntor të vitit të kaluar, qeveria shqiptare vendosi që, nëpërmjet një akti normativ, t‘i kalojë rrugës Rrëshen-Kalimash, ose më saktë firmës ndërtuese "Bechtel-Enka" 3,3 miliardë lekë nga buxheti i shtetit. Më 27.11.2006, qeveria kaloi aktin normativ nr. 2 "Për disa ndryshime në ligjin 9464, datë 28.12.2005 për buxhetin e vitit 2006, të ndryshuar".

    Ky akt normativ, i miratuar në mbledhjen e qeverisë dhe i mbështetur në nenin 101 të Kushtetutës së Shqipërisë, kaloi në seancë parlamentare më 14 dhjetor 2006. Akti normativ ishte vendosur në pikën 7 të rendit të ditës dhe u miratua katër ditë më pas. Në thelb, ky akt normativ nuk është gjë tjetër veçse buxhet shteti, ose më saktë, ndryshim i buxhetit të shtetit për vitin 2006, pra shtesë në buxhet. Pra, akti normativ nr. 2 parashikon që 5,5 miliardë lekë të alokohen në investime publike, nga të cilat 3,3 miliardë lekë i akordohen rrugës Rrëshen-Kalimash. Vetëm titulli është akt normativ, ndërkohë që përpilimi i këtij dokumenti ishte në formën që kërkon buxheti, i cili nëse do të kalonte si i tillë në Parlament, duheshin votat e tre të katërtave të deputetëve për t‘u miratuar.

    Së bashku me 3,3 miliardë lekë, firma ndërtuese përfitoi një shifër tjetër 8 miliardë lekë ose 73 milionë euro dhe 3,3 miliardë lekët e aktit normativ, dolën me një faturë nga Thesari i Shtetit më 27 dhjetor 2007. Pra, akti normativ hyri në fuqi menjëherë. Por akti bie në kundërshtim me nenin 101 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, sepse ky nen parashikon që Këshilli i Ministrave, në rast nevoje dhe urgjence, miraton akte normative që kanë fuqinë e ligjit.


    Loja me shtesën në buxhetin e shtetit

    Loja këtu arriti kulmin. Të gjithë e mbajmë mend që deputetët e opozitës nuk hynin në Parlament, për shkak të problemeve që lindën për caktimin e datës së zgjedhjeve. Megjithatë, u gjet zgjidhja. Përmbajtja e dokumentit është shtesë në buxhetin e shtetit, iu vendos titulli akt normativ, u detyrua Kuvendi të mblidhej brenda pesë ditëve, që të miratohej dhe i dhanë paratë kompanisë "Bechtel-Enka".

    Por këto 8 miliardë lekë janë të pajustifikuara me punimet që firma ka kryer në terren. Duke marrë paradhënie, firma ndërtuese ka thyer udhëzimin nr. 2 të ministrit të Financave, z. Ridvan Bode, të dalë në shkurt të vitit 2006. Ky udhëzim ka vlerën juridike për vitin 2006. Udhëzimi ndalon paradhënien ose parapagimin për të gjitha kontratat dhe shërbimet për investimet që kryhen me fonde të buxhetit të shtetit. Pra, 40 milionë euro firma ndërtuese i mori në formën e paradhënies, sepse e kishte të parashikuar në kontratë. Duke i shtuar kësaj edhe 30 milionë euro, që i mori në dhjetor, shuma arrin në 70 milionë euro ose 8 miliardë lekë.


    Ligji anglez në kontratën e firmosur

    Ndërkohë që punimet nisën me përurimin që bëri Kryeministri, në muajin shkurt të vitit 2007, kur u realizua edhe shpërthimi spektakolar. Deri në shkurt 2007, "Bechtel-Enka" jo vetëm që nuk kishte zbatuar kontratën, por nuk kishte ngritur as kantieret e ndërtimit në Rreps, Thirrë dhe Kalimash. Firma ndërtuese deklaronte në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve ngritjen e kantierit si realizim punimesh. Por, në bazë të ligjit për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve, kantieri i ndërtimit nuk përfshihet në preventiv, sepse është detyrim ligjor i firmës ndërtuese.

    Në kontratën e nënshkruar, ligjet shqiptare janë shkelur, sepse është përdorur në kontratën e nënshkruar ligji anglez. Në kontratë, hartuesit i janë referuar ligjit anglez. Pra, paratë i kanë marrë pa kryer asnjë punim në këtë segment rrugor. Kontrata është hartuar në mënyrë të tillë që, firma "Bechtel-Enka" ka të drejtë të vjelë gjithmonë para dhe nuk e ndalon dot. Paratë do të vazhdojnë të jepen. Sipas preventivit, vetëm kostoja e tunelit është 110 milionë euro, por janë dhënë një pjesë e mirë e parave dhe tuneli sapo ka filluar.



    Bisedë me punëtorin e "ENKA"-s në Kalimash


    "Shpërthimi në tunel

    nga Kryeministri, fals"


    Punëtori: Dy vrima...

    Gazetari: Me dy vrima, një në vajtje një në ardhje?

    Punëtori: Po, po ... 11 metër njëri, 11 metër tjetri... gjerësi, 7 e gjysmë të larta.

    Gazetari: Po sa kanë ecur? Kanë ecur shumë?

    Punëtori: Kanë ecur 140 metra nga njëri krah dhe 80 në krahun tjetër. Andej nga Fani, pak kanë ecur. 10-15 metra, s‘kanë ecur më tepër.

    Gazetari: Po pse?

    Punëtori: Shumë prapa me punimet.

    Gazetari: Kjo gjurma që shohim ne është gjurma e autostradës?

    Punëtori: Po. Kjo zhveshja, është gjithë periferia e autostradës.

    Gazetari: Po mirë, nga kjo zhveshja deri në përfundim të punimeve ka shumë punë?

    Punëtori: Shumë... shumë punë. Llogaria është paraprake, veç kanë zhvesh mbeturinat sipërfaqësore... Fillimisht ëë?

    Gazetari: Po kur u bë shpërthimi, ku u bë?

    Punëtori: Kur erdhi Sala ëëë? Jo, është bërë këtej në shpat ai.

    Gazetari: Është bërë këtej matanë ai?

    Punëtori: Oooo, po moj.

    Gazetari: Thanë që shpërthimin e ka bërë kështu me fishekzjarrë?

    Punëtori: Ooo, këtej e ka bërë, fals...

    Gazetari: Po punimet kanë nisur më vonë?

    Punëtori: Po, më vonë. Një muaj e gjysmë, dy më vonë... Janë turqit.

    Gazetari: Janë këta ENKA?

    Punëtori: Po turqit, ENKA.

    Gazetari: Po për të paguar, paguajnë ndonjë çikë?

    Punëtori: Punëtorët shqiptarë shumë pak. Turqit paguhen shumë mirë. Drejtori i kampit turk paguhet 20 mijë euro. Inxhinieri i tunelit paguhet 18 mijë euro. Shefja e menaxhimit të tunelit paguhet 18 mijë. Pastaj fillojnë këta të tjerët. Punëtori më i thjeshtë merr 1 mijë e 400 euro.

    Gazetari: Shqiptari?

    Punëtori: Shqiptari 350-400 euro.


    VENDIMI DHE AKTI NORMATIV


    Vendim

    Nr. 651, datë 27.9.2006

    Për miratimin e projekt-kontratës, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë së përbashkët "Bechtel International, INC.-ENKA", për ndërtimin, me ritme të përshpejtuara të segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash, të autostradës Durrës-Kukës-Morinë.


    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të vendimit nr. 481, datë 14.6.2006 "Për lejimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve të përdorë procedurën e prokurimit "Tender i hapur ndërkombëtar", për ndërtimin, me ritme të përshpejtuara, të segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash të autostradës Durrës-Kukës-Morinë.


    Me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave


    Vendosi:


    1. Miratimin e projekt-kontratës, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe shoqërisë së përbashkët "Bechtel International, Inc.-ENKA", për ndërtimin, me ritme të përshpejtuara të segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash, të autostradës Durrës-Kukës-Morinë.


    2. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Ministria e Financave për zbatimin e detyrimeve, që rrjedhin nga ky vendim dhe nga kontrata.


    3. Kërkesa për punësimin e punonjësve, e përcaktuar në shkronjën "ç" të pikës 4 të vendimit nr. 262, datë 25.5.2000 të Këshillit të Ministrave "Për dhënien e lejes për punë shtetasve të huaj", në zbatim të ligjit nr. 8492, datë 27.5.1999 "Për të huajt" nuk është e detyrueshme në zbatimin e kësaj kontrate.


    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.


    Kryeministri

    Sali Berisha




    Akt-normativ


    Nr. 2, datë 27.11.2006


    PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9464, DATË 28.12.2005 "PËR BUXHETIN E SHTETIT TË VITIT 2006", TË NDRYSHUAR


    Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e Ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave


    Vendosi: miratimin



    KRONOLOGJIA DHE KUSHTETUTA


    14 dhjetor 2006: Kuvendi mblidhet në seancë plenare. Seanca zhvilloi punimet me këtë rend dite:


    (7). Akti Normativ nr. 2 datë 27.11.2006 "Për disa ndryshime në ligjin nr. 9464, datë 28.12.2005 ‘Për buxhetin e shtetit të vitit 2006" të ndryshuar".


    Fjala e ministrit Bode në Parlament

    Në thelb, akti normativ ka të bëjë me një ndryshim prej 5,5 miliardë lekësh në buxhetin e shtetit dhe që destinohet kryesisht për investime publike dhe për të likuiduar detyrimet e prapambetura të një sërë ndërmarrjesh publike. Ndërhyrja me akt normativ është e domosdoshme për faktin se qeveria nuk ka kompetencë ligjore për të bërë rialokimet në përmasa të tilla. Ato tejkalojnë vlerën e lejuar të programeve, por njëkohësisht ka edhe lëvizje nga një lloj programi i autorizuar nga Kuvendi në një program tjetër. Destinimi i 5,5 miliardë lekëve bëhet, në radhë të parë, për t‘u alokuar në investimet publike të infrastrukturës madhore: 3,3 miliardë lekë do të rialokohen për t‘iu akorduar rrugës Rrëshen-Kalimash, e cila i ka filluar punimet dhe që brenda këtij viti shkon, bashkë me këtë shtesë, në një financim diku te 8 miliardë lekë.



    Kushtetuta


    Neni 101

    Këshilli i Ministrave, në rast nevoje dhe urgjence, nën përgjegjësinë e tij, mund të nxjerrë akte normative që kanë fuqinë e ligjit, për marrjen e masave të përkohshme. Këto akte normative i dërgohen menjëherë Kuvendit, i cili mblidhet brenda 5 ditëve nëse nuk është i mbledhur. Këto akte humbasin fuqinë që nga fillimi, në qoftë se nuk miratohen nga Kuvendi brenda 45 ditëve.




    UDHËZIM


    Nr. 2, datë 8.2.2006


    PËR ZBATIMIN E BUXHETIT TË SHTETIT PËR VITIN 2006

    Ndalohet përdorimi i formës së ngurtësimit në llogari të klientit për të gjitha kontratat (investime, shërbime). Në lidhjen e kontratave për investime (që kanë të bëjnë me ndërtimet e reja, rikonstruksionet, blerjet e pajisjeve, automjeteve etj.) nuk lejohet të parashikohet dhënia e fondeve buxhetore në formën e paradhënies.


    Gazeta Shqip


    Nga verifikimi që ka bërë "Fiks Fare" në terren, një vit pas marrjes së parave, janë kryer 3 deri në 5 për qind të punimeve.
    Top-Channel dhe Fiks Fare qenkan "supervizoret" e ndertimit te rruges dhe e paskan matur me kamera se qenkan bere 3-5% e punes!

    Firma ndërtuese deklaronte në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve ngritjen e kantierit si realizim punimesh. Por, në bazë të ligjit për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve, kantieri i ndërtimit nuk përfshihet në preventiv, sepse është detyrim ligjor i firmës ndërtuese.
    Ngritja e kantjerit ne te gjithe Europen eshte e perfshire ne preventivin e punimeve si ze pune dhe ne vecanti per objekte te tilla ajo eshte shume e specifikuar.
    Qyshkur qenka kthyer ngritja e kantjerit ne nje detyrim ligjor te firmes dhe qe nuk u paguaka sipas Sajmir Doktorit dhe atyre qe pergatisin emisione te tilla?
    Nese eshte me te vertete keshtu, atehere ajo eshte nje marrezi shqiptare ose nje shpifje e neveritshme e Top-Channel!

  9. #99
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    "Berisha të mbështesë prokurorinë"

    Rama: Mbështesim Durrës-Kukës, por denoncojmë abuzimet

    Lideri i opozitës thekson se rruga nuk duhet të kthehet në alibi për të fshehur korrupsionin


    Kreu i selisë rozë kërkoi dje që procesi i hapur nga Prokuroria, lidhur me grabitjen e fondeve publike në drejtim të rrugës Durrës -Kukës, të mos kthehet në një proces problematik. "Të mos kthehet në një proces të politizuar për të fshehur gjurmët", tha Rama. Ai theksoi se Partia Socialiste e mbështet me të gjithë fuqinë e vetë ndërtimin e këtij aksi strategjik për të gjithë kombin shqiptar. "Ky aks është një domosdoshmëri, e cila është e padiskutueshme! Dua të theksoj, që vazhdimi i punimeve në këtë rrugë nuk duhet të komprometohet në asnjë mënyrë", u shpreh kreu i opozitës. Sipas tij fakti që kjo rrugë përbën një aks strategjik, fakti që kjo rrugë përbën një investim të rëndësishëm të popullit shqiptar, fakti që këtë investim e mbështesin të gjithë, nuk duhet në asnjë mënyrë të komprometojë një proces. "I cili ka nisur dhe të cilit duhet t‘i vihen në dispozicion të gjithë, nga zyrtari më i vogël deri te ministri i thirrur në Prokurori", konstatoi Rama. Duke shtuar se është e domosdoshme që rruga Durrës-Kukës të mos kthehet në një alibi të korrupsionit! Të mos kthehet në një alibi për t‘u fshehur! "Të mos kthehet në një alibi që do të komprometonte rëndë një sërë procesesh të nisura, për t‘i hapur rrugë këtij bashkëpunimi institucional për disa reforma institucionale, ndër të cilat reforma në drejtësi është reforma themelore", sqaroi Rama. Socialistët i bënë thirrje Kryeministrit dhe shumicës që t‘i japin të gjithë mbështetjen institucioneve kushtetuese dhe në këtë rast Prokurorisë. Kjo, duke mos penguar hetimin, duke kërkuar me këmbëngulje të hedhin dritë deri në qindarkën e fundit, mbi këtë grabitje masive. "Njëkohësisht, duke mbajtur një premtim deri më sot të mbetur demagogji, se vërtet lufta e tyre kundër korrupsionit është luftë që nuk ka asnjë ngurrim brenda vetes, sepse në fakt brenda vetes kanë tashmë të trashëguar këtë sëmundje, prej së cilës Shqipëria, jo vetëm nuk po shërohet, por po lëngon dita ditës edhe më shumë", argumentoi Rama. Ai vuri theksin në faktin se socialistët nuk duan, nuk mund dhe nuk do ta kthejnë këtë fenomen, tanimë të zbuluar në dritën e diellit, në një kalë beteje e politike. "Nuk kemi akuza penale për askënd sepse gjykojmë, se nuk na takon ne të bëjmë këto akuza, por drejtësisë", tha Rama. Ndërsa këmbënguli për t‘i dhënë drejtësisë të gjithë hapësirën e nevojshme kushtetuese të veprojë, sepse grabitja është në dritën e diellit. Duke pretenduar se fakti është tanimë i zbuluar përpara publikut dhe fajtorët duhet t‘i kërkojë dhe gjejë drejtësia. "Ky është dallimi konceptual midis politikës sonë të re dhe politikës së vjetër, që çdo fenomen, rast apo dhe thashethem e shfrytëzon për të hedhur baltë mbi kundërshtarin. Ne duam të pastrojmë politikën nga balta", premtoi kreu i PS-së. Rama denoncoi publikisht faktin e grabitjes skandaloze të fondeve publike me shuma marramendëse, në kurriz të popullit shqiptar dhe një investimi strategjik të këtij populli, por kërkoi që drejtësia të bëjë të vetën dhe të mos pengohet. "Kjo e komprometon, jo vetëm procesin hetimor që duhet të shkojë deri në fund, por edhe procesin e bashkëpunimit serioz për një reformë serioze dhe të thellë në sistemin e drejtësisë, këmbënguli lideri i opozitës. I pyetur lidhur me deklaratat e ish-ministrit të Transporteve, Lulzim Basha, se socialistët kanë bërë korrupsion më parë, Rama tha se "e shkuara nuk është alibi për askënd". Ai konfirmoi vullnetin e socialistëve në një luftë pa ngjyrë kundër korrupsionit. "Në një luftë që duhet bërë me mjetet legjitime dhe kushtetuese të institucioneve të drejtësisë dhe në të cilën të gjithë bashkë duhet të kontribuojmë për të nxjerrë në pah gjithçka ne gjykojmë se duhet të dalë ne pah, pa e kthyer këtë mision në një përpjekje abuzive për të përbaltur këdo qoftë", sqaroi Rama. Ai shprehu bindjen se cilido zyrtar i këtij shteti duhet t‘i përgjigjet institucionit të akuzës, duhet t‘i përgjigjet gjykatës, duhet t‘i përgjigjet institucioneve kushtetuese në emër të atij publiku që përfaqëson dhe të asaj kushtetute që është i detyruar të mbrojë e respektojë.




    Gazeta Shqip
    #VamosArgentina

  10. #100
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Ujku'80,

    Sic e pe pra 1 km rruge (dhe mos harro se ne Kroaci ka patur rruge te cilesise shume te larte te ndertuara ne kohen e Jugosllavise) paska kushtuar 5 mln$.
    Ndersa harron tunelin me gjatesi 6 km, i cili kushton rreth 20 mln$ per km qe i bie te jete rreth 120 mln$.
    Kontrata me sa kam lexuar eshte rreth 417 milione€.

    Mos harro se infrastruktura e Kroacise eshte ku e ku me ate shqiptare (uji, energjia etj) dhe vec kesaj atje ekziston nje industri moderne e materialeve te ndertimit.

    Bechtel i duhet te perballoje ne Shqiperi:

    - ndertimin e nje rruge moderne dhe ne nje kohe te shpejte ne nje zone ku nuk ka ekzistuar asnje gjurme (mos merrni shembull Qafe-Thanen),
    - ndertimin e nje rruge ne kushtet e mungeses totale te energjise (per kete duhen perdorur impjante per prodhimn e saj ne te gjithe gjatesie e rruges)
    - ndertimin e fabrikave te betonit dhe te elementeve te parafabrikuar sepse ne Shqiperi nuk ekziston ende nje industri qe garanton cilesine e prodhimeve te materialit te ndertimit,
    - sjelljen e specialisteve te ndertimit nga jashte, sepse ne vend nuk gjenden specialiste me pervojen e duhur ne kete fushe,
    - perballimin e burokracise dhe zvarritjeve allashqiptaro-ballkanike ne ceshtje te ndryshme,
    -etj.etj
    Ky material ishte tek siti qe kishe lene ti

    A joint venture of U.S. contracting giant Bechtel Group Inc., San Francisco, and Turkish heavyweight Enka Construction & Industry Co. Inc., Istanbul, is now pushing the road's largest segment, a $990-million, 189-kilometer toll road, through unstable mountainous terrain littered in places with unexploded ordnance and abandoned mines left over from Croatia's latest conflict, its 1991-95 war to separate from Yugoslavia. When completed, the road will link Zagreb, the capital, with the coastal city of Split, and eventually Dubrovnik farther down the Dalmatian coast.

    http://enr.construction.com/features...ves/020826.asp

    Pra sic e shef paska pasur me shume probleme ne Kroaci. Ne shqiperi te pakten nuk kane rrezik nga mina te pashperthyera.
    Liberté, égalité, fraternité

Faqja 10 prej 21 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhën si ‘agjent serb’
    Nga ex-x në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  3. Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 16:04
  4. Moisiu: Nuk nënshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  5. Histori me vlere per te kuptuar "Dosjet"
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 18:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •