Sedra e semure e 10 vjecarit ka fituar sepse ai ka arritur qe te vetevaret atehere kur nena dhe motra e tij nuk e kane patur mendjen

Vetevrasja ka tronditur per te disaten here themelet e metropolit. Kete here ka qene vetem 10 vjec viktima qe eshte vetevrare sot, ne oren 15:05, ne zonen e Babrruse ne Tirane, ku edhe banonte. Vogelushi E.Lala, pasi eshte zene me te emen e tij ka reaguar duke u vetevarur pas shtepise. Sedra e semure e 10 vjecarit ka fituar sepse ai ka arritur qe te vetevaret atehere kur nena dhe motra e tij nuk e kane patur mendjen. Lajmi eshte bere i ditur nga policia. I intervistuar nga gazetaret, babai i viktimes u shpreh se tashme nuk eshte me e rendesishme shkaku qe coi ne vetevarje; ky akt e ka zhytur kete familje ne hidherim te plote. Momentalisht ne vendin ngjarjes ndodhet grupi hetimor i cili po punon per sqarimin e rrethanave.
Nje tjeter ngjarje e ketij lloj ka ndodhur rreth 1 muaj me pare ne Tirane, prane 21 dhjetorit, kur nje vajze eshte hedhur nga kati i 11 i pallatit ku banonte pas nje zenke me nenen e saj. (News 24)