Selamun Alejkum Vr Vb.



Shkėndi: la havle ve la kuvvet il-la bil-lah

Shufra e parė e arit: njė grua qė sfidoi tiraninė

ما مضى فات والمؤمَّلُ غيب ٌ ولك الساعة التي أنت فيها

Ajo qė ka kaluar ka ikur, e shpresuara nuk dihet

Ty tė takon vetėm ora nė tė cilėn gjindesh

Shiko citatet e sheriatit, qofshin ajete tė Kur'anit ose hadithe tė Pejgamberit, do tė shohish se All-llahu, subhanehu ve teala, ka lavdėruar gruan e mirė, e ka lavdėruar gruan besimtare. All-llahu, tebareke ve teala, thotė:

]وَضَرَبَ اللَّهُ مَثَلاً لِلَّذِينَ آمَنُوا امْرَأَتَ فِرْعَوْنَ إِذْ قَالَتْ رَبِّ ابْنِ لِي عِنْدَكَ بَيْتاً فِي الْجَنَّةِ وَنَجِّنِي مِنْ فِرْعَوْنَ وَعَمَلِهِ وَنَجِّنِي مِنَ الْقَوْمِ الظَّالِمِينَ[

"E atyre qė besuan, All-llahu ua solli shembull gruan e faraonit kur ajo tha: "Zoti im, mė bėn njė vend pranė mėshirės sate nė xhennet dhe mė shpėto prej faraonit e brutalitetit tė tij dhe mė shpėto prej popullit mizor!" (Et-Tahrim: 11).

Shiko se si All-llahu e bėri kėtė grua, Asien, radijall-llahu anha, shembull tė gjallė pėr besimtarėt dhe besimtaret, si e bėri simbol dhe sinjal i dukshėm pėr secilin qė dėshiron udhėizmin dhe tė pason ligjet e Zotit nė jetė. Sa e menēur ishte kjo grua dhe sa e udhėzuar. Ajo kėrkoi tė jetė afėr Zotit Fisnik, i dha pėrparėsi kojshiut para shtėpisė, doli nga respekti i kriminelit, tiranit pabesimtar, refuzoi jetesėn nė pallatin e tij, me shėrbetor, nga luksi e mbeti duke kėrkuar shtėpinė mė tė mirė, mė ymėrgjatė dhe mė tė bukur, e ajo ishte afėrsia me Zotin e botėve, nė kopshte dhe lumenj, nė pozitėn e vėrtetėsisė tek All-llahu i Gjithfuqishėm. Ishte njė grua e madhe, pasiqė ambicja dhe vėrtetėsia e saj e shpien deri te publikimi i fjalės sė vėrtetė dhe tė besimit para burrit tė saj tiran, andaj ėshtė torturuar pėr hirė tė All-llahut dhe pėrfundoi udhėtimi i saj nė afėrsinė e All-llahut. Mirėpo pas tėrė kėsaj All-llahu, az-ze ve xhel-le, e bėri shembėlltyrė dhe yrnek pėr secilin besimtar dhe besimtare deri nė ditėn e Kijametit, e ka lavdėruar nė librin e Tij, ia ka regjistruar emrin, ia ka lavdėruar veprėn dhe ia ka sharė burrin e saj, i cili kishte devijuar nga Ligji i All-llahut nė ruzullin toksor.

Shndritje: ji optimiste edhe nėqoftėse je nė kulmin e katastrofės.

Aid El-Karni