S’mund t'i urresh rrënjët e pemës e të mos urresh pemën
Mbajtur më 14 shkurt, 1965, Detroit
Malcolm X
Unë nuk jam racist në asnjë lloje mënyre. Nuk besoj asnjë lloj forme racizmi. Nuk besoj në asnjë lloje forme diskriminimi apo izolimi. Unë besoj në islamin.
Elijah Muhammad na ka mësuar se njeriu i bardhë nuk mund të hyjë në Mekën e Arabisë dhe të gjithë ne që ndjekim atë, ne e besojmë këtë ... Kur unë shkova atje dhe në Mekë, pashë njerëz biondë dhe me sy të kaltër, me lëkurë të zbehtë dhe gjëra të tilla, dhe thashë, "Mirë", por i pashë ata me vëmendje. Vura re se edhe pse ishin të bardhë dhe e quanin veten të bardhë, kishin një ndryshim mes tyre dhe të bardhëve këtu. Ndryshimi thelbësor ishte ky: "Në botën aziatike apo arabe, apo në Afrikë, kudo ku janë myslimanët, nëse gjeni një që thotë se është i bardhë, gjithçka që po përdor është një mbiemër për të përshkruar diçka që është e rastësishme tek ai, një nga karakteristikat e rastësishme; nuk ka asgjë tjetër, ai është thjesht i bardhë.
Po kur e sjell të bardhin këtu në Amerikë dhe ai thotë se është i bardhë, ai do të thotë diçka tjetër. Mund të dëgjosh tingullin e zërit të tij, kur thotë se është i bardhë, fjalia do të thotë se ai është bosi. Kjo është e saktë. Këtë do të thotë "i bardhë" në këtë gjuhë. E dini shprehjen "i lirë, i bardhë dhe njëzet e një". Ai e krijoi. Do që ju të kuptoni se "i bardhë" do të thotë "i lirë, bosi". Ai është atje, prandaj kur thotë se është i bardhë, zëri i tij ka një tingull të ndryshëm. Unë e di se ju po më kuptoni se çfarë po flas.
Përveç faktit se pashë një islami është një fe vëllazërie, gjithashtu duhet të përballem me realitetin. Dhe kur u ktheva në shoqërinë amerikane, pashë që nuk ishte një shoqëri që praktikon vëllazërinë. Jam në një shoqëri që mund ta predikojë të dielën, por nuk e praktikojnë një asnjë ditë tjetër. Amerika është një shoqëri ku nuk ka vëllazëri. Kjo shoqëri kontrollohet fillimisht nga racistët dhe të izoluarit, të cilët janë në Uashingon D.C., në një pozitë pushteti.
Çfarë efekti ka lufta për Afrikën mbi ne? Pse duhet që njerëzit me ngjyrë në Amerikë ta shqetësojë veten kur ka treqind apo katërqind vite që është larg Afrikës? Pse nuk duhet ta shqetësojmë veten? Çfarë ndikimi ka tek ne ajo që i ndodh atyre? Numër një, duhet të kuptoni se deri në vitin 1959, Afrika ishte e dominuar nga forcat koloniale. Duke patur kontroll të plotë mbi Afrikën, forcat koloniale të Evropës e projektuan imazhin e Afrikës në mënyrë negative. Ata gjithmonë e projektojnë Afrikën në një imazh negativ: xhungla, kanibalë, asgjë të civilizuar. Atëherë pse ishte kaq negative dhe ju dhe unë filluam ta urrenim? Nuk donim që askush të na tregonte asgjë për Afrikën, dhe aq më pak të na thërrisnin afrikanë. Duke urryer Afrikën dhe duke urryer afrikanët, përfunduam duke urryer vetveten, pa e kuptuar. Nuk mund të urresh rrënjët e një peme dhe të mos e urresh pemën. Nuk mund të urresh origjinën tënde dhe si përfundim të mos urresh veten tënde. Nuk mund të urresh Afrikën dhe të mos urresh veten.
Më tregoni një nga këta persona këtu të cilit nuk janë ndërruar pikëpamjet dhe nuk ka një qëndrim negativ për veten e tij. Nuk mund të kesh një qëndrim pozitiv për vetveten dhe një qëndrim negativ për Afrikën në të njëjtën kohë. Ashtu si kuptimi juaj dhe qëndrimi për Afrikën do të bëhet pozitiv, në të njëjtën mënyrë dhe kuptimi juaj dhe qëndrimi i vetes do të bëhet pozitiv. Këtë di njeriu i bardhë. Kështu që ata me shumë mjeshtëri bëjnë që ju dhe unë të urrejmë identitetin tonë afrikan, karakteristikat tona afrikane.
Një nga gjërat që bëri që lëvizja e myslimanëve me ngjyrë të rrite ishte theksi i tij mbi gjërat afrikane. Ky ishte sekreti i rritjes të lëvizjes së myslimanëve të zinj. Gjaku afrikan, origjina afrikane, kultura afrikane, lidhjet afrikane. Do të habiteshit, ne zbuluam se thellë brenda nënndërgjegjes të njeriut me ngjyrë në këtë vend, ai beson se është më shumë afrikan se amerikan. Ai kujton se është më shumë amerikan se afrikan, për shkak se njeriu po ia shpëlan trurin çdo ditë.
Vetëm për shkak se jeton në një vend kjo nuk të bën amerikan. Jo, duhet të shkosh më thellë para se të bëhesh amerikan. Duhet të shijosh frytet e amerikanizmit. Ju nuk i keni shijuar këto fryte. Ju keni shijuar gjembat. Ju keni shijuar gjembat.
Po e them përsëri se nuk jam racist. Nuk besoj në asnjë formë ndarjeje apo asgjë të tillë. Jam për vëllazërinë e të gjithëe, por nuk besoj se forcimi i vëllazërisë tek njerëzit që s'e duan do të kishte vlerë. Le të praktikojmë vëllazërinë mes nesh, dhe nëse më vonë të tjerët duan ta praktikojnë vëllazërinë me ne, ne do të pranojmë ta praktikojmë me ta. Por nuk mendoj se duhet të vazhdojmë të përpiqemi të duam dikë që nuk na do.
*Malcolm Little ishte lideri i nacionalistëve amerikanë me ngjyrë. Një javë pas fjalimit u vra nga një anëtar i "Kombit të Islamit", një grup në të cilën ishte figurë e rëndësishme.
Krijoni Kontakt