Selamun Alejkum Ve Rrahmetullahi Ve Berekatuhu
( paqja, meshira, dhe, shpetimi i All-llahut xh.sh ve xh.xh qofte mbi ne)
(All-llahu Na shperbleft me Xhennetin ***Firdeus*** (Firdevsit).


Allahu, subhanehu ve teala, e krijoi durimin nė shembėlltyrėn e njė kali qė s’e lė kurrė nė baltė kalorėsin e vet; nė atė tė njė shigjete qė godet pėrherė nė shėnjestėr; apo nė atė tė njė fortese tė hekurt, tė pakapėrcyeshme nga armiqtė e saj. Durimi dhe fitorja e besimit janė vėllezėr tė njė gjaku, e para duhet ndjekur tė dytėn. Durimi ndihmon ithtarėt e vet, dhe gjithmonė zė vendin e kurorės mes thesareve tė ēmuara. Nė tė vėrtetė, Zoti i sė Vėrtetės,i sė Drejtės, e i Pėrpikmėrisė u ka premtuar shpėrblim pa kufi atyre besimtarėve tė cilėt janė tė pajisur me cilėsinė e durimit: „Dhe respektoni Allahun e tė dėrguarin e Tij, e mos u pėrēani mes vete e tė dobėsoheni e ta humbisni fuqinė (luftarake). Tė jeni tė durueshėm se Allahu ėshtė me tė durueshmit.“ (Kurani fisnik 8:46)

Njeriu i durueshėm, sillet nė bazė tė kėtij virtyti tė vyer si nė tė mirė ashtu dhe nė tė keq, me mendje tė kthjellėt e llogjikė tė ftohtė. Allahu i caktoi udhėrrėfyesit (imam-ėt) e besimit (din-it) nė varėsi tė shkallės sė tyre tė durimit dhe bindjes (nė fe) dhe e pėrcakton misionin e tyre si mė poshtė: „Dhe prej tyre Ne bėmė prijės qė me urdhėrin Tonė udhėzojnė, pasi qė ata (qė i bėmė prijėsa) ishin tė durueshėm dhe ndaj argumenteve Tona ishin tė bindur.“ (Kurani fisnik 32:24)

Allahu na premton nė ajetin e mėposhtėm se durimi ėshtė I lidhur ngushtė me kryerjen e veprave tė mira: „Nėse ju pėrjetoni ndonjė tė mirė, ata i dėshpėron kjo, e nėse ju godet ndonjė e keqe, ata gėzohen pėr atė. Po nė qoftė se ju bėheni tė durueshėm dhe ruheni (mėkateve), dinakėria e tyre nuk do tė mund t’ju dėmtojė aspak. Ėshtė e sigurtė se Allahu e ka nė dorė atė qė punojnė ata.“ (Kurani fisnik 3:120)

Kurani fisnik na tregon se Jusufi, paqa dhe qetėsia qofshin me tė, i dėrguari i Zotit i cili thoshte gjithmonė tė vėrtetėn, iu rrit nderimi dhe fuqia nė sajė tė durimit dhe devotshmėrisė (fetare): „Ata thanė: „A ti je vetė Jusufi?“ Ai tha: „Unė jam Jusufi, e ky ėshtė vėllai im, Allahu na dhuroi shpėtimin,pse ai qė ruhet dhe bėn durim, s’ka dyshim Allahu nuk humb shpėrblimin e punėmirėve.“ (Kurani fisnik 12:90)

Nė fund tė fundit, Allahu e ka kushtėzuar suksesin me anė tė durimit dhe devotshmėrisė: „O ju besimtarė, bėni durim, bėhuni tė qėndrueshėm kundėr armikut, rrini tė pėrgatitur dhe qė tė shpėtoni, ruajuni dėnimit tė Allahut.“ (Kurani fisnik 3:200)

Allahu, subhanehu ve teala, e ka ngritur nė shkallėn mė tė lartė dashurinė dhe konsideratėn e Tij ndaj tė duruarve. Ēfarė shpėrblimi sublim u jepet atyre qė preferon Allahu! „Allahu i do ata qė janė tė duruar.“ Ai u ka premtuar shėrbėtorėve tė Tij tė duruar, tri gjėra pėr tė cilat njerėzit ėndėrrojnė nė kėtė botė: „Ne do t’ju sprovojmė me ndonjė frikė, me uri, me ndonjė humbje nga pasuria e nga jeta si edhe nga frytet, po ti jepju myzhde (kurajo) durimtarėve. Tė cilėt, kur i godet ndonjė e pakėndshme thonė: „Ne jemi tė Allahut dhe ne vetėm tek Ai kthehemi!“ Tė tillėt janė ata, qė te Zoti i tyre kanė bekime dhe mėshirė dhe tė tillėt janė ata, tė udhėzuarit nė rrugėn e drejtė. “ (Kurani fisnik 2:155-7)

Allahu u bėn thirrje shėrbėtorėve tė Tij qė tė kėrkojnė ndihmė nėpėrmjet durimit dhe faljes (ose duasė): „Kėrkoni ndihmė (nė tė gjitha ēėshtjet) me durim dhe me namaz, vėrtetė, ajo ėshtė e madhe (e vėshtirė), por jo pėr ata qė kanė frikė (Zotin).“ (Kurani fisnik 2:45)

Kėnaqėsinė e Parajsės do ta provojnė veēse njerėzit e duruar: „E Unė sot i shpėrbleva ata pėr atė qė ishin tė durueshėm ata janė fitimtarėt.“ (Kurani fisnik 23:111)

Suksesin do ta arrijnė vetėm ata njerėz tė cilėt do ti pėrmbahen rrugės sė drejtė, me durim: „E ata qė ishin zotėruesit e diturisė thanė: „Tė mjerėt ju, shpėrblimi i Allahut ėshtė shumė mė i mirė pėr atė qė besoi dhe bėri vepėr tė mirė, po atė nuk mund ta arrijė kush pėrveē tė durueshmėve!“ (Kurani fisnik 28:80)

Durimi mund tė mposhti ēdo shpirt tė ngarkuar me gjynahe (mėkate) dhe bėn tė mundur qė kundėrshtarėt e dikurshėm t’i shndėrrojė nė miq besnikė: „Nuk ėshtė e barabartė e mira dhe e keqja. Andaj, (tė keqen) ktheje nė mėnyrėn mė tė mirė, se atėherė ai, me tė cilin kishit njėfarė armiqėsie, do tė bėhet mik i afėrt. “. (Kurani fisnik 41:34)

Allahu, subhanehu ve teala, e ndan njerėzimin nė tė mundur dhe tė suksesshėm. Na udhėzon nė kėtė mėnyrė se njė nga faktorėt e domosdoshėm pėr tė arritur susksesin ėshtė fakti se besimtarėt duhet tė motivojnė njėri-tjetrin pėr tė shtuar durimin nė besim (shiko suren 103, el-Asr).

Gjithashtu, Allahu u premton shpėrblim pa kufi atyre qė tregohen tė duruar dhe qė tregohen zemėrgjerė a u falin gabimet tė tjerėve: „Kush bėn durim dhe fal, s’ka dyshim se ajo ėshtė virtyti mė i lartė (i lavdishėm).“ (Kurani fisnik 42:43)

Durimi ėshtė spiranca e besimtarit dhe betonimi i besimit. Ai qė s’ėshtė i aftė tė tregohet i duruar, nuk mund tė jetė edhe besimtar. Tė paduruarit edhe nėse mbesin formalisht besimtarė, mbesin nė bisht (tė besimtarėve), i falen Allahut vetėm nė periudha tė lumtura e begatie por largohen nga Ai me shpejtėsi, sa herė i godet ndonjė fatkeqėsi apo mundim.

Njerėzit e duruar, tė cilėt ngjiten pėrherė e mė lart nė lartėsitė e durimit dhe mirėnjohjes, njohin kėnaqėsinė mė tė madhe nga jeta. Njė jetė e tillė ėshtė dhuratė e vėrtetė nga Allahu dhe „Ai u jep atyre qė do Ai.“

Nėse e ndan besimin nė dy pjesė, njėra pėrbėhet nga durimi dhe tjetra nga mirėnjohja. Kushdo qė ėshtė i drejtė ndaj vetes dhe shpreson tek shpėtimi dhe suksesi nuk duhet tė bėjė lėshime nė drejtim tė durimit dhe mirėnjohjes. Keto dy aspekte, si anė tė sė njėjtės monedhė, bashkohen nė njė qėllim: nė rrugėn e drejtė pėr tek Allahu.

Ibėn Kajjim el Xhevzijje

(Teksti Kuranor nga pėrkthimi i H.Sherif Ahmetit)